Nga Mero Baze
lbsen Elezi është një delegat i PD nga Kukësi që u bë popullor për fjalimin e tij të sinqertë në Kuvend. Ka shumë ligësi rreth fjalimit të tij nga kupola e PD, ashtu siç ka shumë adhurim nga anëtarët e thjeshtë të saj. Por në një analizë të thjeshtë, fjalimi i Elezit, më shumë se sa tregon problemet e brendshme të PD, tregon se PD nuk është më parti e njerëzve si ai.
Ai bëri publike pesë sëmundje të rënda të PD-së, të cilat nëse shërohen, vdes lidershipi i Bashës, dhe nëse injorohen, siç po ndodh, ruhet lidershipi i Bashës dhe vdes PD-ja.
E para, është fakti që PD ka një elitë të korruptuar me deputetë milionerë, për shkak të pushtetit, çka është pengesë për t’u bërë të besueshëm si njerëz që luftojnë korrupsionin. Dhe këtu në krye të listës është Lulzim Basha e në fund Flamuri me Ristanin, të gjithë ata që janë gati të vdesin për Bashën.
E dyta, është PD si parti e kapur nga oligarkët. Elezi e ilustroi me përpjekjet e Flamur Nokës për të sabotuar protestën në Kalimash. Por ka dhe qindra raste të tjera që po ashtu janë publike.
E treta, është aleanca me LSI, të cilën PD e ka shpallur prioritet, ndërsa Elezi e shpalli fatkeqësi. Por pa atë, Basha s’ka asnjë shans.
E katërta, është PD si parti e kapur nga e shkuara komuniste dhe Sigurimi i Shtetit. Elezi thotë se “duhet ndarja e qartë me të shkuarën, por persekutorët i kemi në selinë tone”.
Dhe e pesta, që është dhe më kryesorja, është demokracia e brendshme në PD, ndërprerja e karrierës dhe katapultimi i klientëve të kryetarit, që e kanë bërë PD një parti që nuk ka më lidhje me historinë e saj.
Janë pikërisht këto probleme të artikuluara qartë dhe me guxim nga një delegat Kuvendi, që të shtyjnë tek pyetja madhore se kush është sot më popullor në PD, Lulzim Basha apo Ibsen Elezi?
E sigurtë është se është ky i dyti. Por nuk është si rival i Lulzim Bashës, as si pretendent për kryetar, por si përfaqësues i një partie që nuk ekziston më, si sinonim i një diçkaje që PD e ka të pamundur të jetë.
Ai është popullor sot, jo se ka demaskuar Bashën, por se u ka kujtuar shumë shqiptarëve, se si duhet të jetë një parti politike.
Pra simpatia për të, ka lidhje me modelin që do shumica e shoqërisë tek një parti politike.
Por Elezi u duartrokit dhe fërshëllye në sallë, u bë popullor në Shqipëri, por në fakt është një armik i atyre që drejtojnë PD, pasi të gjitha arsyet që përmendi Elezi, nuk janë arsye për të ndryshuar PD, por për të zbuar nga PD këta që e drejtojnë.
Kështu që Elezi thjeshtë nuk ka lidhje me këtë PD. Ai dhe shumë të tjerë kanë keqkuptimin se mund ta ndryshojnë PD-në me kritika të tilla, por në fakt ato nuk janë kritika. Ato janë thirrje për një ndryshim të fortë, që është i pamundur.
PD është një parti e kalbur dhe çdo përpjekje për ta ndryshuar, thjesht e shpërbën. Njerëzit që e kanë pëlqyer Elezin, duhet të zgjedhin të jenë ose me atë, ose me PD-në, pasi PD dhe ai nuk kanë punë me njëri- tjetrin.
Demokrati kuksian Ignes Elezi,
me ate diskutimin e tij dhe me
duartrokitjet e fuqishme qe mori
nga salla, me ka dhene shprese
edhe mua qe jam nje socialist dhe
mbeshtetes i Rames.
Me njerez si Ignes Elezi ne drejtim,
krijohet nje opozite e forte dhe plot shprese
qe i tund themelet Edi Rames dhe e ben qeverine
te punoje me mire.
Me Lulzim Bashen, nuk ka opozite fare dhe shpresa
ka vdekur me kohe.
Edi Rama do te drejtoje i sigurte derisa te linde ndonje uragan i fuqishem opozitar.
Shum respekt per Elezin. e degjova cfar tha dhe me beri pershtypje qe Gjanaj i tha ke 15 min. qe flet…
E verteta eshte gjithmon e hidhur. Ky djali tha disa te verteta te hidhura per “doktorin” dhe me shume per Lulushin
Asnje nga “7000” te pranishmit ne sallen e Kongreseve nuk ngjall besim !
Ky shkrim i Meros per PD eshte e njeta kopje e shemtuar po ta kthesh ne
arsyetim edhe per PS ,MJAFTON te ndrrosh siglat e partise nga PD ne PS.
PO e njeta histori dhe e njeta muzike. Autoritare Rama, Autoritare Basha.
Ato qe tha zoti Elezi i thote i gjith populli shqiptare se nuk eshte militant
me fishkedhima si ato qe fishkedhyen Eduart Selamin dhe te njete ata
qe fishkedhyen Ben Blushin. Rama eshte kapur ne gracke sepse europa
nuk pranon mashtrimet RAMA-META- BERISHA. Prandaj Rama eshte guri
i fundit i kesaj politike autoritare qe ka zaptuar shtetin shqiptar. Perendimi
ka inveshtuar dhe do ta mbroje invetimin e vet ne shqiperi. politika e ketyre
injoranteve ka marre FUND, keta e kuptojne shume mire por nuk dine si te
dalin. RROFTE AMERIKA PER SHQIPTARET, sepse shqiperia nuk behet kurre
me njerez alldupe si RAMA -META-BASHA-BERISHA.
Si èshtè e mundur qè ky kuksiani paska ndènjur kaq gjatè me kètè bandè ???
Per ke histori e ke fjalen z.Baze ?Kjo partiçke lindi me vrasje e do ta mbylle veprimtarine e saj po me vrasje !Kjo partiçke eshte kriminele qe ne themelin e saj e e tille eshte edhe sot qe mban peng nje vend!PD-eshte kamuflimi i Berishes ne veprimtarine tradhetare e kriminale BERISHJANE dhe asgje me shume!Kush ka qene pika me kulminante e saj ne sherbim ose ne zhvillimet pozitive te ketij vendi te vetshpallur kolonial ,na thuaj nje dhe vetem nje qe Shqiperia te kete rrugetuar drejt vendeve te zhvilluara!!!!!PD nuk eshte e kapur siç pretendon zotrote me ligesine qe mbart nga kominizmi por nga agjenturat e huaja qe jane ulur sot e 30 vite kembekryq e qe mbajne ne prehrin e tyre kriminele “burra shteti” si puna e Berishes ku deri dje tundeshin duke i vene ne gjume nga njerez qe i sherbenin nga afer ketij perbindeshi duke u treguar perallat e nates nga “zeri i Mrikes”!Pena jote vertet eshte e forte por shkruhet me moral te dobet ndaj edhe nuk ka efektin e duhur!Sikur perbindeshi Berishe mos te kishte abandonuar dje Ty z.Baze si propagande e Izet Haxhian si bodigard edhe sot me bemat e tij do te qe ne ndrejtim te ketij vendi duke u dekoruar si “burre i larte shteti” nga pasuesit e pseudodiplomacise!Shqiperia eshte e marre peng e per pasoje veshtire se mund e duhet te shpetoje nga kthetrat e jenave qe here pas here e shqyejne duke u emertuar “zot te ketij vendi”!Shqiperine e keni kthyer ne kuplara e qe sot kerkoni ti prishni imazhin duke i ndruar bojen ku po nuk iu ndryshua destinacioni e po nuk u disifektua si godine ajo perseri do te sherbeje si e tille nga pamoraliteti qe sot ka zaptuar kete vend!
PD-ja, por jo vetem, eshte nje nga organizatat (bandat) kriminale qe kultivohen me bollek ne truallin shqiptar. Nje kuksian i vetem (dhe 100 sikur te jene) nuk ndryshojne dot maxhorancen e 7000 te tjereve qe dominojne sallen dhe mjedisin politik e shoqeror te Shqiperise. Njesoj ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe ne bandat e tjera te politikes dhe te rruges, sepse ky mentalitet qe manifestohet kudo, eshte pjese e kultures dhe nivelit te shoqerise sone. Per te kuptuar fenomenin, mjafton te shikosh e degjosh komentet e mbushura me sharje, kercenime dhe egersi te pales kundershtare. Ky popull, ka nevoje per te pakten nje brez, qe te drejtohet nga nje Guvernator i huaj per tu civilizuar.
PD-ja, por jo vetem, eshte nje nga organizatat (bandat) kriminale qe kultivohen me bollek ne truallin shqiptar. Nje kuksian i vetem (dhe 100 sikur te jene) nuk ndryshojne dot maxhorancen e 7000 te tjereve qe dominojne sallen dhe mjedisin politik e shoqeror te Shqiperise. Njesoj ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe ne bandat e tjera te politikes dhe te rruges, sepse ky mentalitet qe manifestohet kudo, eshte pjese e kultures dhe nivelit te shoqerise sone. Per te kuptuar fenomenin, mjafton te shikosh e degjosh komentet e mbushura me sharje, kercenime dhe egersi te paleve kundershtare. Ky popull, ka nevoje per te pakten nje brez, qe te drejtohet nga nje Guvernator i huaj per tu civilizuar.
undefined
Mua me çuditi sa fjala, aq edhe emri i ketij Elezit. Une nuk di te kete emer turk Ibsen, se shqiptar jo e jo. Por di qe shkrimtari me i madh suedez quhej Henrik Ibsen. Disa vepra te tij jane botuar edhe ne shqip ne kohen e diktatures. Njera nga ato quhet “Nje armik i popullit”. Mos valle edhe Ibsen Elezi do te konsiderohet sot nga PD-ja si armik i popullit?! Ose i PD-se?! Dhe ne rast, se Elezit i kane vene emrin e ketij shkrimtarit suedez (qe per mua duket gati si e pamundur) kjo do te thote se edhe qendrimi, edhe fjalimi i tij, ka ne baze nje lloj qytetarie dhe kulture europiane, te trasheguar ndofta nga nje rreth familjar qe i ka kapercyer traditat, prapambetjen dhe zakonet e zones ku ka lindur.
Pd-ke eshte vetem per te shkaterruar.Nga ajo parti nuk kemi pare gje tjeter,vetem rremuja,djegie,shkaterrime,destabilitet,çirrje,akuza te kota,shpifje,kercenime,na ka ndare nga bota etj. E per ç’fare e duam kete parti? A mund t’i jepet vota kesaj partie fashiste? Kurre.
PD kishte menduar se kuksianet i duheshin vetem per mundje !!!
Ajde supleks ajde !
per ju qe nuk jeni nga KUKESI nuk e njihni.OPo per ne kuksianet eshte emer shume i njohur.I deklaruar kulak i rregjimit i vuajtur nga injoranca,Vjen nga nje familje shume e mire dhe e zgjuar. Prandaj zoteri dhe emri i tij vjen nga i mdhi HENRIC IBSEN.Babai i tij dhe gjithe familja shume te zgjuar jane.E tregoi veten se eshte djale trim