Lulzim Basha si “matrioshkë” ruse

7 Mars 2018, 18:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një mënyrë se si Lulzim Basha mund të mbrohet nga skandali politik dhe financiar që i ka shpërthyer në shtypin më prestigjioz të mundshëm të gazetarisë investigative në SHBA. E vetmja rrugë është të thotë “jam budalla për këto punë dhe kaq di, kaq bëj”.

Çdo rrugë tjetër e nxjerr fajtor dhe i rrit penalitetet dhe përgjegjësinë për atë që ka bërë.

Prestigjiozia “Mother Jones” është një emër serioz i gazetarisë amerikane. Është liberale, me gazetarë shumë të njohur dhe shkrimi në fjalë është një investigim serioz, që atyre u ka kushtuar së paku tre- katër muaj punë. Është pak a shumë si investigimi i “New York Times” për Gërdecin dhe Shkëlzenin, që kishte shtatë autorë në shkrim. Kjo kishte tre, dhe që të tre gazetarë të njohur.

Ti biesh shkurt e të thuash që ata i paguan Edi Rama, si me qenë portal i Alfred Lelës, thjesht sa i shton telashet vetes.

Investigimi nxjerr disa pikëpyetje që ne nuk kishim arritur t’i sqaronim dot, kur jemi marrë me këtë çështje.

Ai provon se dy kompanitë bija të kompanisë anonime regjistruar në offshore, janë me pronarë rusë. Ky është një telash politik për Lulzim Bashën, po t’i lidhim faktet me mënyrën se si ai u përpoq ta motivonte “Republikën e re”, “ideologjinë” e saj rreth faktorëve pro rusë në Ballkan, aleancat me Gruevskin, takimi me ambasadorin rus etj. Biles dhe vetë reagimi i sotëm i Ambasadës ruse në Tiranë, ishte shumë më serioz se ai i Bashës, pasi ata ndjeheshin të shqetësuar nga shkrimi. Dhe në këtë rast, do të bënin mirë të këshillonin dhe Bashën të reagonte së paku ashtu.

Pikëpyetja e dytë që nxjerr shkrimi, është se Lulzim Bashës nuk ka më kontabilist t’ia rakordojë shifrat që ka paguar.

Sipas KQZ-së, Partia Demokratike ka marrë paradhënie 20.771.018 lekë për vitin 2017, që mbulojnë shumën prej 125 mijë dollarë që Basha ka thënë se ka paguar për lobim, sipas dokumentave të KQZ.

Më pas, Basha u përpoq të ndërtojë një histori të re, duke theksuar se disa mbështetës shqiptarë të diasporës kanë paguar 500 mijë dollarë në një fondacion në SHBA, i cili ka paguar direkt kompanitë lobuese atje.

Pra, sipas Bashës, janë paguar 625 mijë dollarë, nga të cilat 500 mijë i ka gjetur tek një fondacion shqiptar i diasporës. Ai nuk pranoi as të thotë kush është fondacioni dhe as kush janë donatorët.Nderkohe shfirat sipas investigimit i afrohen 1 milione dollareve.

Tani investigimi nxjerr të qartë se paguesi nuk është ndonjë fondacion, por kompania offshore që ka pronarë rusë dhe ka futur në telashe dhe vetë lobistin e tij në Uashington, i cili ka dhënë shifra të ndryshme nga Basha në Tiranë. Dhe ky është një problem ligjor për Bashën, në Uashington dhe Tiranë, me të cilin duhet të merret edhe Prokuroria shqiptare, dhe ajo amerikane.

E treta, që është dhe më e rëndësishme, ka të bëjë me keqpërdorimin e Partisë Demokratike në Shqipëri, si një faktor destabilizues në rajon, në emër të forcave pro ruse, për të cilën është shqetësuar Uashingtoni. Nëntitulli i artikullit të “Mother Jones”, shpjegon qartë se gazetarët amerikanë të përfshirë në këtë investigim, janë motivuar nga keqpërdorimi i politikës amerikane në rajon, dhe nuk janë nisur nga fakti që Lulzim Basha ka mashtruar në Tiranë. Pra, shkrimi është motivuar nga një këndvështrim amerikan, nga fakti se rusët kanë gjetur një “matrioshkë” të tyre në Ballkan dhe ca lobistë në Uashington po e përdorin atë, për të rritur influencën ruse në Ballkan.

Kjo është shumë e rëndë dhe ndoshta nuk është qind për qind ajo çka dashur të bëjë Basha, por është ajo që praktikisht ka bërë. Ndaj këmbëngul që gjëja më e lehtë për të hedhur lumin është të thotë jam “budalla”, se po konsideroi budallenj gazetarët amerikanë dhe ata që kanë bërë investigimin, do t’i shtohen telashet dhe këtë budallallëk ka për ta paguar Partia Demokratike, për shkak të manirave të tij për të bërë politikë me një fotografi, që edhe nëse nuk do ta bënte, nuk do të humbiste më thellë se sa humbi. Ndaj e këshilloj më mirë të shtiret si viktimë e padijes së tij. Është më mire të mbrohesh si budalla në këtë histori, se ndryshe ngjan si “matrioshkë” ruse. Që më shumë se sa kukull ruse, në shqip ka kuptimin e një “loloje”.

24 komente në “Lulzim Basha si “matrioshkë” ruse”

  1. mandakalli says:

    Anti-shqiptar i provuar ne shume episode te tjera. Basha nuk eshte budalla por agjent i ruseve qe kur mblodhi “prova” per raportin e Dick Marty-t. Prokuroria duhet ta hetoje per tradheti kombetare.

  2. Monitor says:

    Mero mos mbaj me hater! Mos i trego Lulit se si te mbrohet!

  3. Kujtimi says:

    Bashes NUK DUHET TI lejohen vizat PER jasht Shqiperis
    Ti bllokohen deri ne sqarim

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Besoj se dhe vete Qesharakut nuk e dinte se ku I po fluturonin leket.. Kur te vij momenti, te mendohet fort per pergjigjen e pyetjes nga organet kompetente: Kush nga Diaspora ka dhene para?!?! Pyetje qe sdo I shmanget dot.. Prokurori, po veren cfare behet?!?! Po hapet Pandora Box…

  5. ashtu o posi! says:

    As qe ka dyshimin me te vogel se Sali Berisha dhe Lulezim Basha jane agjente te sherbimeve sekrete ruso-serbe.
    Ardhja e Bashes ne PD dhe katapultimi i tij ne postet me te rendesishme deri te kryetar i PD nga Sali Berisha.Insistimi per ta mbajtur kryetar mbi humbjet me manipulime e konfirmojne pa asnje dyshim qenien e Bashes dhe Berisbes si dy agjente ne sherbim te Rusve.
    Shqiptaret kane ne dore vetem qe mos i votojne keta tradhetare te atdheut te tyre.Por gjithsesi qenia e tyre dhe ne opozite eshte nje dem i madh per Shqiperine.Ne dore e ka vetem SHBA ti zhduke keta armiq te Shqiperise.

  6. Gimi says:

    E mso Grigja kte Lulzimen. Spia ruse.

  7. C' rendesi ka! says:

    Pas lobimit qentron Ai dhe vetem Ai…Sale Rame Berisha.Lere lulushin te qete o Merooo,jo se eshte pro shqiperise,por se lulushi ndejk ato cfare i thote berish-serbi.
    Si lajm,nuk ka ndonje te re…e di e tere shqiperia se sala eshte njeriu i serbit,serbet te rusve e vazhdon.
    Rama po fle apo eshte duke pire vere me sandrin( tjeter proserb ky), shokun tone te majte?!
    Te na rroje dhe amerika qe beri kete investigim…i qofshim fale,sidomos qe na beri me demokraci dhe na vuri kryebari njeriun e rusise…( sic thone vete( tani) amerikanet).
    Bire Selman i Nenes,
    ke te qaj me pare?!

  8. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Basha e ha nqs dalin fatura ku ai ka paguar direkt ruset ne shumen e 500 mije dollareve. Deri tani nuk ka asgje qe ta implikoje drejtpersedrejti ne transaksione me kete kompani. Pra deri me tani nga sa ka dale kuptohet qe dikush ka shfrytezuar PD dhe fushaten zgjedhore per te perdorur kete 500 mijeshen, por kjo nuk verteton qe Basha apo PD eshte i implikuar. Basha mund ta mohoje dhe do ta mohoje deri ne momentin qe dikush do ti vere perpara fakte dhe prova te pakundershtueshme, deri ath kjo do ngelet ne nivelin e konsumit politik ku ngrihet shume tym dhe nuk zgjidhet asgje.

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Basha e ha nqs dalin fatura ku ai ka paguar direkt ruset ne shumen e 500 mije dollareve. Deri tani nuk ka asgje qe ta implikoje drejtpersedrejti ne transaksione me kete kompani. Pra deri me tani nga sa ka dale kuptohet qe dikush ka shfrytezuar PD dhe fushaten zgjedhore per te perdorur kete 500 mijeshen, por kjo nuk verteton qe Basha apo PD eshte i implikuar. Basha mund ta mohoje dhe do ta mohoje deri ne momentin qe dikush do ti vere perpara fakte dhe prova te pakundershtueshme, deri ath kjo do ngelet ne nivelin e konsumit politik ku ngrihet shume tym dhe nuk zgjidhet asgje. ..

  10. neutrino says:

    Përsa kohë që Lulushi të ketë pashaportë amerikane nuk e prek njeri. Asnjëherë nuk ka për tu zbuluar kush dhe përse ja dhanë këtij alieni këtë pashaportë

  11. mirel says:

    Po se mos harron ate matrioshken tjeter Bexhet Pacollin. Me fonde nga Rusia do bleje parkun kombetar te Divjakes.
    Nuk eshte Luli qe e shet.
    E shet Ramuti.
    Ka bere pazar si puna e detit dhe e armeve kimike.
    Ruset ne mes, pa nje pa dy. Shashkat me Bashen tregojani Ramutit para se ti jepte 14milione euro.

  12. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
    mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

  13. luli trimi says:

    Po jo o mero e ke gabim Luli doli ne ekran ne krah te ambasadorit Rus gjate cadres dhe tha qe i kerkova pavaresine e kosoves… Kshu qe mundesia per te bere budallane e ka djegur, por edhe per te bere “lolon” eshte pak vone. I ka ngelur vetem te bej loqen them une o metro.

  14. Ashabilul says:

    Me faktet e reja qe dalin qertesohet perdite e me shume se perse Luli kerkonte votim elektronik. Ruset si duket e garantonin per hakerimin e rezultatit zgjedhor. Kur ata arriten te nderhynin ne sistemin amerikan,nuk e kishin problem deformimin ne Shqiperi.Askush nuk mund ta mohoje se Rusia ka interesa gjeopolitike ne vendin tone.Natyrisht i duhet te bashkepunoje me faktorin lokal. Jo faktor sidokudo por me peshe. Pak kush e njeh karrieren e Bashes jashte vendit, por nuk eshte ai i vetmi qe mund te bashkepunoje me dashakeqesit e shqiptareve. Nga historiku i tij per aq sa njohim per keto vite karakteri i tij eshte dukshem i dobet dhe i korruptueshem. Nese do te pranohej votimi elektronik me rrjet te lidhur ne internet,me siguri hakerat rus nuk do ta kishin problem nderhyrjen.Besoj se po te germohet mire do te dalin lidhje te tjera te Lulit me ruset direkt ose nepermjet grekeve.

    1. Marin says:

      Rusia nuk i ka bo dem shqiprise asnjehere perkundrazi e ka mbrojtur nga Tito qe desh ta bente republiken e shtate

  15. LORA says:

    Nga tere kurvlliqet qe u lujten me fatet e shqiptareve ,per 90-dite,ne cadren e turpit dhe krimit pa limit,nga qelbi dy-dekadash,i integrum ,,,,vetem njeri mbeti pa ndeshkimin e shqiptareve ne shumice;dalja nepermjet cadres e krye-lesh-e-listit me mandat presidencial.Kam shprese se shqiptaret do t’a zgjidhin edhe kete hall,ne momentin e duhur.
    Sa per parate qe financuan resmen e lul-kusaro-kriminelit me Presidentin Amerikan,,,,ato jane dhe se luan topi qe jane para shqiptaresh;te Gerdecit;te rruges se kombit,te,,,,,

    1. mirel says:

      Si keshtu ? Tere ato kurvlliqe vetem me nje lojtar? Meta President, Basha me miliona dhe Rama kryeminister. Pazar i kopsitur mire.

  16. lushi says:

    NEQOFTE SE LLALLAVE U A PREU VIZAT AMERIKA , KETIJ LOLOSE DUHET TI VERE DAMKEN – R R E Z I K N D E R K O M E T A R………
    neutrino. JAM DAKORT QE AI KA PASAPORTE AMERIKANE , POR AJO PASAPORTA KA CA DATA SKADIMI , NUK MUND TE RINOVOHET PO ISHE NON GRATA.
    AHAAA , KESAJ HERE E LYPI VETE , HURIN ME GDHENCKA , SKA PD QE E SHPETON……..
    ARTA MARKU , MOS PRANO RAPORT MJEKESOR NGA MAMIA PER KETE BUKUROSH…..

    1. mirel says:

      Po po aty mbahu. Llalla nuk ka nevoje per vize se shteti ja siguroi paprekshmerine para ligjit.
      15 vjet pushime, i ka aq leke sa te rrohe per qef. Ja fut nje zanati si avokat privat miku, she hajt shendet. Ose mjafton te marre nga qerate e pronave qe ka grabitur.
      Fix drejtesia e duhur per Shqiperine.

  17. Lulke te pret sapuni says:

    O lylushke republike e re me kurva te vjetra
    Po ku ta fus une e ku me pjerdh ti o lyl me tere keto bythqirlleqe qe te ka mesuar salih karakurva serbe
    Po tani qe e ke te tere brenda nga thua se do te dale fenda Hajde lyl se te pret sapuni dhe sdo kesh dhimbje se salihi do qihet edhe per ty

  18. nexhat says:

    Sipas komenteve ju bashk me Ramen jeni xheloze ndaj Bashes keni frike se po ua mer Serbet e Ruset. Per 40 vjet askush nuk kishte shku ne Beograd sa erdhi I biri I Kristaq Rames shkoi dhe cpermallohet me miqte e babait. Bisedone me serbet mbrapa shpines se Ksoves duke anashkaluare Kosoven. Bisedon me Vucicin pa dijeni te Kosoves. Pse nuk pyetni ku I mori Rama 80 mije dollare per nje fotografi. Ju e pate vete qe reagoi gazetarja se ka qene e paguare nga Rama se gazetaret Amerikane nuk reagojne dhe sidomos per Shiperine qe shumica e Amerikaneve nuk e dine ku ehste Shiperia. Te tera ata qe ka akuzuare keta te PS kane da le bllofe shihni ato te PD se duke filluare nga aeroplanet e droges dhe gjithe tjerat kane dale 70% te sakta. Po neqoftese Lli ose pa mare parasyshe kush eshte te shkoje ne burge me gjithe miljoneret e socialiste. se para 25 vjetesh brek ne byth nuk kishit e tash per nje kohe te shkurt eshte mbush Shiperia me miljoner qe nuk I gjene ne perendim qe me dekada shqipetaret punojne me gjithe familje dhe nuk mund te behen miljoner.

  19. Petrit says:

    Po kur te komenton dhe te investigon bythëlepiresi Mero Baze hapu dhe e te futemi brenda te gjithe.
    Po sa i shpifur je bere mor i shkrete
    A ke ndopak moral e cipe ne fytyre
    Mbaje pak veten mor burre se je ba per turp.
    Mos shkruaj ma budallalleqe mor burre se u plake e ngele gjithe jeten i trashe e bythëlepires.

  20. shoku says:

    Ore ky ” YLL NE NGJITJE” o Arvizu eshte per Ameriken apo per Rusine?
    L( esh e li) si u be kjo pune, degjove Basha.
    Kam mendimin se me perpara bytha e Bashes i perkiste amerikes, tani i perket Rusise.
    Bjeri, Basha bjeri, por kujdes se mund te biesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje