Flutura Açka flet për humbjen e djalit të vetëm: Lebetitëse dhe tronditëse, por im bir më dha një mësim të madh

15 Maj 2018, 10:48Sociale TEMA

Shkrimtarja Flutura Açka, e cila vetëm pak ditë më parë humbi djalin e saj të vetëm në moshën 18-vjeçare për shkak të një sëmundje, ka bërë një status ku falenderon të gjithë ata që e kanë ngushëlluar dhe i kanë qendruar pranë.

Ajo tregon ndërkohë dhe emocionet që ka përjetuar dhe mësimin që mori nga kjo ngjarje tronditëse.

Statusi i shkrimtares  

Miqtë e mi të vyer,

Ka ditë që përpiqem të formuloj disa rreshta falenderimi për ju, por e kam patur të vështirë të ulem e të shkruaj, edhe pse jam njeri i stërvitur me fjalën.

Lebetia që kalova, dhe po kaloj, e ftoh njeriun me botën, e vetmon zemrën, por vala e dashurisë dhe e merakut njerëzor që më ka rrethuar këto ditë, më ka bërë të ndjej një prani të papërmastë në këtë humbje të madhe.

Nuk e kisha ditur se isha në mesin e një mbrojtjeje të tillë njerëzore, të cilën nga shkujdesja dhe nxiti i përditës, nuk kam mundur ta mas, as ta kuptoj si duhet.

Në ditët e pikëllimit tim akut, kjo prani u shfaq me të gjithë peshën, shqetësimin dhe përkorien e vet. E tillë, si e askund.

Miq shumë të shtrenjtë të jetës sime, të afërm e familjarë të ngushtë, morën rrugët nëpër Europë të më ishin pranë këto ditë.

Mijëra e mijëra e mijëra e mijëra mesazhe e telefonata, në të gjitha format që shpiku teknologjia, më kanë mbërritur, bashkë me lutjen që t’i ndjej se janë pranë meje.

Në të vërtetë, janë pranë meje, dhe unë lutem të gjej qetësinë e duhur që t’u përgjigjem e t’i falenderoj me po atë dashuri që më kanë shkruar dhe trajtuar humbjen time këto ditë.

Lexues, miq që kam takuar në jetën time, qytetarë të thjeshtë që shpesh më kanë ndalur në rrugë, të panjohur të shumtë, të njohur të largët, njerëz publikë me të cilët ende nuk kam mundur të pi një kafe, kolegë shkrimtarë dhe njerëz të kulturës shqiptare, dhe jo vetëm, të tjerë që më kanë ndjekur në qëndrimet e mia publike, miq të tjerë, mesazhet e të cilëve më kanë humbur nëpër rrjetet sociale, kanë ndarë me mua diçka nga pesha e këtyre ditëve, më të rendat e jetës sime.

Secilit prej tyre, më vete, i përcjell falenderimin tim dhe mirënjohjen e thellë, duke ururar të dëgjoj vetëm lajme të gëzuara për secilin prej tyre.

Dikur, diku, kam lexuar se e vetmja gjë tërësisht e jona, është e shkuara.

Por im Bir nuk është e shkuara ime, ai është vetë jeta ime. Me këtë ikje të parakohshme, im Bir më rindërtoi si njeri, më mësoi si të fal edhe të pafalshmen, më la të kuptoj se nuk mjafton vetëm të jetosh me dinjitet, por të ikësh nga kjo jetë po aq dinjitetshëm, dhe të përpiqesh të kurosh edhe në ikje e sipër, plagët e parakohshme të qenieve të dashura pranë teje.

Një djalosh i hapur ndaj botës së madhe prej studimeve ndërkombëtare, një europian fanatik dhe fantastik, një holandez i paqtë, feja e të cilit ishin ligji dhe liria, një shqiptar krenar deri në mrekulli, im Bir më dha leksonin më të çuditshëm dhe më të rëndësishëm të jetës sime: Si të gjesh tokën pas shtrëngatës në oqeanin e dhimbjes.

“Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb.”

Tani jam e tronditur dhe nën tundimin për ta përbirë brenda meje këtë dhimbje, por kur ju mendoj juve, aq dashuri që më rrethon, trandem dhe kujtohem për kahjen kah duhet ecur.

Fli, Bir, jam mirë! Çfarëdo jete që të kem, ditët e mia të jetës do të jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje. Ti ishte prej atyre që dite të më pasurosh edhe me ikjen tënde, ti vije, dhe vjen ende, era Njeri! (TemA)

18 komente në “Flutura Açka flet për humbjen e djalit të vetëm: Lebetitëse dhe tronditëse, por im bir më dha një mësim të madh”

  1. daja says:

    E dhimbeshme shume zj. Acka, te vjetrit thojshin te ruajte zoti mendjen nga kjo dhimbje e madhe. Jeta asht e pa bese. Kurajo per ta perballuar kte dhimbje.

  2. Diana says:

    Ju lutem, nese dikush ka nje numer telefoni te znj.Flutura Acka. Me dhume respekt per lexuesin.

  3. alfredi says:

    U prefte ne paqe shpirti i djalit tuaj Flutra , humbjen e madhe ,pa u futur ne spiralen e dhimbjes ashtu siç te keshillonte edhe yt bir me kurajen e penen tuaj, ta kaloni sa me lehte …!

  4. Genti says:

    Zoti te dhente force e kurajo per te perballuar kete dhimbje kaq te madhe. Sa e padrejte qe eshte kjo jete. I shpeh ngushellime kesaj zonje fisnike.

  5. cel says:

    Nuk ekzistojne fjale te pershkruhet dhimja Juaj, humbja Juaj, Jeta eshte e paparishikueshme deri ne çmeduri,nuk kam çfar ti shtoj shprehjes DIVINO te djalit tuaj-MOS HYR NÉ SPIRALEN E DHIMBJES,ATJE HUMB.

  6. Xha Brahua says:

    Kjo zonje meriton gjithe mbeshtetjen e njerezve te mire dhe te ndjeshem per kete dhimbje te papershkruar dhe qe nuk gjen dot as fjalet per ta ngushelluar.

  7. Arber iliri says:

    E madherishme ne shprehjen e dashurise nepermjet dhimbjes.
    Biri jot te ka dhene keshillen me te mencur flutra.
    Mposhte dhimjen lemerishme duke shkruar.jemi te gjithe prane teje.

  8. Shkelqim Tafaj says:

    Pa fjale. Prano ngushellimet e sinqerta. Uroj qe Zoti te ndricoje cdo hap te hedhur ne jeten qe ke perpara dhe qe detyrimisht eshte per tu jetuar me dinjitet.

  9. Alpet.al says:

    Ngushullime, zonja Acka.
    Zoti te dhente force te kapercesh kete tragjedi.
    Nuk mund te imagjinoj dhimbje me te madhe se sa te humbesh djalin 18 vjec.
    Drite paste!
    Por, gjykoj, mund t’ja kishe kursyer publikut nje falenderim kaq te gjate.
    Populli, edhe ne rast vdekjesh te hatashme dhe te llahtarshme, eshte shume i kursyer ne fjalet qe shkembehen gjate vakise, te pames apo te folures. Nga te dyja palet.
    Dhe jo pa shkak, besoj. Me mire fjale mangeta, te munguara, se sa fjale te teperta.
    Dhe, te them te drejten, mendova se duke kaluar neper lebetine e dhimbjes se humbjes se birit te vetem, mesimi dhe ndjesia me e re, me njerezore dhe me sheruese, do te kishte qene: Beju njeri me i mire. Bej mire dhe fol mire per kedo qe mundesh dhe, me e pakta, hesht e mos fol keq per ata qe nuk mundesh.
    Kjo vlen per cdo njeri, por sidomos, per ata njerez qe e kane bere fjalen si zanat te tyrin.

  10. Edlira says:

    Perpos mynxyres, perpos dhimbjes qe eshte dhe do te jete gjithmone prezent, mallit qe te gerryen perbrenda cdo moment, jeni me fat se keni patur mundesine te jeni nene e nje femije te jashtezakonshem si Djali juaj. Per sa kohe te marrim fryme femijet tane nuk jane te ikur, jane me ne.

  11. i larguari says:

    Zonja Flutura,
    Beje ate qe te ka kerkuar Djali – Engjelli juaj – sepse Ai te shikon dhe degjon nga aty ku prehet -Parajsa e perjeteshme. Kur te takoheni, Ai do tj’u falenderoje perseri per gjithcka qe po beni! Jeta eshte e veshtire, dhimbja ne keto raste eshte gati e padurueshem, por jete e gjen rrugen per te vazhduar. Do te vije dita kur te takohei perseri!

  12. GJINOJA says:

    Vdekja është nga ngjarjet më tronditëse dhe më të dhimbshme që i ndodh të afërmit të atij që vdes. Ajo ndjehet thellësisht, në mënyrë të brendshme, në mënyrë individuale, në mënyrë private prej atij që preket vërtet prej asaj vdekjeje. Për të nuk ka kuptim të shfrytëzohet mundësia që mund të krijohet për të treguar publikisht se sa shumë është prekur prej saj i afërmi i të vdekurit. Vdekjen e ndjejnë realisht familjarët dhe të afërmit e të vdekurit. Të tjerët ndonëse mund të thonë diçka solidarizuese apo ngushëlluese për ta, nuk ndjejnë gjë. I keni parë nëpër filma ceremonitë e varrosjeve në shtete të tjera të përparuara nga ana sociale? Në përgjithësi në to marrin pjesë një grusht njerëzish, ata që janë shumë të afërm me të vdekurin, pikërisht për këtë qëllim: për të mos e kthyer dramën në komedi.
    Më duket shumë pa vend që jo një, por shumë gazeta, botojnë ato që shkruan shkrimtarja Flutura Açka për vdekjen e djalit të saj që, më tepër se për çdo gjë, tregon ose për mendjelehtësi nga ana e saj, ose për promovim të vetes së saj.

    1. Edlira says:

      Duhet te jesh vertet si Gjino nga mendja te thuash se nje nene promovon vehten duke perdorur vdekjen e djalit te saj. Sa me mendjelehtesi e pa dhimbje perdorni fjalen vdekje kur ne fakt nje femije nuk vdes per prindin. Mesa duket nuk e ke humbur nje femije qe arrin te te nxjerre goja te tilla xhevahire. Kur nje femije largohet nga prinderit e tij cfare mbetet per prindin? Te jetoje me dinjitet dhe dhimbjen ta ktheje ne force duke bere ato gjera qe din me mire te beje. Nje nga gjerat e mira qe Flutura ka bere sot eshte se ne fjalet e saj per djalin e saj kane gjetur vehten kush e di sa nena e baballare. Le ta lexojne pra ata qe dijne te lexojne dhe jo ata qe merren me kritika boshe.

  13. Margarita says:

    Pa fjale.
    Margarita Makri. Toronto

  14. bbardhyl bejko says:

    NGUSHELLIMET ME TE SIQERTAM NENA E DHIMBSUR DHE EPLAGOSUR DHE POETJA E ZEMRAVE NJEREZORE PER HYMBJEN E DJALIT TUAJ TE SHTRENJTE.
    BARDHYL BEJKO SARANDE

  15. MH says:

    Znj. Flutura,
    Biri juaj fluturoi per tek Atjon Zhiti. Ata tani jane ne eliten e Engjejve.
    Per ate kurajo dhe force qe duhet te kesh modelohu nga Prinderit e Engjellit Atjon.
    I bashkohem dhimbjes tuaj,
    Muharrem Hudenishti
    USA

  16. Shkendi says:

    Zonja Acka! Ngushellime per humbjen e djalit tuaj! u prehte ne paqe mes engjejve! Dhe per ju nuk mund te them me teper se cfare shprehni ju vete! Plotesojani deshiren te pazevendesueshmit tuaj. Vazhdoni te shkruani per te dhe per veten tuaj!
    Me shume respekt per ate qe jeni dhe per cfare perconi me veprat tuaja.

  17. Edlira says:

    Duhet te jesh vertet si Gjino nga mendja te thuash se nje nene promovon vehten duke perdorur vdekjen e djalit te saj. Sa me mendjelehtesi e pa dhimbje perdorni fjalen vdekje kur ne fakt nje femije nuk vdes per prindin. Mesa duket nuk e ke humbur nje femije qe arrin te te nxjerre goja te tilla xhevahire. Kur nje femije largohet nga prinderit e tij cfare mbetet per prindin? Te jetoje me dinjitet dhe dhimbjen ta ktheje ne force duke bere ato gjera qe din me mire te beje. Nje nga gjerat e mira qe Flutura ka bere sot eshte se ne fjalet e saj per djalin e saj kane gjetur vehten kush e di sa nena e baballare. Le ta lexojne pra ata qe dijne te lexojne dhe jo ata qe merren me kritika boshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje