VIDEO/ Momenti dramatik: Gazetarja qëllohet dy herë, një herë nga snajperi pastaj me gaz lotsjellës

15 Maj 2018, 15:28Lifestyle TEMA

Një gazetare e Al Jazeera shmangu një plumb të një snajperi dhe një goditje nga një granatë me gaz lotsjellës, teksa ishte duke raportontuar protestat vdekjeprurëse në Gaza.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, teksa një plumb i kaloi shumë pranë.

Gjithashtu, gazetarja, e cila kishte veshur një helmetë dhe jelek anti-plumb, postoi një video të dytë në profilin e saj në Tëitter duke treguar depozitat e gazit lotsjellës që ranë nga qielli brenda hapësirës ku gjendeshin ekipet televizive.

Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar:

Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër … njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”.

Për të parë videot klikoni me fotot e mëposhtme. (TemA)

 

This happened too – pretty sure elites snipers know what and where they are targeting pic.twitter.com/faRx8GxcKd

— Hoda Abdel-Hamid (@HodaAH) May 15, 2018

 

Targeting journalists won’t make the Gaza problem go away : pic.twitter.com/vmAFyVv5zX

— Hoda Abdel-Hamid (@HodaAH) May 15, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje