Nga Mero Baze
Një nga biznesmenët e mëdhenj në Shqipëri, Samir Mane, është përballur dje me dy gazetarë kritikë, rreth asaj që quhet fenomeni i oligarkëve në Shqipëri dhe përdorimi prej tyre i pushtetit. Të dy kolegët kanë qenë të ashpër edhe pse shpesh, një betejë e tillë, është shumë larg perceptimit që ka publiku për mënyrën se si ngrihet një biznes i madh në Shqipëri.
Por rritja e bizneseve në Shqipëri sido që ta maskojmë ne, kalon përmes filtrit të pushteteve politike, jo për faj të biznesit, por për faj të standardit që ka liria ekonomike në vend. Dhe ai që di ta përdorë më mirë pushtetin, padiskutim që ecën më mirë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një krim nga biznesi, pasi këtu liria ekonomike, edhe pa këtë gjë, është shumë larg të qenit e vërtetë.
Ajo që unë shikoj si problem real tek bizneset e mëdha të Shqipërisë, është momenti kur ato nuk rriten dot më.
Samir Mane, bëri publik qëllimin e tij për të hyrë në bursë dhe ky është një standard i ri për biznesin shqiptar. Mane tha se “ne po përgatitemi që nëpërmjet menaxhimit tonë, të nxjerrim kompanitë në bursë. Duhet të rregullohet kuadri ligjor. Kjo është një gjë që po diskutojmë, që për herë të parë kompania “Balfin” do të ketë shumë aksionere, 10-20 mijë shqiptarë do të bëhen pronarë të bizneseve të mia”.
Ka tre probleme tek kjo deklaratë.
E para që krijon idenë se në bursë futen kompanitë e mëdha.
Në bursë nuk është e thënë të dalësh kur je kompani aq e madhe. Mund të dalë dhe një kompani e vogël, biles dhe një ditë biznesi. Më tej nese publiku bindet, aksionet shiten, sigurohet likuiditet dhe zhvillohet biznesi, sigurohet fitim për të gjithë.
E dyta që duket sikur do të ndajë fitimet me publikun, gati gati si bamirësi. Dalja në bursë nuk është bamirësi. Ajo në fakt është nevojë për likuditet dhe besim më të madh tek publiku.
E treta është nevoja e tij për ndryshim ligji.
Në momentin që kompania e tij kërkon të dalë në bursë dhe ai shikon problem rregullimet ligjore, duhet të jemi të gjithë të qartë, të mos e bëjmë ligjin e bursës, si ligjin e pronave dhe dhënieve me qira, që ka ndryshuar shtatë herë, sa herë ka pasur nevojë Sandri, të marrë prona në “Kinostudjo” ose gjetkë dhe sa herë ka dashur të mos marrin të tjerët.
Paketa ligjore për bursën është ne fuqi që prej vitit 2009 (Një nga ligjet është ligji “Për titujt”). Paketa gjendet lehtësisht ne faqen zyrtare të AMF. Nëse një kompani aksionere do të dëshirojë të listohet dhe kuotohet në bursë, së pari duhet të ketë bursë. Në Shqipëri aktualisht kemi vetëm një kompani burse të iniciuar nga Banka Crendis, ku ende nuk ka klientë.
Më tej çdo proces dhe procedurë është e rregulluar dhe nuk ka asnjë pengesë apo boshllëk ligjor që të pengojë listimin apo kuotimin. E vetmja pengesë mund të jetë fakti që rregullat janë shumë strikte. Rregullat dhe procedurat për dalje me ofertë për shitje aksionesh për publikun, janë qëllimisht shumë të rrepta. Kompania që të mund të ofertojë për publikun, duhet të zhvishet lakuriq sepse praktikisht do mbledhë para nga njerëzit e të gjitha kategorive. Të informuar ose jo, të shkolluar ose jo. Ajo duhet të përgatisë dokumenta të detajuara për gjendjen financiare dhe jo vetem, të aplikojë në AMF dhe keshtu me radhë. Futja në bursë e një kompanie, si ajo e zotit Mane, do të jetë një revolucion, por dhe një leksion sigurie për qytetarët që do të investojnë atje.
Dhe për të gjitha këto duhet që qytetarët të jenë të qartë.
Ajo që më la shije të hidhur nga biseda mes Samir Manes me kolegët e mi, është se bota e biznesit për të cilën u diskutua vërtitej mes Berishës, Metës, Ramës dhe Sandër Frangajt, dhe përpjekjeve të mundimshme të tij, për ta çarë këtë rrethim. Por sidoqoftë shija që lë në publik, biznesmeni më i madh shqiptar është, në rastin më të keq, produkt i këtyre oligarkëve politikë dhe në rastin më të mirë viktimë e tyre. Shpërthimi i këtij rrethimi dhe dalja në bursë për të bashkëqeverisur biznesin me qytetarët, nuk duhet parë si shpëtim. Shpëtim është transparenca e biznesit dhe nënshtrimi i rregullave të bursës.
Nuk vë bast, që ligji i bursës tek ne nuk ka probleme, por siç e tha dhe vetë zoti Mane, oligark është ai që ndryshon ligje në favor të biznesit të vet. Dhe tek ky ligj duhet bërë kujdes! Që as zoti Mane të mos quhet oligark që do të ndryshojë këtë ligj burse që është, dhe as bursa të mos jetë zhgënjimi i parë për qytetarët.
Kir te shperthejne flluckat financiare te tyre ose te nderhyje shteti per hir te aksionereve ose ta paguajne aksioneret…
Mero, eshte nje kompani shqiptare qe ka emetuar 1.000 obligacioneve te konverueshme me vlere nominale 6.000 euro secili dhe me vlere totale 6.000.000 euro qe i jane dhene dhe jane nenshkruar nga shoqeria “….” . Kjo kompani eshte pjese e nje grupi qe zoteron shumicen ne mbi 40 kompani bijeza dhe ne shumicen e ture kane vlera kapitale ne natyre me vlera te rritura. Pak a shume si VEFA e koheve te largeta.
Pra nuk do jete revolucion kuotimi ne burse, por nga sa shof une eshte nje skeme klasike per te futur ne qarkullim para qe rendom quhen para te pista.
Mekanizmi eshte vrastar kur shikon se mungon autoriteti i kontrollit ose me mire, besueshmeria e tij eshte shume e vogel.
Ja per seriozitetin e institucioneve nje shembull i vogel : Federata Shqiptare e Futbollit ka partneritet sponsorizmi me nje subjekt shqiptar financiar, ndersa vete firma AIBA e Presidentit te FSHF, Armand Duka, ka nje kompani te perbashket me nje kompani te grupit financiar. Kjo kompani eshte krijuar vetem 6 muaj mbas rinenshkrimit te marreveshjes se sponsorizmit. Po ta zberthesh mekanizmin verteton shume lehte se ku fle lepuri. E sa e sa te tjera bema nga sektori fianciar.
Shkurt : nuk kemi pse te ngazellehemi nga deklaratat qe sillen verdalle.
Po me Kanalin e Topeve ç’paten? Si degjeneroi kaq keq e pa koqe Vjollca sa te perfundojne mileti te kqyrin mjeranin Rakip e trendistin Andush-pa-rrush-qe-kushdo-ia-mbush??,
Po cfare carje rrethimi o Mero!
Kur i ke ne xhep apo perkrah, nuk ka faj Zamiri po Yll-qiri qe nuk di te beje pyetjen! Pa le ai vk “mendimtari” Bushat-Kapo… ukubeti!!!
Mero, ti te pakten e shune te qarte qe Samir Mane i beri nder te stermadh Violetes se Kanalit te Topeshfryreve duke u hallakatur ne dy spurdhjaje mediatike virusale sa oer rritje audience.
Problemi eshte qe Samiri ka harruar qe Violetes vejane nuk ka as ç’t’i kerkoje ne kembim, se asaj pak rraqe i kane mbetur
Mero,
si gjithmone i sakte.
Bursa eshte e mire dhe ka shume avantazhe.
Ne rradhe te pare duhet qe kompanite te drejtohen si bisnese te verteta me rregulla dhe disipline dhe jo si bisnese familjare, ku pronari (aksioneri kryesor) bene ashtu sic di dhe sic ka bere tere jeten
Me mungesen e zbatimit te rregullave dhe ligjeve kam frike se bursa do te jete nje tjeter 1996 firmat piramidale.
Eshte mire te kemi burse, por Shqiperia nuk eshte gati per te.
Bursa ne fakt ndihmon me shume kompanite e vogla dhe te reja qe kane nevoje per kapital. Kompanite e medha kane gjithmone akses tek kapitali dhe tek ndihmat qeveritare (direkte ose indirekte)
Perendimi ka me shume se 300 vjet qe ka ngritur bursat e veta. Mjafton te marresh praktiken dhe eksperiencen e tyre dhe t’ia pershtatesh tregut ne Shqiperi dhe nuk ke asnje problem.Por Bursa eshte diçka shume serioze dhe shume e rrezikshme nese shteti aty nuk ushtron kontroll te forte. Ndryshe nuk kemi me burse por nje lloj piramide te re. Per menyren e funksionimit te Burses ka me mijera manuale dhe libra qe spjegojne me hollesi mekanizmat e saj. Mjaftojne ato per te pasur nje legjislacion te qarte dhe te forte. Ne asnje menyre ngritja e bursave apo funsionimi i tyre nuk duhet lene ne dore te oligarkeve. Shteti duhet te ngreje minimumi nje autoritet kontrolli qe te hetoje mundesite financiare dhe ekonomike te ndermarrjeve qe do kuetohen atje.
Nje bisnezi ne burse mund te shprehet,
me prodhim,psikologji,normalitet,nderlidhje nderkombetare,me e mira, nderlidhja e te gjithave.
Investimi ne te eshte risk,zakonisht beteje per te fituar te fuqishmit,
parate e fituara pa djerse do te jene viktimat e para,me pas te genjyerit dhe te pa informuarit.
I thone nje fjale,
mire gomari qe na ngordhi-por dhe mizat nuk na lene rehat.
gjithe emisioni u organizua per kete myzhde, Balfin ne burse. Gropa Financiere do tiu ofrohet shqiptareve per ta mbuluar me kursimet e tyre.
beni nje llogari . ju keni depozite kursimi ne banke 100 mije euro. interesi bankar = 0 . Balfin merr kredi 80 mije euro nga banka dhe dhe fiton mesatarisht 16 mije euro ne vit. nga keto 3200 euro i paguan bankes interes dhe diferencen e fiton vete. Pra banka dhe balfin perfitojne nga kursimet e shqiptarit.
skema e burses, akti i fundit i aventures. 1 euro kapital i balfin do te kerkoj te shitet per 20-30 euro. pra nese shet 10% te kapitalit do kerkoje te fitoje deri ne 60 mio euro,
kujdes kursimtar shqiptar. fondi investimeve te RZB ka shume mundesi te perdoret per kete qellim.
Koncepti juaj zoti Baze mbi bursen eshte shume naiv dhe anakronik. As ne kohen e Edmond Dantesit nuk ndodhte qe te kuotohej ne burse nje shoqeri aksionere pa kapital te konsiderueshem apo vetem nje dite veprimtari. As ne Far West nuk ka ndodhur kjo, pasi bursa ka pasur gjithmone rregulla e kritere. Vendet evropiane apo SHBA kane ligje qe percaktojne kritere te shumta dhe penalitete te renda per ata qe nuk i respektojne.
Pa shkuar larg po te sjell shembullin e Italise dhe burses se Milanos ku kam investuar ne 3 shoqeri te ndryshme. Ligjin Unik per Financen e ka hartuar me 1998 Mario Dragi qe tani eshte guvernator i Bankes Evropiane
Ne bursen e rregullt qe mbikqyret nga shteti, Consob (komisioni per shoqerite dhe bankat i ngjashem me Sec ne SHBA) dhe ligji evropian ka disa kudhte baze per te mbrojtur investitoret e medhdnj apo te vegjel nga mashtrimi, pastrimi i parave, spekulimi i paligjshem me ane te Insider Trading etj.
Ne Itali duhet te kesh kapital shoqeror mbi 40 milione euro, te paraqesesh bilancet e tre vjeteve te fundit veprimtari (e jo nje dite se as nje vit nuk mjafton) dhe ky duhet te jete pozitiv e te autentikohet nga revizoret e gjykates. Mund te ndodhe qe te falsifikohet bilanci si tek rasti i skandalit Parmalat por ky ndodhi me shume per arsye politike sesa financiare.
http://www.finanzalive.com/borsa-italiana/lammissione-di-una-societa-in-borsa-criteri-e-requisiti-per-la-quotazione/
Mendoj se do ishte ne nderin tuaj qe te mos perhapni perceptime te pasakta tek lexuedit dhe ne te ardhmen te konsultoheshit me nje njohes te tregjeve financiare. Ka shume studente shqiptare qe kane studiar finance ne Evrope apo SHBA dhe mund t ju ndihmojne te percillni informacion te sakte.
Sa per mua jam e kenaqur me investimet e mia ne Itali pasi ne jepet mundesia t i ndjek ne kohe reale dhe informacioni eshte i gjere dhe i shpejte. nuk eshte kusht te investosh shuma te medha. Ne si familje as 3 mije euro nuk kemi kembyer per aksionet e 3 shoqerive. dy jane shume pozitive dhe njeri negativ per momentin. por nuk i kemi vene per qellime spekullimi por si nje investim afatgjate.
Per nje burse shqiptare jam shume pesimiste fhe mire ben qe nuk funksionon pasi bursa eshte pasqyra e ekonomise se nje vendi. Ne kemi nje ekonomi rrumpalle te bazuar me shume mbi korrupsionin sesa prodhimin industrial, sherbimin bankar apo novacionin teknologjik. çfare do kuotojme? Tullat dhe llaçin apo sherbimin e transportit me furgona?
Per mua vetem pasi te kete nje ekonomi reale pa ndikimin e krimit, korrupsionit dhe mafies politike mund te flitet per fillimin e funksionimit te nje burse ne Shqiperi.
Nese zoti Mane ka nevoje te gjeje investitore te tjere per biznesin e tij, fare mire mund te beje nje thirrje publike e t i ftoje ne nje salle te madhe e te beje nje kontrate kolektive me ata qe do pranojne te investojne kursimet e tyre ne ndermarrjet Manes. Kete ligji ua lejon edhe tani Manes. Sigurisht qe investitoret sot nuk kane asnje garanci qe Mane nuk kryen pastrim parash apo nuk ka falsifikuar bilancet e sesa edhte ne realitet pasuria e Manes. Po ka plot shqiptare qe djegin parate ne sallat e basteve dhe keta do ishin te preferuarit e Manes
@Kapital
Je profesional ne ato qe shkruan dhe Mero ben mire qe te mos perhape te tilla brockulla.
Ne vendin e hajduteve, ku jetojme, bursa do te ishte per njerezit e thjeshte, me keq se piramidat e 97.
Pyetja shtrohet sa pek ka paguar Zamo per kete shkrim
shijen me te hidhur mua ma la ylli(pa cepa)rakipi nje anadollak qe vetem nga paraqitja nuk duhet ta shikosh,pa le nga pyetjet qe ben.mjer gop chanel ke ka punsuar.
Dhe shijen me te hidhur ma la bushatlliu qe i ka bere frangaj analizen e koqeve,ky bllokmen ngulte kembe pse ti u ktheve ne Shqiperi per te bere biznes kur ti ishe i sukseshem ne Austri,ti e kishe nje hal,ti bleve politikanet e lloj pyetjesh te tipit hysni kapo.
ky birbo eshte aq cmirzi sa suksesi i te tjereve ja prish te gjith punen ketij ish bllokmeni qe jeton me mir se me par kur jetonte ne bllok.
Po pse kjo analize dhe cfare te keqe ka ne fund bursa? Apo se shumica e bizneseve vijojne me dy bilance dhe nuk kane mendere te dalin me IPO? Se jo per gje, por u kthye problem edhe per bankat, te cilat deri dje jepnin kredi per bilancin e dyte, ate poshte banakut, dhe nuk pirdhnin fare per te dhenat e bazuara ne QKR apo tek drejtoria e tatimeve! Te cilat kontribuan jo pak ne sanksionimin e informalitetit, dhe askush nuk ndjekhet! Pastaj, ç’te keqe ka qe një kompani shqiptare te dale ne burse, dhe publiku shqiptar, me apo oligarke, se kujt po i rruhet ne fund te muajit kur te coje parate ne shtepi, te kete edhe ai bursen e vet, me te mirat dhe te keqiat e veta. Mjaft me me spekulime me monedha virtuale apo me banka kodoshe qe kreditojne gjoja e gjasme korportatat me batakçillekun e tyre, boll me piramida ndertimesh pa kokrren e lekut, boll me 20% tek krietari i bashkise per lejet.
E gadit mir ky kopili i korces se edhe AMF e ka kap Rama me nje fshatar injorant qe ka ven aty.
Ne fund te viteve 80-te studenteve te gjeologji-minierave u kishim ngjitur nofken “UrithI”. Tani pas nja 40 vitesh gati keta urithet perkrahin njeri tjetrin per t’ua futur shqiptareve. keshtu Mero “urithi” perkrah Tan Notarin, perkrah Mane “urithin”, qe ia futi edhe bashkeurithit te vet Petrit Serailit. Mero vetem fatmir gerdecin, qe e ka bashke urith nuk di pse nuk po e perkrah me!
Kjo historia e Manes me burse perktheht ish burgaxhiu aktualish Tajkuni serb Mishkovic ka bere pazar e ka rene dakord me Banken e Lindes dhe me Aleks Sorrosin qe ti ofrojne Shqiperise nje 1997 shume fish me te poshter. Nje krak ne burse, qe do na thyeje gjunjet e nuk do ta marrim veten per 10-15 vjet. Pikerisht per nje krak te tille financiar po perpiqet Mane te “fejoje” Salen me Edvinin, se Mania dhe Mishkovic jane te bindur se Lulushi eshte teper sumeshpuar per te bere opozitarin falso ne kuadrin e grand planit per t’ua futur sa krahu deleve shqiptare ketej dhe andje kufirit ne Morine. Lavdi Zotit qe tajkunet serbe vellezerit Karic miq te Princeve te Devollit dhe Dukes Shefket Von Kastrat te Kukesit jane ende kunde Mishkovicit dhe Manes!!! Lus zotin, qe Maneja te kthehet edhe nje here ne kampin e refugjateve pertej Zemunit ne Beograd, aty buze lumit, ose me mire te dyqani i bulmetit i se emes, kur shiste golfa siloni per qytetaro-katundaret korcare me 3500 leke te vjetra!!1
Fillojme mesimin!!!
Cfare eshe bursa?
Bursa eshte:
1)Kompania meme,pronari dhe drejtusit,vendosin ti drejtohen tregut( njerzeve te thjeshte) me hapjen e kompanise se tyre kundrejt tregut.
Kompania meme ben vlersimin e saj( sa kushton kompania),dhe nxjerr ne treg aksione( leter me vlere).
Kompania meme ka te drejte te mbaje aq aksione sa ajo e shikon te arsyshme.Aksionet jane te ndara me perqindje- nga 0,1 der ne 100%.
Letrat(aksionet) me vlere i blejne njerzit.
2)Perse nje kompani kerkon te dali ne treg?
Sepse dalja ne treg i siguron kompanise lek cash( lek ne dore).Keto lek kompani i perdor ne baze te nje plani zhvillimi, i cili eshte bere i ditur ne media( e detyrushme).
Aksionet jane me leverdi per kompanine meme sepse jane lek- hua pa perqindje( hua ne banke pa perqindje nuk ka).
Keshtu qe kompania me keto lek qe merr nga aksionet vazhton plan- zhvillimin e saj me kosto te ulet( zakonisht 80% me ulet).
3) Ku qendron kleçka e aksioneve?
Ne pergjithesi aksionet fillimdalse jane te sigurta dhe me fitim te madh.Por aksionet “e sigurta” zakonisht ose kurre nuk perfundojne tek njerzit e thjeshte,ato behen prone e disa miljonerve.
Per njerzit e thjeshte aksionet ” blihen” kur kompania ka mbyllur procesin e hapjes dhe ka filluar bursen(dmth me nje rritje diku tek 20%).
Kutu tek 20% e lart fillojne kleckat…ska njeri ne bote te siguroj se ky aksion do jete fitimprures sivjet apo mot.
4) Ku qendron problemi z.Mero?
Bursa eshte ” kazino” si ne tere boten,por i lexuari gjithenje di dhe nuhat.
Nuk ka ligje qe mund te te mbroje nga humbjet ne burse,por ka rregulla kontrolluse per shoqerite meme.
Cfare eshte bere me rregull ne shqiperi qe te behet tani?
( aksione te sigurta” bankat,kom.telekomunikacionit,10 kom.me te medha ne vend).
Mane e ndihen qe ne kapitalizem,kalohet nepermjet burses reale !
Nje burse e tille mungon ne Shqiperi.
Banka e Shqiperise e forcon lekun me urdheresa,brenda dites,si ti teket titullarit.Kaq do mjaftonte per ta shkarkuar nga detyra,ne cdo vend,ku funksionon bursa reale.
Tronditjet e vlerave te aksioneve,do mirnin goditje shkateruese.
Bursa duhet te ngrihet si institucion i pavarur nga Banka e Shqiperise .Shembelltyra e saj negative,qe u muor me letrat me vrime,per te privatizuar dhe zhatur,duhet te zhduket nga faqja e dheut.
Ngritjen e Burses shqiptare duhet ta mbeshtesin institucionet nderkombetare me asistence financiare dhe njerez te dipllomuar dhe punesuar ne bursat serioze nderkombetare.
Nuk funksionon bursa me informalitetin shume te larte qe ka Shqiperia.
Cdo shit-blerje duhet te kaloj live,imagjinoni cfare burse do kemi,mashtuese !
Tek ne, dhe per shpenzimet e varimit ,nuk tregohet e verteta.
Kur do filloje prokuroria te merret me gropen Raiffeisen Invest? 600 milione euro te shqiptareve te investuara vetem qe Christian Canacaris te marre pak me shume bonus. Fondi qe nuk njeh asnje ulje ne aksioni dhe qe shitet si depozite e siguruar nga shteti.
Une televizora shes, tha ne nje moment djali bitijes se djathit