14 Marsi, ose nën flamujt e melankolisë

14 Mars 2018, 20:04Editorial TEMA
14 Marsi, ose nën flamujt e melankolisë

Ilir Yzeiri

Nga Ilir Yzeiri

Sot, jo për arsye të festës, por ashtu siç bëj përditë, dola nga shtëpia dhe po përshkoja rrugën që bëj gjithmonë. Po kapërceja « Rrugën e Elbasanit » për të dalë pas Piramidës e pastaj në Bulevardin e Madh kur u ndesha me grumbujt e mëdhenj të njerëzve që po derdheshin nga të gjitha anët për në Bulevardin e Madh. Aty e kuptova një mend se ishte festë. Duke parë ata qindra e qindra njerëz, që, duke iu afruar Bulevardit bëheshin mijëra, mendja ku nuk më shkonte. Shihja njerëz normalë, familje të drojtura, nga ato që jetojnë pa u vënë re. Janë familjet tona të periferisë që nuk i përmend askush, me të cilat nuk merret asnjeri. I kujtojmë vetëm kur duam të shpallim egoizmin tonë dhe kur duam të diferencohemi prej tyre, sepse ata na duken si barrë e rëndë nga që jetojnë në periferi dhe disa herë janë problem se vijnë e shesin në vende të ndaluara apo se kanë ndërtuar në zona që nuk duhet të ngrinin një shtëpi. I shoh gjithë ato fytyra dhe më duket vetja sikur jam në një shtet tjetër, sepse njerëzit që janë derdhur sot në rrugët e Tiranës janë ata që i afrohen sheshit apo Bulevardit si me droje, si me turp dhe u tregojnë  fëmijëve një botë tjetër me rrugë të gjëra dhe me pallate të mëdha, me hapësira të gjera e me dritë.

Befas, gati nuk u besoj syve, po para meje është një burrë i imët, nga ata që ne i quajmë me fjalën fyese dhe ofensive « jevgj », ata që ne shqiptarët racistë, në disa raste, nuk i pranojmë si të barabartë me ne. Në shumicën e rasteve ata bëjnë punët më të vështira dhe më të papranueshme për sqimatarët. Ata zgjohen në mëngjes herët dhe nisin të mbledhin mbeturinat që hedhim ne. Puna e tyra janë kazanët e plehrave. Dhe burri që kam përpara është njëri prej tyre.

Unë e njoh se ai kalon në rrugën e shtëpisë sime, gjithmonë me shpejtësi dhe pa folur. Dikur vinte në rrugën e lagjes sime edhe me një motoçikletë të vogël,  të përshtatur edhe me një karroceri po ashtu të vogël dhe mbi të rrinte ai, bashkëshortja e tij dhe fëmijët, por gjithmonë e ndiqnin dy qen. Tani ka kohë që vjen vetëm me dy qentë. Gjithmonë kam menduar se ku e gjen ky njeri dhembshurinë që punon gjithë ditën dhe mbledh e përzgjedh plehrat që hedhim ne, pastaj në darkë vonë i shet dhe me paratë që fiton ushqen familjen e tij, por çdo ditë ushqen edhe dy qen.

Ndërsa sot, unë gati nuk u besoj syve. Ai ka veshur një xhaketë të bukur, të errët me kopsa metalike, një këmishë blu, me pantallona ngjyrë gri dhe për dore mban djalin e tij të veshur bukur e pastër. Por habia ime nuk mbaron këtu. Ai mban edhe një zinxhir në dorë dhe në fund të atij zinxhiri është një qen i bukur race. Pra, ai, si një zotni i vërtetë, sot ka dalë të festojë me djalin dhe me qenin e racës, modern dhe të bukur. Unë nuk e di ku banon ai. Natyrisht nuk banon në pallatet luksoze nga zbresin përditë budallaçkat e Tiranës me qenin që ua ka blerë i dashuri, babai hajdut apo mamaja kriminele. Ai banon në periferi dhe në ndonjë vend të sajuar si banesë dhe ndryshe nga ne të gjithë, ai është më afër natyrës dhe gjallesave të pambrojtura. Ai, duke mbledhur plehrat që hedhim ne, ushqen familjen e tij dhe qentë që ne jemi gati t’i vrasim.

Ashtu si ai, ata që kanë populluar sot Tiranën janë njerëzit që jetojnë pavarësisht nga ne. Ata janë njerëzit që nuk kanë atdhe, që nuk kanë qeveri që t’i mbrojë apo të kujdeset për ta. Ata janë njerëz të provincës dhe të periferisë. Për ta shteti është vetëm polici që vjen e të thotë se shtëpia jote do të prishet se këtej do të kalojë autostrada që zbukuron Tiranën. Tani që ka ardhur demokracia dhe ka rënë diktatura, ata e dinë se shtet nuk ka më, po ka frikë vetëm frikë nga shteti. Ata dëgjojnë se si zihen e grihen në tv ata që duhet të qeverisin këtë vend dhe mendojnë se vendi është në luftë dhe shpresa e tyre për të jetuar janë punët më të rëndomta, madje jo punët, por mundimet. Shpresa e tyre janë fëmijët apo të afërmit që punojnë jashtë dhe ndonjë punë e gjetur duke paguar para të thatë në dorë. Mirëpo sot ata janë derdhur të gjithë në Bulevardin e Madh dhe janë aq shumë sa të mbushen sytë me lot nga mallëngjimi. Ky është ai popull që duron gjithë poshtërsitë e të gjitha qeverieve që kanë kaluar në këtë vend. Ky është ai popull që duron dhe vetëm duron, që ka humbur besimin të shteti i vet dhe që jeton në atdheun e tij si refugjat dhe njëherë ose dy herë në vit derdhet rrugëve të Tiranës dhe në Bulevardin e Madh dhe i gëzon fëmijët e drojtur të periferisë me bukuritë që ka hapësira e madhe në qendër të Tiranës.

Ndaj shqiptarët festojnë në mënyrë të çuditshem dy festa, 14 marsin dhe 1 Majin, sepse këto dy festa nuk kanë shenjueshmëri të posaçme, ato janë thjesht manifestime të gëzueshme. 14 marsi është një thirrje e brendshme për të gëzuar edhe 1 maji është një festë që shqiptarët e periferisë e përdorin që të sfidojnë veten e tyre dhe shtetin e tyre. Për ta, narrativa e festave nuk ka asnjë rëndësi, nuk është për ta një përkujtim i asaj që shenjonte në fillim, është thjesht një ritual gëzimi, është një mundësi për të mos kujtuar asgjë, po thjesht për vizituar pjesën tjetër tw atdheut të tyre, qendrën e Tiranës dhe Bulevardin e Madh.

Ata dalin dy herë në vit nga mizerja e periferisë dhe derdhen në qendër të Tiranës për të na thënë ne të gjithëve se ky vend përfundimisht është i ndarë në dysh. Ai ka mbledhur pasunarët e këtij vendi në qendër dhe aty të gjitha qeveritë derdhin para dhe vetëm para që ta bëjnë kryeqytetin një vend të shëmtuar me një parajsë për egoizmin e tyre dhe një ferr për shqiptarët e periferisë. Ndaj edhe sot, duke parë atë burrin e imët që shetiste me djalin dhe me qenin si një zotni, duke parë ato mijëra fytyra të pastra fëmijësh të shoqëruar nga nënat e periferisë të bardha në fytyrë dhe drojtura, më erdhën në mend dy krijime të Migjenit, « Ekstazë pranverore » dhe « Nën flamujt e melankolisë ». Ekstazën nuk e pashë askund, pashë shumë melankoli dhe m’u kujtua rruga në kthim drejt periferisë e këtyre njerëzve që sot dhe vetëm për një ditë u ndien njerëz normalë dhe jo shqiptarë të periferisë.

18 komente në “14 Marsi, ose nën flamujt e melankolisë”

  1. Adi says:

    Ilir!
    Të drejtohem kështu, sepse njihemi , pak,!
    Kam ndjerë të njëjtin emocion dhe sensasion në mëngjes.
    Po ta kisha shkruar para teje, do të thoje që ,kemi folur bashkë sot paradite.
    Kjo është Tirana jonë,Shqipëria jonë.
    Këta jemi ne! ?

  2. Tepelena says:

    Shqiptaret e periferise – aty eshte realiteti dhe gjendja e vertet e Shqiperise.
    Meriton vlersim per ndjeshmerine dhe ngritjen e zërit ndaj gjendjes ne te cilen ndodhet Shqiperia.

  3. Lumi A says:

    E ke qare. Te lexoj me shum kenaqesi. Te piste pena.

  4. agim says:

    Arikulli m kot me i pa vlere qe kam lexuar ne jeten time,me vjen keq per gazeten qe ka zene vende kjo shkarravine.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Njeri I ceket qe je. Ta provosh njehere ndjenjen e emigrantit, te perbuzurit, te clases se dyte dhe ta shohesh “shkarravinen”.
      REAL LIFE STORY !!!

    2. Kapedani says:

      Agim qe ke perenduar ,artikulli eshte shkruajtur shume bukur,eshte thjesht nje pasqyrim i realitetit shqipetar.Per “shkarravina ” te tilla kemi me shume nevoje.Zotrote duhet te kesh ndonje mllef me autorin qe shan artikullin.Une kam nje vrejtje kur thote qe per te pasur nje qen duhet medoemos te kesh nje te dashur ose prinderit hajdute dhe kriminele.Ka plot njerez te ndershem qe i kane qejf qent.

    3. kashi says:

      agim duhet te kete vend edhe per keto artikuj sepse jeta nuk eshte vetem politik

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Qe behen ndertime e zbukurime me shume ne qender te qytetit ose Kryeqytetit sesa ne periferi nuk eshte per t’u qortuar…
    Une nuk arrij ta kuptoj frazen …”aty te gjitha Qeverite derdhin para dhe vetem para qe ta bejne kryeqytetin nje vend te shemtuar me nje parajse per egoizmin e tyre dhe nje ferr per shqiptaret e periferise.”…
    Une di gjithashtu qe kryetari i Bashkise,Erion Veliaj ka bere shume pune por edhe projekte per rregullimin dhe fuqizimin e periferise…
    Biles,jo shume kohe me pare,ai i quajti “Lagje e Tiranes”…
    Ne shqiptaret,Ilir,nuk jemi raciste,une shpesh perifrazoj nje poezi qe e kam lexuar qe ne rini (fatkeqesisht nuk ia kujtoj emrin autorit)
    ku zezaku shprehet “Edhe une si ju,/ gjakun e kam te kuq, / zemren e kam te bardhe.”…
    Mos na e prish dhe nje Dite Feste me shkrime sterre,i dashur Ilir…

  6. we people says:

    Zoti Yzeiri

    Eshte shkrimi me i dobet qe kam lexuar nga ju.
    .
    Te konsideroj si gazetarin shqipfoles me te guximshem qe ke botuar ne pranveren e 2011 nje artikull duke quajtuar Kinezerira etiketimin qe i beri antiambasdorit Arvizu dy krimineleve njerin burre shteti dhe tjetri lesh ne ngjitje..dhe kjo nuk ndodh as ne kolonite me te pjerdhura te botes.
    .
    Kurse sot je treguar “frikacak”
    .
    Edhe Enveri apo Migjeni po te ngriheshin nga varri nuk do kishte shkruar me me pasjon melankoline kriminale te periferise qe jane 85-90 e shqiptareve..
    .
    E kam fjalen te sistemi demon-kratik qe eshte fajtori kryesor..
    .
    Me sakte..nese Enver Hoxhes do ti haja dhe kockat pse nuk beri nje shtet si AMERIKA…POR ne te kunderten do ti beja nje lapidar diamanti ne krahesim me kete sistemonster te Nanoberishbashametamajkorucirama dhe me keto ambasadora qe jane bere si morra..
    .
    Me faj jeni dhe ju gazetaret qe per dite te tilla 2-3 here ne vit “ngrini dyfeqet” dhe qullosni ndonje artikull si ky i sotmi me “esmere”

    ***
    jam lemerisur kur kam lexuar se sa rroge marrin koleget e tuaj dhe nese jane te vereteta keto shifra……i kerkoj ndjese Enver Hoxhes qe e kemi ofenduar per tre dekada..
    .
    RROGAT E PABESUESHME TE KOLEGEVE -SHEIKE TE YZEIRIT

    .
    Elita e gazetarise shqiptare mbetet raca më mekatare & kriminale dhe ndryshe nga komuniteti hallexhi i qindra mijerave gazetareve te ndershem, kjo elite vazhdon te marre me qafe vend, ..dhe yzeirit tone i kane plasur syte…

    1-Blendi Fevziu, rroga mujore 37 mije euro, ka ne pronesi 11 apartamente, 3 Vila, aksioner ne qendren tregetare “Toptani”, agjenci turistike ne emer te gruas se tij, 3 automjetet te shtrenjta dhe 7.4 milione euro cash te shperndara ne 5 banka brenda e jashte vendit.

    2-Arjan Cani, rroga mujore 18 mije euro, ka ne pronesi 3 apartamente, 2 vila, klinike dentare ne emer te bashkeshortes, 3 automjete luksoze dhe 480 mije euro cash te depozituara ne disa banka.

    3-Armand Shkullaku, rroga mujore 11 mije euro, ka ne pronesi 3 apartamente, 2 Vila, 2 automjete, 300 mije euro cash ne llogari bankare.

    4-Andi Bushati, rroga mujore 5 mije euro, ka ne pronesi 2 apartamente, nje vile, dy apartamente dhe 300 mije euro depozita bankare. VIJON

    1. @people says:

      Cdo qindarke qe shtohet ne xhepin e dikujt, eshte e sigurt qe ka dale nga xhepi i dikujt tjeter. Ky eshte nje nga rregullat baze te ekonomise. Tek ne, pasurite e grumbulluara ne disa duar jane pasoje e vjedhjes dhe mashtrimit popullor. Ne jemi nje popull qe na pelqen vjedhja dhe mashtrimi shume here me teper se mesatarja europiane.

    2. undefined says:

      E mor Yzeir – flet kur te thone qe flit se keshtu don partia.

  7. Une says:

    agim….nderroje emrin, vere ate qe te shkon me shume ,” katran”,ky po qe te tregon se kush je.

  8. Shemia says:

    Ne pallatin qe banoja une gjate monizmit ishte nje grua evgjite qe jetonte ne apartament me te shoqin sakat, me ato gjera qe i mblidhte nga kazanet e plehrave. Po ashtu i vellai i nje kurveleshasi inje ksti me siper qe kushedi se ku banonte,jetonte ne te njejten menyre dhe bente rreth 300 leke ne dite, sich me thane. Kjo kategori njerezish nukperben problem shoqeror, por rast pak me ndryshe se ai i lypsave.

  9. Edron says:

    Eshte nje shkrim i sajuar, nje hartim nxenesish pa vlera,pa pike realiteti.Pse duhet te rreje autori?

  10. Zoga says:

    Keq me festu, keq mos mefestu.Paske ngrof gomarin,paske ftof gomarin.S’ na the gje.Paske mbaruar krejt

  11. @people says:

    Cdo qindarke qe shtohet ne xhepin e dikujt, eshte e sigurt qe ka dale nga xhepi i dikujt tjeter. Ky eshte nje nga rregullat baze te ekonomise. Tek ne, pasurite e grumbulluara ne disa duar jane pasoje e vjedhjes dhe mashtrimit popullor. Ne jemi nje popull qe na pelqen vjedhja dhe mashtrimi shume here me teper se mesatarja europiane..

  12. fatos says:

    Shkrim shume I bukur ,,,,dhe realist…Bravo gazetarit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje