Mesazh i gabuar, jo darkë e gabuar!

18 Mars 2018, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Lezhës dhe një sërë zyrtarëve të tjerë, po përdoret nga drejtuesit e PD për t’u çuar një mesazh të koduar gjithë drejtuesve të tjerë lokalë të PD, apo çdo zyrtari në detyrë, se besnikëria ndaj PD dhe jo pazari me qeverinë mund t’i shpëtojë.

Në ditën e parë që zyrtarët e Bashkisë së Lezhës u gdhinë në qeli, gazeta zyrtare e PD, u ka kujtuar atyre “darkën e gabuar” me Edi Ramën, disa kohë më parë, dhe e ka vizatuar atë, si një përpjekje të dështuar të tyre, për pazar me një njeri të pabesë si Edi Rama.

Në fakt më shumë se sa për një “darkë të gabuar”, këtu kemi të bëjmë me një mesazh të gabuar.

Ideja se nëse dikush bën pazar me qeverinë, edhe pse është i korruptuar, mund t’i shpëtojë drejtësisë, duket që vjen nga periudha kur PD mbronte çdo zyrtar të saj të korruptuar. Dhe në këtë pikë, PD ndjehet e frikësuar se mos PS u ofron pazar hajdutëve të saj dhe ata mes burgut ose tradhëtisë ndaj PD, zgjedhin të tradhëtojnë PD. Duket qartë se Frrokaj ka qenë në listën e të dyshuarve për tradhëtar të PD, meqë ishte takuar me Edi Ramën dhe PD po e llogariste atë si njeri që Edi Rama mund ta blente duke ja falur arrestimin.

Ndaj dhe mesazhi i PD dukej se ishte më shumë i gëzuar që Rama nuk i kishte mbajtur “besën” Frokajt, se sa që Frokaj po shkonte në burg. Ideja se Frokaj mund t’i shpëtonte burgut nga darka me Edi Ramën, paska qenë torturuese për PD dhe e ka munduar atë si strategji që mund t’i shkatërronte partinë. Tani është duke përdorur arrestimin e Frrokajt, për t’u thënë të gjithëvë ti rrinë larg Edi Ramës, se ai nuk të ndihmon për t’i shpëtuar vjedhjes.

Duke e kthyer në institucion pazarin politik për t’i shpëtuar burgut, PD në fakt vë në dyshim në radhë të parë integritetin e kryetarit të vet të partisë, çështja e të cilit mund të rihapet në çdo kohë dhe përvoja e tij për pazar me Edi Ramën është po ashtu e pranuar nga gjithë palët.

Nëse ecet me logjikën që burgun e ka në dorë pazari me qeverinë, siç po përpiqet PD, kjo mund të krijojë një keqkuptim të madh për PD dhe mund të nxisë një erozion më të madh seç mendon ajo brenda saj.

Nga ana tjetër kjo e bën dhe hipokrite protestën pro Frokajt, pasi njerëzit që PD nxjerr në protestë, duket sikur protestojnë ndaj “pabesisë” së Edi Ramës dhe jo për  pafajsinë e tij.

Sjellja e PD zyrtare ndaj këtyre arrestimeve, tregon në të vërtet klimën e pasigurisë që rrethon stafin e Lulzim Bashës dhe idenë fikse se atij mund t’ia marrin njerëzit duke përdorur të shkuarën e tyre.

Në vend që një arrestim i tillë të shërbente për të dëshmuar një qëndrim parimor dhe distancë nga puna e drejtësisë, në fakt po shërben për të treguar tensionin që ekziston brenda PD për besnikërinë e njerëzve ndaj Bashës.

Ti kujtosh tjetrit ditën që është në burg, se ke ngrënë darkë me Edi Ramën dhe prap nuk ja ke dalur dot, do të thotë t’i japësh prioritet besnikërisë ndaj Bashës mbi problemet e tjera që mund të kesh me ligjin. Është një mesazh që sa më i korruptuar të jesh, aq më besnik duhet të jesh ndaj kryetarit. Edhe pse kjo s’do të thotë se do të shpëtosh, por mund të arrestohesh si hero.

9 komente në “Mesazh i gabuar, jo darkë e gabuar!”

  1. Engjelli says:

    Analize teper e sakte.
    Mjerisht kjo eshte e vertete.
    A mund te kete veprim me agresiv ndaj Shtetit se sa nje kryetar partie (basha) me 2-3 capacule te tjere te shkoje urgjent ne Lezhe, te beje presion mbi organet ligjzbatuese sikur jane shkele rende ligjet e Shtetit pse jane arrestuar disa hajdute ordiner?
    Ky eshte nje veprim regresiv antishteteror, por nga ana tjeter me vjen mire qe keta vazhdojne te sillen keshtu, cka tregon hapur se jane pikerisht keta njerez qe kane bere krime monstruoze dhe po perpiqen te godasin shtetin me shprese se keshtu mund tu shpetojne mekateve.
    Keta qelbesira po e pershpejtojne fundin e tyre te turpshem.

    1. Skypion says:

      Gjate gjithe kesaj kohe arrestimesh personash politike vetem nga opozita, kam pasur ndrojen se mund te prishej kjo rregulle. Arrestimi i Kryetarit te Bashkise se Lezhes, ma hoqi kete droje.
      Per mua eshte nje gje shume e mire kjo qe po ndodh. Gjithcka po behet hapur. Jo me kopili, ashtu sic zakonisht mundohen t’i bejne socialistat pislleqet e tyre.
      Te gjithe po shohin qe Drejtesia ne kohen e Rames, si kurre me pare keto 27 vite, dhe njejte si ne kohen e diktatures, po vepron thjeshte njeanshem dhe ne interes te pushtetit.
      Shpresoj qe te vazhdohet me te njejtin trend drejtesijor. Zullumi eshte trashur goxha, por duhet trashur edhe ca me shume, qe te keputet.
      Kaq per sot.

    2. XheJ eN Bi says:

      U gëzova kur pash Skypion-in se do kthehesha në të shkuarën.Po kur lexova komentin u zhgënjeva se nuk është origjinali, po një kopje e rëndomtë.
      Prandaj nuk ja vlenë debatosh me një “Skypion”fallco.

  2. Tr says:

    LULZIMI ,TASHME ESHTE I KONFIRMUAR QE ESHTE BUDALLA DHE I DJALLEZUAR .

    1. Bureto says:

      Tr! Edhe budalla dhe i djallëzuar nuk mund të jesh. Djalli është prsonifikimi i zgjuarësisë, pavarësisht se për çfarë e përdor atë. Pra Basha është thjesht një budalla me shkollë.

  3. Pirro1954 says:

    Lezhen, PD po e kethen ne gurin e proves per ti treguar drejtesise qe nuk mund te ndryshoje se ndryshe ka destabilizim. Eshte detyre qe ndaj ketyre eksperimenteve te rezikshme te qendrohet korekt dhe fort. Kerkush nuk ka as te drejte dhe aq me pak atribut qe ti kundervihet drejtesise. Iku koha kur gardistet benin presijon ne sallen e gjyqit si skena e gjyqit te Xhirit (interpretuar mrekullisht nga i madhi Ndrek Luca) tek Arturo Ui. Sot Drejtesia eshte ne prove. Me Drejtesine e Drejte eshte populli eshte Amerika dhe Europa. Perpara!

  4. Naim Frashëri says:

    Mero Turp te kesh që Boton Frok Çupi. Athere i bie që edhe ti vendos nje Gur Shkaterrimi per Shqiperine dhe ben Punen e Serbit. Po se besoj sepse nuk je i tille.ndaj Eleminoi Qente si keta te Lloit Çupi e Berisha .

  5. Dimeri says:

    Mesazh shume i gabuar,berishjanet ne mbrojtje te ligjit te rruges
    Drejtesia perballe presionit te hajduteve,pronare dhe hajdut ne nje parti,rruga e marrjes se pronave kalon nepermjet ligjit.

  6. XheJ eN Bi says:

    U gëzova kur pash Skypion-in se do kthehesha në të shkuarën.Po kur lexova komentin u zhgënjeva se nuk është origjinali, po një kopje e rëndomtë.
    Prandaj nuk ja vlenë debatosh me një “Skypion”fallco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje