Nga Mero Baze
Reagimet ndaj vendosjes së pagesës në autostradën Rrëshen- Kalimash brenda vendit, duket se reflektojnë më shumë ndarjet politike, se sa problemet reale që lidhen me atë që e quajmë “Rruga e Kombit”, ndërsa në Kosovë duket se po zbulojnë një ndjenjë të mezipritur për të shfryrë ndaj Shqipërisë. Them se brenda vendit reflektojnë ndarjet politike dhe qëndrimet ndaj qeverisë, qoftë dhe për faktin e vetëm se kritikët, në shumicë mbështetës të opozitës, janë të njëjtët të cilët jo vetëm i kanë dal zot vjedhjes së 1.3 miliardëve në atë rrugë, që në fakt është fillimi i destabilizimit të ekonomisë sonë kombëtare, por kanë qenë mbështetës që kjo taksë të vendosej në vitin 2011 deri 2013, kur qeveria Berisha- Meta tentoi ta vendoste. Pra, është thjesht politikë.
Por përtej reagimeve opozitare, dua të flas për dy problematika të kësaj taksës, që lidhen dhe me disa reagime krahinore dhe raciste nga verilindja dhe Kosova, të cilat tentojnë të maskohen me vello “patriotike”.
Problemi i parë real që ka koncesioni, lidhet me vetë qëllimin e tij. Kur qeveria jep një koncesion për një shërbim që nuk e kryen dot, nënkupton se ajo nuk ka mundësi financiare, dhe ja jep dikujt më të fuqishëm se ajo për të investuar, dhe pastaj për ta nxjerrë investimin përmes taksës, vendos traun.
Kjo është praktikë normale. Por 1.3 miliardë euro të harxhuara nga Berisha e Basha për ndërtimin e “Rrugës ë Kombit”, në fakt nuk e kanë ndërtuar atë rrugë. Autostrada është e papërfunduar, e parrethuar, rruga nga Kukësi në Morinë është me ura gjysmake dhe në shumë vende ka nevojë për ndërhyrje, për të rritur sigurinë.
Qeveria nuk ka fuqi ta bëjë këtë gjë dhe ja ka dhënë një privati. Konsorciumi privat që e ka marrë këtë kontratë qysh në vitin 2016, fillimisht do të ishte mirë të investonte në rrugë, pra të mbyllte urat, të rrethonte autostradën, të rriste sigurinë në vendet e rrezikshme, dhe pastaj të vendoste traun të mblidhte lekët. Ky është problem parimor, që ka të bëjë me natyrën e koncesionit. Se nëse do të mbledhim njëherë lekët, e pastaj të bëjmë autostradën, atë mund ta bënte vetë qeveria, nuk kishte pse t’ua jepte privatëve. Privatëve u jepet kur qeveria nuk ka mundësi.
Problemi i dytë që ka të bëjë me çmimin, lidhet sërish me koncesionin. Çmimi është i lartë, dhe është lidhur sërish me nevojën që ka konsorciumi të mbledhë lekë në një kohë më të shkurtër për investime, ndërkohë që çmimi duhet të reflektonte shtrirjen në kohë të kthimit të investimit, duke nënkuptuar një konsorcium të fuqishëm. Dhe këto dy probleme janë realisht problemet që shoqërojnë kontratën koncesionare.
Reagimet e tjera pastaj janë të palogjikshme dhe lidhen ose me krahinizmin, ose me “patriotizmin” falls.
Kur Sali Berisha nisi të bënte këtë rrugë, Banka Botërore ja refuzoi ndihmën, pasi i tha është projekt “patriotik” dhe i padobishëm, jo efiçent. Drejtoresha e Bankës Botërore ja tha këtë në sy të të gjithëve në konferencën e donatorëve në Tiranë, në mars 2006. Pas kësaj, Sali Berishës ju errën sytë, pasi ishte duke bërë llogari me gishta sa lekë do fitonte dhe bëri atë deklaratën e famshme, se “do shkrinte dhe florinjtë e nënave dhe vajzave shqiptare dhe do ta bënte rrugën”. Dhe në fakt shkriu më shumë se aq, por ne nuk u ndjemë.
Nuk pashë atëherë ndonjë reagim nga Jugu i Shqipërisë apo nga Tirana, përse po harxhoheshin 1.3 miliardë euro për një rrugë që të çonte në Kukës. Askush nuk reagoi për atë projekt tërësisht korruptiv, që gjithë konsulentët e kundërshtuan. Edhe presidenti turk i ENKA, ndërtuesi i rrugës, ja ka kundërshtuar në zyrë Sali Berishës projektin dhe e ka këshilluar të zgjerojë autostradën Milot- Shkodër dhe të bëjë një rrugë me tre kalime, superstradën Bushat- Gjakovë përmes luginës së Drinit, që më vonë do shoqërohej me hekurudhë. Do ishte disa herë më e lirë dhe më e mirë.
Por Sali Berisha bëri atë që kishte plan në kokën e tij dhe në kokë të tij, i vetmi plan ishin miliardat.
Tani kur pjesa tjetër e Shqipërisë ja toleroi këtë masakër “në emër të kombit”, nuk e kuptoj pse përfituesit kryesorë të rrugës, d.m.th zona e verilindjes dhe Kosova reagojnë për taksën si padrejtësi raciste ndaj tyre. Atë rrugë e përdorim të gjithë dhe do ta paguajmë të gjithë kur e përdorim, por kur ajo ishte pa u bërë, Kosova dhe verilindja e kishte nevojë themelore dhe u “diskriminuan pozitivisht” në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë, duke marrë 1,3 miliardë, për të ardhur në Tiranë për dy orë.
Tani ata që mund të ankohen, mund të jetë pjesa tjetër e Shqipërisë, por jo ata që realisht ja shikojnë hajrin asaj rruge.
Pjesa tjetër e Shqipërisë ka përballuar një shifër korruptive 1,3 miliardë euro dhe nuk ka reaguar me ligësi dhe provincializëm ndaj verilindjes dhe Kosovës, për të thënë pse po i harxhojmë paratë për ata. Kurse tani për 5 euro taksë, që në fakt ka problematikën e saj, ka shpërthyer një histeri kundër Shqipërisë, a thua se ne jemi fajtorë që do kalojmë më pak se ata, në atë tunel.
Kjo, sidomos për pjesën e Kosovës. Përderisa rruga për ta është jetike, ata nuk nuk mund të mos jenë kontribues në këtë histori. Qeveria shqiptare ka bërë boll masakra ndaj popullit të vet me këtë rrugë që nga fillimi, por asnjë masakër ndaj Kosovës. Pesë euro për atë që do të vijë në Shqipëri nga Kosova, nuk është arsye për të mallkuar Shqipërinë, përveç rastit kur mezi pret një rast ta mallkosh.
Është njësoj sikur dikush nga Dropulli niset drejt Athinës dhe tani që është bërë autostrada e re, paguan rreth 50 euro për 500 km nga Kakavija në Athinë, dhe të mallkojë qeverinë greke se e ka bërë për inat të grekëve të Shqipërisë këtë taksë, që mos të shkelin në Greqi. E ka bërë për llogari të vet dhe qytetarëve të vet.
Kosova është përfituese nga kjo rrugë dhe të diskriminuar janë shqiptarët, shumica e shqiptarëve që kanë paguar për të dhe do ripaguajnë. Kosova me shëndet do ta bëjë me këto 5 eurot tek tuneli. Mund t’i bien pak më gjatë nëse nuk duan t’i paguajnë, por ta kursejnë helmin ndaj Shqipërisë, se nuk është për ta ajo taksë. Për ata do jenë taksat në autostradën e tyre që do të vihen së shpejti, por ne nuk do t’i mallkojmë. Këto taksa janë për të zezën tonë qysh kur ka nisur ajo rrugë. Nga dëshira për të vjedhur si “patriotë”!
Të lumtë mor vëlla !Ti i sqaron mirë situatat.
Ne jemi mësuar rumpallë. Mezi po përshtatemi me rregulla
loje . Mesjetë pra !! Por JAVASH-JAVASH, do gdhendemi ,
ne dhe ata që na bëjnë politikën. ???
Mero, nje nga shkrimet me te sakte dhe me te goditur te tuat. Noten 10.
Kush nuk do me kuptu, nuk ja ke ti fajin.
Jo ore gomar Jo, je ti ai qe nuk kupton ose ben sikur nuk kupton. Duam te dim ku shkojne parate e takses Majko dhe takses naftes? Si ka mundesi qe nga kto taksa qe vilen miliona euro nuk gjenden leket per te mirembajtur rruget?
Ky kokeb…tha thote jugoret nuk u ankuan se pse u be kjo rruge. Un vet jam Jugor, pse duhej ne te ankoheshim se Tirana dhe Durresi pra Shqiperia lidhej me Kosoven? Pse? A mos eshte veriu dhe Kosova vetem e veriorve!? Jo Gelbaze. Jemi te gjithe Shqipetare dhe KOSOVA DHE SHQIPERIA ESHTE E TE GJITHE ATYRE QE NDIHEN SHQIPTAR. Ska rendesi nga cila zone je, nese ke deshire ta vizitosh Kosoven eshte normale qe do kalosh ne kte rruge se sdo i biesh nga Kina. Pra dhe per Jugun kjo rruge ka perfitime sepse turistat nga Kosova vizitojne dhe Jugun e Jo vetem Durresin e Tiranen. Po Ky plehra sillet e sillet e prap qeverine mavi nuk e kritikon por e justifikon me lloj lloj dredhie. TAKSA PER KTE RRUGE S DUHET BERE DHE PIKE, AS O.1 CENT SEPSE ESHTE VJEDHJE E PASTER E QYTETARVE SI SHQIPTAR TE SHQIPERISE SI SHQIPTARE TE KOSOVES E TE TREVAVE TJERA SHQIPTARE. Kjo takse eshte vetem nje MUNDESI E ARTE GRABITJEJE E PERSONAVE TE AFERM TE PUSHTETIT,KAQ.
Ore gdhe po taksa e Majkos nuk dilte as per 10 km. rruge te Saliut. Jane 1.3 miliarde euro o tytyc nga 450 milion qe ishte projekti. Thirri mendjes dhe nese s’ke llogjike…mos kalo andej.
Jo ore gomar Jo, je ti ai qe nuk kupton ose ben sikur nuk kupton. Duam te dim ku shkojne parate e takses Majko dhe takses naftes? Si ka mundesi qe nga kto taksa qe vilen miliona euro nuk gjenden leket per te mirembajtur rruget?
Ky kokeb…tha thote jugoret nuk u ankuan se pse u be kjo rruge. Un vet jam Jugor, pse duhej ne te ankoheshim se Tirana dhe Durresi pra Shqiperia lidhej me Kosoven? Pse? A mos eshte veriu dhe Kosova vetem e veriorve!? Jo Gelbaze. Jemi te gjithe Shqipetare dhe KOSOVA DHE SHQIPERIA ESHTE E TE GJITHE ATYRE QE NDIHEN SHQIPTAR. Ska rendesi nga cila zone je, nese ke deshire ta vizitosh Kosoven eshte normale qe do kalosh ne kte rruge se sdo i biesh nga Kina. Pra dhe per Jugun kjo rruge ka perfitime sepse turistat nga Kosova vizitojne dhe Jugun e Jo vetem Durresin e Tiranen dhe Jugoret kan mundesi te vizitojne vellezerit e tyre dhe token e tyre matane kufijve te imponuar nga te plotfuqishmit e botes. Po Ky plehra sillet e sillet e prap qeverine mavi nuk e kritikon por e justifikon me lloj lloj dredhie. TAKSA PER KTE RRUGE S DUHET BERE DHE PIKE, AS O.1 CENT SEPSE ESHTE VJEDHJE E PASTER E QYTETARVE SI SHQIPTAR TE SHQIPERISE SI SHQIPTARE TE KOSOVES E TE TREVAVE TJERA SHQIPTARE. Kjo takse eshte vetem nje MUNDESI E ARTE GRABITJEJE E PERSONAVE TE AFERM TE PUSHTETIT,KAQ.
Per ca i vjel taksat atehere shteti? Kur s qenka i zoti te mirembaje pronen publike? Atehere le te JAPIN DOREHEQJE.
Jo ore gomar Jo, je ti ai qe nuk kupton ose ben sikur nuk kupton. Duam te dim ku shkojne parate e takses Majko dhe takses naftes? Si ka mundesi qe nga kto taksa qe vilen miliona euro nuk gjenden leket per te mirembajtur rruget?
Ky kokeb…tha thote jugoret nuk u ankuan se pse u be kjo rruge. Un vet jam Jugor, pse duhej ne te ankoheshim se Tirana dhe Durresi pra Shqiperia lidhej me Kosoven? Pse? A mos eshte veriu dhe Kosova vetem e veriorve!? Jo Gelbaze. Jemi te gjithe Shqipetare dhe KOSOVA DHE SHQIPERIA ESHTE E TE GJITHE ATYRE QE NDIHEN SHQIPTAR. Ska rendesi nga cila zone je, nese ke deshire ta vizitosh Kosoven eshte normale qe do kalosh ne kte rruge se sdo i biesh nga Kina. Pra dhe per Jugun kjo rruge ka perfitime sepse turistat nga Kosova vizitojne dhe Jugun e Jo vetem Durresin e Tiranen dhe Jugoret kan mundesi te vizitojne vellezerit e tyre dhe token e tyre matane kufijve te imponuar nga te plotfuqishmit e botes. Po Ky plehra sillet e sillet e prap qeverine mavi nuk e kritikon por e justifikon me lloj lloj dredhie. TAKSA PER KTE RRUGE S DUHET BERE DHE PIKE, AS O.1 CENT SEPSE ESHTE VJEDHJE E PASTER E QYTETARVE SI SHQIPTAR TE SHQIPERISE SI SHQIPTARE TE KOSOVES E TE TREVAVE TJERA SHQIPTARE. Kjo takse eshte vetem nje MUNDESI E ARTE GRABITJEJE E PERSONAVE TE AFERM TE PUSHTETIT,KAQ. Nuk eshte cudi qe kto koncesione i fitojne perher njerez si Kastrati e company.
Per ca i vjel taksat atehere shteti? Kur s qenka i zoti te mirembaje pronen publike? Atehere le te JAPIN DOREHEQJE.
pyet Lulushin se ku vajten ( se ja gjeti vendin 230 mln euro ooo ujku )
Ta pyese Ramuti Lulushin. Ndaj i mori votat, jo ta shperblente me 14 milion euro.
Pyet Ramutin pse e pagoi Lulushin?
Pse pagoi Nishani 80 milione?
Kish ndonhe arsye te forte ti falte token e Nishanit kishes? I kishte bere presion Papa?
Pershendetje Landa
Plotesisht dakord me ato qe thuhen ne kete shkrim por ka nje pasaktesi “TE VOGEL”
Jane te sakta ato qe thote Baze por te mos harrojme qe ne Greqi apo gjetke qytetaret kane mundesi te zgjedhin midis autostradave ME PAGESE dhe (kur nuk e kane me aq ngut) rrugeve nacionale FALAS, rruge te cilat ne rastin e Shiperise sone te dashur ose nuk egzistojne fare ne ate zone qe mbulon rruga e kombit ose jane ne gjendje tmerresisht te keqe ne zonat e tjera si psh. Tirane Durres (jashte autostrades kur i bije nga Ndroqi).
Nje hallexhi qe duhet te beje 60-70 km rruge psh nga Kuksi ne Rreshen duhet te paguaje 5 euro apo 65 mije leke te vjetra shume qe perfaqson mbi gjysmen e ndihmes sociale qe i akordon me “bujari” qeveria.
Hallexhi, o halexhi, me duket se nga hallet e shumta ke harruar edhe arithmetiken e fillores.
A mundesh te na e spjegosh se si 5 euro na bekan 65 mije leke te vjetra?
Nuk e kisha ditur qe kursi i kembimit te euros me lekun qenka 1 euro=13 mije leke te vjetra.
A
Vertet e ke te madh hallim o hallexhi, por 5 evro jane 6500 leke te vjetra jo te reja!
Duket qe je si Luli. Nuk di tabelen e shumzimit.
5 euro nik bejne 65000 leke por 20 here me pak, pra 6500 te vjetra. Ku keno diplome universiteti po nuk paske mbaruar as filloren . Se tani nuk ka as shkolle nate…
Artikull i ulet sa me s’behet. Mbjell percarje Kosove-Shqiperi dhe Veri-Jug. Me siguri i porositur nga vende armike. Elitat e korruptuara dhe te paafta ne te dy anet e kufirit (ku hyjne edhe pronare gazetash si puna jote) demtojne te gjithe shqiptaret kudo qofshin. Duhet te jesh rrufian i madh ta spostosh debatin ne plan krahinor. Nese neser kryeministri yne do fuste ne burg Berishen dhe Bashen per abuzimet e bera me rrugen e Kombit, kuksianet dhe kosovaret, korcaret e kaniniotet do t’i dilnin ne krah. Nuk e ben se nuk eshte kryeministri yne, po i atyre qe fitojne tenderat.
Shume i sakte komenti jot. Respekte
Pse nuk shkon per me jua bere nje bythleprirje andej kufirit Mero une ta paguej taksen e rruges £10 ja vlen per nje bythleprirje nga ty per ca miq te mi ne kosove- do tu them qe te kan ngrene shume grosh per ty mund edhe ndonjeri te dhjer ne goje po ti se kie problem kete pune se je mesuar me kete ushqim kesaj here do te jete Made in Kosovo..
Banditët ndërtojnë autostrada për interesa personale e Partiake dhe pastaj i quajnë Rruga e Kombit, Ibrahim Rugova e Arbër Xhaferi për t’iu hedhur hi n’sy militantëve të shumtë të tyre. Të deklarohesh kundër ndërtimit të Autostradave në shikim të parë duket naivitet. Por duke e patur parasysh situatën ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës për momentin do ishte shumë më e pranueshme Superstrada me dy korsi të gjëra dhe dy pjesë anësore për lëvizjen e mjeteve për bujqësi, ndërsa kur të shlirohemi ekonomikisht mund të realizohen Autostradat. Ne jemi dëshmitarë të lëvizjes së automjeteve nga Kosova në Shqipëri që përveq vikendeve dhe sezonit turistik janë shumë të rralla. Nëse nuk shfrytzohet nga turistë të vendeve tjera në një të ardhme Autostradat do t’jenë brejtëse të buxheteve këndej e andej kufirit. Taksa prej 5+5 ose 12.5 +12.5€ është e lartë por për një familje me buxhet mesatar e që shkon një herë në pushime nuk mund të justifikon tërë këtë mllef (sidomos nga ne Kosovarët), ndërsa për ata që vozisin Jeep-a dhe që shkojnë shumicën e vikendeve në Shqipëri (Kosovarët i mbyllin veshët dhe gojën). Të tillë jemi,ç’të bëjmë?!
Tamam e ke thene. Kjo autostrade nuk i justifikon shpenzimet e medha. Tani eshte bere, efektet negative ne ekonomine shqiptare ndihen akoma. Gropa qe u hap duke marre borxh me 10% per te bere nje rruge qe perdoret vetem ne fundjave dhe behar eshte shume e madhe. Tani rruga duhet mbaruar, e nisen por nuk e bitisen, duhet rregulluar dhe bere rruge me standarte europiane. Plus kjo rruge ka shpenzime te medha per tu mirembajtur. Tarifa eshte per kete qellim. Mund te jete e shtrenjte dhe ndoshta kushtet nuk jane te favorshme per publikun, por nuk eshte fundi i botes. Rrruge te tilla duhen ndertuar nga privati dhe behen me pagese. Shpresoj qe vendimarresit te mesojne nga kjo. Kuptohet ata vetem fitimin e tyre shokojne dhe ne kete rast abuzimi eshte qindra milione euro dhe ne paguajme per kete. Tarifa e re na dhimbs sepse na preke direkt, prandaj flasim. Por kur u vodh ashiqare dhe rruga nuk e be si duhet, nuk u ndjeme sepse ishte para nga buxheti i shtetit. Ky popull jemi ne
Z.Baze ,
Brilant ,e ke.tretur .
Z.Baze te lumte per objektivutetin e analizes qe ben.Per mendimin tim shteti duhet te rishikoje edhe njehere taksen e vendosur me qellim per ta ulur pak duke pare mundesite ekonomike te vendit.Ju kini te drejte kur thoni se shqiptaret jane me te diskriminuarit sepse ne paguam jo vetem ndertimin e rruges por edhe vjedhjen e saj.Pastaj edhe prapaganda qe behet ne medja me shume eshte politike se sa objektive.
Te lumte Mero .
Mero nuk jane 5 euro per nje kalim.Pse e minimizon problemin.Ti flet troc gjithmone,por tani po mbron gabimet e Rames !Taksat duhen per mirembajtjen e rruges patjeter,por me karar e jo mem top. Ato qe qojne peshe ne keto taksa jane 22.5 euro per kamion.Dmth 45 euro vajtje ardhje.Dhe mos harro se jane rreth 130 mij kamiona ne vit qe dergojne prodhimet made in Albania ne Kosove.Kjo po qe eshte drame vertete,sepse do ta pergjysmoje kete shkembim tregtar dhe do favorizoje perseri mallrat serbe drejte Kosoves.Ata qe vijne per qef ne Shqiperi apo qe shkojne per qef ne Kosove mbase nuk do ti ndiejne 5 euro.Problemi pra eshte tek ata qe e bejne cdo dite per pune kete rruge dhe qe
Tamam e ke thene. Kjo autostrade nuk i justifikon shpenzimet e medha. Tani eshte bere, efektet negative ne ekonomine shqiptare ndihen akoma. Gropa qe u hap duke marre borxh me 10% per te bere nje rruge qe perdoret vetem ne fundjave dhe behar eshte shume e madhe. Tani rruga duhet mbaruar, e nisen por nuk e bitisen, duhet rregulluar dhe bere rruge me standarte europiane. Plus kjo rruge ka shpenzime te medha per tu mirembajtur. Tarifa eshte per kete qellim. Mund te jete e shtrenjte dhe ndoshta kushtet nuk jane te favorshme per publikun, por nuk eshte fundi i botes. Rrruge te tilla duhen ndertuar nga privati dhe behen me pagese. Shpresoj qe vendimarresit te mesojne nga kjo. Kuptohet ata vetem fitimin e tyre shokojne dhe ne kete rast abuzimi eshte qindra milione euro dhe ne paguajme per kete. Tarifa e re na dhimbs sepse na preke direkt, prandaj flasim. Por kur u vodh ashiqare dhe rruga nuk e be si duhet, nuk u ndjeme sepse ishte para nga buxheti i shtetit. Ky popull jemi ne
Jo jo , duhet ta perfundoje shteti me taxat qe ka mbledhur qe ne kohen e Majko pordhes.
Ku jane leket e popullit?
Ku ka shkuar taxa e mbledhur?
Ku shkojne financimet e FMNse.
Shume mire qe Mero permend kritiken e Bankes Boterore per Berishen, po pse nuk permend keshillen urgjente qe FMN i dha Ramiut te nderpriste te gjithe koncesionet?
Shkurt ku shkojne investimet dhe borxhet e dhena nga FMN?
Si u markan gjithe ato borxhe, dhe prape shteti nuk ka per incestime themelore.?
Kush i vjedh leket pervec Ramutit?
Populli nuk eshte paguar mbrapsht per taxen e rruges qe ka paguar deri tani.
Kur ti kthehen leket qe ka paguar, atehere eshte e drejte ti vihet taxe tjeter..
Perse Ramuti pagoi Bashen 14 milione euro per pallatin kontrabande qe ja prishi vete?
Perse pagoi Odeta Nishani 80 milione Euro per Kishen kur kishte problemin e Rruges Kombit?
Pyetni shqiptaret njehere ku do ti donin ti kishin te investuara keto 94 milion euro?
Meqe Ramuti ja hoqi buxhetit te shtetit me koken e tij, per Bashen dhe Nishanin, atehere Ramuti ti ktheje mbrapsht ato euro dhe ti hedhe per mirembajtjen dhe riparimin e rruges
Ose te jape doreheqen per shperdorim te buxhetit te shtetit dhe bashkepunim me krimin.
Rast i Bashes dhe eshte tipik. Ashtu dhe i Nishanit.
Nuk ka asnje justifikim qe Ramuti nuk e procedoi kurre Bashen per vjedhjen e rruges se Kombit.
Aty jane leket, te Basha dhe Berisha
Le ti gjeje atje.
Nuk ka te drejte asnje koncesionar te vere traun dhe te pengoje qytetaret qe e kane pagyar rrugen 17 here.
Rruga eshte e popullit dhe jo e Ramutit.
Ramuti te ktheje urgjentisht 94 milionet e Bashes dhe Nishanut te buxheti i shtetit dhe te qerrohet nga shteti. Te jape doreheqen. Pis hajdut si Basha dhe Berisha.
Nuk behet stan me lepuj , Mero djali !
Mero je gjigand
Të vetmit që më dhimbësen janë qytetarët nga regjioni i Kukësit. Për ata duhet bërë abonamentet vjetore me një çmim shumë më të voëgl (pa lejuar abuzimet, sepse të gjithë kosovarët dhe gjysma e Shqipërisë do bëhen kukësian)!
Makinave me tabela të huaja duhet bërë dyfishin e çmimit (jo atyre të Kosovës, se do çmenden) !
Dhashtë zoti ta lexoj këtë koment dikush nga qeveria !
Rropte ,
Kompania e koncensionit te na rruaje nga maloket .
Hallall 5 euro.
I modh je, analize e perkryer e nje problemi qe tani qe po
merr rruge te zgjidhet fillojne dhe protestojne…?!
Taksa eshte e ulet, ,duhej te ishte 20€ per nje drejtim,,,edi rama duhet te beje dhe tirane _qafe thane me pagese,dhe tirane vlore prape me pagese,vetem keshtu,,do mire mbahen rruget,,,sa me shpejt te behen,,,europa ka 80 vjet qe I ka bere….
Mero, bravo ke flour me gjuhen e gjarperit.
Ruga e kombit pa fitim??? Ather kush nga investimet e bera deri tani ne shqiperi eshte me fitim???
Mos harro qe vetem per pushime veriore mga rruga ekombit vijne 300-400 mije veta nga kosova . P.O. bizneset qe qarkullojne me te dy anet e kufirit. Sipas llogarive te bera i bie qe ti je nje gjeolog koqe.
T’u lumte pena, Mero! Ua ke vene kufirin te thana skeptikeve dhe pseudopatrioteve.
Mero vazhdon te mos permendesh faktin qe i paguajme Kastratit, pikerisht Kastratit qe ka marre rrugen, taksen e mirembajtjes qe kur mbushim makinen me nafte. Kur te na heqi kete takse qeveria, atehere ka goje te flase per te tjera.
shqiptaret qe jane jashte e kuptojne taksen
pa taksa mjerohet cdo gje
Zoti Baze,
Si gjithmone analitik, i thelle dhe inteligjent (kur duhet edhe illuzionist :-).
Eshte me interes per publikun opinioni juaj per VKM per bllokimin e regjistrimit AMTP (vecanerisht per bregdetin e jugut).
Ke botuar sot Gjergj Erebaren e BIRN i cili eshte me se i qarte.
Ti cfare thua?
Mero për shkrimet e tua nuk bëj as edhe një koment veç të uroj shëndet që të shkruash sa më shumë.
Epo trefish te taksuar shqiptaret per rruget ska mendere qe te rrije. E para takse paguhet per taksen e regjestrimit vjetore, nisi si taksa Majko e rruges se kombit e ngeli aty, E dyta eshte taksa qarkullimit qe paguhet kur ble nafte, e tani na del dhe tolli i rruges. Shkurt tre taksime per rruget.
Qeveria mos bente pista betoni e veljera katrahure po te invenstonte ne rruget e ne kanalizime si arterie te qyteteve. I beri rrush e kumbulla tere buxhetin, e rruget po shkojne si mos me keq e tani tja leme privatit te na rjepe nga e para. Turp e faqja zeze cdo deshtim nga keq qeverisja i faturohet njerezve. Mallkuar qofshin ata qe e menduan dhe e vune kete takse 3 fishe.
Autostrada Morinë Durrës është investim i dështuar ajo nuk është në funkson të lidhjes të qendrave banuese dhe ekonomike gazetari me qëllim i fsheh disa gjëra si rruga nuk i plotëson standardet e autostradave si ka lakesa të mëdha e të shumta nuk ka korsi anësore kështu nuk dihet se a plotson standarde ndërkombtare e njejta është edhe në Kosovë atje korsit janë të ngushta pra ndërtusi na ropi me ato qeveri korruptuse dhe te inagurimi i kësaj rruge është thanë nga Salih Berisha që rruga do të ketë rëndësi rajonale pra shkurt lehtësimi i Serbisë për dalje në Adriatik
Së pari kjo rrugë nuk është ndërtuar vetëm për shqipëtarët e Kosovës por edhe për përfitimet e Shqipërisë që I ka nga ne,shqiptarër e Kosovës.Ne kurrë nuk e mallkojmë Shqipërinë,ne vetëm po themi se taksa per rrugën është më e lartë se ne regjion dhe më e lartë se propozimi I konsulentëve që vet ju I keni zgjedhur.
E dyta është se e keni bërë një krahasim,që nuk qëndron,me Shqiptarët e Kosovës që janë pjesë e Shqipërisë,dhe me “grekët e Shqipërisë!
Z.Baze na keni dëshpëruar me artikullin tuaj,por neve shqiptarëve të Kosovës nuk na ndalin 5 eurot e taksës të qeverisë tuaj që ta duam Shqipërinë,se taksavënësit vijnë e shkojnë e Shqipëria mbetet!
Pse nuk hapet procesi i shperdorimit te fondeve per ndertimin e kesaj rruge, qe te nxiret e verteta eshte abuzuar apo jo? Ne se eshte e vertete abuzuesit te dalin para ligjit dhe te sekuestrohen sa eshte e mundur per te paguar ata qe do ta mbarojne rrugen.Keshtu qe dhe taksa per mirembajtjen te jete me e ulet.Mos gjeni rrugen me te lehte ,te paguaj populli.Populli qe ju dha votebesimin edhe per kete qe ti sherbeni atij per te cuar deri ne fund cdo padrejtesi qe eshte bere me parate e popullit.Anash kalimi apo deklarata per konsum politik s’kane me vlere dhe bene te mendosh se dhe ju jeni ne te njejtin zullum.Zgjedhjet vijne shpejte,apo e keni ndare mendjen do beni si Nano qe pasi e mbushi mire thesin ,u largua me marifet per te bere jete pashai.
Faleminderit Mero djali.
Se pari mendoj qe eshte nje konceptim i gabuar dhe justifikim ne funksion te artikullit tuaj, perdorimi i termit “patriotizem”. Edhe pse jam absolutisht dakort me ju per vjedhjet ne ate projekt, dhe mendoj qe taksa eshte e duhur por jo ne ate mase prej 5 eurosh ne njerin kah. Parelelizimi me autostraden e jugut drejt Greqise nuk qendron si real pasi kjo autostrade i sherben me shume se askujt vetem veriut te Shqiperise dhe Kosoves. Rrjedhimisht eshte e kushtueshme per banoret e zones. Shembull mund te jap Kroacia (per zonen e Dubrovnikut) aplikon tarife ditore per banoret e Dubrovinikut qe perdorin autostraden per shkak te perdorimit me te shpeshte nga ata si banore lokale. Keshtu qe shembujt me optimal dhe me funksional per banoret lokale jane plot dhe ju lutem mos merrni ekstremin e autostrades se jugut me Greqine. Per me teper as Shqiperia as Kosova nuk jane ende ne BE gje e cila rrit me teper taksat e perdorimit dhe sherbimeve te tilla. Greqia eshte ne BE.
Nje takse e tille mund te ishte ne nivelin fillestar prej 2.5 euro (sic e ka Macedonia ne rajon) per ta bere kete rruge atraktive per rritjen e levizjeve nderkombetare dhe me rritjen e fluksit dhe tregut nderkombetar rishikohet rritja nje takse te tille. Keto jane praktika nderkombetare te kontratave me koncesion, por si shumecka ndodh ne vendin tone, “diktati ben ligjin dhe maliqin”. Dhe per me shume kjo eshte jo vetem nje ndarje me veriun e vendit dhe Kosoven por nje demostrim banal i te treguarit te gjysmes tjeter te popullit qe “e dini cfare nuk ju duam ketu fare”, ndarjet sociale qe bejne qeverite tona duke perdorur faktorin ekonomik eshte e tmerrshme, dhe do ne si popull do ti vuajme me gjenerata te tera.
Shpresoj shume qe komenti im te publikohet i plote.
Duhet bere nje “audit” per 1.3 miliarde eurot e shpenzuara deri me tani per kete “Rrugen e Kotesise”. Te dalin pergjgjesite se ne xhepat e kujt perfunduan keto para. Me sa kuptoj une keto para dolen nga buxheti i shtetit. Ndofta duke marre borxh te ri te bankat e huaja. Me perqindje te larte interesi. Tani qeveria e Edi Rame ia jep me koncesion rrugen nje firme private?! E cila para se te investoje, siç thote edhe Mero, fillon me vjeljen e taksave. Ketu fillon edhe lemshi. Per mua qeveria duhet ta kishte vazhduar ndertimin e rruges vete, me para nga buxheti i shtetit. Problemi eshte nese per kete rruge duhet paguar takse apo jo? Kjo eshte çeshtja. Pyetja shtrohet: Perse per “Rrugen e Kote” duhet paguar takse, ndersa per rrugen Tirane – Durres – Shkoder apo Vlore jo?! Qeveria duhet ta sqaroje kete çeshtje. Boll me me arrogance. Berisha ishte dhe eshte i poshter sa s’ka me. Por ishte edhe tepar i zgjuar dhe dredharak.. Ai dilte ne televizion perpara se te merrte vendimin dhe thoshte se kjo rruge bashkon Shqiperine me Kosoven, eshte veper patriotike etj etj. Dhe ne kete menyre ua mbyllte gojen te gjitheve. Ndersa Palla i Gjate merr vendime qe prekin xhepin e njerezve dhe nuk merr mundimin te sqaroje arsyet e ketij vendimi. Por ndofta eshte i zene me ngjyrat e çorapeve qe do mbathe! Apo me marken e basketeve dhe shallvareve! Dhe vetem pasi behet baterdia shkelqesia e tij del dhe fillon te flase budallalliqe. Keshtu ngjau edhe me problemin e mbetjeve kimike. Mori vendimin pa pyetur njeri dhe pa sqaruar askend dhe pastaj u terhoq me bisht ne shale. Edhe per Teatrin e ashtuquajtur kombetar po kete lemsh beri. Mos duhet te presim valle derisa te “kthjellohet” qe te na sqaroje se perse ka marre kete vendim?!
Shume dakort me ty qe ne fillim. Qeveria as ja hetuar per vjedhjet dhe as deklaron cfare permban buxheti i shtetit per investimet dhe borxhet qe merr nga jashte.
Bjeri ti biem me top e te vjedhin sa munden
Derisa ka budallenj qe paguajne
Une i dua me shpirt kosovaret dhe do ti dua..jemi nje rrace . Shkrimi yt z mero eshte thjesht perfekt ..nuk do doja ti shtoja as ti hiqja asgje …eshte thjesht …shterues
O ujku me tumor edhe pse i dublon komentet e tua ti ne fakt nuk dublohesh.. je kafshe unike e komenteve …lexoj komentet e tua e kuptoj se pse liria e teshprehurit behet shpesh fushbeteje e njerezve jo te mire e te ligj si ti
O cfare idioti me kulture.
Mero i thuaj shefit tend Ramutit te ktheje taxat e paguara deri tani qe nga koha e Majkos.
Te kthehe milionat qe i dha Bashes dhe Nishanit, dhe keshtu del e tepron te behet rruga.
Asnhe koncesionar nuk ka te drejte ta marri, se e ka paguar populli 2 per nje.
Eshte zot populli tani, as Ramuti e as ndonje horr tjeter.
Dhe si bajge qe je spekulon si kulish i Ramutit kur thua qe asnje nuk u ndie per rrugen ndaj Berishes.
Populli e hodhi Berishen ne burg me voten e tij.
Dhe rruga e Kombit ishte nje nga arsyet. Dhe populli priste qe te sequestroheshin pasurite e hajduteve.
Ramuti e la jashte burgut. Dhe na e mban si objekt humori per facebook.
Hajduti mbron hajdutin.
Te nxjerri parate e taxave dhe investimeve qe merr nga jashte dhe ti hedhe te rruga.
Te ktheje parate e Bashes dhe Nishanit.
Del e tepron per ta rregulluar dhe per ta mbaruar rrugen.
Leri pordhet per konsorciume. Jane vjedhje e paster me gjuhe “gazetareske” te Meros.
Ashtu eshte Mero. Vetem sistemi i Enver Hoxhes nuk kishte taksa. Thame ta bejme Shqiperine si Europa dhe Amerika, por keto kane taksa rruge. Te kesh sistemin pa taksa dhe fitimet te shkojne maksimalisht ne xhepat e privatit si ne kapitalizmin e shekullit 19, kjo nuk shkon dhe kerkohet te realizohet vetem ne Shqiperi, se kerkund vend tjeter nuk e aplikon.
Edi Rama – AMARCORD Është e njohur kjo rubrika ne te cilen K/M kujton dhe ndonje ballist të vrarë ne kohen e LUFTES DYTE BOTERORE DHE ATE TE RINDERTIMIT para 70 vjeteve por kurre nuk kujtoi asnje krim te Salibishes biles as ate kur e rrahen si qen gangsterrat e Xhelat Xhaferit me urdher direkt te Arturo Ui E VICIDOLIT
Le te themi dy fjale per takse (pagese) e rruges kombit:
.
Nuk ka shqiptar ne Ballkan te mos pranoje moralisht te paguaje takse rruge ..ure..apo tuneli por ne rastin e rruges korbit berishoviq bashoviq eshte kriminale pasi eshte i vetmi objekt kaq i kushtueshem ne bote qe nuk ka studim gjeollogjik dhe do jete nje litar ne gryken e shqipfolese edhe per 100 vjet te tjera.
Eshte rruga me e shtrenjte ne bote per te gjitha kohrat ne vendin me te varfer te Europes ku kryhajduti dhe krykriminali berishe & sons pshurrin ate popull nen breket e dhjera te Rames dhe ne zgerdhimjen e neveriteshme te Donald Lu Bashes
.
Ishte me shume se kriminale qe vjedhja aty ka shkuar ne 50% te vleftes dhe nje popull i qyteteruar duhet ti veje nje kusht edi rames dhe donald luse se mender dekriminalizmit;
.
FUT NE BURG BERISHEN-BASHEN DHE NDONJE ZYRTAR AMERIKAN QE ESHTE MARE ME KETE MAFJE RRUGESH pastaj le te paguajme
:::::::::::::::::::::::::
POR LE TE VAZHDOJME ME “AMARCORD-IN “E RAMES
pikerisht sot ne kete ore ne kete date pra ne 28 mars 199721 vjet qe peshqit e otrantos u kenaqen me mish njeriu…lum si kjo kohe e nazi-berishizmit ! festoni djema….mbushni kupa dhe puthni cupa
.
Sapo festuam 10 vjetorin e Gerdecit tani rradhen e ka Otranto ku PESHQIT E MEDHENJ TE DONALDLUSE do festojme me fishekzjarre kete mbytje te gezueshme
.
Stafi i Vetingut qe po kryhet sot ne Shqiperi njofton se do te organizoje SOT nje ballo dhe parade mode me politikuaj me kete rast ku do falenderohet Sali Qenberisha qe i lemerisi njerzit te iknin nga syte kembet por dhe Euro-Deputetja italiane Irene Pivetti,kryetare e Dhomës së Deputetëve qe dha urdher te mbyten shqiptaret se peshqit ishin te uritur
……
Kete fjalim do ta mbaje SOT PRINCESA DASARA MALLTEZI BERISHA qe kur moshataret e saj mbyteshin ne Otranto ajo me pashaporte dipllomatike udhetonte me avjon siper tyre
.
Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 1997, me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 u nisën nga brigjet e Vlorës 115 persona, shumica familjarisht. Të joshur prej trafikantëve që kishin rrëmbyer një anije “Kater i Radës”, siç quhej, ata nisën udhëtimin drejt Italisë, vendit ku shqiptarët kanë pasur “stacionin” më të afërt e të dëshiruar të emigrimit, pa e ditur se ai udhëtim, ajo shpresë do të ishin të fundit e jetës së tyre. Anija me të cilën udhëtonin 115 kërkues të jetës së qetë, u fundos pas një goditjeje katastrofike prej një anijeje italiane në ujërat e Otrantos! tyre…
———————————-
Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e të evidentuar të tragjedisë
1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe
2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe
3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe
4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç
5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç
6. Roland Fezaj, 14 vjeç
7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç
8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe
9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe
10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe
11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe
13. Gerard Xhavara, 4 vjeç
14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe
15. Qemal Roshi, 38 vjeç
16. Roland Roshi, 2 vjeç
17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe
18. Donika Idrizi, 40 vjeçe
19. Elona Idrizi, 14 vjeçe
20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe
21. Romeo Andrea, 28 vjeç
22. Silvana Andrea, 18 vjeçe
23. Kristina Andrea, 2 vjeçe
24. Bardhyl Lame, 37 vjeç
25. Tushe Lame, 38 vjeçe
26. Artuela Lame, 35 vjeçe
27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe
28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe
29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç
30. Anife Begotare, 41 vjeçe
31. Rezart Begotare, 12 vjeç
32. Erald Begotare, 13 vjeç
33. Zeman Avdia, 37 vjeç
34. Nertila Avdia, 11 vjeçe
35. Olsi Avdia, 6 vjeç
36. Irma Greko, 21 vjeçe
37. Kristi Greko, 3 muajsh
38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç
39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe
40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe
41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe
42. Besmir Birçe, 9 vjeç
43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç
44. Robert Bajrami, 19 vjeç
45. Miklovan Troqe, 17 vjeç
46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç
47. Lindita Demiri, 12 vjeçe
48. Lindita Demiri, 12 vjeçe
49. Bektash Tahiri, 47 vjeç,
50. Andi Aliaj, 17 vjeç,
51. Teferi Saliu, 48 vjeç
52. Lirim Bulla, 17 vjeç
53. Zini Muça, 27 vjeç
54. Ermal Xhaka,18 vjeç
55. Fatmir Geraj, 28 vjeç
56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,
57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç
58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe
59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç
60. Alban Sulejmani, 4 vjeç
61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç
62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe
63. Klodian Sulo, 2 vjeç
64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç
65. Ervin Sula, 15 vjeç
66. Latif Berberi, 53 vjeç
67. Maze Seferaj, 31 vjeç
68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe
69. David Seferaj, 1 muajsh
70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe
71. Albana Botrova, 22 vjeçe
72. Merita Ferko, 32 vjeçe,
73. Bledar Ferko, 10 vjeç
74. Fredi Ferko, 8 vjeç
75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,
76. Robert Llanaj, 30 vjeç,
77. Ilir Kicja, 34 vjeç
78. Maringlen Bardha, 16 vjeç
79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç
80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe
81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe
——————————————————————
Detaje nga kronika e tragjedisë së 28 marsit 1997
. : Në Kanalin e Otrantos anija ushtarake italiane “Sibila” godet me qëllim dhe shkakton mbytjen e anijes shqiptare “Kater i Radës”. 108 viktimat, përfshirë gra dhe fëmijë, udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit.
-: Deputetja italiane Irene Pivetti,kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaron se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det.
..Ne ate kohe Salisatanai pregatitej per te pushtuar Jugun dhe Vloren per here te dyte.
.AMARCORD
Gezuar EdI rama festen e otrantos
Gezuar Donaldlu 21 vjetorin e masakers otrantos qe duhet ta kishe futur me kohe te lista zeze e salisatanait ?
Ke të drejtë Mero.