Mbi vdekjen ideologjike të PD-së dhe racën e re të saj

3 Mars 2018, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka shumë vëmendje për atë çfarë nuk funksionon në Partinë Demokratike. Por më shumë akoma ka gjithmonë një ide se dikush do të bëjë një parti, apo forcë të re që ta nxjerrë PD-në dhe opozitën nga këneta ku është zhytur dhe nuk i kthen asaj besimin tek një forcë që mund të rikthehet në pushtet.

I dëgjoj të gjithë ata që kritikojnë Bashën për spastrimet në Partinë Demokratike. Ka mospajtime që shkojnë deri në urrejtje ndaj tij dhe plot prej tyre kanë të drejtë.

I dëgjoj ata që ankohen për prurjet e reja, që për hir të së vërtetës janë nën nivelin mesatar të elektoratit të PD-së dhe këtu shumica kanë të drejtë kur ngrenë zërin.

Por për atë që nuk flasin brenda PD-së është që Lulzim Basha ka bërë një “reformë” të thellë dhe të padukshme në “selinë blu” nga e cila kam frikë se kjo PD nuk do ta marrë më veten.

Partia Demokratike ishte një nga dy partitë ideologjike në Shqipëri. Edhe pse ka vend për plot rezerva, si e përdori anti-komunizmin, si i keqpërdori të persektuarit, si u tall me ish pronarët, apo edhe si mbijetoi më 1997, pa kthyer kokën tek plaga reale e saj, PD mbijetoi si një parti ideologjike.

Mes militantëve të PD-së, ishte krijuar një kult për PD-në, për liderin, për vlerat e saj dhe për fuqinë e saj. Nuk ka qenë e lehtë të ishe kritik brenda saj dhe akoma më e vështirë të ishe kritik i Berishës, pasi duhet ta harroje derën e partisë.

Por mbi të gjitha në bazën e militantëve të PD-së identifikimi me PD-në ka qenë një lloj krenarie ideologjike. Nuk ka qenë inferioritet.

Ajo që ka bërë Lulzim Basha me gjithë “reformën” e tij, është që ka vrarë PD-në ideologjike. Sot në mjediset e PD-së dhe mes militantëve të saj, ti mund të tallesh me këtë forcë politike. Tallen dhe ata! Mund të tallesh me kryetarin e saj. Tallen dhe ata! Mund të tallesh me Gridën, Salianjin, dhe të kërkosh përjashtimin e tyre. E kërkojnë dhe ata. Nuk ka ngelur njeri nga PD pa më uruar jo-publikisht pse kam kërkuar largimin e tyre nga PD pas skandalit pervers në Parlament. E kam dëgjuar këtë edhe nga njerëzit më të afërt të Bashës.

Pra, brenda Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vrarë praktikisht militantin demokrat dhe ideologjinë e saj. Të gjithë tani janë të bindur se karriera brenda PD-së, nuk është një çështje përkushtimi, nuk është as çështje vlerash, nuk është as çështje personaliteti, apo trashëgimie e së djathtës. Është thjeshtë në mënyrë banale, raporti me Lulzim Bashën dhe rrethin e tij familjar nga gruaja.

Deputet mund të hysh në listë nëse paguan. Në PD mund të bësh karrierë po pagove apo ke lidhje interesash me të dhe kështu me radhë. Vdekja e PD-së ideologjike është një reformë e fortë që Basha ja ka arritur. Nuk di se mbi çfarë motive të reja ai do ta ngrejë këtë forcë politike, por ende nuk shoh asnjë vizion.

Raca e re që ai ka futur brenda “selisë blu”, nuk ka lidhje as me PD-në, as me historinë e saj, as me ideologjinë e saj dhe mbi të gjitha nuk kanë as tipare njerëzish me integritet. Ata janë thjeshtë njerëzit që nuk ja prishin Bashës dhe që ilustrojnë planin e tij të biznesit. Ai thjesht po shpreson vetëm tek një taktikë, ta mbajë postin e kryetarit derisa shumica të dërrmohet vetë nga skandalet dhe papërgjegjshmëria e saj. D.m.th ka bërë një parti për vete të tij, duke përdorur siglën e PD-së.

Kritkët e Bashës, Topalli, Patozi, Bregu, etj, vlejnë sot vetëm si memorie e PD-së ideolgjike.  Beteja e tyre me Bashën është një betejë e humbur pasi edhe nëse ai ua jep atë parti që ka bërë, atyre nuk u duhet më. Akoma më keq, ata herë pas here tentojnë të evokojnë PD-në ideologjike si trashëgimi të Berishës, i cili praktikisht është sot më i dobët se kurrë dhe është vënë në shërbim Bashës për të mos u kuptuar që është i dobët.

Berisha nuk i shërben më të ardhmes së PD-së për asgjë. Nuk i hyn në punë as si ideologji  dhe as si lider, por vetëm si viktimë, rol të cilën ai ka refuzuar ta marrë që kur ka refuzuar të ikë në shtëpi dhe të qëndrojë larg rrënojave ku e la PD-në me pushtetin e tij.

Në këto kushte, të gjithë ata që Basha i zboi pa asnjë parim nga PD-ja në përpjekje për të bërë një parti të tij, pa gjak, pa ideal dhe pa subsatancë, gabojnë kur tentojnë të përdorin Berishën kundër tij, pasi do të vazhdojnë të duken si fëmijë të mërzitur të tij dhe jo si liderë që mund të ngjallin shpresë.

Mbi të gjitha gabojnë kur mendojnë se ata mund të ngrihen duke ju drejtuar vetëm PD-së dhe të flasin sikur janë në oborr të saj.

Shqipëria ecën më shpejt se emocionet e tyre për PD-në. Çdokush prej tyre që kërkon të jetë aktiv në politikë dhe konkurrent me Bashën, duhet t’u flasë shqiptarëve si një opozitë e re dhe jo si një memorie e vjetër.

Kur flasin publikisht ata nuk duhet të kenë parasysh vetëm ca demokratë të mërzitur, por qytetarët pa shpresë të Shqipërisë që mund të mos jenë detyrimisht njerëz të zhgënjyer nga PD-ja, por njerëz pa shpresë nga pushteti.

Sa më shpejt ta kuptojnë se nuk ringrihen dot vetëm nga rrënojat e PD-së,  aq më shpejt mund të kenë edhe plot njerëz nga PD-ja me vete.

Për fat të tyre Lulzim Basha ua ka bërë një nder. Ua ka hequr turpin “demokratëve” që të mos “qajnë” më për PD-në, duke e poshtëruar PD-në.

23 komente në “Mbi vdekjen ideologjike të PD-së dhe racën e re të saj”

  1. faik says:

    Brilante kjo analizë ! Dhe pikë referimi, nga ku imazhi i dikurshëm i PD, mund të orientohet për ringritjen!

  2. besniku says:

    Mero, ky quhet skanim i Lul Bashes dhe i PD se sotme.
    Ashtu sic linden, me dhune dhe me mashtrime, ashtu po ikin nga skena politike ne Shqiperi.
    Nje parti e kunderta e demokratikes, parti fashiste me ne krye nje komunist me xhakete te kthyer ne antikomunist.

    Por Luli as qe shqetesohet per gjendjen e PD, mjafton qe ai te jete ne krye te saj.

  3. Tajari says:

    Z.Mero nqse eshte keshtu Basha duhet pergezuar……..Mund te jete Nje nga copezat e mareveshjes me Ramen

  4. Shvejk says:

    Bushati ta ka shkruajtur artikullin o Mero?

    1. Ajaxi says:

      I dashur dhe i nderuar Mero Baze,
      Permbajtjen e shkrimit e keni analize dhe sinteze reale, te vertete, por une do ta titulloja ndryshe: “PD-ja po ngordh nga mungesa e boshtit ideologjik” dhe do te shtoja: ” I sherbeu Saliut si PPSh-ja

  5. shkodra says:

    Absolutisht jo Mero. PD nuk jeto asnje dite si parti ideologjike. Pse? Per faktin e thjeshte se nuk u krijua si e tille.
    Beji pyetje vetes po deshe, ose edhe po nuk deshe i ben historia pyetjet:
    – PD-ja o fomesua si nje produkt historik apo si produkt urdheri i Ramiz Alise?
    – PD-ja kishte ne perberje thelbesore elementet e djathte historike apo i afroi keta vetem sa per fasade?
    -PD-ja kishte ne udheheqje te djathtet historike apo pjestare te nomenklatures komuniste?
    -PD-ja ushtroi platforma te djathta apo platforma shkaterrimtare per vendin? (Kujto vetem vitin ’97)
    -PD-ja e orientoi Shqiperine nga Perendimi apo e armiqesoi me Perendimin (kujto qe PD-ja i ka quajtuar e i quan edhe sot ne vitin 2018 te gjithe ambasadoret amerikane dhe ata te BE-se si armiq te Shqiperise!!!!!
    Athere, per cfare ideologjie te PD-se e keni fjalen Mero?
    Sikur Shqiperia te kishte zbatuar platforma te djathta te shendosha, atehere sot duhet te ishim me mire se Kroacia te pakten. Ne fakt jemi akoma xhungel. Dhe kjo i dedikohet pikerisht asaj ideologjie qe ju e quani prone te PD-se.

  6. Jetojme ne vendin e cudirave si Liza ne boten e cudirave.
    Pdhjera i premtoi shqiptareve liri demokraci por doli dhjerokraci ,i premtoi se do zhdukte varferin soc dhe solli mjerimin,premtoi lufte komunisteve dhe ne gjirin e saj ka 80%komunista dhe sigurimsa,premtoi se do jepte pronat dhe ja dha pushtusave dhe kriminelave te vet.
    Premtoi se do zhdukte luften e klasave dhe futi percarjen dhe vellavrasjen e urrejtjen trushplare,premtoi se nuk do kishte bllokmen dhe ata krijuan lalzin ,lundren e vila kudo me gjakun e popullit.
    Patozi zhulezfina e co premtuan se ne shtator do krijonin partin e tyre dhe perfunduan si thirrjet e llalles qe cdo 6 muaj do bente namin.
    Po keshtu po ndodh edhe me peshqit e medhenj se do kapen ne janar e shkurt dhe saliu ben kerdin me spiunin digital e sa e sa cudira ka ne kete vend dhe me kete popull.

  7. zi says:

    Shtrohet pyetja,
    Cfare mund te beje nje kamarjer,me nje bande?
    Ideologjia e nje bande eshte ;
    vjedhje,shkaterim,anarshi,vrasje,destibalizim,vuajtje,gjak,helmim,percarje,kanun,varferim,lufte,revolucon,tradheti………….
    Zgjidhja;
    1-Lyl vuajtja.
    2-Anarshi zgjidhjesh te pa fundme.
    3-Ndergjegjesim.
    4-Diktature.

  8. Nje pyetje per "ideologjine" says:

    Eshte e turpeshme sot te mos quhet PD nje parti kriminale.
    .
    Krimi me I madh I saj eshte se zhgenjeu pambarimisht shqiptaret e ndershem te majte apo te djathte .te fjala demokraci dhe shmangja nga drejtimi perendimor I Shqiperise.
    .
    Eshte tamam koha te dale jashte ligjit partia e demoneve Berisha-Basha dhe e djathta shqiptare te filloi nisjen nga e para nese ka burra atdhtare te ketij krahu…
    .
    Besoj se faji me I madh eshte atyre “zyrtareve” amerikane & europjane qe merreshin me Shqiperine dhe erdhen nga 2 vendkomandat e tyre te luftes ftohte me seli ne Beograd & Athine…..ku ne vend te nje pajtimi kombetar dhe investime te nje “mikro Plani Marshall” e zgjodhen Salibishen vetem si PIT BULL ten je kanibalizmi antikomunist qe u kthye ne Genocid…
    Pse partia Demokratike ishte dhe eshte antishqiptare e serbelezbiberizur-makartizuar dhe fashistizuar ?
    .Ky material ne dy pjese nuk le vend per koment..
    .

    __________________
    PJESA E PARE(si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
    __________________
    Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
    Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
    “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
    Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
    Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
    Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
    Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
    Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
    Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
    Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
    ________________________________________________________________
    PJESA E DYTE

    ….
    Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92
    Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

    …………………………………….
    ……Ne vend te mbylljes nje pyetje publikisht per zotin Mero:

    Per cfare ideollogjie te PD flisni ju kur ‘SYRI-VESHI & DAJAKU Berishes izet haxhia thote per embrionin kur u krijua PD..
    citoj nga Izeti:
    .
    ‘’’’’’ “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje.
    Nqs nuk do të zgjidhej Berisha,
    do të shkatërronim PD-në me armë,
    do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”,
    shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.…
    ..
    Ju lutem me jepni pergjgje per kete “ideologjine”…e PDemoneve..…………

  9. TNT says:

    Edhe Eko nuk ta nxjerr kaq paster se ku eshte problemi…

  10. Nastradini says:

    EEEEEE Mero ee qefli ke filluar te gjurmosh “Bishat “New Yorkut

  11. Kellira says:

    Saliu nuk mund t’i shpetonte mesimeve te shkolles nga e cila ishte formuar, asaj te marksizmit.
    Per te sunduar krijoi nje platforme ideologjike bazuar mbi islamin dhe krahinizmin (Veriun).
    Eshte i destinuar te zhduket sepse kjo lloj platforme nuk ka te ardhme. E kane provuar te tjere me pare dhe nuk ka funksionuar. Per me teper zHvillimi i qyteteve con ne perzjerjen e pashmangshhme te popullsise.

  12. Servet says:

    Si ka mundesi qe shkruani te gjithe njelloj ose me mire me thene beni te gjithe amen si ne kishe pas Meros ose Rames. Si eshte e mundur qe periudha e Berishes ju duket diktature kurse kjo e Rames jo. Berisha ishte ai qe e coi vendin ne liberalizimin e vizave ndersa Rama po e con drejt mbylljes. Berisha bllokoi skafet qe te mos kishte ad trafik droge ad njerezor ndersa Rama i rinovoi licencat qe te dyja Leto te lulezonin.

  13. nigo says:

    Mero
    Je gazetar i mire por ke filluar te shofesh shume afer. Meresh me PD qe ka kohe qe ka vdekur dhe nuk ngjallet me sikure dhe Zoti ta mare persiper. Duhen alternativa te tjera, qe te nnxjerrin Shqiperine nga balta. Kujtuam se ja hodhem me Edin por gabimet dhe frika e tij me trashjen e potureve nuk po na cojne gjekundi. Jetojme me frike. Cdo dite degjojme, vrasje, vjedhje, droge, varferi eksptreme, degjome Lulin qe i qan zemra per popullin shqipetar( vete eshte Hollandez) perdite per deshtime, Edin per Suksese, e reforma gjysmake qe do mbarohen si duket ne fund te shekullit. Mendoj, qe te filloni te mereni se pasi me kerkesen per krijimin e nje alternative tjeter, Evropiane, me shikim perpara, qe te na jape shprese, pastaj me socialistet (specialistet sipas Arbnorit), qe eshte dhe po behet si partia apo qeveria e Sales. Nisin punera me tam-tam dhe cdo gje e lejne pergjysem, ose meren me popullin ose han sapunin per djathe dhe mohon se c`ka thene me pare. Eshte bere si shoshe qe e cojne per te mbushur uje. Kush eshte mire Mero; drejtesia, shendetsia, policia, ekonomia, bujqesia, punesimi, arsimi, sporti, arti, apo fushat e tjera? Mjaft Mero me Salen e Lulin. I pame , i degjuam e i degjojme per dite. Njeri flet perdite, tjetri shkon e vjen ne Hollande dhe vazhdon punen e tij. Ai, Luli, ben ate qe di. pse e kritikon? Po ky tjetri, Edi, a po ben ate qe di dhe mundet pasi Ja dhame shansin 2 here? Besoj se jo. Mire ai i pari, Sala , malesor, po keta te dy qytetaret e lindur ne Tirane cfare po na bejne? Shume pak shprese per te ardhmen Mero. Shume deshperim. Ecen rruges dhe ke frike se do kthehesh ne shtepi, apo do te kthehen familiaret shendoshe. Kjo eshte fatale. Mero ne fund mos u bej edhe ti si mediat e tjeraqe shofin hunden e tyre te madhe qe junka zene shikimin perpara. Mendo per alternativat e tjera qe i duhen Shqiperise e shqipetareve.

  14. shpresoj, por s'e besoj says:

    Po ja o “nigo” krijuam pd e Bamir Topit, krijuam Libren e Ben Blushit, krijuam nismen e Koqe Kokedhimes, krijuam ate te Bojaxhiut, ate te arqitektit,….por na ka ngele vetem kjo e piktorit. Tani si te bejme , ke ndonje mendim tjeter? Te gjitha alternativat me duket se mbaruan dhe e vetmja rruge eshte te mbeshtesim partine socialiste qe jemi mesuar dhe me te e po na ben diçka qe mbase marrim rrugen e mire per ne demokracine europiane. Te tjerat na henger e na grine sa edhe sot lepijne buzet per ato qe hengern neve. E shikon “nigo” apo je diku larg dhe e ke me te degjuar? Une te theme te drejten, do krijoj partine time me gruan e femijet dhe me ate do merrem.

  15. @autori says:

    “Frutat” e PD-se sot jane si pasoje e fares qe mbolli Berisha ne 91 e me pas. Sa per Lulin, kam bindjen se po te doje Berisha e con ne Hollande, ose e zhduk fare per 24 ore. Spostimi i vemendjes nga realiteti politik ne Shqiperi, eshte i qellimshem, per te zgjatur sundimin e Hajduteve te medhej: Berisha, Rama dhe Meta.

  16. Sela, says:

    Sela
    Mero,nuk eshte Basha,por Berisha kryetari aktual i PD,ndersa Basha eshte vetem zedhenes i fjales,ideve e veprimeve te Berishes,i cili largoi pjesen e ashtuquajtur te vjeter te PD,sepse Topalli e Majlinda nuk jane pjese e themeluesave te PD si Selami, Imami, Ruli,Paloka ,dhe me kontribute si Patozi.Keta kane kontributet e tyre ne fillimet e PD,por nuk ecen me te njejtin ritem pas 2009 se rezultatet ne rrethet qe ata mbulonin kane qene katastrofike. Ne kete kuptim Berisha(dhe jo Luli) beri mire qe i hoq,pervec Majlindes). Mero,mos u mer me Lulin por me Berishen se ai eshte Alfa dhe Omega i PD-se.Sa te jete ai ne krye te PD-se,nuk ka te arthme ajo parti,por do te shkoje drejte nje rudhje permanente. Luli ka pergjegjesi qe nuk e mer partine nga Berisha se e ka frike,prandaj PD -ja duhet ribere nga e para me njetez te rinj jo ne moshe,por ne perkushtim dhe ideale demokratike.Nese Topalli do te beje parti te re nuk mer me shune se 6-7000 vota ne rang republike se jo vetem qe nuk eshte e zonja,por nuk ka as ide dhe perkushtim, se gjate karieres se saj i ka gjetur gjerat gati.Ajo nuk di te krijoje dhe,ne pergjithesi demokratet nuk e kane simpatizuar kurre.

  17. Ajaxi says:

    I dashur dhe i nderuar Mero Baze,
    Permbajtjen e shkrimit e keni analize dhe sinteze reale, te vertete, por une do ta titulloja ndryshe: “PD-ja po ngordh nga mungesa e boshtit ideologjik” dhe do te shtoja: ” I sherbeu Saliut per realizimin e misionit strategjiik ne te cilin kemi mbritur.

  18. Leo says:

    I dashur dhe i nderuar Mero Baze,
    Permbajtjen e shkrimit e keni analize dhe sinteze reale, te vertete, por une do ta titulloja ndryshe: “PD-ja po ngordh nga mungesa e boshtit ideologjik” dhe do te shtoja: ” I sherbeu Saliut per realizimin e misionit strategjiik ne te cilin kemi mbritur.

  19. sumqina says:

    Perdetisa copa e k…me emrin dhe mbiemrin e ndyr Grigja Suma Qina u be deputete dhe e beri PD sic esht vet baxhell…parti baxhell. A ka ndodh nsonje her ne ndonje vend qoft edhe Ballkan qe dy deputet shkruajn mesazhe erotike peshtiruese dhe asgje nuk ndodh??? Kjo esht steka ne politikem shqipo.

  20. taraboshi says:

    Ju z .Mero ne nje vend thoni: Kush merrte guxim per te kritiku Berishen harroje deren e P .D se ndersa une po shtoj: Harfoje edhe deren e shtepise .

  21. katarakti says:

    Nuk mund te kete me opozite te re te dale nga PD_ja e vjeter. PD-ja eshte sot aq e njehsuar me Berishen saqe nuk mund te ribehet kurre diçka e re. Eshte si ta veshesh nje plake me fustanin e nuserise. Nuk besohet nga askush qe eshte e re. Mua me duket se PD-ja i ka “harxhuar” te gjithe fisheket e vet. Ajo u ngrit si nje parti antikomuniste dhe antienveriste. Por ky mision i saj ka vdekur tashme. Krahasuar me kohen e sotme, socializmi i Enverit nuk po u duket njerezve aq i zi sot sa me 1990-ten. Madje Edi Rama te krijon pershtypjen, se jo vetem qe nuk e do Enverin, por eshte edhe antienverist i bindur. Per me shume PD-ja mban sot shume gjynahe ne kurriz. Shkaterrimi i Shqiperise nga “çeku i bardhe”, piramidat dhe viti 1997, Gerdeci, 21 Janari, etj. etj. Edhe ne rrafshin ideologjik sot nuk gjen dot asnje ndryshim midis PD-se dhe PS-se. Edi Rama po ndjek nje politike ekonomike qe nuk eshte fare e majte. Madje, madje per mua Berisha eshte ne brendesi te vetes edhe me i majte se Rama. Ne nje fare menyre PS-ja sot ka kapur qendren e tribunes politike ne Shqiperi. Pra çfare mund te ofroje sot PD-ja?! Mua me duket shume pak. Kam bindjen se me shume se per dy parti te diferencuara ideologjikisht dhe ekonomikisht kemi te bejme me dy klane. Ku luftohet se kush do te punesoje me shume militantet e vet. Kam po ashtu pershtypjen se PD-ja do te humbase gjithmone e me shume rendesine e saj. Njelloj si dikur partia demokristiane ne Itali.

  22. AZ... says:

    PD nuk ka qene asnjehere parti dhe gazeta tema asnjehere gazete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje