Nga Mero Baze
E ashtuquajtura “Rruga e Kombit” është projekti që po u kushton më shtrenjtë se çdo gjë shqiptarëve. Ai është projekti më i shtrenjtë rrugor në rajon, më korruptivi dhe tashmë si pasojë dhe më i vështiri për t’u mirëmbajtur.
Kjo rrugë ka disa histori dështimi.
Historia e dështimit të tij si projekt nisi qysh me ndërtimin e tij super të shtrenjtë, duke zgjedhur aksin e gabuar, dhe çmimin anormal. Rritja në stratosferë e çmimit të rrugës, u bë nën arsyetimin se do t’i jepnin të drejtë ndërtuesit ta bënte vetë projektin duke e llogaritur çmimin me “kosto për kilometer”. Pra çdo tre muaj ndërtuesi të vinte në zyrë, e thoshte, “dua 22 milion euro për këtë kilometër që sapo bëmë”, se kaq na shkoi dhe ne duhet ta paguanim. Kjo kontratë ndoshta më kriminalja në botë për një vend të varfër, jo vetëm që nuk u gjykua dhe nuk u ndëshkua kurrë, por u tentua të përdoret dhe si dekoratë nga hajdutët, të cilët të krekoseshin se “vërtet vodhën, po ja e bënë rrugën”.
56 km rrugë bashkë me tunelin, nga Rrësheni në Kalimash, shkuan 1,3 milardë euro, pa llogaritur segmentin Kukës-Morinë që u bë nga kompani shqiptare me një çmim dhjetë herë më të ulët.
Historia e dytë e dështimit të rrugës është efekti ekonomik që pati Shqipëria prej saj. Borxhi për rrugën zhyti në krizë buxhetin e shtetit dhe destabilzoi atë për një kohë të gjatë, që ende nuk po e merr më veten, ndërsa efekti pozitiv ekonomik është thuajse zero. Rruga shërben vetëm për një valë turistësh nga Kosova në verë drejt Shqipërisë, të cilët janë një e ardhur qesharake në raport me ngarkesën që ka shkaktuar kjo rrugë në buxhet. Një rrugë më e lirë siç është superstrada Milot-Rubik, e cila kish nisur të ndërtohej me tre korsi do ta ulte disa herë koston e rrugës dhe do ishte shumë më propocionale me efektin ekonomik për Shqipërinë. Në një farë mënyre do “shtrinim këmbët sa kemi jorganin”.
Ideja për të bërë një pjesë të rrugës si autostradë gjigande, nuk shërben për asgjë përveçse për të mbushur xhepat e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Rruga edhe ashtu nuk është autostradë. Ajo ka disa segmente si superstradë si ajo Milot- Rrëshen ose Burizanë- Vorë. Pra e vetmja arsye përse duheshin 56 km me katër korsi dhe me kosto 22 milionë euro për kilometër ishte grabitja. Autostrada dhe me atë çmim është e parrethuar, e pasigurtë dhe e pamirëmbajtëshme.
Historia e tretë e dështimit ka të bëjë me vetë drejtësinë që nuk arriti kurrë të çonte në qeli autorët e këtij projekti që ka prodhuar një destabilitet financiar në Shqipëri në emër të patriotizmit. Lulzim Basha arriti ta mbyllë gjyqin me procedurë pa u gjykuar, duke shpëtuar kështu dhe të akuzuarit e tjerë, ndërsa Sali Berisha që ideoi projektin me një marrëveshje okulte me partnerin turk të “Bektel”-it, bëri dhe miliardat e jetës dhe shpëtoi pa u thirrur kurrë nga drejtësia.
Historia e katërt e dështimit të kësaj rruge është taksa e re që po vendoset mbi të. Nga pikëpamja e menaxhimit të rrugës, taksa është një nevojë urgjente, por për shkak të historisë së këtij projekti kriminal për financat e varfëra shqiptare, kjo taksë është paradoksale, pasi edhe kështu taksapaguesit shqiptarë kanë paguar boll. Taksa është një projekt i qeverisë së Partisë Demokratike, e cila tentoi ta vendosë atë në fund të mandatit në vitin 2013 por nuk arriti dot. Opsioni që PD e paska më të mirë idenë e taksës së PS, pasi e kishte më të moderuar sipas tyre, është nga ato shakatë e hidhura, të cilët Lulzim Basha si njeri i pacipë, është personi i duhur për t’i thënë.
Duke qenë se taksa është rruga e vetme për të mbijetuar ajo rrugë dhe për të mos degraduar fare, ajo do ta thellojë dështimin ekonomik të këtij projekti, pasi do ta bëjë dhe më pak të përdorshme rrugën. Por ky është një dështim i imponuar nga gjithë dështimet e tjera të asaj rruge, që nga projekti, tenderimi në kosto për njësi, shifra marramendëse 22 milionë euro për kilometër, mos përfundimi i autostradës edhe përkundër këtij çmimi të lartë dhe mbi të gjitha dështimin për të sjellë “bum ekonomik” në ekonominë tonë.
Edhe më idiot është arsyetimi se “taksa po vihet për hakmarrje ndaj Veriut”, a thua se rruga qenka bërë për të kaluar veriorët dhe ne të tjerët duhet të kalojmë nga Maqedonia për Kosovë.
Problemi është se prej ditës së parë e deri më sot, ajo ka prodhuar vetëm “vrima të zeza” në ekonominë tonë dhe miliarda për “sheik”-ët Berisha-Basha, të cilët pasi u vodhën shqiptarëve së paku 500 milionë euro, tani duan të na mbushin mendjen se problemi qëndron tek mënyra se kërkon qeveria e sotme ato pesë euro, që të mbajë në këmbë projektin e tyre kriminal.
Dështimet e kësaj rrugë dhëmbin, më shumë se kjo taksë, pikërisht nga fakti se janë dështime të paralajmëruara dhe të bëra nga hajdutë sypatrembur si Sali Berisha e Lulzim Basha, të cilët nuk i ndali dot askush për ta bërë atë krim. As drejtësia.
Kush do ti denonte !?
******************
RROFTE TIT VAQILI, MENDIMTAR E IDEOLOG I LUFTES KUNDER MINJVE. ROFTE TITi E POSHTE MINJTE.
Bravo Mero, me se e sakte, drejtesia e re duhet ta kete ceshtje prioritare.
Bravo,bravo Mero! Me sakt dhe e vertete nuk ka.Te lumt.Respekt.
TË PAKTËN, NË BURG BERISHA E BASHA !?
Hajdute trima. E vertete.
Po te ishte deshtimi i vetem rruga e kombit do tja falnim sali kriminelit,por ne keto27 vjet ka aq shume deshtime sa nuk di nga tja fillosh.
Dhe nga gjithe keto deshtime ,e paguan populli ,qe nga i varfer ne socializem po shkon ne mjerim, dhe deshtaket pasurohen nga dita ne dite.
Dhe mbi te gjitha nuk analizohen se kush eshte ai qe ideoi deshtimin,nuk shikojne rrenjet por deget.
Kryesoret e ketyre deshtimeve qe nga rruget ujesjellsat pyjet pronat ndertimet kuturu e te gjithe kesaj rrumpalle eshte sali berisha i pasuar nga fatos nano.
Dhe do te duhen 100 vjet qe te riparohen keto deshtime ne se punohet me ndershmeri.
Por ndershmeria ne kete vend ka vdekur
Jo more. Vetem taksa e projektuar nga PDja dhe Basha e shpetoka?
C pune ka akoma privati te rruga? Taxa i paguhet shtetit dhe jo privatit.
Vazhdon vjedhja, por meqe e nisi Basha e Beriisha duhet ta bitisi Ramuti.
Kthehedh e nga kthehesh atyre jua fajin
Meqe e bene ata do e paguajme ne.
Shkoni mir qena.
Keni zbuluar nje taktike.
Kritikono krimin qe po vazhdon. Por qe sipas teje duhet te vazhdoje.
Nqs rruga e Kombit ka deshtuar le te ngelet ashtu. Ta rregulloje vete populli. Dmth cdo qeveri qe do marre persiper rregullimin e rruges duhet ta bej pa koncesionare dhe te shkurtoje 2 korsi. Meqe po e thua dhe vete qe korsite nuk duhen.
Deri tani thua qe firmat private e rropen shtetin duke mare leke per riparime, dhe me tej u dashka qe po prape firmat private ta mbajne prone te tyren
Ju jeni te gjithe kriminele.
Ti i pari, qe ben detyren qe te ngarkuar Ramuti ti dredhedh ceshtjet ne dobi te Ramutit.
Mero regullatori. Si puna e varreve greke. Aty te fshati jot bien akoma kocka grekesh bashke me shiun.
Germo Mero. Germo per Ramutin.
Ti “Miri” , je një idjot , pa asnjë logjikë njerëzore . Thjesht ,
një copë shpellar , që nuk e vlen të humbësh kohë !
DUHET TE LARGOHEN TE GJITHE POLITIKANET E VJETER ,NGA TE GJITHA PARTITE ,QE TE VENDOSET DREJTESIA NE KETE VEND .
Ju zotri jeni kundra kti projrkti bashk me ca shtete te rajonit po kjo rruge eshte shtilla kurizore e kombit ton eshte sukses eshte krenaria jone
o te dhjefsha krenarine tende te kombit o leshko
e ju qenkeni me kultur ateher ty ti qifsha tana rropt e shpis e qa prmban lista e dasmes
Dhe meqe kjo rruge eshte deshtim ekonomik hajde hedhim edhe gjysem miliardi euro ne rrugen e Arbrit. Po per keto nuk para flet ti Mero. ketu kalon tek tuk ndonje makine sidomos ne vere po atje vec ujkut s’ka me kalu njeri
O budalla e gjysem, shqiptaret kane nje jete qe paguajne per mirembajtjen e asaj rruge sa here qe mbushin nafte. Prandaj kemi naften me te shtrenjte ne rajon. Tani na thuaj icik ti si zedhenes i qeverise, a do hiqen taksat nga karburentet dhe ne do paguajme po aq sa kosovaret e maqedonasit?!
Injoranca edhe lejohet o Mero, po jo kur behet me qellim.
Na merove Mero !
Si or burr i dheut nuk ta mban prapanica te fusesh dhe kryesoret…ambasadoret .Delli i kosoves dhe MR e shqiperise qe i shkonte sic ke thene dhe vete Lulit ne shtepi privatisht..deri sa i mori firmen si Bedele e Bechtel-it
..Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –
Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.
Tenderi i shpejtë
Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.
‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhenti me kanibalet dash kalocin dhe kac dervishin duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne aq me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..
PPP e GENER2 per segmentin thumane-kashar eshte qoke per familjen SB dhe bashkepunim ne vjedhje.
te njejtat konkluzione edhe per PPP GJOKA te rruges se Arberit. familja mori me shume se 0.5 billion euro.
ku ishim ? hic gjekundi !
Lepa brenaaoĺe
Keto jane abuzime te thella qe xhepi I qytetarit ka kafshuar me shume sec gelltit. Hajdutet qe e “ndertuan” ate rruge thone: Kapeni hajdutin. Kerkoj nga mjeshtri qe kur te dali ne Seancen Parlamentare, te dali me ca shifra se sa NET PROFIT sjell ne vit ajo rruge, sa kushton per ta mbarevajtur, dhe kur paguhet ne menyre kohore kjo rruge.. Sa taksa sjell, sa shpenzon nga amortizimi, sa duhen te kompletohen, dhe me c’fare ritimi dekadash do paguhet PAID OFF… Mjeshter, dil dhe sqarouja kallaballekut c’fare demi KOLOSAL keta 2 hajdute kane krijuar ne XHEPAT E ATYRE QE PO TE NDJEKIN. Populli sheh dhe gjykon. Lere ngjyren e partive menjane dhe beu realist me keta 2 kanace qe flasin (e paimagjinueshme) tani per takse hajdutlleku.. Pergjegjesit kryesor qe qytetaret shqiptar do paguajn dyfishin e kohes te lajne ate rruge.. Nje vjedhje aq e rende qe jo vetem se lan dot, por detyrohesh te taksosh taksapaguesit per mirembajtje dhe perfundim. Ta kuptojne ata qe kane VOTUAR DJATHTAS per keta dallkauk hajdutesh. Votuesit e djathte te kuptojne se kjo nuk eshte c’eshtje partiake, por nje ceshtje themelore MIREQENIE PER QYTETARET SHQIPTAR.. Per te pasurit, dhe te varfrit. Per biznessmenet por edhe qytetaret e thjeshte te Kosoves e Shqiperise.. Prokuroria nga ana tjeter te filloj hetimet per Lulzim Bashen duke treguar qe paska leke marramendes (500 mije euro per nje foto) te pajustifikuara. Kjo prokurori duhet te japi sinjale qe keto gjera KAQ TE TRASHA DHE TE RENDA s’mund te varrosen si dosjet e Adriatik Shaik Llalles (ky I leroi teme”n” s’ja beka syri terr fare).
pak e ka vene, me shume duhet me pagujt se shteti mahet me taksa. i lutem lali eurit dhe daku edit ti dyfishojn se vallahi po pertojm me i cu ne banke ato meleona qe na teprojn
pak e ka vene, me shume duhet me pagujt se shteti mahet me taksa. i lutem lali eurit dhe daku edit ti dyfishojn se vallahi po pertojm me i cu ne banke ato meleona qe na teprojn.
pak e ka vene, me shume duhet me pagujt se shteti mahet me taksa. i lutem lali eurit dhe daku edit ti dyfishojn se vallahi po pertojm me i cu ne banke ato meleona qe na teprojn..
Pervec te tjerave,ju thoni se taksa eshte 2.5€,5€,11.8€€….Ore te (nderuar),jetojme ne shqiperi apo ne B.E?!
Monedha jone eshte LEKU apo Euro?
Çfare lesheli jemi,çfare idiotlleku mbizotron o zot!
Del ministri perkates e thote tarifat ne “€” kur ne kemi monedhe ne Lek,e nuk i thote nje njeri nje fjale.
Po shkruaj prap ate qe shkruajta dje.
Turqit e te tjeret,nuk i perzume vetem per krenari kombetare joooo,i perzume me shume se nuk duronim dot taksat qe na vinin.
Der me tani,Edvini im,shpresa ime,ka vene takse mbi takse keto:
1-Takse shtepie
Kur une e kam blere token e shtepise dhe kam paguar taksen qe me perket.Kure une kam ngritur shtepine dhe kam paguar taksat qe ne caktove,perse duhet te paguaj “Takse Shtepie”? A jam shqiptar qe duhet te kem nje memedhe dhe nje streh?!
2- Taksa e ujit
Vendi i dyte ne europe nga burimet ujerore thua zotrote…por çmimin e paguajme sikur jemi vendi i fundit ne kete planet…per te mos thene ne kete kozmos.
3-Taksat e pagimit te rrugve
Ne Tirane paguaj parkimin e makines ne rruge BASHKEQYTETARE.Persene di ta shpjegosh? Apo ndaloj shiun te bier direkt ne asfalt?!
Shtet me taksa nuk behet!!!
Shtet qe respekton taksat dhe qytetaret behet dhe duam!!!
Zoti Baze, pase qenka deshtim rruga e Kombit, apo pse eshte i vetmi investim qe eshte bere ne Veri zoti Baze,,,,!?
Ju zoti Baze nese e keni inat Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, kjo nuk do te thote qe t’i keni inat ata pse kane bere kete rruge, Eshte tjeter gje nese ata duhet te shkojne para drejtesise ose jo, ata le te hetohen dhe denohen per aferat korruptive qe kane bere me rrugen and co. Por qe qenka deshtim rruga e Kombit zoti Baze, kjo aspak nuk eshte e vertete. Se ajo eshte nyja lidhese mes Shqiperise dhe Kosoves zoti Baze, apo as edhe kjo nuk eshte ndonje leverdi per Shqiperine dhe shqiptaret, Apo per Ju Shqiperia fillon nga Zogu i Zi e deri ne Sarande zoti Baze. Jo zoti Baze, jo kaq inat verioret, se ata jane armata me e madhe e Shqiperise. Dhe verioret jane shqiptare zoti Baze dhe normalisht qe buken e tyre hane. Po skeni faj zoti Baze se jeni mesuar qe nga koha e regjimit komunist qe t’u kushtohet rendesi vetem pjeses se Jugut te Shqiperise dhe normalisht investimeve qe beheshin vetem ne pjesen jugore. Po Hidrocentarlin e Fierzes pse nuk e komentoni fare zoti Baze, qe ne u detyruam te leme shtepite tona ne Kukesin e Vjeter per te te dhene drite Ty zoti Baze, per t’ju dhene drite shqiptareve zoti Baze, per te ta ndriçuar mendejn ty e bashkeqytetareve tuaj zoti Baze. Pra hidorcentral me i madhi ne Shqiperi dhe per t’mos thene i vetmi qe ndriçon Shqiperine tone zoti Baze dhe jo Shqiperine tende, sepse Shqiperia eshte e jona. Ndaj jo kaq vrer per rrugen e Kombit zoti Baze, ajo tashme mbaroi, perfundoi dhe nuk ka me kthim mbrapa, ajo u ndertua deshem apo nuk deshem ne, deshen apo nuk deshen ata, doni apo nuk doni Ju.
E ndersa sa per pergjegjesite ligjore te abuzimeve, vjedhjeve qe kushdo ka bere jo vetem per rrugen, por edhe per çdo abuzim tjeter ne kun dershtim me ligjin, te gjithe perpara drejtesise le te shkojne, jugore e veriore, kjo pjese sme intereson fare, mua, e ty e shoh qe te intereson pak, qe te shkoje vetem Sali Berisha perpara drejtesise.
Faleminderit zoti Baze,
Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.
Gelbaze, deri ne 2005 ishe bolelepirsi me i madh i sales pa cka se krimet me te medha te tija i kreu ne vitet 90. Si duket nuk ta mbushi bythen plot apartaamente prandaj u largove.
Rruga e kombit eshte arterja e daljes se shqiperis nga plehrat e ps edi rames,qe ka objektive te kthej shqiperin ne nje taulet pubike te italis dhe ballkanit.
aq ka pas insti ps me edi kokainen kunder ksaj autoudhe saqe nuk shkojke me makine e autobus rama,por nga rruge tjera e helikoter ne kosove.
taksat e premtuara te rames jane taksa pordhe,dhe keto para te pages autostrade do i gelltite rama me klyshqit e tije.
shteti nuk mbahet me taksa.
i semuari nuk mbahet ne jete me infuzione,por me tretmente adekuat.
nese shqiperia shpreson ne modelin e sistemit djibuti afrikan vetem me taksa ,na mori lumi.
te gjitha shpresat i ka ps e rama ne trasformim te realitetit nga gazetar profesionista mashtrimi dhe ne blerje te votave,se ndyshe ps dhe rama do kene fatin e muhamet gadafit.
nga dale mor jaran prej kosove
ma respekt per gjuhen shqipe se dhe serbet kane filluar ta flasin me mire se ti..
qe je fece e salisatanait duket por shko rregullo kosoven pastaj hajde jep mendim per ed “kokainen”
Ngele duke akuzuar hajdut njeri dhe hajdut tjetri. Po coji ore ne gjyq po pate prova, se keshtu behesh njeri edhe ti. Se po qene edhe keto akuza fallco, edhe ti po shkel ligjin per ofendim publik.
Le te sqarohemi te dashur qytetare. Koncesioni jepet kur firma nderton vete rrugen, rikuperon kapitalin e investuar, nxjerr fitimin e saj, nderkohe mirmban rrugen. Jepet per 99 vjet. Pas kesaj supozohet qe firma e ka rikuperuat disafish kapitalin e investuar dhe vepra kalon ne pronesi publike. Keshtu funksionon nje koncesion qe eshte ne interes te te dy paleve dhe te privatit dhe te publikut. Tani vijme tek Rruga e Kombit. Per te u mor nje kredi goxha e kripur me interesa shume te larta. Pra kjo eshte bere nga parate e mua dhe tuajat te dashur qytetare. Do paguajme shumen plus interesin ne dhe femijet tane. Tani meqe ne e kemi paguar dhe investimi eshte publik, dhe perfitimi natyrshem duhet te jete publik. Shteti te krijoje nderrmarrjen e mirmbajtjes se rruges, te jape fondet e nevojshme per makineri dhe shpenzime te tjera dhe te ardhurat neto te perdoren per shlyerjen e borxhit. Dmth paraja e huazuar te shlyeje veteveten. Pas shlyerjes se borxhit me te ardhurat mund te behen vepra te tjera publike apo investime te ndryshme. Pra hiqet barra nga qytetari qe nuk e perdor rrugen, lehteson buxhetin e shtetit dhe paguan ai qe e perdor. Ne u vodhem nje here kur u be rruga me interesa astronomike te kredise dhe 270 milion eurot e vjedhura, po vidhemi prape duke na mohuar nje te ardhur per te cilen kemi investuar te gjithe. Thjesht kjo eshte shoqerizimi i shpenzimeve dhe privatizimi i fitimeve. Prandaj jam kunder ketij koncesioni. Dikush mund te thote ndermarrja shteterore nuk funksionon pasi shteti nuk e menaxhon dot. Kur ke nje biznes dhe nga menaxhimi i dobet del me humbje c’fare ben cdo njeri ne dy pare mend? Shet biznesin apo pushon menaxherin? E njejta gje. Nqs PS dhe Edi Rama nuk menaxhojne dot kete shtet te thone:- Jemi te paafte te dashur qytetare. Nuk e tundim dot kemboren qe na keni varur ne qafe dhe le te ikin te qerrohen. Kaq thjeshte. Dhe te mos tallin trapin me djersen dhe te ardhmen tone.