Nga Mero Baze
Majlinda Bregu do të jetë prej vitit 2019, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në nismën e Europës Juglindore. Ky është posti më i lartë që një politikan shqiptar ka marrë këto 25 vite në krye të institucioneve europiane dhe është mundësuar për shkak të profilit të Majlinda Bregut në çështjet europiane, pasi në garë kanë qenë shumë emra të njohur të politikës rajonale, por dhe bonsensit që ka treguar qeveria shqiptare, duke mbështetur aplikimin e saj me rekomandim pozitiv.
Në këtë aspekt, fitorja personale e Majlinda Bregut është një ngjarje europiane për Shqipërinë, ndaj së cilës politika shqiptare duhet të reflektojë.
Së pari, duhet të reflektojë për profilin e politikanëve që promovon dhe aftësinë e tyre, për të pasur vlera të pranuara europiane. Majlinda Bregu konkurroi me disa emra shumë të njohur politikanësh rajonalë, ish- kryeministra, ministra dhe deputetë, të cilët garuan në këtë post, dhe përzgjedhja si fituese është një shenjë e mirë.
Nga ana tjetër, përzgjedhja e saj është një leksion për mënyrën se si politikanët shqiptarë duhet të sillen në arenën ndërkombëtare, kur vjen fjala për një ngjarje shqiptare. Kandidimi i Bregut ishte personal, pasi është formula e aplikimit për atë post, por rekomandimet politike për mbështetjen e kandidaturës merren nga qeveria e çdo vendi. Qeveria shqiptare ka dhënë rekomandim pozitiv për Bregun, edhe pse është figurë politike e një partie kundërshtare, dhe kjo i ka vlejtë më shumë qeverisë, se sa vetë Bregut, pasi ka lënë shije të mirë tek ata që e kanë parë.
Përfytyro tani të ketë Berisha në dorë mundësinë për të thënë një fjalë të mirë për një kundërshtar politik në Europë, dhe ta bëjë këtë. Edhe tani që bëhet fjalë për çeljen e negociatave dhe nevojën për një gjuhë më pozitive ndaj të ardhmes së Shqipërisë, ai dhe PD kanë kaluar në gjuhë ekstreme kundër vendit të tyre për qëllime politike, e jo më për emra konkretë.
Së fundmi, ky është një leksion dhe për lirinë personale të çdo politikani. Shumë politikanë shqiptarë problemin më të madh që kanë në jetë është se ngelen pa punë, nëse i heq nga deputet, pasi nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Majlinda Bregu është tanimë një vlerë e Partisë Demokratike, një parti që nuk gëzon dot për të, çka tregon regresin real që ka brenda asaj force politike.
Bile më keq se kaq. Për shkak se Basha nuk e ka uruar, nuk guxon ta urojë dhe asnjë ish- koleg i saj, ende deputet në atë parti, çka tregon autoritarizmin e Bashës mbi listën në parti.
Majlinda Bregu u la jashtë Parlamentit nga Lulzim Basha dhe u zëvendësua me Klevesin apo Salianjin, ndërsa një institucion europian ka lënë jashtë politikanë të njohur dhe ka zgjedhur Bregun. Ky fakt është shpjegimi për vizionin e Lulzim Bashës për PD.
Në këtë aspekt, ish- deputetë të PD të larguar brutalisht nga Basha, nga karriera politike, dhe kushdo që ndjehet i fyer nga qëndrimet e tij klienteliste, duhet të provojnë se dinë të gjejnë veten e tyre në shoqëri dhe politikë, edhe pa Lulzim Bashën dhe PD. Qoftë si politikanë që ja rinisin nga e para, qoftë edhe si profesonistë nga fushat që vijnë. Se për demokratët, më shumë shpresë në të ardhmen është dikush si Bregu që i përfaqëson në familjen europiane, se sa dikush si Basha që i përfaqëson si “dhëndër brenda”.
I madh vertete Mero je.
Nuk mund te shtoj asgje tjeter komentit tuaj.
Shume domethenes,vecanerisht per PD.
Tani ata duhet te zgjedhi midis Bashes dhe nje tjetri si Majlinda per te drejtuar partine.
Mero Fantastiku
Te lumte,,
PIRDH,PIRDH SE ÇFRYHESH! NE KURIKULUMIN E KANDIDATEVE ISHTE TRASPARENCA E PASURIVE!?
KJO SI 99 PERQIND E KESAJ POLITIKE E KA VENDIN NE BANKEN E TE AKUZUARVE PER ATA QE KANE TRU!
Leri keto profka ,Mero vellai,,,nuk jane ne nivelin e analizes tende te zakonshme.
Shqiperia eshte kaq e vogel dhe kaq e deshifrueshme ,ne syrin dhe vemendjen publike,saqe koniukturat politike qe i sherbejne m.prudentinos dhe i shfrytezon ashtu sic di ajo,nuk jane asfare nje shembull meritokracie,,,,por jane shembull i vertete dhjakslliku ekzemplar.
Shqiperia ka njerez ,profesioniste te talentuar,te panjollosur ,qe mund te jene ku e ku me perfaqesues dhe nderues per te ne organizmat europiane.Sa per dimensionin e lirise qe disponon m.bregu,,,,ate e ke ne lotet curk te saj per doreheqjen e dr.mortjes me 26 qershor 2013-te.
TUNG.
Krahasim I bukur Mero!..Ja Evropa, Ja mejdani. ja dhe bash kapedani!..
Bukur. Partia talibane e Salehut s’ka per te mesuar asgje nga zhvillimet bashkekohore. Eshte detyre e atyre kokrrave te pakta qe kane mbetur ne te, qe ta kerkojne te ardhmen e tyre, jashte kesaj force politike te degjeneruar e korruptuar plotesisht.
Nuk eshte fitore “personale” per deri sa Qeveria ka patur “bonsensin” per nje rekomandim pozitiv. Tek e fundit eshte produkt dhe propozim i nje Qeverie shqiptare, pra si zakonisht edhe ky emerim eshte pjese e lojrave te Kupoles ne Tirane. Organizmat nderkombetare e kane rregull qe te aktivizojne subjekte nga te gjitha shtetet pjesemarrese.
Meritë dhe rrespekt më s shumti ka pa dyshimë z. Rama dhe qeveria.
Imagjinoni të ishte Lyli apo vicidolli në vendin e Ramës e të kandidoje ndonjë socialistë për k’të postë kaq të rëndsishëm?, mbase lyli do i ankohej putinit?.
Kurse sa i përket znj. Bregu dallimi mes saj e ata si lyl,myl,syl,bylykbashibuzuk etj etj, është si nata me ditën.
E ke fjalen si bisturi kirurgu. Bravo doktor.
Nese ate qe arriti Majlinda Bregu,do ta kishte arritur Ben Blushi;-do te ishte”uruar”nga Edi Rama?
Kurren e kurres,sepse eshte me egoist se Basha.PS,vite me rradhe sulmon Berishen per viktimat
e Gerdecit,nga ana tjeter marrin me vete ne bisedime dipllomatike Fatmir Mehdiun,pergjegjesin
direkt te kesaj tragjedie!!!Dalja ne krah te Majlinda Bregut nga megafonat e PS,nuk eshte as me pak
e as me shume,por pjese e moralit hipokrit dhe jo e se drejtes.Keta hodhen tej Ben Blushin,nga te
paktet politikane me vlera,vetem sepse kerkoi te zbatohej statuti Partise,ketej na tregojn perralla
me Mbret.
KJo eshte thirrje per ata shqiptar qe dine te lexojne ndonje gazete dhe jane futur ne breket e Saliut e Lulezimit. Dilni andej se do asfiksohi perfundimisht e i lerni dengelat qe nxirrni koken nga e çara e brekeve! Po vjen dhe Izeti e do na thote shume gjera. Prape ashtu do ngeli ju shqiptare shpirtezinj?! Ej, ! nje jete keni dhe pas ca dite apo vite do vdisni. Mos vdisni si qente e rrugeve, por vdisni , te pakten, me pak dinjitet, se ngelet vetem gjallesat e urrejtjes. Majlinda, pavaresisht se ka te metat e saj me ndonje biznesmen apo debulesen per breket e Saliut, prape si shqiptare inteligjente nderon vendin ne ate pozicion. Une kenaqem qe femer shqiptare na perfaqeson ne Europe, por me erresohen syte kur Europa zgjedh Majlinden e partia demokratike shqiptare e denigron. Sa larg Europes kjo parti, zgjohuni e jepni vendin qe meriton ne keto kohe. Bravo, Mero! e ke kapur drejte çeshtjen, por a do kete “demokrate” qe te shqetesohet?!
O zigur, e para thuhet bravo Shqipëria, sepse ajo përfaqëson veten ( unë për vete nuk e respektoj) por dhe Shqipërinë njëkohësisht, e dyta Rama kur u pyet për Blushin nuk e shau, por tha e vlerësoj dhe e respektoj përpjekjen e tij për të bërë parti të re dhe se Do ishte një opozitar më i mirë Blushi se Basha. E treta meqënëse je i paguar vetëm të shash,mundohu ndonjëherë të dalësh mbi pagesën nga (shkërdheni dhe krimineli, hajduti sali kërma )dhe të flasësh për artikullin dhe jo për personat. E katërta në rast se Rama do ndihgjohet në ndonjë vend si përkrahës apo dhe hajdut, po ta them unë i pari të dhjefsha Ramën,sepse ne duam Shqipërinë dhe no politikanët.
Çfare jane keto krahasime servilash te P.S ?
Çfare jane keto krahasime servilash te P.D ?
Çfare jane keto krahasime servilash te L.S.I ?
DIFERENCA E VERTETE ESHTE: ÇFARE KA PRODHUAR SI REZULTAT KJO POLITIKE PERGJEGJESE 28 VJEÇARE ???
KRAHASIMI I VERTETE ESHTE: – midis rroges se politikanes Bregu – midis azilanteve shqiptare qe kane marre rruget dhe kodrat pas bregut.