Arta Marku “kapërcen” Vetting-un me kompetenca të reja

14 Maj 2018, 19:06Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Ulsi Manja dhe deputetja Klotilda Ferhati kanë depozituar në Kuvend një amendament që i jep kompetenca kryeprokurores së përkohshme të Përgjithshme që të kryejë emërime në drejtësi.

Amendamenti i depozituar nga dy deputetët parashikon dy çështje kryesore.

Emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve që dalin nga Shkolla e Magjistraturës në 2018 nga kryeprokurorja Marku dhe KLD, dhe caktimin e kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin 2019 dhe 2020.

Në një intervistë për TemA TV, deputetja Klotilda Ferhati shprehet se kjo nismë kërkon edhe vullnetin e opozitës.

Ndërkohë burime përTemA TV bëjnë me dije se drafti do të kalojë me procedurë të përshpejtuar të enjten e javës së ardhshme.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se drafti do të futej që këtë të enjte, por një gjë e tillë nuk është bërë pasi nuk sigurohen 84 vota.

Partia Socialiste pretendon se draftin e propozuar nga dy deputetët Manja dhe Ferhati do ta votojë me 84 vota, duke marrë edhe disa vota nga LSI-ja.

6 komente në “Arta Marku “kapërcen” Vetting-un me kompetenca të reja”

  1. Moni says:

    Ha,ha,ha,ha … per cfare OPOZITE behet fjale ? … per Ceten-PD mbushur me njerez “pa cipe” qe jane perfshire ne korrupsion dhe droge per 25 vjet ?

    Frika i ka bere qe cdo dite te sulmojne me “shpifje, sajesa, trillime alla Berishane” Drejtesine, Qeverine, BE, USA dhe apjen e nogociatave …

    OPOZITA nje organizate injorantesh ANTI-SHQIPTARE shpejt e terra para gjyqit dhe BURG per Ata qe i nxisin per te mbrojtur veten me familje …

    BURG, BURG, BURG … Bish Berisha, Lul Tullumi dhe Meta …

    1. adi says:

      Dmth
      Emerimet dhe shkarkimet deri tani kjo zonja i ka bere pa ligj.
      Ne menyre banditeske?????
      Me fal po a nuk i bie qe minimumi duhet shkarkuar ne mos arestuar?????

      1. ben says:

        adi-shkarkimet ajo mund ti beje, por nuk mundet dhe nuk ka bere emerime te reja, vec komandime ne vendet vakante. Pastaj sa kollaj qe e keni kete arrestimin more burre i dheut? Kur te arrestohet Berisha, Meta dhe Basha, atehere hapet rruga edhe per te tjeret.

      2. Luli i Vocerr says:

        Adriatik Llalla e kthey prokurorine ne sherbim sekret te shqupit ti na tregon ligjin e Vicidolit.
        Te gjithe prokuroret e llalles beshke me llalen jo vetem qe duhen shkarkuar por duhet te kallben ne burg.
        se Jane po ata prokurore qe mbyllen Gerdecin, 21 janarin , lejuan republiken e lazaratit, mbyllen korrupsionin e rruges se kombit.
        Pa pik turpi duan te arrestojne Tahirin per muhabete kafenesh dhe pa asnje fakt. Keta palo prokurore i marrin urdherat nga shqupi dhe veprojne vetem si faanga te Shqupit…

  2. edi says:

    O Moni na rrofsh b,,,let o Moni.

  3. Sorge says:

    Mos e pyesni opoziten fashiste antishqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje