Nga Mero Baze
Mbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat. Nuk ka më idhtarë të tij që e mbrojnë brenda PD-së. Duket që nuk e mbron më as Sali Berisha, megjithë hallet që ka. Por aty nuk është problem vetëm Lulzim Basha, por dhe debati rreth Lulzim Bashës. Gjithë debati rreth tij vërtitet rreth botës së vogël të PD-së, rreth statutit të PD-së, rreth gabimeve në lista që ka bërë Basha, rreth mos-respektimit të institucioneve brenda partisë etj. A thua sikur Basha të kishte respektuar statutin dhe të kishte bërë ndonjë listë më të mire, do kishte fituar.
Në debatin rreth Lulzim Bashës duhet të biem dakord vetëm për një gjë: nëse ai është lider që e ngre PD-në, apo jo?
Unë hyj tek ata që qysh ditën e parë që e kam njohur, më ka bindur për të kundërtën. Lulzim Basha është i mirë për figurant, për fasadë, për pjesë ekipi, apo çdo gjë tjetër që t’i shërbejë një projekti që nuk udhëhiqet prej tij, por kurrë nuk vlen për një lider. Ai nuk ka asnjë aftësi të ndihet si udhëheqësi yt, pasi hyn tek ata tipa që ta krijon distancën me lehtësinë me të cilën bën sikur të dëgjon, bën sikur të njeh dhe bën sikur kupton. Në fakt, as të dëgjon, as të njeh, as të kupton.
Ai ka pastaj një histori të tij politike krejt të padëshirueshme për çdo politikan, me procese gjyqësore të mbyllura, me skandale financiare në vazhdim dhe me histori korrupsioni të pranuara nga publiku. Thjesht nuk bën. Sidomos tani që mund të ketë punë dhe me drejtësinë.
Pra, problemi i PD-së nuk është Lulzim Basha, as debati rreth tij, por si mund të ngrihet PD. Kjo që po them nuk është e re, pasi kam së paku nga 2013 që e them.
PD duhet të rithemelohet!
Çdo përpjekje për kontrolluar vulën dhe selinë e asaj partie me makinacione, me lobime, me nëpunës qesharakë, që kujtojnë parajsën kur ishin në pushtet, me delirantë dhe mitomanë që mendojnë se ata mund ta kthejnë historinë mbrapsht, është e dështuar. PD-së i ka ardhur koha të zerojë problemet brenda saj, duke e rinisur nga e para, por jo “në rresht për një” pas Berishës, dhe as “në kolonë për dy” pas Bashës, ose pas Berishës.
Një parti e re e rithemeluar me rregulla strikte dhe garë të hapur, mund të prodhojë edhe lider të ri, edhe shpresë të re. Çdo zgjidhje tjetër për të hequr Bashën e për të vënë dikë tjetër, do prodhojë ndarje të re, beteja të reja pa fund dhe do ta kthejnë atë në një skelet pa vlerë, që mund ta gllabërojë dhe LSI.
Një parti e re i jep fund gjithë prapësive të bëra deri më sot, gjithë klaneve dhe grupeve që e brejnë PD-në, dhe mbi të gjitha, armiqësive pa fund që ajo parti ka ndaj vlerave të PD-së në vite, që janë kundër Bashës e Berishës për arsyet e tyre. Një rithemelim i zhduk këto histori.
Përpjekja për t’i dhënë rol drejtues Berishës për të bashkuar PD-në, është një përpjekje e dështuar, pasi kur kërkoni të reformoni PD-në, mos kini paraysh vetëm demokratët, por shqiptarët që duan opozitë. Dhe shqiptarët jashtë PD-së që duan opozitë, duan ta shikojnë PD-në si shpresë, dhe jo si pronë të Berishës, kundër të cilit kanë votuar. Ata mund të pranojnë ta kenë Berishën në krah, por jo në krye.
Në rast se ndodh kjo, pra në rast se PD do bëj përpjekje për të spostuar Bashën me një projekt të ri brenda saj, Lulzim Bashës po ashtu i lind e drejta të rezistojë brenda PD-së dhe të mbajë qoftë dhe atë që quhet fraksion i vulës. Gabohen gjithë ata që e marrin lehtë Lulzim Bashën dhe që mendojnë se Doktori mund ta zbojë me një fërshëllimë tek SHQUP-i. PD shpëton prej Bashës, kur të shpëtojë prej Berishës. Ai është një produkt i PD-së, i mënyrës se si Berisha deshi ta përdorte PD-në për interesa të veta. Tani nuk ka dështuar Basha, por Berisha. Dhe është pa kuptim që fajtori kryesor i dështimit më 2013 dhe faktori kryesor i ridështimit të PD-së në opozitë, Sali Berisha, të shpallet si shpëtimtar, ndërsa Basha si i dështuar. I dështuar është Berisha. Basha është viktimë e këtij dështimi.
Shpëtimi real i PD-së mund të vijë nëse palët binden ta rinisin nga e para me një parti të re, me një histori të re, me rregulla të reja loje dhe lider të ri, që do të dalë nga kjo garë. Kjo nuk është shpikje shqiptare. E ka bërë Berluskoni, e ka bërë e djathta franceze, e kanë bërë plot parti antikomuniste në lindje, dhe sot janë ende të forta, me plot shpresa për pushtet. Çdo rrugë tjetër është humbje kohe, humbje shprese dhe natyrisht, dhe përhumbje përfundimtare e PD-së.
E thene shume bukur Z. Baze!
S’ka koment te metejshem.
Mero, ti thua qe Basha “…hyn tek ata tipa që ta krijon distancën me lehtësinë me të cilën bën sikur të dëgjon, bën sikur të njeh dhe bën sikur kupton. Në fakt, as të dëgjon, as të njeh, as të kupton”
Shume e sakte dhe e gjetur per Bashen, por identike te njejten gje mund te thuash per Erion Veliajn.
Politika shqiptare, sikurse gjithe politika ne vendet perendimore ka hyre ne krize perfaqesimi dhe krize morale.
Rrojme ne nje sistem gjithmone e me shume materialist, dhe politikani me ideale eshte si ariu panda, qenie ne zhdukje.
Pushteti i koorporatave tani u instalua plotesisht edhe ne Shqiperi.
Gabojne ata qe mendojne se Berisha mund t’ja mare lehte PD-ne Bashes. Bile gabojne rende nese ju shkon mendja se Berisha mund ta kritikoje Bashen.
– Basha e ka kapur Berishen. E ka ne dore. Ku e ka kapur? Ate e dine vetem ata te dy. Le te provoje Berisha te ndermare ndonje iniciative kunder Bashes.
Atehere ky do te jete fundi me turp i Berishes…..
Nardi,
Best comment of the day
Berisha & Basha kane formuar nje dyshe skiatoresh,ku me shpejtesi maramendese,vazhdojne ti ofrohen finishit te karieres politike.
Kjo dyshe ka deshtuar ne pushtet dhe opozite,panvarsisht se i pari e respekton te dytin si kryetar !
Cmontimi i sistemit te drejtesise,i droges,krimit etj. nga berishjanet, eshte nje fillim i mbare,qe jep shprese per shumicen e shqiptarve.
Mungesa e shpreses tek demokratet,per te patur nje lider autoritar,po e drejton politiken e djathte drej gjetjeve te reja.
Koha nuk pret, jo vetem PD-ja,por e djathta ne pergjithesi duhet te vetpastrohet,jo te fut koken ne rere si struci.
Klasa politike qe premtoi per shqiptaret, para 27 vjeteve, duhet te largohet nga politika.Qendrimi i saj te kall nje alergji te pakurushme.
Shqiptaret jane ne pritje te nje shprese te re,por jo te asaj me maska !
Mero
A mundesh te formulosh 5 apo edhe 3 parime baze te PD qe e vecojne ate, e bejne te ndryshme nga PS?
Po kij parasysh edhe historine 28 vjecare te PD dhe ku e ka cuar Shqiperine e gjithe demagogjia e PD me Sali Berishen ideator.
Sali Berisha s’ka asnje te drejte te jete krah demokrateve te rinj. Edhe Luli jo e jo, me keq. Saliu s’ka te drejte tu japi mend demokrateve qofte edhe vetem per 1997, e qysh atehere. PD e mbajti ne krye Sali Berishen qysh nga viti i mbrapshte ’97 dhe humbi identitetin e vet.
Ndaj te pyes mbase e di: cilat parime di mbroje PD e riorganizuar, e pastaj te thuash si do behet riorganizimi e kush do ta beje.
Antikomunizmi qe propagandon eshte maske demagogjike e jo realitet. Ish komunistet, pa le femijet e tyre, jane te paret qe s’e pelqejne komunizmin te vije prape. Nese antikomunizmin e do si filter per antaresimin, ta dish se PD do kete me pak antare nga ai funderina republikan.
Bravo, sh. dakord.
Pd si bande hajdutesh, tradhetaresh, vrases, anarkiste duhet te shuhet, gjysma e tyre e kan vendin ne burg me konfiskim pasurie te vjedhur
Sa te jete Berisha gjalle nuk ka reformim te PD.
Mbani mend o gazetare, analiste, komentues, politikane, qytetare, katundare, bashkeatdhetare, votues, vezhgues, evropiane, amerikane, e te tjere, mbani mend qe:
Neqoftese Partia Demokratike do rindertohet mbi bazen e ketyre qe e ndertuan, do perfundojë neser atje ku po perfundon sot. Keta qe ndertuan Partine Demokratike nuk ishin aspak e djathta e Shqiperise. Ishin nje grupim komunistesh, vrasesish, hajdutesh, imoralesh, spiunesh, halabakerish, hakmarresish kanunore, te cilet u thirren te merrnin shtetin sa me shpejt, me qellim qe te mos e merrte e djathta e vertete, e djathta historike, e djathta qe beri Pavaresine, e djathta qe beri Shqiperine, e djathta qe nuk deshi komunizmin, e djathta perendimore. Por vrasesit, hajdutet, imoralet, spiunet, halabakerit, hakmarresit kanunore nuk kane asnje lidhje me demokracine, as me perendimin. Lidhja e tyre eshte vetem vjelja e Shqiperise. Dhe per kete arsye, kur s’kane me te vjedhin, atehere perfundojne aty ku perfunduan.
Prandaj, qe te behet Shqiperia me Parti Demokratike, duhet nje Kongres Themelues i te Djathtes Shqiptare. Po u be kjo, vetem atehere do kete te djathte Shqiperia.
Mbajeni mend pra: neqoftese rindertimi i PD-se behet me keta njerz qe e krijuan dhe me keta njerz qe ka sot, do perfundoje aty ku perfundoi. Eshte paracaktim i detyruar pikerisht nga kjo baze.
Mbajeni mend.
Groshet qe marrin shkrume cka do u hedhesh atyre u ka ikur shija e nuk bejne me per gjelle.^
Pra per gjelle duhet nisur tenxherja e re me grosh,qepe etj te tjera.
Ne 2013 PD duhej shkri sikurse PPSH:
Duhej ringriur me lider,me program me statuus te ri duke bere dhe pastrimin nga Biroja Politike,nha fuksat hajdutet e kriminelet 20 vjecar,bile dhe ish kryetari duhej diskutuar,te pakten te hidhej ne qoshe.erpjekjet e sotme jane me bere gjelle me turlin e vjeter,ccka ky popull so ta haje te pakten ehe shume vite.
Nuk ia vlen shqetesimi per nje grupim si PD o Baze se s’kane asnje “legacy” historikisht. Cfare mund t’i ruash kesaj partie e cila qe ne fillim hengri lugen e corbes se prishur e gjithe jetes ka vjellur. Edhe permbysjen e totalitarizmit e koordinoi Ramizi vete.
Pd jane grupim qe kane egzistuar per arsyet me te keqija te mundshme.
thelbi i PD ka qene gangsterizmi politik e frymezimi per injorancen e dhunen, qe maskohen me civilizim nga ata pak te c’orientuar qe nuk guxojne te largohen,
Gangot duhen nxjerre jashte politikeberjes dhe kuvendit.
Opozita ne demokraci eshte tjeter gje.
nga shkrimet me kot qe shkruan Baze.
Bravo, plako ?
Shqiperia ndahet ne dy kategori shtetasish . Ne shtet beres . Dhe ne anti shtet . Te dy keto kampe u rreshtuan perballe njeri tjetrit pas renies se sistemit . Ne teresine e tyre keto dy kategori permbajne edhe dy kultura te ndryshme . Tek e majta qe me se shumti perfaqsohet nga ps , mbeshtetesit ne stramaxhorance , Jane per ligjin . Besojne me shume ne aftesine e institucioneve . Dhe si rrjedhoje i binden me shume ligjeve e rregullave te bashkejeteses . Ne kampin tjeter , ne ate qe njihet si ” e djathta ” , ka nje shtytje drejt te berit vete gjyqesi . Pra eshte ajo pjese qe ligjin e zeron , dhe autoproklamohet zot mbi ligjin . Keta Jane te ashtuquajturit tok e xanun . Keta ne stramaxhorancen e tyre Jane kunder normave te civilizimit . Dhe PD eshte mbeshtetur kryesishte ne kete kontigjent njerezish . Ne 91 , ne zgjedhjet e para pluraliste , PS fitoi me shumice ne rang kombetar . Por humbi ne 7-8 qytete kryesore . Ky raport qe nga 96 e ketej , nuk u perserit me . Qytetaret pane tek Pd nje parti teresisht provinciale e me ide thellesishte Dum babiste . Intelektualet e mirefillte u larguan pasi e pane si u katandisen qytetet . Dhuna , zaptimi , shkaterrimi , i Zune vendin qetesise . Kultura ra ne nivele mjerane . Pd ne Pak kohe demostroi se nuk eshte as e djathte . Tani Merua ka idete e tij , dhe kesisoj eshte i lire te shprehe si e mendon ai . Po kur perjashton Barishen dhe Bashen , me ke do ta reformosh Pd ? Me Gjanen , meTopallin , Imamin , apo me Boden ? Po a nuk ishin keto figurat kontroverse qe e çuan Pd ne humbje ? Cilet do e ringrene pd , Pango , apo S . Ksera ? Nese doni vertete te ngrihet nje parti e djathte , kjo nuk behet as me ata qe ngelen pa tepsine , e as me ata qe u ngujuan ne bunkerin e Sali Berishes . Kush ishte kunder ketyre vlerave antishtet , e beri zgjedhjen e u largua nga Pd qe ne fillimet e saj . Tani ka ardhur koha qe pd ti heqin spinen dhe t’ja shpejtojne fundin . E perseris . Shqiperia perveç nje qendre te djathte europiane , ka nevoje per nje pol te trete si ai i 5* ne Itali . Kjo per te thyer monopolin qe Kane partite tradizionale .
Mero me nje fjale esenca e ketij editoriali eshte:Te gjithe PD-istat jane koqe por jo te gjithe koqet jane PD-ista!Ajo parti u ngrit per te shkateruar sistemin e nostalgjine e vjeter dhe dihet qarte qe te gjithe cubat kur e moren ne dore dogjen e shkateruan shqiperine duke menduar se do te shkateronin njeriun!Gabuan dhe ja ku jane sot!Ne kriminele,hajdut,pervehtesues pronash e milionet me xhepat e taksapaguesve shqipetar!C’do dyqan kur vidhet i behet iventari e me pas ata qe e kane vjedhur çohen per ndjekje penale!Ne shqiperi po nuk u be iventari kur s’do kete te ndeshkuar e aq me pak ti akuzosh edhe si vrastare te nje populli!Ata dolen nje fabrike e cila tashme e ka imediate ti ricikloje keto plehera ndryshe ata do vazhdojne te qelbin kete vend me lloj lloj infeksionesh e semundje kanceroze per nje shoqeri si vrasjet e organizuara,grabitjet,lendet narkotike .PD nuk ka Berishe e Lulu ta shpetoje pasi nuk e krijuan ata ,ndaj ose duhet te dali ndonje levizje e re per ekuilibrim e kontroll te pales qe qeveris ose ajo duhet varrosur nje here e mire siç u varros partia e Punes !Ne fund do te doja te dija se sa parti e partiçka ka ky vend ,ç’fare i duhen e ku shkojne parate e taksapaguesve shqipetare?Perse politika nuk perbehet nga dy parti apo maksimumi tre e te tjerat te shkrihen ne Furrat e Elbasanit!Kujt i duhet Nard Ndoka apo Nard Ndoket?Ne nje vend qe sprodhohen me akademike,inxhinier,por vetem juriste e pseudoekonomiste eshte i destinuar te vdesi duke marre me vehte te gjithe ate grup njerezish qe duan te jetojne me dije e kulture jo kafsheri e injorance te simuluar per te mbuluar vjedhjet marralendese qe i jane bere ketij trualli e populli!PD-ne le ta rimarin ata qe e exportuan ne kete vend si telenovelat turke!Poshte diktatura e budallenjeve!
Nuk mund te quhet parti politike nji organizate kriminale me ne krye kriminele ,hajdute atdheshites dhe injorante !
Me shume demokraci ka ne organiz.e Al Kaidas se sa ne mender partine e miqve te putinit…..!
Ata qe te gjithe duhet te kalojne ne Rec,dhe ti merret e gjithe cdo gje e vjedhur ,se ka llahtarisur dynjane me vjedhje.
Pastaj kush te doje te krijoje nji parti demokratike ,por te kete demokraci te pakten pak me shume se PS ja ,qe ta justifikoje ate emerim si parti demikratike.
Best comment of the year!
Mero, si nuk ta beri zemra te thoje njehere: “PD se pari duhet tu kerkoje falje shqiptareve per degjenerimin qe i beri vendit kur mori pushtetin ne 1992, rikthimin e kanunit, amatorizmin total ne drejtimin e ekonomise ne 1992-1997 dhe 2005-2013, perkrahjen kriminale te skemave piramidale, privatizimet qe shkaterruan prodhimin ne vend, shitjen e naftes Serbise, zbythjen para grekeve, dajakun qe i dha qytetareve me shikun e Gazidedes, etj etj etj. Keto jane veprime te te gjithe PD-se, jo vetem te Sale shatazarakut. PD duhet t’i kerkoje njehere popullit falje per krimet qe ka bere, pastaj te pjerdhe e llomotise per demokraci e per Evrope, o Mero.
o mero ja u madh, njesoj sikur ta shkruaja une, te lumte
Realizimi teknik: Kristaq Katundi ✌️
Ne Itali, kur Bosi, themeluesi dhe udheheqsi i Leges Nord, u akuzua per vjedhje fondesh dhe korrupsion nga ana e femijve te tij, partita e tij edhe pse populiste, ksenofobike dhe injorante , e perjshtoi publikisht. Ne kongres vajten te gjithe me fshesa ne duar, qe simbolizonte pastrimin e partise.
Ne Shqiperi Sali Berisha ka vjedhur, vrare, hedhur ne humnere gjithe vendin si ne 1997, shitur territore, kanibalizuar me femijet e tij cdo lloj sektori strategjik , biles edhe duke komplotuar i sajoi partire se tij nje teveqel per lider, por nuk patì asnje nga partia e tij ta denoje publikisht, me gjithe malin e krimeve te Sali Berishes.
Nje parti qe nuk ndahet dot nga krimi, nuk ka ctju ofroje shqiptareve, vec tragjedira.
Prandaj Partita Damokratike ka vdekur.
Perfundimisht.
Problemi i PD eshte vete PD, prandaj nuk ka demokraci vendi se kemi nje parti b*le opozitare qe nuk i sherben askujt. Kjo parti nuk meriton te vije kurre ne pushtet bile nuk meriton as te egzistoje, Pasi jane bolshevik dhe hajdute, tradhtare dhe jetojne me parimin vidh dhe leri te vjedhin.
PD eshte me e mire e vdekur.
PD ka vdekur. Si çdo i vdekur ajo duhet kallur në dhe ose të digjet. Çdo përpjekje për ta mbajtur të pavarrosur nuk bënë asgjë tjetër veç qelb dynjanë nga era e rëndë.
Ti thua o Meto qe Basha eshte produkt i Berishes dhe deshtim i Berishes.
Po ata qe nuk duan Bashen,ptodukt i kujt jane?
Po produkt i Berishes jane o Mero.
Po shkollen e Berishes kane bere edhe ata.Nuk jane jashte sot se ndryshojne jo!Eshte taktike e Berishes.Jo vetem per ta patur ne sundim PD-ne por per ta mbajtur dhe Bashen nen presion.
Perca e sundo.
Shkurt.Ajo parti nuk behet.Eshte nje grupim kriminal qe i ka bere ketij populli te gjitha te zezat.