Nga Mero Baze
Sali Berisha është zbythur dje nga me takt nga “akuza” e tij rreth të ashtuquajturës kërkesë për arrestim nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, duke rikeqpërdorur në mënyrë të pamëshirshme ish- kryeprokurorin e Shqipërisë dhe ish- presidentin e Shqipërisë. Duke qenë se e mendon çdo ditë mundësinë e arrestimit të tij, dhe këtu nuk ka faj me ato që ka bërë, ai provoi në “sqarimin” e djeshëm, se ka bërë një “provë gjenerale” për të testuar sa mundësi ka pasur që perëndimorët, ndërkohë që bënin reformën, të kishin një plan për arrestimin e tij.
Duke qenë se ai problem kryesor në gjithë procesin e reformës, kishte vetëm ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, dhe sidomos kompetencat e OMN, ai paska tentuar të prodhojë një lajm rreth kërkesës për arrestimin e tij.
Siç e pranoi vetë, në këtë skenar ai ka përfshirë presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, në një version fare banal. Ka thirrur Adriatik Llallën dhe i ka thënë t’i thotë Bujar Nishanit se ka pasur një kërkesë për arrestim. Ky i fundit pastaj ka thirrur ambasadoren Vlahutin. Në fund, nuk ka ndodhur asgjë, pasi ka qenë thjesht një gënjeshtër, por i gjithë skenari dëshmon se kë kemi pasur president dhe kryeprokuror.
Dy figurat kyçe të shtetit shqiptar kanë qenë aq joseriozë dhe të verbër në shërbimet politike, sa kanë rënë dakord të prodhojnë një gënjeshtër shtetërore, dhe përmes kësaj, të shantazhojnë ambasadoren e BE në Shqipëri.
D.m.th kryeprokurori, i cili duhet të vihet në lëvizje vetëm nga faktet dhe shkresat zyrtare, ka pranuar të jetë dëshmitar anonim në një deklaratë e cila është e mjaftueshme që sot t’i hedhësh prangat si mashtrues në emër të shtetit shqiptar.
Presidenti, edhe më i mangët seç e kemi ditur, po ashtu ka pranuar të bëjë sikur e thërret zyrtarisht për të mësuar të vërtetën, dhe në fund gjithë skenari ka përfunduar si kafene e plakave të lagjes, që dikush i tha dikujt diçka, por në fakt nuk e dimë sa e vërtetë është.
Nga e gjithë kjo histori poshtëruese për krerët e institucioneve të shtetit shqiptar, e vetmja gjë që vlen është që Sali Berisha, së paku e ka menduar burgun, dhe nuk është ashtu siç kërkon të hiqet.
Por nga ana tjetër, mënyra kriminale si ai ka përdorur institucionet e shtetit shqiptar në funksion të një paranoje të tij, është e frikshme.
E gjithë kjo histori vlen tashmë të hetohet zyrtarisht dhe njerëz të tillë që keqpërdorin një zyrë të lartë të shtetit shqiptar në funksion të një paranoje, duhet të përballen me ligjin.
Shantazhi që i është bërë në këtë rast zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, është ekstrem, dhe është bërë jo vetëm në mungesë të çdo fakti, por dhe duke keqpërdorur pa mëshirë dy institucionet më të larta të shtetit, presidentin dhe kryeprokurorin.
Një kryeprokuror që merr një kërkesë të tillë në zyrë nga një diplomat, ose duhet të ndalojë diplomatin dhe të kërkojë zbimin e tij nga Shqipëria, ose duhet të marrë në dorë faktet që ai i jep dhe të operojë për t’i zbardhur. Kurse ky versioni që zotit Llalla i paskan kërkuar gjithë ambasadorët arrestime dhe ky nuk i ka denoncuar, na bën vendin më qesharak në botë edhe kur nuk është e vërtetë.
Pasi kjo na lë të besojmë, se në zyrën e Adriatik Llallës mund të ketë shkuar kushdo dhe të ketë kërkuar arrestime dhe linçime, dhe ai ka vepruar pastaj sipas qejfit.
Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë, që tani shqetësohen se në zyrën e kryeprokurorit ka shkuar Arta Marku, po dëshmojnë se kanë pasur aty jo më një kukull, por një ushtar të neveritshëm politik, që ka pranuar të vihen në gojë të tij, gjëra që nuk ja kanë dëgjuar veshët. Ai është dëshmitari i rremë më i rëndësishëm i shtetit shqiptar, pasi po përdoret si i tillë, jo për ndonjë vrasje ordinere, por për të futur në luftë Shqipërinë me Perëndimin dhe për t’i shërbyer paranojave të një plaku që shikon ëndrra me burg.
Mjafton kjo për të kuptuar kë kemi pasur president dhe kryeprokuror dhe për kë duan t’i vënë zjarrin Shqipërisë opozitarët e sotëm. Kemi pasur kryeprokuror dikë që provë quan dëshirat paranojake të Sali Berishës dhe president dikë që mendon se zyra e presidentit është zyrë për të noterizuar çdo paranojë të Sali Berishës. Edhe kur të gjitha palët e dinë se bëhet për të goditur praninë e Perëndimit në Shqipëri.
O mero e humbe dhe ti kontaktin me te verteten
u bere mish me dy sy!!!
E dime kush eshte opozita dhe mekatet e saj
na thuaj kush eshte ambasadori dhe ambasadorizmi juaj !!! !!
apo frika bwn te vetwn!!!!?????!!!
Për të tillë gazetarë
ka nevojë Vatani
por, më vjen çudi
si s’paska komentu Nalbani?!
Dy sakate, njeri nga koka e madhe dhe tjetri nga koka e vogel. O zot ku jemi.
Pse nuk e zbardh komentin tim zoti moderator?
Apo ke frike se ka kritika konkrete per opoziten e sidomos per qeverine?
Po mire o Mero e morem vesh qe Berisha nuk e dashka perendimin,por nuk kemi marre vesh ate me te tmerrshmen,qe perendimi pse e ka dashur kaq shume Berishen,per deri sa ai shkaterroi shtetin shqiptar dhe e coi ne prag te luftes civile ne 97-ten ,qe hapi depot e ushtrise duke armatosur te gjithe popullit e qe sot vrasin njeri tjetrin si pulat?
Po kur Berisha pa pyetur asnjehere te vetme opoziten per 8 vjet rresht caktonte gjyqtaret dhe prokuroret e tij besnike dhe perendimi heshti?
Po kur Berisha pushkatoi 4 protestuesit ne 21 janar,zhduku te gjitha crregjistrimet,kur nuk u perfillen fare ekspertizat e FBI-se per armet,kur nuk zbatoi urdherin e krye prokurores se Pergjitheshmme per arrestimin e drejtuesve te gardes,kur i fyeu boterisht presidentin e Republikes dhe kryeprokuroren e pergjitheshme si rrugac e lavire bulevardi dhe ata e quajten atre “burre shteti”?
Po kur Berisha vodhi para nderkombetareve votat e zgjedhjeve te 2011 per Bashkine e Tiranes pse heshten perendimoret?
Po kur Berisha ndryshonte ligjet cdo vit per te ulur pensionet e ushtarakeve ne rezerve deri sa per 3 vjet nuk u dha asnje qindarke,pse heshten keta perendimore?
Po edhe sot qe nuk ka asnje sindikate te puntoireve etj ne Shqiperi dhe ka dhjetra OJQ qe paguhen nga perendimoret,por qe nuk i japin gje popullit,pse heshtin perendimoret?
Po kur kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranes shpenzon me miliona euro vetem per qendren e Tiranes,vetem per te lustruar imazhin e tij,kur te gjitha ish komunat,tani brenda Bashkise Tirane janbe kthyer ne Geto pse heshtin keta?
Rama kerkon te na pranojne ne BE,por kete e do per vete e jo per popullin!
Se ne shqiptaret nuk na pranon shteti yne,kur bejme ankesa por nuk na degjon njeri,atehere pse na duhet Europa?
Mos kujtojne keta sundimtaret tane qe Europa do te ndertoje cerdhe,kopesht,shkolle,lulishte,rruge,etj ne Yzberisht (KMY) dhe keta vetem do presin shiritin?
Shteti e shget ujin e piste per uje te pijshem,por perendimi hesht!
Do thone keta perendimoret:
-Ku i dime ne te gjitha keto?
Keni te drejte qe te mos i dini,por merreni vesh se ne Shqiperi nuk ke ku te ankohesh dhe qe te zgjidhin hallin.
Edhe media shqiptare eshte e shitur,sepse edhe po te cosh shkrime me kritika konkrete per qeverine nuk ta botojne,nga frika se ajo ua pret reklamat!
Pse nuk e zbardh komentin tim zoti moderator?
Apo ke frike se ka kritika konkrete per opoziten e sidomos per qeverine?
Mos u lodh o Mero me kete pyetje!
Shqiptaret e kane pare dhe hequr mbi kurriz se cfare sistemi politiko-kriminal u instalua ne Shqiperi npas 90-tes dhe qe u quajt “demokraci”!
Le te dalin sot ata “dhjetoristet” qe na krekosen se jane ata heronjte qe sollen kete palo demokraci,kur ne fakt sollen fashizmin dhe nazizmin bashke!
Ku jane keta qe u quajten si te perndjekur politike,kur shumica e tyre ishin hajdute,p[ederaste apo pjella te diversanteve,spiuneve etj qe punonin per interesat e armiqve te Shqiperise?
Cfare kane bere per 28 vjet keta kellira,pervec uluriimave si gjoja antikomunistre,qe ne fakt ka qene antishqiptar?
Cfare demokracie pretendojne se na sollen keta laro,kur sot ne Shqiperi zhvillohet nje LUFTE KLASASH e pa pare ne bote?
Kane 28 vjet qe merren me Evner Hoxhen,por nuk ua mban bytha te maten me atre BURRE SHTETI TE MADH me vepra konkrete!
Beni nje referendum popullor,o korba tre fashizmit dhe do shikoni nse cfare i keni bere ketij populli te mjere!
I premtuat Europen,Zvicren,por na cuat ne mesjete!
Cfare shteti ndertuat ju qe u krijoi kushte qe nje grusht kriminelesh dhe hajdutesh te behen miliardere me korrupsion,ndersa mbi 90% e popullit nuk kane me cfare t’i ushqejne femijet!
Na kerkoni te denoncojme korrupsionin,por na i keni mbyllur te gjitha rruget e denoncimit!
Sotr nuk gjen asnje vend ku nte ankohgesh e te zgjidhin hallin,megjithese reklamohen facebook-u,zyra te shumta te maredhenieve me publikun e qytetaret,por qe asnje pune nuk bejne!
A ju terheq vemendjen pse asnje pushtetar nuk ben sot pritje populli?
Po me ankesat e popullit a e dini cfare behet?
Ua them une qe po e pesoj kete maskarallek te administrades se kalbur shteterore mbi kurriz!
Me ankesat e qytetareve qe nga poshte e deri ne kryeministri “fshijne bythen”!
Vazhdoni me luften kunder komunizmit,kerkoni rezoluta kunder tij,kerkoni t’i hiqen dekoratat Ennver Hoxhes,ngrini shtatoret e krimineleve Rexhep Mitrovica e Xhaferr Deva,te Hamit Matjanit e Isa Toskes,te sali Berishes e Grida Dumes etj! se keshtu ndihmoni me mire armiqte e Shqiperise deri sa ta shesin te gjithe 28 mije km/2 qe kemi sot!
Doni te dini parashikimin per te ardhmen e Shqiperise?
Shikoni kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj,qe shpenzoi te gjithe buxhetin e Tiranes per sheshin Skenderbej,sepse atje vijne turistet,ambasadoret etj,ndersa ne periferi nuk vjen njeri se atje mund te marrin ndonje semundje tre rrezikshme nga plehrat e qente e rruges qe rriten te lumtur ne Tirane nen mbrojtjen e shoqatave te tyre dhe shtetit!
Se ne qender parakalojne LGBT-te,sepse me keto 4 shkronja nuk kuptojne 90% e shqiptareve se per cilet behet fjale!
Se po t’u thuash se keta jane pederastet qe dinim ne,do te vinin duart ne koke!
Pra nuk eshte halli tek ish presidenti e ish kryeprokurori,por tek sistemi politik qe i pjell dhe ushqen keta montsrtra!
Mero djali si gjithmone i sakte. Mjafton te shikosh vetem keta te dy, per te kuptuar se sa shkaterrim I solli ketij vendi Berisha, PD dhe militantet e tyre. Ne nje vend ku kryeprokurori nuk ka qene vecse nje kapo mafie dhe presidenti nje anetar/ushtar i padrinos se madh Berishes shkaterrimi eshte total
ka te drejte llalla
ambasadori e ka quajtur salen “burre shteti”
ja behet kjo??? ??
ka te drejte llalla
ambasadori e ka quajtur salen “burre shteti”
ja behet kjo??? ????
Ce duan Perendimin derrat kur kane vjedhur dhe femijet e tyre tallin hallatet neper bote me leket e shqiptareve.. Sali Gelbaza se ka dashur kurre Perendimin.. U duhej per financimin e kolltukut te tij per interesa personale por jo per publikun dhe rreforma te dhimbshme te domosdosshme.. Keta ngaterrojn Perendimin me disa te huaj per interesa ekonomike.
Të isha president i shba nuk bombardoja sirinë por i çoja nganje rraketë
neper shtëpitë e këtyre hajdutëve dhe të degjeneruarve .Dhe po të tepronin (se janë shumë)
nja 4-5 tek parlamenti ditën e enjte.
Shpresojmë te nxehet Lu-ja.
Mero konkludon ne nje te vertete qe per ne te gjithe eshte e thjeshte si veza e Kolombit qe te gjithe e kemi ditur por edhe me te hidhur per ne te gjithe ngaqe ka te beje me majen e piramides shteterore.Gabimi i madh i socialisteve ne 2013 kur populli me 1milion shuplakat e tij i tregoi vendin Berishes duhet te kishte pastruar institucionet e larta shteterore te Presidentit, Prokurorit, Sherbimit inteligjent, e gjykatave nga me te lartat e deri me te ulta.Reforma filloi shume vone pas demeve te bera.Nese nuk gjenin argumentimin e duhur ligjor e kushtetues te gjenin ata qe dinin ti benin keto argumentime por fakti eshte se i bene deme vendit per mese 5 vite.Ala nivelin e zyrave shteterore e kane pertoke.Ky eshte gabimi i Rames jo shtetar.Te tjerat jane llogje kavaje.
Po nje tomahawk ne Parlament te enjten, por nje te enjte te rendesishme ku te jene te 140, dhe e gjithe qeveria. Mundesisht te ishte dhe Ilir Muti brenda. Duhet qe USA ta na e beje kete nder. Fundja e paguajme nga buxheti koston e raketes kur te zgjidhet qeveria tjeter.
Mero! behu pak serioz kur thua qe per kete intrig te saliut ose te trojkes famekeqe parti e derrave,duhet bere hetim.
Ketu eshte bere mooti mullar dhe nuk ke nga ta fillosh hetimin.
Ke te hetosh me pare?
Kush te hetoj? kur te gjithe jane te mpleksur me korrupsionin me intrigen me lidhjet farefisnore apo krushqit apo me miqsit e drekave dhe darkave………
Kur kryeprokurori akuzohet per korrupsion,a imagjinoni se ku kan perfunduar te tjeret,ku ka perfunduar politika….
ketu ka 28 vjet qe akuzojne dhe mbrojne njeri tjetrin per ceshtje madhore,dhe ti pret qe te hetohet per nje ceshtje limonad,qe po te ishte per keto lloj intrigash salehu e co duhej futur brenda qe ne vitet 92
Llalla eshte kaq budalla, kaq ushtar i bindur, sa s’ ka ditur c’ ka bere. Ai tani e kupton, nga editorialet dhe komentet sesa i rendesishem eshte ajo karrige, ajo zyre, ai post.
Në burg plerat, se na kanê dhunuar dhe turpëruar.
BERISHA do kalbet nê burg ,ai po e ndjen këtë.??
BERISHA, KRYEKRIMINEL!!??
Si thote komentuesi i pare zoti Mero ti ke humbur lidhjen me realitetin dhe kjo eshte vdekje klinike per nje analist.
.
Si jemi katandisur ne nje republike ambasadoriale qe nga 1992 asgje nuk behet ne Shqiperi pa lejen e Amerikes dhe me pak te Europes..
.
Nese shteti amerikan qe ka kete nenpunsin Lu vetem per lexim fermanesh do kete vetem 1 % deshire te zbatoi ligjin ne Shqiperi duhet te fuse Berishen ne burg se jane mijra krime te dokumentuara dhe nga vete amerikanet…Ose ka ardhur koha qe USA & BE ti drejtohen shqiptareve ku te luten se ato ose jane te pafuqishem te arrestojne saliun e tyre..ose po e bejne kete loje per ta shpetuar ate.
Keto qe thua ti Mero me keto sofizma bajate shume komentues (edhe une midis tyre) i kane thene me kohe
PSE NUK E ARRESTON USA & BE SALIBISHEN E TYRE ? (koment para 5 vitesh= me aktual sot))
Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.
Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.
.
Le te analizojme nje shembull PIKANT :Shkerdhen berishen me ermal ilir enver hoxhen
Ndersa i pari ka bere krime te dokumentuara ku dhe ambasada amerikane i ka publikuar here ps here…..i dyti pra nipi enverit eshte arretuar per aresye banale dhe deri tani nuk asnje akuze nga drejtesia..pervec nje raportimi te nje prokurori gjerman anonim qe ndoshat eshte nipi adolf hitlerit.
.
Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje
PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES
QE NUK KA RAME AS OBAME( tani KEMI TRAMPIN) TA SHKULE NGA VENDI
….
1-PRESIDENTI
2-K/PROKURORI
3-KRYETARI SHIKUT
4-KLD
5-KLSH
6-70% E ADMISTRATES
7-VOA E ELEZ BIBERISHES
8-VATRA
9- GJYKATAT SHQIPTARE
10-DONALD LULUSHI
11-HELMUTI ALEMANIES
12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
14-KALI TROJES ILIR MUTA
15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
Pra me thjeshte Shqiperia
eshte e pushtuar
nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES
dhe eshte menxyre kombetare
qe kemi nje kryeminister te tredhur
,hallatet e te cilit jane
ne bodrume ambasadash
.
Ky poshtrim kombetar nga miqte ne tolerimin e lexueshem ndaj perbindeshit Sali eshte jo vetem me i rende se cdo pushtim nga armiqte por po ben qe nje shumice absolute shqipataresh po kthejne koken nga Enver Hoxha..jo per merite te tij por nga tolerimi kriminal i miqve ndaj monstres me te felliqur qe ka nxjerre shoqeria njerzore
Sh mire e ke o zoti Mero per ti njohur keto mostra, por e keqja eshte se kjo fare opozite qe kemi prodhon vetem te tille rrace ,ata nuk I degjon edhe nje here te vetme te flasin per se mbari se sala I ka bere te gjithe si veten
Mero ti flet per nje president qesharak, por ne kete ke dhe nje president tjeter, bile te zgjedhur dy here.
Mero evlat. Xhepazeja ska goditur Fizet, por mullaret.
Kaq vjet nuk e ke marre vesh akoma?
Tym e flake po ndes anembane, por vetem kashta digjet.
I vetmi president, ( vullnetar ne mbrojtjen e bustit te Enverit) i mefshte, hileqar, partiak ky ishmustaqe miu Nishani. Krahasohet ky me Z.Moisiu? Sakat ne trup e shpirt, pooor patericen e Berishes e beri palacoja. Ky dallkauku i prokurorise beri patericen tjeter dhe tani po na sulmojne shba-ne. Po pasurine dhe pislkeqet me shitblerje e fshehje pasurie kush ti beri more kale topash? Ti duhet te gjykohesh ne publike jo ne sallat e gjykates, kurse Nishani do gjykohet ne krevat , se gjynahet ne kete dynja do lahen.
Mero , po kryeprokurorja e rradhes a nuk po ben te njejten gje mbasi ndjeu ngrohtesine e kolltukut ku ul ! I levizi te gjithe drejtuesit e prokurorive ne rrethe por te vetmin qe ka lene eshte me I korruptuari , dhenderri I baba Takut . Kuptohet , me miratimin e Rames .
Mero-ja vazhdon te merret me Llallen e Nishanin. Te gjithe e dine se ata kane qene e jane ushtare e mercenare te bindur te Berishes. Edhe te Metes. Por Meta dhe Berisha (me ane te Bashes) gjithmone jane marre vesh me Ramen per interesat e tyre madhore te pushtetit dhe vjedhjes me ane te korrupsionit shteteror. Prandaj dhe e ruajne njeri tjetrin dhe pavaresisht kercenimeve, sa per cfaqje publike, nuk kemi pare deri me sot vullnet te sinqerte dhe hapa juridike per te penalizuar dhe denuar krimet e njeri tjetrit. Vetem deklarata boshe, propagande dhe demagogji, nderkohe qe provat e korrupsionit dhe pasurite e paligjshme jane bere kapice, per secilin prej tyre. Sikurse duket, keshtu ka per te vazhduar. Prandaj nuk mund te behet Shqiperia duke penalizuar vetem prokurore dhe gjykates, pa shkaterruar me pare kupolen e mafies qe ka mberthyer te gjithe politiken. Luften nuk e bejne ushtaret, o Mero djali. Ata jane vetem mish per top. Neqoftese ke bythe, merru me te tre “komandantet”!
O Sali o komandant. Bar hame e ty s’te leme ne burg.
mero.servil.njeri nga te fryeje era.pse nuk thu per Lu te rrije ne pune te vet si diplomat(ma mire thuaj thashethemaxhi)qe pa fakte akuzon ke te doje,kurse per Tikun kerkon prova.Provat qe nuk siguron policia e papafte kerkoni tjera kujt.
lexoj e ka fajin sala,luli,llalla,bujari,rama,meri dhe hidhi ne det ,nuk e kane fajin ata por shqiptaret ver ke tecduash ne krye,keshtu si ketaxdo behet po te jete shqipta-gomar’
I have a dream :……nje qeli e akullt e ftohte dhe brenda: Berisha , Rama, Likja, Mona , Basha … dhe te jene live ne nje kanal televiziv 24 ore; nderkohe te na sjellin nje kryeminister “ te jashtem” mundesish gjerman ose japonez, nje grup gjykates dhe kryeprokuror amerikan dhe ta lene kete popull te jetoj kete mut jete qe eshte e shkurter dhe te gezoj femijet dhe natyren ….. do thoni ju keep dreaming….. ok ëndrra jane bejne vaki dhe dalin :):)