Opozita, Arta Marku dhe familja e saj

14 Maj 2018, 08:25Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Që nga 18 dhjetori i shkuar Shqipëria ka një Prokurore të Re të Përgjithshme, megjithëse ajo është e përkohshme.

Quhet Arta Marku dhe do të ishte njëra ndër befasitë e para, ndoshta më e rëndësishmja e procesit të madh që ka nisur për reformimin e drejtësisë.

Nëse disa muaj para 18 dhjetorit dikush do të kishte shkruar se një ditë kryeprokurore, qoftë edhe e përkohshme, do të jetë Arta Marku, deri asaj kohe në një qytet përgjithësisht të qetë, në Pukë, dhe pa pasur në duart e saja, pra në gjykimin e saj hetimin e çështjeve të nxehta, do të kishte qenë një mision i pamundur, edhe mendimi.

Edhe kur ajo paraqiti kandidaturën e saj për vendin që së shpejti do të ishte i lirë, ai i Llallës, edhe më pas, kur doli para Komisionit të Posaçëm, përsëri pak kush do e kishte menduar. Më vonë u gjetën alibitë në punën e përbashkët që kishte pasur dikur me Ulsi Manjën, dikur shef prokurorie në Shkodër, apo si bashkëstudente me figura të njohura të së majtës. Pak kush mendoi përse deri asaj dite, edhe pse në këto “lidhje shoqërore” ajo kishte mbetur në një rreth të vogël, ku problemet nuk kanë qenë aq të përplasshme.

Sidoqoftë, ajo është tani, po bëhen pesë muaj që ajo po drejton Prokurorinë e Përgjithshme. Më tepër se sa një zgjedhje e politikës shqiptare, si duket, zonja Marku ishte një gjetje e përtej oqeanit në marrëveshje me strukturat e veçanta të kontinentit të vjetër.

Si më tha një njohës i vjetër i saj, edhe ai në sistemin e drejtësisë, pas pamjes së ftohtë të kryeprokurores, është një mendim i qartë, i sigurtë dhe që nuk mund të merret nëpër këmbë. Një njeri që nuk ka bërë kurrë kompromise në jetën e saj, nuk do të bëjë as në detyrën e saj.

Socialistët kishin qenë të vonuar në largimin e Llallës, megjithëse ligjet nuk e lejonin heqjen e tij. Ndoshta një ditë mund të pendohen që zgjodhën Markun, por kjo është për një kohë tjetër.

Emërimi dhe detra e saj mund të shikohet në tri pamje të ndryshme:

Pamja e parë: Opozita.

Duhet pranuar se, kushdo që të kishte qenë i propozuar nga shumica qeverisëse në detyrën e kryeprokurorit të Republikës, në vend të Llalës, do të ishte refuzuar dhe do të ishte përbaltur.

Kjo ka ndodhur gjithherë në të dy kampet. Asnjë emërim nuk është parë pa dyshimin e ligjëruar nga koha, pasi gjithnjë emërimet, sidomos në drejtësi, janë parë si një kamxhik në duart e qeverisë kundër opozitës dhe, si një përkëdhelje në faqet e qeverisë. Këtë e kishte bërë gjithnjë opozita kur kishte qenë në pushtet dhe për të ishte e ligjshme që të mendohej edhe më tej kështu.

Në rastin e Arta Markut qëndrimi i opozitës ka shkuar nëpër disa faza.

Fillimisht ishte hutimi. Ajo vinte nga një shtresë politike , e cila nuk kishte asnjë lidhje me regjimin e shkuar. Për më tepër, familja e saj, në dy anët kishte qenë e ndjekur, persekutuar, e zhvatur nga pronat dhe e terratisur në një kohë të dhunshme. Për më tepër, ata ishin mbështetës së Partisë Demokratike, që nga fillimi, një nga pjesëtarët e saj kishte qenë deputete e opozitës, dhe në krahinën nga vinin, sidomos në Mirditë dhe në thellësitë e Pukës, kishin ndikim të ndjeshëm.

Kalimi i saj u prit në heshtje, pasi ende nuk kishin asnjë ngrehinë që mund të hidhnin mbi të. Kishin vetëm faktin se duke qenë disi e panjohur, nuk mund të sulmohej dhe, së dyti, duke qenë nga krahu i tyre politik, nuk mund të kontrollohej e shkuara, si ndodh rëndom n politikën tonë.

E vetmja thirrje që i bënë asaj, sidomos nga çupëlinat, ishte që të mos lejonte që emri i saj të vihej në një krah me shumicën qeverisëse. Kjo ishte fillimisht maja e sulmit ndaj asaj që po merrte besimin e shumicës.

Përmes tymit, çizmeve, përplasjeve, sharjeve, tentimit për një grusht pallati, denoncimeve, të vërteta e m shumë të rreme, zonja Marku, pasi ngriti dorën dhe e vendosi mbi Kushtetutë, tha vetëm një “ Betohem”, dhe shkoi.

Për të tjerët shfaqja kishte mbaruar, por kjo është edhe pika e kthesës në qëndrimin ndaj saj.

Zonja Marku ndërmori hapat e para reformuese, ku ndalimi kishte qenë më i ngarkuar. Spostoi disa njerëz dhe dërgoi të tjerë, ngriti një strukturë më efikase dhe hoqi atë që mund të quhet “mbulesa juridike e krimit”.

Për opozitën, gjithçka që ndodhte e sidomos gjithçka që mund të ndodhte, ishte prishja e tabusë, aq më tepër pasi ajo po vinte nga një njeri që mendohej se kishte qenë i tyre.

Nga thirrjet e zakonshme për mos kandidim, për pesë muaj, për të disatën herë, është kaluar në kërcënime të hapura, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e jetës së saj.

Opozita, si duket, duke mos e mbajtur marazin deri në fund, pasi shumë petë po hiqen nga lakrori i krimit, tani e shpall atë, jo vetëm vegël të bindur të Ramës, por edhe e kërcënon se do të përballet me furinë e ligjit, do të mbajë përgjegjësi, do të jetë precedent i gjykimit etj., etj.

Për këdo tjetër do të ishte e vështirë: për zonjën Marku, si duket ka qenë e pritur, megjithëse besoj se jo deri në këtë shkallë. Kërcënimi i hapur i dy liderëve të opozitës, me një gjuhë halabakësh modernë e arkaikë, mllefi i vërshuar ndaj saj, vërshimi në mediat pranë opozitës i një sulmi që nuk njeh ndalesë, po bëhen gjithnjë e më të furishme, dhe, të paktën deri tani, askush nuk e di se cili do të jetë fundi.

Pse u zemërua opozita kaq shumë me Arta Markun?

A do të zemërohej ajo edhe një kryeprokuror tjetër, po aq sa edhe në këtë rast?

Arta Marku shihet prej opozitës si një devijim nga rregulli i përgjithshëm i perceptuar prej tyre. Sipas kësaj mendësie, edhe nëse je pinjoll i shkallës së tretë apo i së dhjetës në një familje të dënuar politikisht, domosdo duhet të jesh në krahët e opozitës, pjesë e saj dhe vazhduese e një tradite që është krijuar në mendimin e saj: ose me mua, ose kundër meje.

Të jesh me ligjin, në fakt do të thotë të jesh kundër saj. Kundër opozitës. Ky ishte zemërimi i parë i cili solli edhe humbjen e qetësisë.

Opozita u mllefos dhe do të jetë shumë kohë e mllefosur me zonjën Marku pasi veprimet e para të saj, por edhe të tashme, po krijojnë në shumë institucione mendimin se ka filluar shkëputja e drejtësisë nga thundrat e politikës.

Ajo ndërmori disa nga aktet e para që dëshmonin se do të kishte një ecje ndryshe, e cila, edhe pse do të prekte shkallët e politikës, nuk do të kishte ndryshim. Largimi i zotit Gina nga drejtimi i prokurorisë së Elbasanit, zonjës Gashi nga detyra e saj, disa lëvizje të tjera jo të pamenduara më herët, të çonin drejt mendimit se ajo që kishte thënë në paraqitjen e saj të parë, se “ prokuroria ka probleme të mëdha”, nuk kishte qenë një fjalë e pamenduar dhe se ajo po shkonte në detyrën e saj me mendim të duhur.

Prova e opozitës, për t’i dhënë një “dajak” zonjës Marku , përmes kalimit të saj nga Zonja Gashi, si të mos ishte aty ose për të dhënë mesazhin se koha e Llallës vazhdon, mori një përgjigje të papritur.

Opozita është e mllefosur me “ deviatoren” e saj, pasi e ndjen se prokuroria nuk është më në atë shkallë e varur nga vetë ajo.

Se si ka qenë prokuroria janë të mjaftueshëm shembujt e tashëm: një katarsis është i pamjaftueshëm. Duhen shkoqitur gjërat. Duhet mendim ndryshe, edhe pse i pashprehur me fjalë të bukura. Si duket, të parët që e kuptuan se koha e fjalëve për “operacionet e vjeshtës” të Llallës, mbaruan.

Largimi i Hajdarmatajt nga posti i tij ishte guri i fundit i deritashëm i tërbimit politik. Koha edhe e kërcënimeve më të mëdha ndaj zonjës Marku. Tashmë, megjithëse u munduan të ruhen disi, shpërthimi kundër saj është bërë i pandalshëm dhe radikal deri në fund, duke thyer edhe ligjshmërinë e përcaktuar të vendit, thyerje, për të cilat, kudo në botën e qytetëruar do të ishin përgjigjur jo lehtë.

Deri ku do të shkojë mllefi dhe tërbimi i opozitës ndaj zonjës Marku?

A do të ketë thyerje të saj dhe risjellje e mbivendosjes së politikës mbi drejtësinë?

Çfarë kohërash e presin Arta Markun?

Po familjen e saj?

A do të ketë thyerje në mendimin e njerëzve të saj të afërt, të cilët, në fillimet e vitit 1990 besuan se erdhi koha që kishin dashur, e së drejtës, barazisë, besimit dhe ligjit?

Çfarë mund të ndjejnë ata kur gjithçka u përmbyset para syve dhe bijës së tyre u mvishet një mllef që ata e kanë ndjerë mbi vete në një kohë tjetër?(Dita)

9 komente në “Opozita, Arta Marku dhe familja e saj”

  1. Ali babushi says:

    Deri tank nuk kemi pare asgje konkrete, kerkohet shume drejtesi e munguar, operation I fuqishem ne sistemin e drejtesise, burgosje politikanesh sheike te ketij vendi, sekuestrim pasurie ,we shqiperia te made fryme dhe populli te jetoje I qete me pune te ndershme, dhe pa fukarallek, pasuria e ketyre Palo sheikeve ,mjafton qe shqipera sa nje qytet ne bote te kete mjaftueshem pasuri. Z marku po beri keto do te mbahet mend ne histori ,ndryshe asgje.

  2. Arber Iliri says:

    Qendrimi I PD si bisht dhe vazhdim I mentalitetit Berishian tregon se ata jane kriptokomunistet dhe neokomunistet ne politiken shqiptare..
    Keshtu qe Arta ne rregull e ka denon politikanet komuniste kripto apo neo.

  3. E ka then mire i madhi Enver Hoxha : “Qente le te lehin karvani ecen perpara” E kete ua tha grekerve ( qeveritareve e jo popullit,pasi per populin shkroi librin “Dy popuj miq”) te cilet ia benin gam -gam per Vorio Epirin. Edhe Pd -ja ia ben gam-gam per c’do problem. Me e cuditeshme eshte se ,prokurorja e pergjitheshme e perkoheshme nuk paska te drejte te emeroj apo te shkarkoi prokurore. Po perse eshte ne ate detyre ,per te hapur e mbyllur deren. Eshte prokurore per sa kohe qe eshte. Po ministrat e PD-se gjate fushates edhe pse barinje per zgjedhjet bene emgrime e largime. Migjithese edhe barinje nuk e bene detyren ,pasi delet ua hengri ujku ,ose pse jo edhe hajdutet ua vodhen sy per sy….. PD-iste legenista. LSI-ta bythelepiresa. Arta Markun e vendosi Amerika dhe Europa. Pse nuk flasin per Adriatik Llallen hymbramenin i cili do mbetet si kryeprokurori me injorante ,ashtu si Bujar Nishani presidenti me debil….. Mrgjithese edhe ky nipi im,Iliri do ngeli me debil se debili Nishani .

    1. trimi says:

      te dhjefsha Enverin !

  4. çeço Selimi says:

    Tek ne çdo prokuror apo prokurore qe kerkon me kembengulje qe te beje drejtesi , nga opozita do te quhet ose “lavire bulevardi ” , ose …. ose ( çfardo etiketash qe mund t’i vene llapaqenet e SHQUPIT !

  5. Kruja says:

    Arta e ka marre shtruar dhe shpresoj te perqendrohet ne shuljen e ‘gureve’ te themelit te krimit politik te hedhur ne 30 vjet nga politika e cdo krahu. Heqia shtruar dhe nje nga nje e “gureve” eshte metodika e duhur. Shpresoj te shkulet mire guri i zhgjedhur ne fillim, nje nga guret e qoshes se themelit, Llalla dmth BURG per te, sekuestrim pasurie dhe izolim te plote.

    Guri tjeter i qoshes shpresoj te zgjidhet nga Gjyqesori, duhet patjeter te shkulet mire edhe nje gur qoshe nga gjyqesori. Te vijoje me nje gur qoshe nga Politika, bile tre gure qoshe njekohesisht, nje nga pozita, dhe dy nga opozta (nje nga PD dhe nje nga LSI pa ju ngelur hatri).

    Pastaj fillon leva te punoje lirshem, zberthehen muret e themelit nje nga nje deri sa te shembet perfundimisht gjithe ngrehina e Krimit. Pastaj ka ca pune me pastrimin e terrenit dhe ngritjen e ngrehines se re.

    Te shohim, une pres te plasen ne BURG Berisha dhe Meta se bashku me Ramen (nuk jam shume i bindur per Ramen por nese ka fakte, pa asnje hezitim te eliminohet). Per dy te paret ka fakte te pakundershtueshme te publikuara ngado. Per Ramen duhet hetuar deri ne rrenje Tahiri dhe cdo minister i qeverise aktuale dhe nese hetimi rrenjesor shpie tek Rama edhe ky te bashkohet me Berishen dhe Meten ne BURG.

    Duhet nje FILLIM i Ri. Sigurisht kapitali i huaj do te beje Ligjin ne Shqiperi, kjo eshte e pashmangeshme por te pakten duhet te clirohet pak individi nga pesha e rende e korrupsionit dhe padrejtesise.

  6. Arta Marku per te ber Drejtesi ne Shqiperin e ps apo haxhi qamilave ottoman,veqse i duhen avionat e ri f 22 te trumpit,me ber nje çik justis…
    kjo arta me shume luan roline e nje sekretareshe e efi rames dhe fatmir xhafaj.

  7. Arta Marku per te ber Drejtesi ne Shqiperin e ps apo haxhi qamilave ottoman,veqse i duhen avionat e ri f 22 te trumpit,me ber nje çik justis…
    kjo arta me shume luan roline e nje sekretareshe e edi rames dhe fatmir xhafaj,sesa nje kryeprokurore.

  8. selvia says:

    Kjo eshte forca e GRUAS, Arta Marku, Ina Rama jane dy zonja te shkelqyera te kombit Shqipetar qe burrat duhet ti kene zili. Kemi pare shume ne keto vite te babezise kurva e kurvare te veshur me pushtet qe te neveriten kur i shikon por vendi yne eshte aq i vogel sa te gjithe njihen me dhembe e dhemballe pavarsisht si hiqen. Hyne ne politike me nga nje xhakete dhe behen miljadere dhe populli qe ska buk te haje i voton se i thote partia. Suksese z. Marku dhe Zoti ta ndricofte rrugen qe ke nisur……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje