Mund ta shpëtojmë Bashën nga Rusia, po jo PD-në nga Basha

9 Mars 2018, 18:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Alarmi që shumë mbështetës të Lulzim Bashës në shtyp, apo shoqëri civile, kanë nga akuzat e bëra nga shtypi më serioz amerikan për lidhjet e tij me rusët, është pa shpjegim. Të gjithë po nxitojnë ta quajnë “përrallë ruse”, shpikje të Edi Ramës, apo çfardo gjë tjetër, përveçse siç e paraqet shtypi amerikan.

Ne fakt, të vërtetat që po dalin janë aq larg përfytyrimit, sa vështirë se dikujt do t’i kishte shkuar në mendje.

Por është interesante se të gjithë “nihilistët” e këtij debati, janë gati të quajnë letër higjenike “New York Times”, “Zërin e Amerikës”, “Mother Jones” e dhjetëra gazeta të tjera, por nuk vënë në dyshim vetëm dy persona, Lulzim Bashën dhe lobistin e Muzin.

Kushdo që e dëgjoi Lulzim Bashën dje në “Opinion”, e ka të qartë që Lulzim Basha nuk ka përgjigje më për asgjë. Ai nuk ka përgjigje për shumën që ka paguar PD zyrtarisht me transfertë bankare nga Tirana në Uashington, për Muzin. Nuk ka përgjigje përse kompania ‘Biniatta Trade LP”, me aksionerë rusë, ka paguar për llogari të tij 675 mijë dollarë. Nuk ka përgjigje pse Muzin thotë që ka marrë 500 mijë dollarë për llogari të PD-së nga ‘Biniatta Trade LP” me pronarë rusë. Nuk ka përgjigje kush është fondacioni shqiptaro- amerikan që vetë Lulzim Basha e zbuloi para tre muajsh, po në “Opinion”, kur ju desh të gënjente për herë të parë për këtë çështje. Nuk ka përgjigje kë ka paguar fondacioni dhe kush janë 100 shqiptarët, që sipas tij, kanë sponsorizuar PD-në aty. Nuk ka përgjigje në ç’rrugë janë bërë pagesat…!

Ai ngjan si një balonë që dikush e ka lëshuar në ajër, i ka shpuar membranën, dhe nuk di ku do bjerë. Mban mend vetëm kur u nis balona.

Ai thotë se do ta hedhë në gjyq shtypin amerikan, thotë që Edi Rama i ka blerë ata, bile dhe gjëra më qesharake, të tipit “që Edi Rama e bën këtë, se urren Trumpin”, por nuk thotë fjala vjen se do hedhë në gjyq lobistin Muzin, pasi në fund të fundit, të gjithë, atij dhe deklaratave të tij po i referohemi, që na del Basha mashtrues dhe agjent rus.

Tani të gjithë këta që mbrojnë Lulzim Bashën nga akuza ruse, është mirë një herë të flasin me Lulzim Bashën dhe t’i sqarojë “off record” çfarë ka bërë, se një klient në rrezik, së paku duhet të sqarojë avokatin e tij. Ky siç e ka zakon, gënjen dhe avokatin. Në këtë rast, të gjithë avokatët e tij, vullnetarë dhe të paguar.

Pra, para se të vëmë në dyshim shtypin amerikan dhe burimet e tyre, që nuk e kanë zakon të gënjejnë, është mirë të vëmë një herë në dyshim këto që thotë Lulzim Basha, i cili që kur e njohim, vetëm na ka gënjyer. Ky besimi i verbër që Lulzim Basha po thotë te vërtetën, si një “njeri që s’ka gënjyer kurrë”, që ndërkohë nuk i rakordon më asgjë nga ato që thoshte dhe para tre ditësh, do të thotë se mbrojtësit e tij, janë një tufë kamikazësh që në fund do t’i turpërojë ai që duan të mbrojnë.

Po aq paranojake është dhe pyetja pse po hapet tani ky debat. Mbi të gjitha, ky nuk është një debat i hapur tani nga ndonjë teori konspirative. Ky është një debat i hapur në SHBA, kur lobisti Muzin dorëzoi letrat në fund të vitit të kaluar. Ai u bë publik fillimisht nga BIRN dhe që gjithë këta kamikazët e Bashës e injoruan. Me të u mor gazeta “TemA” dhe dy gazeta të tjera, dhe se zuri njeri në gojë.

Kjo pyetja idiote “pse u hap tani”, duhet të zëvendësohet me pyetjen “pse u djeg tani”, se ajo nuk është hapur tani dhe nuk është hapur për shkak të Lulzim Bashës, por për llogari të palës amerikane.

Nga ana tjetër, për të qetësuar të gjithë të shqetësuarit për lidhjet ruse të Bashës, unë kam parandjenjën se kjo histori është më keq se sa Lulzim Basha të ketë paguar lobistin amerikan të Trumpit, me para ruse. Unë nuk mendoj se rusët e kanë të rëndësishëm Lulzim Bashën, përveç kohës së çadrës, kur mund ta kenë marrë seriozisht si destabilizues. Edhe pse koha përkon, sërish më shumë jam i prirur të besoj se edhe më keq se kaq, është se Lulzim Basha, si një njeri që nuk di ç’ti bëjë milionat, në përpjekje për t’i fshehur ato përmes miqve të tij problematikë (njësoj i ka pas të gjithë, që nga Fazlliçi, deri tek Alptekini), është zhytur në duar “ustallarësh”, të cilët, edhe paratë ja kanë marrë, edhe ja kanë kanalizuar përmes llogarive bankare të miqve të tyre rusë.

Kjo është tragji-komike, por më duket më e vërtetë, se sa versioni që rusët të paguajnë për Lulzim Bashën. Lulzim Basha ka paguar në emër të rusëve. Lulzim Basha e ka blerë belanë me para, dhe vetëm shtypi amerikan, që e merr seriozisht, e merr dhe si agjent rus. Ky është thjesht një idiot, që s’di ku të çojë lekët që ka vjedhur këtu, dhe për t’u dukur interesant, si i dërguar i Trumpit në Kamëz, ka rënë në rrjetën e rusëve.

Ky është i vetmi skenar i imi dashamirës, që e shpëton Lulzim Bashën nga rusët, por jo PD-në nga Lulzim Basha. Ajo që ky i ka bërë PD-së me këtë akt, tregon qartë se ai e ka PD-në një parti private, një sigël për të justifikuar miliardat, një seli për të ekspozuar fotografitë e blera me miliona, dhe në fund, një zyrë kamikazësh, ku në Prokurori, në vend të tij, dërgon gjithmonë Arben Ristanin, i cili zor se e ka marrë vesh që Rusia nuk quhet më Bashkimi Sovjetik.

30 komente në “Mund ta shpëtojmë Bashën nga Rusia, po jo PD-në nga Basha”

  1. Demokrati says:

    E keni vene re, Lulzim Basha keto dy tre ditet e fundit( lidhur me parate qe ka marre nga Ruset) ka filluar te thote:Partia demokratike, nuk ka asnje lidhje me parate…” Partia demokratike, nuk njeh asnje Rus apo …Partia demokratike…” Jo ore Lulush jo! Ty te akuzojne me emer e mbiemer dhe ti mos u fshi pas emrit ende te nderuar te PD-se!

    1. Gjakovari says:

      Të lumtë Demokrat se shumë bukur e paske nuhatë dredhinë e Bashës.

    2. Spartaku says:

      Pd-ke asnjehere nuk ka qene emer i nderuar,por i urryer,se nuk ka bere asgje per shqiperine,veçse e ka shkatrruar totalesht ate.

  2. Lamja says:

    Hej !Je i fort!??
    E di ,që dhe unë po mendoja që ky trapi , i ka paguar vetë paret(se ka me bollëk),
    dhe është ngatëruar me këmbët e veta?! ??

  3. Azio says:

    I madh si gjithnje Mero Baze.
    I shkreti Lulzim.U be tamam tani per tu qare me llahinga.
    Gjate bashkepunimit me dy biznesmenet rus,besoj se do kete mesuar ndonje fjale rusisht,so p.sh.spaciba,ocjen harasho,dasvidanja.
    Fjalet e fundit tashme ne kete katraure qe ka krijuar vete,I shkon bukur.
    Dasvidanja gospadin Lulzim Basha.
    Erdhi Ora e skate qe te largohesh nje here e mire nga politik and dhe PD.

  4. Andi says:

    Varianti më i besudhëm , ky i Meros.
    Ku ka byth LULUSHJA, të ngatërrohet me spiunazh ?
    Ka rënë si trap në rrjetën që thurri ,për të humbur gjurmët e parave??
    Hajde loqe, hajde!
    I hape një bela të pa parë vetes.
    ??? LIDHJE ME RUSËT ?????LULUSHI ?????

  5. Kombi says:

    Lulzimja nuk e dergon kete skandal ne gjyq ,sepse eshte i bindur qe humb me shume . Keto jane tymset e tij , per te lekundur opinionin publik , kuptohet vetem militantet e tij analfabet .

  6. mandakalli says:

    Mero lidhjet e Bashes,Berishes dhe PD-se me Ruset jane me te tella. Edhe firma lobuese e PD-se Podesta u mbyll pasi Tony Podesta eshte nen hetim nga prokurori special Mueller per bizneset qe ka bere me Paul Manafort per te denuar Timoshenkon ne Ukraine. Shpresoj qe te mos e keni harruar qe keto akuza qe PD ben sot kunder Mother Jones ne fakt jane pislliqe qe i ka bere vete kur me ane te Podestes pagoi Daily Caller nje website i ekstremit te djathte te shkruante kunder Rames. PD eshte nje kope anti-shqiptaresh te lidhur bythe e breke me ruset e serbet.

    http://www.balkaninsight.com/en/article/lobby-firm-behind-campaign-to-smear-albanian-socialist

  7. Boston says:

    Si gjithmone i sakte Mero. Urime

    1. Niko Shpiragu says:

      Ndersa mua kete here me duket se shume i nderuari gazetar Mero Baze nuk mendon drejt. Para se gjithash kjo nuk eshte pune e Lulit, por e Berishes. Ai eshte urdheruesi dhe parate jane te tijat. Luli dhe kushdo si ai ne keto kushte qe nuk mund te flasin dot per ustain do te tregohet budalla se s’ka se si te sillet ndryshe. Disa mendojne se parate per lobistin shkuan kot, por po ta shikojme me vemendje problemin del se lobisti e beri punen e tij shkelqyer dhe me me mire s’ka ku te vinte me. Departamenti i USA dergoi njeriun e tij direkt ne Tirane per t’i dhene mundesine maksimale PD qe te fitoj zgjedhjet. Nuk besoj te kete ndodhur ndonjehere ne historin e ndonje vendi, qe partia opozitare te prishin qeverine dhe te perfshihet vet ne te duke marre numrin me te madh te ministrave, zv.kryeministrin, kryetarin e KQZ. Ky ishte rezultat i lobistit te Saliut qe ju po ia dedikoni cunakut me emrin Luli. Firmat ruse kane paguar pjesen e tyre se ato duan qe te vijne ne pushtet spiunet e tyre, por ama pjesen me te madhe e ka bere Sala. Ai eshte koka e kesaj. Departamenti i USA ka menduar qe me kete ndihme PD do te fitonte se u kane besuar perrallave te PD qe kane shume elektorat. Po ta dinin se PD ka vetem disa hajduter dhe huliganer qe nuk jane me shume se 15% deri 20% e elektoratit, ose do tia kishin dhene te gjithe qeverine PD ose s’do ta kishin ndihmuar fare, por me shume mundesi kishte kjo e dyta. Sa per Edi Ramen ata mendojne se ai eshte nje njeri kot deri sa e tallen ne ate menyren qesharake duke ia marre qeverine. Edhe populli e di kete, por votoi per PS se nuk do qe te kthehet mortja me emrin Sali prap ne pushtet. Rama e di shume mire kete dhe ka bere dhe po ben cmos qe tia shperbleje Sales duke e lene te livadhisin ne vend qe te bej cmos per ta vene para banges se te akuzuarit kryesor per te gjitha ato te zeza qi i jane bere Shqiperise nga ai dhe banda e tij me emrin PD. Vetem idea qe te vish ne pushtet me nderhyrjen e jashteme duke manipuluar votimin jo vetem qe nuk eshte demokraci por eshte krim i paramenduar. Fakti qe paguan para disa lobisteve here pas here qe t’i vjedhesh popullit tend pushtetin eshte krim real dhe duhet te ndeshkohet si krim i madh politik, si puc. E di qe nuk ke vota dhe paguan te tjeret t’iu rrembesh qeverisjen qytetareve. Ketu nuk behet fjale per nder, demokraci, drejtesi por per krim madhor, per te cilen kreret e kasaj partie duhet te jene ne banken e te akuzuarve. Por keto jane llafe, vetem llafe. E kush do ta bej kete….?!

  8. Dyrrahu says:

    BERISHA E BASHA PO E RREZIKOJNE SHQIPERINE.

    Alarm do te thirrja, Rusia me lehte se ne Mal te Zi dhe Maqedoni u fut ne politiken e PD-se.
    Berisha me Millosheviqin per derivate te naftes,
    Berisha me Fazlliqin per perfitime marramendese te familjes,
    Berisha e Basha me greket per t’ia dhene detin Jon ne kembim te perkrahjes politike dhe tani
    Basha, me pelqimin e Berishes lidhen me ruset per ta shkaterruar Shqiperine.
    Ku jane shqiptaret qe i heshtin politikes antikombetare te Berishes e Bashes?!~!!

  9. Arber Iliri says:

    Paret jane paguar nga ruset per ta pasur Lulin ne detyrim dhe njekohesisht per te destabilizuar vendin e mbase i jepnin nje dore te forte lulit ne zgjedhje.Ky eshte varianti i im.paret ruse per Ballkanin jane shume me teper se keto qe ka pagu per lulin.Keto vetem se e kane fut Lulin ne thes, por nuk jane paret e Lulit jane paret e ariut rus per sherbimin sekret kur fut ne thes lider te huaj si puna e Lulit.Mendojeni sikur Luli te kish fitu zgjedhjet dhe te ishte km tani, si do te sillej me ata qe kishin pagu paret per lobistin.E thjeshte dhe e qarte per cdo mendje normale.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dollaret ,jane nga ato qe Basha ka vjedhur,kur ishte ne pushtet.
    Firmat ruse i ka paguar,per te mbuluar gjurmet,per te thene se nuk mban pergjegjesi,per “sponsorizimet”!

  11. Alban Dega says:

    – Pese pyetje per mbare shqiptaret

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lulezim Basha, qehajai i Berishes ne krye te cifligut te tij PDSH-se, Monika Kryemadhja
    e Partise familjare Meta… e krejt banda e tyre
    kane shpallur fillimin e revolucionit bolshevik te 27 janarit si diten e permbysjes se qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise.
    Bashke me kete permbysje “ Banda e Gangstereve “ te Sali Like Floririt do te krijojne edhe nje qeveri Antimafia !
    Natyrshem me linden pese pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008 !?
    2 – A e dini vellezer e motra shqiptare se epitete e percaktore te tille ato nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, por i perdoren per Sali Berishen, qe e rrenoi te pakten shtate here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
    3- A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
    4- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
    5- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuk ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar!
    Sipas burimeve teper konfidenciale, kjo bande gangsteresh e Mafia e dale krejt jashte kontrollit eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s ish KGB-ja e Vladimir Putinit dhe DIA-s- bijes se UDB-es gjakatare serbe. etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

  12. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES

    … ose kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti Flamur Noka Stanishici…. I teti Like Floriri… I teti ne bronx ala serbo- rus eshte Edi Palokari. I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetare per te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !

  13. Piti says:

    I madh i dashur Mero

  14. Alban says:

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet
    askush !
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre !

  15. Alban Dega says:

    MARINSI AMERIKAN “BRAWN ”…
    MUZHIKU RUS PUTIN … APO NACALNIKU SALI BERISHA !?

    – Maska dhe fytyra e e vertete e nje ” bande gangsteresh “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ CityNews” dhe pothuajse te gjitha mediat shqiptare botuan sot foto dhe fakte te plota ne lidhje me pergatitjen organizative te Partise Demokratike ne te gjithe Shqiperine per protestat destruktive te 13 majit.
    Pjese e ketyre pergatitjeve eshte edhe stervitja dhe pergatitja e “ nje trupe patamilitare” e perbere nga fanatike te PD-se. Pjese tyre eshte edhe “Korpusi Azem Hajdari”, nje bande tipike ala nazisete si nga simobolet e uniformat , i cili financohet dhe drejtohet nga Partia e Cadres se Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi.

    Miti i “marinsit amerikan Brawn ( !? )” dhe…

    Ne krye te ketyre pergatitjeve eshte “ Marinsi amerikan Brawn” qe nga vet menyra si shkruhet emri i tij ngjall dyshim dhe nuk para perdoret ne SHBA. Emri apo pseudonimi ka pak rendesi.
    Me rendesi eshte fakti qe shoqerues dhe perkthyes i tij eshte keshilltari i liderit de jure te PD-se Lulezim Basha…
    Sa poshte ka rene Kartagjena. Keshilltari i liderit te opozites ben terxhumanin e nje marisni!? Per te qeshur e per te qare kjo loje e felliqte sa edhe foshnjore e qesharake , aq edhe e lexueshme e Partise Cader e Sali Berishes!?
    Pak perkthyes anglishtjeje ka Cadra sa per te shperdorur nje keshilltar “kryetari” te saj!
    I duhet dhene rendesi “marinsit amerikan Brawn” ne syte e shqiptareve. U duhet shitur sapuni per djathe bashke me mashtrimin qesharak ala Lul Bashici e Sali Karaxhici.
    Mesazhi eshte teper djallezor aq sa edhe trashanik.
    Marinsi Brown e jo Brawn, eshte simbol fitimtar i SHBA-se.
    Hajde cfare keshilltari e perkthyesi ka Basha sa nuk di te shkruaj sakte as mbiemrin e marinsit amerikan!?
    Mesazhi i cadres eshte: Amerika eshte me ne!
    Ky eshte miti!

    Realiteti: Nacalniku serb Berisha

    Realiteti eshte krejt tjeter.
    Uashingtoni hapur e ne menyre te perseritur ka denuar e demaskuar politiken anti-Amerikane dhe antishqiptare te Partise Cader e Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi .
    Cdo organizem, cdo i paramilitare ala “Korpusi Azem Hajdari”, Cdo strukture paralele e armatosur ose jo, cdo njesi para ose ushatarke qofte edhe “vetmbrotjeje” , kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike kudo ne Bote vleresohet e cilesohet si nje akt terrorist dhe denohet si i tille .
    Cdo personi qe pershihet ne to jo vetem qe nuk i jepet Azil Politik, Karde Jeshile ( Green Card ) apo Shtetesi Amerikane apo euro-perendimore por edhe u hiqet ose arrestohet ne flagrance per terrorizem e veprimtari subversive e terroriste.
    Po pergjegjesine kryesore per akte te tilla e mban rekrutuesi, organizatori, financuesi dhe perdoruesi i tyre ne rastin konkret “Banda e Gangestereve” Sali Berisha, me emrin Partia Demokratike Sali & Shkelzen Sllobodanka Berisha.
    Deshmia me e qarte dhe prova e pakundershtueshme eshte shoqerimi i “Marinsit amerikan Brawn “ nga keshilltari i qehajajt te kesaj bande , Lulezim Bashic.
    Ne kete rast shtrohet pyetja kush eshte Marinsi amerikan Brawn?

    Marinsi amerikan Brawn apo … ?

    Eksperti , ekspertet ukrainas qe ne delir e siper permendi Lulezim Bashic ne Opinionet e Klanit kur u zgerlaq keqazi dhe doli krejt jashte kontrollit, njesoj si Mafia e bosit te tij perballe fakteve rrenuese te Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut !?
    Apo naclniku serb Sali Berisha ?
    Apo ekspertet ukrainas apo ujqerit e vjeter te Putinit !?
    E keta ekspertet ukrainas nuk jane askush tjeter vec ujqerve te vjeter te RIA-s = KGB-se se Vladimir Putinit qe bashke me UDB-ne serbe, Asaline greke, Urbanin hungarez te Kremlinit, jane te vetmit qe mbeshtesin Partine e Cadres se Berishes dhe Korpusin paramilitar Azem Hajdari qe u krijue dhe drejtohet nga Shkelzen Berisha e co.
    Cfare ben e me se merret Kryeprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe kryeprokuhorat e Krimeve te Renda, SHISH-i i Visho Ajaz Gazidedes e paramilitaret e tjere politike Berishes dhe Garda e tij Pretoriane kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi kete e tregon Cadra e krimit, e ngritur mbi vendin e krimit, per llogari e leverdi te krimit dhe terrorizmit antishteteror e antishqiptar ne zemer te Tiranes.

    Murtaja e Botes !

    A ka sot jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Boten krim me te rende e rrezik me te madh kombetar e nderkombetare, mbareboteror se terroizmi?
    Jo vetem veprimi por edhe mosveprimi ndaj tij eshte po ashtu akt terrorisit po aq i rrezikshem me kosto te paripariparueshme ne sherbim te tij dhe kunder lirise e demokracise ne Shqiperi e Bote.
    Ndaj Qeveria, kryeministri, presidenti, policia te veprojne menjehere kunder akteve te tilla terroriste , te ndalojne , arrestojne cilindo qe eshte perfshire ne veprime te tilla duke filluar nga Sali e Shkelzen Berisha, Lulezim Basha e keshilltari i tij perkthyes, “marinsi amerikan Brawn”, qe me siguri do te na dale muzhik rus i Vladimir Putinit !
    Terrorizmi eshte mortaja e
    Botes, kercenimi me i madh per
    njerezimin !
    “Marinsi amerikan Brawn” eshte vetem maska e Berishes dhe Bashes per tu hedhe hi syve shqiptareve se gjoja “Amerika eshte me ne” ne nje kohe qe me ta eshte vetem Beogradi, Shkupi , Athina, Urbani dhe Putini … !

  16. Njeri says:

    PARET JANË TË KOSOVËS , BURRA.
    I KA KREJT, N’KOSOV !

  17. Jimi says:

    Heu luani vendit!? Lulja axhente e moskovit!? Mos bre se e morret me qafe moskovin. Po ka Lulja syfet per axhent? Ta marre vesh Putini ju vrau! Putini spiuni i KGB-s Ruse koleg me Lulen “Allbanski Sorge”!? Pu! pu! pu!. Hapu dhe’ te futem! Po Lulja nuk besohet kur e pyet per oren, jo me, nje sherbim inteligjent si ai i moskovit t’i besoj Lules pune axhentesh!? Jeni ne take, tuke o te marre!? E shumta moskovi, si “pionier” i devotshem mund ta perdori si GBV, por jo me shume.

  18. ashtu o posi! says:

    Jo o Mero jo!E ke gabim!Eshte agjent i rekrutuar nga sherbimet Ruso-Serbe!
    I sjelle me destinacion per te dale ne krye te PD-se me perkrahjen e agjentit tjeter Ruso-Serb Sali Berisha.
    Kjo eshte e verteta e thjeshte fare!

  19. gurra says:

    Analize e sakte por mendoj se lidhjet jane me te thella sepse deri sot ne asnje rast Lulja nuk ka vepruar pa miratimin e Sali agjentit te UDB,dhe dihet qe KGB eshte dominuse ne UDB keshtu qe emri i lulit eshte emer korjeri sepse kapo eshte SALI malolu.

  20. Populll says:

    Lulushi i ngjan atij qenit qe duke kaluar lumin me nje cope mishi ne goje pa veten e vet ne ujin e llumit dhe i duk si qen tjeter. Nga lakmia lleshoi mishin qe mbante ne goje per te kapur mishin e tjetrit,

  21. DETARI Atllantides? says:

    Lulzim Basha dhe komplet kllabi cetnik i quajtur mender pd, jo se nuk kane miliarda , por jane ssherbettore te vyer te beogradit dhe kremlinit !
    Kurdisja antishqiptare 27 vjecare ka filluar ckurdisjen …..???????????????????????????????????????????????? !

  22. Arjan says:

    E lexova shkrimin pa ndonje interes pasi jam shume i bindur se ato para jane paguar dhe jane para te vjedhura shqiptareve. Nuk dua te mendoj qe Lulzimi eshte agjent rus por vetem nje i pa afte qe edhe ne kete rast e tregoi ate. Por shprehja me e forte e shkrimit eshte ajo e fundit per Ristanin ” i cili zor se e ka marre vesh se Rusia nuk quhet me Bashkimi Sovjetik”. ha ha ha Kjo shprehje ka shume sarkazem brenda. Une personalisht kam rezervat e mija per Meron, por ka pene shume te mpreht dhe nuk ja mohoj dot.

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Trap zalli me leke !!! Bregu, je gati ?!?! Zgjidhni mor nje njeri serjoz ne ate Parti.. Hiqni ate Plak Mamuthin qe flet percart dhe Dordolecin e tij qe te ngrejne koken demokratet dhe te shohin me sy lart e jo te Iped-I.. Zgjidhni ate femer te denje per ate parti te zgerlaqur..

  24. kashi says:

    edhe une besoj qe ky opinion i meros eshte i sakt se, vet luli i ka dhene leket

  25. Qytetari I thjeshte says:

    Koha po vjen…
    Tik Tak….. Tik Tak….Tik Tak….
    Tek 313 kane per te perfunduar te gjithe antishqiptaret me Salehun ne krye, se edhe ky Lulushka pjelle e tij eshte..
    Rrofte Shqiperia Etnike

  26. Vezhguesi says:

    D.m.th Luli ka paguar qe te behet spiun i ruseve.

  27. LORA says:

    S’me plas fare per shpetimin e holandezit “yll ne ngjitje” apo bandes kusaro-kriminale dhe antikombetare te perbetuar shqup-se.Per mua,jane njesoj,te gjithe cakejte e asaj nahije te
    ububushme,ne 27 vitet e fundit gllaberues te parave e pasurive te shqiptareve.
    Problemi i madh,si hall i shumices se shqiptareve, eshte ndeshkimi ekzemplar i harxhimit te parave tona nga gjellitesit,qe me to blejne resme per me rrejt shqiptaret te cilet i konsiderojne pa tru e pa nder.
    Keshtu Mero djali,eshte detyra e jone t’a zgjidhim kete kasavet ,qe eshte cnderues per ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje