Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka zgjedhur mënyrën më vetëvrasëse për t’u mbrojtur, duke u përpjekur të thotë, që “ato që kam bërë unë, i ka bërë edhe kundërshtari im”.
Për këtë ka mobilizuar shtypin dhe figurinat në parti, që si kundër-argument për atë që i ka ndodhur, me mënyrën si ka paguar lobistin e tij në Uashington, të heqin paralele me Edi Ramën.
Kështu, një pjesë e shtypit dhe politikanëve që mbrojnë Bashën, si argument që Basha është i pafajshëm se ka paguar për foton me Trump, kanë nxjerrë faktin se edhe Edi Rama ka paguar për një foto me Obamën kur ishte në opozitë.
Që foto të tilla paguhen, kjo është legale, por Lulzim Basha nuk është nën akuzë pse ka bërë foto me Trumpin dhe as pse ka paguar për të bërë foto me Trumpin, por është nën akuzë, se ka shkelur ligjin duke mos deklaruar paratë për lobistin që i ka rregulluar foton me pagesë me Trumpin, dhe që është e paqartë rruga nga ku kanë kaluar paratë prej llogarisë së PD në Uashington.
Pra, askush nuk ka ngritur ndonë akuzë pse ka dalë në foto me Trumpin. Foto e tij me Trumpin, apo e Ramës me Obamën, kur ishte në opozitë, natyrisht janë përpjekje për të bërë politikë me foto presidentësh kundrejt pagesës, dhe kjo varet se sa funksionon në opinionin tonë publik.
Por akuza nuk është pse bëhen foto, por si janë paguar fotot. Përpjekja për të deformuar akuzën, sikur është fajtor pse ka bërë foto me Trumpin, është qesharake, dhe vetëm sa tregon se ai nuk ka asnjë argument për të shpjeguar si e ka paguar foton me Trumpin, dhe mbi të gjitha pse aq shtrenjtë. Janë 675 mijë dollarë vetëm për një foto, se gjë tjetër nuk arriti të bënte nga kontrata.
Pra, vetë Lulzim Basha po përpiqet që dhe argumentin pse kanë paguar dy biznesmenë rusë, ta barazvlerësojë me faktin që Edi Rama ka pritur në zyrë biznesmenë rus si kryeministër, apo që disa biznesmenë turq kanë investime dhe në Turqi, dhe në Rusi, dhe në Shqipëri.
Kjo është dhe më qesharake se e para. Askush nuk e ka shpallur Rusinë vend armik, por natyrisht Shqipëria ka politikë të orientuar nga SHBA. Akuza për para të financuara nga Rusia janë të rënda në SHBA, pasi paratë ruse kanë shkuar tek një lobist i afërt me administratën amerikane dhe SHBA është duke hetuar çdo ndërhyrje ruse në përdorimin e politikës së SHBA, për llogari të tyre. Nëntitulli i madh i “Mother Jones” shprehte pikërisht shqetësimin se si politika ruse po përdor Uashingtonin për të rritur influencën në Ballkan. Pra, problemi tek paratë e shkuara nga dy biznesmenë rus tek një lobist amerikan, për llogari të PD, ka të bëjë me faktin se rusët në këtë rast shfaqen ndërmjetës mes administratës amerikane dhe një politikani ballkanas, dhe kjo për SHBA është shqetësuese.
Këtu nuk bëhet fjalë se nuk duhen shitur qershi shqiptare në Rusi, apo nuk duhet blerë vodkë nga Rusia, por bëhet fjalë për financime okulte të Rusisë për të kapur politikën amerikane në raport me Ballkanin.
Nga kjo akuzë nuk mund të mbrohesh duke treguar hyrje- daljet e qytetarëve rusë në Shqipëri, apo në zyrën e kryeministrit. Kjo vetëm sa tregon po ashtu, se nuk di ç’të thuash për paratë që janë paguar për llogari të PD-së nga dy rusë.
Përpjekja e tij për të kaluar lumin, duke ju ngjitur në shpinë Ramës, nuk e shpëton doemos nga mbytja. Përkundrazi, tregon se ai ka lënë veten në mëshirë të Ramës, edhe pse s’ka mbush vitin që është djegur prej tij.
Eshte tragjiko komedike (tipike ballkanase) qe kur te kapin me presh ne duar thone: Epo edhe roja po flinte keshtu qe une do vidhja si I pafajshem si gjithe te tjeret.. Haxhinasto, Llapushi etj etj te gjithe kete do thone..
PER TE GJITHA MERO KA TE DREJTE . ESHTE NJE TURP I MADH , PER GAZETARET TE CILET SI TE SHITUR TEK PD , I DALIN NE MBROJTJE BASHES ,ME ARGUMENTE PREJ IDIOTESH . DUA ME CDO KUSHT TE VENDOSIN PARALELE ME RAMEN , PAVARSISHT QE RASTI NUK ESHTE ASPAK ANALOG .
KETL ANALISTE NUK BEJNE GJE TJETER VETEM E ULIN INTELIGJENCEN E TYRE PER HIR TE BASHES ,
BASHA E BERI VETEM TE SABOTOJE REFORMEN NE DREJTESI .
Lulushja e PD-ja jane ne grrahmat e fundit , ata nuk dine ke te ” qajne” me pare: Llallen,Rovenen, Griden, Salianjin,Vettingun deputetin “king” K. Balliu me shoke apo Monen e LSI-se ,qe u prin duke hequr cizmet. 21 Janari dhe Gerdeci, krimet dhe vjedhhet, tradhetia kombetare dhe imoraliteti parlamentar i tyre ua ka zhvendosur trurin dhe fluturojne si Tritani ne Lushnje nga nje dege ne tjetren derisa te thyejne turinjte. Z. Meri eshte koha me e bukur per tu argetuar me coroditjen e tyre. Cdo dite nga nje ” xhevahir” del nga selite e tyre (pd&lsi)
e sakt mero nuk i het asnje presje
O Mero!
Nuk i vjen e keqja Shqiperise nga kali i ngordhur i PD-se. Basha, qekurse u zgjodh, nuk ishte tjeter vecse manekin i Berishes, qe ka sherbyer edhe si rrufeprites per te devijuar shkarkimin e zemerimit popullor nga mafia e vertete. Kupola aktuale jane Berisha, Rama, Meta. Te gjithe te tjeret jane lojtare rezerve. Ta kam thene edhe me pare, por ti vazhdon lojen e mafies. Perqendrohu tek kuajt e gjalle qe terheqin akoma karrocen e krimit dhe te korrupsionit.
KETA QE THUA TI MOR MERO ME EMRIN GAZETARE SJAN ASGJE TJETER VEÇSE NJERZ TE PAGUAR QE MBAJN VENDIN E PUNES JAN CA PLERA QE TE VJEN NEVERI KUR I SHIKON NJERZ PA KARAKTER SERVILA QE QIHEN NE BYTHE PER PESE LEKE JAN NJERZ QE PER PARA SHESIN EDHE FAMILJEN SE KAN PER GJE QE TI VEME KAPAKUN LERI QE TE HANE MUTE SE SI PJERDH NJERI
Nën mëshirë të Edi Ramës,shpërdoruesit të pushtetit dhe dhunuesit te ligjeve.Hajdutet e tokave te bregdetit,kthyen tokat ranishte
(toka shtetrore)ne toka bujqesore,per ti vjedhur.Ndersa Edi Rama,”me Vendim të Këshillit të Ministrave miratoi shpronësimin për
interes publik te truallit prej 5000 m2 dhe kalimit të tij në favor të Kishës. Pronarët, mes tyre dhe ish-Zonja e Parë, Odeta Nishani, u dëmshpërblyen në vlerën e 70 milionë e 960 mijë lekëve”.Ja mori nje privati per t’ja dhuruar nje institucioni privat!Mbrenda ne
Elbasan,shiten 5000 m2 80 milion Leke!!!E njejta gje si me Kishen greke ne Sarande,qe u ndertua mbi pronenen e nje Gjinokastriti.
Dikur shperdoronte pushtetin Berisha,sot edhe me keqe e shperdoron Rama.E njejta gje si vjedhja e bregdetit nga socialistet e Kavajes.
“Kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën e pronësisë Kishës Katolike të Shën Piut X në Elbasan, duke i dhënë kështu fund një problemi shumëvjeçar mbi pronësinë e tokës në të cilën ajo është ndërtuar.”…… nga sot kisha do disponojë pronën e saj të regjistruar dhe të patundur dhe të patundshme më,” u shpreh Kryeministri”.Pronësia e Kishës Katolike të Shën Piut X në Elbasan u kthye në temë debati pasi gjykatat shqiptare të të gjitha shkallëve, i njohën pronësinë e truallit familjarëve të Odeta Nishanit, gruas së ish-Presidentit Nishani.
Kisha rrezikonte shembjen dhe kjo solli reagimin e përbashkët të besimtarëve dhe të gjitha komuniteteve fetare në vend, gjë që u shmang nëntorin e kaluar, kur me Vendim të Këshillit të Ministrave u miratua shpronësimi për interes publik i truallit prej 5000 m2 dhe kalimit të tij në favor të Kishës. Pronarët, mes tyre dhe ish-Zonja e Parë, Odeta Nishani, u dëmshpërblyen në vlerën e 70 milionë e 960 mijë lekëve”.