Sulmit të opozitës për ndërhyrje në ligj me qëllim favorizimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, i është përgjigjur kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi.
Ata reaguan ditën e sotme në lidhje me akuzat ku argumentuar se ndryshimet në nenin 491 janë bërë për t’a përfaruar me standardet ndërkombëtare.
Manja nënvizoi tse “drafti, neni 491, gërma “H”, për të cilën hedh baltë opozita ka qenë i reflektuar jo vetëm në draftin e diskutimeve, por një ditë para se komisioni i ligjeve të fillonte diskutimet, ka qenë i shpërndarë në variantin e integruar, relatorëve, OBDAD, opozitës, por edhe ministrisë së Drejtësisë”.
“Kuvendi dhe reforma në drejtësi janë vënë padrejtësisht nën sulmin e opozitës. Qëndrimin e PD e dimë të gjithë.
PD e braktisi paketën e dytë të reformës në drejtësi, por nuk e kuptojmë qëndrimin e LSI, e cila ka qenë prezente në komisionin e reformës dhe të ligjeve.
Proceduarat e ndjekura nga komisioni i ligjeve, por dhe komisionet e tjera normohen në rregulloren e Kuvendit.
Kuvendi i shqyrton listat ligjore sipas rregullore, por tashmë në praktikën Parlamentare ne një praktikë transparente.
Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi, pas ndryshimeve kushtetuese, mori vendimin e që paketa e dytë e reformës në drejtësi të miratohet në komisionin e ligjeve.
Këtë vendim Kuvendi i Shqipërisë në 22 dhjetor 2016, që 27 projektligjet e hartuara të miratohen. Pika e tretë është shumë e rëndësishme: Grupi i ekspertëve dhe sekretariatit teknik të vazhdojnë të mbështesin komisionin për çështjet ligjore.
E gjithë puna për paketën e dytë të reformës në drejtësi, është një punë e asistuar sipas vendimit të Kuvendit. Më 22 dhjetor 2016 është depozituar për t’u shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve.
Drafti i punuar nga grupi i ekspertëve, i cili pas vendimit të Kuvendit është ridepozituar së bashku me relacionin përkatës.
Mbi bazën e këtij drafti grupi dhe relatorët e çështjeve kemi.
Në draft janë reflektuar komentet e ardhura nga ekspertë shoqëria civile dhe organizata.
Deri sa kemi ardhur në një variant të integruar të projektligjit.
Ky draft, neni 491, gërma “H”, për të cilën hedh baltë opozita ka qenë i reflektuar jo vetëm në draftin e diskutimeve, por një ditë para se komisioni i ligjeve të fillonte diskutimet, ka qenë i shpërndarë në variantin e integruar, relatorëve, OBDAD, opozitës, por edhe ministrisë së Drejtësisë”, tha Ulsi Manja.(TemA)
Lereni mbrojtjen nga PD dhe Saliu! Hidhuni dhe akuzoheni zyrtarisht kriminelin Berrish! Keto qe beni ju jane feminore! Keni te beni me tradhetare dhe mafioze jo me njerez normale! Duket sikur Saliu po shpeton sepse nuk po e hedh ne gjyq njeri! E kane shpresen tek Haxhia! Duan te nxjerin geshtenjat me duart e tjetrit! Pse kane frike dhe kush?!