Nga Mero Baze
Lëvizja Socialiste për Integrim është duke bërë atë që di të bëjë më mire. Ta bëjë të ndjehet i pasigurtë, aleati i vet me të.
Partia Demokratike është nën presion një vit para zgjedhjeve lokale, për të qetësuar LSI-në, nëse do jetë në aleancë me të, apo jo, dhe nëse po, atëhere gjërat duhet të vendosen qysh tani.
Ka shumë njerëz që e konsiderojnë këtë një përpjekje për të poshtëruar Partinë Demokratike. Ka të tjerë që mendojnë se LSI e bën të ndalë hemoragjinë e rrjedhjes së mundshme të elektoratit drejt Partisë Socialiste. Por në fakt, fuqia e LSI dhe aftësia e saj për të negociuar varet pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë. E vetmja armë e fortë politike e LSI-së, ka qenë gjithnjë të qënit e pasigurtë për aleatin e vet.
Nëse ka një gjë që e karakterizon aleancën katërvjeçare të LSI, me Partinë Socialiste, është pikërisht fakti që socialistët nuk ishin të sigurtë asnjë ditë, nëse e kishin aleat LSI-në, apo jo. Sapo gjërat dukeshin sikur ishin në rregull, gjithmonë shfaqej një sinjal pasigurie, një krizë, një mos-komunikim, një thirrje për largim nga koalicioni etj. Për katër vite, së pak dy herë në vit, koalicioni ka qenë gati për t’u prishur, dhe shpesh jo vetëm për faj të LSI-së, por për shkak të stilit të saj, të mos dhënies siguri për aleatin. Krijimi i pasigurisë për Edi Ramën ka qenë sport ditor i çdo figure politike të LSI-së.
LSI e konsideron dobësi të saj, biles shfrytëzim të saj, nëse aleati i saj ndjehet i qetë, duke e llogaritur atë si numra të thjeshtë.
Falë kësaj mjeshtërie, ata e bënë Partinë Socialiste, që një vit para zgjedhjeve, të përsëriste çdo muaj thirrjen për t’u ulur për marrëveshjen e re, dhe asnjëherë nuk e morën atë përgjigje. Falë këtij shantazhi ku e futën PS-në, në muajin e fundit para afatit të koalicioneve, ku nga një anë LSI ndizte zjarrin në çadër dhe nga ana tjetër ngrohte gjellën në zyrat e qeverisë, Ilir Meta arriti të marrë postin e presidentit dhe nja dhjetë deputetë në listën pritëse të PS-së, duke u bazuar në skenarin që do hynin në zgjedhje pa opozitën kryesore. Ishte e vetmja javë që mund t’i merrte këto, falë talentit se si i futi dy palët në luftë për të marrë gjërat e veta. Një javë më pas, nuk do merrte asgjë.
Sapo e siguroi këtë, LSI i doli përballë PS-së, duke ju bashkuar opozitës dhe duke konsideruar që nuk do të kishte marrëveshje për zgjedhje, nëse nuk realizoheshin kërkesat e tyre.
Ishte ky shantazh final, darka ku Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Vangjel Dulja dhe Lulzim Basha u bënë bashkë përballë Edi Ramës, që e ktheu Edi Ramën në identitet dhe me një palë tuta dhe një dorë në qafë Lulzim Bashës, zhbllokoi situatën dhe mori i pastër zgjedhjet i vetëm.
Është kjo që LSI po bën tani dhe me Partinë Demokratike. Në ditët më të këqija të Lulzim Bashës, ku ai nuk mbledh dot faturat, se si ka shpërndarë lekët për fushatë, LSI po përpiqet t’i tregojë se ka dhe alternativa të tjera. Biles duke përdorur dhe shtypin më afër PS-së, por dhe lobe ndërkombëtare të afërta me të dy palët. Ata janë realisht duke lobuar për një garanci të re nga socialistët për koalicion.
E gjithë kjo synon futjen nën presion të PD-së para zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha, për të mbajtur me shpresë elektoratin e vet, se gjërat po ndryshojnë.
Nuk janë duke bërë asnjë mëkat. Po bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Biles këtu, më shantazhues se zërat e LSI-së, është indiferenca e PS-së, e cila bën sikur nuk e ka mendjen tek ajo që po ndodh. Kjo e shantazhon dhe më shumë Lulzim Bashën, i cili LSI-në e ka kthyer në identitet të mundësisë së ardhjes në pushtet.
Nga e gjithë kjo do të kemi dy rezultate. I pari dhe më i pritshmi, është futja në panik e Lulzim Bashës, për ta detyruar atë të shkojë përsëri tek vendimi ekstrem për të mos hyrë në zgjedhje, dhe LSI pastaj të përpiqet të negociojë këtë krizë “me qetësi dhe dashuri”, për t’u thënë socialistëve, se jeni në dorën time, nëse e doni opozitën në zgjedhje.
Rezultati i dytë më i butë, do të jetë që Lulzim Basha t’i thërrasë që tani, e t’u tregoj pjesën që do t’u japë. Në të dy rastet janë duke bërë politikën e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i paragjykojë për mungesë morali.
Nëse herën e parë, Basha dhe Rama ja dolën këtij shantazhi, duke u bërë bashkë kundër LSI-së, tani janë të dënuar ta përballojnë këtë shantazh ndarazi. Basha duke u treguar se është gati të shkojë në luftë edhe pa ata, ndërsa Rama duke treguar se nuk është gati të fillojë përsëri të marrë ilaçe për dhimbje koke, nga aleanca me ta.
Mero, te gjitha i ke mire por vetem nje pasazh i vockel nuk me pelqen: Diku ne shkrim thua “shtypi afer PS”. Te lutem ma gjej ku eshte ky shtyp pro PS se jam shume kurioz dhe nuk po e gjej dot te lutem.
Sapo e gjete.
ti e ke gjet me kohe mor djal perderi sa ja lepin meros cdo shkronje
LSI ,na ka neveritur njerëzit e politikës.
Ajo mund të bëj stilin e vet, por shumica majtas e neverit.Kam parasysh si shprehen njerêzit në biseda të lira ,kundër saj.
Kam dëgjuar dhe të djathtë që i urrejnë drejtuesit dhe ata militant ngushtësisht klientelist që ka.
S’ka çi duhet këti momenti LSI ja.Shpresoj të ç’bëhet ,sepse është sëmundje e rrezikshme. Mezi pres të ndëshkohen zullumqarêt e saj.!?
Te futesh ne opozite,per te bere aleanc me PD,eshte dashuri monetarie!
3 skenare:
1) Konfirmimi i aleances PS-LSI do the ndaloje tkurrjen e LSI-se, perkundrazi LSI do fuqizohet ne dem te PS kurse PD do vazhdoje rrjedhjen e elektoratit drejt LSI-se
2) Konfirmimi i aleances PD-LSI do the ndaloje tkurrjen e LSI-se dhe mund te fuqizohet ne dem te PD kurse PS mund te fitoje nga te pakenaqurit e kesaj aleance ne menyre direkte (largim nag LSI drejt PS) ose indirekte (krijimi i partive te tjera dhe largimi i aleateve tradicionale te PD)
3) Shprehja kunder e nje aleance me LSI nga PD/PS do te thote tkurrje e metejshme e LSI deri ne ate pike sa ne zgjedhjet e 2021 te flitet per mbijetese. 4 vjet larg pushtetit dhe pa shprese per aleance do te jete vrestare per LSI. PS do fuqizohet duke qene se te larguarit ne masa nga LSI do shtregtojne drejt partise meme, PD do konsolidoje dhe mund te perforcohet nga kthimi tek PD i te larguarve tek LSI
Nuk e shikoj arsyen pse Rama dhe me pak Basha do ti japin/shtrijne gamerdaren e shpetimit LSI-se
PS dhe PD kane ne dore dergimin direkt ne burg te Ilir Metes. Dosja e Llalles nuk eshte hic asgje krahasuar me ate te Metes. Shpresoj qe Basha te jete pak inteligjent dhe ta kuptoje qe Kokemadhin e Kryemadhin i ka ne dore por i duhet pak guxim ti heqe qafe njehere e mire.
Kjo “politika” e LSI vetem politike nuk eshte. Politika ka ca kritere per t’u cilesuar “politike”. “Politika” e LSI eshte vetem njedimensionale: PAZAR. Që politika eshte EDHE pazar, kjo dihet, por LSI e ka VETEM pazar.
Pse?
Sepse LSI nuk ka asnje platforme politike, nuk ka asnje ideologji politike, nuk ka asnje kuader politik te sjelljes se saj.
Mero. LSI parap me PS?! Nje here kalon miu nen mustake.
Jane vete anetaret e keshillave bashkiake qe po i bejne naften lesh-e-lise dhe po e zgjidhin edhe kasavetin e lul-holandezit.Deri ne qershor te 2019-es nuk ka me cader kurvlliku qe te ndihi
lesh-e-lizmin e mbetur.Njerzit jane aq pragmatiste sa i thjeshtojne tak-fap rebuset e thurura ne presidencen aktuale antishqiptare.
E ke qa editorialin Mero vellai.
Sapo e gjete…
VATE KRYEMINISTRIA…COFI DHE TEPSIA
….. Po vjen drejtesia, po u shkermoqet LSI-a !
– Losers… Humbameno
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sabelotodo- Gjithckadites!
Ky jo vetem di gjithcka por edhe ben gjithcka …!
Kot nuk eshte doktor !
Ka nje urim filozofik te mencurise shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes :
– Mos u befsh per Doktor dhe per avokat !
Njeri te qeth ! Tjetri te rruan !
Njeri te gruan! Tjetri te qeth !
Jo nga floket e qimet e fytyres !
Po nga xhepat, nga paret, nga portofoli !
A nuk ishte Petrit Vasili ministri i Shendetesise se Qeverise Berisha- Meta !?
E gjeti ne krize e zhvatje …
E ngriti nivelin e saj ….
Lart e me lart flamujt e Kongresit …
E coi ne agoni e korrupsion masiv !
Pacienti ne spital duhet te paguante edhe ilacet qe ministria e Shendetesise ua jepte nen dore farmacive me mire tri per Lalen se pese per Salen!
Farmacia ua shiste familjareve me 2-3 fishin pasi spitalet e Vasilit nuk i kishin pasi Petriti ua kishte shitur farmacive sipas ekonomise se tregut “ Kush paguan me shume ! “
A nuk ishte Petrit Vasili ministri Drejtesise i Qeverise Rama Meta…
Drejtesia e drejte si litari ne thes e ktheu edhe thesin ne litar ne qafen e shqiptareve.
Drejtuesit e Burgjeve , shumica e te cileve, ish-burgaxhinj vete, ua vodhen jo vetem ushqimin por edhe jeten mijera te burgosurve …
Edhe burgjet u bene domen i LSI-se nga ish Kryetari I Grupit Parlamentar te saj, shkolleshumi Petrit Vasili dora vet…
E sot Vasili bashke me Monen pergjerohen per Kushtetuten !
A nuk u bene prone pa tapi e LSI-se edhe Hipotekat qe e ben Lesh e Li pronat e Hipotekat si askush para tij !?
Ku ve e ka dore LSI behet puna Lesh e Li si bakllavs ne tepsi, sic thote ajo kenga filozofike tiranase !
Petrit Vasili kishte ne komande te Drejtesise shqiptare… Drogat e forta dhe te buta, kanabisi lulezoi si asnjehere….
Cfare beri ministri i Drejtesise Petrit Vasili per goditjen ligjore te saj dhe mbrojtjen e Kushtetutes !?
Me pak se nje vrime ne uje !
Ku mbillej, kultivohej, rritej Kanabisi!?
Kush i mbulonte pyjet, ekologjine, transportin rruget ne qeverine parardhese!?
Sigurisht LSI-ja !?
Pse!? Ku ish parja e madhe e Tepsia atje ishte LSI-ja, te na rroje nene Partia !
E Vasili, Mona, Luani, Manjani, Keida … u prine hordhive te Bandes se Gangstereve e Kusareve te Sali Berishes ne sulmin kunder Kuvendit !
LSI shkemb e gur
Digjet vritet per Flamur !
Per flamurin e Tepsise..
Tym e flake i ve Shqiperise !
Nen komande te
Mareshall Salise !
Nacalnikut te Serbise !
Shkelqimi me i madh i Petrit Vasilit dhe bandes se tij eshte politika…
E kane ndritur fare…
Profesor politike si Petrit Vasilin eshte veshtire te gjesh ne planetin tone ! Churchilli, Kisingeri, Theceri, Merkeli, Regani, Klintoni, Ten Hsiao Pini… jane vetem shkollepaka para Petrit Vasilit e compani !
E shpalli veten kryeminister te Shqiperise pa u caktuar ende data e zgjedhjeve…
Shkollepaku Edi Rama dy metra burre i duket si nje liliput, nje hic …
Aq hic sa gjashte thirrjeve telefonike te kryeministrit qe e kishte per detyre shteterore e ligjore diten e komplotit te madh ala Lul, Mehdihoxhe e co. si duket I kishte dehur avulli i rakise se Dashi Shehut, as i begenisi fare…
Si mundej ta ulte veten ne nivelin e nje shkollpaku si Edi!?
Larg qofte !
U fut ne sallen e Konferences se Mukjes si Profesor, si Gjeneral, si Mareshall numer 2, si shkolleshumi i politikes !?
Si doli !?
Si nje qen i rrahur kur shkollepaku Rama i futi krahun Lulushit dhe gishtin ne bythe
shkolleshumit Vasili!
Petrit Shkolleshumi u fut ne salle si Ptoleme
E doli prej saj si dru me pre!
Preludi i disfates te sukseshme te Petrit Vasilit 25 qershorit 2017 qe ia hoqi jo vetem kryeministrine por edhe Tepsine !
I iku kryeministria !
E mosomakeq !
Cofi dhe Tepsia !
Po vjen drejtesia !
Ndaj eshte terbuar PD- LSI-a !
Ndaj si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine.
Humbameno!
.
..
Ja ke ngritur vlerat LSI-se Mero. Ajo eshte nje parti ne renie. Me aktin e Krye-corapes aty humben votat e femrave siper 25-30 vjec. Nje akt I shemtuar qe nuk prezanton nje femer shqiptare por nje grivshe e marre mendsh ku asnje se provokoi, asnje si foli.. Perkundrazi, fizikisht, ajo u be agresive tek deputet e PS-se pa asnje lloj arsye. Ne qoftese kishte arsyen se po zgjidhej Kryepokurorja e Pergjithshme, ajo fare lehte si parti politike mund ti ankimohej Gjykates Supreme. Si c’do procedure shteterore kerkesaj asajt do ishte ne konsiderim. Sepse Gjykata I degjon ankimusit dhe kjo do ishte nje procedure e perpejshtuar. Ajo nuk zgjodhi kete. Ajo, si nje rrugace bere ate qe SHUMICA e njerzve ngelen gojehapur (edhe une ne te). Nje “no common sense” ne sjellje, tregoj kush eshte me ter mend brenda. Edhe sikur edhe Floriri te dali ne fushate, kasha nje pietje per te: C’mendon tani per Kryeprokurorin me te gjitha xhevahiret qe po I dalin si ai preshi I Tritanit ?!?! Sepse thoshte qe shortin e hodhi me transparence.. Po keto pothuajse fshatra nga madhesia e tokes “te blere me djersen e ballit” I bleu me transparence ?!?! Si ka fytyre I pergjigjet Ambasadorit Amerikan dhe I thote: Ohhh e beri me transparence..!! Ky ish kryeprokuror (I thencin) paska qene kryehajdut me blerje dhe shitje JETE NJEREZISH.. Vrases, hajduta, ti permendi ai I paska liruar.. Prokuroria te shikoj kujt ja ka blere keto prona e cifligje dhe a jane, djali, babai ose kushurinj te pare te implikuar ne ceshtje penale.. Datat e gjyqeve dhe vendime te cilesise te pushimit te investigimit per personat ne fjale. Shiko si e ngriu Marreveshjen me Detin.. Ishte ceshtje e nxehte.. Po flet njeri sa u hodh ky ne sulm ?!?!?! Morri nje nderrmarrje njerezish per dicka qe eshte aq sensitive te zvarriste procesin dhe po ja del.. C’fare transparence do ky ate te Sali Gelbazes per ndarjen e kufirit ?!?! Si mendon ti Mero, nuk I shohin njerezit keto gjera dhe gjykojn me mend ne kok.. Shifi ish-ministrat e LSI-se qe del e thote: Po une post politik e kisha ?!?! Tjetri del duke buzeqeshur dhe gropa e taksapaguesve shqiptare per te mbaruar ate rruge vazhdon akoma.. Nje rruge tjeter fondet te marra dhe rruge s’ka.. Rruge pa rruge.. Hajde mendje hajde.. Kjo eshte Partia ?!?! Ajo nuk eshte parti Mero.. Ata ta puthin Lulzim Bashen ti marri.. Dhe ti marrin.. Te behen bashke dhe populli ti identifikoj tamam nje Grumbull Hajdutash qe duhen ndeshkuar. Me vote, me investigim nga organet perkatese dhe pastaj drejtesia te beje punen e saj. Le te kapi drejtesia dhe te majtet ne qoftese ka prova, por keta kane dosje me fakte.. LSI-ja do marri nje goditje te rende ne zgjedhjet locale.. Eshte Kali I Trojes se tyre dhe kjo do shkerrmoqet nga PARTIA SOCIALISTE… Mero, qe Shqiperia te advancoj, duhen vetem 2 parti. E treta krijon korrupsjon dhe oreks. Sistem Amerikan. Kjo particke nuk I duhet Shqiperise.. Eshte fund e krye klienteliste me kalamaj bio ne te..
Jam dakord. Me aktin e çizmeve Baxhella sic e quan tashmë populli shqiptar ka bere nje gabim fatal duke e shpene çizmepartipicken drejt shkermoqjes totale qe sic e shohim po ndodh përditë. Kjo particke me nje tufe shoresh si kejdi sypordha ,nora bythderri, floida surratburri dhe me nje tufe militantesh me diploma falco te Kristalit e ka mare rrugën e mutit,,,,,
Shum bukur e ke qendisur Artikullin Zoti Baze.
Keshtu ka shkuar Politika e LSI dhe PD simbas Tepsise.
Aman,amet e thithrje per lulush-pd-ne!!!
Se mos e lene liken jashte kualicionit e na ndahet presidenti nga gruaja or aman.
Presioni si fjale nenkupton gje tjeter me duket.Presion sepse di per ty e do flas,presion sepse kam dicka ne dore qe te te bej keq.
Lsi-a nuk ka shprese.Puna eshte se e sakta do ishte te mos kishte shpres pd-ja…keshtu vendosi amerika keshtu u be.
Nejse…tanj qe na qenkan ne veshtirsi mendimi partite per kualicionet,e ka plakosur zia popullin.Per ujin,dritat,tokat,spitalet,taksat etj,nuk e cajme trapin,vetem te bejne kualicion keta dhe ne jemi xham fare.
Mero ky nuk eshte dhe nuk duhet te jete shkrimi yt! Ky eshte stil Shkullaku apo Zheji e akoma me keq Lesi! Pavaresisht nga specifikat zhvillimet politike ne Shqiperi do ndjekin ligjet e tyre qe kane lindjen, vazhdimin dhe vdekjen. LSI me stilin e saj arriti maksimumin tani eshte nen efektin bumerang, qe do te thote qe po merr urrejtjen qe ka shkaktuar me stilin dhe njerezit qe e kane interpretuar kete “menyre” te te berit politik. Makiaveli po te ishte gjalle do fshihej nga frika para Metes nga palacolleku, maskaralleku, hajduteria, grabitja, injoranca, etj etj qe shkaktoi LSI duke perfituar nga vareferia e pjeses dermuse te popullit. Ka dhjetra raste qe individ, familje, fise deri dhe vellezer jane futur ne armiqesi per nje gardh, meter toke, subvencion, riparim catie apo me e shpeshta vend pune. Stili i saj eshte KRIMINAL! Mos Mero , derri do plumb dhe varen ne koke!
E riperseris dhe ju perseri se jepni komenti Pse?
Sado te perpiqet LSI-ja sikur ben “lojen e vet” dhe sado te perpiqen “analistet” per ta paraqitur kete loje si te vertete, duket sheshit qe Rama, Meta dhe Berisha e ruajne njeri tjetrin sepse “ne rrezik e ne nevoje, shoku shokun do ta ndihmoje”. Te gjitha “perplasjet, sharjet dhe debatet ne publik”, jane thjesht per te mashtruar njerezit.
Me parullen e famshme qe me ne shans per te gjithe LSI e kishte krijuar elektoratin me ate qe te jepte siguri se do te ishin ne pushtet cilido krah te fitonte.Fakti qe dhe para zgjedhjeve te fundit nuk prononcoheshin pikerisht per te mbajtur shpresen tek elektorati i saj qe ishin te preferuar nga te dy krahet( me qetesi dhe dashuri)Tani qe njerezit e saj e kuptojne qe kane ngelur ne meshire te fatit,largohen se s’kane me garanci nga kjo force politike.Udheheqja e saj duke kuptuar qe jane drejt tkurrjes se pa ndalshme bejne manovra te tilla per te mbajtur lart moralin ne njerezit e saj.Kjo varet tani prej PS-se sa te afte jane ata qe nje afrim i mundshem me LSI-ne sjell me shume perfitim apo humbje. PS-ja nje gje duhet te kuptoje qe elektorati qe largohet o shkon ne favor te saj ,o nuk voton( me PD-ne kurre se largohen per ceshtje pushteti)
Dhe te marim rastin e dyte si me te keqin ne menyre indirekte rrit perqindjen e partive me te votuara ,konkretisht vet PS-ne.
NJE ANALIZE E SHKELQYER ALA MERO BAZE,
BEDRI ISLAMI, SKENDER MINXHOZI … !
Ka edhe pak, me gishtat e dy duarve qe bejne
analiza te tilla ala “ The New York Times “ ala
“ Le Monde”, ala “ El Pais “, ala “ The Times “, ne
shtypin shqiptar.
E maja e analizes shqiptare sot eshte pa
medyshje Viktor Malaj… Shkruan rralle por per mall !
Aferim !