Secili për hall të vet!

19 Mars 2018, 20:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Reagimet politike që po pasojnë arrestimin e dhjetra zyrtarëve në Lezhë mbi tjetërsimin e pronësisë, duket se më së paku kanë të bëjnë me të arrestuarit, dhe më shumë kanë të bëjnë me hallin e vetë politikanëve.

Lulzim Basha në reagimin e tij nuk flet për fajësi apo pafajësi të të arrestuarve, por flet për fajtorë të tjerë si ata, që sipas tij, nuk po arrestohen.

Sali Berisha flet për standarde të ndryshme të drejtësisë ndaj Frrokajt dhe Rroshit.

LSI nuk ka folur, se akoma nuk i ka dalë inati që me pazaret e tokave, Frrokaj u mori bashkinë dy vjet më parë.

PS edhe pse ka gjysmën e njerëzve të saj të arrestuar në këtë proces, nuk ka reaguar politikisht, por ka mbështetur drejtësinë.

Akoma më pa kuptim duket gëzimi për ndryshimin e masës së arrestit, duke e quajtur procesin dështim apo bllof. Arrestimi i një sasie aq të madhe zyrtarësh drejt e në qeli, është ndoshta ekzagjerim nga pikëpamja proceduriale, pasi ata mund të hetohen dhe me “arrest shtëpie”, ose “detyrim paraqitje”. Dhe kjo nuk ndryshon asgjë në cilësinë e hetimit. Rëndësi ka që gjykimi i çështjes të zbardhë të vërtetën deri në fund.

Por reagimet e Partisë Demokratike, kanë hyrë në një spirale, në të cilën para ca kohësh u gjend dhe Partia Socialiste me rastin “Tahiri”, edhe pse nuk janë të ngjashëm.

PD, e cila ka qejf të përmendë rastin “Tahiri” sa herë i del ndonjë hall përpara, në të vërtetë po e zhvlerëson mitin që ka ngritur për atë rast, sa herë i jepet rasti.

E para, ajo protestoi ashpër përse Tahiri u ndoq në gjendje të lirë, ndërkohë që ai nuk kishte më asgjë në dorë për të prishur prova, ndërsa sot gëzon që kryetari i bashkisë u çua me “arrest shtëpie”, edhe pse ai mund të ketë ende gjëra në dorë në Bashki për të rregulluar dosjen e tij.

E dyta, vetë Basha ka rënë viktimë e nervozizmit që shoqëronte socialistët nga nisja e “reformës” në drejtësi me Tahirin, duke thënë se në fillim duhet të shkojnë në burg ata që vodhën “Rrugën e Kombit”, që vranë më 21 janar dhe Gërdec etj. Dhe nuk është se nuk kanë të drejtë. Sot Basha në kërkim të një analogjie të tillë thotë se duhet të shkojë një herë para drejtësisë Tahiri, Dako apo Sejdini, pastaj ky i Lezhës. Se çfarë kriteri ka përdorur në këtë listë nuk dihet, por është thjesht një përpjekje instiktive për të mos mbajtur qëndrim ndaj viktimës së partisë së tij.

Së treti, vetë Berisha përpiqet të gjejë paralele për masën e sigurisë mes Rroshit dhe Frrokajt, për një çështje të ngjashme.

Dhe në fund, duket se vazhdojnë të mitizojnë protestën para gjykatës së mbështetësve të Frrokajt, duke shpresuar se ajo është një sinjal dhe presion mbi drejtësinë për masën e arrestit. Po ashtu, i kanë lënë hapësirë militantëve të mendojnë se tani Frrokaj është heroi i tyre dhe nuk humbet më kurrë.

E gjithë kjo sjellje konfuze në reagimin ndaj arrestimit të disa zyrtarëve, nuk shërben aspak për të kuptuar sa e do Berisha apo Basha, Frrokajn. Kjo e gjitha shërben se si po përgatiten ata të mbrojnë veten, nëse u ndodh një gjë e tillë. Dhe duket që janë të papërgatitur, pasi e gjitha çfarë kërkojnë, është të politizohet procesi i vendosjes së drejtësisë, dhe të shpresojnë tek protesta popullore për t’i shpëtuar nga drejtësia. Ata po reagojnë secili sipas hallit të vet dhe askush për hallin e Frrokajt. Halli i Frrokajt nuk është nëse do të flejë në krevat në shtëpi, apo në qeli, për disa javë apo muaj, por me qindra hektarë tokë që i ka bërë rrush e kumbulla me firmën e vet. Atë dhe në hotel me pesë yje ta lësh këto kohë, nuk e zë më gjumi. Ashtu si Berishën e Bashën nuk i zë gjumi jo për Frrokajn, por për atë që mund të ndodhë më pas.

15 komente në “Secili për hall të vet!”

  1. Dimeri says:

    Qellimi eshte prishja e reformes ne drejtesi,mbizotrimi i urdherit partiak,mbijetesa e berishizmit.

    1. Skypion says:

      Arrestimet qe po behen ne kampin opozitar nga policia, dhe prokuroria tashme, e Edi Rames, per mua eshte nje gje shume e mire.
      Jo vetem per shkak se te gjithe po shohin me syte e tyre se me c’palo drejtesi kemi te bejme, por, dhe mbi te gjitha, per arsyen qe Edi Rama dhe Rilindja e tij, nuk meritojne nje largim te bute nga pushteti.
      Tashme, diskutimeve dhe debateve te dikurshme mbi korrupsionin e qeverise socialiste dhe nevojen e largimit te saj nga pushteti, iu ka kaluar koha.
      Nuk behet fjale me se keta duhen larguar, por sesi duhen larguar.
      Analisti me i shquar shqiptar, Fatos Lubonja , me guximin qe e karakterizon eshte i pari qe e ka artikuluar publikisht largimin ” per zhelesh” te Rames dhe shpures se tij kriminale.
      Shume analiste te tjere, edhe pse iu mungon kurajoja e Lubonjes, mendojne te njejten gje. Dhe, padyshim, shumica e shqiptareve.
      Eshte e kote, pra, ne keto rrethana represioni te hapur, te debatohet per korrupsionin qeveritar. Eshte njejte si te debatosh per seksin e engjejve.
      Debati i vertete eshte sesi duhet larguar kjo e keqe e madhe qe po mbyt nje popull te tere.
      Per ironi, eshte vete qeveria, eshte vete pushteti, qe jep nje dore per zgjidhjen e problemit : arrestimet e kundershtareve politike. Ne kete rast, sic edhe historia na e thote, kemi te bejme me cakun e fundit te trashjes se zullumit. Me pas dihet se c’vjen.
      Nuk mund te largohet me vote qeverisja socialiste, as Edi Rama, as Tahiri dhe as gjithe kriminelet e tjere ne pushtet. Ai qe mendon nje gje te tille, sheh endrra me sy hapur. Gjithcka eshte e kapur.
      E vetmja mundesi, eshte mjeti i fundit qe i mbetet popullit per te larguar zullumqaret. Dhe, ne rastin tone, kjo eshte mese e perligjur, sepse nuk kemi te bejme thjeshte e vetem me te korruptuar zullumqare, por me kriminele ne kuptimin e plote te fjales.
      Ne kete kontekst, uroj qe Rama te mos perdore ndonje “dredhi” dhe te arrestoje ndonje nga te tijte. Kete e them me gjithe zemer, dhe me mendje natyrisht.
      Duhet te vazhdoje ky trent arrestimesh, ne menyre qe trashja e zullumit te jete aq i madh, sa te mos kete mundesi moskeputjeje.

      1. Sqipioni says:

        Fole ti bythqir?! Se nuk te kishim degjuar zerin per kete ceshtje

  2. Jevi says:

    Kjo menyre te vepruari shpreh ate qe thuhet se “Ne meritojme keta politikane qe kemi”.Ky shperfytyrim vje pasi kjo politike per gati 30-vjet te gjithe hajdutet,kriminelet ,pedofilet e gjithe llumin e para vitit 1990-te na i bene te persekutuar politike.Cte mbiellesh do te korresh.Sot cdo arestim ajdutesh e kriminelesh menjehere merret ne mbrojtje nga politikan te te dy kraheve Kjo nuk eshte demokraci por demo ta kercita.Ky s’eshte shtet por nje bande hajdutesh qe manipulojne militant pa tru.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    He he po ku ti zere me gjumi keto Plerat si Berisha Basha apo te tjere qe kane rrjepur Shtetin dhe Privatet.

  4. zi says:

    Bej e gri sallate o Mero,
    gjithmone do te gjendet dikush qe do ta haje.
    Sot e shijova une i pari,
    na befte mire e naten e mire.

  5. Spartaku says:

    Bravo Mero! Ata (Berisha dhe Basha),nuk e kane te Frrokaj por te vehtja e tyre,se neser do arrestohen per krimet monstruoze qe kane bere.Ata qe sot po pergatisin elektoratin,qe kur te arrestohen te ngrihen ne protesta.Por protestat nuk kane per te bere gje,sepse ligji eshte ligj dhe do zbatohet nga te gjithe.

  6. Laku says:

    Sa shum e do Tahirin o Mero i pa anshmi.Por Saliun e ke dashur me shume nga te gjithe,dhe dashuria e pere nuk haroet thone.

  7. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte
    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 1400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u dekonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe bandes se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh !
    E kush jep alarmn dhe ben edhe kryeprokurorin edhe krygjykatesin Suprem ala Ajatollah Khomeini apo ala Kim Jon Un !?
    Salih Ramollah Gerdeci dora vete ! E kur !?
    Kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion, ne lende kimike luftarake e me napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen, rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin .
    Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare .
    ” Lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olldashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit dhe Mafias se vet.
    E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine, por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetem shqiptare por edhe ate nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem, por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit, zhurmuesin e sabotuesin e perhershem per te vonuar dhe zhbere Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perfitimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrojtesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te bej avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e lire e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” , sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te.
    Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Sali Berishes e Flamur Nokes, Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te kesaj Bande Gangsteresh e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !

  8. H says:

    Në një vënd ku presidenti është hajdut i patentuar, çfarë presni nga të tjerët që nuk kanë asnjë shterngesë morale? Asnjë iluzion se do pranohet në evropë një vënd që komandohet nga korrupsioni.

  9. Vedat Shehu says:

    Perderisa nuk denohet ai qe konsumon droge, nxitet tregu ilegal i saj dhe ilegaliteti i prodhimit e shperndsrjes se drroges. Alarmi per drogen fsheh hajduterine dhe krimin e partive qe alternojne sundimin e shtetit.

  10. Lumi qe u mori says:

    Mos ngaterroni politiken me hajdutet. Ata qe kane vjedhur toke, te shkojne para gjyqit e te mbrohen. Kjo e tera eshte ceshtje drejtesie nuk eshte pune partie. Kush e komenton si pune partish e arrestim simpatizantesh gabon. Jane hajdut, kane mare pronen e tjetrit e s’kane lidhje me kryeministrin. Nuk fitohen votat me hajdutet, Skypion!

  11. arsimi says:

    Veting duhet tek pedagoget e universiteteve, te deklarojne pasurite qe kane vjelur stdentet me provimet e diplomat.

  12. taraboshi says:

    O z. Mero . Keto mendojne se me kete strategji qe kan zgjedhur duke i quajt arresgimin e hajduteve dhe krimineleve qe jane nga P .D ja dhe L .S .I ja do te shpetojne ato dhe kryesisht vehten e tyre .Ja qe na doli edhe nje i madh i gjykates kushtetuse z.Ymeraj qe tha edhe ai si “specjalist”qe eshte se mua po me fut ne burg Edi Rama , gjithashtu edhe ai si Luli dhe Mona tha qe keto jane arrrestime politike hajde gjyqtare hajde a shikoni o shqiptare çfare gjykatesish kane bere gjykime .Po mire more njeri qe ke qene si pune gjykatesi po qe i pafajshem pse ke frike te mbaroje pune organet e drejtesise se ne populli e dime qe ne punet e prokurorise dhe gjykates nuk futen hundet dhe ti hala nuk e paske mesuar qe dole ne pension dhe po shkon ne burg dhe se paske mesuar a e paske lene me e mesuar ne burg .?

  13. agroni says:

    Sejcili te shoh hallin e Vet,psejo,por mos u fry o Njeri,mos le te kutosh se je qendra e botes,edhe nese je,por nuk eshte se je.Sepse fryrja,dhe kapja,eshte vetproblem,sepse Ne fryhemi,sepse Ne vem ne dyshim Historin,dhe rrezojm thuajse te gjith Librat e Historis,sepse Ne,e bejme kete,duke then ishim Ne,qe krijum Qyteterime,por nuk Ciklohemi ne librat e Historis,Historija esht nje perralle! Eshte e vertete,qe nga kjo pjes e Botes,Turqi,pjesa Veriperendimore,Maqedoni ,Greqi,pjesa Verilindore,Shqiperi,,Kosove,pjesa jugore,Itali,pjesa qenrorejugore,i dhan hov Qyteterimit,qe trashegun,nga Azija e afert e e mesme! Por nuk ishim Ne ne qender te ktij Qyteterimi,nuk kishim fjalen kryesore,ishim pjes e Tij!Ky Qyteterim akoma edhe sot Udheheqe Boten,dhe esht ne konflikt,me pjesen me te madhe te botes(eshte fjala per nga numri i Popullsise),por nje perballje e ktij Qyteterimi,me kundershtaret e Tij,te Cilet,nuk din se qdo te thote levend,do te rrezultoje,me disfaten me te madhe qe njeh Njeriu qekurse Zoti e solli ne Toke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje