Nga Mero Baze
Për të kuptuar çfarë i ka bërë “Gërdeci” PD-së, dhjetë vjetë më parë dhe ç’po bën PD me njerëzit e “Gërdecit” sot, po ju vizatoj 15 marsin e dhjetë viteve më parë dhe këtë të sotmin.
Kur Delijorgji u shfaq në sheshin qëndror të Vorës, pak pas mesditës së 15 marsit, disa orë pas shpërthimit, me një fytyrë të shpartalluar dhe një e qeshur e vjetër si fosil në fytyrë, që dukej i kish ngrirë nga tmerri, isha shumë kurjoz se çfarë do bënte.
Berisha kishte folur ndërkohë dhe gjëja e parë që kishte raportuar ishin tre të vdekurit e parë, mes të cilëve dhe baxhanaku i tij, të cilit ai ja ndërroi emrin nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha kur e lexoi. Ai ishte dëshmitari më i frikshëm i korrupsionit në atë histori. Dhe ishte i frikshëm se kishte vdekur. Po të ishte gjallë nuk do merrej vesh.
Delijorgji filloi të merrte zemër dhe po jepte një intervistë për “Klan”-in nga studjoja lëvizëse në Vorë. Sapo mbaroi intervistën, dy policë ju afruan dhe i kërkuan të dinin kush ishte. Pastaj i hodhën prangat.
Fatmir Mediu u shfaq në Tv ashtu i pamposhtur në lehtësinë e papërballueshme të tij, dhe një lumë fjalësh që nuk kishin asnjë kuptim, la të kuptohej se një kompani amerikane po bënte diçka për ushtrinë tonë dhe i ndodhi një aksident. Madje nuk e vrau mendjen fare, po i “ngatërroi” dhe emrin kompanisë dhe e identifikoi me një kompni që po bënte zbërthimin e lëndëve helmuese në kuadrin e një projekit amerikan që nuk kishin punë fare aty.
Kur filluam të depërtojmë në fushën e minuar mbushur me viktima, ishte një tmerr. Heronjtë e asaj dite ishin mjekët dhe ushtarakët që nxirrnin kufoma. Ulërima ngjethëse e nënës së Edison Durdës ishte sfondi më i kobshëm i atij filmi makabër të prodhuar nga lakmia për para në emër të pushtetit.
Ishte diçka që kisha disa muaj që po ndiqja si gazetar dhe befas shpertheu para syve të mi, duke djegur çdo etapë.
Në fillim të vitit 2008, në një shkëmbim e-mailesh, Chris Chivers, Shef i zyrës së i “New York Times” në Moskë, më kërkonte të dinte se çfarë po ndodhte me paketimin e muncioneve në afërsi të Riansit, dhe sa i përfshirë ishte djali kryeministrit. Unë që nuk e dija historinë e ripaketimit në atë kohë, përveç atyre çfarë thoshte Kosta Trebicka lart e poshtë, mendova se e kishte fjalën për këtë që po bëhej në Gërdec dhe i përktheva dy ditë gjithë vendimet e qeverisë dhe ja shpjegova në email.
Isha lodhur kot.
-Kjo qenka interesante, por po të pyes për diçka tjetër, për ripaketim fishekësh dhe dërgim në Afganistan.
Biznesmeni amerikan i kishte thënë se djali i kryeministrit u sillej nëpër këmbë dhe po u impononte çmime dhe njerëz për punë.
Atëhere arrita ti bashkoj të dy histotritë që nisnin me historinë e një gazetari amerikan që kishte ardhur ndërkohë në Tiranë dhe Fatmir Mediu i kishte sekuestruar kasetën me letrat se si njerëzit e Delijorgjit me ndihmën e Shkëlzenit dhe Fariut, po bënin “një punë” në Gërdec, historinë se si Shkëlzeni kishte lobuar një vit më parë që kontrata të bëhej me vendim qeverie, si Ilir Rusmali e kishte penguar dhe kishte sugjeruar ta bënte Ministria e Mbrojtjes, si i qe bashkuar dhe Ritvan Bodja, si shante lart e poshtë Rusmalin Shkëlzeni që “s’po i mbaronte një punë në Vorë”, etj.
Pra ishin dy histori që i bashkonte i njëjti grup, Grupi i Shkëlzenit. Në një anë ishte biznesi i Delijorgjit, i cili për ta ndërtuar kishte bërë ortak vajzën e Fariut dhe për ta demontuar kishte njerëzit e Shkëlzenit, burrin e tezes së tij (Baxhanaku i Berishës) kushërinjtë e Rrahmanit etj.
I njëjti grup ndërkohë kishte filluar të spostonte nga biznesi i paketimit të fishekëve për Afganistan Kosta Trebickën dhe po përpiqeshin ta bënin ata atë punë. Ndoshta ngaqë nuk donin njeri nëpër këmbë.
Ishte aq e vështirë t’i ndaje këto dy gjëra në opinion.
Dhjetë ditë më vonë “New York Times” botoi historinë tronditëse, nënshkruar nga 7 gazetarë mes të cilëve dhe Chivers, që tregonte historinë e korrupsionit me ripaketimin e fishekëve kinezë duke i shtuar si hyrje dhe shperthimin tronditës në Gërdec. Sali Berisha ja ktheu përgjigjen në çast, duke e quajtur “letër higjenike”
…
Dhjetë vjet më pas mungojnë nga kjo skenë vetëm ata që vdiqën atë ditë. Sali Berisha vazhdon të jetë në parlament, dhe nuk lë nënë, motër, të afërm, e farefis të çdo kundërshtari pa marrë nëpër gojë për ti shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia dhe për ti bërë pis të gjithë, meqë ai ka zhytur duart në gjak.
Shkëlzenin e pashë të qetë me një “Benz” tek futej tek pallati luksoz tek Liqeni Artificial i patrazuar nga kujtimi i dhjetë viteve më parë kur vrau mes 26 të tjerëve dhe burrin e tezes, në biznesin e tij, në përgatitje të dasmës së re.
Fatmir Mediun e pashë të fliste për varfërinë dhe nevojën që të kemi një qeveri të ndershme, duke mos harruar të ankohet se drejtësia tek ne nuk ka bërë punën e saj. Biles ka vërejtje dhe pse ia kanë ndërprerë hetimin për “Gërdecin” jashtë dëshirës së tij.
Mihal Delijorgji ka vënë mend dhe po i bën më serioze ndërtesat e reja. Këto pallatet e fundit për shembull i ka shumë cilësore dhe nuk kanë rrezik shembjeje. Bile dhe taksat i paguan në rregull. Nuk do më ndere nga shteti.
Në Partinë Demokratike kanë mbetur vetëm ata të cilëve “Gërdeci” ju bë fat. Aldo Bumçi, për shembull, është aty edhe pse është i padobishëm. Fakti që ai i ka çuar një kopje te “Memo”-s “për dijeni Shkëlzen Berishës” që ta ishte i sigurt që ja firmosi letrën që i kërkoi, i është kthyer në hiptoke për gjithë jetën.
Është në PD dhe Alibeaj, i cili ka asistuar Shkëlzenin dhe miqtë e tij për procedurat se si ta bënin kontratën që bëri gjëmën. Dhe atij i njihet kontributi që ka për “Gërdecin”.
Starzimri është po aty. Reflektoi menjëherë kur e pa çfarë i gjeti ata që u distancuan nga “Gërdeci” brenda PD dhe Shkëlzenit nuk i thotë më “krriç”, siç i thoshte atë ditë i nervozuar pse shpërtheu depoja.
Fariu nuk ka bërë dot vajzën deputete edhe pse është shumë më e aftë se djali se së paku ka mbaruar shkollën. Frika se i kujtojnë faktin që ka qenë ortake me Delijorgjin 16 vjeçe, e ka detyruar të caktojë djalin deputet. Dhe ai ka arritur ti ruajë kapitalet e “Gërdecit” në PD.
Të tjerët nuk janë më në PD. Sali Berisha nuk u ka ndonjë borxh, dhe nuk ia imponon dot Lulit t’i mbajë me çdo kusht. Përveç atyre që i janë gjendur në krah atë ditë. Ndaj nuk mund të flitet më për PD, por vetëm për fraksionin e “Gërdecit” në partinë e Lulit.
E vetmja vlerë që ka ajo parti tani është të shërbejë si studio ligjore për krimet e bëra. Dhe në këtë kuadër ajo ka detyrime vetëm për klientët e krimit. Të tjerët të shikojnë punën e tyre.
Përballë këtij grushti njerëzish që po mbrohen politikisht dhe po e përdorin PD si studio ligjore, është sfida reale e drejtësisë shqiptare. Shumë vetë janë skeptikë se ajo do t’ia dalë. E pashë sot tek një status i dëshpëruar i vëllait të Edison Durdës, vrarë duke luajtur me biçikletë. Ai i kujtonte Berishës se do ta vendoste drejtësinë për vëllain qoftë dhe si “malësorë”. Siç ka qejf të mburret Berisha.
Mero, kete mesazh po e shkruaj per fotografine qe shoqeron ate shkrimin ku nuk lejohen komente.
Dua t’i pyes ata te katert ne fotografi, si edhe te tjeret qe kane gisht ne kete masaker, por edhe ne te tjera.
Si ju ze gjumi naten? Si ju buzeqeshet a si ju qeshet? Kaq te lehte e keni te jetoni me mallkime e njerezve ne kurriz?
Mos thoni “Nuk na gjen gje.” As ju, as Mediu, as edhe Monika me Liken, as edhe te tjeret qe e kane ne kurriz krime te cfaredo lloji.
Jeta eshte shume e shkurter. Gjithsecili do marre “shperblimin” per ate qe ka bere kur t’i vije koha.
Do te jete shume i tmerrshem per ju.
Dhe ketu nuk e kam fjalen per burgun e Arta Markut.
Gerdeci eshte nje nga krimet me te dokumentuara te shtetit, ku korupsioni, vjedhja, mashtrim,i genjeshtra sollen vrasjen e 26 qytetareve dhe shkaterruan shume familje.Si pasoje e perpjekjeve per mbulimin e skandalit kriminal, drejtesia mori nje nga goditjet me shkaterruese duke u kthyer ne vegel te pushtetareve teresisht duke bere pazarin per tu korruptuar totalisht.Pra pasojat jane jetet e njerezve, familjet e shkaterruara dhe me pas goditja perfundimtare e pushtetit gjyqesor.Rezultati- nje ngjarje me deme shumedimensionale,Rigjykimi dhe denimi i te gjithe fajtoreve eshte nje detyre e shtetit ne te kundert, vrima e zeze do te jete gjithmone ne trupin e shtetit shqiptar.
Nje si puna jote eshte pak, por po te ishte sikur edhe nje tjeter Berisha Fahriu Shkelzeni dhe cdo lloj monstre tjeter e kuqe apo blu do ishin ne duart e Arta Markut…. Te lumte Mero Baze, dhe nuk ja fal vetes qe nuk te kerkova nje autograf kur te pashe te blloku. BKT duke dale vetem dhe pa e rruajtur fare per asnjeri…. Te lumte mendja dhe pena o GJENI
Shikoje dhe ne kete kendveshtrim Mero.. 26 njerez te vdekur dhe nuk ka ASNJI PERGJEGJES ne burg. U vrane 26 qytetare shqiptare (qofte edhe si shperthim I gabimit teknologjik haha aty punonin femije posht moshe standarti I Afrikes qe prap jane shkelur ligje kombetare dhe nderkombetare) dhe asnje ne burg.. Asnje ne burg.. 26 veta te zhdukur. Kurse ata 2 adolishentet e Kompanise Amerikane, NE BURG.. Une nuk e pranoj qe shteti im s’ka asnje fajtor kur 26 veta NUK JETOJN ME.. Kush ia kishte te drejten tua merrte jeten ?!?! ASNJE !! Vetem ata qe jane te implikuar per babezitje.. S’besoj se ndonje prokurori si ajo Kroate, Serbe, Malajzjane, a do Maqedonase, Spanje e Greke e Italjane jo e jo qe te behej nje dem I tille dhe vrare njerez mos te kishin NJE PERSON TE VETEM NE BURG.. Dhe Gjykatat prape si Prokuroria.. Shpresoj qe kjo prokurori ose c’do prokurori mos te lejoj nje turp te tille.. Ky eshte nje turp I gjithe shqiptarve qe vriten si skllever dhe ASNJE nga keta bandita s’ka dal para drejtesise.. Shtyhet seanca se mungon Prokurori, shtyhet seanca se mungon Gjyqtari. Plot 200 e ca seanca gjyqesore.. Ka ndonje DEMOKRAT TE ME THOTE SE PO GENJEJ ME NUMRAT ???? Por kjo nuk eshte ceshtje e Demokrateve, kjo eshe nje ceshtje e te gjithe Shqiptareve qe pranojn ne vetvete kete poshtersi qe vriten njerez majtas e djathtas si skllever dhe ASKUSH NUK ESHTE PERGJEGJES.. Kjo eshte ceshtje e Sali Berishes Kryeminister i asaj kohe qe minimumi ishte te jepte doreheqjen.. SHKAKU ISHTE: QEVERRIA, KONTRATA E SAJ VRAU NJEREZ TE PAFAJSHEM.. S’dua t’ja di c’fare Rama beri e si e fali (ne gjyhen e kazanit). KY ESHTE PRODUKTI.. Prokuroria duhet te kthehet prap aty.. Po nuk u kthye aty dhe u mbyll ceshtja, aty do besoj qe Reforma ne Drejtesi ishte nje “Bubble”. Prokurori, nuk mund te hidhen posht dhe Kabllogramet e Ambasadorit Amerikan si referim por ato prova edhe me tabulata te pakonstatueshme..
E DHIMBSHME, ÇNJERËZORE,MIZORE ,AJO QË NDODHI
DHE PO NDODH.
.KRIMINEL ,TË KORRUPTUAR, TË TREMBUR E TË TREDHUR ,ATA QË MUND TË VEPRONIN PËR TË DHËNË DREJTËSI DHE S’VEPRUAN.
I ZOTI,QË SI GJITHMONË DEL PA LAGUR, AI, GANGRENA E KETI TRUPI, QË PO QERROI VETINGU,
PA ASNJË DYSHIM, DO TË NA SHPËTOJË TË GJITHËVE,
EDHE TË DJATHTËN.!??????????
Nuk e kuptoj pse keta qe ndodhen ne qeveri prej 5 vitesh,, nuk kane arritur ta zbardhin kete ceshtje madhore,, edhe pse e kane premtuar disa here.
Bravo bravo Mero. He nje nga gazetaret e medhenj.Rrspekt.Pershenrtje.Njr shkrim qe u duhet Te gjitheve pervec Sali Berishes.
Po nuk u ndeshkuan nga drejtesia,te veproje njerezia
Thell ne shpirt me mundon nje problem madhor per te gjithe popullin shqiptar . Ka intelektual te veçante gazetar te veçànte ndonje deputet a minister qe keto kohet e fundit kan mesuar te flasin dhe kan filluar me fole . Pra kan filluar me fole per bemat e qeverive te P .D se te drejtuar nga kryekrimineli Sali duke filluar nga 21 Janari , Rruga e komit , Gerdeci dhe mire bejne qe kerkojne shkaktaret e tyre qe te dalin e te gjykohen . Por nuk e kuptoj heshtjen e madhe gadi te gjithe popullit shqiptare me gjemen me te madhe (perveç luftrave ne shekuj qe jane bere popullit tone nga te huajt) gjakderdhjen me te madhe siç eshte ajo e Vitit 1997-98 e ne vazhdim pse nuk kerkohet te hetohet ajo ngjarje me gjakderdhjen me te madhe por eshte lene ne harrese nga te gjithe . A jeton i gjalle mbi kete toke ndonje i aferm i tyre ? Pse i gjith ai gjak i pafajshem te lihet e te behet uje . Me kete rast kerkoj mendim nga te gjithe njerexit e thjeshte dhe intelektual dhe ku koment le te vazhdoje per nje kohe te gjate ne gazeten Tema dhe kur te perfundojne mendimet te dalim me nje thirrje drejtuar prokurorise te hetoje kete çeshtje kaq te madhe .
Ore e kuptoni qe Gerdeci eshte shume me i madh se Saliu apo Mehdiu? Gerdeci shkon deri ne Langley Virginia, askujt nuk i intereson te ngacmoje mutin me shkop ne ate drejtim as Lu-se askujt. Eshte kapitull i mbyllur dhe pike. Ju kujtoni se ata dy cunaket cifute qe moren kontraten per armatimin shqiptar me pentagonin e moren ashtu kot?!! Duke perifrazuar Lu-ne ata dy cunaket qe u denuan ishin vetem peshqit e vegjel, te medhenjte jane ata qe i bien Lu-se me shkop kokes qe nga departamenti i shtetit. Do uroja qe kjo prokurorja “provizore” ti nxirrte ujet e zi kesaj ceshtje por nuk do ta beje, dhe po per te njejten arsye dhe raste te ngjashme te bashkepunimit te fshehte midis qeverise shqiptare dhe asaj amerikane, per disa ceshtje te tjera si ato bazat e fshehta te CIA-s qe perdoreshin per te torturuar ne menyre te jashteligjeshme te dyshuarit per terroriste etj etj ka shume mundesi qe as Llalla etj nuk do denohen nqs denimi i tyre do te thote rrezikim i statukuose se klanit Berisha & Co. Ju kujtohet besoj “eksperti” i FBI per Trebicken e ndjere dhe naiv. Ambasadori amerikan ne Shqiperi i di limited se deri ku mund te shkoje per disa ceshtje. Nejse, i urojme suksese ne jete “vetingut”, kjo ka rendesi………