Paratë e Soros-it dhe gënjeshtrat rreth Soros-it

6 Prill 2018, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk është skandal që Lulzim Basha, gruaja e tij, Jamarbër Malltezi, Argita, apo të tjerë në PD, janë financuar nga Fondacioni “Soros”. Soros ka qenë në Shqipëri prej vitit 1991 për këtë qëllim. Ai ofronte bursa dhe sponsorizime për të rinj që donin të studionin jashtë dhe që kishin nevojë për ndihmë financiare. Paranoja rreth Soros-it dhe betejat konspirative rreth tij, janë një trend mediokrësh të vitit 2017-2018, të cilët kanë ekzistuar gjithnjë në periferi të shoqërive tona, por që PD dhe Basha, i nxori ata në krye dhe i konsideroi seriozë, biles dhe për të ndërtuar kauza.

Por problemi real i Lulzim Bashës është gënjeshtra publike dhe papërgjegjshmëria për ta përdorur gënjeshtrën për përfitime politike.

Kemi së paku dy raste të forta. Në kulmin e betejës në çadër, Lulzim Basha kishte bërë kauzën e debilëve të shoqërisë kundër Sorosit, kauzë politike, dhe mbante përditë fjalime në çadër kundër Sorosit, me shpresë se dikush do t’ia çonte Trumpit dhe ai do shkrihej nga kënaqësia. Pikërisht në këtë kohë, ai ka dhënë një intervistë tek “Opinion” dhe ka deklaruar se ka zero lidhje me Soros. Pra, ka gënjyer për një interes të fortë politik, ndërkohë që kishte ngritur një kauzë kundër Soros-it.

Deklarata e tij politike reflekton karakterin e një lideri të papërgjegjshëm, që për të kaluar një situatë të caktuar politike, armën kryesore të tij ka gënjeshtrën.

Rasti i dytë është dhe më i rëndë.

Pasi humbi thellë zgjedhjet dhe pasi i hoqi PD-së rreth 240 mijë votues me lëvizjet që bëri në PD, filloi një garë fallco për kryetar të PD-së, përballë Eduard Selamit. Ky i fundit është një politikan mendjehapur që vjen nga SHBA, që e njeh Xhorxh Sorosin, pasi e ka pritur bashkë me Berishën në vitin 1991, dhe që i duket marrëzi beteja kundër tij. Pikërisht edhe pse nuk e kishte problem manipulimin kundër Selamit, Lulzim Basha dhe aty e përdori gënjeshtrën. Në një takim në Korçë përballë Selamit, ai u betua se kush zbulon një lidhje të tij me Sorosin, ai do ta falenderonte dhe do jepte dorëheqjen.

Padiskutim që kjo ishte një gënjeshtër, por një gënjeshtër që e ndihmoi atë në një moment të vështirë politik, po prej një gënjeshtre të vet.

Se sikur Lulzim Basha të mos kishte shpikur kauzën e rremë të Soros-it, nuk kishte pse gënjente më tej për Soros-in. Por kur e nis politikën me gënjeshtra, prej saj do ta pësosh.

Sot Lulzim Basha është dhe përballë fakteve, që është financuar ai dhe gruaja e tij, nga Soros-i, që i ka paguar shkollën në Hollandë, dhe përballë gënjeshtrave të tij, se nuk ka pasur kurrë lidhje me Sorosin, dhe nëse zbulohen fakte, ai jep dorëheqje.

Çdo politikan normal do kishte dhënë dorëheqje pas kësaj, por ai me siguri po bën gati gënjeshtrën e tretë. Nuk e dimë se cila do jetë, por me siguri do thotë që nuk kam thënë se nuk kam marrë para, por që nuk kam lidhje me Sorosin, përveç parave. Është ngjashëm si në një lidhje me një prostitutë, shkon vetëm për seks kundrejt lekëve, por nuk ushqen ndenja për të. Vetëm kjo gënjeshtër i shkon.

19 komente në “Paratë e Soros-it dhe gënjeshtrat rreth Soros-it”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Me dashje apo pa dashje Mero sot pranoi me kete artikull qe si e djathta e lulit si e majta e velo-rames pjerdhin ne nje poçe, ne poçen e Sorosit. Muhabeti i Sorosit nuk eshte konspiracion idiotesh, pasi sic thone, merita me e madhe e djallit ishte qe bindi njerezit qe nuk ekzistonte. Dihet boterisht dhe pranuar nga vete Sorosi qe strategjia dhe ideologjia e tij jane perhapja e liberalizmit dhe multikulturalizmit qe shkurtimisht do te thote qe nuk ka nocion kombi apo rrace apo morali ne kete glob, identiteti kombetar i bazuar mbi kulturen, gjuhen, rracen,, etnine per Sorosin nuk ekziston, kjo eshte filozofia e tij dhe kete axhende dhe filozofi ai e financon dhe e con perpara duke sponsorizuar shkollimin dhe pergatitjen e kuadrove Sorosiste qe te jene te gatshem per te marre pushtetin dhe vene ne jete filozofine e tij liberaliste dhe te multikulturalizmit. Ky nuk eshte konspiracion idiotesh Mero por nje fakt i vertetuar dhe pranuar. Tani fakti qe Sorosi ka sponsorizuar Bashen, Veliajn, Ramen, etj politikane te brezit te ri qe po pergatiten te marrin pushtetin ne shqiperi eshte i vertetuar, nqs deri dje kishim dyshime qe ai mbeshteste vetem te majten sot ti na vertetove qe ai ka futur ne kllapa edhe te djathten me silurimin e Bashes ne krye te PD. Kjo eshte dhe arsyeja se pse Basha, Velua dhe Rama mbeshtesin njeri tjetrin dhe jane pjese e rrotacionit politik ne krye te shtetit shqiptar ne te ardhmen. Ai vend eshte i denuar te kete vetem sundimtare qe vete-emerohen opozitare apo pushtetare. Popullit, gishtin as always..

    1. mul nokovic udb says:

      Ka mundesi te japesh fakte per keto qe ke shkruar per ideologjine Sorros qe nocioni i kombit,rraces etj etj nuk egzistojne? Fakte se ku dhe kur Soros i ka thene keto qe shkruan ti? Fakte dhe jo linke nga website te me orientim politik te djathte.

      1. Sit back and relaks says:

        Po te pergjigjem me nje pyetje, ke fakte per te kunderten? FBI ka nje stil hetimi, kur do te vertetoje qe dikush eshte ai qe ata dyshojne qe eshte e fillojne hetimin duke u perpjekur te faktojne mbi bazen e veprimeve te subjektit nen hetim qe ai qe ata hetojne nuk eshte ai qe ata dyshojne qe eshte dhe ne fund pasi lane ndare shapin nga sheqeri vendosin. Ti ma verteton dot te kunderten e asaj qe kam thene bazuar mbi veprimet e sorosit dhe open society organization?

        1. Sa logjike e forte kjo, “une te akuzoj, ti ke per te detyre te gjesh prova qe te hedhesh poshte akuzen time, dmth fajtor derisa te provosh qe je i pafajshem”. Vetem katundaret nga sh!thole i Shqiperise mund te thone seriozisht kete. Katundaret coji ne hene prape katundare mbeten. Epo mire, une te them ty ‘your momma is a ho’, me provo te kunderten…

        2. mul nokovic udb says:

          Hajde llogjike idioti hajde. Ne gjithashtu nuk kemi fakte qe ty nuk te perdhunon nje gomar mashkull cdo dite.

      2. Sit back and relaks says:

        Po te pergjigjem me nje pyetje, ke fakte per te kunderten? FBI ka nje stil hetimi, kur do te vertetoje qe dikush eshte ai qe ata dyshojne qe eshte e fillojne hetimin duke u perpjekur te faktojne mbi bazen e veprimeve te subjektit nen hetim qe ai qe ata hetojne nuk eshte ai qe ata dyshojne qe eshte dhe ne fund pasi lane ndare shapin nga sheqeri vendosin. Ti ma verteton dot te kunderten e asaj qe kam thene bazuar mbi veprimet e sorosit dhe open society organization? ?

    2. tati says:

      dukesh si binjak i Bashes por me trap akoma..
      ik or dudum

    3. Deni says:

      Super, ky shkrim duhet te ishte artikulli kryesor dhe jo koment

  2. mul nokovic udb says:

    O injorante e kelyshe te Putinit. Donald Trump dhe George Sorros jane partnere ne disa biznese. Trump Tower ne Chicago eshte ngritur me parate e Sorrosit.

    1. Sit back and relaks says:

      Trump ka financuar dhe fushaten e demokrateve dhe hillaris, per Trump paraja dhe pushteti prevalon mbi gjjtheshka, per para shet dhe gocen. Trump thjesht shfrytezoi kauzen e ekstremit te djathte dhe nacionalisteve amerikane per tu bere president. Now is stuck with that shit.

  3. Dimeri says:

    Te merresh me Bashen,sikur degjon nje prostitute,duke u betuar per virgjerine !

  4. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    e virgjer eshte,sepse eshte qepur.ndaj dhe ka njerez qe i shkojne mbrapa.virgjerine e lules e garanton monalikes floriri.sa here qe shqepet dr muli dhe dr petriti i rrine te koka.

  5. Andrey says:

    O Mero lodhesh kot me Lulin.Ai kerkon ne cdo rast kauze nga hici.Ai eshte ne gjendje te mohoje dhe babane e tij vetem qe te ngreje fortune ne nje gote uji me te vetmin qellim te krijoje rremuje per te penguar sa te munden reformen ne drejtesi se cdo dite qe kalon po u shembet sistemi i ngritur i drejtesise me te ciin mendonin te mos prekeshin perjetesisht te gezonin parate e korrupsionit galopant.Le te supozojme nje moment te bien dakort per amnisti per ato ckane bere deri tani ,jane ne gjendje te lene dhe politiken dhe te bejne edhe kopshtar me parajsen e tyre monetare (shih sherbetorin e tyre Llalla qe do te behet vreshtar zanatin qe ja ka lene babai vetem se pa prona.Pasi siguroi pronat ne moshe me te pjekur e kuptoi qe investimi jetes ne drejtesi e beri qe te behej vreshtar ne pleqeri) Tani ne qofte se per show m ediatik ti ngre argumenta per ta kundershtuar ate jo veten se nuk ndjen ndonje gje ,por ato fakte i perdor qe te krijoje ndonje kauze tjeter.Thjesht tall bythen duke patur rreth vetes nje grup qe e mbeshtet me shprese se hane ndonje kocke po te vij ai ne pushtet duke na i servirur si popull qe i dhimbset shume atij dhe babait te tij shpirteror qe jane ne gjendje te krijojne dhe konflikt veri-jug per interesa personale me drejtesine qe deri tani ja kane dale.

  6. Laku says:

    Mul udb ja ke fut pordhes.Sorra i thote hapur keto mendime.Ti kur e ke pare ate ender qe Trump na qenka prtner me Sorren o morr i kuq.

  7. Ï paemer says:

    Sit back @ take it up in the asss.Soros eshte thjesht nje kapitalist miliarder si gjithe kapitalistet e tjere. Interesi i vetem i tij eshte te shtoje miliardat e dollareve né llogarine e tij , njesoj si Trump, bezos, Gates. Muhabetet e tjera jane karlliqe per katunaret qe kane dell né vend te materies gri né tru.???

  8. Rr. B. Gramshi says:

    Ore ti qe ulesh ne bythe dhe qetesohesh, cfare kerkon te transmetosh me komentetin tend!
    Kapacitetin tend, te justifikosh genjeshtren e Lulit apo ate qe ti je analist me i afte se Merua!?
    Kam pershtypjen se vjen paksa delirant.

  9. AZ... says:

    Dimeri i bythes :te thuash qe PKSH. PPSH. SOT PPSH
    Eshte parti demokratike dhe per demokraci njelloj si te thuash qe:HITLERI KA QENE NJERI HUMAN

  10. Laku says:

    Si ka mundesi dhe mbron Sorren o Mero.Ai flet hapur pro socializmit.Ky shpirt zi ka trdhtuar gjakun e tij ne lufte,dhe e justifikoi se ishte i vogel,15 vjeç.Sorrosi blen politikane qe shiten lire dhe injekton teori qe kombet skane nevoje per histori as tradite.Futja e literatures homoseksuale ne shkolla e verteton me se miri kush eshte Sorra.

  11. Bureto says:

    Or Lak! Po ku po e mbron Mero apo dikush tjetër Sorrosin? Me gjithë mënd e keni se një miliarder dëgjon se ç’thonë e shkruajnë disa provincialë? Mero, po thotë tjetër gjë, që Basha ka gënjyer e gënjen, se ai nuk ka marrë financime nga Sorrosi për studime në Holandë. Dhe gënjeshtra për mosfinancimin e tij, nuk do t’i interesonte askujt sikur ai, pra Basha, mos gënjente se është Rama ai që është financuar. Shqip i thonë: hajduti bërtet, kapni hajdutin! Jo more njerëz. Të ënjten, datë 5 prill, ambasadori amerikan deklaroi/pohoi në emisionin Opinion, prerë dhe qartë, se Fondacioni për një shoqëri të hapur e Sorosit, që ka sponsorizuar edhe Bashën etj., ka financuar pjesërisht, edhe Reformën në Drejtësi. A mos vallë është kjo ajo që atë dhe të tjerë i djeg? Amerikanët po thonë që reformën në drejtësi e iniciuam dhe e financuam ne e BE dhe Fondacioni Soros ka kontribuar pjesërisht. Meqë nuk ua mban t’u turren amerikanëve dhe Brukselit, që u ka hapur telashe të mëdha me këtë reformë, merren me fabulën soroniane. Vetëm naivët mund të besojnë përralla të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje