Nga Mero Baze
Për të kuptuar nëse qendron dikush i rëndësishëm në Shqipëri pas kokainës kolumbiane, duhet parë kush është i mërzitur për kapjen e saj.
I dyshuari kryesor, kryeministri i Shqipërisë, që sipas akuzave mund të ishte “garanti”, ngjan shumë i gëzuar. Ka 24 orë që poston çdo dy orë nga një deklaratë rreth suksesit të policisë së tij. Biles nuk pranon asnjë meritë nga asnjë agjenci zbulimi ndërkombëtare, edhe nëse ka pasur.
Fakti që deri tani nuk ka dalë dikush nga jashtë t’i thotë të ndihmuam dhe ne, i japin të drejtën të vazhdojë të mburret. Por i gëzuar duket që është prej nga larg.
Të gëzuar duken dhe partnerët perëndimorë të tij. SHBA, BE dhe Italia e uruan zyrtarisht për këtë sukses, edhe ata shumë të gëzuar.
I dyshuari i dytë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është në qiell të shtatë. Qyshkurse ka hyrë në atë zyrë, ai ngjan si magazinier hashashi dhe kokaine, se ka mbledhur tonelata të tëra droge, nga brenda dhe jashtë vendit. Jo që nuk ngjan i mërzitur, por duket se i është stampuar buzëqeshja në fytyrë nga aksioni.
Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, si i dyshuari i tretë, po ashtu mezi ka pritur ta bëjë publik aksionin. E ka ruajtur drogën dhjetë ditë në shesh të tragetit t’i vinte i zoti, derisa më në fund e ka çuar në magazinën e pronarit dhe ka mbyllur aksionin. Ngjan i gëzuar dhe i emocionuar që e nisi me këmbë të mbarë punën si kryepolic.
Prokuroria po ashtu nuk më duket e mërzitur. Edhe pse është nga Tropoja dhe i duhet të vërë në hekura disa tropojanë për drogën, Hajdarmataj e mbante veten para kamerave dhe nuk dukej i mërzitur.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave po ashtu ngjan e lumtur. Merita kryesore në kapjen e drogës i takon sektorit të skanimit në dogana dhe ata e kanë bërë punën në rregull.
Pra, gjithë piramida e shtetit, që nga kryeministri e deri tek doganieri e polici, duken të gëzuar. Për kaq shumë para dhe kaq shumë kokainë nuk kam parë asnjë mërzi nga qeveria.
Të mërzitur ngjajnë tre persona. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Ilir Meta me thënë të drejtën nuk duket i mërzitur për drogën, por për suksesin e policisë, dhe ka caktuar një polici tjetër të huaj për të falenderuar. Deri këtu i pranohet mërzitja për arsye politike.
Lulzim Basha është i xhindosur. Gjysma e së keqes mund të jetë xhindosje nga suksesi i policisë dhe gjysma tjetër pse trafikantët janë nga Tropoja dhe lidhje e fortë e njerëzve të tij në PD. Por do t’ia kurseja këtë të fundit. Jam gati t’ia quaj mërzitjen vetëm për pjesën e parë të saj, për atë që po i prishet skenari i akuzave të lidhjes së qeverisë me drogën.
Sali Berisha ngjan i sfazuar. Ai nuk është i shqetësuar vetëm pse është kapur droga, por pse disa tropojanë, që i ka dhe krushq, kanë vendosur ta sjellin drogën nga Kolumbia në Shqipëri. Sipas tij, faji i Shqipërisë është pse dikujt i shkon në mendje të sjellë drogë këtu. Në fakt, siç po e mësojmë, droga këtu ka qenë tranzit dhe do ikte në Gjermani. Po të jetë kështu, Merkeli duhet të bëhet vrer nga mërzia, pse duan të fusin drogë në Gjermani.
Problemi i një qeverie nuk është të ndalë planet e trafikantëve, por t’i prishë ato, duke i kapur. Dhe këtë radhë, qeveria këtë gjë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mund të mos e lavdërojmë, pasi e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë. Mund dhe të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen. Por një qeveri kaq e lumtur që ka kapur aq shumë drogë, dhe një piramidë shtetërore e tëra në ekstazë, pse e kapi drogën, nuk mund të akuzohet njëkohësisht se është e gëzuar se ka kapur drogën e saj. Ashtu sikundër të dëshpëruarëve nga kapja e drogës, nuk mund t’u themi që jeni mërzitur nga kapja e drogës tuaj. Por nga dështimi i akuzave tuaja, patjetër!
Koja nonen, qenke bo dhe psikolog! Eh ca te ben Rama, te ben te marresh penen e te shkruash lloj lloj budallalleqesh vetem e vetem qe ta mbrosh. Urime mer Mero.
Ha ha ha. U dergoni fjale atyre te merziturve qe Kolumbianeve nuk u behet vone nese merziten Meta,Basha e Berisha. Keta te tre therrisnin kapni drogen dhe ja droga u kap. Meta,Berisha,Basha u kane borxh kolumbianve dhe ata nuk jane shume te arsyeshem kur behet fjale per para.
…. .ja po futem dhe une ne rradhen e preshit (me reply). Hajde shty, se kur shtyn arrin me shpejt.
Piramida shtetërore eshtë çuditërisht e gëzuar
Opozida e bashkuar është çuditërisht e mërzitur
Shoferi i punësuar “miellin partizanëve për t’u çuar”
Frigoriferët bosh, 10 ditë bananet në port duke pritur
… as Lushaj as Çekaj nuk dinin ç’a kishte në shasi
destinacioni dihet dhe Arbi ikën rastësisht në Gjermani!
Mero, qenka merzit dhe ky Albi….,
na plasi by..
ik o alb gjeje pergjigjen ne tropoje, ca te ben rama ti e kupton se jasht mase ,psikolog dhe kaluar psikologut po cfar i ben berisha tropojes qeka me e bukur,po u mer ato para qe ua ka dhene, po ti gjith ato arsyetime me mbroj brishen shqiptare.
Bravo Mero! Je i madh.Shkrimet i qan.Problemet i kap shume mirer.Ata qe flasin kundra teje,koken te pullcasin,le ti bjen murit me koke.Tamam,te merzitur per kapjen e droges nga policia shqipetare,eshte Berisha,Basha dhe Meta.E kane inatin me qeverine,dhe policine,qe pse po e kryen kaq mire detyren,Suksei,jua verbon syt Berishes,Bashes dhe Metes.Por edhe popullit nuk i pullcet shume nga keta te tre mafioz.
Po e përsëris, dënim më i mirë për Saliun është liria dhe jeta e gjatë. Kënaquni o popull, se ferri egziston, dhe jo në botën tjetër, por këtë këtu.
I madh je Mero.,, Respekte
Mbetet ti kethehet droga Kolumbianeve, tu paguhet demshperblim per kohen e humbur dhe fitimin e munguar.
SHUME E SAKTE…..MERO JE GJGAND, kjo eshte gazetari……..nuk di kunati ka gisht apo ka krahun komplet.
Zigur Qarri….
Shyqyr që në vënd të Q nuk ke vën K.
Zigur, dua të të bëj një pyetje: mëndjen e ke tënden apo e ke të huazuar ?
Eshte”drino” ai,nuk e lexon?
O hajdar,poshte komentit tim,aty ku lexohet”PËRGJIGJUNI”,aty shkruhet
kur ke diçka per te thene,pro ose kundra.
Thuaj diçka me logjike,qe mos te mendoj se je budalla,si ne kete rast.
Shkrim i sforcuar,pa nerv.
Meqe M.i brendeshem Fatmir Xhafaj,ka mbledhur tonelata te tera droge,jasht dhe brenda vendit,
i bie qe paraardhesi i tij,Saimir Tahiri,ka shperndare brenda dhe jasht vendit!Prandaj thoshte Dritan
Zagani,qe drogen e bejn pushtetaret,prandaj kerkonte ta fuste Zaganin ne burg mafiozi Saimir Tahiri,
prandaj megafoni Rames,Taulant Palla,ulerinte qe Zagani ishte i denuar ,sepse u njoh
me bizneset e tyre.Ramen e akuzojn se mbush hundet me droge,dhe ai nuk kundershton,por qe te
jete implikuar direkt ne biznesin e droges,veshtire per tu besuar.Kur te behet Shtet,kur te behet
vertete Shtet,e te zberthehet Tahiri,atehere do te zbulohen shume gjera.Perse e mbrojn keta te PS
kaq shume Saimir Tahirin,sepse duan te ruajn dinjitetin e Partise,apo kokat e tyre?
Per mua shanset per te dale informacionet i ka Presidenca, ku vigjelon burri i Monika Kryemadhit. Nuk eshte habi qe klanet e Likes te kene gisht ne kete histori. Megjithate duhet hetuar banka qe ka kredituar firmen qe bente importin e bananeve.
Nga ferra e vogel del lepuri i madh.
Pse nuk i shkon askujt mendja si e kemi Fatmir Medihoxhen?
U gezua qe u kap droga apo u merzit?
Ku ndodhet?
Ka qene gje jashte ditet e fundit? Me cilin ishte? Pse? ku qendroi dhe me ke u takua?
Jo per ndonje gje por amanni ate ta kemi te paster, me te paster se kjo kokaina qe u kap dje.
Amin
Zigur Qarri….
Shyqyr që në vënd të Q nuk ke vën K.
Zigur, dua të të bëj një pyetje: mëndjen e ke tënden apo e ke të huazuar ?
Edhe ne kohen e bossit Lazaratit dmth te jatit Rudines deputetes memece Azem Hajgares dihej dhe kuptohej kujt ishte droga..
Edhe ne kohen e Lule Bashes qe dergonte autobotet e ushtrise dhe zjafiksave ne lazarat dihej bossi
.Edhe ne tregimet e Izet Haxhise dihej qe Xeni bente tregti si droge-diller me makinen e presidences
Problemi qe nuk dihet eshte
PSE DONALD LU SI KALORES I DEKRIMINALIZIMIT NUK I SHIKON SUPER-KRIMET E PD POR VE MIKROSKOPIN NE GABIMETE E PS..OSE ME CESHTJEN TAHIRI I KA KALUAR KUFINJETE E NJE DIPLLOMATI.
.
pse PEDERAT e nisen krimin e droges ?
pse burri i shtetit Arvizuse mender me thene Sali PORDHA deklaroi ne media para 1 jave:
UNE E LEJOVA QE TE MBILLEJ DHE KULTIVOHEJ DROGA NE SHQIPERI (PSE NUK THIRRET PER KETE NE PROKURORI)
PO HEROI I DEMONKRACISE PSE ESHTE KRIMINEL DROG DILLER……qe metastazat e tij zgajten sot te KULICET ….E GRUPIT CIFTELIA ?
+++++
Shteti i Kolumbisë e vrau Pablo Escobar por nuk e fshiu nga mendja e këtyre fëmijëve modelin e suksesit, të pasurimit, të arritjes. Sepse mund të djegësh fusha të tëra me coca, por a e djeg dot coca në mendjen e njerëzve? Prandaj edhe lufta e shtetit të Kolumbias është një luftë që nuk është e mbyllur e që nuk mund të fitohet. Në rastin tonë, si shqiptare, ne e kemi një Pablo Escobar tonë..babain e Rudinës asaj deputetes qe i merret goja se e di qe babai i saj ishte kriminel i droges dhe armatimit..por di dhe qe Berishorri ishte planizuesi i atij atentati.
Pra Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajgarja.”
Pse nuk shikoni edhe anen tjeter te ngjarjes. Se mbase garanti eshte Berisha, mbase edhe Zeni. Keshtu qe tani qe u kap droga mafia do kerkoje koken e garanteve. Dhe i bie nje rruge e dy pune. Dhe me nje gur vriten dy zogj. Ose mbase edhe tre bashke me Lulin.
Prit se me erdhi nje mendje qe c’tju them.
Policia ate droge qe kapi ta shese ne treg tjeter. Dhe ja ku dalin 180 milione Euro nga parate qe vodhi Luli nga rruga Durres-Kukes. Dhe ngelen 70 milione Euro pa u shlyer. Lol!
Ore ai Shkerdheni i Armines akoma ne Meksike eshte ? Po si shpesh shkon andej nga Amerika Latine , kuptohet per plazh . ” Amani mor , se mos ka rene ndonje zjarr andej nga nderrmarja ( shqupi ) ” !? Çoç ka ngaterruar ai aguridhi Saliut andej nga ” Mexico ” . Me duket se do ti bejne ndonje film tjeter . Per sa kohe Armina nuk ekspozon me breçkat , nje hall i ka zene . Mah !!!,
Grupi “Ciftelia” dhe TV KLAN
ju ftojne ne spektaklin:
“Tring, tring, tring, o me Cifteli,
Sa e bukur je Shqiperi!”
Pas spektaklit te ftuarit do qerasen me nga nje doze “miell soje” . Ose edhe me dy, sipas preferences.
Vajmedetet mbajne zi .
Kokaina e kapur keto dite eshte nje nga ngarkesat e shumta qe kane bere tranzitin e Shqiperise, perfshire drogat e kultivuara dhe trafikuara nga ketu ne te gjithe boten. Kjo provon qe shteti ka qene i paafte ose ne rastin me te keq ka bashkepunuar me narko-trafikun. Rasti i kapjes se droges ne Durres nuk mund te cfajesoje shtetin shqiptar gjate ketyre dekadave te fundit, sepse e gjithe bota e di qe ne Shqiperi, droga dhe politika jane bashke. Se dyti, deri tani po shohim e degjojme turli lloj ekspertesh dhe analistesh qe nxitojne te japin versionet e tyre per ngjarjen, ndersa institucionet kompetente shteterore te hetimit dhe zbulimit, pervec nje deklarate te policise, nuk jane prononcuar akoma. Po ashtu, nuk kemi degjuar akoma versionin e shteteve te tjera qe kane informacione ose kane ndihmuar ne kapjen e kesaj ngarkese. Se fundi, shkrimi i Meros, pervec qe perpiqet te cfajesoje qeverine, nuk sjell as nje fakt per ngjarjen.
O milet!
A e mbani mend, tani dhe 2-3 muaj me pare, kur ne kishim filluar te kishim ftohte, çifti Berisha i Ri bridhte plazheve ekzotike dhe u qante hallin familjeve me ndihme ekonomike?. Mos benin edhe ndonje gje tjeter ande,j ata or aman, psh, ndonje porosi!!!!!
Mero je komplet ne nje linje me mikun tend te ri Rama.Keni mbi 5 vjet ne pushtet dhe e gjeni gjithmone fajtorin tek opozita.Kjo tregon qarte se dhe ti ben pjese ne qeveri..
Hajde arritje hajde. Shqiptaret po behen importusit qe nga vendi i origjines. Po tani qe u kap ata qe kan dal garante duhet te paguajn, se perndryshe ikin si Santoja.
Po ndoshta edhe ty ke ca hise ne ate droge se jeni bere gazetare miljoner ne nje Shiperi te varfer. Kujtoni qe populli nuk e di, e di me mire se ju po ju u ka hype vetja ne qejfe dhe u duket vetja qe jeni me te mencurit e shiperise. Te kishte dashte qeveria te mesoje se e kujte eshte droga duheshte te lere te shkoje te I Zoti. Por kur muaren veshte qe edhe tjeret kane dijeni per drogen e ndaluan qe te mos merej vesht se e kuaj eshte. Italianet e dijshin se ka droge por e lane qe te shkoje ne destinacionin e fundit qe te mesojne e kujte eshte.Por xhafa nuk e la qe te mesohet se kush eshte porositesi, se po te mos doje qeverija edhe nje banana nuk mund te hyje ose te del nga shiperia, mbase futej dicka pa dijenin e qeverise ne Kohen Enverit. Nje krastavec nuk mund ta mirnje pre cooperatives.
Atij krushkut te Sali Monstees,kulicajve nje pyetje e thjeshte duhet bere:
More ,zoti Kulicaj ,pse e ke bere kontenierin me dy plane ,midis tyre ke
lene nje hapsire ? Kjo hapesire sekrete perse e ke perdorur dhe pasi te
zhbirohet e gjitha kjo ,ketij horri,gangsteri ,… i duhet bere pyetja e dyte
shume e thjeshte : Sa e kishte perqindjen e parave qe sekseri ZENI merr-
te nga keto sasira kokaine ? Prandaj Zeni para disa kohesh kishte shkuar
ne Meksike per te kordinuar lidhjet mafioze shqiptare- kolumbiane per
koksinen qe do te vinte ne Shqiperi. Dhe me parate e kesaj kokaine,gji-
thesej 180 milion dollare ,Berisha do te bente ” Revolucionin Demokratik”
per te permbysuar qeverine legjitime te Edi Rames,kryeminister.
Z. Mero , per aresyet qe i di vetem Ai dhe publiku serioz gjithenje e ka
mbeshtetur veprimtarine e tij gazetareske,ben nje ndarje midis trinomit
Berisha – Meta- Basha qe sipas tij ” hidherimet e ketij trinomi kane aresye
te ndryshme ” . Une mendoj se ” hidherimet” e trinomit te kapjes nga po-
licia shqiptare e kokaines kolumbiane, me autorin direkt te lidhur me Sali
Vicidolin,KULICAJ-LUSHAJ , kane nje permbajtje,te lidhura ngushte me 180
milionshin qe kishin per destinacion permbysjen e Rames duke u nisur nga
koncepti se “paraja e con ujin perpjete” dhe permbysja e Rames kerkon shu-
me para,dollare -euro…..!!! Prandaj trinomi nuk mund te ndahet per aresyet
e thena . Ata perbejne triamezin per nje qellim: nulizimin e Reformes ne drej-
tesi dhe vettingun qe do te coje direkt e ne Rec,te paret TRINOMIN ! Pastaj
vijne te tjere peshkaqen sepse jo me kot RECI ka mbi 3000 shtrete ?! Historia
do te vije pas ketij trinomi…….!
E di qe nuk ke per ta lexuar kete koment o shoku mero por do deshiroja te te bej nje pyetje
A vertete beson ndonje fjale nga keta qe shkruan apo i shkruan se per t’ju hedhur pak tagji ketyre komentuesëve te tu
Petrit je pambarimisht i sakte Pse ?
Jo vetem Mero por dhe ediramistet e deri te bedrislamistet duhet ti drejtoheshin
mbretit faktik te Shqiptareve qe e ka emrin Donald Lu me keto fjale:
Dear Donald (DD)
Pasi ke marre shpaten e vetingut dhe dekriminalizimit pse nuk e fillon me Sypeshkaqenin Xen per te cilen
Izet Haxhia e jep sakte qe MAKINA E PRESIDENCES ka shperndare droge me Xenin..jep vendet dhe njerzit me emer mbiemer..
.
Vetem kaq mjafton qe mafia berishiane merr fund..nese ka vullnetin DD
Z . Mero . Shume mire ke gjet tre te merziturit por ke harru edhe dy kryesore : Njeri qe eshte akoma ketu ne Shqiperi qe pret me i bere vend Llalla ne ndonje shtet per azil se na u kercenoka me jete kapter Bujar Nishani me familje .Pra ky eshte i katri qe eshte i merzitur se mos i del emni kund te droga e kapur . Dhe i pesti eshte vet Llalla se flitet qe ka shkuar tamam ne ate vend qe do te shkonte droga . Konçidence apo!!!!!!!!!! gjithashtu konçidence qe droga eshte bere gati ne Kolumbi per tu nisur per Gjermani qe kur ishte vete Llalla ne detyre .
Aksioni eshte dekonspiruar qe kur u nderrua drejtori i portit para disa ditesh. Ai ishte mesazhi qe ngarkesa eshte e humbur. Thjesht trafikantet kane vazhduar operacionin normalisht per te mos rene ne sy dhe jane larguar pa zhurme nderkohe qe jane lajmeruar qe malli eshte nen survejim. Personat qe jane arrestuar dine aq sa di nje hamall. Pritesi i mallit tani do jete ne ameriken latine me pashaporte dhe identitet fals qe e ka pasur gati prej kohesh per ta perdorur ne situata te tilla. Hetoni personat qe autorizuan nderrimin e drejtorit dhe do shkoni tek bashkepunetoret ne qeveri.
Sa per ket tregtarin e bananeve ka shume mundesi qe magazinat e ketij te jene thjesht pike tranziti ku pasi shkarkoheshin bananet kontenieri me shtresen dyfishe vinte dhe merrej nga nje kamion i dyte qe bente transportin per ne destinacionin final. Pak e veshtire qe zoteria te mos dije gje por nuk perjashtohet edhe fakti qe ky te mos kete pasur dijeni per drogen ne kontenier pasi ajo me sa u tha ishte me shtrese dyfishe dhe as shoferi i kamionit as hamallet nuk kane mundesi ta dallojne. Pra thjesht biznesi i ketij eshte shfrytezuar si linje pa dijenine e pronarit. kontenieri nuk ka qene i ketij dhe ky nuk ka nga ta dije qe pervec bananeve dikush ka futur dhe mall tjeter ne kontenier. Pas shkarkimit te bananeve kontenieri me drogen e paprekur ne shtresen dyfishe vjen dhe merret nga nje kamion i dyte qe e con ne destinacion. Edhe kompania qe ben transportin mund te mos kete dijeni per drogen ne kontejner pasi ajo nuk merret me kontroll te kontejnerit, thjesht ben transportin nga pika A ne piken B. Pra ekzistojne te dy variantet ku dhe varianti qe trafikantet e kane perdorur linjen e biznesit te ketij duke lene ne erresire si pronarin ashtu dhe kompanine e trnasportit eshte i mundshem, nderkohe qe e kane survejuar gjitheshka ne distance dhe nga afer. Edhe nqs pronari ka pasur dijeni varianti qe gjitheshka eshte bere pa dijenine e tij eshte nje alibi e mire menduar per t’ia hedhur hetimit, por nuk eshte alibi per t’ia hedhur zoterve te kokaines. Une me sa di kontejneret peshohen ne peshoren e doganes kur hyjne dhe kur dalin, pesha e kontejnerit pa mall dihet, pesha e bananeve qe ishin brenda kontejnerit dihet pasi dihet sasia e bananeve te porositura sipas faturave dhe sa peshon ajo sasi. Kontejneri eshte peshuar kur ka dale nga Kolumbia, kur ka dale nga italia dhe Malta. Ne portet e te treja ketyre vendeve duhet te ishte vene re diferenca ne peshe pasi eshte gati gjysem ton mbi peshen qe duhet te ishte, dhe ne fund duhet te ishte kapur nga peshorja e doganes se durresit ne fund fare. Gjithsesi kjo nqs sasia e bananeve ne kontejner ka qene aq sa thuhet ne fature pasi mund te kene qene gjysem toni me pak banane per te kompensuar diferencen ne peshe. Fakti qe ne durres eshte lene te kaloje mund ta justifikojme me qellimin e policise per te kapur pritesin ne flagrance dhe me te njejten llogjike mund te jete lene te kaloje edhe portin ne itali dhe malte, pra DEA dhe sherbimet partnere e kane pas ditur per ngarkesen qe kur ajo eshte nisur nga kolumbia, thjesht donin te kapnin pritesin e mallit. Nqs pronari i biznesit kthehet nga Gjermania per tu perballur me akuzat, kjo nuk e shfajeson por i jep nje doze besimi alibise se tij para gjykatesit qe mund te shfrytezohet nga avokatet. Fijet e ketij lemshi shkojne shume lart dhe nuk do jete e lehte ti gjehet koka pasi ne te tilla biznese gjurmet mbulohen mire dhe kolumbianet jane keshilltare shume te mire ne kete lloj biznesi……
Sa per KM dhe te tjeret rreth tij qe e mbulojne hallin me buzagazin dhe optimizmin e tyre duhet te te them se per te fshehur merzine nga syte e publikut ka 3 menyra,
1) Shfaqu i lumtur ne syte e publikut
2) Perdor nje gjuhe trupi pozitive dhe te relaksuar ne syte e publikut.
3) Perdor vetem fjale pozitive perballe publikut
..
sit back & kick your ass
.
Deri tani mor zotni kam kujtuar se nuk je altoporlanti i Salisumes por me kete koment e ke vertetuar plotesisht se je sekrecion e Berishes..
.
Problemi eshte or ‘KICK YOUR SELF” se ai vend ka mbaruar plotesisht dhe ai vend eshte kthyer pike tranziti per pislleqet e botes perendimore qe ne e quajme demokratike (lexo-demon kratike..Por mos harrojme se me mire nje qytetar si edi rama se sa nje kanibal si berisha me kick ass-at e tij si puja jote
“Sit back and relax”, me pelqen komenti juaj. Duket I arsyeshem dhe me ” kripe” – gatuar nga nje mendje qe ka njohuri me ceshtje te tilla. Por Dua te te shtoj dicka, ne qofte se me lejoni. Komenti juaj nuk vleresohet nga nje gazete si kjo ketu dhe nje gazetar si Mero. Perse? Mendoj se kjo themeluesit e kesaj gazete akoma kane dhe ruajne rrenjet e ideologjise komuniste dhe si rrjedhimisht do te mbrojne filozofine e Tyre por si komuniste modern te kohes se sotme me liderin e Tyre ne qeveri – Rama. Dicka tjeter per kete gazete dhe ne pergjithesi komentuesit gjithashtu e Kam verejtur shpesh. Paragjykimi ndaj shqiptareve nga veriu, nga Tropoja, Dibra, etj. Keta shqiptare fajesohen per te gjithe te keqijat qe ndodhin ne Shqiperi. ( Per mua ky eshte nje koncept I trasheguar nga koha e komunizmit). Po te shkosh me tej, dihet qe PD ka me shume votues nga veriu dhe PS nga jugu, dhe sot ky paragjykim Po perdoret shume nga politikanet. Nqse. Mund te kujtoni se ne ceshtjen Tahiri, avokatet e tij ishin me origjine vlonjate, dhe prokuroret e zgjedhur ne ceshtjen e tij ishin nga Veriu.Dhe mbaj mend se si ne parlament disa deputete te PS ankoheshin se Tahiri nuk do te gjykohesh ” fairly” . Mos u cudit kur te lexoni komente ofenduese ndaj komentit Tim?. Shqiptaret fatekeqesisht nuk e duan njeri tjetrin, dhe politikanet e sotem Jane pjelle e kesaj fryme jovellazore qe nuk duan ta ndryshojne sepse eshte ne interesin e Tyre vetiak per pushtet dhe karriere.
E keni sh*rdhy ate vend dhe e keni corodit dhe trullos ate popull saqe askush nuk i beson askujt dhe per asgje!
Eshte e kote qe perpiqeni ti ndani pergjegjesit e kesaj situate te degjeneruar dhe te rrezikshme ne te Djathte apo te Majte!
Pushteti politik ne Shqiperi eshte alternuar midis Pd dhe Ps, apo PD/LSI dhe PS/LSI ne te gjithe keto vite dhe trafiqet e droges, te lehta apo te renda aty kane qene prezent gjithmone. Te gjithe politikanet dhe njerzit prane tyre kane perfituar nga keto trafiqe dhe dallavere, ndersa poplli shkrete ka ngel ne mjerim dhe pisllik, ose ka kapur trajsen me buke me vete duke marre rruget e botes neper Evrope e gjetke!
Kot lodheni qe te na mbushni mendjen qe droga ishte e PD-se apo LSI-se dhe PS eshte e ndershme, paqesore dhe pothuajse parti Ekologjike qe mbjell vetem peme , lule dhe ullinj.
Shqiperia njohu pergjate vitit 2015/2016/2017 kanabizimin me te madh qe mund te kete pasur ndonjehere ai vend!
Gjate qeverisjes se PD-se trafiku i prostitutave, armeve, droges, dhe korrupsioni gjithashtu njohen nje zhvillim te papare!
Prandaj besoj qe droga eshte prone e te dyja kraheve, qofte majtas apo qofte djathtas, policia e shtetit ka qene e kapur here nga PD-ja me grupin ciftelia apo Tropoja, dhe here nga PS-ja me grupin Skrapari apo Saje Qorrit.
Kam nje lutje ndaj Zotit per te gjith ju politikanet dallaverexhinj shqiptare dhe per te gjithe ju te medias qe ventiloni (i fryni) propagandes se tyre: Merreni dhe beni cte doni me drogen tuaj, shkoni ne djall me gjithe drogen dhe pislleqet e tyre, vetem na u hiqni sysh dhe na ktheni mbrapsht vendin tone per te jetuar se na plaset tomthin dhe melcite me prapesite e juaja.
..
…