Një parti që mezi pret ndarjen!

4 Mars 2018, 21:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Duket se Lulzim Basha, mezi pret t’i heqë qafe dhe formalisht kundërshtarët e vet në PD. Ato po ashtu më në fund duket se kanë nisur të ndahen zyrtarisht prej tij. Në gjithë këtë skenar të parë e riparë disa herë nga vitti 1991, nuk ka ndonjë lajm të ri. Nuk përbën më debat fakti që Lulzim Basha do një parti për vete të vet dhe as ndonjë lajm të ri, fakti që çdo kundërshtar në PD, nuk rri dot brenda partisë, por nxitet të ik një orë e më parë.

Kështu ka ndodhur që me Aleancën Demokratike më 1992 e deri me Genc Pollon.

Lajmi real është se PD dhe Lulzim Basha humbën shansin të bashkojnë Partinë Demokratike që nga fraktura që ajo pësoi në Korrik të vitit 2013 kur Sali Berisha ndërhyri brutalisht në garën brenda PD kundër Sokol Olldashit dhe pro Lulzim Bashës, për ti lënë këtij të fundit PD-në.

Për të mos i ngrënë hakun Lulzim Bashës, ai nuk është fajtor për frakturën e PD, dhe ndarjen e madhe politike që ndodhi brenda saj në Korrik të vitit 2013.

Ndarjen e shkaktoi Berisha, pasi PD u ftoh me zgjedhjen e kryetarit, jo se e fitoi Basha por se e manipuloi me leje të Berishës. Meritë e Bashës është që ndarjen e thelloi dhe e përdori për të bërë një parti për vete.

Prej korrikut të vitit 2013, PD ka ikur gjithnjë e më poshtë si parti dhe si rezultat në zgjedhje.

Ndarja e fundit që duket në prag, është thjeshtë një vazhdim i ndarjes së nisur, e cila duke pritur gjatë për pesë vite, ka depozituar brenda saj dhe armiq të tjerë të Lulzim Bashës të gjetur gjatë rrugës. Virusi që shkatërroi zgjedhjet në PD më 2013, sot po shkatërron PD, si një mallkim nga bota tjetër e atij që hoqën qafe nga kreu i PD.

Lulzim Basha do të hyjë në histori si i vetmi kryetar i PD që, qysh prej ditës që e ka marrë vetëm ka zbuar njerëz prej saj, ka zbuar votues dhe militantë që e kanë dashur pa interes PD-në dhe e ka zvogëluar atë si numur, si peshë politike dhe si parti të djathtë.

Nuk di çfarë fati i pret kundërshtarët e tij, dhe nuk di sa i gëzuar është sot Basha, Grida, Saliani dhe shokët e tyre në PD, por nëse Berisha ka dashur vërtet një parti, më të vogël, më të lehtë për ta përdorur dhe më të pashpresë për të mos pasur kurrë fitues pas tij, ja ka arritur. E vërteta është se Basha nuk ngjiti dot në PD, dhe po nxjerr PD nga selia që ka zaptuar.

16 komente në “Një parti që mezi pret ndarjen!”

  1. Lumi A says:

    Te shpresojme Mero. Partia Demokratike eshte shkaterrusja e shqiperise dhe popullit te saj. Ne te sembes vafshin se populli nuk ka me arsye ta duroje kete bande kriminale.

  2. dora says:

    Parti Grigje rrugace cfar prisni??? Llum llum llum.

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Cfare mund te presesh nga nje parti qe drejtohet nga Salianusi,Gridasuma,Lulzimbytha…

  4. @autori says:

    @Mero
    Duket sikur po te vjen keq qe PD-ja po shkermoqet dhe pastaj duhet te merremi me PS-ne..
    Jo vetem PD-ja por te gjitha partite shqiptare jane si bicim firma ose kompani qe jane krijuar ne momente te caktuara, me qellime fitimi per personat “themelues” duke mashtruar e perfituar nga boshlleku ligjor, mungesa e shtetit dhe papjekuria e shoqerise shqiptare. Ne momentin qe mashtrimi ka plasur sheshit, perpara se shteti ti vendose para pergjegjesive dhe detyrimeve ligjore, keto kompani bejne sikur nderrojne destinacionin dhe drejtuesit, pastaj papritur shpallin falimentimin e plote. I vetmi merak qe kane “themeluesit” eshte qe fshehin dhe te mos paguajne detyrimet “fiskale” apo placken e vjedhur. Ky pra, do te jete fati i mire dhe i keq i PD-se, por edhe i partive te tjera, qe kane mashtruar e vjedhur kete popull. Nderkohe “themeluesit” nuk kane me nevoje per partine meme, sepse kane grumbulluar aq shume pasuri, sa qe mund te jetojne te lumtur ne cdo vend te botes, ose po te duan, mund te themelojne parti te reja. Nuk keni pare dhe degjuar ne Shqiperi se sa kompani jane ngritur nga hici, kane xhiruar dhe fituar miliona dhe ne momentin kur laku i borxheve i ka shtrenguar fytin, ato kane “falimentuar” ose jane rithemeluar me emer te ri?

  5. Shemia says:

    Pse Partia Demokratike u be kaq e neveritshme?
    A ishte domosdoshmeri qe nje parti e dale nga brendia e njerezve rrogtar e te paprone, duke u vene ne rolin e pronareve te djathte, te falimentote ne kete menyre duke shkatruar, bashke me veten, edhe aleatet e vet?
    Une mendoj se ishte domosdoshmeri, sepse kthesen PPSh duhet ta kishte bere vete me par. Kur me pare? Kete e gjen cilido po te vras pak menden.

  6. Just me says:

    Kur lexova Lumi A mu duk pak e fryre por a e dini qe ka te drejte.

  7. Po po! says:

    PD eshte parti e Berishes.Te gjithe ata,si ata qe jane brenda dhe ata qe jane jashte jane produkt Made in Berisha.Keshtu qe bashke me Berishen qe po shkon drejt varrit edhe ajo parti drejt varrit po shkon.
    Me damken e turpit si shkaterruesja me e madhe e Shqiperise qe nga 1912.

  8. eli says:

    Mero ka mundesi qe kjo qe po bejne keta do tu dale per mire me vone!Me sakte do ta quaja “pastrim politikanesh”,nqs do benim nje analogji me “pastrim parash”.Zhozi del vec dhe fillon te grumbulloje rreth vetes shtresen e te persekutuarve,qe per momentin ka dale nga PD-ja.Patozi,Bode e te tjere fillojne te mbkedhin lloj lloj hajdutesh qe jane lene jashte nga Basha dhe keshtu duken sikur po e fillojne nga e para politiken.Keshtu ata pastrohen dhe nje dite te bukur ne zgjedhje bashkohen perseri te gjithe dhe krijojne pershtypjen sikur jane nje front i fuqishem opozitar.Kjo mund te beje te harrohet qe ata jane pjese e gjithe ndyresive qe PD ka bere gjithe keto vite!

  9. Shpata says:

    Agonia e Partise Demokratike ! « Demokratikja po jep shpirt »

    Partia demokratike s’ka qene asnjehere parti! Qekur u krijua ne statusin e saj, kopje e varfer e statusit te Partise se Punes se shqiperise, midis te tjerash, cilesohet qe nuk duhet te pranoheshin ne Partine Demokratike te denuarit e Partise se Punes!

    E kishin fjalen jo vetem per te denuarit politike por edhe per Intelektualet dhe Nepunesit e denuar 6 muaj punetor per ‘Riedukim ne Klasen Punetore’!

    Kjo pike ne Statusin e krijimit te Partise Demokratike, deshmon sot per natyren e opozicionit qe do te kryente kjo parti. Qe ne fillim ajo u krijua per te çvatur diçka, jo per te demokratizuar Shqiperine. Per te ndare pushtetin me Diktaturen, thjesht per te Diktuar Injorancen.

    Krijuesit e saj ishin karieriste, sekretare rinie apo partie ne kuptimin e denglave qe kepusnin dhe kapriçove personale! Aty nuk kishte asnje Intelektual nga Populli dhe Jeta e asaj kohe. Asnje nenpunes me kulture dhe eksperience praktike. Asnje inxhinjer ose ekonomist nga uzinat, bujqesia apo prodhimi. NUK BEHET DEMOKRACIA ME MIELL HUA !

    Populli Shqiptar i asaj kohe, qe donte te shpetonte nga Diktatura dhe Varferia, i ndoqi keta individe qe ngrinin gishtat perpjete sepse besonte se do te fitonte lirine !

    Kaluan 27 vjet me genjeshtra, mashtrime, çvatje dhe ulerima dhe me ne fund Populli po kupton ‘ZHGENJIMIN e MADH’ te historise moderne shqiptare se Partia Demokratike nuk ka dashur asnjehere te beje Shqiperine dhe SHTETIN SHQIPTAR !

    Partia Demokratike u udhehoq nga Renegate dhe PRINCA me te vetmin qellim : PASURIMIN PERSONAL TE UDHEHEQESVE TE PARTISE !

    Kjo KASTE me emerin parti u udhehoq nga zakonet me reaksionare te fiseve te veriut te Shqiperise, nga hakmarrja, nga kanunet, nga zakonet mesjetare te bajraktareve. Keto forca kupolash po e shperbejne pa u ndalur !
    Partia e ashtuquajtur demokratike po jep shpirt nga veset qe e krijuan !

    Frymen e lirise, deshiren e popullit dhe te perparimtareve te Shqiperise per te shkuar drejt Perendimit, forcen gjigande per te krijuar nje DEMOKRACI, force qe ja kalonte dhe Titaneve qe krijuan Ameriken, Partia Demokratike e perdhosi, i ndryshoji drejtimin, e ktheu ne drejtim te erresires.
    E drejtoji tek Sudja me Piramida, tek konçesionet pa fund, te Gerdeci, te lluksi i familjareve, te shteti i fisit, te organizatat islamike, te kupolat mafioze, te krimet e organizuara, te shtetezimet pa pagese, te tokat e falura , te ndertimet pa kriter e pa leje, te shperfytyrimi moral, te tenderat e mallkuar, te zgjedhjet e blera, te falja e detit, te pislliqet qe s’kane fund !

    Me keqardhje, Populli nuk merret me, ka humbur shpresen dhe vetem largohet !
    Populli se beri dot Shqiperine.
    Shqiperia ka nevoje per nje George Washington, Napoleon, Ataturk, apo de Gaule, heronj qe spo i nxjerr dot !

    Por deri atehere, le te merremi me shperberjen e pashmangehme te Partise Demokratike qe po i hap rruge transformimeve te Detyruara nga Nderkombetaret, qe kane 100 vjet, qe nga Princ Vidi qe merren me ne !

    Papritmas u tremba nga : ‘një zë vengon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi,’
    Fatkeqesisht nuk ishte « se mileti po gatitet, se tirani lebetitet » si thote gjeniu i letersise shqipe Noli.
    Ne fakt, ishin klithmat e Monikes, piskamat e Sales, ulerimat e Lulit, kuisjet e deputeteve qe po i merrnin pasurite, vilat, fustanet, etj.

    Populli se beri dot Shqiperine ! Ate po e ben Amerika, dhe te gjithe ata qe perkrahin reformat ne Shqiperi !
    Endra shekullore amerikane se fundi po materializohet ne deshiren e pa fund te nje populli te kete Shtet, Drejtesi dhe Liri.

    Nga Shpata

    Ju lutem, Zoti Mero Baze, te ma botoni kete shkrim per agonine e partise Demokratike

    1. T.R. says:

      Zoti shpatar
      E paske shpaten prej kaucuku apo silikoni.
      ….
      Te pakten qe nga Gerdeci-21 janari 2011 dhe vjedhja e bashkise se Tiranes
      me mengerpeshurin Arvizu
      besoj qe Berisha nuk eshte me problem i Shqiperise
      por i Amerikes dhe BE
      qe per aresye qe ato i dine
      po e mbrojne kete mega-kriminel me cdo kusht
      duke perdhosur ate komb.
      .
      Tani duhet te besojme qe ose Berisha po ja ben “tete me dy” Amerikes dhe Be-se..
      .
      Ose duhet te qajme per faktin se Amerika dhe BE-ja ne Shqiperi kane Berishen si kuisling te tyre

      Sepse nuk ka si spjegohet ndryshe qe Berisha edhe pse ka kryer krime pa mbarim…ka patur ‘KARTABJANKE’ te dribloje apo te shkele me kembe nje skuader futbolli me amb. amerikane

      1 -Chris Hill
      2 -William Ryerson
      3 -Joseph E. Lake
      4 -Marisa R. Lino
      5 -James Pardew
      6 -Joseph Limprecht
      7 -James F. Jeffrey
      8 -Marcie Berman Ries
      9 -John L. Withers II
      10-Alexander Arvizu
      11-Donald Lu

      Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.

      Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berish-KRIMINELI ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

      -Në mars 1997,

      -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

      – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

      – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

      -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

      -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

      – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

      Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

      Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni.
      . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

      A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

      Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe

      Shpatar silikoni
      Mos u bej si dikur Mero Baze—Alban Ham Ham ham Dega ..Bedri Islami
      qe i nxorren uje te zi Damir Fazllicit
      ne nje kohe qe ai u fut ne kasafortat e sigurese kombetare
      me Tom Rixhin (Ridge) qe nuk eshte UFO-Jashtoksor
      por nje figure kyce ne politiken amerikane
      dhe per fat te keq ka shume Tomerixher Fallicer
      qe jane te lidhur dhe sot me salicerit ..lulicerit dhe lilicerit..
      .
      Lexo shkrimin e Meros dikur me titull ‘Granoff i fundmi Berishes ne Washington ” qe te bindesh qe kush e mbron berishen “atje lart fare”

  10. Saleh genocidi says:

    PD eshte kthyer ne origjinen e vertete te prejardhjes nga Njeriu qe beri Genocid salihSerbi dhe faturat ja percolli me dhune te tjereve nga mundi dhe si mundi disa here duke bere kurban edhe nga partia e vet Sot kur gjithcka ka dale ne shesh nuk ngelet asgje tjeter vetem burgu perjete i sali genocidit Dhe ata qe duan sali genocidin te njejtin fat pacin

  11. au says:

    mero se kuptoj tani ti e di shume mire dhe e ke hequr ne kurriz vet se çfar mund te bej kjo parti ne thonjeza qe me sakte eshte nje organizat kriminale e paster shume hostile ndaj shqiperise dhe shqiptarve ne rrugen e perparimit te vendit ,, kta jane armiq te paster 24 karad ,, e kane marre vendin ne qaf ter kto vite dhe po mundohen ta bejne dhe po e bejn akoma kshuqe sinqerisht nuk na e ndjen fare per kta derisa sa te shuhen komplet e te vene ne pidh te motres nje per nje se e kane mare ne qaf vendi ter kto vite,,, ngordhshin ..

  12. drino says:

    Shkrim fantastik,kjo parti do shkoi si partia punes se nga ajo fryme u ngrit dhe ska se si te shkoi ndryshe.Nje lider qe dogji medja ,vrau kundeshtare,vodhi dhe shkateroi gjithçka,erdhi ne politike me nje xhakete dhe sot miljarder ky eshte Sali Berisha dhe sa te jete ky partia qe erdhi si fitimtare u be shkartimtare.

  13. Monitor says:

    Z.Mero! Keto qe aresyton ti jane te sakta.
    Prpblemi ne kete rast qendron se a’i lexon Us Ambasy dhe ato eurpeane.
    Sepse me c’ po shohim qy krye k … i pd se vdekur nga veprimet pret qe te behet rotacion me urdher te Perendimit. Teoria e 8 vjeteve- rotacion.
    Z. Mero dergoi keto komente brilante ne gazetat perendimore. Paguasj ca para hallalli.
    Perendimi nuk mund te vazhdoj te na nevrikosi me teorine e rotacionit 8 vjecar, dhe te na sjell ne krye nje idiot qe nuk frymezon njeri, por bene gjinje rolin e viktimes hipokrite, vetem per para dhe egon e tij feminore. Nuk ka rast ku nuk akuzohet njeriu i raporteve, ku asi duket viktim perfituese.

  14. gurra says:

    Sa te jete Sali Berisha ne ate parti per lesh do shkoi,eshte ai qe drejton se po te thyej qafen Saliu Luli nuk i mbush 24 ore ne krye te PDse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje