Një shpjegim me gojën e Sali Berishës për të dëshpëruarit nga reforma në drejtësi

6 Mars 2018, 18:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqetësimi i Pëllumb Kullës për pritshmërinë e ekzagjeruar prej reformës në drejtësi, duke mos bërë detyrën sistemi aktual, është në të vërtetë fija e telit mbi të cilën po mbajnë ekuilibrin ata që presin të ndryshojë diçka me drejtësinë dhe ata që kanë humbur çdo shpresë.

Zoti Kulla merr dy raste që janë një ilustrim i pamëshirshëm, i mosveprimit të drejtësisë.

E para ka të bëjë me një akuzë, që ish- kryministri Sali Berisha ka bërë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, të cilën e ka akuzuar në parlament se është paguar nga Edi Rama të hedhë poshtë “Marrëveshjen e Detit” të Berishës me Karamalisin.

Çdo gjykatë në botë do ishte çmendur po të mos kishte reaguar dhe çdo prokuror i Përgjithshëm në botë duhet të kishte dhënë dorëheqje me sekonda, nëse vononte hetimin e këtij skandali.

Por i dashur Pëllumb, drejtësia në Shqipëri këto 25 vite, ka ecur në sensin e kundërt me të cilën ecën drejtësia në botë në raport me politikën. Nëse në botë politikanët pyesin avokatët, se çfarë duhet të bëjnë të jenë në rregull me ligjin, në Shqipëri politikanët bëjnë ligjet vetë që ata të jenë në rregull.

Ndërkohë që lexoja letrën tënde të hapur dje në mbrëmje, me një sy e vesh ndiqja në ekran Sali Berishën në Vizion Plus, përballë Sokol Ballës, që thoshte se nëse Garda nuk do kishte vrarë demonstruesit më 21 janar, ai do t’i vriste me dorën e tij. Pastaj më pas tha që donte të vriste dhe Edi Ramën me snajper, po qe se do ta rrezikonte. I tha këto në sy të kolegëve të mi, të cilët në vend që të ngriheshin nga karrigia dhe t’i thoshin dil jashtë, vrasës, e dëgjonin si kuriozitet historik rrëfimin e një plaku kriminel, që u tregonte përralla me pengjet që kishte në shpirt, që nuk kishte vrarë sa duhet dhe kë duhet. Edhe mbrëmë mund të ngrihej Arta Marku e t’i shkonte në studio, edhe mbrëmë mund të ngriheshin kolegët e mi dhe ta nxirrnin nga studioja, por askush nuk reagoi. Është i njëjti personazh që ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka marrë lekë për të hedhur poshtë “Paktin Detar” me Greqinë për të cilën t’i skandalizohesh pse nuk ka hetim.

Ajo që ka ndodhur, është se për 25 vjet, ky njeri nuk është investuar që të jetë në rregull me sistemin e drejtësisë, por është investuar që sistemi i drejtësisë ta konsiderojë atë gjithnjë në rregull, edhe kur vjedh, edhe kur vret, edhe kur shfaq pendesën që nuk ka vrarë dot. Vetëm Sali Berisha dhe presidenti aktual i çmendur i Filipineve, Rodrigo Duterte, shprehin publikisht pendesën e tyre që nuk kanë vrarë sa duhet. Ka dhe presidentë të tjerë të çmendur, por ata të paktën nuk flasin rrugës për krimet që s’kanë bërë dot.

Pra, mbrëmë më mirë se unë, përgjigjen ta dha vetë Sali Berisha.

Ndërkohë që ti kërkon sqarime pse nuk hetohet deklarata e tij që Gjykata Kushtetuese është paguar, ai po u prralliste kolegëve të mi dëshirat e tij për të vrarë dhe pendesën që s’ka vrarë sa duhet. Është një sistem drejtësie i cili nuk e konsideron detyrë të hetojë Sali Berishën.

Nuk ka vend në botë që një kryeministër të vrasë katër qytetarë, të marrë përsipër vrasjet dhe të mos thirret as për ta pyetur pse i vrau. Kjo ka ndodhur vetëm këtu dhe vetëm nga fakti se është një sistem i prodhuar prej tij, i shantazhuar prej tij dhe i dorëzuar para tij. Ndaj në këtë pikë mos prit të veprojë përsëri pa ndryshuar tërësisht sistemi.

Nuk mendoj se ka qenë aq i keq sistemi i vjetër i drejtësisë. Ai ka vepruar ndaj shumë kriminelëve, ndaj shumë padrejtësive, ndaj shumë problemeve që kanë kërkuar zgjidhje. Ai nuk ka vepruar vetëm ndaj politikës dhe ndaj pushtetit të Sali Berishës. Ndaj e keqja e atij sistemi nuk ishte vetë sistemi, por pandëshkueshmëria që prodhoi, shembulli i shkëlqyer i së cilës, është një plak i çmendur që ka vrarë për pushtet, dhe rrëfen si kujtime veteranësh pengjet që ka për ata që s’ka vrarë dot.

Porblemi i dytë që ju ngrini dhe që lidhet me pasuritë marramendëse të personazheve të drejtësisë, lidhen me të parën. Ata gjyqtarë që prodhuan këtë sistem drejtësie, që prodhuan pandëshkueshmërinë ndaj kastës politike dhe personalisht ndaj Sali Berishës, u kthyen dhe vetë brenda sistemit si njerëz të paprekshëm. Ata kishin leje të bëheshin të pasur.

Ata gjyqtarë që bënë gjyqet e 21 Janarit, Gërdecit, “Rrugës së Kombit, Fazlliçit etj, kishin leje pastaj të lironin trafikantë droge dhe të bënin pazare të mëdha për favore personale. Ata ishin dhe janë pjesa kanceroze e drejtësisë, të cilëve sistemi politik u ka kthyer borxhin, duke u dhënë leje të bëheshin milionerë nga ai sistem.

Ndaj dilema juaj, përse nuk vepron ky sistem aktual drejtësie pa pritur reformën përfundimtare, do të ishte normale, sikur autorët e këtij sistemi, të mos ishin aktivë. Por fatkeqësisht duhet të presim me durim dhe me shpresë që të ndryshojë gjithçka.

Në fillim të goditen garantët e sistemit të vjetër të drejtësisë në politikë dhe pastaj ushtarët e tyre në sistem. Pas kësaj mund të nisë një erë e re në drejtësinë shqiptare, e cila mos shpreso të jetë diçka e përkorë dhe sterile. Në rrugën drejt reformës janë bërë kompromise të mëdha dhe shumë gjëra nuk funksionuan siç pritej. Komisionet e ngritura kanë në përbërje të tyre, edhe Ina Ramën, që është nga të paktat shkëndije shprese që ka pasur për drejtësi në këtë vend, por edhe njerëz banalë që fyejnë drejtësinë edhe me faktin që quhen juristë, që s’dua t’u përmend as emrin. Ata kanë vajtur aty si kompromis që Berisha të ngrinte kartonin në Kuvend për reformën. Është çmimi që duhet t’i paguajmë historisë sonë të shëmtuar politike me drejtësinë.

Por besoj se po shkojmë drejt një sistemi ku së paku gjyqtarët dhe prokurorët duhet të dinë mire dy gjëra, që ata janë dhe gjykues, dhe të gjykueshëm. Kjo mund ta përsosë sistemin pak nga pak, dhe mund të na shpëtojë pak nga pak nga politikanë kriminelë që mburren nëpër ekrane me vrasjet e tyre politike, dhe nga gjyqtarë dhe prokurorë që dhe shifrat e milionave i kanë më arrogante se vendimet e padrejta që kanë dhënë. E gjitha nga siguria se ishin të paprekshëm.

34 komente në “Një shpjegim me gojën e Sali Berishës për të dëshpëruarit nga reforma në drejtësi”

  1. lavdosh says:

    Mos harro edhe ate deklaraten tjeter te Rrumpalles Mero djali: “Prokuroret bejne presion dhe shesin mbylljen e dosjeve” E pranuar nga ai qe i ktheu prokuroret ne mbrojtes te familjes se tij, kjo eshte shprehje e sistemit qe ndertoi rrumpalla. Ne cdo vend te botes Prokuroria do ta therriste menjehere dhe ta akuzonte te pakten per shipfje, ose mos kallezim krimi ose presion mafioz ndaj institucioneve te drejtesise.
    Asnjera nuk ka ndodhur

  2. Atdheu says:

    Artaaaaaaaaaa Markuuuuuuuuuuuu si te mban ajo karige akoma.. Ju kane plasur syte edhe veshet. Cfare prisni akoma.
    Meshire…..

    1. ROBERT CEMCAKIZI says:

      Arta Marku me Adriatik Dhallen eshte si ajo shprehja e kahershme: Hiqja Lenes e veja Prenes!r

  3. J. M. Psikolog says:

    Konfirmimi I veprime sadiste të Sali Berishës, nga vetë Sali Berisha, pa aftësinë më të vogël për ti filtruar ato, është rezultat i një mendje të sëmurë dhe i një njeriu monstër, që në fëmijërinë e tij është abuzuar seksualisht.
    Sali Berisha për nga sadizmi apo kënaqësia për të sevicjuar personalisht viktimat që vetë dizenjon, është i ngjashëm me Nevzat Haznedarin, i cili mburrej kur tregonte se si i sodomizonte me hunj të burgosurit, se si i fuste dinamit në anus, se si i varrose të gjallë apo i përdhunonte gratë apo motrat e të burgosurve, përballë tyre.
    Pra dëshira për tu marrë personalisht me ndëshkimin e viktimave të tua, diferencon një diktator që delegon pushtetin e ndëshkimit tek ingranazhet e diktaturës, me një psikopat sadist si Sali Berisha që merret vetë me detajet e vrasjeve, torturave, ndëshkimeve dhe detajeve kriminale, që i japin kënaqësi vetëm një mendje psikopate.

  4. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: January 25, 2011 at 12:21:34 PM EDT

    KRONIKE E EKZEKUTIMIT TE PARE BERISHIST NE SHQIPERI

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pese nenta tragjike …

    Dita e nente. Muaji i nente. Viti 1992. Nje trokitje jo e zakonshme ne deren e babait tim Ram Dega ne Bajram Curri. Ishte diku afer mesnates.
    Jetmira 7 vjece dhe Erjoni 5 vjec vrapojne drejte deres si dy engjej. Prisnin qe tu kthehej babai qe nuk e kishin pare per disa dite ” Babi… babi…babi” therrasin ata me mall per te jatin , vellain tim Agim Dega, ish- lider i opozites per Tropojen dhe nje nder inxhinjeret e ndertimit me rezultate te shkelqyera.
    Nena ime, e bija e Imamit te degjuar te Malesise se Gjakoves, sot fiks 75 vjecare,
    nxiton te hape hap deren… C’ te shohe !?
    Nente police fakira tropojane qe mbanin femijet, familjet e veta me ate uniforme qendrojne si te ngrire para saj.
    – Hajde, mireseerdhet , u drejtohet ajo per nje cast. A mos mi ka ndodhe gje djalit bre…
    Nente police ngrijne perballe nenes sime dhe dy vocrrakeve. Nuk dinin cfare te thoshin. Nuk dinin cfare te benin . Nuk dinin ku ti fshihnin syte. Nuk dinin ku te mbulonin turpin e shtetit qe perfaqesonin…

    Kur e keqja fillon nga maja

    Veterani i Luftes Antifashiste me plaget e nazisteve ne trup dhe ciflat e bombave te terroristeve te UDB-es ne koke e ne krahe Rame Dega, jurist i degjuar dhe ish-kryetari i Gjykates se Tropojes per disa vite, i shtrire pak me heret se zakonisht ate nate shfaqet ne dere dhe i fton mysafiret e paftuar te hynin brenda.
    Ata kane mbetur si te shtangur derisa njeri prej tyre i pergjigjet se kishin ardhur per te marre kunaten time Fatbardha Dega pasi prokurori kishte leshuar nje urdher arresti dhe ata duhet ta zbatonin.
    – Ligji eshte ligj u thote, im ate. Vecse a nuk kishit mundur ta beni nje gje te tille diten a ma heret ore burra malesie!
    – Na beni hallall ( na falni ) o Rame Dega , po urdheri eshte nga maja fare e nuk kemi cka me ba vec me e zbatue.
    – Edhe une kam qene polic dikur u thote babai, por kurre nuk kemi shkue ne shtepine
    e dikujt ne mesnate aq me teper me e marre nje grue jabanxheshe o burra. Po ju nuk kini faj. Bani detyren qe u kane ngarkuar.

    Nje mallkim me shami

    Me lot ne sy e duke mallkuar me shami ate majen qe kishte leshuar ate urdher njesoj sic kishte mallkuar me dhjetra here majen e meparshme Enver Hoxhen ” qe je ka e drejto kete vend si me ia pase inat popullit tand” .
    Bija mallakastriote e lindur ne Berat nderkaq ishte bere gati dhe del. Nente police marrin nje grua ne sy te dy vogelusheve e dy pleqve. Per hir te se vertetes nuk i vendosin pranga ne syte e tyre dhe as pasi e fusin ne makinen e tyre. E c’ka u duheshin prangat nente policeve ne duart e nje nene, e para grua qe arreston regjimi i Sali Berishes ne Shqiperi per aresye te mirefillta politike.
    Akuza e sajuar eshte shperdorim detyre, kur ajo sherbente si Drejtoreshe e Bankes ne Bajram Curri. Aresyeja e vertete eshte veprimtaria politike e familjes sone kunder atij regjimi dhe konkretisht artikujt e mi kunder politikes se mbrapshte.
    I pari gazetar qe e ka quajtur ate regjim demokrature qysh ne artikullin e pare te mirefillte kunder drejtimit te demokracise me mendesi e praktike tipike komuniste , sic e tregon edhe kjo ngjarje “Demokracia fiton cdo dite” ne mesin e qershorit te vitit 1992, kur Berisha akoma nuk kishte ngrohur mire karriken e Presidentit te Shqiperise.

    Ne emer te beses dhe mikpritjes shqiptare

    Kishte edhe nje aresye tjeter madhore. me 28 janar te atij viti, familja ime shpeton nga lincimi, nga poshtrimi dhe nga ndeshkimi liderin kombetar te opozites shqiptare Z. Fatos Nano me porosi te vecante te Sali Berishes, sic e ka pohuar ne prani te dy gazetareve te tjere vete Azem Hajdari ne shtepine e Guro Durollarit ne Hackensak te Nju Xhersit, ne viziten e tij te fundit ne SHBA.
    As prinderit, as vellai e shoku im me i mire Agim Dega qe sot punon si arkitekt dhe inxhinjer projektimesh ne nje nga firmat me prestigjioze te Nju Jorkut, ” Elez Dega i ri”,sic e quanin shoket e mi te punes ne ATSH sa here vinte per te me takuar, nuk e kryen nje akt te tille burerror as per ideologjine e as per syzet e Nanos, por ne emer te mikpritjes dhe beses se Malesise se Gjakoves.
    Falangat e murrme te Berishes e rrethuan edhe shtepine tone, hodhen edhe parulla ” Poshte Fatos Nano!” “Poshte Rame Dega” por asnje qime floku as bolesh nuk iu prek mikut te shtepise me bole qe i doli per zot e e mori ne bese. Lavdi mikpritjes malesore ! Lavdi beses se Malesise se Gjakoves.
    Ishte kjo burreri e bese shqiptare, ishte gjakftohtesia e prinderve ,e Agimit dhe e Fatbardhes trimereshe Corrushi qe ruante tek dera me nje sepate ne dore qe te mos hynte kush i gjalle brenda shtepise dhe per hir te se vertetes edhe trimeria e qetesia e Fatos Nanos, e shoferit dhe bodigardit te tij nga Kavaja. Ishte edhe trimeria e kusherinjve tane Avni Dega e Fatmir Dega qe shmangen nje kasaphane e vellavrasje, qe kishte urdheruar faqja e zeze e Malesise se Gjakoves dhe banditet e saj. Nuka ka pyll pa derra, thote populli.
    – Jam edhe me e revoltuar,me tha sot Fatbardha teksa po festojme 75 vjetorin e Ditlindjes se Nenes, jam me Fatos Nanon. Si nuk ua beri nje telefon prinderve as neve kur u kthye si kokrra e molles ne Tirane!? Te pakten te pyeste si jeni… Mosmirenjohes !Vesi me I poshter i njeriut!

    Kenaqesia e …O bama hallal bre burre !

    Ndjeva nje kenaqesi te vecante kur njeri prej atyre bashibozukeve,qe Berisha e pat derguar edhe ne nje ambasade shqiptare si shperblim per bemat e tij terroriste per llogari te tij, me thirri para dy javesh nga… dhe me kerkoi “sall ( vetem ) nja njemije dollare borxh” se kam mbete pa asnje cent ne xhep.
    – Po ti dergoj me kusht qe te therrasish edhe nje here ” Poshte Rame Dega” qe te ka shpetuar nja tri here nga burgu vec per hire te babes tend e jo per bakshishe e as per ty….
    – O me fal o Hamdi Dega po ashtu e kam pase urdhnin… O mi kerko falje Rame Deges pash Tyrben e Dervish Luzhes. O bama hallall bre burre se e di qe jam korite… o
    – Kerkoja Sales apo Argites , i thashe se, edhe ne saje te sherbimeve tua jane bere
    multimilioner dhe ta kane aq borxh, shtova para se ti mbyllja telefonin.
    Mbas nje jave Fatbardha Dega- Zeneli semuret dhe per tri dite me radhe lufton me vdekjen ne qelite e errta, te pista te burgut te Bajram Currit. Gjendja e saj vjen duke u renduar nga casti ne cast . Jeta e saj tashme ishte ne nje fije peri. Babai, vellai Agimi alarmohen dhe trokasin ne te gjitha dyert e drejtesise… Heshtje varri. Indiference makaber. Moskokcarje kriminale.

    Ne tehun e vdekjes

    Kryeprokurori i Tropojes Ram Muja, i thote vellait se nuk mund te beje asgje pa marre drite jeshile nga lart fare. Ne cdo dere qe troket ne Tirane i tregojne deren e Presidences, deren e Sali Berishes. Nje dere qe nuk hapet as per te e as per familjen e tij. Mehmet Elezi , eminenca gri e Berishes as nuk pranon ti hape telefonin.
    Mbas dy javesh, kur Bardha ishte me afer vdekjes se jetes me ne fund therrasin mjeken ne burg. Ajo, nje kolege e bashkeshortes sime konstaton shtatezani gjashtejaveshe dhe jep alarmin per ta nisur urgjentisht ne spital. Urdhedhenesit vonojne edhe dy dite te tjera. Gjendja e Bardhes ishte kritike.
    Bebja gjashtejaveshe ne barkun e saj ka mbaruar. Ishte teper vone per te. Ajo u vra, u ekzekutua nga maja e piramides shteterore shqiptare. Viktima me e re ne historine e Shqiperise. Viktima e pare e Sali Berishes,
    Krimi me i rende ish diktatorit komunist Enver Hoxha cilesohet ekzekutimi i Vera Geges shtatzene.
    Krimi i pare i Sali Berishes behet nje bebe gjashtejaveshe ne barkun e nenes.
    Vec Zoti shpeton jeten e se jemes. I shpeton jeten per te denoncuar me zemer nene ekzekutorin e bebes gjashtejaveshe te vrare ne barkun e saj. Denoncim i saj publik “ Kush i vret foshnjat gjashtejaveshe ne barkun e nenes, botuar ne “Zeri i Popullit” trondit jo vetem Shqiperine por edhe opinionin publik nderkombetar.

    Vdekje e fashizmit liri popullit

    Nga fundi i nentorit therras ne telefon vellain nga Madridi dhe me thote se se shpejti do te ishte gjyqi i Fatbardhes. Ishin castet me te renda per familjen tone. Duke ditur rrezikun qe me kanosej nuk me tha te kthehesha. Nuk ishte nevoja.
    Duke ditur se Fatbardha ishte viktime kryesore e artikujve te mi, e ndjeja detyrim te ishja prane vellait dhe familjes se tij ne ato caste. Pak para se te fillonte gjyqi e pyes Agimin nese e kishte deshmine e spitalit. Sic e kemi zakon te keq ne malesorit shpeshhere gjerat me rendesi jetike i leme per ne castin e fundit.
    – Jo, me thote. Shko merre! Nuk i dihet si shkojne punet neser i them une… Parlam Volam Scriptum Manent – Fjalet i merr era e shkruara mbetet.
    Edhe sot shoku im me i mire vellai im i mrekullueshem e kujton ate ngjarje dhe qesh duke me thirrur ” O Parlam Volam Scriptum Manent”!
    E kam regjistruar krejt gjyqin. “Mos e fik se do tu fikin ” me thoshte nga mbrapa Sali Lusha, qe me vone do te sherbente si bodigard i Berishes. Ishte nje nga deshmitaret qe do te bente fertele pretencen mjerane te shtetit dhe e bukosi fare gjykatesen qe ishte ne nje pozite me te vertete mjerane, por nuk kishte rruge tjeter.
    Ajo qe e dermoi regjizorin e ketij gjyqi farse ishin thirrjet e dhjetra te rinjve tropojane prane dritareve te gjykates: “Vdekje fashizmit! Liri popullit!” qe ishin nje surprize per te gjithe. Me shume se nje surprize e shpirtit rinor tropojan ajo ishte nje akt-akuze rinore e popullore per demokraturen e Sali Berishes.

    Hakmarrja e Berishes me ligjin e tij nazist godet gjykateset

    Ishin edhe ato thirrje qe demaksuan krejt farsen e sajuar keq te regjimit te Berishes. Fatbardha u lirua ne sallen e gjyqit me votat e dy gjyqtareve dinjitoze, dy nenave heroina tropojane qe nuk ia shiten fytyren e shpirtin e tyre djallit per fat te keq po tropojan…
    Pasojat do te ishin teper te renda per to. Pa u mbushur muaji nga vendimi i tyre, te dyja u pushuan nga puna ne baze te ligjit nazist 34 te Sali Berishes dhe regjimit te tij, ne baze te reformave qe godisnin cilindo qe mendohej ose spiunohej si ishte kunder diktatorit te ri shqiptar.
    Do te denoheshin me vdekje ekonomiko- financiare nga nje regjimi qe ne 1996- 1997 do te denonte me vdekje krejt Shqiperine me 10 mije viktima e mbi 4 miliarde dollare rrenime financiare e ekonomike.
    E regjizori i kesaj katrahure kombetare pati fytyre te kerkonte e te rikerkonte voten e shqiptareve. Kur nuk i doli numri jetik per te siguruar karriken e tij bashke me kusaret, bashke me bashibozuket, bashke me Mafian e tij i vodhi ato, i ndihmuar edhe nga krye-hajnat Fatos Nano e Ilir Meta Kokemadhi !
    ” 30 per qind e votave u numeruan keq ose shume keq” konkluduan vezhguesit demorkatike perendimore te ODHIR-it!

    Vrasesit e foshnjave orvaten te vrasin edhe te verteten

    Sali Berisha urdheron prokurorin Ram Muja te replikoje. Kryeprokurori i Tropojes i kerkon Thoma Gellcit, kryeredaktorit te “Zerit i Popullit” ne ate kohe te botoje repliken. Thomai i pergjigjet “ Menjehere vetem me sill nje dokument spitali si ky i Bardhes qe kam fotokopjuar dhe do ta nxjerr ne krye te faqes se pare repliken dhe dokumentin”! E pamundur.
    E boton gazeta e turpit antidemokratik “Rilindja demokratike” Titulli ishte “ Kush
    orvatet te vrase te verteten ne emer te foshnjave !? “ Gabim foshnjarak i despoteve te rinj me Berishen ne krye. Ne vend te vetullave nxjerrin syte e vet.
    Brenda 24 oresh merr pergjigjen e merituar nga nena e bebes jo vetem ai por edhe ish- lideri i PD-se per Tropojen nje fare Sabah Jemishta qe vodhi aq shume e beri aq shume korrupsion si nendrejtor i Tatimeve sa u detyrua ta flakte me turp nga posti vete Padrinoja. E kishte kaluar cdo lloj mase! Hiqej edhe si i ish i persektuuar politik.
    E di cila ishte deshmia e tij per kete persekutim.!? Ishte perjashtuar per nje vit nga Gjimnazi . Aresyeja!? Ne nje ditar personal kishte shkruar “ Te gjitha femrat shqiptare jane kurva!”Gjithcka dihej por jo se ku i fuste nenen, motrat dhe bashkeshorten e vet ! Titulli i pergjigjes eshte “ Vrasesit e foshnjave vrasin edhe te verteten!”

    E pabesueshmja….

    Nenat e motrat shqiptare me shoqatet e tyre organizojne protesta ne Tirane e shume rrethe te vendit. Ceshtja e saj ngrihet ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes nga ish- nenkryetari i delegacionit shqiptar Z.Namik Dokle.
    Dy perfaqesues te Helsinki Watch te Kongresit amerikan vijne nga Uashingtoni per te verifikuar tragjedine. I kam takuar e kam biseduar edhe vete me ta ne Tirane pasi ishin kthyer nga Bajram Curri.
    Ishin skandalizuar nga grisja e faqes se rregjistrit te Spitalit ne Bajram Curri , ku ishin shenimet per kete akt kriminal pa precedent. “Nje gje e tille nuk ndodh as me diktaturat e gorillave ne Ameriken Latine”, me tha njeri prej tyre… “Eshte e pabesueshme se si mund te ndodhin akte te tilla kriminale ne nje shtet demokratik”
    Per fat te mire kishim origjinalin me nenshkrimin e mjekes, qe nuk kishte guxuar te denonconte grisjen e rregjistrit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit nxjerr nje deklarate me te cilen denon ashper keqtrajtimin e Fatbardha Deges, qe mbetet me anemi te theksuar nga ajo dite e deri sot.

    Asnje perplasje as meri… Respekt dhe mirenjohje

    Asnjehere dhe askush ne fisin tim kurre nuk ka pas asnje perplasje as qejfmbetje me fisin e familjen e Sali Berishes. Bile xhaxhai im Elez Dega e ka pasur shok kur te dy studionin dhe punonin ne Tirane.
    Dy here me ka shpetuar jeten e babait tim te goditur nga infarkti kur punonte si kardiolog ne Spitalin Nr. 1 . E kam takuar disa here por nuk kam pasur ndonje lidhje te vecante pervec respektit per aftesite e tij si kardiolog.
    Te vellain, Selim Berishen, drite i paste shpirti, e kam pasur komisar batalioni kur benim zborin ushtarak ne Molle te Kuqe se bashku me nxenesit e Shkolles se Mesme Bujqesore “ 16 tetorit “ te Tropojes. Nju burre i mencur, skofnar, me kulture, gjithnje i qeshur, aktiv…
    Vdiq krejt i ri kur i duhej me se shumti keshilla e tij te vellait qe u katapultua ne krye te politikes shqiptare. Me shume se fatkeqesi per te vdekja e parakohshme e tij ishte edhe nje fatkeqesi per Salen e sidomos per Shqiperine, megjithese ky nuk degjon askend pervec vetvetes kur eshte fjala per piolitiken.

    Krisja qe thellohet ne hendek politik

    Krisja e pare me Sali Berishen fillon me pushimin tim nga puna si Editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqipetare, ATSH ne qershor 1992 pa asnje aresye ligjore ose njerezore. Vec per aresye politike.
    Pushimi nga puna ne fillimet e ekonomise se tregut ishte baraz me denim me vdekje ekonomike e financiare per viktimen. Natyrisht nuk e kishja lene veten ne meshiren e askujt. Ne ATSH paguhesha rreth 20-30 dollare ne muaj.
    Qysh ne veren e vitit 1990 punoja si korrespondent i gazetave me te medha spanjolle “ El Pais”, “La Vanguardia” dhe 11 gazeta te tjera te huaja per Shqiperine dhe Kosoven . Fitoja rreth 2 500 dollare amerikane ne muaj. Ka pase raste si ne prillin e vitit 1992 qe kam fituar mbi 25 mije dollare me lajmet e sakta per perberjen e qeverise se re, qe i merrja nga burimi me i sigurte i mundshem, shoku i klases se vellait te vogel Besnikut, Azem Hajdari, drite paste. Vetem me ate lajm “El Pais”ka fituar rreth 25 milione dollare pasi ua shiti te tjereve.
    Kjo krisje do te kthehej shume shpejt ne nje hendek te thelle midis nesh. Behej fjale per nje hendek politik i pambyllur asnjehere me autokratin, me dhunuesin e te drejtave te njeriut, me rrenuesin e demokracise shqiptare, me despotin neo -komunist Sali Berisha.
    Pas vrasjes se foshnjes se palindur ai do te behej nje perfundimisht i pakapercyeshem.

    Nje jete e keputuar pa filluar mire

    Ne mes ishte jeta e posanisur dhe e keputur ne mes e nje bebeje gjashtejaveshe ne barkun e nenes e ekzekutuar prej tij dhe politikes se tij vrastare.
    Nje pjestar i familjes sone mungon perjete. Nje zemer nene mbeti e plagosur perjete. Shendeti i saj mbeti i cenuar pergjithmone prej urdherave te despotit komunist Sali Berisha!
    Nga shpetimtar i dyfishte i jetes se babait tim te nderuar kthehet ne ekzekutorin e nje foshnje te palindur ne barkun e nenes dhe rrenues i shendetit te se jemes se aaj.
    Me mijera krime e ekzekutime te tjera te shqiptareve do ti shtoheshin atij qe me atdhetarin kosovar te zhdukur pa lene gjurme Remzi Hoxha, me mbi 10 000 viktima te 1997-es, me dhjetra viktimat e Otrantos qe akoma nuk kane gjetur as prehje e as drejtesi, me 26 te vraret e mbi 500 te plagosurit ne masakren e korrupsionit qeveritar ne Gerdec me 15 mars 2008, me tre shqiptaret e ekzekutuar barbarisht nga Garda Pretoriane e Sali Berishes ne qender te Tiranes e perballe kamerave me 21 janar 2011….

    Mbas 18 vjetesh

    Sot vellai ka tre femije te mrekullueshem. Jetmira punon ne qendren me te avancuar te riprodhimit njerezor per ciftet qe nuk lindin femije ne Nju Jork. Erjoni eshte avokat biznesi ne Tenesi. Juliani i lindur ne Gjermani mbaron shkollen e mesme me rezultate te shkelqyera.
    Jane me dhjetra ofertat nga universitetet me ne ze te Amerikes duke filluar nga Harvardi, Princetoni, Jale e deri tek Stanley ne Kaliforni. Gazeta te shumta perfshi “ The New York Times” kane shkruar per rezultatet e tyre te shkelqyera, cka u ka siguruar edhe bursa te plota!
    Sivjet do te ishte ne vitin e dyte te Universitetit edhe bebja gjashte javeshe po te mos e kishte ekzekutuar Sali Berisha me politiken e tij te dhunes.

    Neveri… ndot

    As une e askush nga familja ime nuk kemi asnje urrejtje per Sali Berishen. Kemi neveri!
    As une e askush nga familja ime nuk kemi asnje lloj zilie per Sali Berishen. Na vjen ndot qe e kemi bashkevendas.
    As une e askush nga familja ime nuk kemi asnje armiqesi me Sali Berishen. Duke qene armik i popullit te vet ai eshte pikesepari armik i vetvetes, i femijeve te tij , i niperve e mbesave te tij. Ai ka njollosur e damkosur se pari emrin e tij por edhe te krejt brezave te le pas me zine qe e pllakosi nje popull e komb te tere nga Medvegja e deri ne Follorine, nga Pilati e deri ne Ulqin.
    E keqja e madhe eshte se tragjedive te hershme po u shton perdite te reja duke ia nxire faqen vendlindjes sone Malesise se Gjakoves, Shqiperise e krejt ne shqiptareve me politiken faqezeze te tij.

    Lotet e vajzes dhe kujtesa e djalit

    Sot pashe lot ne syte e vajzes sime 18 vjecare Deas kur po shikonte vrasjen makaber te refugjatit dibran Hekuran Deda e degjonte tregimin tragjik te shokut te tij ne duart e te cilit dha shpirt … I erdhi shume keq sidomos per dy jetimet e tij.
    Si e ka vra Sali Berisha ate njeri pa faj? Si i ka lene dy femije jetime!? Si do te rriten ata jetime!? Pse ua ekzekutoi babain !? Pse nuk e ndrron mbiemrin e ta beje Sali Bisha…
    Edhe me shume jane tronditur ata nga pamjet makaber te ekzekutimit te 68 vjecarit nga Gjirokastra Ziver Veizi ne News24 ore. –
    – How the military could shot an innocent people like him from Albanian White
    House. Just because he was looking over there? Unbelievable… Is the shoter a nazi ?
    Si mundet qe ushtaraku te qelloje nje njeri te pafajshem si ai nga Shtepia e Bardhe e Shqiperise!? Vetem sepse po shikonte atje!? E pabesueshme… A ishte nazist ai qe qelloi ?
    Nuk dija si tia shpjegoja… U detyrova ta genjej djalin vetem 14 vjec. I thashe jo po jane duke luajtur nje film kunder nazisteve dhe ekzekutimeve qe ata kane bere…
    – E tmerrshme… E pabesueshme, me tha . Cfare nuk ndodhka ne Shqiperi. Une nuk shkoj me ne Shqiperi. Edhe kur kam qene te dajet ne Valbone e kane vra nje grue edhe vajzen e saj. Eshte ba lufte atje. Kam qene vec kater vjec…
    Po e mbaj mend mire se i kane vra, i kane vra te shtepia e vete jo tek Shtepia e Bardhe e Shqiperise. Edhe xhaxhi Agimit ia kane vra nje bebe te palindur ne Shqiperi…

    25 JANAR 2011

    SHENIM: Ishte vellai im Agim Dega, bashkeshorti i Fatbardhes, i cili ne Kongresin themelues te PSSH-se, u ngrit ne emer te delegateve te Tropojes dhe deklaroi nga tribuna e tij :
    Jemi kunder emrit Partia Socialiste e Shqiperise, qe sidomos ne delagateve te Malesise se Gjakoves na kujton djegjen shkrumb e hi tri here te saj nga hordhite barbare serbe !
    Jemi kunder qe Partia Socialiste e Shqiperise te mbaje emrin e Partise Socialiste te Sllobodan Milloshecit, qe zbaton politiken e terrorizmit shteteror dhe te ” tokes se djegur” kunder vellezerve dhe motrave shqiptare ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Luginen e Presheves…
    Fjala e tij u prit me klithma e zhurma frenetike te gardes se vjeter enveriste, njesoj bile edhe me ashper se ajo e Dritero Agollit…
    Me intersantja as RTSH as Rilindja Demokratike e Sali Berishes nuk thane nje fjale as shkruan nje rrjesht per kete qendrim atdhetar e demokratik te tij…
    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe enveristet e Katovices ne te dyja skajet e politikes shqiptare i lidhte ne nje pike Katovica famekeqe …
    Gjysma e se keqes! E keqja e madhe ishte ndeshkimi i ketij guximi e qendrimi atdhetar deri ne ekzekutimi e nje foshnje te palindur ende ne barkun e nenes nga Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve dhe krimineleve qe do ta rrenonte demokracine dhe Shqiperine!

    1. Ervin shehaj says:

      Une,si njeri, ndihem i neveritur dhe i fyer gjithashtu per gjithe keto te zeza. Kam admirim per njerez si ju qe keni qendruar gjithmone me shpinen drejt. Respekte.

  5. Kosta says:

    ARTA MARKUUUUUUU!!!!
    TUNDUUUUUU!!!!!!!!!????

  6. niko says:

    BERISHAJT , para drejtësisë, ndryshe ky vend s’do gjejë
    prehje .?

  7. Soni says:

    Berisha ka luajtur mendsh !
    LIDHENI SE DO TË NA BĒJË GJËMËN !

  8. Filoj says:

    Krimineli Berisha, para drejtësisë .

  9. tomsojeri says:

    E cfar duhet te thuash me per kte monster ! Jan shkruar faqe te tera pa mbarim per gati 30 vjet sepse veprat e ksaj bishe akoma therrasin ! Nuk kam cfar i zbukuroj ktij shkrimi te perkryer e vec ndjej dhimbje, qe ma shkakton paaftesia e ktij populli ku edhe un bej pjes, per te nxjer nje prijes ,per te reaguar sadopak ndaj ktij cnderimi, qe ju ben ky plak i ardhur nga thellesit me te errta te urrejtjes kunder tyre ! Heshtin gazetaret ,heshtin prokuror e gjykates,hesht nje makin e madhe qe quhet shtet e hesht dhe populli i transferuar ne nje personazh me sindromen Doun qe duhet ta terheq nga dora, ta genjej kushdo ta ushqej kushdo e ti qesh kujdo ! Ky popull pret mrekullin qe sdo ti vij kurr ,se nuk e cmon askush ,se nuk ka konsiderat askush ,sepse imoraliteti ne majen e Olimpit ku drejton hostenin ka zevendesuar moralin , dhe atje (ne “OLIMP”) mbreteron degjenerimi, korupsioni,hajnia ,krimi e tradhtia dhe vepron hapur ,dhe e shofim ne lluksin ,ne pasurit maremendeshe ,ne vendimet dhe kamufllimin qe i bejn njeri tjetrit !Ja ku e ke te fresket G D me historira mashtrimi e kurverimi qe vazhdon te na bej moral dhe intervista e ktij krimineli akoma me e fresket i ven vulen ! …
    Pra popull ,mos prisni mrekullin, sepse mrekullin nuk ta fal kush, por ajo fitohet me luft ,me protesta, jo tip cadre te kurdisura nga armiqt me mercenar te bler, por me nje mendje te kthjellet ,me dashurin per te shpetuar brezin qe vjen e per te nderuar vetveten ! Por vetveten nuk ka ku e gjen ma ky popull i percar ,i varfer i shitur tek partit qe jan pjes e armikut te tyre ! Shikoni kte tradhtar e vrases si flet serbes dhe kjo pra esht pasqyr e ktij populli qe prano, ta ndigjoj e ti besoj ! Gjeni rugen popull ,se forca juaj e bashkuar esht gjigande para ktyre krimbave te infektuar, qe nuk ndryshojn rugen qe kan nisur, ndryshe jeni te denuar perjetesisht ,do mbeteni mish per top !!!!!!!

  10. Mallkimi says:

    Prisje o Mero vellai qe koleget gazetare tia perplasnin ne surrat S.Berishes. Me kot. Edhe Artan Trimin ata e braktisen . E kur u thone me te drejte se jane kazane plehrash mediatike bejne “te fortin”.Keta tipa analiste e gazetar, jane bashkefajtore ne ububune qe ka ndodh e po ndodh ne kete vend. A e pe se si iu pergjigj thirrejes tende Andi Bushati, dhe llumi tjeter.? Keta jane e keqja po aq e madhe e ketij vendi sa edhe te cmendurit, vrasesit, satanait te Vicitolit.Mallkuar qofte ne 7 breza Sali Berisha dhe po aq te mallkuar qofshin falangat e krimineleve dhe arradhat e leperbythesave te tij.

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha mbrohet nepermjet sulmit !
    Edhe kete rradhe ai i ipnotizoi gazetaret,se bashku me Meron !
    Berisha eshte vrases gjakftohte,kete profesion e ka si kirurg.

  12. Spiri says:

    S’besoj se ka vend në botë, ku një njeri që pohon krimin e vrasjes, nuk merret i pandehur dhe nuk gjykohet ?

  13. mandakalli says:

    Mero te lutem kushtoji me shume hapesire raportit investigativ te Mother Jones. Putini pagoi 500 mije dollare qe Basha te takohej me Trump dhe senatoret Amerikane dhe te merrte mbeshtetje per te fituar zgjedhjet ne Shqiperi. Kryetari i opozites ne Shqiperi eshte vegel e vendit me anti-shqiptare ne planet. Ky tradhetar qe i fali detin Greqise ka punuar edhe me pare per Ruset kur beri raportin per Dick Marty-n.Ptuuu felliqsira.

  14. bishti i qenit says:

    Neser ne mengjez kryeprokurorja Arta Marku duhet ti dergoje fletethirrjen ketij krimineli te lindur dhe te cmendur qe te paraqitet ne prokurori,sepse pranon live ne TV se ka dhene urdher per vrasjet e 21 janarit dhe pranon gjithashtu se kishte dhe spajper gati,ai vete te qellonte Edi Ramen!C’duhet tjeter per te arrestuar kete qen bir qeni,qe ben dhe trimin e shet mend se ka vrare njerez dhe ka peng se nuk ka vrare dhe te tjere? Ambasadori Lu e pa kete interviste? Po zonja Vlahutin? Po diplomatet e tjere te huaj ne Tirane? A mund te anashkalohet nje pranim i krimit live ne televizion? Ai duhej kapur per zhelesh aty ne emision,live dhe drejt e ne burg duhej te ishte cuar.Me te vertete jemi te pashprese,nese ky bandit me patente vret e ben cfare te doje gjate gjithe ketyre viteve dhe vazhdon sot e na i perplas ne fytyre krimet e tij,sikur ka bere heroizma.Eshte komplet skizofren dhe i rrjedhur.Por te pakten organet e drejtesise,tek te cilat me Arta Markun kane rinngjallur shpresen e ketij populli,shpresojme te bejne detyren dhe shkulja e cibanit Berisha,eshte detyra e pare dhe me urgjentja.

  15. Lida says:

    Ajo qe ndodhi mbreme ne ekranin e vizion plus do te kujtohet gjate.
    Sokol Balla ky gazetar gagac e spurdhjak prezantoi ne ekran kriminelin me te madh te ketij vendi dhe deklaratat me befasuese e fashiste….
    Si ka mundesi qe Balla lejoi ne emision nje sadist qe deklaroi se mire beri garda qe i vrau 4 qytetaret se po mos e bente ajo do ta beja une….dhe gazetaret kukulla ne studio nuk reaguan e shikonin te trembur.
    Po ashtu sadisti deklaroi me gojen plot qe kryetari i opozites po te dilte perseri te nesermen do te ekzekutohej nga 4 snaipere dhe nga krimineli vete i 5 -ti.
    E gazetaret ne studio ne vend te coheshin e ta linin studion qendronin si pula e Zaloshnje qe i qurravitej…..te kujtohet doktorr kur i vume emrin partise.
    O zot kur do te behemi njehere te vetme shtet europian.A ka prokurori ne bote qe do te toleronte deklarata te tilla kriminale ?????

    1. Mira says:

      @Lida,
      Jam shumë dakort me çfarë shkruan. Po shqiptarët janë fëmijët e prinderve, që janë të familjarizuar me padrejtësinë…dhe heshtjen përpara krimeve…ka qysh në 1944 që njerzit nuk janë veçse kuklla dhe ata që qenë trima shumica u zhduken. Kam shume respekt për gazetarë si ky i shkrimit, por shoqëria jonë që një shoqëri kriminele e si e tillë ka frikë nga ndëshkimi i krimit…
      Përderisa nderohet Mehmet Shehu, nuk do ndëshkohet as ky krimineli Berisha..

  16. Azio says:

    Si ka mundesi qe vrasesi deklaron hapur qe ka vrare te pafajshem dhe po te kishte mundesi do vriste akoma,te jete i lire pa asnje problem dhe pa frike per. ato qe ka bere?
    Prokuroria s’ka asnje detyrim per te provuar thenjet e tij,ne se jane te verteta apo jo,sepse ai I deklaron vete me mburrje
    Tani prokurorise I ka mbetur vetem dhenjae urdherit te arrestit per kete monster.
    Ne qofte se prokurorija nuk e Ben kete veprim,populli te heqmendjen se Po behet drejtesi.Ne kete rast provohet me siguri ne se Reforma ne drejtesi eshte lojee fjalesh apo nje mjet i sigurte qe do te sjell drejtesi ne vendin tone

  17. pse nuk arrestohet ky vrases. deklaron se eshte pergatite per te vrare me 21 janar, ka pergatite snajper per te vrare. cfare pret prokuroria kur vrasesi e u shfaq ne televizor. ka vra azem hajdarin, gramoz pashkon, safet zhulalin, pjeter arberorin, remzi hoxhen e dhjetra te tjere. sot duhet te iashte I arrestuar ky kriminel. a ka shtet a ka prokorurori. a e ka degjuar prresidenti dhe e shoqja monika cizmja. te mos lejohet ky kriminel te hyje ne parlament. pd-ja te distancohet nga ky kriminel, ta perjashtoje edha grupi parlamentare I pd-se nqs nuk jane bashkepunetore ne vrasje me saliun. turp per shtetin qe nuk arreston kriminelin me gjakatare ne historine e shqiperise sali rame berisha

  18. Gjergji says:

    Z.Pellumb dhe Z.Mero!
    Do jap dhe une mendimin tim me deshiren qe ta pranoni.
    Si ka mundesi qe Saliu ben deklarata te tilla,pyesni ju, dhe mundoheni ne mendjen tuaj ta zgjidhni.
    Per mua nuk eshte vetem ” krijesa” e gjyqesorit pro Sales.Eshte nje krijese e tere,e pranuar nga populli.
    E pranuar nga populli? Perse? Jane budallenj njerzit?
    Jo,jo! Populli nuk eshte budalla,budalla e bete ju.E bere ti Pellumb dhe ti Mero.Kur them ju,e kam fjalen per intelektualet,per trurin elitar.Dhe ju,doni apo nuk doni,beni pjese ne ate qe quhet ” emancipimi i mazes”.
    Cdo deklarate,cdo fjali,cdo lloj interviste apo shkrim qe keni bere,ka ndikim te drejtperdrejt tek maza,populli.
    Mos kerkoni t’ ja hidhni fain vetem nje gjyqesori.
    Po te ngrinit zerin ju, intelektualet,ne cdo lloj rrethanash,pasi sidomos z.Pellumb ngreh nje ceshtje dhemshurie per atedheun,populli do ju ndiqte nga mbrapa…e sigurt dhe e sterprovuar ane e mbane botes.Ku ishe ti z.Pellumb( intelektualet) kur beheshin keto krime kundrejt atedheut tend?!
    Me e keqia qendron kur shanit – ish sistemin.
    Populli,i varveri popull,mendonte se ju ishit te shitur,se juve u interesonte vetem xhepi juaj,se ju kishit pushtet dhe pushtetin e perdornit per interesa vetjake.
    Po,ish- sistemi duhej share!!!
    Por a ishte ish- sistemi qe nxorri ju?
    E pra,ketu qendron dhe habia e popullit!!!
    Ketu qendron dhe faij juaj!!!
    Sistemi duhej share,por duhej mbrojtur dhe e verteta.E verteta eshte se ju u bete intelektual duke lexuar dhe duke u edukuar ne ate sistem.Eshte sistemi qe te lejon te behesh dikushi,sic e ke pare vete z.Pellumb dhe sic e reklamojne dite per dite meditat tona,ja shqiptari vajti ne amerike dhe ia arriti,vajti ne hollande dhe ju hapen dyert,vajti ne agli dhe proceset nuk u bene shkak qe ky filan shqiptari te dorzohej perpara endrres se tij.
    E çoroditet kete popull me intelektualizmin tuaj.E çoroditet me intervista qe shanit vete prejadhjen tuaj.
    Populli nuk ju ndoqi,jo se e thirret ndonjeher,por ato pak gjera qe shkruajtet,qe ishin te verteta,popullit ju duk sikur talleshit.
    Ndaj shikojeni pak gabimin tek vetja juaj.
    Populli akoma pret,populli akoma shastiset,populli akoma pyet veten se ku eshte Pellumb Kulla dhe Mero Bazja te na drejtojne,te na ngrene ne revolta,te na Udhezojne!!!
    Polulli pret shkendine!!!
    A jene ju gati ta udhehiqni? Ketu kerkojeni persene.
    ( nqs ju duket se keto qe them une,jane jashte asaj qe doni dhe kerkoni ju,ateher edhe ku shkrim- kembim ,vlersohet nga populli si tallje)

  19. Alban says:

    From: [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:
    From: Alban Dega [email protected]

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i 175 tropojaneve ne
    vitet 98-2000 !
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
    E beri vendlindjen e tij Tropojen dhe mbare Shqiperine Kandahar e Gerdec!
    Eshte vrasesi serial i Shqiperise : te pakten 13 here ne 13 vjet sundimi te tij! 13 here ne 13 vjet Salikraci ! Vrases perserites me shumice !
    Vrases serial
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

  20. mirel says:

    O u lodhem me kete refren te perjetshem. Nuk ka drejtesi, nuk ka drejtesi.
    Pse nuk ja heq parlamenti imunitetin?
    Prokuroria varet nga shteti, jo nga Berisha.
    E permende 10 here paktin detar. Perse e beni perderisa pakti eshte nul? Apo per te mbuluar paktin e riperterire nga Ramuti?
    E permendni paktin detar si nje akt tradhetie te Berishes. Perse harroni te permendni qe Ramuti deklaroi e po zbaton mareveshjet e Berishes per varrezat greke.
    Cfare e shtyn Ramutin te zbatoje ato mareveshje qe rrezikojne pavaresine e Shqiperise njelloj si Berisha?
    Nese Berisha duhet te jete ne burg per keto mareveshje, perse te mos shkoje dhe Ramuti pas tij?
    Boll e bete dramen e gogolit.
    Berisha eshte e gjitha klasa politike sot, ne shtet dhe ne opozite.
    Te gjithe sa jane pergjegjes per fatet e ketij vendi keto 27 vjet duhet te shkojne para drejtesise. Keshtu qe Arta Marku duhet ta filloje nga kreu njehere.
    Po nuk jane ne gjendje te vene sistemin e ligjit, atehere falimentoni shtetin. Ose shpallni gjendjen e jashtezakonshme per te rivendosur ligjin.
    Por asnje nga keto zgjidhje nuk i interesojne klases politike
    Sepse kane vetem nje program, shitjen e Shqiperise, koncesione, dhe vjedhje te pasurire kombetare.

  21. pokeristi says:

    Z.Baze!
    Nje analize mjaft e sakte dhe koncize,nje pergjigje komplementare e shqetesimit te z.Kulla, nje pamflet thires per te gjithe intelektualet e pergjumur.
    S’vjen shpejt pranvera me nje apo dhe njeqind dallandyshe,kur tufes te madhe i kane rene pendent
    Pergezime

  22. Jimi says:

    Sa koincidence po aq edhe cinike!? Deklaratat e djeshme te Dutertes shqiptar , menjehere me cuan ne fragmentet e filmit shqiptar me teme kohen e luftes NAC ! Ne lemin e fshatit fshataret e grumbulluar degjonin fjalet dhe kercenimet e Sali Protopapes, per te dorezuar ate komunistin, docin e doceve . Pasi e humbi durimin ai deklaroj, se nese ata nuk do ta dorezonin ate komustin, gjermani do te vriste 10 burra nga fshati. Kur e pa qe ky kercenim nuk piu uje, ai per ta perforcuar kercenimin dhe se nuk bente shaka, me egersi deklaroi se jo vetem gjermani por edhe ai bashke me gjermanin, me doren e tij do ti vriste ata 10 burra!
    Deklarata e djeshme e ketij serialkilleri se, sebashku me “gjermanin” edhe ai me doren e tij do ti vriste protestusit, sebashku me ta edhe kryetarin e opozites!? Te jete koincidence me nje ngjarje te nje kohe te laget? Te jete koincidence emri? Te jete koincidence nje ngjarje rrebeluse? Te jete koincidence karakteri ? Apo eshte etja per pushtet e lavdi, per realizimin e se ciles ai nuk do te ndalej para asgjeje, deri edhe masdakrat?

    1. Lira says:

      Lani gojën kur të përmendni Sali Protopapen, se dot jemi këtu ku jemi nga komunistet e bijtë e tij e se po ta kishin zhdukur këtë farë te keqe qysh në djep, do ishim ku është Europa sot….
      Të shikosh ata karikaturat e filmave të Kinostudios shqiptare, që qe pjesë e asaj propogande, që na bënte shqiponja, kur ne ishim mij që i fshiheshin të vërtetës, drejtësisë e vllau spiunonte vllain, nuk ka pse të çuditemi ku na çoi kjo fara e kuqe…

  23. Nardi says:

    Lesh, lesh.
    Te gjithe lloqe e dengla ne kete vend, ky ju ben karshillek shqiptarve me gjakun qe ka derdhur, ndersa femijet e tij ju bejne karshillek me leket qe ju kane vjedhur dhe asnjeri se luan bythen.
    Duhet te mblidhemi te gjithe para deres se kryeprokurorise dhe te rrijme atje duke protestuar, derisa sa ti arrestojne

  24. E verteta e hidhur says:

    “Gjergji”,me mire s’ka si thuhet.Shkurt dhe sakte.E tere Media eshte ne sherbim te politikes,dhe jo te vertetes.Keshtu thuhej edhe ne Rregjimin e Vjeter qe lame pas, per Boten e Parase.Kisha me shume se 7 vjet qe nuk e ndiqja “Fix fare”,as emisionet homologe qe jane krijuar me pas,po ashtu kam qene i shkeputur nga ekranet shqiptare, ndjek vetem Median on -line.Rastesisht para dy ditesh,ne shtepine e nje mikut tim, ku kisha bujtur pashe Saimirin e Fixit , ne nje emision tjeter te lloit te tij, i shoqeruar nga humoristiti tjeter Genti.U cudita me pamjen e Saimirit,i shkelqente lekura e fytyres,c’ka tregonte qe jeton ne menhyre maksimale, me mire se antaret e byrose politike dikur,Rita Markon ,Hajredin Celikun etj. me ksoj lekure fytyre i kam pare ne ate kohe.Te kuptohemi,nuk kam asgje personale as me Saimirin e as me ndonje gazetar tjeter,por ne se te shkelqen fytyra nga shendeti i mireqenies sot,veshtire te besohesh se te ha meraku per qytetaret e thjeshte,qe mendojne me c’te shtyjne vaktin.Pra,Media,Media dhe vetem Media si sherbetore e politikes,i jep asaj pushtet me shume nga c’ka, biles edhe Drejtesise i jep pushtet, ketu bashkohem me ju “Gjergj”.Po ky eshte muhabet I gjate e nuk dua ta shtyj me tej.

    1. Gjergji says:

      ” E verteta e hidhur”
      Te falenderoj dhe shpresojme!!!

  25. Lira says:

    Lani gojën kur të përmendni Sali Protopapen, se dot jemi këtu ku jemi nga komunistet e bijtë e tij e se po ta kishin zhdukur këtë farë te keqe qysh në djep, do ishim ku është Europa sot….
    Të shikosh ata karikaturat e filmave të Kinostudios shqiptare, që qe pjesë e asaj propogande, që na bënte shqiponja, kur ne ishim mij që i fshiheshin të vërtetës, drejtësisë e vllau spiunonte vllain, nuk ka pse të çuditemi ku na çoi kjo fara e kuqe…

    1. mirel says:

      Ik o idiote e parahistorise.
      Fara juaj e qelbur mund ta kishte zhytur Shqiperine ne nje katastrofe si Cameria.
      I thoni Faleminderit Enver Hoxhes qe ky shtet sot ekziston. Dhe per pak kohe, sa te jeni pakice kombetare te gjithe, se po ju shet Ramuti si camet

  26. Qimi says:

    Po kush te ngrihej o Mero- Qim Peka qe e merr rrogen te Shkelzeni.?!!! Jo vetem qe s’pritej qe te ngrihej po dhe tundte koken me aprovim. Faji eshte i Sokol Qorrit qe i hep mikrofonin Berishes. Keta palo gazetare eksitohen kur ua var Berisha.
    Nderkohe qe Berisha eshte gjithmone nje gap perpara se te gjithe ju. Ai e ben kete qe ta arrestojne dhe Zeni te kerkoj azil si i persekutuar. Kurse halja del nga burgu me revolte popullore. Ju gazetaret vazhdoni hani m…

  27. shpresoj, por s'e besoj says:

    E Lexova Pellumb Kullen dhe sot lexova dhe Mero Bazen. Pyes veten : e kane megjithmend keta? Se kam 28 vjet qe besoj, por vazhdimisht kam humbur, pavaresish se jam rreth 3000 km ne vije ajrore larg Meros. E pashe dhe emisionin ne Vizion Plus me protagonist Sali Berishen dhe tre gazetaret, midis tyre dhe Cim Peka, Gjekmarkaj dhe ai qe edhe po te keshe pase pak respekt, menjehere e humbet kur i tha Saliut qe mban mend qe emrin e partise mbas debatesh e propozove ti dhe ai u vendos! Po Sokol Balla pse kishte rene ne ate nivel aq poshterues per te por edhe per televizionin? Eshte paaftesi, eshte rutine emisioni, eshte papergjegjesi apo ka diçka tjeter? Kur e degjoja Saliun, thosha me vete: tani mbase prokurori do e beje punen, ky po shprehet si kriminel live, pohon me gojen e tij, çfare do te duhet me shume per ta arrestuar; pastaj m’u kujtua edhe 21 janari dhe gjithe ato gjera qe thoshte e beri atehere dhe sikur venitesha per drejtesine ne Shqiperi. Ai po fliste hapur tamam si kriminel qe eshte dhe une qe shpresova kaq kohe per nje jete me te mire, me trazohesh, megjithate kur arriti kulmin qe donte vriste akoma e midis tyre edhe Edi Ramen qe i pesti snajper ishte vete, po prisja se mos hynte policia kriminale ne studio. Por hiç. Ai i tha te gjitha, ne i degjuam te gjithe ne te gjithe boten dhe Sali Berishen do ta shikojme ti perserise ne parlament ne diten e radhes ato qe tha. A ka ndonje shqiptar te vertete qe te jete prokuror dhe te beje detyren para vendit te tij dhe qytetareve te ndershem ?! Ja te shpresojme deri sa dheu te na mbuloje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje