Edhe ligjet shqiptare, edhe amerikane, dhe sigurinë kombëtare të të dyjave…

8 Mars 2018, 18:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duhet të përdorte të drejtën e tij për të mos folur, njësoj si ata të arrestuarit në SHBA, që polici duke shtrënguar prangat, i këshillon se kanë të drejtë të mos flasin. Kaq thellë sa po hyn shtypi amerikan për 24 orë në këtë histori të errët të financimeve ruse të PD, nuk ka hyrë për asnjë subjekt amerikan apo të huaj tjetër, që mund të ketë cenuar interesat amerikane dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve, në raport me influencën ruse në Ballkan.

Me deklarimet e djeshme dhe të sotme të Bashës, duke paraqitur dhe shtypin amerikan të “blerë me lekët e drogës”, si dhe përpjekjen e mundimshme për të mos e quajtur krim atë që ka bërë, ne jemi para një rasti të paprecedentë, kur dikush i kapur në krim, tenton të quajë krim kapjen e tij, dhe jo faktin që ka kryer krim.

Në historinë e pagesave të errëta për kompaninë lobiste në Uashington, ai ka shkelur fillimisht ligjet shqiptare, pastaj ato amerikane, dhe në fund sigurinë kombëtare të dy vendeve.

Ligji shqiptar i financimit të partive politike, detyron Partinë Demokratike, të deklarojë çdo shumë lekësh të përdorur në fushatë dhe burimin e tyre.

Për vitin 2017, Lulzim Basha ka deklaruar zyrtarisht vetëm pagesën për një lobist amerikan “Barnes&Thornburg”, që nuk është objekt i këtij skandali, dhe nuk ka deklaruar asnjë para për kompaninë e lobimit “Muzin Capitol Partners”, e cila është në qendër të skandalit. Pra, duhet ta bëjmë mirë diferencën. Flitet për 675 mijë dollarë të padeklaruara, të cilat janë paguar të treja këstet në emër të Partisë Demokratike, por jo nga Partia Demokratike.

Pagesa e pare 150 mijë dollarë, është bërë më 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP” tek lobisti, për llogari të Partisë Demokratike, ndërsa dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor, për 500 mijë dollarë, por nuk janë deklaruar në Tiranë.

Pra ligji shqiptar është shkelur kokë e këmbë sa i përket mosdeklarimit të pagesave.

Shkelja e dytë e ligjit është mosdeklarimi i origjinës së parave.

Lulzim Basha thotë se 500 mijë dollarë i kanë mbledhur disa shqiptaro- amerikanë në Uashington, si donacion për Partinë Demokratike, dhe ja kanë kaluar kompanisë lobuese direkt. Këtu duhen emër për emër donatorët, dhe cili ishte ai fondacion që organizoi këtë fond bamirësie për Partinë Demokratike.

Shkelja e tretë e ligjit është mënyra se si kanë lëvizur paratë. Partia Demokratike ka marrë paradhënie 20.771.018 lekë për vitin 2017. Nga këto para, ajo ka transferuar për lobim 100 mijë dollarë tek një lobist që u mor me fushatën elektorale, dhe 25 mijë dollarë për fotografinë e Trumpit. Pjesa tjetër e parave ka lëvizur drejt lobistit, ose përmes dy aksionerëve rusë të ‘Biniatta Trade LP”, ose siç thotë Lulzim Basha, nga një fondacion shqipator- amerikanësh në SHBA drejt lobistit.

Në të gjitha variantet, këtu më së paku është subjekt i pastrimit të parave.

Njësoj ka shkelur dhe ligjet amerikane. Kur një kompani lobimi paguhet nga një kompani off shore për llogari të një partie politike, dhe del që kompania off shore ka pronarë rus, Uashingtoni përballet me përdorimin e një partie politike shqiptare për të infiltruar paratë ruse dhe ndikimin e Rusisë në Uashington. Këtu preket në thelb ligji i lobimit, i cili është bërë në vitet tridhjetë me kufizimet që të pengojë influencën e nazizmit në SHBA, pra që lobistët të mos përdoreshin nga nazistët.

Për infiltrimin rus në administratën e Trumpit, sot është në gjyq ish- këshilltari i Sigurisë, Flynn, shoku i ngushtë turk i Luzlim Bashës, Alptekin, dhe zyrtarë të tjerë të afërt të presidentit Trump.

Së dyti, për çdo amerikan që njeh mire ligjet e tij, në deklaratat e Bashës për këtë skandal shikon, ose një gënjeshtar të pacipë, ose një njeri shumë të paditur edhe për të gënjyer. Kur flet për 500 mijë dollarët, ai thotë që i ka siguruar nga një fondacion shqiptaro- amerikanësh jo fitimprurës, i cili ka kompesuar kompaninë off shore me kompesim. Por fondacionet në SHBA, janë institucione të çliruara nga taksat nëse ti i përdor donacionet për qëllime jofitimprurëse, që ke deklaruar. Ashtu si kompanitë shkojnë në off shore për të shpëtuar nga taksat e larta, ashtu një fondacion shpëton nga taksat kur veprimtaria e tij është jo fitimprurës. Tani përse ky fondacioni nuk e ka bërë direkt vetë pagesën, por i është dashur ta bëjë në emër të PD tek një off shore, siç e tregon Basha?

Gënjeshtrat që ai ka prodhuar duke tentuar të gënjejë disa muaj më parë, kur për këtë skandal shkruante vetëm një pjesë e shtypit në Tiranë, tani po i kthehen si shpagim.

Ndërkohë në Shqipëri, përveç përballjes me ligjin, ai duhet të përballet dhe me PD për këtë skandal, pasi përdorimi i shumave të tilla marramendëse, me vullnet personal, pa vendime kolegjiale, dhe për interesa tërësisht private të tij, tregojnë qartë se si e drejton partinë ky njeri, dhe përse e përdor atë. Është një histori që fyen në thelb PD-në, jo pse e nxjerr të financuar nga Rusia, por se dëshmon që kryetari formal i PD, përdor vulën dhe siglën e saj për të bërë operacione të papërgjegjshme financiare, të cilat rrezikojnë jo vetëm PD-në, por dhe sigurinë tonë kombëtare.

Lulzim  Basha është duke treguar historinë gabim, por mbi të gjitha duke reaguar gabim, me shpresë që ashtu siç ka bllokuar gjithë shtypin shqiptar të mos flas për këtë, të bllokojë dhe shtypin amerikan.

Por sot ai është në faqe të parë në “Neë York Times”, që Berisha e quan letër higjenike, po ashtu tek  “Zëri i Amerikës”, radioja zyrtare e qeverisë amerikane, si dhe dhjetra gazeta të tjera amerikane. Ai thjesht duhet të mos flasë më për këtë çështje, por të gjejë një avokat të mirë. Ai së paku mund ta shpëtojë nga telashet në SHBA.

24 komente në “Edhe ligjet shqiptare, edhe amerikane, dhe sigurinë kombëtare të të dyjave…”

  1. Jugu says:

    Lereni Lulin se eshte ne opozit por shikoni fukarallekun qe ka pllakosur tere vendin. Vlora eshte e permbytur dhe kallashi si ne Far-West.
    Te rinjte qe munden ikin, te tjere depresohen dhe vrasin veten.
    Nese Luli dhe Berisha duhet te shkojne ne burg, flisni me krye prokuroren qe tani e keni zgjedhur vet. Ndryshe rrini urte se nuk genjeni dot me njerezit me gogolin Berisha. Populli do pune, do rend, po plackiten tregetaret cdo dite me dhune dhe shteti hesht.
    Njerez te babezitur. Gazeta Tema e bere brek e byth me pushtetin. A thote kryeministri qe padite dhe arrestimet I bene sistemi drejtesise, e pra lenja atyre. Mos e tru shplani kete milet me.

    1. Biometri says:

      O jugu sa idiot qe je.
      Pse mo fakti qe Shqiperia esht e varfer do t thote qe Luli eshte i pafajshem?
      Il ore legen manipulator

      1. adi says:

        vazhdon perdorimi i rilindjes dhe kr rilindsit nga sorosi
        eshte e njejta skeme , njelloj si ne fushaten presidenciale amerikane ku sorosi perdori liderin global te sulmonte Donald Trump nga CNN njelloj edhe sot sorosi per te sulmuar presidentin amerikan perdor rilindjen.
        pjesa me qesharake e ketij show eshte se ed rama dhe taulant balla qe i kendonte enver hoxhes dhe komunistet shqiptare me stalinistet e komunisteve te botes kane mare persiper qe te mbrojne ameriken nga presidenti i amerikes.
        dhe ne kete moment ku shqiperia eshte bere realisht kolumbia e europes ku jo vetem hashashi po edhe kokaina ka plasur sheshit , ku varferia , krimi , grabitja e shqiptareve me koncesionet ,tallja e trapit eshte e vetmja menyre qe shqiptaret te meren me politiken globale dhe te mos meren me gropen e madhe te mutit ku jetojne.
        pune shqiptaresh.
        ne gjithe europen te majtet mashtrues si kr rilindasi kane ikur per lesh
        pasoku ne greqi per lesh
        socialistet ne france me hollonde per lesh
        socialistet gjermane per lesh
        socialistet e renzit ne itali per lesh
        socialistet nen spanje per lesh
        socialistet ne hungari ,poloni per lesh
        vetem ne shqiperi bagetia vazhdon te mbaje ne pushtet nje super mashtrues qe te vetmen pune qe ka bere ne 5 vjet eshte te shese e te bleje media duke e ditur se shqiptaret jane populli me leshko ne europe qe nuk ke pse punon per ta mjafton vetem te botosh ca lajme se ata jetojne pothuajse njelloj si te tjetert dhe bagetia e beson.
        prandaj shqiptaret jane populli me i varfer me i parasimuar e europe sepse nuk kane aq tru sa te mendojne dhe cdo mashtrues qe qarkulon dhe i bie rruga nga shqiperia e ka shume kollaj te talli trapin me ta.
        ja lexoni komentet e rilindasve dhe kushdo qe ka 2 gr tru ne koke e kupton se per ca vendi behet fjale.

    2. Spatzaku says:

      Jugu meduket se nuk te paskabere pershtypje problemi qe ngrihet ne gazet.Do ishte mite qe te jepje mrndom per problemin qe shkruhet.

  2. Alban Dega says:

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet
    askush !
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre !

  3. mandakalli says:

    Arta Marku duket te filloje urgjentisht hetimin. Mero ka te drejte krimi eshte i tille qe kercenon sigurine kombetare te vendit.

  4. Alban says:

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

  5. ALBAN DEGA says:

    ANTIAMERIKANET ME TE KEQINJ…. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerikan nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane me fjale e antiamerikanet ne veprime.
    Nuk ka antiamerikan me te keq se proamerikanet me pallavra dhe antiamerikanet me veprime.
    A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
    A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se!?
    A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Blendi Koran Toptani, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha, Ylli Manjani e co. qe I shpallen lufte “imperializmit Amerikan”
    A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne polin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jetuzalemit !
    Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antishqiptare!
    Si mund te jene proamerikane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten shtate here Atdheun e vet ne 27 vjet.
    Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ka rene koka !
    Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdoves sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me pre” ala Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…Blendi Fevziu e co.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet ?
    Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
    Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
    Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr pellumba nga grykat e topave !
    Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
    Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia, miresia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
    Ndaj te mendojme, te punojme e te luftojme per to si per jeten !

  6. Jimi says:

    Mire e ke o Mero! Po keta tutkunet e PS-s nuk dine te ngrejne nje komision parlamentar per hetimin e ketij kodoshi qe kapardiset ,sikur ka ber heroizem!? Po banditet e PD-s nuk lane komision hetimor parlamentar pa ngritur edhe per nje pordhe te deputeteve te maxhorances!?

  7. Shvejk says:

    Meqense ke zgjedhur emrin Jugu, te pakten perdor njecike dialekt nga jugu. E di qe eshte stermundim per nje verior te hiqet si jugor, por te pakten mundohu.

    1. shvejku says:

      Por edhe ti o Shvejk,ne se do kishe sado pak respekt per veten,perdor nje nick tjeter e jo kete qe une e kam perdorur prej vitesh!

  8. Gri says:

    Or ti jugs, mos beje zhurme! Pd, zotit Basha i kruhet! Gazetat amerikane u muaren me Bashen! Ky nen shembullin Berishe per blerje te Kushtetuese, akuzoi qe gazetat amerikane ishin bler me 2 milion dollar. Basha mendon se ne jemi popull trap (perfshir edhe ty Jug) dhe .esa duket na genjeu.
    Sapo ndodhi kjo reagoi Rama. Reagoi edhe “letra higjenike” New Jork Times. Pra saktesishte RMa nuk po merret me Berishe “gogolin!
    Pra Jugs mos beje mjergull, desimformim.
    E kuptoj qe Lulin mund ta keshe mikun tend! Por kjo qe bene yi eshte turp!
    Demokratet besoj kane detyre: Te vetegrumbullohen para selise se pd dhe ti kerkojne Bashes pse i genjene dhe masbtron! Te vene nje kazan me emerin e Luli genjeshtar dhe peshtyjne ne te!

  9. liu says:

    Mero, nuk ishte kjo pacavurja jote qe vitin e kaluar botonte nje artikull per jeten ne North Korea? Ky shpreeshit se jeta ne Korene e veriut nuk eshte aq e keqe se cthuhet? E hoqet pas 3 oreve nga neti artikullin . Ju funderina komuniste.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Minimumi, person non grata,ne SHBA !
    Deklaratat per mos nderhyrje te SHBA & BE ,ne punet e brendeshme te Bashes,Metes dhe Rames,jane qesharake.
    Distancimi i pare nga Imami,eshte shenja e permbysjes se piramides partiake,mjere ata qe nuk kane perceptimin e duhur.

  11. zi says:

    Sa me shume numra,te dhena [sikur si dime],te jepni per te shpifurit,
    aq me shume na i shpifni.
    SHprehjet e reja ne gjuhesor,sma ndjen dhe s’ka shans,jane baza e psikozes se shumices se njerezise.
    Ne vend te shqetesoheni per thelbin,shqetesoheni akoma per viktimat ne spitalet e studimit froidian.
    C’fare do te mbillni do korni,
    mbrihni draperinjte kot, se ne are ka vec gjembace,
    do te jete me fitim vetem ai,ajo qe jane ,ose kane lindur GOMARE.
    [Te me fale gomari me samar].

  12. Lira says:

    Drejtësia shqiptare,
    nuk po funksionon…
    Zoti gazetar ka shumë të drejtë,
    Basha ka nevojë për një avokat,
    se e ka shkelur ligjin me keëmbë e duar..

  13. Astriti says:

    Z.Mero ke te besjme? Te besojme z.Mero tek pergjigjia qe i dhe Kulles apo Meron e sotcem?
    Ti i the Kulles dhe Neve, se jane bere promise ne rrugen e vetingut dhe sot kerkon ndjekje penale per bashen.
    Nga kush?
    Nga promiset?
    Promiset qe jane bere jane se paku per veten e tyre dhe per familjet e tyre.
    Rama po ashtu nuk le dite pa i thene lulit se e pret per bashkepunim…ateher kush prokuror merr persiper te akuzoj lullushin?
    Nejse,kaloj dhe ky dimer.Me pak akuza per salen,pak per lulin,pak per liken,pak shi dhe pak asgje.
    Se shpejti fillon behari,fillojne turistat,fillojne kontrolket e hoteleve…do kemi dhe qershorin 24ore jo hapen jo s’ hapen negociatat.
    Pastaj vjen shtatori…reformat qe do behen vitin tjeter do jene te pa-para.
    Iku dhe ky vit…me shume te burgosur ne tv cdo nate dhe asgje konkrete cdo dite.
    Naten e mire!!!

  14. Shafi says:

    Po mire keshtu do veje kjo pune ,qe kete ,por ehe salen i kapin me prresh ne dore dhe keta thone nuk eshte presh ju jeni qorra dhe mbyllet kjo pune?

  15. TIRANA says:

    Artikull i shkruar shume bukur dhe qarte, Rrofsh o Mero!
    Nga zemra te uroj! Vertet Faleminderit!
    Lul Qafoku ç’po bertet, per demokraci therret, ..

  16. @autori says:

    Perse subjektet shteterore nuk formalizojne akuza konkrete dhe zyrtare per Bashen, Berishen, Llallen dhe te gjithe hajdutet e tjere me pushtet, por leshojne tellallet e sharjeve demagogjike neper gazeta per te mashtruar njerezit?

    1. mirel says:

      Ku ka objekte shteterore ketu. Ketu eshte qelbsirllek. Vetem laro e kurva per te vjedhur. Nuk e ka mendjen njeri te akuzat. Keto jane melodi per te mbushur diten.
      Tani kane dhe 1bilion euro per te vjedhur me koncesion dhe oburra ti mbarojne same shpejt.

  17. Dash says:

    Si eshte e mundur qe nuk leviz gje ne kete VEND ???Do kaloj dhe ky skandal dhe cdo gje si me pare …sharje ,akuza , karagjoslleqe….????

    1. mirel says:

      Po pse, kur kane kaluar skandale me te medha, si hedhja ne ere e njje fshati te tere, Gerdeci, shitja e Atdheut..tradheti e larte e pamatur me asnje lloj krimi tjeter, perse te mos kaloje dhe kjo?
      Fundja a ka ndonje person normal ne Shqiperi qe nuk e di lidhjen e Berishes dhe Bashes me Serbine, UDBne. A mendoni qe te jesh spiun i udbse dhe te jesh i paangazhuar nga ruset?
      Po shikoni se keni dhe Ramutin ne kete loje.
      Gjithe ato mareveshje qe nga armet kimike dhe miqesite e forta me vellaun Vucic kane logo ruse nga pas. Ky njeri, Rama, qe eshte perzier ne afera korruptive koncesionare, te permasave te frikshme, me vlere 1 bilion dollare, e keni mare vesh ke ka partner?
      Asnje kompani serioze ne Evrope, por dalin diku ca turq e italiane, qe jam i sigurte se dhe keta i shpif ose i krijon fallc per momentin. Dhe kush eshte ai qe i rri dhe i ben rrush e kumbulla 1 bilion euro dhe ja rras kete popullit te vet ne kurriz si borxh publik?
      Vetem mafiozet dhe spiunet, qe nuk kane program mireqenien e popullit por zbatimin e skemave per te vjedhur e shkaterruar. Si mendoni ju, qe mafia ruse ka turp te futet ne Ballkan?
      Apo me keta burra shteti qe kemi ne, lavire te gatshem te shesin dhe nenen per leke.
      Komb degjenerate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje