Nga Pëllumb Kulla
Ideja që u ka lindur disave që t’i kthejmë kurrizin kësaj republike që u ngrit në Shqipëri pas viteve të komunizmit dhe të ngremë një Republikë të Re, mua më duket joshëse. Nuk duhet marrë përpara me yhaa(!) pa lindur akoma! Le të lindë një herë! Daç të lindë nëpër çadra, daç në kabinete, daç në biblioteka, një republikë e re duhet.
Nuk them që ajo të mos trashëgojë edhe ndonjë të mirë nga kjo e tanishmja, si fjala vjen, lidhjet e forta me Uashingtonin dhe Brukselin, por në tërësi duhet të jetë krejt e re.
Duhet trashëguar me domosdo edhe rotacioni i pushtetit, se për pak e harrova! Bile ideja e republikës së re prandaj edhe ka lindur! Deri tani ai ndërrim pushtetesh është bërë nëpërmjet votës, por përvoja e këtyre viteve të tranzicionit na thotë që në Shqipëri votimi nuk ngjit, nuk durohet. Është i dështuar.
Votimet kurrë nuk kanë qënë të kënaqshme për mbarë popullin. Dhe koha tregoi se votimet sabotohen. Bile në duhet thënë e vërteta u bënë 30 vjet që votat e kësaj palo demokracie i kanë fituar ata që humbin. Dhe kjo vjen ngaqë me gjsa nga humbësit ato vidhen e vidhen, blihen e blihen dhe vetvetiu lihet të kuptohet, se pala më e ndershme, fituesja, ajo që nuk vjedh dhee nuk ka para t’i blerë votat, përfundon me barrën e humbjes mbi shpinë. Dhe sheh kundërshtarët që marrin bekimin e të huajve dhe marrin në duar frerët e shtetit.
E këtë skenar nuk ka zot që ta gëlltitë, se përnder humbja nuk durohet. Nuk durohet të dukesh i zhburrëruar, i përbuzur nga populli dhe të qëndrosh kokëunjur me sytë te majat e këpucëve.
A nuk ka ardhur koha ta braktisim këtë sistem të ndyrë të trashëguar nga e kaluara dhe nga demokracitë e shpifura europiane rreth e përqark?
Jam i mendimit që tani e tutje t’i braktisim fushatat e shtrenjta zgjedhore, të lemë rehat Parlamentet, KQZ-rat e komisjonet! Le të djegim kutitë e urryera të votave dhe t’u bëjmë thirrje përkrahësve të dalin në rrugë dhe sheshe dhe t’i dalin zot vendit! Populli nuk ka nevojë për tërë ata parazitë zgjedhorë, bile nuk ka nevojë as për policira dhe gjykata. Populli e di vetë se cili kryetar bashkie është fajtor, cili ministër ka vjedhur, e cili kryeministër është krimbur në para. Masat popullore e dinë dhe se sa duhen dënuar këta biçimër. Kështu do të vemë re se shqiptarët e zhgënjyer, qendrat e votimit qëllonte që i braktisnin, por jo betejat e përgjakshme për pushtet. Kushtrimi i revoltës, i brohoritjes dhe i përplasjes me kundërshtarët, ata i tërheq deri në ekstazë.
Do të jetë fantastike! Çdo parti do të ketë simpatizantët e vet në shesh. Aty, udhëheqësit e shkathët do të lëvizin grup më grup duke ndërtuar aleanca grupesh e duke i bashkuar sheshet dhe grupet, derisa të formohen dy grupe të mëdhenj. Të dy palët do t’i mobilizojnë pasonjësit e bashkuar dhe në çdo katër vjet ata do të përplasen në një përballje popullore, para kryeministrisë. Dhe në atë ndërtesën e madhe të bulevardit, ballë Komitetit Qendror, le të futet pala më e fuqishme, ajo më e apasjonuara, më e përndezura, më e armatosura. Dikush këto përplasje mund t’i quajë edhe Luftë Civile, përplasje popullore, a mosbindje civile, si t’i vijë për mbarë! Dhe ashtu le të jetë, se kjo zgjidhje do të tregojë kush është pala më e fuqishme në numur luftëtarësh, më e etura , më e gatshmja për fitore.
Le të përpiqemi të hedhim bazat për një luftë civile, por për një luftë civile të bukur, të ndershme, njëherë në katër vjet! Dhe për ndershmërinë as mos dyshojë njeri, se ne kemi Kanunin e Maleve, që na detyron të jemi të ndershëm. Këto luftra do të na prodhojnë heronj, lapidarë, data të shënuara. Bijtë e Arbërit i kanë në traditën e tyre luftërat. Ata, pa vrarë mendjen hiç u janë përgjigjur kushtrimeve dhe kanë zbritur sypatrembur në sheshet e betejave.
Meqë deri tani kush ka dalë humbës, ka demaskuar hilet, nuk i është zënë besë dhe ka dalë se ka dalë në shesh, përse këtë praktikë të mos e përfshijmë dhe ligjërojmë në kushtetutë?
Se, për nder, ka më lezet të humbësh me luftë, se sa në paqe, me ato palo monitorime (që blihen!), me vëzhgues hipokritë amerikanë dhe europianë, që përgëzojnë proceset. Phë! Humbja në luftë nuk është kurrë e turpshme. Ne e respektojmë forcën, bile kemi respektuar edhe diktaturën, se ashtu ndiheshim të shfajësuar. Po kështu?!
Duke pritur republikën e re, le ta shtyjmë kështu, por për nder, votimet nuk durohen!
Sidomos humbjet!
Ne gjithe kete mori shkrimesh e komentesh, me ne fnd, nje shkrim i te madhit Pellumb Kulla vertet te shlodh. Kemi nevoje edhe per pak humor, kemi nevoje te harrojme per pak çaste Lul hajdutin e Salë kriminelin, se Mona tashmë eshte bere figura me groteske, e cila na argeton, aq sa “Portokalli”-a çdo te djele…
Z Kulla eshte me i madh se kulla…eshte keshtjelle !!! Faleminderit !
Ne gjithe kete mori shkrimesh e komentesh, me ne fund, nje shkrim i te madhit Pellumb Kulla vertet te shlodh. Kemi nevoje edhe per pak humor, kemi nevoje te harrojme per pak çaste Lul hajdutin e Salë kriminelin, se Mona tashmë eshte bere figura me groteske, e cila na argeton, aq sa “Portokalli”-a çdo te djele…
Ahahahahaha !! O Saliiii, O kellire, ku je fshehur? Me ty e ka Kulla !
Të mos presim më o shokë
siç i pritëm gjeri dje
le të ngremë të gjith tokë
Republikën tonë të Re.
*
Se Erjoni me të vetët
po zhvat popullin o miq
dje nuk kishte buk n’strajc
e në rrugë shiste fiq.
*
Në Evropë dot s’na fusin
nuk na qas ne perëndimi
me Erjon Braçen & Co
dhe mësues vizatimi.
*
Ndaj na duhet Republika
na fut drejt në Perëndim
Sala, Luli, Fatja, Dashi
& Lëvizja për Integrim.
*
Ndaj na duhet Republika
100% e kam me bindje
po s’na futi në Evropë
e sigurt, na fut në Lindje.
*
Nga Vermoshi në Konispol
anë e kënd ushton jehona
Na udhhiq profeti Lul
na bëj dritë o ylli Mona!
***
P.S.
Desh harrova Republikë
se me të e kam merakun
kur te vini në pushtet
mos e lini pa gjo Takun!
Bejtexhi pijanec e i peshtire ngele o Beno… s’besoj se te qeras njeri as edhe nje birre andej nga lagjia te kopeshti botanik, pavaresisht se te pelqen ta therrasesh veten gopist i NSHRAK-ut
Like
Nuk e di pse kam idene,qe shkrime te tilla….nuk te shkojne fare,z.Pellumb!..Komedite i ben mjaft te bukura.
I merriton levdatat! Sarkazem e fuqishme qe edhe te revolton por edhe te mobilizon per drejtesi shoqerore. Falemderit!
???
Luffte civile ??.!! Mendim i bukur revollucionar pas dy partive “kollose” alternative qe shpartalluan jo vetem shteti e Kombin, por edhe vyrtytet njerezore te Shqiptarit. Zoti Pellumb, me kete ide te luftes civile tregohet krent konfus. Me padasje ndoshta, aludohet reolucion i tipit bolshevik rus kunder se pari kunder menshevikeve e mandej nje shtet pronar i bolshevikeve. Por. Zoti Kulla nuk eshte me i ditur e me i zoti sesa karta xhol qe plotson letrat, Meta. Atehere, ky revolucion ne imagjinaten e Zoti Pellumb, si mund te nete mbars-popullor dhe kunder xholit te mremullueshem qe plotson letrat e sundimtarit,apo sundimtareve ndrues. Populli, tashme eshte i bindur se efhe pas ndonje re olucioni hipoetik, suundimtare me te mire apo me pak te keqinj nuk do te kete. Shpresa e popullit tek forcat e veta dhe faktli i brendshem ka humbur. Shpresa eshte vetem tek faktori i jashtem, i cili, duke stimuluar me urtesi faktorin e brendshem, pa dashje i bene keto dy parti dbe Xhlin-parti te zhvillojne arsyetimet per ne Evrope sipas nje rrethi vicioz. Edhe ideja e Zotit Kulla eshte brenda rrethit vicioz.
Nje ide shume e bukur per te bere nje operet.
Ideja e operetes eshte gjeniale!!!!
Bukur Pellumb, tamam pena dhe stili yt unik dhe fantastik… nje gje e madhe por e trajtuar me fines dhe humor theres, vetem nje pene e madhe e ben kete, mbaresi ne jete dhe shendet dhe shkrime plot
Z.Kulla sarkazma juaj eshte brilante por e keqja jone eshte se Shqiptaret dhe Shqiperia kane vuajtur dhe do te vazhdojne te vuajne nga semundja po nuk jam une ne krye dhe i pari asgje nuk eshte ne rregull.Shtoji kesaj ne kete “demokraci “qe trumbetojme ne keto 25 vjet si shkaterrimi i ejonomise me argumenta banale si produkt komunist, apo edhe me keq korrupsioni dhe hajduteria po na cojne perdite e me shume ne mosbesim jo vetem te politikes por edhe te njeri tjetrit.
Pse nuk e publikon komentin o moderator????
Me bukur nuk mund te behet. Ne loje, me humorin theres i ke qendisur, ashtu si e meritojne. Thone demokraci qe behet me zgjedhje por duan revolucion kur nuk fitojne. Flaken i vene gjithmone Shqiperise per interest e tyre. Te digjet e shkaterrohet shqiperia vetem pasuria e tyre e grabitur, e vjedhur, plackitur te shpetoj. Ne kete rruge shpeton pasuria e tyre se ajo eshte ne kasaforta. Por vetting i gjen ne kasaforta, prandaj flaken shqiperise te mos behet drejtesia, mos zbatohet vettingu dhe shqiperia mos futet ne BE. Pellumb Kulla i ka vene atie ku e kan vendin ne tallje, ne maj te hostenit. Po populli cfare te bej? Te mari hurin dhe tu bjere kokes se nuk durohen me. Sa here eshte djegur shqiperia ne krye eshte Salia dhe e tija partia. Durohen me, deri kur. Po nuk u burgos Saliu nuk ka qetesi e zhvillim Shqiperia, kete edi i madh e vogel ne Shqiperi dhe ne bote.
Pse vetem me lufte civile vetem,ta bejne ta zem me teheqje litari .
Fakte.
Enveri ne 27 vite…Demokracia ne 27 vite
E-Elektrizimi i shqiperise
D-Akoma skemi drita
E-Rritja e popullsise
D- Renje e popullsise
E-Rritja e tokave pjellore
D-Zvogelim i tokave pjellore pavarsisht zvogelimet te popullsise
E-Krijim i akademise
D-Shkrirje te akademise
E-Spitale ne cdo qytet
D-Spitale ne cdo prefektur( pas serumit,gishtin ne bythe e dergim ne tirane…vdes qe vdes por shikon tiranen ama)
E-Shkollim me merita(pothuajse apsoput kur apsolut nuk eshte as zoti)
D-Shkollim me lek( dihet…)
E-Emancipim i grave,cep me cep te shqiperise
D-Mbulim i grave( keshtu e do perendia.. flasin ne tel)
E-70% te rroges-perfitim pensioni
D- 0(zero) der ne 30%( vdis se u plake)
E-Rritje e pyllezimit me 700%
D- Ulje e pyllezimit ne masa katastrofale
E- Punesim per 98-99% te popullit
D- Punesim- skllaveri per 70%
E- Votoje nje here ne pese vjet
D-Voton cdo vit te njetet,por ka lezet se vota jote numurohet me skaner
E- Shaje udheheqjen…perfundoje ne burg
D- Shan udheheqesit… perfundon tek tatimet
E-Pije uje ne çezem
D- Blen ujin me bidona
E- Vidhje…perfundoje ne burg
D- Vjedh…je i nderuar
E-Haje buke,fruta,embelsira…pak por sakte
D- Ha buke,fruta,embelsira…sikur ha shollen e kepucve
E- Te thoshte tjetri miremengjes, te behej zemra mal
D- Te thote tjetri miremengjes…fillon e mendon se ku ma ka me te futur ky
E- Nuk vodhi kurre buxhetin
D- Skemi buxhet…i marrim hua
E-Kishim shtet
D-Kush mendon se kemi shtet…eshte budalla
Nuk kane te mbaruar,por e verteta eshte se jemi lodhur nga ” demokracia”…sidomos kur shoqerohet me taksa qe shkojne ne xhepat e qeverritarve
Shume e sakte.
Keto veprime te qellimshme tani ne prag te hapjes se negocjatave me Bashkimin Evropian jane fund e krye te paramenduara dhe me vetem nje qellim.Te mbajne kete vend ne amulli qe Berisha,Basha,Meta e Kryemadhi ti shpetojne drejtesise duke perdorur te gjithe arsenalin qe kane nen kontroll.Kush ka sy do te shikoje,kush ka vesh do te degjoje.Atyre as u behet vone per interesat e kombit dhe te popullit qe me aq shprese enderron te behet sa me shpejt pjesetar i familjes Evropiane.Ne keto momente jemi me afer se kurre por perseri pengesa na vjen nga brenda.Nuk besoj qe te kete ndonje popull tjeter qe te pengohet keshtu ,se e dine qe u tregohet vendi.Para 28 vitesh u ngritem dhe nje nga parullat e para ishte : E duam Shqiperine si gjithe Europa dhe asnjehere nuk na shkonte ndermend qe pengesen do ta kishim mes nesh.Pak njohuri kishim per Faik Konicen qe koha qe shkon e ben gjithmone te jete i pranishem.Ky vend eshte mbajtur dhe mbahet peng nga kusaret,maskarenjte dhe gjithe llumi i shoqerise, prandaj s’ka ecur kurre perpara.U jap mbeshtetje te plote popullit te vuajtur te zones se Kukesit qe me te drejte te ngrihen per rritje e kostos se jeteses me tarifen e rruges qe duhet te jete me e ulet dhe te kene me shume mbeshtetje ne kete kohe se do te jene me te demtuarit,por nuk besoj qe dhe ata te jene dakort qe kauza e tyre e drejte te shfrytezohet nga grupe antikombetare qe kerkojne te vendosin rrota ne rrugen e Shqiperise drejt Europes per interesat e tyre personale.Populli i zones se prekur nga kjo tarife qe e perseris ,duhet te rishikohet se per momentin eshte e paperballueshme duhet te kuptoje nje gje qe hapja e bisedimeve me Bashkimin Evropian i hap rruges perspektives per nje nivel me te mire jetese per te gjithe dhe per ata qe kerkojne te shfrytezojne kauzen e drejte te tyre as u intereson se parate i kane ,perkundrazi ua ben atyre jeten me te veshtire,se u jep me pak mundesi te grabisin.Ujku mjergull kerkon.Prandaj o popull distancohuni nga keta te pabese se jo vetem qe nuk do te fitoni ndonje gje por do tu zgjasi me shume agonine.E vetmja shprese per femijet tuaj eshte integrimi i Shqiperise ne familjen evropiane jo thjesht per emigrim,pse jo dhe ai sic ben e gjithe Europa.U jep me shume dhe femijve tuaj mundesi te shkollohen ne shkolla me te mira ,te kene ne ardhura me te mira dhe qe ajo tarife qe per momentin eshte e paperballueshme me vone mund te kete impakt te paperfillshem.Vendet si Rumania,Bullgaria,Polonia
keshtu e kane zgjidhur me emigracion te ligjshem.Nuk dua qe te nxise emigracionin se ne fund te fundit ai asnjehere nuk ndalon derisa te kete ndryshim te ardhurash midis vendeve,por qe dhe njerezit te jene te lire te zgjedhin se ku te qendrojne.Mbani sa me larg forcat politike ne keto momente se perfitojne ne kurrizin tuaj.
I nderuar Mero
Mire se na ke nderuar me Pellumbin ne “krye te qoshese” por pse censuron komentet ?
.
Shkurt muhabeti….edhe pse kam qene jam dhe do jem antikomunist/antienverist (edhe kur pellumbi i bente gallate enverit)
kam nderin tju them se shteti Enverit (jo ideologjia e tij) eshte vite drite larg ketij vendi te pushtuar nga junta Salibishes para te cilit
Donaldlu dhe Edirama rrine si ushtare para nje koloneli tip Pinoceti.
.
PSE ESHTE CENSURUAR NJE KOMENT SI KETE QE KAM SHKRUAR ?
PSE PELLUMBKULLA NUK I DREJTOHET ME CA INTELEKTUALE ATJE NE AMERIKE KONGRESIT AMERIKAN PER SALIPINOCETIN ??
KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
1-vrau ne 21 janar 2011
2-dogji ne gerdec 26 veta
3-tradhetoi qe shiti detin
4-tradhetoi te varrezat e grekut
5-sabotoi uck
6-furnizoi miloshevicin
7-beri genocid ndaj haklajve
8-zhduku remzi hoxhen
9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
10-dogji vendin e ne 1997
Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj te Pellumbit te Marikes
por ti drejtoheni
SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
PSE TE NDERUAR ALEATE KJO POLITIKE ANTISHQIPTARE
NE TOLERIMIN E NJE NGA MONSTRAVE ME TE FELLIQURA
QE KA NXJERRE SHOQERIA NJERZORE PER TE GJITHE KOHRAT
..SALI ELELEZBIBERISHEN…..
Po me pare Pullumbi duhet ti drejtoht Autoritetit te Dosjeve si Maks Velo nese del I paster le ti drejothet Kongresit me pas, por po nuk Doli c’fare behet????
Mire e ke Pellumb po me radhe plako, se behen lesh e li. Mbarojme taksat e pastaj zgjedhjet.
I dashur Pellumb!
Si gjithmone Pellumb mbi pellumbat.Sarkazma dhe humori yt kane vlere ekuivalente me nje rakete te telekomanduar dhe te mbushur me fekale me destinacion godina e ShQUPIT.
Jam i sigurt neser Saliu do thote: Ee…e pate!Kush se pa ja u them une.Me ne fund Pellumbi doli nga kulla dhe juve qe e doni aq shume,tashti e dua dhe une,ju ben thirje per lufte te hapur civile,jo me llafe e me pordhe,por me gure thika e draper e cekane,me falni me shkai goja,vetem me cekane
Pershendetje
Hiqesh si i pavarur o Mero Baze,por komentet tona i censuron sepse te cenojme interesat e tua!
Ketej lejon ca te shajne me fjalet me te ndyra para e mbrapa dhe i lejon,ndersa kur kritikojme qeverine apo edhe kete Pellumbin tend ish ambasor i Berishe,na i mbyll!