Mbi makthet e Sali Berishës nga Artan Hoxha!

27 Shkurt 2018, 18:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka kërkuar publikisht, që të largohet nga ekrani i televizioneve dhe media e shkruar, gazetari Artan Hoxha. Praktikisht ka kërkuar të izolojë një gazetar me të cilin është në konflikt të thellë interesi, pasi i ka filmuar live krimin e jetës së tij, për të cilin para, ose pas vdekjes, do të dënohet si kriminel.

E ka bërë kërkesën publikisht, dhe ua ka kërkuar gjithë redaksive, jo se beson që do t’ia plotësojnë kërkesën, por për të justifikuar humbjen e betejës publike me të.

Rasti i Sali Berishës kundër Artan Hoxhës është një rast ekstrem, i pangjashëm në historinë botërore të shtypit, nga një njeri i pafuqishëm për të ekzekutuar në emër të pushtetit.

Kthejeni mbrapsht filmin dhe llogarisni tani Sali Berishën në pushtet dhe përballjen me gazetarin në studio. Të nesërmen nuk do të ishte nevoja për një thirrje të tillë. Liria, Shkëlzeni, Argita, dhe gjithë rrethi i “Familjes” do merrnin në telefon pronarin ta largonte dhe ta fshinte nga faqja e dheut, siç kanë bërë kur ishin në pushtet, me raste të ngjashme. Të nesërmen pronarët e mediave do ta hiqnin nga puna Artan Hoxhën, të pasnesërmen shoferi i Lirisë do t’i digjte makinën, pas dy ditësh do t’ia shkatërronin shtëpinë, ose biznesin, dhe pse jo, do ta dërgonin dhe për gjah.

Është ajo që Sali Berisha ka bërë me gjithë gazetarët që ka pasur përballë. Rasti duket ekstrem, pasi tani ai është në opozitë, i pafuqishëm, i frikësuar, i poshtëruar nga nënçmimi i opinionit publik dhe mbi të gjitha, nën makthet e pafuqisë për t’u bërë avokat i krimeve të tij dhe familjes së tij, në çdo ekran. Është kjo arsyeja që e ka çuar në një thirrje të pazakontë publike, për të linçuar një gazetar, për t’i mbyllur ekranet dhe faqet e gazetave, pra për ta ekzekutuar atë pa gjyq.

Ajo  që është shqetësuse deri në cinizëm në këtë vend, është pikërisht urrejtja e këtij njeriu ndaj gazetarëve kritik me të, deri në vdekje. Sali Berisha është i vetmi udhëheqës politik i Ballkanit, së bashku me Sllobodan Milosheviçin, që janë në listën e dhjetë armiqëve botërorë të lirisë së shtypit, rankuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qendër në Nju Jork. Ky është një rekord që nuk fshihet kurrë dhe do ta shoqërojë jo vetëm atë, por dhe imazhin e Shqipërisë në vite.

Rasti i përballjes me Artan Hoxhën tregon diçka më të thellë. Tregon se Sali Berisha urrejtjen dhe luftën me gazetarët nuk e ka vetëm si pushtetar, por dhe si opozitar, e ka në jetën e tij të përditshme biologjike dhe politike, e ka identitet të tij, e ka kulturë mospranimi dhe përpjekje pëë të imponuar gënjeshtrat e tij mbi të vërtetat që i dhembin. Atij ja prish gjakun një gazetar jo vetëm se thotë të vërteta, por se i prish magjinë e gënjeshtrave me të cilat i mbush mendjen dhe vetes, dhe gazetarëve konformistë, që stolisin emisionet televizive në Shqipëri. E dëgjoja dje kur fliste për Haklajt, shumicën e familjes së të cilëve e ka zhdukur me vrasës me pagesë, dhe në subkoshiencën e tij ishte e qartë, se ata ishin kriminelë që duheshin vrarë, pasi i thoshte gazetarit “ti ishe me Haklajt”, sikur me thënë “ti ishe me Hitlerin”.  E dëgjoja kur përpiqej të lante duart nga 21 Janari dhe vrasjet e regjistruara live, kur thoshte që nuk i vrava unë, ngaqë ende nuk ka dalë një prokuror ta marrë zvarr në qeli për atë krim që nuk do t’i ndahet kurrë.

Por mbi të gjitha, e pashë si u dridh kur gazetari i kujtoi se drejtësia, ose shpagimi, do të bjerë mbi të deri në varr. U turbullua krejt. Me  sa duket, ka filluar të kuptojë se fëmijëve të tij, nipërve e mbesave, dhe ato që po i konvertojnë miliardat në të brendshme seksi në vitrina dyqanesh,  më shumë se sa miliardat, u ka lënë pas varre të hapura armiqësish, prej të cilave 30 arkivole i ka prodhuar vetëm ai dhe i biri, në harkun e dy vjetëve nga Gërdeci në Bulevard, dhe rreth 72 vrasje në Tropojë nga zinxhiri i larjes së hesapeve që ai hapi me kundërshtarët e tij atje.

Tani me sa duket e kupton se në fund nuk ka kuptim as paraja, as ish- pushteti, kur si trashëgimi ke lënë një hasmëri që do ta ndjekë dhe në varr.

Është kjo arsyeja që ai nuk e duron dot Artan Hoxhën ta shikojë në ekran. Nuk ndjehet i frikësuar nga ai, nuk ndjehet as i rrezikuar nga ato që thotë, por ndjehet në makth nga ideja se dikush po i kujton që bilanci i jetës së tij si politikan po matet me arkivole, dhe jo me merita. Atij i duket Artan Hoxha  si dikush “që i çon fjalë”. Dhe thjesht nuk do ta shohë as në ekrane, as në gazeta, mundësisht as në rrugë. Shpresoj që PD ta shtojë këtë pikë në rezolutën për lirinë e shtypit që ka ndërmend të bëjë kundër Erion Veliajt, që ka ngritur zërin ndaj dy gazetarëve, duke u kujtuar se i kanë pronarët ndërtues kullash dhe moderatorët e debateve tona të shpifura televizive, të nxitojnë ta thërrasin Sali Berishën si të ftuar “që ta thotë tek emisioni i tyre” këtë ndyrësi.

Kështu të paktën PD ruan identitetin dhe koherencën e saj, si partia që ka prodhuar një nga dhjetë armiqtë botërorë të lirisë së shtypit dhe televizionet tona ruajnë të paprekur turpin e të qenit pula para Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë me të kundër lirisë së shtypit.

Nëse sot duhet të ishim një vend normal dhe me gazetarë normalë, tani duhet të kishim firmosur të gjithë një peticion, që këtë njeri të mos e nxirrte askush në asnjë ekran dhe faqe gazete, pasi nuk i përdor ato as si politikan, as si qytetar, dhe as si ish- shtetar i këtij vendi, por si një kriminel që makthet e veta si vrasës, kërkon t’i kthejë në problem kombëtar.

47 komente në “Mbi makthet e Sali Berishës nga Artan Hoxha!”

  1. besniku says:

    Bravo Mero!
    Ky eshte epitafi me i sakte per t’u vendsour mbi varrin e kriminelit Sali Ram Berisha!

    1. Bushi says:

      Bravo Mero! Je nje gazetar ineligjent.Berisha duhet te jap llogari.Mjaft e hodhi shurren perpjete.E hidhte,se ja prisnin servilat e tij,ku nga ata ka ber si i ka dashr qejfi.Sot Berishes i ka ardhur ngordhja.

      1. kujtesa says:

        Mero,jam dakort me ty por ne radhe te pare do te kerkoja ty te parit qe,Sali Ram Sheqere Berisha,mos te kishte vend ne kete gazete jo me intervista e foto por as me inicialet e emrit te vete.
        Po e bere kete,do shohesh qe edhe te tjera media do e bejne.
        Atehere,perroi i tij psiqik do derdhet ne hale te gomereve,thote populli.
        Te lutem Mero,beje kete!

    2. kashi says:

      super e sakte te lumte mero dhe artan hoxhes

    3. Shkodra says:

      Mero. Dakord me shkrimin. Ti e kap dashin nga briret kur do por ama per interesa klikimesh e leshon prape dashin.

      Fillo ti I pari pa petition. Fillo duke mos na botuar cdo mut qe nxjerr berisha nga goja. Sidomos ate mutin qe nxjerr nga goja direkt ne fb. Dhe pastaj nese do te besh ndryshim vertete fillo peticionin. Mos prit ndryshime nga te tjeret kur ti per vete nuk je I gatshem ta besh.

  2. Izeti says:

    Z.Baze je fantastik,,,,,te lumte dora,,,,,,,,

  3. Artan says:

    Jemi gati per peticionin. Te lumte Mero.

  4. faikonica says:

    Shume e thjeshte.Kena meritu Enverin e Saliun…Jena me bisht

  5. The One says:

    I gjithe artikulli yt, qe shumica e lexuesve mund te jene dakort permblidhet ne nje fjali te vetme “ karriera e ketij politikani llogaritet me sa arkivola i kushtoje popullit e sa miliarda grumbulluan pinjolet e ketij”.

  6. goliku says:

    Sali krimineli dihet qe ka kompromentuar medjat sepse shumica e tyre i kane pare hajrin jane bere miljonere dhe dihet FEVZIU,BALLIU,LUBONJA,SHKULLAK e plot tarallak te pa fytyre qe te gjithe kane prejardhje Enveriste dhe jane me parimin gizhda del me gozhde.Jane te ralle gazetare si Artani Mero e pak te tjere qe jane realiste.

  7. Xha Braho says:

    Vetem me gazetare trima si Z. Hoxha pushteti i katert do te fitonte qytetarine. Fatkeqsisht kemi nje media vulg qe orientohet nga favoret politike duke shkelur cdo norme dhe princip ne pasqyrimin e sakte te realitetit. Gjithsesi, respekt per Z. Hoxha dhe inkurajojme te vazhdoje betejen me kriminelet e politikes. Populli eshte me ju Z. Hoxha,

    1. shpresoj, por s'e besoj says:

      Xha Braho! Ke nje te drejte te madhe per median. Nje shembull i thjeshte por kokeforte; nuk e dija se media vizive edhe sot i sherbente 100% Sali Berishes, te gjitha kanalet televizive pa perjashtim, deri edhe RTSH. Nje rast qe ndodhi ne parlamentin shqiptar mbi Saliun e vogel dhe Grida Dumen, nuk piptiu nje ze ne televizione, po fare aman, as sot e kesaj dite. Kishin vdekur televizionet dhe gazetaret e tyre. E mban mend se çfare u be me Sokol Ballen se i ra me dore dhe jo si kjo e ketyre dy deputeteve te PD-se? U trumbetua me te madhe gjithe andej. Katastrofe mediatike! Vetem nja dy gazetat e nxoren lajmin se dy deputetet beni dashuri ne parlamentin shqiptar dhe taksapaguesit i paguanin qe keta te shkerdheheshin e jo ti sherbenin atij. Partia e tyre nuk u ndie fare, si e vdekur, asnje reagim . Dhe thashe me vete; paska pasur te drejte Edi Rama qe u thoshte Kazan, por keta qenkan kazan i mbeturinave te halese. Ku vemi keshtu me keta gazetare e televizione, perse na duhen, me mire tu veme flaken si u a vuri Sali Berisha gazetes koha jone , ne qoftese nuk ja ka vene vete Nikolla per te perfituar para. Bastarde njerez, bastarde televizione dhe pastaj kerkojne transparence e llogari ne emer te gazetarise. Gazetaria kunder interesave te shqiptareve, opozita kunder, Sali Berisha akoma po mbreteron, prokurori s’di ku ka koken, gjykatat pjese e te teres; revolucioni duhet si thote Saliu, por te zhduk dhe çfarose kete regjim te ngritur mbi krimin dhe hajduterine qe tu vene flaken vete njerezit se s’ka rruge tjeter me keta qe kane ozurpuar gjithe shtetin shqiptar. Valle do shpetojme nje dite nga keta, apo vetem kur ti drejtohemi nentokes!

  8. co‱ says:

    I urojë Saliut jetë sa më të gjatë, makthe, dhe pagjumësi pa fund. Dënim për Saliun është jeta dhe liria tani. Prandaj mos e dënoni, por vetëm shikojeni si përpëlitet. Një shpellar pa koqe dhe shpirtzi. Nuk ka dënim më të mirë për Saliun sesa jeta.

  9. don says:

    ??? Peticion , kundër plerës !

  10. ? says:

    MERO !
    ÇDO SHQIPTAR, I MENDON KËTO QË THUA TI !!
    INICIONI NJË PETICION KUNDËR PLERËS -KRIMINEL !?

  11. Spartaku says:

    Te lumt o Arta Hoxha.Qenke gazetar,jo vetem o sakt,por edhe trim.Mos u terhiq.Jemi me ty.Berisha ka mbaruar si njeri,eshte kthyer ne kafshe.

  12. Dersniku says:

    Po te doje pushteti i katert kurre nuk ka qeveri te koruptuar.Neqofte se gazetaret nuk shiten ne politike.Po nuk u arrestua e keqja me e madh e shqiperise SAli krimineli populli kurre nuk do jete i qete.E dini se pse ai do pa tjeter pushtet nuk ri dot pa te dhe te beje si te doje dhe cfar te doje pyetja eshte si do i mbyllet goja ketij goje corapes………?

  13. I drejti says:

    Bravo Mero. Shkrim brilant dhe i merituar per qelbesiren me te madhe te ketij vendi, vrasesin dhe kriminelin Sali qen Berisha.Akoma nuk e kuptoj se si nuk vepron prokuroria. Ta marre si qen kete monster dhe ta plase ne burg nje ore e me pare.

  14. Ky pis intrigant kriminel qe beri karier nga bari dhish ne president,nuk urren vetem gazetaret por edhe popullin e ndershem.
    Kush e shan kete kriminel,ky i quan komunista enverista kur vet ka qene me fanatiku qe arriti deri ne varken e enverit.
    Ky do dhe e duan vetem kriminelet dhe banda e hajduteve qe shkatrruan vendin

  15. I merzituri says:

    U vra gjithe lulja e rinise e burrnise tropojane. Mekat

  16. XY says:

    Ne se ka njerez qe e nxorren lakuriq kete Kryekriminel dhe e rezuan nga pusht – eti jane heronjte Mero Baze dhe Edi Rama , pasi me te gjithe te tjeret ky kriminel fshinte bythen.Zoti vonon ,por nuk harron .Kur te vdesesh ,a ke menduar per rojet qe do te rrine te ruajne ne shtepi dhe ne varrin tend ,more qelbesire !!!! ?? E ke kerkuar me dhune kete situate ,me dhune do te ikesh mu ne brime te Sheqeres do te shkosh familjarisht ,more kriminel – vrases -hajdut – korruptuar.Behu gati te maresh Shkerdhenin per avokat si edhe Neshat Fanen qe ka zerin ashtu sic eshte dhe vete si kurve.

  17. Lumi te mori says:

    Sal, boll rrejte, bej gati batanijet. Ne Rec eshte ftoht.

  18. Jimi says:

    “Une jam Artan (Hoxha)”!

    1. Maelga says:

      Une jam Artan Hoxha!

  19. lushi says:

    ATE QE DUHET TE BEJE SHTYPI DHE DREJTESIA PO E BEJNE TRE MUSKETIERET , ROMEO KARAJ , IZET HAXHIJA DHE ARTAN HOXHA……
    DISTANCOHUNI NGA NJEREZIT QE PUNOJNE ME DY STANDARTE ……
    TREGOHUNI VENDIN , NE KAZANIN E PLEHRAVE….
    SHAJENI SA TE DONI EDI RAMEN , POR AI ESHTE I PARI QE I QUAJTI KAZAN DHE GJIN GJONET , PLEHRA…..

  20. Fc says:

    Mos Qaj Mero Bagla se nje bythlepires si ty duhet te pshurr mu Ne goje – Ose me drejt Ne Hale

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Ore pis,edhe emrin tend e ke ngaterruar:Te quajne WC e jo FC…

    2. skleroz Berisha says:

      ha ha ha… Por paska ndodhur e kunderta! Po qan ti Fc sepse ta paska bere Meroja shurren ty ne goje. U knoqfsh or bythperdhun

  21. Loreta says:

    Analize e sakte dhe trishtuese ….Cpo ndodh ne kete vend?
    !00 arkivole?………..U eshte vrare gjumi………Ligji?……Kanuni?….kush do i laje tere keto gjaqe?……..Keta nuk i ze gjumi, u parakalojne arkivolat me kapake te hapur,u a prishin gjumin pusite, tritolet, shkrumbimi i femijeve, pleqve, britmat dhe mallkimet e nenave, te shkrumbuar per breke e tanga ruspijash…..per horra me mjeker qe i harxhojne parate ne hotele luksoze ne 4 anet e botes e ketu, vdesin femije nga urija, nga mungesa e ilaceve, kalojne naten nden ura e mbulesa celofoni……e tere familja sillet e perdridhet nga pagjumesia….cfar tmerri….nuk bejne dobi as qetesuesit….djersijne…nuk u hahet sepse kane filluar njerezit ti numurojne arkivolat…me emra…nuk kane me frike….s ka me pushtet…..minjte te shpetojne koken nga anija qe po mbytet…..Librat e Shenjte mesojne se “te gjitha gjynahet lahen ne kete Bote”.

  22. Azio says:

    Bravo Mero
    Nje pyetje kam.
    A po e degjon prokuroria,padine per te cilengazetari trim Artan Hoxha ka akuzuar kriminelin Sali Berisha,per krimet qe paska bere?
    Kjo tani nuk kerkon kallauz.
    Qeni kur kupton se po ngordh,ha vetvehten.
    Hajde Sali,behu bere dhe marsho vete dhomen tende te merituar 313.

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Po ta shohesh ne ekran, flet vetem per krime, trafiqe, droge, korruptim, vrasje sharje dhe ofendime. Asgje tjeter. Nje plak I mbaruar ku s’ka nga te shkoj. Se qasin pleqte te luaj letra a domino sic c’do pensjonist normal qe gradualisht dhe qetesisht te mbylli jeten. I cakorduar ku vetem flet pa lidhje ne historite e versjonit te tij ilucjonant. I diskretituar ku shtypi tani po e perdor. Mos u lodh kot Mero, shtypi po e perdor sic e ka perdorur ai shtypin per 27 vjet. Eshte kthyer ne nje figure tragjikomedike ku njerzit e shohin si nje rrecke te shtrydhur dhe te perdorur per interesat e tij. Eshte nje figure boshe pa kuptim qe kur te rinjt e shofin e ndjejne menjehere provincjalin e tij qe nuk ju zhduk kurre. Su qyteterua asnjehere. Nje kafsh e eger qe ka shtypur dhe ka vrare pabesisht kujdo qe ka menduar ndryshe. Te gjithe qente e tij Gazidede, Shehu, Gjonrat etj etj jane ose te vdekur ose ne vende te huaja te fshehur nga shqiptaret. Jetojne si vemje dhe te strukur me pistoleta me koken pas se me ke kane gjak dhe njerzve qe u kane vrare.. Zoti e mallkoj Shqiperine me kete SHTAZE..

  24. socialist i vertete,jo ripjelles says:

    More ymer. Sali berishen e njohin te gjithe si vrases, kriminel e diktator. Po miku yt veliaj u soll si gangster ate nate duke ofensuar me fjalor te ndyre.
    Erion veliaj u duk qarte qe ishte kapur nga mafia ndertimir

  25. Gregori.uk says:

    Le te marrin shembull gazetaret tane nga ata greke qe e kane abandonuar partine “agimii i arte” parti fashiste qe nxit vetem urrejtje dhe nuk japin asnje lajm ne lidhje me ta dhe as qe behet fjale ti ftojne ne studio televizive.

  26. Bledi says:

    Me vjen keq qe i ra ne hise Shqipetareve 1 njeri si Saliu.Por zoti eshte i madh dhe i le keta djaj ne vende te vogla se te kishte Rusia Kina Brazili apo India 1 si Saliu do kishte hedhur Atomiken per interesa personale.
    Personalisht do e fusja ne qeli me uje dhe shushunja dhe do e mbaja me burgim te perjetshem ne erresire.
    Edhe ne kafazet e Guantanamos ne ajer ne pike te diellit per ajrosje.

  27. sefer says:

    Artan Hoxha duhet lavderuar dhe mbrojtur, Ai eshte shembull bashke me Meron per gazetaret e tjere qe te ngrihen e luftojne per drejtesin dhe te dalin nga llumi ku kerkon t’i mbaj Berisha dhe kriminelete si ai. Shoqata e gazetareve nese ekziston duhet te ngrihet dhe te luftoj ne mbrojtje te Artan Hoxhes, ne lufte per te vertetat e kunder sojit te Berishes. Ky Artani ja prishi qetesin Berishes me zbulimin e se vertetes se armet qelluan nga kryeministria, e kunderta e genjeshtrave te Berishes. Po te mos ishte ky zbulim i Artan Hoxhes e verteta do ishte groposur dhe Berisha do fliste ndryshe pas kesaj. Rrofshin gazetar si Artan Hozha (Investiguesi e jo ai qe do behesh president dhe asnjehere nuk thote te verteten)

  28. alphade says:

    Makbethi qe e ndjek fantazma e Bankos kudo,nate- dite !
    Nje makth qe s’do t’i ndahet deri ne varr MONSTRES SE
    VICIDOLIT…….!
    Te gjitha menxyrat qe i ka shkaktuar ketij populli do t’i
    vuajne pasardhesit e tij, femijet,niper e mbesat e ketij
    KATILI !
    Tradhetari me i madh i Shqiperise dhe kombit shqiptar .
    Kapobanda i mafias shqiptare ….!!!

  29. Basha says:

    Bravo Mero bravo Artan Hoxha qe i perplaset ne fytyre krimet keti krimineli , me qarte se kaq nuk ka Tani neqoftese ka sy e veshe prokuroria duhet te nise hetimin ndaj keti krimineli psikopat qe po cmend nje popull te tere Cdo gje ka nje mase nuk mban me

  30. Clt says:

    Tani me shume se kure mediat duhet ta thone fjalen e tutelage

  31. Niko Shpiragu says:

    Mire e keni ju te gjithe , por nje gje duhet ta dini se Saliu e ben cdo gje nen direktivat dhe urdherat e Lirise qe eshte mbikeqyresja e UdB-se ne Shqiperi. Nuk ka cfare ben, zbaton porosite e saj. Une nuk e fajesoj ate se ai ben ate qe i thone dhe qe i nevojitet. Fajin nuk e ka ai, por shoqeria shqiptarene ne pergjithesi dhe politika ne vecanti qe nuk gjen dot forcen ta lerin menjane ose t’i tregoje vendin per krimet qe ka bere. Une nuk i fajesoj fare gazetaret se ata punojne per pronaret e tyre dhe bejne cfare u thone ata. Ju thoni qe ata duhet te jene te drejte, te pa anshem etj, por a jane te drejte dhe te pa anshem pronaret qe i mbajne keta ne pune!? Ju thoni pse ashtu e pse keshtu, po ashtu e do pronari. Pronaret jane te djathte dhe punojne per Saliun se nen pushtetin e tij ngriten bisneset dhe jane armiq te se majtes. Ata jane me te deri ne vdekje. Kjo eshte pyetja. Ju thoni qe duhet te jene si Mero Baze, Artan Hoxha e ndonje tjeter. Shume mire, jam me ju. Ata jane me te vertete te mrekujllueshem, por sa ka si ata ne Shqiperi ose edhe ne bote. Mendoj se Shqiperia i ka dy ose tre te tille, por bota e gjithe se bashku veshtire se mund te kete me shume se kaq, megjithese per tu bere ju qejfin po them qe mund te kete dy ose tre me shume. Atehere si ka mundesi qe te jete i njejti fenomen ne tere boten!? E pra se eshte shume e veshtire per mos te thene e pamundur qe ti te jesh i punesuar nga dikush dhe te shkruash ndryshe nga c’pelqen ai, mbasi ai te pushon nga puna. Kjo eshte arsyeja qe shumica e gazetareve( mendoj 99.9 % e tyre) jane kazan plehrash ne te gjithe boten. Pra kontradikta sot midis shoqerise qe kerkon drejtesi dhe paanshmeri dhe gazetareve eshte ne te vertete me pronaret e shtypit dhe televizioneve. Ketu kerkoheni zgjidhjen dhe jo tek disa plehra si kjo firifycka gazetare qe u sherbejne superpleherave te tipit News 24 e com. Ne e dime shume mire tani qe Sali Barisha eshte njeriu me negativ qe ka krijuar kombi shqiptar deri me sot. Shume te tjere shkojne pas tij se jane lidhje te vjetera dhe te reja interesash. Puna eshte se cfare bejne ata qe u kemi dhene voten per te vene drejtesine ne vend. Te marresh njerez me vehte e ti vrasin tjeteri dhe ti te rrish sehirxhi kur populli ta dhe te drejten ty per te drejtuar. Cfare ju i thoni kesaj? Gandizem! Po Gandit qe kerkonte cdo gje ne rruge paqesore nuk i kishin vrare njerezit qe kishte me vehte, keshtu qe nuk e dime se si do te vepronte ai ne nje situate te tille. Kjo eshte kriminale se lejon kriminelet e tipit Berisha e Basha te vrasin njerez. Edhe nje qytetar qe shikon nje krim eshte i detyruar ta padisin krimin dhe jo me nje kryeminister qe duhet te ngrinte padi penale per vrasjet sidomos ato te 21 janarit ku ai ishte organizatori i protestes se qytetareve. Perse Edi Rama nuk ngre padi per vrasesit e qytetareve!? Ketu fle lepuri. Saliu gjen shesh dhe ben pershesh. Kush i mbron qytetaret shqiptar kur nuk arrin t’i mbroje i zgjedhuri i tyre!? Cfare ben mazhoranca per te zbatuar drejtesine ne vend. Perralla me gjoja reforma ne drejtesi me po ata njerez qe kane qene deri tani ku dihet shume mire qe jane te zgjedhurit e Saliut. Cfare prisni ju nga nje grua e vetme si kryeprokurore. Me gjithe deshiren e mire qe mund te kete ajo, une mendoj se reforma do te jete nje flluske sapuni. Ju dhe une e mbeshtesim Artanin, i cili eshte nje hero i vertete, por dhe atij do t’ia presin kembet kolerja Sali me shoke deri sa mazhoranca fle e s’merret me shqetesimet e popullit dhe si rrjedhoje i le vetem trima si ky, Karaj ose ndonje tjeter. Eshte jashtezakonisht pozitiv mendimi qytetar si ketu me lart, por duhet te veprohet jo per hakmarrje por per te ndeshkuarr krimin e cdo lloj ngjyre, ekonomik, njerezor etj nga kushdo qofte. Gjithmone shkrimet e Z. Mero kane qene shume objektive dhe une e pershendes ate edhe per kete shkrim kurajoz, dhe ne te njejten kohe shpreh konsideraten time superiore edhe per gazetarin trim Artan Hoxha si dhe kenaqesine time qe me dhane komentuesit e mrekujllueshem ketu me lart.

  32. Tania says:

    Gjarperi me helmues qe ka patur Shqiperia. Funderine njerezore. Mostra e Vicidolit.

  33. koba says:

    Z.Mero i ke shkruar EPITAFIN Ndyresires se Vucidolit.Me qe permende Peticionin merre inisiativen dhe ta firmosin te gjithe gazetaret e ndershem dhe profesioniste .Bythelepirsit te qendrojne menjane -Nuk duhet firma e tyre .Ato qe kane fituar me BytheLepirje i blefshin ilace dhe arkivole.

  34. Nje Artan tjeter says:

    Edhe une jam nje Artan..!
    Ike o plaku Mere me gjithe tespie e Lulzim Bashë..!

  35. eli-tiv says:

    ….fatkeqesi ..akoma edhe sot jemi ne varesi te interesave te saliut…sa do vazhdoje ?

  36. timo says:

    Asgjë me shume nuk duhet bërë. I duhen hequr truprojat dhe ateherë do ta shikoni trimin Sali.

  37. Pa vlere says:

    Artan Hoxha eshte kercenuar per shkak te profesionit te gazetarit!
    Ai duhet te kerkoje mbrojtje nga prokuroria.
    Salih Berisha duhet te merret I pandehur.

    Sa gjyqe ka hapur Shkelzeni kunder Edi Rames, vetem prej deklaratave te tij ne media?
    Keshtu duhet hapur proces edhe kete radhe per Salih Berishen qe me ze kerkon te merret gjalle apo vdekur nje person!!

  38. taraboshi says:

    Shteti model per zbatimin e ligjeve qe quajme Gjermanine e mori ish prokurorin e pergj. Llalla familjarisht me e ruajt gjoja mos ta vrasin njer por kush ta vrase qe nuk hapi asnje dosje por i mbylli po kriminelat njate duan afa biles e ruajne se ju ka sherby atyre . Nuk ka per td qene e larget dita kur Sali Berishen familjafisht ka me e marre Amerika(shteti kampion i demokracise) edhe kjo gjoja per ta ruajt mos ta vrasin .Pastaj Ilif Meten ka me e marr Greku per ta rz ruajt mos ta vrasin njeri .Dhe me vone Lul Bashen ka me e marr Serbi me e ruajt mos ta vrasin . Dhe ja kreu reforma ne drejtesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje