Nga Altin Ketro
Partia Demokratike, në vijim të një skenari të strukturuar, ka vijuar serinë e akuzave ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kësaj here duke publikuar një audio-përgjim që, sipas saj, i përket një bisede të zhvilluar midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit, me një trafikant droge, që akronohet me emërtimin “Bashkëpunëtori X”.
E quaj skenar të strukturuar sepse të gjitha daljet janë kuruar në mënyrë të tillë që të ndjekin një skenar të parapërgatitur. Fundja, nuk ka asgjë të keqe, pasi opozita atë punë ka, të denoncojë qeverinë dhe të korrë prej këtyre denoncimeve sa më shumë fryte elektorale.
Ndonëse ata që dalin në foltoren e kësaj parti, njëri e ka të vëllanë të dënuar për grabitje me armë dhe tjetri vetëquhet me krenari “njeri pis apo qen pleh” nga një video përgjim në sallën e Kuvendit ku kryente biseda perverse, përgjegjësinë e ka kryetari i tyre, pavarësisht se edhe ai vetë ka një Kunat që ia kanë përmendur edhe brenda radhëve, që bënte namin me tendera dhe leje ndërtimi. Nuk po flas për vetë kryetarin, se ai është i certifikuar si “qelibar” në të gjitha drejtimet.
Publikimi i audio përgjimit ka shkaktuar shumë reagime. Pjesëtarë të opozitës po theksojnë me forcë që ministri Xhafaj duhet të japë dorëheqjen nga detyra. Por, ky përgjim nuk më ngjit në të gjithë komponentët e tij. Fillimisht kur e dëgjova e besova se bëhej fjalë për trafik droge. Por, pasi e dëgjon dhe lexon disa herë çfarë bisedohet aty, kupton që në vetëm 3 minuta material, nuk ka asgjë komprometuese. Fillimisht kemi një bisedë telefonike ku dëgjohet vetëm Bashkëpunëtori X dhe më pas sqarohet se personazhet kanë lënë takim në lokal. Biseda aty është e shpejtë dhe e ngutshme, aq sa të lë të mendosh që ky Bashkëpunëtori X ka pasur tendencë që t’i shkëpusë ndonjë fjalë komprometuese. E megjithatë asgjë. Më së shumti aty dëgjohen fjalët “vëlla” dhe “mirë”. Bashkëpunëtori e falënderon për kafen që siç kuptohet e ka pirë si raki me fund dhe ky takim kaq i rëndësishëm “pune” zgjat vetëm 2.5 minuta. Aty ata merren vesh për gjithë trafikun që do riaktivizojnë, por prapëseprapë asnjë lloj lënde narkotike e asnjë fjalë që të lë shije dyshimi nuk gjendet.
Agron Xhafaj mund të ketë shumë mëkate mbi shpinë, mëkate penale që duhet t’i vuajë. Edhe ministri Xhafaj mund të ketë kusuret e veta morale prej të vëllait. Por ky material që publikoi opozita është qepur shumë keq. Kam dyshim se ka qenë një kurth ku biseda ka qenë për tjetër temë, por është sjellë e tillë sikur bëhet fjalë për lëndë narkotike.
Uroj të jem unë i gabuari, sepse më duket e pabesueshme që pasi je vënë personalisht në shënjestër duke të përmendur nominalisht me emër, duke pasur edhe të vëllanë ministër në qendër të akuzave të opozitës, të vijosh të takosh individë me rekorde kriminale e të bësh biseda për furnizim me lënë narkotike, kjo nuk ka asnjë lloj kuptimi nga çdo anë që ta kapësh.
Ndokush do të mendojë se ai këtë guxim e merr sepse ka të vëllanë mbrapa kësaj. Gënjeshtër dhe aludim kriminal, do t’i thosha kujtdo që do mendonte kështu. Kushdo që e ka njohur Fatmir Xhafën do më jepte të drejtë që ai nuk do bënte kompromise të tilla jo me të vëllanë, por as më fëmijët e tij. Fatmir Xhafaj, që udhëhoqi Reformën në Drejtësi dhe luftën e pa kompromis me çdo lloj lënde narkotike, duke i shkaktuar krimit qindra milionë euro dëme, vallë po i lë rrugë të lirë të vëllait të merret me tregti hashashi?!
Sigurisht, nuk marr kurrfarë përgjegjësie për të mbrojtur Agron Xhafajn. Ai aty e ka një dënim të dhënë në Itali dhe zotërinjtë italianë të lëshojnë sa më parë urdhër-ndalimin ndërkombëtar. Kjo mazhorancë e ka vullnetin e plotë që ta ekstradojë Agronin në çdo moment. Ajo kurrë s’ka mbetur peng i asnjë individi të vetëm.
Mbase edhe zoti Xhafaj, duke u bërë tabelë akuzash, mund ta japë edhe dorëheqjen. Por as lulushët, as vëllezërit e të dënuarve për grabitje, e as të vetëquajtur pisa, të mos pandehin se me ikjen e Fatmirit lufta ndaj krimit dhe përkushtimi ndaj detyrës që ai tregoi, do të zmbrapsen. Padyshim që do të gëzohen të gjithë ata që po i zë Reforma në Drejtësi, po ashtu edhe grupet kriminale që po u dridhen këmbët. Por, për sa kohë është në pushtet kjo mazhorancë, gëzimi i tyre do të mbetet i përkohshëm.
Në përfundim dua të theksoj se gjithë argumentin tim e pata duke i besuar autencitetit të audios. Ama, nëse rezulton se është montazh, atëherë dy “bilbilenjve” u duhet dhënë dekorata e budallait dhe në burg duhet të përfundojë urdhëruesi i tyre.(TemA)
Nje pyetje kaam.Vetem une nuk paskam ahit droge dhe me vjen shumw keq me veten.Ca peralla thuaj ketu wshte berw muti mullar to ngatwrron jo ai jo ky.Kuah u kap me pras ne dore?
Je nje IDIOT.
Nuk e di po kete lloj farse legenash vetem PeDet mund ta kurdisin.
Kam vetem nje kuriozitet. Kush jane keto persona qe paskan te drejte te pergjojne bisedat pa nje vedim gjygji apo pa kerkese nga prokuroria ?
Tjetra c’fare mase duhet te merret nqs ky eshte nje pergjim i paligjshem ?
KUR ESHTE NDALUAR TE PERGJOHEN ,, MAFIOZET E VESHUR ME PUSHTET ??,,KETA VEMJE DUHET TE PERGJOHEN 10 HERE ME SHUME SE NJE HAJDUT I VOGEL XHEPASH ,SE VLERA E GRABITUR PREJ PUSHTETAREVE ESHTE DISA MIJERA HERE ME E MADHE SE VLERA E NJE HAJDUTI TE THJESHTE ,E KETA DUHET TE DENOHEN SHUME ASHPER NE KRAHASIM ME HAJDUTIN E VOGEL ,E TE BEHEN SHEMBULL.
KUR ESHTE NDALUAR TE PERGJOHEN ,, MAFIOZET E VESHUR ME PUSHTET ??,,KETA VEMJE DUHET TE PERGJOHEN 10 HERE ME SHUME SE NJE HAJDUT I VOGEL XHEPASH ,SE VLERA E GRABITUR PREJ PUSHTETAREVE ESHTE DISA MIJERA HERE ME E MADHE SE VLERA E NJE HAJDUTI TE THJESHTE ,E KETA DUHET TE DENOHEN SHUME ASHPER NE KRAHASIM ME HAJDUTIN E VOGEL ,E TE BEHEN SHEMBULL…SHPRESOJ QE KY KOMENT TE BOTOHET
Ik ore pallosh,ai thote Po na sulmojne keq,edhe ne itali qeke nje kar me Ziel
Nje BRAVO e madhe Altin Ketros per analizen e ftohte te ngjarjeve. SHQUP-I ne kryqezate kunder Reformes ne Drejtesi. Xhafaj te vazhdoje me dore te hekurt kunder grupeve te trafikanteve qe kane financuar tere jeten kasollen e krimit PeDe.
MONTAZH KALUAR MONTAZHIT ,PERSONI X ,KUPTOHET QE ESHTE NE ROLIN E NGARKUAR NGA ZAGARET E PD ,QE PASI E RROPEN SHQIPERINE ,JANE KTHYER NE SULM . DUHET TE MERREN ME HALLET E TYRE , SE DITET PO I AFROHEN .
From: Alban Dega
Date: May 11, 2018 at 12:36:48 PM EDT
PERENDI E SHTETIT …
SHEN DREJTESIA !
-Nga Alban Dega, Nju Jork
BANDA E GANGOVE
KA SHKALLUAR
SE I PLASI KOKA(INA)
NE DUAR !
JO ATIJ POR
DOLIVICIT
TE DY JANE
VEC ZOGJ KERRIQIT !
E HENGRI
DHE HOR BESIMI
LAKU SHKON
TEK SALADINI !
FLAKA DEL
FILL PAS TYMI
TYM I ZI
MAFIAS NE
SHQIPERI
NE KRYE TE SAJ
SHOKU SALI
KRYEPESHKU
NE TEPSI
PESHQ TE MEDHENJ
NE RADHE PAS TIJ
NE DAC NE PARTI
E NE DAC NE SHPI!
RROFSH E QOFSH
O ZOT DREJTESI!
EDHE VONON
POR KURRE
S’ VDES TI !
PO I VJEN FUNDI
SALIQIT
ZEMRA E SHTETIT
ESHTE VECSE
PREJ LIGJIT!
NE GRAHMA
TE FUNDIT
SALIKRACIA
SHPIRTI I SHTETIT
ESHTE DREJTESIA
DRIDHET MULI
E LUL HAJNIA
KAPLON SALEN
DREQ… CMENDURIA
MONA CIZMEN TRONDIT HISTERIA! YLL MAVRINE. KAP LEMERIA !
ALIBE GEBELSIN
TRONDIT CMENDURIA
CMENDURIA E TERBIMI NGA DREJTESIA E ZOTERI VETINGI
NE DOSJE TE TYRE
KEMBEKRYQ ULUR
KUSARIA- KRIMI.
NE KLD TEK MINISTRIA
KAMIKAZE I PAT SALÍA
NUK I SHPETON
AS GJURULLDIA
NE HORIZONT
U FEKET QELIA !
NE GRAHMA TE FUNDIT. SOT ESHTE MAFIA !
VRANE ME PLUMBA
VRASIN ME FJALE
SHPATE INTRIGAT
JATAGAN SINGINE
VICIDOL SHTRIGAT
NASTRADIN SALINE
UA LEVIZE FIJET
SIC DO NEN SURDINE
VEC KAMIKAZIN
TA BEJNE ATA DINE
GJITHNJE ZGJEDHIN
ME TE MIRIN
KRYQEZUAN ARTEN
TANI FATMIRIN !
ME TYMUESE
E MIELL TE BARDHE
SHOHIN FUNDIN
CUNAM DUKE ARDHE
SE KRIMI PAANE
PO U DEL DARDHE
PANIKU TMERRI
TERBIM LEMERIA
BUZEQESHKRYEPESHKU
VETE MARESHALL SALIA KEMBET NE TIRANE
KOKEN TEK SERBIS. KERCEN LUKUNIA
SE KANE PREJ QEFIT
SE KANE PREJ GEZIMIT
E KANE PREJ HALLIT
E KANE PREJ TERBIMIT !
HIDHET KRYEPESHKU
E KA PREJ ZAVALIT
BANDA E GANGSTERVE
ESHTE NE PIKE TE HALLIT
I PARI NE VALLE
GJITHNJE BUZAGAZ
PARA E MBRAPA
NJEMIJE KAMIKAZ!
TRONDIT PANIKU
TE PARIN E TE FUNDIT
TOKA NEN KEMBE
I RRESHQET MAFI
KATUNDIT
SE BUZEQESH MIRE
KUSH QESH I FUNDIT TERBIM LEMERIA
NE AGONI MAFIA
PO RILIND SHQIPERIA
OKSIGJEN LIGJI
SHPETIM DREJTESIA!
FESTE E MADHE
PO VJEN TEK
SHQIPERIA
NE FRON PO VIHET
VETE PERENDIA
EMRI I SAJ ESHTE
SHEN DREJTESIA!
Eshte 100% e sajuar nga njerzit e pd-ke kjo video.Njerzit e pd-ke,jane me te djallezuarit,te udhehequr nga djajet Berisha dhe Basha.Zerat ne video jane nga ata te pd-ke,dhe i shfaqin sikur te jete vellai i Xhafes.Jo more jo,nuk ju beson njeri.Prokuroria duhet ta mare videon dhe te hetoi.
Rrofte Izet Haxhia. Po i mblidhen litari zagari te madh prandaj. Ai nuk eshte zeri i Agronit. Kush e njeh e dallon menjehere. Eshte montazh i trashe. Nuk flet keshtu ai djale.
Vete fakti qe ti ke kopsitur kete artikull, dhe qe e nis me nje falsitet ad hominem, me ben te sigurte se pergjimi eshte i vertete. Ti kete ose e di me siguri, ose e ke nenkuptuar kur te eshte kerkuar te kopsitesh kete artikull. Ti s’je gje tjeter vecse nje bicim ingranazhi qe per dy pare leke, apo nje favor ne te ardhmen shet opinione te turbullta me shpresen qe te amortizosh demin ne publik ne favor te Xhafajt. Behu burre, e thuaj kush ta kerkoi ne telefon te shkruash kete artikull!
zeri i gones eshte me bas kurse ky ne audio kishte shume minor. gonia ka ze burri, ai flet me shume me vepra. ky pasha kurre nuk ben te tilla gjera , ai eshte me ligjin . te perkrahim gonen dhe kauzen e tij nga sulmet e PD , biles te kontribuajme edhe me lek vetem na jepni Nr e llogarise.
mos sulmoni Gonen kete qytetar shembull per te gjithe.
O “don”!Personi qe ka “kopsitur” kete artikull, eshte me emer e me mbiemer.Po ti mos valle je ai “bashkepuntori x”? Si quhesh allahile?Kuptohet qe artikulli ne fjale te paskerka djegur shume.Shkrimi eshte shume bindes. PERGJIMI ESHTE NJE SAJESE ALLA SIGURIMSHE…