Përse Basha nuk duhet lënë “peng” për paratë!

20 Mars 2018, 21:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017 dhe shifrat nuk rakordojnë. Lulzim Basha është tani përballë dy problemeve në Tiranë.

E para, përballja me ligjin për financimin e partive politike dhe rreziku që të penalizohet për fallsifikim të dhënash, që sipas Kodit Penal, dënohet nga 3 deri 5 vjet burg. Dhe e dyta, të provojë që pagesat në SHBA kanë burim të pastër parash, pasi përndryshe duhet të përballet dhe me akuzën e pastrimit të parave.

Në rastin e parë, ai përballet me nenin 190, ku në paragrafin e fundit thuhet se kur fallsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentat dënohet nga 3 deri në 5 vjet burg.

Në rastin e dytë, do të pëballet me nenin 287 për pastrimin e produktve të veprës penale, ose veprimtarive kriminale, që dënohet nga 7 deri në 14 vjet.

Tani ka kaluar çdo afat kohor që Lulzim Basha të përmirësojë apo plotësojë të dhënat që ka deklaruar në KQZ, ndërkohë që për paratë e paguara në SHBA tek lobisti Muzin përmes një kompanie offshore me pronar rus, tani ka së paku 5 deklarata të ndryshme. Por kjo është çështje se si ai do të përballet në SHBA me këtë histori. Ndoshta ish- guvernatori Guliani, që e njeh dhe mikun e tij Alptekin, mund t’i japë këshilla për avokat të mirë.

Tek ne, historia ka të bëjë me dy ligje, atë të fallsifikimit të të dhënave dhe një mundësi tjetër për t’u përballur me akuzën e pastrimit të parave, nëse ai nuk provon se paratë e paguara në SHBA dhe të padeklaruara këtu, kanë origjinë të pastër.

E gjithë kjo histori po merret më lehtë se sa mendohet prej Partisë Demokratike. Të bindur se këtu liderët politikë mbrohen politikisht dhe jo me ligj, të gjithë e trajtojnë këtë çështje si problem i një njeriu që e ka për detyrë të bëjë çfarë të dojë me paratë e partisë së tij.

Në fakt, përtej përballjes me ligjin shqiptar, kjo është dhe një çështje e mprehtë e korrupsionit brenda Partisë Demokratike, ku askush nuk është pyetur për asgjë dhe nuk ka asnjë vendimmarrje institucionale për këtë anarshi financiare

Kritikët e Lulzim Bashës i kanë kushtuar pak rëndësi këtij debati, ndërkohë që e kritikojnë Lulzim Bashën dhe për probleme në ndonjë seksion të PD. Në mënyrë të pakuptueshme ata kanë shmangur goditjen ndaj tij, ndaj një çështje e cila është thelbësore për mënyrën se si drejtohet një parti. Dhe meqë ata e kanë betejën brenda partisë, kjo çështje është krye-skandali i asaj partie për 27 vjet, pasi asnjëherë nuk ka pasur akuza brenda partisë për abuzime të tilla financiare.

Shkelja me të dy këmbët e ligjit shqiptar, por dhe statutit të PD-së për mënyrën se si “qeveriset” vetë PD, është një çështje thelbësore për figurën e kryetarit të parties, dhe kritikët e tij nuk duhet të kompleksohen.

Sot, një nga presidentët më popullor të Francës përfundoi në qeli, pikërisht për disiplinën financiare të partisë së tij, që ishte financuar nga lekët e Gadafit.

As Sarkozia nuk i mori për vete paratë nga Gadafi (për Bashën as për këtë se vë dot dorën në zjarr), por arroganca me të cilën ai vendosi të financohej nga një tip i tillë dhe rruga se si kanë mbërritur paratë atje, e bëjnë atë një person të ndjekur nga drejtësia franceze.

Ndaj çështja e Bashës duhet marrë seriozisht jo vetëm si një person që ka problem me ligjin shqiptar, por mbi të gjitha dhe si një person që duhet të ketë problem me partinë e tij, me mënyrën jo transparente dhe harbute të përdorimit të parave të zeza dhe përfundimin banal të tij në grackat e mafias ruse, që merret me influencën politike në Uashington.

Ideja se drejtësia jonë nuk do të veprojë në këtë rast, pasi është çështje politike, nuk është një gjykim i pjekur politik. Ata që shpresojnë që drejtësia do bëjë pazar për Lulzim Bashën, janë duke gabuar dyfish, pasi PD ose do ketë një lider të pastër dhe të pakapur nga askush, që mund ta sjellë në pushtet, ose do ketë në krye dikë, që sa herë të bezdisë qeverinë, t’i kujtojnë prangat. Është më mirë që PD të shpëtojë nga Basha, në qoftë se ai nuk është njeri i lirë, se sa Basha të shpëtojë tërë jetën nga burgu prej PD-së. Duke e lënë atë në opozitë.

17 komente në “Përse Basha nuk duhet lënë “peng” për paratë!”

  1. Koba says:

    UdheKRYQ i FORTE.Me duket se kesaj rradhe nuk ka as Sali as Djall e as Gite qe ta shpetoje.Me mire per PD qe Kjo Llaxore te sikteriset.

    1. Skypion says:

      Edhe femijet e dine tashme, se kjo brockulla me lobingun, eshte nje perpjekje e deshperuar per te larguar vemendjen e opinionit publik nga baterdia e kokaines.
      Pas hashashit, erdhi kokaina!
      Askujt me pare nuk i kishte vajtur mendja se do te ndodhte kaq shpejt. Natyrisht, analiste te fushes paten paralajmeruar qe shpejt, se trafiku i drogave te lehta si hashashi , do te pasohej nga ai i drogave te forta. Sepse, arsyetonin me te drejte ata, keshtu ka ndodhur kudo ne raste te ngjashme.
      Mirepo, askush nuk kishte parashikuar se gjithcka do te ndodhte kaq shpejt dhe me kaq shume buje.
      Skandali , ku tashme ska asnje dyshim se eshte perfshire, si ne rastin e hashashit me Sajmir Tahirin, edhe Qeveria, eshte aq i madh, sa do te duhej nje “skandal” po kaq i madh qe te perfshinte Opoziten, qe te pakten te sherbente si neutralizator.
      Skandal nuk kishte, prandaj u shpik. U shpik ky skandali me lobingun…
      Sesa qesharak dhe te mjere jane ate qe po e perditesojne kete “skandal” opozitar, kjo duket ne perpjekjet dhe ne energjine e pakursyer, deri ne kufijte e rraskapitjes mendore, per ta theksuar sa me shume, duke e perseritur dhe perseritur papushim per veshet e elektoratit trushpelare majtist.
      KOKAINA, zoterinj! Kokaina!
      Sasia eshte aq e madhe, sa nuk ka mjeshter komunikimi publik, qe te mund te terheqe vemendjen nga ajo. Aq me pak keta spurdhjekerit e Rames, qe u eshte mbushur mendja se jane me te vertete te tille.
      KOKAINA, zoterinjt! Kokaina!
      Mielli per partizanet… si tha ajo cironka e kapur : transportoj miell per partizanet… !
      He kush ka guximin nga ju spurdhjekerit komentues socialista ketu qe te permende ” miellin per partizanet “?!
      Askush…
      AShtu sic asnje nga mediat, gazetat dhe portalet e majta dhe qeveritare nuk e permend.
      Po pse nuk e permend?! – Sepse , ju djeg miza. Miza ne biithe. Te gjithe e kane kete mize ne biithe. Qe nga Kryeministri e deri tek socialisti me i humbur.
      Nuk e permendin, sepse, te gjithe e dine se behet fjale per “partizanet” e Olsit … Olsit te Edit, vellait te Kryeministrit te Shqiperise.
      Sa per lobingun dhe ruset e lobingut, une mund tju them vetem kaq: ju befsha kkakken mu ne rus o filorus, qe edhe partine qe e votoni 70 vjet, ua kane themeluar dy emisare serbe te Kominternit rus!
      Sikter rrace e keqe!

      1. Toni Tr says:

        ME POSHTE ZBULOHET IDENTITETI I SKYPION
        https://goo.gl/GvGr3o

      2. Shqiptari i ILIRISE. says:

        O Skypion,
        lere drogen dhe kokainen.Kush e ka bere drogen dhe kokainen do e haje te semes.Por droga dhe kokaina,sado e madhe te jete nuk e mbulon dot krimin me para e pista qe perdor Lulushi jot per tu hedhur hi syve shqiptareve per gjoja mbeshtetjen e Amerikes.
        Skypion
        edhe ne France ka droge dhe kapet droge.Por Sarkozia shkoi ne burg per financime te pa ligjshme te partise.
        Keshtu qe thuaji Lulushit te pregatitet per te 7 penxheret!
        Degjove Skypion?

  2. Koba says:

    UdheKRYQ i FORTE.Me duket se kesaj rradhe nuk ka as Sali as Djall e as Gite qe ta shpetoje.Me mire per PD qe Kjo Llaxore te sikteriset.
    Me e mira eshte te marre me vete dhe Sali kriminelin.

  3. Krahasimi qe ben me francen dhe sarkozi nuk eshte i goditur sepse atje drejtesia flet dhe nuk dalin lezhianet te rrethojne gjykaten dhe ta presin hajdutin si hero.
    Sa per pd nuk e besoj te jete hera e pare qe abuzon me fondet apo lobimet ne keto 28 vjet,por lulushit i plasi gerdeci ne dore dhe duhet bere shembull.
    Sali krimineli kushedi se sa dollar ka mar nga firma shqiponja apo nga shitja e armatimeve sa e sa dollar ka harxhuar per shpellaret ne mitingje …..
    Po te hetohet per keto 28 vjet ketu nuk ka burgje per ti futur keta kriminela qe flasin per varferin dhe mbushin xhepat e tyre.
    Keta kriminel e kthyen vendin 100 vjet mbrapa,nga varferia ne mjerim.

  4. Azio says:

    Aha,Lulzim
    Tani s’mban uje pilafi.
    Behu gati,behu I forte.Burgu per plehra si ty eshte.
    Ne te harushes tani.

  5. ? says:

    Mero, FLM, që shkruan !
    Ja u nxjerr bojën!?

  6. Milan says:

    O edkari ti qenke kar i teri,laje e shplaje gojen mire para se te flasesh karlleqe per Meron

  7. @autori says:

    Qe Luli do te digjet si lojtar, kjo nuk ka asnje diskutim, e kam thene edhe me pare. Vetem se kur, nuk e vendos as Mero dhe as komentet e miletit. Eshte kupola e mafies (BRM), qe do vendose menyren dhe kohen e sakrifikimit..

  8. Bilbili says:

    Kundershtaret e bashes,brenda pd-se, nuk flasin per kete ceshtje sepse e dine shume shume mire menyren finaciare te pd-se.Te gjithe jane te inplikuar.
    Nuk u ben pershtypje dicka e vjeter.
    Mesa kam degjuar prokuroria ka hapur proces…edhe informacion te plote nuk kemi.
    Nqs prokuroria ka nisur hetimin,te tjerat jane vetem shkrime.
    Na duhet qetesi der ne qershor…pastij do shohim “shitjet e blerjet”.

  9. Luli me yll Baxhellash says:

    Lul baxhelli shpejt e shpejt i ngjite shkallet po kur shkon ne maje me gjithse nuk arrite te na behesh Krye mutister Tani maja do te kthehet ne sume apo te tha Juliani se mut te gjeje ndonje marifet per ti shpetuar sapunit
    Kudo qe ndodhesh dhe me ke ndodhesh tani ke vulen e ZEZE dhe do ta keshe per gjith jeten
    Shpresoj se atje ne burg do te japin ndonje ide te mire
    Se si mund ta heqesh vulen e zeze Thith dhe ca dite ajer te paster se do thithesh koka peshku se shpejti

  10. taraboshi says:

    O z.Mero .Partia demokratike kurr nuk eshte kontrollu per financime sidomos kur ka qene ne pushtet por edhe kur nuk ke qene ne pushtet vetem ne 2017ten qe i zhvilloj zgjedhjet Edi Rama qe po kontrollohen financimet e partive se tash 27 vjete jane harxhuar para sa per te ndertuar nje hekurudhe te re Shkoder-Vlore e kurkush nuk ka bere ze . Aju kujtohet kur pati prure Sali Berisha ca makina rŕeklam nga Italia qe bridhnin nga Veriu ne Jug me parat e taksapagusve shqiptare . Kuj ja mbante bytha me kontrollu S .Berishen se te zhdukte .Po edhe tashti qe eshte kryetar Luli qe Berisha e vuri cilit ja mban bytha me kontrollu financen e P .D.se Ndigjoni mua ça po ju them .Neser me u denu S .Berisha ose mè mbyll syte pergjithmone(u realizofte nga Zoti) Partia Demokratike mbas nje jave shkatrrohet hahen si qejte per zullumet qe ka bere por sa te jete gjall S .Berisha nuk jua mban me kfitiku njeri tjetrin se e shohin vehten tek i ndjeri Sokol Olldashi .

  11. kosta says:

    paske qene i droguar pas bashes o mero! te uroj qe me ligjin e ri qe martohen 2 bura ne bashki,te flesh me bashen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje