Radha që Lulzim Basha të pastrohet nga akuzat!

17 Maj 2018, 20:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha sot është detyruar të mbrohej. Nuk kishte planifikuar të dilte para shtypit. As tre aktorët e “Portokallisë” së tij, nuk e vazhduan më “teatrin”, pasi ishte e rëndësishme të fshihej “bashkëpunëtori”… Prej dje në mbasdite, ata po kujdeseshin se si ta nxirrnin jashtë personazhin e përdorur si kavie, për të ilustruar obsesionin e tyre. Vetëm pasi policia ka ndaluar trafikantin e keqpërdorur prej tyre dhe ja ka dorëzuar Prokurorisë, ata kanë nxituar të bëjnë publike deklaratën e amanetit të tij, që ai e ka bërë në selinë e PD një ditë më parë.

Janë detyruar pra të ndryshojnë skenarin e parashikuar, pasi kryeministri bëri publike se ka siguruar një provë shkencore për një kasetë të fallsifikuar prej tyre.

Ky është i vetmi zhvillim real i ditës së sotme. Një përpjekje e Lulzim Bashës për të mbrojtur veten nga akuza për fallsifikim dhe për t’ia faturuar të gjitha një trafikanti, që herë sillet si i penduar, herë si i mërzitur, herë si i paditur se kush e ka regjistruar, dhe në fund i patrajnuar mirë për rolin që i kanë dhënë.

Por nuk ja vlen të humbet kohë me të. Ai është një lloj “Durim Bani”, dhe si i tillë duhet mbajtur në duart e organeve të drejtësisë derisa të ç’montohet ky skenar vulgar. Pjesa tjetër i takon Prokurorisë.

Është hera e dytë që PD organizon në opozitë skenarë me kriminelë për destabilizim, dhe tashmë ka një traditë si ç’montohen këto akuza. Ashtu siç tentuan t’ia mveshin Ilir Metës, Durim Banin, si vrasës me pagesë, ashtu duhet ta trajtojnë dhe këtë tipin, si një i keqpërdorur për shantazh ndaj ministrit të Brendshëm. Dhe natyrisht Lulzim Bashën duhet ta trajtojnë si Tom Doshin. Nuk ka pse përdoren dy standarde.

Por më shqetësues se sa një kriminel i përdorur nga Basha, dhe pastrimi i kësaj historie, është shqetësimi ndërkombëtar se Basha po përdoret nga Rusia, për një fushatë destabilizmi në Shqipëri. Është koha që Lulzim Basha të pastrohet deri në fund nga kjo akuzë, përmes drejtësisë.

Gazeta më prestigjioze britanike “Indepedent’, ka sot një shkrim të detajuar, nga një ish- ministër britanik për çështjet europiane, i cili kërkon hetim ndërkombëtar për Lulzim Bashën, si njeri për të cilëin Rusia ka paguar gati 1 milionë dollarë përmes një kompanie off-shore dhe që synon destabilizimin e vendit për interesa ruse. Ai shpjegon hapat që Lulzim Basha ka ndërmarrë, duke kundërshtuar reformën në drejtësi, duke kundërshtuar komisioneren Mogherini dhe duke e fyer atë, duke kundërshtuar hapjen e negociatave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE dhe jo zonë influence e Rusisë.

Akuzat që Bashës po i vijnë nga Perëndimi janë shumë më të rëndësishme për të kuptuar lojërat e tij të pista këtu brenda.

Guximi për të përdorur kriminelë ordinerë në skema filmash policeskë, janë ana banale e tij dhe shenjë e pafuqisë reale si lider politik.

Një politikan i rëndësishëm ka fuqi të mjaftueshme për të shkaktuar trazira në vend, biles dhe për ta destabilizuar atë me fuqinë e tij politike. Shqipëria njeh fatëkeqësisht plot raste të tillë.

Problemi që ka Lulzim Basha është pafuqia e tij për t’iu përgjigjur dhe detyrimeve që ka në këtë fushë. Ai është i pafuqishëm dhe për gjëra të tilla. Destabilizimi vjen nga liderë popullorë, të besueshëm dhe me energji qoftë dhe negative për të përmbysur. Sali Berisha ka qenë fatkeqësisht një i tillë. Lulzim Basha e vetmja gjë që di të bëjë prej katër vjetësh në opozitë, është të trajnojë Durim Banin, si vrasës të porositur për Tom Doshin dhe të  trajnojë këtë bashkëpunëtorin si shok të Agron Xhafajt.

Një vit më parë në këtë orë, pasi rraskapiti Shqipërinë për tre muaj, duke bërë betejë të egër kundër Brukselit, në çadrën për të cilën kishte vetëm mbështetje ruse, hyri në një takim të gjatë me Edi Ramën e veshur me tuta, dhe doli prej andej me shumicën e qeverisë vetëm që të pranonte të hynte në zgjedhje.

Pas një muaji humbi thellë dhe sot pas një viti, takimi më i rëndësishëm i tij dhe shpresa e vetme e tij, është një trafikant i trajnuar për të inskenuar. Ky është një zhgënjim jo vetëm për demokratët dhe Perëndimin, që ka në dorë më shumë informacione se sa Basha për këtë çështje, plus dhe kasetën fallco të tij, por edhe për rusët, të cilëve duket se po iu ikën lekët dëm në Shqipëri tek ky njeri.

Pas këtyre akuzave që po i vijnë nga Perëndimi, e vetmja gjë që e pastron Lulzim Bashën, është procesi penal. Ashtu siç ai këmbënguli që Fatmir Xhafaj të dorëzonte vëllain para drejtësisë për akuzat, ai po vetë, duhet tani t’i dorëzohet drejtësisë për akuzat që po i vijnë nga SHBA dhe Perëndimi, si dordolec i paguar me para ruse në Shqipëri. Këto historitë e përdorimit të kriminelëve janë detaje nga puna e tij.  Dhe kur të pastrohet, aty e ka këtë trafikantin nga Vlora, le të bëjë kaseta të tjera.

26 komente në “Radha që Lulzim Basha të pastrohet nga akuzat!”

  1. kokoshi says:

    PD-LSI jane te gjithe kelyshe te Putinit. Nje kope qelbesirash.

    1. adi says:

      ne fillim thate se ky pergjim nuk ishte bere fare po ishte montazh
      dhe kr rilindasi brenda nates ne laboratorin e tij e nxori te montuar.
      (kjo historia se si e mori dosjen ky tipi nga prokuroria sesi e gjeti zerin e deshmimtarit X dhe zerin e xhafes trafikant brenda nates dhe i nisi i analizoi dhe nxori pergjigjet vetem lideri global e di, qe eshte skandal me vete brenda skandal qeverise)
      pastaj per habi policia ndalon deshmimtarin X
      nese eshte e montuar ky vlonjati pa shkolle e beri montazhin rilindja???? pse e ndaluat???????
      Sapo pashe te OPINION se edhe kazani mediatik muc nano paska blere ville ne gjirin e lalzit
      dhe fiks ne krahun e muc nanos qe bleu vile ne gjirin e lalzit ishte edhe alfred peza qe beri 1 milione euro me rroge gazetari
      keta te dy mbronin trafikantin xhafaj, sic mbronin deri dje saimir tahirin.
      me ne fund per cdo shqiptar eshte e qarte kush eshte banda kush jane banditet , kush jane kazani qe me leket e bandes se droges kane bere miliona e vila dhe kush jane idiotet !!!!!!!
      tashme eshte e qarte cdo gje
      ajo qe eshte ende e paqarte eshte se kur dhe sa do denohen keta bandite qe nuik lane gje pa vjedhur dhe pa trafikuar ne shqiperi!!!!!

      1. Lulka says:

        Edhe ti e meriton krin si Lulka. Lulen do ta veshin bukur ne burg dhe do t’ia lyejne faqet me te kuqe qe te duket si vajze e turpshme kur t’ua bejne sumen si kullorse makaronash

      2. Bureto says:

        Për Adin mund të thoja se duhej t’i shtrydhi trutë më shumë. Unë mendoj se nuk e ka marrë Rama kasetën nga prokuroria dhe ia ka çuar brenda natës agjensisë apo institucionit X për ekspertizë, por ia marrë ajo apo ua ka dhënë vetë prokuroria asaj për ekspertizë të specializuar. Sa agjensi të tilla super të sofistikuara, të partnerëve tanë strategjikë ka në Shqipëri dhe këto do të duhet të t’i tregojnë ti. A nuk u tha Rama gazetarëve sot se emrin nuk ua tregoj? Po pse! Sepse punët e shtetit nuk dalin në pazar or mik. Ky parasysh se ministri Xhafaj ka qenë kryetar i komisionit për reformën në drejtësi të mbështetur fort ngsShBA dhe BE, dhe se mu për këtë u vu edhe minister i Brendshëm, qysh para zgjedheve dhe pas tyre. A nuk të thotë gjë kjo ti? More edhe sikur të dojë Rama ta heqë Xhafajn nuk mundet dot. Mblidhe mëndjen!

      3. Beni says:

        O Adi, kerkon ti t’i vesh fajin PS, per te gjitha pislleqet qe po ben partia jote? Po turp nuk ke qe kerkon te lash Saliun e Lulin me banditet e tjete te shqupit? Po ti qenke, me fal po sylesh me te pacipe, zor se gjen si ty.

  2. prizem says:

    Nuk mund te vish ne pushtet duke vene Babalen perpara se te vene “babolet” nga mbrapa dhe ti ngjisin shalet me shume se c’i ke mor Bash-ipozuk i Salikriminelit.

  3. Shaba says:

    Analize e sakte me kerkese apsurde. Kerkon qe Luli ti dorezohet vete drejtesise! ? Po Rusi a e le ate te dorzohet? Luli eshte I detyruar te luaje deri ne fund detyren qe I cakton Srbi dhe Rusi. Zoti I dhente mente dhe fuqine Shqiperise per te kuptuar te verteten. Vetem kjo e shpeton Shqiperine nga e keqja qe e ka zene.

  4. Cuku says:

    Te lumte Mero
    Fantastik si gjithnje,,,,,

    1. Boro LATIFI says:

      Te beje ca burg, Luli me gjithe Salianjin, Alibene dhe Gaz Bardhucin me gjithe kete mutsihanen BABALE, dhe mbasi te kene mbaruar burgun, do te dalin, te CERTIFIKUAR si GEI, me nje fjale, bytheqire, mbasi teorikisht jane, por do te behen edhe realisht.

  5. Zoni says:

    LYLZIM ! Bëhu burrë, dhe kërko të të gjykojnë për çfarë të akuzojnë, dhe po munde, pastrohu.!
    NDRYSHE , PIRDHU , se do përfundosh në burg!?

  6. shqip says:

    Mero , super i sakte . Dhe ne fakt analiza e logjika e ftohte e komentit Po e çmontojne Lulin dhe Saliun . Ma merr mendja qe edhe nje pjese e ish pd- isteve , tashme nuk Kane me dilema . Luli eshte aksidenti i tyre . Tani ngelet te shihet , Nese do dale ndonje formacion i ri politk , qe mund te mbushe boshllekun . Apo Kane vendosur te hidhen si kamikaze per familjen e Sali Berishes ? Eksperienca thote jo . Saliu ishte i pari qe e hodhi teseren e ppsh , kur e pa qe varka filloje te fuse uje . Te njejten gje bene Pashko ,sigurimsat Hajdari , Pollo , Ceka , etj . Veç ne u çmenden qe ta sakrifikojne avenirin e tyre , per breket e Armines , e per ilaçet e impotences se Zenos .

  7. Alban Dega says:

    Pak hajgare ne kete kohe kolere kryepeshqish

    KUR TA LENE DOPJO DICKUN NE GOJE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk pajtohem me titullin e analizes se sotme brillante made in Viktor Malaj me titullin “ Kur ta lene dopjo gjashten me dore “ tek gazeta “Dita “
    Jo dopjo gjashten ne dore Viktor !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se;
    KUR TA LENE DOPJO DICK-UN NE GOJE !
    Nuk ka thene kot Pjeter Arbnori e nderuar:
    Keta nuk jane socialista….
    Keta jane specialista !
    Por mos ua qani hallin “Bandes se Gangstereve”!
    Jane bere mjeshter te gojoreve !
    Kane ne krye … kryepeshkun, me falni kryemjeshtrin e gojores Profesor Doktor Sali Berishen !
    Ai s’ nxjerr fjale nga goja pa rre e mashtruar, pa sajuar e trilluar, pa manipuluar e fabrikuar …!
    Jo vetem pa thene!
    Por as pa bere !
    Vret me plumba!
    Por vret edhe me fjale !
    Vrases serial … !
    E ka harruar i shkreti keshillen e arte:
    Mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit, kur tenden e ke prej xhami!
    Jetojme epoken e grahmave te fundit, e agonise dhe cmendurise se kryepeshqeve dhe te trupeshqeve !
    Kane lajthitur fare nga Drejtesia dhe Vetingu!
    I ka kapluar paniku i fundit e fluturojne drejt e ne rrjetat qe ua pergatisin te tjereve !
    Nuk thote kot sovrani kush i pergatit varrin tjetrit bie vete brenda tij!
    Amen !

  8. z.Mero. pa hyre ne detaje shume, kuptohet qe eshte skenari i njejte me Zaganin kunder Tahirit, dhe “ndermjetesi” si me Zaganin dhe tani me Albert Veliun kundra Fatmir Xhafajt, eshte po i njejti person, nje i veteshpallur Gazetar-Investigues “Number One” Basir Collaku. Nga brenda njerzve me te besuar te Bashes ka dale ky Informacion, por dhe ish-disa nga Drejtuesit kryesore te Policise se Shtetit te kohes se qeverise Berisha, qe Ju i njihni shume mire, kane dore si me Zaganin dhe tani me Albert Veliun.

    1. Tan_Tironci says:

      Korrent
      I njejti skenar, vec se ai pati fat te laegohej.

  9. Kombi says:

    BASHA ESHTE VETEM NJE MARIONETE E BERISHES . ISHALLA PO I VJEN FUNDI ,

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur..

  11. marku says:

    Berisha te pakten e mban sekret “qytetarin digital”,Luli kujtoi se zbuloi Ameriken ! Edhe sikur vidio te ishte realizuar nga organet ligjzbatuese,edhe sikur bashkepunetori x te ishte vertet bashkepunetor normal ,edhe sikur te merren te mirefilla dhe pa montazh ato qe thuhen ne vidio,une nuk gjej asnje lloj komprometimi ligjor apo moral ne ngarkim te Agron Xhafes dhe F.Xhafes.Perkundrazi…Luli sic duket…vetem jurist nuk eshte!

  12. Anti-ruski says:

    O Mero, nuk thu SHUQYR QE KEMI BASHEN NE KRYE. Ndryshe do ishte bere hataja me ndonje tjeter me te afte. Atehere do kishte fitu Rusia.

  13. Lennard says:

    Shume e drejte Analiza ,po dua te shtoj se bashke me te eshte dhe Sali Gerdeci.Ti e di me mire Z.Mero se Nuk ben asgje Lul-Sumkapuci pa bekimin e Sali Kriminelit ,qe e ka kryetar te celules UDB-ashe ne Shqiperi.

  14. Alban Dega says:

    —–Original Message—–
    From: Alban Dega
    Sent: Tue, Apr 6 , 2018 2:31 pm

    Mendime me gjuhen e fakteve

    LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Flake per flake

    Vetem 8 ore pasi ” Sputniku ” i RIA-s, GRU-se dy bijave te ish- KGB-se sovjetike te Vladimir Putinit dha njoftimin kobezi per “fillimin e luftes civile ne Shqiperi” , kryekryetari de facto i PDSH- se, Sali Berisha, qehajai i tij Lulezim Basha, i akuzuar dhe nen hetim per lidhje te fshehta e afera korruptive me nje kompani ruse te Putinit dhe bashkeshortja e Presidentit te Republikes dhe kryetarja e partise se tij LSI “ Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti me shume te drejte deputeti i PS-se Ulsi Manja ne News 24, shpallen si me komande e flake per flake fillimin e ” mosbindjes civile” ne Shqiperi.
    Me teper se nje sinkron kohor ngjason me nje sinkron politik midis opozites se hallakatur e laramane shqiptare dhe Kremlinit, i cili ka filluar nje ofensive te eger per shtimin e influences ruse ne rajonin e Ballkanit, ku Shqiperia dhe shqiptaret kane nje pozite kyce per rajonin e trazuar gjithnje nga Moska e Shen Peterburgu.
    E ndodhur perballe kritikave te vazhdueshme e ne rritje te aleateve tane strategjike SHBA-se dhe BE-se, kjo opozite po i drejton gjithnje jo vetem syte por Edhe zemren drejt Beogradit dhe nenes se tij, Kremlinit .
    Per te rivendosur sundimin e saj e sidomos per ti shpetuar uraganit te Reformes ne Drejtesi e Vetingut dhe ligjit ajo eshte e gateshme te beje aleance edhe me djallin e “ Perandorine e Djallit “, per te shpetuar koken e rrezikuar nga kusaria dhe korrupsioni masiv, qe po i dalin cdo dite me shume petet ne syte jo vetem te shqiptareve, por edhe nderkombetareve.
    Behet fjale jo per nje rastesi, por per projekte e plane te reja ruse kunder shqiptareve si popull e si komb me orientim drejt Evropes Perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si aleati yne kryesor strategjik dhe miku me i madh ne Bote.
    Nuk eshte hera e pare qe ndodhe nje dukuri e tille e nje politike e djallezore e Moskes kunder shqiptareve si populli dhe kunder Kosoves e Shqiperise si shtete te pavarura, me sy e zemer tek Washingtoni e Brukseli !

    Plani Brezhnjev dhe “ shpetimtari i dyfishte” Tito

    Qe Rusia, BRSS-ja, e perseri sot Rusia historikisht ka qene nje armik i betuar e shqiptareve nuk ka asnje dyshim por ka shume deshmi te pakundershtueshme duke filluar nga copetimi i saj e aneksimi i gati gjysmes se territorit dhe gjysmes se popullsise se saj dhe i sakatimit ne kater shtete.
    Rusia ka qene jo vetem aktori kryesor, por edhe regjizori i Golgotes shqiptare qysh para 150 vjetesh e deri sot, qe nga Traktati i Berlinit, Konferenca e Londres e deri me sot ne favor te bijeve te saj sllave serbo- malazias e maqedone.
    Keto synime aneksioniste i shprehu hapur edhe pa maska vete Nikita Hrushovi kur i deklaroi Enver Hoxhes gjate vizites se tij ne Pashaliman, ku ndodhej e vetmja baze ushtarako- detare sivjetike ne Mesdhe , duke deklaruar se “ prej ketu e kam mbare Mesdheun ne pellembe te dores nga Gjibraltari deri ne Detin e Kuq “ .
    Nese ka nje akt te madh atdhetar e shpetimtar per Shqiperine pas Pavaresise e LNC-se, ai eshte vendimi
    i liderit shqiptar Enver Hoxha per mbylljen e asaj baze dhe perzenien me bisht ne shale te flotes sovjetike nga territori i Shqiperise. Ky akt e shpetoi Shqiperine nga blick-krig rus per pushtimin e saj.
    Vetem 5- 6 vjet mbas ketij vendimi ishte pasardhesi i Hrushovit ne krye te BS dhe PK te tij, Leonida Brezhnjev qe i kerkoi ish-Presidentit te Jugosllavise Josif Broz Tito , qe ti hapte shteg kalimi Ushtrise se Kuqe qe nepermjet territorit te saj te sulmonte dhe pushtonte Shqiperine.
    Titoja jo vetem e kundershtoi prere kete projekt makaber antishqiptar, por edhe e njoftoi menjehere liderin shqiptar Enver Hoxha per kete rrezik.

    Dy zogj me nje gur !

    Natyrisht lideri jugosllav nuk e mori kete vendim nga dashuria e madhe qe kishte per Enver Hoxhen, por se pari kishte frike se Ushtria e Kuqe para se te futej ne Shqiperi mund ta pushtonte vete Jugosllavine dhe te vendoste hegjemonine serbe ne mbare vendin duke i Hewitt edhe karriken liderit historik jugosllav, Tito qe arriti ta mbaje bashke kete shtet te arnuar keq qe u zbraze si nje kocan misri pak vite pas vdekjes se tij.
    Me siguri politikani i mprehte kroato- jugosllav do te jete konsultuar dhe keshilluar edhe nga anglo-amerikanet qe te njoftonte qeverine shqiptare per planet ogurzeza sovjetike.
    Si dhelper plake qe ishte Josif Broz Tito goditi dy zogj me nje gur.
    Tito kreu nje akt miqesor ndaj Shqiperise por mbi te gjitha i dha nje goditje nokauti nacional- shovinizmit dhe klanit filorus serb, qe po komplotonte dhe rrezikonte vete sundimin e tij nepermjet Aleksander Rankovicit .
    Ai e shkarkoi Rankovicin dhe njekohesisht
    ndermori nje sere hapash per zgjerimin e te drejtave te shqiptareve nepermjet Autonomise se Kosoves duke vendosur Fadil Hoxhen ne poziten e trete te udheheqjes politike dhe shteterore te Jugosllavise.
    Jo vetem pse ai kishte zbuluar dhe e kishte informuar me kohe Titon per pergjuesit e Rankovicit ne zyrat, vilat e deri ne krevatin bashkeshortor te Titos.
    Jane te rralle lideret qe e kane perdorur taktiken anglosanksone “To kill two birds with one stone”, pra te vrasish dy zogj me nje gur si Churchili dhe Tito ka, shpetimtar i dyfishte i Jugosllavise dhe Shqiperise nga nje rrezik i madh e serioz per momentin…
    Por ariu rus nuk do hiqte dore nga politika dhe veprimtaria antishqiptare e mbi dhe e nedheshme !

    Deri ne majat e kupoles komuniste te Tiranes

    Agjentura e vjeter ruse ne Shqiperi ka qene teper e fuqishme dhe aktive. Skalioni i pare i saj ka qene gjithnje ne veprim qysh me ardhjen e misionin te pare ushtarak sovjetik ne vend. Ai u perforcua me tej me rekrutimin e studenteve shqiptare ne BS nga femrat e bukura ruse, te pergatirua qe ne moshe shume te re ne shkollat me te mira e speciale te KGB-se.
    Prania e madhe e specialisteve sovjetike ne fabrikat, hekurudhat, ne ushtri, ne Sigurimin e Shtetit e kudo krijoi hapesira te reja dhe me te medha per kete veprimtari.
    Shume prej ish- studenteve ne BS u vendosen ne piste kyce te politikes, mbrojtjes, sigurise, ekonomise,shendetesise, aresimit, artit e kultures. Pothuajse e gjithe jeta e vendit u sovjetizua.
    Shume prej tyre arriten deri ne majat e qeverisjes dhe jetes politike shqiptare. Mehmet Shehu, minister e Brendshem dhe me vone kryeminister ishte shkolluar ne Akademine Frunze, pasuesi i tij Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Foto Cami, Sofokli Lazri, Agim Popa etj. ishin ne pozita kyce te qeverise dhe PPSH-se.
    Ramiz Alia do ti ngjiste nje nga nje shkallet e udheheqjes deri sa mberriti ne krye te PPSH-se dhe shtetit shqiptar. Foto Cami do te ishte krahu i djathte i tij ne krye te ideologjise bashke me kehsilltarin e tij Sofo Lazrin e Agim Popen, si drejtor i Drejtorise se Jashteme te KQ te PPSH-se.
    Fakti qe gjuha ruse mbeti gjuhe kryesore e huaj nga klasa e peste e 7- 8 vjecares deri ne Universitet edhe 25 vjet mbas prishjes se madhe tregon se fijet e Moskes ishin te thella ne cdo fushe te jetes shqiptare,
    Po ashtu per 30 vjet me radhe propaganda shqiptare perdorte te njejtat shabllone e standarte si TASS dhe “Pravda” ndaj SHBA-se dhe Bashkimit Evropian deshmon qarte per doren e KGB-se dhe GRU-se sovjetike ne politiken shqiptare…

    Nga keq ne keq e me keq

    Prishja e marredhenieve edhe me Kinen per aresye ideologjike kur duhet te forconim edhe me miqesine me te pas hapjes se saj drejt SHBA-se dhe Perendimit, pas fillimit te modernizimeve te saj, izolimi nga Perendimi, sektore keta qe i mbulonte pikerisht Ramiz Alia jane deshmi logjike e bindese te kapjes se tij me teper se shpirterore qe heret nga ruset… Ka edhe me !
    Hapja e Shqiperise dhe rivendosja e marredhenieve edhe me Rusine , krijuan kushte dhe hapesira te reja per lidhje te drejteperdrejta me agjenturen e vjeter, qe ishte mbajtur gjalle, nepermjet ambasadave te shteteve lindore si RDGJ, Polonia, Cekosllavakia, Hungaria e sidomos nga bija e perkedhelur e saj Serbia.
    Asaj i shtohen edhe rekrute te rinje e mjafte agresive.
    Forca e agjentures ruse ne Tirane u shfaq me permasat e saj te verteta nepermjet
    propagandes dhe organizimit djellezor te te gjitha skalioneve te vjetra e te reja gjate protestave kunder vendosjes dhe eliminimit te Armeve Kim Ike siriane ne Shqiperi, qe per pak coi ne permbysjen e qeverise Rama-Meta.
    Shkendijen e kesaj levizje e hodhi nje gazete province e humbur ruse . sikur SHBA do tu paguanrte nje shume qesharake prej vetem 1:3 milione dollare qeverise shqiptare per kete veprim, cka ishte nje genjeshter e mashtrim ala KGB. Nje Fake New tipik rus!
    Protesta e Shoqerise civile ala Sazan Guri para ambasades amerikane ne Tirane dhe
    para Kryeministrise ishte suksesi me i madh dhe deshmia se agjentura ruse i kishte ndezur te
    gjithe moltoret e saj te vjeter e te rinj ne Tirane,

    Ogur apo skenar i zi antishqiptar i Putinit !?

    Kjo veprimtari antishqiptare ka depertuar deri ne majat e opozites se shpartalluar nga korrupsioni , nga pandeshkueshmeria dhe paprkshemeria qe “Banda e Gangstereve ” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit e Sali berishes i krijoi vetvetes per 13 vjet sundim te tij, , Salikracise ala Luigji i 14-te ” Ligji jam une !”
    Pak dite pas “Cadres” berishiste te Lulezim Bashes ne qender te Tiranes Lulezim Basha njoftoi per ardhjen e “instruktoreve ukrinas” dhe shpalli “modelin Maqedon” si ruugen dhe qellimin e tij per permbysjen e qeverise te zgjedhur ne rruge demokratike e plebishitare Rama- Meta dhe “themelimin e Republikes se Re”
    Ky sihariq u dha vetem pak ore mbas takimit te fshehte te Bashes me ambasadorin rus dhe ndofta edhe me “instruktoret ukrainas: te Vladimir Putinit , RIA-s dhe GRU-se ruse.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne.
    Shpejtesia me te cilen Sali Berisha e Lulezim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Flamur Noka e Edmond Spaho , krejt kupola e PD-se iu pergjigjen ” fillimit te luftes civile ne Shqiperi” te Sputnik Putinit me ” Mosbindjen civile” te tyre eshte nje deshmi domethenese e lidhjeve te tyre me Mosken.

    “Perandoria e Djallit” dhe Djalli i Vicidolit-Fatkeqesia e Shqiperise !

    Nuk mund te pritet asgje tjeter nga nena e cdo fatkeqesie kombetare shqiptare ne historine tash e e 150 vjecare te Shqiperise..
    Nuk mund te pritet asgje me e mire nga kjo “Bande Gangsteresh”, fatkeqesia me e madhe e shqiptareve dhe Shqiperise ne hisotrine mbi 105 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar!
    Per karrike e per pushtet, Sali Berisha vrau jo vetem Arbenin e Azemin por eshte gati te vrase edhe Shkelzenin e mijera shqiptare te tjere!
    Pse!? Sepse Sali Berisha duhet te kercenonte , bente shantazh e udheqhiqte PD-ne e opoziten e hallakatur shqiptare nga qelite e burgut!
    Jo sot ! Po sot e te pakten 20 vjet, qe me shtetrrethinmin e 97-es, qe me shterrenimin e urdherat e tij per te perdorur arme kimike e napalm kunder popullit te vet!?
    E sa a sa here te tjera me pas,
    Si Sali Berisha e Banda e Gangstereve te tij politike e familjare, mediatike e financiare… eshte babai i cdo fatkeqesie te shqiptareve ashtu sikurse edhe Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave, pabesive, padrejtesive, copetimit e sakatimit te trojeve shqiptare ne Ballkan.
    Si “Perandoria e Djallit” – Rusia edhe vete djalli i Vicidolit dhe mbare Shqiperise- Sali Berisha jane fatkeqesia e shqiptareve dhe shtetit te tyre!
    Ndaj vigjilence perballe Ariut rus dhe Djallit te Vicidolit !
    Syceltesi

  15. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
    mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

  16. Genti says:

    Edhe vete e ditke qe PD tentoi ta nxirrte jashte. Po pse? Per ta mbrojtur.
    Nderkohe ti ke nje shkrim cdo dite, edhe kur nuk ke cte thuash.
    Kjo eshte kriminale Mero! Ik se ta bene gruan govate bojaxhinjte e Lad Kostes. Se gje tjeter me e keqe nuk te gjen. Fajin sta ka Lul bythqimi

  17. Babale vlore says:

    Hodhen nje cope mish te qelbur per te terhequr lukunine e qenvet, keshtu ngjan dhe kjo histori bajate qe nuk te ben as per te qeshur. Nuk e kuptoj ku hyn Fatmit Xhafa ne kete histori. Po ta thjeshtojme pa emocione thelbi eshte: Para shume viteve nje djale i ri gaboi dhe beri veprime te paligjeshme ne nje vend te huaj. Vellai i tij ne funksione shtetrore e deklaroi kete dhe kerkoi doreheqjen qe nuk ju pranua. Gjyqi ne vendin e huaj vazhdoi dhe shume vite deri sa u dha dhe vendimi perfundimtar
    Askush nuk e mohoi se faji eshte kryer dhe fajtori mbasi mer vesh jo zyrtarisht shkon dhe dorezohet ne vendin e huaj per te kryer denimin. Perse duhen pergjimet me njerez te degjeneruar totalisht qe per disa leke kane borc te shesin nenen, babane, gruan?,kujt i duhen keto skenare halabakesh kur tjetri shkon me dinjitet dhe i dorezohet drejtesise?, Si mundet nje parti politike serioze te behet njesh me nje llum qe e njeh gjithe qyteti? E kujt i sherben kjo pervec anal- isteve qe prej kohesh i kane shitur shpirtin djallit kur i zoti i punes shkon me kembet dhe leket e tij ne burg? Dhe prape pyetja: Ku hyn ministri Xhafa ne kete histori? Histori te shperlara qe mund ti sajoje vetem mendja e nje kamarjeri te vogel aeroporti qe ben part-tajm dhe punen e spiunit dhe qe krahason inteligjencen e Shqiptareve me nivelin e intelegjences se tij.

  18. TIRANA says:

    PD po kryen veprime absurde qe prej shume kohesh, eshte e qarte se Luli dhe rrethi i ngushte jane te pa pergjegjshem. Mirepo kjo ngarje e fundit shtrin veprimet e pa pergjegjeshme ne nje rreth shume me te madh, qe tregon se me qindra njerez nga udheheqja e PD jane te nivelit te ulet dhe fare pa tru, pa moral, pa ide, pa qellim politik!! Mbase populli do ta kuptoje kete PD te qelbur! Ndryshe eshte dhe ai si PD! Keni PD-ne qe meritoni!!

  19. Endri says:

    Mos Po e vrasin ruset per shperdorim fondesh e Po na pjell belaja. Mbajeni afer idiotin.

  20. @ says:

    @Mero
    Sa me pak komente marrin shkrimet e Temes, aq me te gjata behen ato te Alban Deges..
    Kapu nga rrenjet, o Mero, sepse deget thyhen kollaj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje