Ish-ministri i LSI kundër linjës së Kryemadhit: Nuk besoj se Fatmir Xhafaj ka bërë ligj për mbrojtjen e vëllait

14 Maj 2018, 21:26Politika TEMA

Çështja e vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte në fokus të emisionit “Real Story” në Vizion Plus këtë të hënë.

Referuar akuzave të opozitës se Xhafaj ka “falsifikuar Kodin e procedurës Penale në nenin 491 për ekstradimet për të mbrojtur vëllain”, ish-ministri i LSI Ylli Manjani ka dhënë një deklaratë ndryshe nga krahu politik ku bën pjesë.

Ai ka thënë se nuk e beson këtë gjë.

Ka shkuar deri aty sa të mendohet se edhe ligjet u bënë për të mbrojtur vëllanë, unë nuk e besoj këtë gjë në fakt”, ka deklaruar Manjani.

Ai tha më tej se Xhafaj nuk mund të mbajë përgjegjësi ligjore për ato që bën vëllai i tij. Sipas Manjanit përgjegjësia është vetëm morale.

Zoti Xhafaj ka një përgjegjësi morale, por nuk mund të mbaj përgjegjësi për vëllain.

Natyrisht nuk mund të jetë Ministër i Brendshëm, se këtu flitet për trafik droge, që ka të bëjë me punën e Ministrit të Brendshëm.

Ministri Xhafaj duhet të japë dorëheqjen, është çështje morali.

Nëse ai nuk e bën duhet ta shkarkojë Rama.

Përgjegjësia politike është, është evidente, po flasim për figurën e Ministrit të Brendshëm”, tha Manjani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje