Për gjithë ata që i shqetëson dorëheqja e Tahirit!

3 Maj 2018, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqetësimi për dorëheqjen e Saimir Tahirit, duket se është më i madh se shqetësimi për mos dorëheqjen e tij për gjashtë muaj. I ngritur si një mit politik për nevoja të ditës, mbrojtja politike e Saimir Tahirit mori fund formalisht sot nga vetë Saimir Tahiri, duke dëshmuar se ai së paku beson tek liria e tij, më shumë se sa besojnë tek drejtësia, kundërshtarët e tij.

Të gjithë ata që sot vrapojnë të gjejnë arsye të tjera përveç lirisë së tij, tek ai vendim, thjesht dëshmojnë se nuk kanë pasur asnjë ditë shqetësim drejtësinë për Saimir Tahirin, por përdorimin politik të Saimir Tahirit për të dëmtuar drejtësinë.

I shqetësuari i madh nga dorëheqja e Saimir Tahirit ishte ai që foli i pari. Sali Berisha, i cili nuk dha dorëheqje kur i biri varrosi 26 vetë të gjallë në biznesin e partnerit të vet, dhe kur vetë Sali Berisha nuk pranoi as të thirrej për t’u dëgjuar si dëshmitar në vrasjen e katër qytetarëve, duke u mbrojtur politikisht, po përpiqet ta zhvlerësojë dorëheqjen e Saimir Tahirit, për shkak se i duhet të bëjë diçka të ngjashme dhe vetë.

Lulzim Basha, i akuzuar nga Prokuroria një hap para Saimir Tahirit, nën akuzën e shpërdorimit të 220 milionë eurove, dhe ministër i Brendshëm, përgjegjës për vrajsen e katër qytetarëve, natyrisht që është i frikësuar pasi duhet të bëjë diçka të ngjashme. Aq më keq që ndërkohë ai është në një proces hetimor më të thellë se vete Tahiri, për pastrim parash dhe lidhje me nëntokën e politikës ruse, dosje e cila po hetohet nga Uashingtoni në Tiranë.

Për LSI nuk kam çfarë të them, se ata i kanë pasur gjithnjë bezdi këto dorëheqjet për të shkuar para drejtësisë.

Por më tej akoma, dorëheqja e Tahirit është një standard që duhet të trembë dhe Partinë Socialiste. Çdokush në atë parti që nesër mund të ndeshet me akuza për korrupsion apo probleme të tjera të drejtësisë, ka tani një standard të cilin Partia Socialiste nuk mund ta ndryshojë. Ata duhet të gjykohen të lirë nga mbështetja politike, nëse janë nën akuza që krijojnë perceptimin se po mbrohen politikisht.

Por nga ana tjetër, partizanët e teorive konspirative të shantazhit politik, kanë tani një provë të qartë në dorë, se i shantazhuari i madh politik dhe për arsye politike në këtë histori, ishte Saimir Tahiri, dhe jo e kundërta. Ai sot është i lirë nga politika, dhe këtu merr fund çdo shantazh ndaj tij. Tani i vetmi shantazh që ai ka ndaj të tjerëve, është shembulli i tij me dorëheqjen. Fati i tij është shantazhi që tremb më shumë miqtë dhe armiqtë e tij. Dhe bëjnë mirë të tremben! Ka plot arsye që standardi i dorëheqjes së tij të mos jetë një ditë e gëzuar, sidomos  për armiqtë e tij.

18 komente në “Për gjithë ata që i shqetëson dorëheqja e Tahirit!”

  1. pesimisti says:

    Me forte duhet te ishe pergjigjur, Mero; apo je nxituar. Je treguar dhe enigmatik nga pasiguria ne ndonje rast. Krichbaun kerkoi Shqiperise qe pa shkuar Saimir Tahiri para drejtesise, jo si deputet, nuk ka hapje negociatash. Te pakten per ate dhe Lulezimin. Por tani nuk e di si do thote dhe çfare do sajoje Lulezimi! Saimiri u tregua politikan dhe burre, pavaresisht se nje djale i ri plot energji, ndersa “ai burri” vazhdon te leh si qen rrugaç pavaresisht se i ka ardhe ngordhja shume vone. Dhe me çuditi edhe media qe po jepte direkt Tahirin qe menjehere e nderpreu se filloi “ai burri” te flase jashte parlamentit. Sa te drejte paska Edi Rama kur thote KAZANI per median. Ne vend qe çdo medie ta abandonoje ate person.

    1. ben says:

      Ish minstri me i sukseshem i rilindjes kuptohet edhe trafikant.
      Dje ne emision live akuzoi ministrin aktual te rilindjes
      Se po nis nga 5 skafe me droge ne dite.
      Ja kjo eshte rilindja kjo eshte banda e trafikanteve qe qeveris.

      1. Arjani says:

        ike ore pirdhuni me gjithe kete trushplarjen tuaj…na keni care trapin ketu e 28 vjet me Saliun e me Pashkon e me leshin e me Nanon e vazhdoni te na terhiqni zvarre e na cani trapin me kete..kjo eshte banda e trafikanteve qe qeveris…Po Mona me Meten president ca jane? Mafioze? Po saliu me Lulin? Te krimbur e te degjeneruar duke u bere shembull i nje rrace llurbe?…keta do ta bejne Shqiperine?..ahahahahahhahahahaha..

      2. Zjarri says:

        O Ben te pjerdhsha ne vesh dhe ne mendje

  2. Lexuesi i TemmA says:

    I MADH JE MERO DJALI.
    BRRAVO.
    Nuk duhet asnje fjale ,e shume…, por kujt ia thue more aman!!

  3. L.H says:

    PER HERE TE PARE QE MIRATOJ 100 PERQIND NJE SHKRIMIN TEND MERO!
    Sajmiri direkt e indirekt u tha jo vetem bajgave shqipetare por edhe bajgave te SHBA-ve dhe BE-se:INI BAJGA SE INI TE GJITHE TE SHANTAZHUESHEM PER KRIMET E KORRUPSION 28 VJET PERFSHI DHE NJE MUXHAHEDINI ME EMERIN AGA BESNIK MUSTAFA-ALLA!

  4. Opinion. says:

    Kazani i mbushur me krime anti kushtetutes eshte i mbushur shume,dhe saimir tahirin nuk e detyroj drejtesia te jap dorheqje nga posti,por vetvetja e tijë,dhe pastaj pyka e qet pyken kane thane te vjetrit.
    apo afera aferen,akuza akuzen,prava tjetren prove kunder te tjerve.

  5. Dimeri says:

    Po te ishte Llalla,Tahirin do ta arestonte “qytetari dixhital” !

  6. Dimeri says:

    Po te ishte Llalla,Tahirin do ta arestonte “qytetari dixhital” !
    Basha ti bej te fala deputetit gjerman

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Dardha e ka bishtin mbrapa …

  8. shqip says:

    Perveçse uroj qe kjo histori ta pastroje Sajmir Tahirin , dua ta shty Pak me tutje arsyetimin . Ne nuk jemi garante per ate qe thote Tahiri . Vetem ai e di ne ndergjegjen e tij , se te genjesh nje opinion te tere , nuk eshte Po e njejta gje sikur te genjesh 140 pilitikane qe genjeshtren e Kane profesion , perkundrazi perfeksion . Praktikisht kjo situate mund ta çoje Shqiperine ne nje moment te ngjashem me Italine post tangentopoli. Kujtoj ne ate kohe , vetem deshmia e nje funksionari , beri ate qe te shkundej e tere politika . Dhe kjo , jo me klgj , klp , ambasadore , etj , Por me nje prokuror qe kishte nje grup te ngushte hetuesish . Ne Pak vite u zbuluan miliarda te pervetsuara nga politika . Ketu dua te specifikoj nje detaj . Ne rastin e Italise korrupsioni eshte shume me i kamufluar e sofistikuar . Ndersa ne Shqiperi çdo gje eshte ne siperfaqe . Ketu pervetsimet behen nen driten e diellit , haptas fare . Pse kerkohet me ngulm arrestimi i Tahirit ? Ne kendveshtrimin Tim , kjo lloj gjuetie behet ne nje moment te turbullt qe Po kalon vendi . Vetingu i gjyqtareve e prokuroreve eshte pasuar nga ai ne radhet e bluve . Por qe ne nje moment te afert do preke edhe politiken , institucionet . Te thuash sot se e ardhmja Jone ne Be varet nga arrestimi.i Tahirit , kjo eshte genjeshtra me e madhe . Askush ne Europe nuk merr persiper te vere kushte kaq abstrakte . E Nese Tahiri shpallet i pa fajshem ? Ç’jane keto kanibalizma . Te vjen neveri kur degjon arsyetime kaq mizerabel . Te gjithe e dine qe me Tahirin ” koke Turku ” , nuk perfundon as reforma , as negociatat , e aq me Pak krimi i organizuar . Po edhe Nese kjo do ishte vertete nje kusht , per Shqiperine dhe banoret e saj do ishte nje diskriminim e dy fytyresi nga ana e Be , dhe Shba-ve ne nje plan tjeter . Nuk marrim persiper te themi se ne ç ‘faze Jane hetimet per kete rast . As per provat qe disponon organi i hetimit . Por dime me sigurine e lajmit qe , media kombetare ne me shume se nje rast , ka sjelle prova qe qytetari Sajmir Tahiri nuk eshte objekt hetimi ne shtetin fqinje . Ka dhe nje ngerç ne nje ” komision ” parlamentar . Qe si gjithmone drejtohet ose nga Paloka , o nga Strazimiri , ose nga (ish) Ristani – Halimi , apo me te spikatur si F. Noka . Çfar ndodh ? Ndodh me e pa besushmja . Topi eshte i imi , penalltine do e gjuaj une . Paloka nuk pranon nje hetim gjitheperfshires , gjithe kohor . Jo keta duan vetem Tahirin . Atehere Nese duhet besuar ne ca principe , kjo Europe dhe kjo Amerike , te na thone qarte standartet qe ata kerkojne . Se mua personalisht nuk me bind . Te ve perpara video , me ze e me figure . Te jap rastin flagrant , imagini qe i sheh e gjithe bota . Ne nje shtet ne zemer te Europes , pushteti qellon per vdekje njerezit me duar ne xhepa . Atehere si me kerkon koken e Sajmirit , kur rastet e siperperpendura Kane bere xhiron e botes . Po qe se eshte kjo kushti per te hapur negociatat , te jeni te sigurte qe nuk do hapen . Thjesht nje preteks per te anashkaluar probleme me radikale . Shpresoj , shpresoj shume qe Tahiri ti shkoje deri ne fund kesaj historie . Majtas dhe djathtas . Do ti bente nje sherbim te madh brezave qe do popullojne kete vend . Pasi brezi yne konsiderohet brezi me lugen bosh . Ose brezi i djegur .

  9. Jak Boston says:

    Mero si nuk u lodhe duke i bere fresk Rames?
    Kur ti shkasin kembet dhe Rames te shikojme se si do perdridhesh.
    Kjo qe ndodhi me Tahirin jane lojrat qe luan Rama per te zgjatur ditet ne kolltukun qe ka, pasi Tahiri ishte nje deputet i vetem i menjanuar nga partia e tij kriminale dhe si ne cdo vend te botes qe ka nganje deputet atipik , por qe nuk ndikon ne politiken e pergjithshme, edhe vete gjermanet tani kane ekstremistet e djathte te tille.
    Gjithe puna eshte se Rama po manipulon realitetin pasi ishte Rama ai qe hengri kerbac dhe jo Tahiri, por Rama ia faturoi Tahirit per te manipuluar te verteten dhe Mero po jep kontributin e tij ne kete manipulon, qe do i dali e verteta shume shpejt.

  10. DOKTORI says:

    Doreheqja e Saimir Tahirit u konsiderua show,mos doreheqja ishte sfide dhe mbrojtje nga politika!….Ka disa pikepyetje: Po sikur te mos dohiqesjh?
    po sikur te arratisesh?
    po sikur te vetvritesh?
    po sikur te duan ta vrasin?

  11. Sdapi says:

    Ky djal qe le mandatin sot ishte pretkesti i fundit i te korruptuarve. Tani nis ora per ata vete dhe kjo i tremb aq shume sa i ka nxjerr krejtesisht nudo ne syte e popullit te vjedhur prej 30 vjetesh

  12. sul korriku says:

    Une nuk e njoh Sajmir Tahìrin por lam kere skaner modest per te:
    Ai nuk eshte trafikant por eshte perdorur nga trafikantet.
    Ai ka bere shume gabime nga euforia e moshes per postin qe dispononte.
    Ai ka bere shume gabime nga pakujdesia dhe besimi qe ka investuar tek vartesit.
    Ai rshte tipik i nje gjimnazisti tirane apo çun tirane prej verteti.
    Ai nuk eshte as vrases, as hajdut, as mashtrues as genjeshtar,as imoral.
    Ai nuk eshte Sali, Lul, Ilir, Monike, Bushat, Shkullak apo Zhej
    Ai nuk eshte Luan Rame, Petrit Vasil, F. Xhafe apo ndonje tjeter molusk-socialiste demode.
    Uroj qe te gjykohet ndershmerisht dhe me transparence

    1. Arjani says:

      Respekte per komentin. Tamam cun Tirane prej verteti. Jo si keta kurvat qe fshihen pas imunitetit e kane 28 vjet na cajne trapin. Saimiri mund te kete bere gabime, por as une nuke besoj te jete trafikant. I perdorur po edhe mund te kete qene. Por te pakten llurba Lul, Mona, Sali e Vasili te mos na japin mendje se na vjen per te vjelle me ta.

  13. Kombi says:

    PER RAHIRIN NUK KA ASNJE PROVE LIGJORE , PER TU ARRESTUAR . BERISHA &CO I KANE DOSJET NE PROKURORI ME 5 MIJE FAQE .

  14. BERLINI says:

    DOREHEQJA e Saimir Tahirit ka FRIKSUAR:Sali Berishovicin, Lulezim Bsahovicin, Fatmir Medihoxhen,Ilir “Floririn” e Shume te Korruptuar te Tjere..POR KETA QE PERMENDA jane PERFSHIREN NE VRASJEN E 4-Ter Njerezve te Pafajshem, ka Shitur INTERESAT KOMBETARE,ne Favor te Fqinjeve dhe jane te Implikuar me Sherbimet SEKRETE, si UDB-ja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje