Gjonaj: Reforma në drejtësi, kërkesë e qytetarëve të lodhur nga drejtësia e korruptuar

15 Maj 2018, 19:24Politika TEMA
Gjonaj: Reforma në drejtësi, kërkesë e qytetarëve

Njësitë administrative Levan dhe Frakull në qarkun e Fierit, ishin ndalesat e radhës të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”.

Bashkë me kryetarin e bashkisë, deputetët e zonës dhe gjithë drejtuesit e drejtorive qendrore e vendore ministrja ka dhënë llogari për punët e kryera, por edhe për çfarë do të bëhet akoma në këtë mandat qeverisës.

“Folëm për Reformën në Drejtësi, si një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë lodhur për dy dekada e gjysmë nëpër dyert e gjykatave nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Rezultatet e kësaj reforme i siguruan Shqipërisë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për në BE”, është shprehur Ministrja Gjonaj në një prononcim pas takimeve.

Reforma e pronës, për të cilin kishte një interes të veçantë nga banorët, është një tjetër prioritet i Qeverisë.

Ministrja i ka siguruar banorët se brenda mesit të vitit 2019 do të regjistrohen të gjitha titujt e pronësisë që lidhen me tokat bujqësore dhe po ashtu do të ngrihet Agjencia e Integruar e Tokave.

Kështu qytetarët nuk do të sorrollaten më nga njëra zyrë në tjetrën për legalizimin dhe për regjistrim të shtëpive të tyre, por do jetë Agjencia që do kujdeset për dokumentacionin e nevojshëm.

Investimet ishin një tjetër temë diskutimi. Përfaqësuesit e pushtetit qëndror dhe lokal kanë thënë se Qeveria ka kryer një sërë investimesh strategjike, e njëkohësisht dhe për 6-mujorin që vjen, deri në fund të 2018-ës, do të kryhen investime në shkolla, në qendra shëndetësore, por njëkohësisht edhe në infrastrukturë në rrugë, si dhe në ndërtimin e hekurudhave të reja, siç është ajo e Tiranë-Durrës.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe zv.ministri i Bujqësisë, Ilirjan Halilaj iu shpjeguan fermerëve të këtyre zonave masat që do të merren për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve të tokave bujqësore, por edhe për azhornimin e tyre, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturave bujqësore.

Nuk mungoi edhe në këtë takim ftesa e ministres Gjonaj për të gjitha banorët që t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al për problemet dhe shqetësimet që ata kanë me institucionet e administratës publike, pasi ty do të marrin përgjigje brenda 10 ditësh.

2 komente në “Gjonaj: Reforma në drejtësi, kërkesë e qytetarëve të lodhur nga drejtësia e korruptuar”

  1. Tomorri says:

    Zonja ministre!
    Kemi kohe qe degjojme nga te gjitha palet se po punojne per “Reformen ne drejtesi”,por mua me duket sikur te gjithe po talleni me popullin e gjore!
    Kush e degradoi drejtesine deri ne krim sa U BE ARMIKE E POPULLIT?
    Natyrisht politika antishqiptare e te gjithe mazhorancave qe kane sunduar kete shtet per 28 vjet!
    Edhe sot ju si mazhorance e votuar me mbi 1 milion vota nuk e mohoni dot se ne administraten publike nuk ka KORRUPSION!
    Pyes:
    1-Kush eshte i korruptuari ,kush e lejon korrupsionin,kush e mbron korrupsionin dhe pse shteti nuk ia pret rrenjet kesaj fatkeqesie kombetare qe ka grryer e po grryen shtetin shqiptar?
    Fajtori ketu eshte vetem nje:
    -Piramida shteterore nga poshte e deri lart eshte e KALBUR,nuk ka kontroll ne cdo hallke te pushtetit,se nuk komandon ligji,por “maliqi”!
    2-A ka qene i interesuar shteti per ta luftuar korrupsionin?
    Pervec propagandes dhe demagogjise shteti nuk ka qene i interesuar as ta preke e jo me ta luftoje korrupsionin!
    Fakti qe vete shteti i ben thirrje popullit te denoncoje korrupsionin,tregon se ai vete ka falimentuar dhe eshte dorezuar para kesaj menxyre kriminale!
    Per deri sa i ben thirrje popullit te denoncoje korrupsionin kjo nenkupton se shteti e ka lejuar korrupsionin te zhvillohet deri sa HORRAT miliardere te kene mbushur llogarite bankare me miliarda leke apo me lingota floriri!
    Kjo eshte njelloj me ate qe beri Berisha para se te hapeshin depot e armatimit nga vete ai ,ne 97-ten,pasi shiti miliona arme e municione pa asnje gjurme dokumentare!
    Edhe nje coban delesh e kupton se UJKU nuk luftohet pasi ai te kete ngrene tere kopene e tij,por duke e ruajtur ate me qen te rraces dhe i pajisur me cifte apo teke te afta per t’ia plasur trute ne toke egersires!
    Pse nuk njihej fare as fjala korrupsion ne kohgen e diktatures komuniste?
    Sepse shteti ne ate kohe nuk linte asnje njeri,perfshi kryeministrin pa KONTROLLUAR!
    3-Kush ka qene dhe eshte viktima e korrupsionit?
    Pa asnje diskutim populli fukara,hallexhinjte,ndaj te cileve behen shkelje ligjore,padrejtesi,zvarritje etj.
    Dhe zgjidhjen keta hallexhinj e gjejne ne dy forma,ne vartesi te hallit qe kane dhe te ardhurave te tyre:
    a-Nje pjese japin ryshfet per te mbaruar pune sa me pare;
    b-Te tjeret qe nuk kane, i drejtohen gjykates administrative!
    Dihet qe edhe ne gjykate po nuk dorovite jo vetem te zgjatet marrja e vendimit per disa vjet,por rrezik as te mos marresh ate qe te takon.
    Se ndryshe nuk thone kot qe edhe ne gjykata ka korrupsion!
    Keto jane pasojat e pa aftesise dhe militantizmit ne administraten publike,qe kryeministri nuk e di ose nuk ia ka qejfi ta dije!
    4-Te gjithe e dine se me te interesuarit dhe denencuesit reale te korrupsionit jane vetem viktimat e tij,pra qytetaret e thjeshte,por kete qe nga kryeministri e deri poshte jo vetem nuk e dine,por as qe duan ta dine!
    Dhe rruga e vetme e DENONCIMIT te korrupsionit jane ANKESAT e qytetareve,por qe megjithese jane ngritur per reklame me dhjetra zyra te ankesave,ato jo vetem nuk kryejne funksionin per te cilat gjoja jane ngritur,por bejne te kunderten :
    -MBROJNE DHE FSHEHIN PADREJTESITE DHE KORRUPSIONIN!
    Sot ne Shqiperi nuk ekziston asnje njeri apo zyre qe te degjoje apo te zgjidhe ankesat e qytetareve,prandaj korrupsioni lulezon ne kulm dhe kryeministri krekoset se ka plotesuar kushtet per fillimin e negociatave me Europen!
    Pallavra,zoti kryeminister!
    Asnje kusht nuk ke plotesuar perderi sa nuk ke bere me kryesoren:
    -Te degjosh dhe zgjidhesh ankesat e qytetareve te tu,qe poshterohen dhe grabiten nga rrogtaret e tu militante!
    Dhe kalbesira ka marre dhene sa as Avoikati i Popullit,as KLSH,as FIKS FARE e as STOP nuk kane guxim te ndeshen me qeverine!
    Pa permendur ketu gazetat qe nuk botojne fare shkrime ku denoncohet qeveria per korrupsion!

  2. Che Guevara says:

    Shembulli me flagrant i injorimit te ankesave te qytetareve eshte kryebashkiaku i Tiranes prej 1 milion banoresh,z.Erion Veliaj!
    Ai jo vetem qe vete e ka hequr nga praktika e tij qeverisese pritjet e popullit,por as do t’ia dije se cfare bejne me ankesat e popullit dy drejtorite bombastike qe ka ne Bashki dhe qe paguhen me miliona,por qe mbrojne shkelesit e ligjeve hajdutewt dhe te korruptuarit!
    Dhe kur kjo ndodh ne kryeqytet,merret me mend se cfare ndodh ne te gjithe Shqiperine!
    Por nuk ka faj ky kryebashkiak i pa afte dhe reklamaxhi,se ai meson nga padroni i tij ,kryeministri i vendit,qe edhe ai nuk ben pritje populli,tallet ne facebook me qytetaret (dhe kete e quan komunikim me qytetaret,pavaresisht se nuk ka zgjidhur asgje me fjalorin e tij tejet skandaloz) dhe kur i vjen “veza” hidhet ne aksionet vullnetare si ne kohgen e diktratures komuniste,ben takime karagjoze gjoja me qytetaret,por vete flet e vete degjon!
    Ne se ky kryeminister e ndjen nevojen e degjimit te zerit te qytetareve (cfare tallje mizore kur e quan bashkeqeverisje),pse nuk e ve ujin ne zjarr kur njerezit ankohen edhe tek ai,por nuk gjejne asnje zgjidhje?
    I kam shkruar disa here ketij kryeministri te pa afte totalisht,por vetem pas 8 muajsh m’u hakerrua me e mail duke me thene se nuk merrem une me ankesen tende!
    Bravo kryeministri yne,qe na do vetem kur vjen fushata elektorale!
    Turpi te mbulofte o krietari ine,qe shikon veten e jo popullin e gjore!
    Dhe pa le i hakrrohesh edhe Europes qe tregohet skeptike per hapjen e negociatave!
    Per deri sa ti vete nuk ke hapur NEGOCIATAT me popullin tend,kurre nuk e meriton qe Europa te hape negociatat me ty!
    Se atehere nuk mbahesh ti duke na poshteruar, se do na nxjerresh letrat e Europes sic bente Berisha kur na futen ne NHATO pa asnje merite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje