Pse opozita po e kthen në test për veten, hapjen e negociatave?

25 Shkurt 2018, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që mund të thuhet me pak fjalë nga konferenca për shtyp e Presidentit të Komisionit Europian Juncker, pas takimit me Kryeministrin Rama, është se ai çertifikoi seriozitetin e Brukselit për të hapur negociatat e rekomanduara për Shqipërinë këtë vit. Sipas gjithë gjasave, propozimi i Komisionit do të bëhet në muajin Prill dhe deri në fund të vitit, sipas problematikës së parlamenteve të vendeve anëtare, që duhet të ratifikojnë propozimin, Shqipëria mund të marrë çeljen e negociatave.

Ka së paku tre gjëra që Shqipëria i ka tejkaluar në perceptimin e Brukselit për negociatat.

E para, është Reforma në Drejtësi, e mbaruar dhe fillimi i funksionimit të saj, procesi I Vetingut dhe tejkalimi i krizës me Greqinë, duke u futur në një proces stabilizmi të raporteve afatgjata me të. Të trija këto probleme, në të vërtetë janë sfida të qeverisë dhe përgjegjësi e saj. Dhe për këtë arsye çelja e negociatave është përgjegjësi e qeverisë më shumë se sa e opozitës.

Ajo që po ndodh paradoksalisht në Shqipëri, është që opozita në vend që ta zhvlerësojë rëndësinë politike që ka për qeverinë hapja e negociatave, duke ja konsideruar asaj si detyrim, pra në vend që ta kthejë këtë proces si test për qeverinë, po e kthen si test për opozitën.

Në të tre pikat ku Bruskeli krijon perceptimin për negociatat me Shqipërinë, opozita po sillet në një mënyrë të tillë sikur ato janë kushte kundër opozitës dhe jo pro Shqipërisë në BE.

Kështu fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi, arrestimet e para të zyrtarëve të lartë, thyerja e mitit të familjes “Berisha” duke trokitur në derën e prokurorisë, ndëshkimi nga SHBA i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, dhe fillimi i Vettingut në drejtësi, po shikohen jo si detyrime të Shqipërisë për në procesin e integrimit të saj evropian, por si sulme ndaj opozitës.

Pra në vend që opozita t’i mbështesë këto procese që do të prekin dhe qeverinë, dhe mbështetës të saj, opozita po ja lehtëson punën qeverisë, duke u identifikuar me problemet e drejtësisë në vend dhe atë të Vettingut. T’i vësh zjarrin parlamentit pse BE e SHBA, po rekomandon heqjen e kryeprokurorit Llalla sipas ligjit, dhe pastaj ta marrësh dhe në mbrojtje kur shpallet “non grata” në SHBA, do të thotë të çosh mesazh të gabuar në Bruksel, për sfidat e Shqipërisë me drejtësinë. Në këtë pikë, duket vërtet sikur drejtësinë këtu e ka penguar opozita, pasi në vend që opozita t’ia lërë në derë qeverisë testin për këto reforma që na duhen për në BE, u vë ‘gjoksin’ pengesave dhe i merr vetë përsipër.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për raportin e përmirësuar të Shqipërisë me Greqinë. Opozita jonë nuk është anti-greke. Ajo nuk është nacionaliste dhe nuk ka ndonjë linjë anti-Perëndimore në raportet me Greqinë. Përkundrazi ajo ka qenë shumë e avancuar në raportet me Greqinë, aq sa ishte duke i bërë presion po kësaj qeverie para dy muajsh, që të pranonte pa kushte Marrëveshjen “Berisha-Karamanlis” për “Detin”, biles duke e akuzuar Edi Ramën se e kishte paguar Gjykatën Kushtetuse ta hidhte poshtë atë marrëveshje.

Tani që qeveria po i stabilizon raportet me Greqinë dhe po i shtyn para çështjet e mbetura pezull nga koha e Berishës duke legalizuar 2 prej pes varrezave, që ai u ka premtuar Greqisë, duke hequr Ligjin e Luftës me ta, duke u dhënë shanse qytetarëve shqiptarë me origjinë nga Çamëria të aplikojnë për të drejtat e tyre, një pjesë të të cilave ua mohon ky ligj, dhe duke rinisur bisedimet për Paktin Detar, opozita del papritur kundër me qëndrime idiote, që bien ndesh dhe me ato që kanë bërë vetë.

Kjo zbulon faktin se opozita nuk ka gjë me Greqinë, por e ka me arsyen përse qeveria po ulet në bisedime me Greqinë dhe arsyeja është padiskutim procesi i negociatve me Brukselin. Pra dhe këtu opozita në vend që ta lërë qeverinë të testojë aftësinë e saj për ta tejkaluar problemin me Greqinë dhe pastaj të flasë, po e konsideron këtë proces si sfidë ndaj saj dhe rekordit të ulët që ka në këtë histori.

Kështu që gjithë procesi I çeljes së negociatave po kthehet nga test për qeverinë, e cila e ka për detyrë ti përmbushë kushtet, në një test për opozitën e cila ndjehet me sa duket e frikësuar se hapja e negociatave mund të fuqizojë qeverinë. Në të vërtetë çelja e negociatave, nuk ka impakt politik në publik, por problem i opozitës është se ka më shumë dëm nga reforma në drejtësi dhe Vettingu dhe jo se është e shqetësuar, se mos qeveria ka ndonjë përfitim nga hapja e negociatave.

8 komente në “Pse opozita po e kthen në test për veten, hapjen e negociatave?”

  1. zi says:

    Politikat e europes jane shume te thjeshta,
    kane x,y,z informacione dhe ne baze te tyre rekomandojne x,y,z udhezime.
    Kush qeveri,opozite ndjek dhe i zbaton ato, qofte dhe qorazi,ecen.
    E kunderta sjell endralla,amulli,zenje te kota,fjale boshe,fukarallek,anarshi,konflikt.
    Europa eshte instuticion dhe jo bande,interes per te arthmen dhe jo kanun,
    evolucion dhe jo revolucion bashibozukesh.
    Thjesht, kur europa te thote shendet,mund ta ndjesh te nesermen dhe ne vijim mbas 1000 vjetesh,
    kur politikanet tane na thone shendet duhet te nenkuptojme vetem,plac. ……………………………………………………..

  2. Ciu ciu says:

    Sakte dhe bukur. Saliut do ti bjerre damllaja me ç’duket.

  3. @autori says:

    Presidenti europian ja la topin ne fushe qeverise, sepse ne fakt eshte qeveria qe duhet “te luaje” dhe pergjegjesi e saj nese nuk fiton. Ndersa qeveria nderron lojtaret e saj me lojtare te opozites, per te justifikuar mungesen e golave. Kjo loje (e shitur qe ne fillim) ka 27 vjet qe luhet me shpenzimet dhe grabitjen qe i behet popullit.

  4. Epirioti says:

    Analizë brilante si gjithmonë. Duhet të ishe i lutur nga politika e çdo pale për të qënë zv/kryeministër. Na lodhën pseudopolitikanët specialist të të gjitha krahëve me atë nivel rural të të bërit lëmsh fjalët boshe e pa kuptim dekada të tëra. Respekte!

  5. RILINDJA ME BY... PERPJETE says:

    PRESIDENTI EUROPIAN THA TE ZGJIDHEN MAREVESHJET ME GREQINE PRA KUSHTE SI GJITHMON I VIHEN SHQIPTARVE,NDERSA SHQIPERIA KA GJASA CE VITIN E ARDHSHEM TI HAPEN NEGOCIATAT GJE CE TURQIA CE 25 VITE I KA TE HAPUR ME BE DHE NUK PO BEHET ANTARE E BE POR SHQIPERIA DO BEHET ME SIGURI NE VITIN 2040 ATEHERE KUR AMERIKANET DHE CA EUROPIANE SHKOJNE NE MARS DHE KTHEHEN NGA MARSI

  6. AZ... says:

    Renditja e gazetareve sipas aftesive:
    1)ka gazetare shume shume te mire
    2)ka gazetare shume te mire
    3)ka gazetare te mire
    4)ka gazetare Normale
    ………………………………………………………………………
    5)ka gazetare per te thene gazetare
    6)ka gazetare te keq
    7)ka gazetare shume te keq
    8)ka gazetare shume shume te keq
    9)po ama ka dhe gazetare si mero baze
    Renditja paraqet anen professionale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje