Keqpërdorimi i të dështuarve dhe të poshtëruave në PD

5 Mars 2018, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha i ka marrë seriozisht kundërshtarët brenda partisë, por jo argumentet kundër tyre. I ka marrë seriozisht pasi ka mjaftuar dhe një dalje në terren e Astrit Patozit, dhe ai ka mobilizuar një listë njerëzish të dështuar dhe të poshtëruar brenda Partisë Demokratike, kundër tij dhe kundërshtarëve të tjerë. Brenda ditës, ndaj kundërshtarëve të Lulzim Bashës në PD ka reaguar Ervin Salianji, Grida Duma, Genc Pollo, Flamur Noka, Tritan Shehu, Nard Ndoka etj.

E vërteta është që të përballesh me kundërshtarët brenda partisë, duhet reagim i fortë. E pranoj që mund të përdorin dhe baltën kundër tyre. Bile dhe vajzën e Fahriut si paparace. Por kjo është një përballje ku njerëzit bëjnë krahasime dhe në këtë pikë, Lulzim Basha e ka nisur keq përballjen me ta.

Së pari, e ka nisur keq me të dështuarit e ngjashëm brenda Partisë Demokratike. Tritan Shehu, Nard Ndoka, Genc Pollo dhe raca e atyre që kanë dalë me kohë kundër PD, kanë bërë partinë e tyre, pastaj parti tjetër, kanë bërë pazare, pastaj kanë dështuar, dhe janë kthyer kokëulur në PD për t’u përdorur si kamikazë në rast nevoje, vlejnë vetëm për të kuptuar se ata kanë dështuar, por nuk vlejnë për të përbaltur të tjerët. Ata nuk janë rikthyer krenarë në PD, por kokëulur për të marrë ndonjë kockë. Si të tillë, ata vërtet vlejnë si një model dështimi, por kjo ka të bëjë me paaftësitë e tyre.

Genc Pollo, Tritan Shehu, Nard Ndoka dhe grupi i tyre që sot janë më të fuqishëm se kurrë pranë Bashës, janë arsye për të ringritur PD-në, dhe jo për t’u tërhequr. Ata nuk kanë ikur nga PD për ndonjë parim, por thjesht se në atë kohë i duheshin Ilir Metës. Ata i vodhën PD-së siglën me ndihmën e pushtetit, dhe përdorën izolimin e PD pas vrasjes së Hajdarit, për ta vjedhur partinë. Nuk ja dolën dot, dhe pas ca vitesh u kthyen kokëulur.

Sot Lulzim Basha i ka ata në krye të partisë dhe në gjithë postet kyçe të tij, me shpresë se si njerëz të përdorur, nuk e tradhtojnë më. Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi ata nuk kanë ku shkojnë më, por nuk është se i bëjnë punë Bashës ndaj kundërshtarëve të vet. Më shumë se arsye për të frenuar kundërshtarët, ata janë arsye për të zemëruar mbështetës të PD, me Bashën.

Kundër tyre nuk vlejnë as figurina si Flamur Noka. Nuk ka njeri dyshim që Flamuri është me kryetarin e radhës së PD, pasi kjo është ëndrra e tij. Dyshimet janë pse kryetari i PD është me Flamurin, pasi ai nuk i duhet as dreqit.

Por dhe më mizore për Bashën, është përdorimi i njerëzve të kapur në perversitet seksual, për të cilët anëtarësia e PD, por dhe plot njerëz shumë afër Bashës, mendojnë se duhen përjashtuar nga PD. Është fjala për Grida Duman dhe Ervin Salianjin, dy deputetët e kapur në flagrancë në një bisedë perverse seksuale, që do nxirrte nga politika çdo individ, në çdo vend të botës. Të shantazhuar me përjashtimin nga PD për shkak të një “debati” për tradhti erotike mes Kuvendit, ata tani po përdoren si zagarë gjahu ndaj “tradhtarëve” të Bashës.

Kjo është mizore.

Ata besoj se janë traumatizuar mjaft nga fakti që familjarët e tyre janë ndeshur me turpërimin publik të tyre dhe do ishte më mire t’i përjashtoje dhe t’i shpëtoje, dhe ata të shikonin punën e tyre, se sa ti përdorësh nën presion të bëjnë si zagarë gjuetie ndaj rivalëve në parti.

Shumë vetë kanë rezervat e tyre për faktin që kritikët e Bashës e kanë kufizuar betejën e tyre tek demokratët e zhgënjyer dhe tentojnë të sillen rrotull tyre. Ata është mirë të sillen si liderë që iu flasin shqiptarëve dhe nuk kanë pse të kenë më pikë referimi Bashën, apo sojin e njerëzve të kapur që ai mban rrotull vetes si badigardë. Por në finale, ata po sillen si njerëz të lirë, që mund të ngrihen brenda PD-së dhe tentojnë të ngjallin shpresë.

Dhe interesante është që tani më i dëshpëruar ngjan Lulzim Basha që u vërsul njerëz të dështuar dhe perversë seksualë, se sa elektorati i PD që është në depresion nga fakti që Basha jo vetëm i çon nga humbja në humbje, por as nuk i lë të qajnë.

Kundër njerëzve të lirë, ai mund të përdorë plot njerëz të lirë që ka në PD dhe të bëjë debat parimor me ta. Por ata ose nuk i binden, ose ai nuk i beson. Në daljen e parë publike të tyre, Basha provoi se ushtria e tij besnike janë “dy perversë seksualë” dhe nja tre- katër dështakë që mendojnë se meqënëse kanë dështuar ata, do të dështojnë të gjithë. Lajmi i vërtetë këtu është që Bashës i kanë ngelur ose të dështuarit, ose perversët në PD, si ushtri e tij. Ata mund të jenë vërtet të bindur, se nuk kanë rrugë tjetër, por Basha nuk ja del dot kësaj beteje, nëse përdor vetëm të dështuarit dhe të poshtëruarit publikisht. I duhet dhe ndonjë njeri normal, për të treguar që nuk ka mbushur PD-në vetëm me të tillë. Se nga të tillët PD ka përfunduar këtu ku është!

12 komente në “Keqpërdorimi i të dështuarve dhe të poshtëruave në PD”

  1. zi says:

    Sa mall qe ke zoti Mero.
    Enderon si qeni per petulla.
    Shqiperia eshte si nje fshat i vogel, edhe nje pordhe te besh,mender teje degjohet gjithandej.
    Nje komb kalon ne disa stade te jets se tij,
    me duket se eshte epoka e harbuterise,nuk besoj qe dhe ju,elita ne atdhe,te mbedhenjete,
    bejne pjese ne te.Ta besoj e!
    Kombin e perbejne fiset,fisin familjet,fmiljen njerezit,njerzit njeriun
    me shpirt,zemer,gjak ne vena,ADN.
    Mall i vjeter zoti Mero, mall Rame,mall diktatori,mall i asgjese ne shpirtin e cdo harbuti ,
    ku sot e 30 vjet na i shpifen me paraqitjen e tyre.

    \

    1. Sh. Kopi says:

      Ik ore pirdhu

  2. Jimi says:

    Kjo “beteje” e Bashes, te kujton betejat e fundit te luftes te Hitlerit, para kapitullimit. Ai Hitleri pasi i ezauroj te gjithe kapacitetet materiale e ushtarake, u gjend ne nje situate kritike. Ushtria e tije e telendisur nga kunderofensiva e aleateve dhe ruseve ne vecanti, nuk mund ti bente balle kesaj kunderofensive, Hitleri mendoj qe kete ushtri te telendisur ta rifreskonte me rekrute te rinj dhe e dini se me cfare e rifreskoj? Me adoleshente 16 vjecare dhe me invalide! Perball ketij “rifreskimi” aleatet me shpoti filluan ta quanin kete , “ushtria e stomaqeve te prishura” dhe vertet me kete ushtri ai vulosi kapitullimin.

  3. ? says:

    BERISHA E PËRDORI PD-në PËR PUSHTET, LAVDI ,PASURI, JU DUK SE DO TË ISHTE I PËRJETSHËM, NJISHI I SAJË, DHE KUR PA SE S’KA PËRJETËSI, THA :
    PAS MEJE , DHE PA MUA , KATAKLIZMA !!
    E REALIZOI !!
    KATAKLIZMA NË PD, POR JO PËR SHQIPËTARËT!
    VARKA E NOES ,DO APO S’DO BERISHA , DO TA RISJELLË JETËN NË PD ,POR PA BERISHËN DHE VIKTIMAT E KATAKLIZMËS.
    NE ,PO PRESIM TË GJALLOJË JETA NË PD.!
    DO TË NDODH, PA TJETËR , POR BASHA S’DUKET TË KETË HIPUR NË BARKËN E SHPËTIMIT .??

  4. nord.al says:

    Te gjithe keto legene qe dalin e hyjne ne PD, i lidh vetem nje gje, sigurimi i shtetit. Te gjithe, bashke me Berishen, Bashen e kompani jane pjelle e kesaj haleje te neveritshme.

  5. Albi says:

    Mire mer mire, po ca faji i ka Basha Patozit qe shkon e takon Qifen ne mes te bllokut?!!!

  6. Gri says:

    Shqiptar mos u genjeni! Pasi SB kuptoi se nuk mund te vazhdonte, gjykoi se i duhet nje parti familjare, qe te beje kingmaker-n.
    Kjo ishte aresyja e listes se Bashes qe hoqi skifteret e pd dhe qe ne zgjedhjet e kaluara luajti dhe sulmoi LSI. Qe do te thote se Basha donte forcim te Lsi, qe te terhiqte elektorat socialist por edhe demokrat, qe te behej parti e dyte. Rama e kuptoi kete loje dhe luajti edhe ai bllofin. Por bllofi i Rames ishte i shendetshem per PS. Sepse Pd humbi 200000 votues, te cilet kaluan tek Lsi me shpresen e pragmatizmit te saj, qe pas zgjedhjeve megjithese mori 18 deputet, deshtoi totalisht, qe u kthyen te pavlefteshem. RAMA kishte marre 74 deputet te forte . Rama mbas zgjedhjeve lehtesisht po terheq votuesit e lsi me hir e pahir. SB po kupton se projekti i tij per nje pd familjare eshte shtyre. Prandaj ai eshte i merzitur. Atij i duhej qe tani qe pd te ishte ne pushtet. LB eshte thjeshte nje kukull dhe viktim e mjere e SB. Si gjithnje! Familja eshte gati ta marre Pd. Eshte thjeshte ceshtje call – i ne drejtim te LB. Po s’jane kushtet! Prandaj cLb nuk can b…. per unifikim apo orhanizim. Ne vend qe te shkoj te takoj strulturat e mbetura te pd, shkon e gjen ndonje familje cope cope per ti hedh hi syve militanteve te pd se po punon. Tashme Berishes i dihet bashkepunim me hallexhiun tjeter ne Presidence. I duhet shtyrje bisedimeve me Greqine, nje pazar nepermjet IM, dhe ne fund gishtin Metes, viktim e radhes. Ka vite qe e ruan Meten per kete dite! Nese gjerat shkojne mire atehere Pd e merre familja. LB eshte me i prevelegjuari sepse largohet perfundimisht ne Holland, ne vendin e pashaportes dhe te mullinjeve.
    Te tjeret, nese nuk kane mesuar mire leksionet e bythlepirjes perfindojne sipas pasurive neper kafenet e Tiranes, duke llapur e lehur si zagar per endrren korruptive te parealizuar deri ne fund. Te shohim!

  7. LORA says:

    Mero vellai,perdorja apo keqperdorja ne stanin kusaro-kriminal shqup-s eshte si nje lloj perdhunimi transparent,me dakortesi te paleve,,,,,zanat qe nisi qe nga 1991-i ,ne ate strofe cakejsh,primitivesh dhe antishqiparesh te perbetuar.
    Perdorja ka qene dhe mbetet vettingu (filtri) i karrieres ne banden PD-iste. Ti e di me mire se une kete te vertete.

  8. @autori says:

    Nuk eshte momenti qe te merremi me PD-ne, as me partite e tjera, por me “themeluesit” e ketyre organizatave kriminale. Pergjegjesite jane personale dhe cdo individ duhet te pergjigjet per krimet qe ka bere. Duke u marre me debate shterpe per partite, harrojme Hajdutet qe jane ne krye te tyre. Drejtesia nuk vendoset me akuza kolektive.

  9. Atdheu says:

    Mero djali, lere PD. Do bitiset ashtu sic i nisi. Por meru me kryekrimineli Sali Karaxhic.

  10. Askushi says:

    @autori ke sh te drejte. Te gjitha diskutimet jane shterp. Te gjithe dzhet te meremi vetem me nje ceshtje. Zbatimin e Vetingug. Dhe kjo do te thote:
    Gjykimi i Sali Berishes per te gjitha krimet qe ka bere ketij vendi dhe personave te ndryshem ne vecanti.
    Gjykimi i femijeve te Berishes.
    Gjykimi i Adriatik Llalles si nje nga mbrshtetesit me kryesor te krimeve te Berishes.
    Gjykimi i Ilir Metes
    dhe pastaj te gjithe te tjereve me radh.

  11. pro says:

    ..eshte bere politika si ndermarje punesimi me treguesit me te larte ..edhe te te ardhurat,..por ç’fare prodhojne xhanem,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje