Nga Mero Baze
Partia Socialiste duket që po e kthen në fushatë marrjen e këshilltarëve të LSI-së në shumë Bashki të Shqipërisë, një vit para zgjedhjeve lokale. Është e qartë që natyra pragmatiste e partisë që ka mundur të ngjizë LSI, si forcë e tretë në vend, bën që shumë anëtarë të saj të mos e “durojnë” dot të qenit në opozitë. Ajo është një parti që u rrit në pushtet pas vitit 2009. Deri në zgjedhjet e vitit 2009, ajo ishte në prag të mbijetesës dhe pas tetë vitesh në pushtet, arriti të shkojë në rreth 200 mijë vota.
Edhe pse lindi si një fraksion i së majtës, ajo në të vërtetë u bë rrufepritëse e gjithë njerëzve të zhgënjyer që shëtisin nga një parti e vogël në tjetrën, në kërkim të pushtetit. Dhe si e tillë u rrit aq shumë. E drejtuar me efiçencë dhe pa ideologji politike, herë si ekstremiste e majtë e herë si e djathtë, LSI arriti të ishte shpresa e çdokujt që i rrezikohej pushteti nga zgjedhjet në Shqipëri dhe bëhej garanti i saj.
Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ajo është partia e parë pragmatiste e Shqipërisë, e cila natyrisht u demonizua shumë, si nga PD, dhe nga PS, për shkak të natyrës “predatore” të saj ndaj shtetit.
Fushata e re e socialistëve kundër LSI, edhe pse ngjan triumfaliste, në të vërtetë nuk prodhon ndonjë gjë të re politikisht për socialistët, por thjesht rëndon më tej demokratët.
Socialistët e shtuar me të ikurit nga LSI nuk është se bëhen aq shumë sa të ndjehen të fituar, dhe LSI me të ikurit e rinj, nuk është se ndjehet aq shumë e humbur. LSI nuk e ka suksesin tek besnikëria politike, por tek pragmatizmi politik, dhe ajo në horizont nuk pret të rritet si opozitare, por si “predatore” e PD në këtë rast.
Fuqia e LSI është të diktojë rregullat e lojës për PD, që do të vijë në pushtet, dhe jo të ruajë këshilltarët e mërzitur të saj nga të qenit opozitarë.
E vetmja luftë reale kundër LSI, ka qenë 18 maji, marrëveshja Rama- Basha, e cila synoi ta eleminonte atë nga skena politike. Asaj beteje LSI i rezistoi falë dhe inercisë të të qenit në pushtet, dhe shpresës se PS nuk do t’ia dilte e vetme.
LSI realisht e dëmtoi PD-në me humbjen e saj, më shumë se sa PS me fitoren e saj.
Dhe LSI ka në dorë tani të shktarrëojë PD-në. Nëse PD rritet dhe bëhet aq e rëndësishme sa me votat e LSI-së kalon shumicën, atëhere LSI-së nuk i ka ndodhur asgjë, se ajo do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe do të ripërtërihet me tradhtarë të tjerë nga PS, ose PD.
Pra politikisht Partia Socialiste bën një luftë të padobishme kundër LSI-së, për aq kohë sa nuk ka më marrëveshje me Lulzim Bashën për ta shkatërruar atë. Këtë marrëveshje Lulzim Basha e prishi, qyshkurse pranoi të bëhej një front opozitar me LSI-në.
Tani LSI është problem i PD-së, dhe jo i PS-së. Biles moralisht për PS, është një luftë dhe më e padenjë, pasi nuk shikoj ndonjë socialist të gëzuar se ju bashkohen këshilltarë të LSI, pasi i shikojnë më shumë si problem, se si shpëtimtarë.
Promovimi i ikjes së këshilltarëve nga LSI tek PS mund të shërbejë si tregues që PD nuk është më shpresë për pushtet për shumë nga LSI, por nuk është mëkat i tyre. Ata janë të sinqertë në nuhatjen drejt pushtetit.
Vetë LSI po ashtu nuk është e shqetësuar për këtë punë, përderisa Basha ka nevojë për ta për t’u rikthyer në pushtet. E gjithë kjo lëvizje e PS vlen vetëm se e afron më shumë LSI me Bashën dhe e bën PD të varur nga fati i saj. Pra kjo është një betejë fallco kundër LSI, pasi në thelb është një betejë më shumë kundër PD-së, se sa kundër LSI, pasi PD bëhet e pashpresë nga kjo lëvizje. LSI nuk e numëron dot kur është në opozitë. Atë e ndjen vetëm kur vjen në pushtet.
Ja dhe nje hajdut i LSI qe duhet te shoje para prokurorise
http://tna.al/rektori-gaqi-kacani-apo-mashtruesi-jorgaq/
Pirdh pirdh i thone kesaj mero. Skishe cshkruaje sot
Nje shkrim I sforcuar ku I Bazes, e lagu s’e
lagu Mero, asgje nuk na the.
Do beje mir qe Editorialin e sotem tja lije Andi Bushatit.
Ai, Bushati, ishte shum i sakt per kete lloj levizje pazarexhinjes..te njerzve te paskrupujt, te cilet pasi ju bashkuan famijljes m*ta ne nderrmarjen e korruptuar LSI, arriten ta kuptojne se e paskan patur gabim. Dhe tani e tutje do udhehiqen vetem nga parimet!!
Keta keshilltar duken si ato chikat qe, pasi punuan ne nje Bordello per ca vite, me ne fund mezi e kuptuan qe ajo ishte burdello vetem pse aty u shfaqen ca Rus per te marr “sherbimin” qe, zakonisht, ofrohet ne nje Bordello!!!!
Problemi qe nuk trantohet as nga Mero dhe as nga Bushati, eshte fakti qe ne PS nuk ka asnje reagim kundershtues ndaj ketij kontigjenti “shetites”, edhe pse e din mir se cperfaqsojne ata…
Ata, shetitesit e Leshit te Lise, kerkojne nje streh te re ku te ushtrojne “zanatin” e vjeter..dhe ne PS, mesa duket, i presin me krah hapur…ta bashkeushtrojne ate zanat!
Sa e peshtire
o Merooo,bej ndonje shkrim qe ti kujtosh Edi Rames se iku koha e zgjedhjeve
eshte dita e te pa puneve u be 5 vjet gati qe asnje lloje pune Serioze nuk duket
ne horizont,…….nuk shtyhet jeta me publicitet zgjedhjesh thuaja ti ore……….
Je per tu respektuar Mero per qendrimet qe mban por ka raste te rralla si ky shkrimi qe me kujton ate shprehjen e shkrepe ne hi! Eshte e vertet qe LSI e ndertoi cdo gje mbi pragmatizmin por po aq e vertet eshte qe kjo u shendrua nga nje parti familiare ne nje parti fashiste, ku mund te arrije dicka qofte edhe nje lemosh vetem nqs do vendoste mona ose liri. Pervec kesaj kryetaret e bashkive apo drejtuesit e tjere te niveleve te LSI e kane shperdoruar pushtetin qe moren dhe ne pjesen dermuese jane bere te neveritshem dhe kane shkaktuar urtejtje te jashtezakonshme, si pasoje LSI eshte drejt zhdukjes pasi dhe arma e saj PARATE per shkak te reformes me drejtesi nuk mund ti perdori me hapur por, edhe sepse pjesen me te madhe ja kane zbuluar dhe kapur.
Domethene Rama po merr hajdutet e LSI ne gjirin e vet. Rrofte vetingu popullor dhe transeksualet qe mesojne femijet shqiptar ne shkolla
O Mero djali please pse harxhon kohe me LSI kur everyone e di qe kjo parti e ka marre rrugen e mutit dhe dihet ku do te perfundoje.
Keshilltaret qe ikin nuk kane votues? Ikja nuk eshte ” nje person” por disa qintra vota qe e shoqerojne.
Per votat behet Mero.Ps kerkon vota…te ikurit nga lsi ia garantojne.
Qe kur nuk na qenka shperberje ikja e votave?!
Si do rritet pd-ja kur ska votat? Te njetet votojne,apo do dali ligj i ri i cili do thote te numurohen votat mbi numrin e ish votave per pd-lsi?
Eshte degradim i lsi-se dhe humbje e pd-se dhe se luan as topi!!!
Puna qendron gjetke…keta qe vine ne ps jane jashte tepsise,jane jashte vjedhjeve etj,apo nderruan testerat dhe vjedhja vazhdon?!
LSI si PD jane pa koke!