Partia Socialiste ka reaguar lidhur me regjistrimin e publikuar nga Partia Demokratike ku denonconte lidhjet e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj me trafikantët.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka ftuar Prokurorinë që të fillojë hetimet nëse përgjimi është i vërtetë apo sajesë e Partisë Demokratike.
“A është audio autentik dhe nëse do të ishte e vërtete atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit, por a është autentik, apo inskenim i radhës në përpjekje të vazhdueshme të Saliut dhe Lulit për të baltosur këdo që u del përpara në orvatjen e tyre për të penguar me cdo kusht çeljen e negociatave me BE dhe për të luftuar edhe drejtësinë e re prej të cilës kanë të drejtë të jenë shumë të tmerruar, kësaj pyetje i jep përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër, prej momentit kur ajo fillon hetimin.
Në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali, as të provuar e as si autentik duhet të depozitojnë materialin në Prokurori.
Prej këtij momenti po ashtu nuk duhet tja lërë këtë cështje vullnetit të akuzatorëve të nisë hetimet kryesisht se jo vetëm ne por cdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën, për ne nuk është askush mbi ligjin dhe askush nuk e bën dot përvec organeve të drejtësisë.
Presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari nëse është fajtorë, ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje”.
Tani rradhen e ka nje tjeter bande qe te mari kontrollin e trafikut te droges.
E ka banda e elbasanit.
Nje tjeter bandit do behet minister i brendshem
Rradhen e ka taulant palla.
PS: mqs ra fjala me ate banden e elbasanit qe policia dhe prokuroria do benin namin ca u be?????
Adi i ke marr ilaqet se dukesh rende?
Dhe ministri te hapi krahun provizorisht …
Un nuk e di ca lloj provash duhen se kto qe kane dale jan uluritese fare. Me pak fjale, Ministri i pare i brendshem i Rilindjes kishte kushurinjt qe shisnin mall, kurse ky i dyti ke vellain e vet qe shet mall. Ec atyyyyyy! Keshtu ju do populli.
dorheqjeeeee. nje ore dhe me pare . cfar tjeter prisni o rilindje , trafikant nen kujdesin e policise dhe te vellait minister. turp cdo dalje e juaja ne media, turp qe flisni per standarte, turp qe i dilni ne krah. fshihuni dhe beni sikur nuk e njihni xhafen, te dy , vellain dhe ministrin.hajeni turpin me buke dhe heshtni. mos harroni tia postoni ne ERTV dhe facebook atij te gjatit ku ti shkruani: dhe me kete denoncim per trafikantin vella te ministrit te urojme nje dite te mbare.