Nga Mero Baze
Koço Kokëdhima i është përgjigjur me një fletërrufe publike ambasadorit të SHBA në Tiranë, për shkak të asaj që ai e ka përmendur në një listë politikanësh të spastruar prej parlamentit gjatë mandatit që shkoi.
Koço Kokëdhima është larguar nga parlamenti dhe PS, për konflikt të pastër interesi me postin e deputetit, një akuzë kjo, shumë e vogël në raport me problemet që ai mbarte në PS dhe politikën shqiptare, por e mjaftueshme, si në rastin e Al Capones, për t’u ndëshkuar.
E gjithë kjo nuk vlen për të lexuar Kokëdhimën çfarë thotë, por për të kuptuar se shumë nga arritjet politike kundër deputetëve problematikë në Kuvend, janë të rrezikuara nga fakti që opozita i ka mbështetur ato si luftë klanesh, dhe jo si parime, siç i ka shitur kur e ka nisur.
Rasti Kokëdhima është më i pastërti.
Beteja kundër Kokëdhimës nisi nga shtypi, ku gazeta “TemA” pati një rol kryesor. Ajo u mbështet nga Partia Demokratike në Kuvend, derisa çështja shkoi në Gjykatë Kushtetuese. Pastaj në Gjykatë Kushtetuese rol kryesor ka luajtur lidershipi i LSI, derisa Kokëdhima e humbi mandatin.
Kjo është historia reale e ikje së tij. Partia Socialiste kishte një mllef të madh ndaj Kokëdhimës, për arsye të tjera brenda saj, për shkak të ndikimit që ai kishte mbi Edi Ramën dhe tentimin për ta ç’idelogjizuar PS-në dhe për ta kthyer në një grup burokratësh të bindur ndaj biznesit. Por politikisht, PS e mbrojti atë.
Në momentin që Kokëdhima u largua dhe humbi mandatin e deputetit, Partia Demokratike dhe LSI e shpallën atë aleat, biles e ftuan dhe në tryezat politike të opozitës.
Kjo nuk është ndonjë mëkat, pasi Kokëdhima nuk ka bërë më shumë gjëma se Berisha, por është tregues se sa joparimore janë shpesh betejat politike në Shqipëri, dhe sa të përkohshme mund të jenë fitoret e dekriminalizimit në Kuvend.
Për këtë, është shumë domethënëse që ambasadori Lu i reciton vazhdimisht emrat e spastruar nga Kuvendi, për të dëshmuar që nuk duhet të rikthehemi tek ricikilimi i tyre. Përpjekja për t’i ricikluar këta emra dhe për t’i riangazhuar në politikë në forma të tjera, apo aleanca të tjera politike, e zeron në fakt betejën politike dhe ligjore kundër tyre dhe i humbet kuptimin gjithë këtij procesi.
Në finale, demokratët e Bashës dhe LSI duket që e kanë luftuar Kokëdhimën, jo si fenomen negativ, jo si oligark, por për shkak të bindjes së tyre se ai ishte siç e thotë vetë, “mentor” i Edi Ramës. Dhe kur kanë parë që Edi Rama nuk pësoi gjë nga ikja e tij, ata e bënë Kokëdhimën “mentor” të tyre, me shpresë se kështu do t’ia dalin kundër Ramës.
Ndaj vlen apeli i përhershëm dhe dhe shpesh “bezdisës” i ambasadorit Lu, që i numëron “të rënët” e betejës për dekriminalizimin e politikës dhe kriminelët e kapur dhe të pakapur, sa here del publikisht, në formën e një bilanci. Është një listë që nuk mund të kthehet më në një menu që mund t’u riofrohet shqiptarëve. Kalimi i “ylberit” nga krahu tjetër politik, nuk është “Zgjidhje”.
E ke inat por hakun mos ja ha. Kokdhima eshte specie e vecante. Te gjithe politikanet ne Shqiperi perfundojne bisnesmene ndersa Kokdhima nga bisnesmen perfundoi ne politikan. Prinderit do ta kene te veshtire te keshillojne femijen si te pasurohet ne Shqiperi kur te rriten. Eshte me mire ta nisesh si bisnesmen e te perfundosh si politikan, apo ta nisesh si politikan per te perfunduar ne bisnesmen. Mendimi im eshte qe te dyja rruget jane te barazvlefshme. Te behesh politikane per te perfunduar si bisnesmen, eshte teori e kuptueshme gati per te tere, por te jesh bisnesmen dhe te perfundosh ne politike, eshte pak e veshtire per tu kuptuar. Eshte po aq e veshtire sa une akoma deri sot nuk e kam kuptuar Kokedhimen se pse I bente presion PS dhe Rames per te legalizuar maruanen. A e kishte kete ide si bisnesmen apo si politikane? Sic duket Kokedhima ne fund te karieres se tij kuptoi qe ja kish future kot: Me mire te jesh politikan se bisnesmen mendoi ai. Po te jesh politikan ben dhe bisnes. Po te jesh bisnesmen pse do besh politike? Politika e bisnesit eshte me ate qe te bene parane, nuk ka rendesi eshte PS apo PD, eshte Rama apo Sala. Dhe keshtu Kokedhima pesoi metamorfozen me te forte njerezore: nga Socialist u be Democrat, por piksynimi i tij gjithmone ka qene bisnesi perfshire ketu dhe maruhanen. Do ishte tregetari i pare ne Shqiperi qe do hapte dyqanet a pare dhe do tregetonte ne Evrope ne menyre legale, pa dhimbje koke. Me ne fund Kocua e kuptoi te verteten….
Kokdhima eshte nje maskarad
E ke gabim. Nuk është Koço i vetmi rast. Hidhi një sy listës së drputetëve aktuslë por edhe atij paraardhls dhe do të shohësh se hwnë dhjeyra të tillë. Sa për të të ngacmuar kujtesën të kujtoj, Alket Hysenin, Sadri Abazin, Astrit Velinë dhe lista vazhdon. Gjithsesi unë nuk shoh ndonjë të keqe në këtë fenomnn. Sa për ilustrim, miliarderi Donald Tramp është sot president i ShBA. E keqja është tjetërkund, jo pse janë biznesmenë, por sr janë në simbiozë me politikanët e tjerë për afera kooruptive, në dëm të ligjit dhe interesit publik, për pasurim edhe të mëtejshëm për vete, por edhe për politikanët të ashtuwuajtur të karrirës.
Vetem se te cudit fakti se si gjithe keta deputete e kryetare bashkish bandite dhe te inkriminuar ishin te gjithe pjelle e ripjelljes?????
Do komentoj shume pak z. Baze , nuk kemi shtet , se po te kishim Koco Kokdhima do qe me kohe brenda , dhe ska nevoj te thote Ambasadori Lu ………..tung
Koco Kokdhima eshte nje buburec patatesh qe shet dhe nenen e tij per leke.
E ke gabim. Nuk është Koço i vetmi rast. Hidhi një sy listës së drputetëve aktuslë por edhe atij paraardhls dhe do të shohësh se hwnë dhjeyra të tillë. Sa për të të ngacmuar kujtesën të kujtoj, Alket Hysenin, Sadri Abazin, Astrit Velinë dhe lista vazhdon. Gjithsesi unë nuk shoh ndonjë të keqe në këtë fenomnn. Sa për ilustrim, miliarderi Donald Tramp është sot president i ShBA. E keqja është tjetërkund, jo pse janë biznesmenë, por sr janë në simbiozë me politikanët e tjerë për afera kooruptive, në dëm të ligjit dhe interesit publik, për pasurim edhe të mëtejshëm për vete, por edhe për politikanët të ashtuwuajtur të karrirës.
Nuk është/ishte vetëm Koço që nga biznesmen u bë politikan (në fakt Koço ka qenë politikan, ish anëtar i forumit më të lartë të Rinisë Komuniste Shqiptare BRPSh dhe sekretar i parë i saj në Fier. Nga aty filloi dhe rruga e tij si biznesmen sipas platformës katoviciane). Po Sadri Abazi, Astrit Velija, Alket Hyseni, Tom Doshi, (Mark Frroku, që bëri dhe parti të vetën) Fidel Ylli, (për pak qe duke u bërë deputet dhe S. GJici) etj, a nuk janë deputetë, duke qenë edhe biznesmenë? Nuk është çudi që në të ardhmen të ketë më shumë. Këtu nuk ka ndonjë të keqe, e keqja qëndron se ç’përfaqësojnë (rasti Mark Frroku). A janë këta në simbiozë me politikën për të shtuar kapitalin e tyre, a financojnë këta politikanë të caktuar për të ardhur në pushtet, që së bashku të bëjnë para, duke bërë e shkelur ligje, në dëm të interesave shtetërore dhe publike, apo janë dhe duhet të jenë politikanë në shërbim të shoqërisë, duke mbrojtur interesin publik dhe ligjet. Ky është problemi. Në vendet perëndimore ku sundon shteti i së drejtës, nuk përbën problem qënia edhe politikan dhe biznesmen. (Rasti Berluskon, Tramp etj) Por aty problemet qëndrojnë ndryshe. Kontrolli i shoqërisë mbi ta është transparent dhe kur është e nevojshme drejtësia vepron pavarësisht se kush je, sa miliarda ke dhe çfarë përfaqëson (rasti Berluskon).
Po kush ja dhiosi koken ketij..?!