Dakord si kuksianë!

2 Prill 2018, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa të vërteta po zënë vend vet rreth protestës së dhunshme në Kalimash.

Fitorja e parë e protestës është që ka rënë në shtratin e vet si protestë e kuksianëve. Kushdo që ka gjykuar çmimin e rrugës për një kalim pesë euro, është e lartë për një qytetar të Kukësit që i duhet ta përdorë së paku një herë në muaj rrugën. Dhe si e tillë, ajo ka nevojë për ndërhyrjen e shtetit. Kjo padyshim që do ta rëndojë dhe më tej buxhetin e shtetit, por ai projekt është nisur qysh në fillim si një projekt kriminal, dhe tashmë për të dalë prej peshës së krimit të asaj rruge, duhet sakrificë. Tarifa rrugore nuk duhet të ndryshojë, por kompania dhe qeveria duhet të prodhojnë një algoritëm që të ulë në mënyrë të ndjeshme, në një masë të përballueshme tarifën për qytetarët që përdorin rrugën më shpesh, sipas një dokumentimi rigoroz të fakteve në terren. Peshën e kësaj ndërhyrje sociale duhet ta përballojë qeveria, pra ne qytetarët e tjerë që kemi paguar dhe 1,3 miliardë eurot e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, dhe që nuk kemi protestuar.

Kjo nga pikëpamja teknike zgjidhet duke krijuar korsinë digitale të verifikimit të pasagjerëve dhe duke i pajisur ata me një kartë speciale, që llogarit shpeshtësinë e kalimit të tyre. Këtu debati financiar merr fund.

Kuksianët do të diskriminohen për herë të dytë pozitivisht nga ky projekt. Herën e parë patën një diskriminim pozitiv kur një projekt i çmendur qeveritar harxhoi 1.3 milardë euro, për një rrugë që Shqipëria nuk ka fuqi ta bëjë as pas 20 vitesh. Kjo bëri që kuksianët nga tetë orë larg Tiranës, të arrinin në 1 orë 40 minuta, duke qenë qytetarë të favorizuar të Shqipërisë, në raport me pjesën tjetër të vendit dhe zonat turstike që nuk kanë ende rrugë. Ende duhen pesë orë të shkosh në Sarandë, ende nuk ka mbaruar Kardhiqi dhe bay pass- i Fierit, ende janë rrugët e bregdetit në gjendje të mjerueshme, dhe ne ende duhet të paguajmë peshën e një krimi me qëllim vjedhjen, që tashmë duket sikur persekuton dhe kuksianët, që nuk kanë lekë të paguajnë tarifën.

Por ky ishte fati i mirë i tyre.

Tashmë që duhet të përballen me tarifën, ata nuk e përballojnë dot, ashtu si Shqipëria nuk përballon dot këtë projekt kriminal. Dhe normalisht duhet të paguajë prapë gjithë shoqëria, pasi në fund të fundit, ne heshtëm kur na vodhën 1,3 milardë euro, dhe duhet të paguajmë dhe për heshtjen tonë.

Kuksianët nuk thanë na bëni rrugë me katër korsi se do të vjedhë miliona Sali Berisha e Lulzim Basha. Vetë ua bëmë, vetë duhet t’ua paguajmë.

Pjesa tjetër e protestuesve, sidomos ata nga Kosova, duhet të qëndrojnë larg protestës. I kuptoj mirë ata që bëjnë hartime patriotike, por qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri, thjesht duhet të paguajnë tarifën, e cila nuk ka lidhje me ta, por me hallet tona. Ky është mëmëdheu i tyre dhe ata duhet ta pranojnë siç është. Dhe ky debat duhet të mbyllet. Ashtu si unë nuk kam të drejtë të protestoj për taksat e rrugës në Greqi, Maqedoni apo nesër në Kosovë, askush tjetër nuk duhet të përfshihet në protesta fiskale të një shteti tjetër, në emër të patriotizmit apo solidaritetit marksist.

Në emër të patriotizmit, Sali Berisha e bëri një varr që po na gëlltit të gjithë ekonominë brenda tij, dhe që e quajti “Rruga e Kombit”. Nuk ka nevojë të dëgjojmë hartime të tjera patriotike për këtë histori. I dimë të gjitha, po paguani rrugën!

Nga ana tjetër, duhet thënë dhe e vërteta për mbështetjen politike të kësaj proteste, dhe atë të shoqerisë civile, e cila ka gjetur pa përgatitur dhe opozitën zyrtare.

Protesta është politike dhe shumë mirë që është politike, edhe pse ngjan hipokrite. E vërteta është se organizatorët e protestës janë njerëz të Partisë Demokratike të Kukësit, të cilët kanë një distancë formale nga Lulzim Basha dhe deputetët e tij të Kukësit, por janë opozitarë. Ata e bënë protestën. Flamur Noka biles tentoi të distancohej prej tyre në parlament, dhe vetëm kur pa që protesta dëshmoi forcë dhe dhunë, tentoi t’ua rrëmbejë flamurin e protestës. Pas tij dhe Luzlim Basha, LSI etj. Pra, ajo nisi mes të tjerash dhe si një problem brenda opozitës, që reflekton ndarjen e pjesës së korruptuar me pjesën e opozitarëve që nuk kanë përgjegjësi për vjedhjet e Berishës e Bashës.

Qeveria duhet t’i qëndrojë projektit të saj për mirëmbajtjen e autostradës, dhe pse është një barrë e rëndë për qytetarët shqiptarë, por njëkohësisht duhet të bëjë ç’është e mundur, që i gjithë ky proces të rigjykohet nga dita e parë që ka nisur. Shqipëria nuk do të gjejë kurrë qetësi, nëse një krim i pandëshkuar si “Rruga e Kombit”, kalon pa u ndëshkuar, dhe duke u maskuar tashmë me gjoja pakënaqësi sociale për çmimin. Vetëm një shoqëri primitive mund të sillet si shoqëria jonë, që kur të vjedhin 1.3 miliardë euro, je me qeverinë dhe drejtor nafte, dhe kur qeveria pasardhëse vë tarifë 5 euro për shkak të krimit tend, ti bën si shoqëri civile krah atyre që vënë zjarrin.

Drejtësia po ashtu nuk duhet të ndikohet nga protestat për dëmtuesit e pronës, pasi procesi ligjor është i ndarë nga emocionet politike. Ata që duan të jenë heronj të revolucionit, duhet të marrin përgjegjësi dhe për aktet e tyre, se ndryshe nuk ka kuptim të jenë dhe heronj.

Kurse kjo historia me shoqërinë civile dhe ndëshkimet ndaj tyre, është paksa banale. Protagonizmi i tyre për t’i dalë zot protestës është jorealiste nga ana e tyre, pasi protesta realisht nuk është e tyre, por e atyre që përmenda më sipër. Unë nuk di të jetë në shoqëri civile Sali Lusha, Dem Dollapi, Hazgan Haklaj dhe dhjetra drejtues të PD në Kukës, që radikalizuan situatën. Shoqëria civile nuk ka pse merr përsipër atë që nuk e ka bërë dhe nuk ka pse penalizohet për shkak të dëshirës për t’u dukur sikur bën dhe ata një gjë të madhe. Ata janë mirë që ekzistojnë si menaxherë protestash, por nuk janë udhëheqës të kësaj proteste dhe as dëmtues të pronës. Dëshira e tyre për të mbrojtur të dënuarit është protagonizëm politik i kuptueshëm, por jo vepër penale. Nëse nuk ka ndonjë plan për t’i faktorizuar politikisht, është mirë të mos merret njeri me ta, pasi nuk janë pjesë e kësaj historie.

Ky është një shpërthim i njerëzve të zemëruar të Kukësit, që me të drejtë u dhemb ajo tarifë e lartë, dhe duhet trajtuar si e tillë. Është përgjegjësi e qeverisë të merret me thelbin e problemit dhe jo të shpërndajë vëmendjen në faktorë anësorë, që janë qejflinj protestash, por jo zotër të saj. Problemi është kuksian dhe duhet zgjidhur si problem i tyre, dhe jo si hall i Luzlim Bashës, Sali Berishës, LSI etj, nga të cilët e kemi realisht këtë problem. Qoftë dhe për faktin se ata janë të lirë, ndërkohë që duhet të ishin në burg për këtë që kanë bërë.

47 komente në “Dakord si kuksianë!”

  1. Shvejk says:

    Une do te thoja qe kjo rruge nuk duhet te mirembahet, deri sa te behet e pa perdorshme. Te riparohet rruga e vjeter nga qafa e malit dhe te perdoret pa tarifa. Keshtu kenaqen edhe Kuksianet edhe Kosovaret, edhe tere populli qe nuk do kete nevoje te paguaj akoma per nje rruge qe nuk sjell asnje te mire materiale.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke shume te drejt.. Qeverria ta lere ate rruge nga investimet, dhe me nje buxhet komod te riparoj rrugen e vjeter.. Pa taksa qe te gjithe te jene te lumtur. Ske nevoj te degjosh uligane dhe te shohesh njerez te eger nga mali te te prishin me shume prone publike. Kur te bjeri bore pastro rrugen e vjeter dhe leri uliganet e ujqrit ne mal.. Ska bindje civile, perballohuni me shumicen…

    2. projekt kurth i saliut says:

      shume dakord

    3. Palok Sakati says:

      Kuksianet jane KARA. Jane te paafte te nxjerin perfitim nga Rruga e Leshit te Lirise. Edhe kosovaret jane KARA, por ja dine dhe e nxjerrin leverdine Rruges se Leshit te Lirise. Tani gjeja e pare qe duhet bere eshte vendosja e takses per hyrjet ne plazh per kedo qe nuk ka pasaporte shqiptare. Kosovaret duhet te paguajne dyfish takes, 10 euro nata per person nga 1 Maji deri me 1 Nentor. Nese nuk e paguan kosovari, do e paguaje pronari I hotelit apo apartamentit.
      Shqiptaret jane super KARA pasi e lene hajdutin Lul te beje si I ndershem. Ne burg ky mut, bashke me te jemen qe e polli.

      1. Kukesi says:

        Sa shume e don Karin ti… edhe biles e don te madh KARIN

    4. Feniks says:

      Ulni koken,o popull mjeran,se deshet kapitalizmin,ja ky eshte!
      Paguani taksat nje per nje dhe mos beni ze!
      Nga rruga Durres-Kukes perfituan vetem kuksianet dhe kosovaret,ndersa pjesa me e madhew e shqiptareve mbase nuk do te kalojne ne ate rruge asnjehere per tere jeten!
      Megjithate,te gjithe shqiptaret e paguajne prej vitesh kete takse ne karburant dhe ne cmimet stratosferike qe rritren per dite si rezultat i rritjes se karburanteve dhe cmimeve lidhur me kete!
      Prandaj kuksianet dhe kosovaret duhet ta paguajne te paret kete takse se deri dje vinin ne Tirane per 8 ore,tani vine per 1.5 ore,pra kursejne!
      Asnje leshim kuksianeve aq me teper qe kete proteste kriminale nuk e bejne se duan shtet ligjor,por se duan ne pushtet armiqte e Shqiperise si Sali Berisha,qe i grumbulloi ne 97-ten,u dha nga nje pushke qe te vrisnin vellezerit e tyre ne jug!
      Asnje borxh nuk u kemi kuksianeve,perkundrazi ata na kane aq shume borxhe sa duhet ta paguajne 5 fish kete takse!
      Ndersa banditeve serbe nga Kosova qe erdhen per te protestuar ne Kukes,duhet te identifikoheshin dhe t’u ndalohet per jete hyrja ne Shqiperi!
      Ne se duan te luftojne le te shkojne ne Siri aty ku kane shkuar te gjithe kriminelet kosovare!
      Ne Shqiperi nuk kane pune!
      Ja te tille ishin edhe shumica e atyre kosovareve qe vinin ne Shqiperi ne kohen e Enver Hoihes dhe hiqeshin si te persekutuar nga UDB-ja,por ne fakt ishin agjente te UDB-se,sic jane sot spiune te Sali Berishes!
      Ja kjo eshte ndihma qe na kane dhene e na japin kelyshet e krimineleve antishqiptare te Rexhep Mitrovices dhge Xhaferr Deves!

      1. Sit back and relaks says:

        Bravo Peniksi, ia dole te shkelqesh si me injoranti. Ke nje muaj free pass to lick Rama’s ass. Shfrytezo rastin se edhe bythelepirjen do ja u beje me koncension.

    5. Flutura says:

      Shvejk je i sakte. Une dua te shembet tuneli, te mos zere njeri brenda por te mos riparohet. Nje veshje me asfalt rruges se vjeter dhe. . Rruge te mbare kuksianeve e kosovareve per ku te duan…Si verioret, por me shume kisovaret jane perkedhelur. Patriotizmin e ttyre shqiotaret e njohin mire.

    6. kashi says:

      je i madh mero e ke shtjelluar shume bukur artikullin

  2. Erions says:

    Qyqyr qe eshte nje Gazetar qe jep nje sqarim te qarte dhe te plote ne ate Zululand. Thank you Mero
    E.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Po kur te behen me pagese dhe tu jepen koncensionareve te gjitha akset rrugore ca do thuash o Mero, leberve tu japim abone por kuksianet per te shkuar ne vlore do paguajne si frengu pulen, nderkohe qe leberit do paguajne si frengu pulen per te kaluar kalimashin e keshtu me rradhe per elbasanin, Tirnen, Fierin, Vloren etj. Ore tallash, rrugen nuk e ka bere privati por publiku, dhe i perket publikut i cili e miremban ate nepermjet takses kombetare te qarkullimit ku virtualisht jane perfshire dhe te gjitha tarifat e mundeshme. Nqs ajo nuk del ath te rrisi taksen e qarkullimit e cila paguhet bashke me naften. Ca leshin thua jo korsi digitale jo piste digitale etj aromatike me rigon. Ne rruget publike qofte kombetare apo lokale nuk duhet te kete tra apo tarife pagese, pasi ato i mbahen njerezve ne taksen e qarkullimit. Ju ka hy lepri ne bark se mos kjo ngjarje infekton gjithe vendin dhe tani doni ta lokalizoni duke futur percarjen. Je bere tamam Media Tepsie, per Tepsin dhe prej Tepsise. Asnje kokerr leku nuk kane pse paguajne shqiptaret dhe mjaft sakrifica kane bere per bythen e hajduteve me pushtet, populli duhet ta marri vete ne dore situaten, mjaft mo. Te gjithe ata qe jane perziere ne ndertimin e asaj grope financiare qe quhet rruge e kombit duhet te paguajne deri ne nje, Shqiptaret nuk kane pse paguajne me. Ata qe e projektuan, zbatuan dhe tani duan ti vjelin frytet asaj rruge duke ju rene ne qafe Shqiptareve duhet te paguajne nga xhepi i tyre per cdo makine qe kalon ne Kalimash, t’ju sekuestrohen politikaneve te perziere ne kete afere milionat qe kane ne prona dhe banka dhe te futet e gjithe shuma ne nje llogari bankare e lidhur direkt me sistemin e tarifimit te koncensionarit dhe per cdo makine qe kalon shuma te mbahet direkt nga kjo llogari bankare. Mjaft u rrop e u rropat ai milet per te blere ju veshje firmato e per te tallur bythen neper instagramra.

    1. black_lion says:

      Krejtesisht dakord me parafolesin “qe i shef gjerat nga jashte”! Mero harron te permende qe Rama po vazhdon krimin Berisha/Basha me kete koncesion dhe arsyet jane disa:
      1. Nuk mund te besh nje rruge me pagese nderkohe qe nuk ofron nje alternative pa pagese brenda kushteve teknike dhe standardeve te sigurise
      2. Deri ne kete pike qe eshte rruga, ka kushtuar 1.3 miliarde dhe parate jane paguar nga taksapaguesit shqiptare. Koncesionari nuk mund te filloje tarifimin per dicka qe eshte paguar. Pasi te investoje ne perfundimin e rruges, pastaj mund te bisedohet per tarifim.
      3. Cmimi 5 € eshte i ekzagjeruar ne krahasim me cdo vend te rajonit. Jane rreth 70% e tarifimit qe shkon ne xhepat e zyrtareve te korruptuar

      1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

        Eshte fatkeqesi qe sot pothuaj 100 pas vdekjes se Migjenit Shqiptaret jetojne ne te njejten situate pabarazie sociale, varferie ekonomike, analfabetizmi dhe shterpesie intelektuale,. Migjeni i shkroi ato vargje ne kohen e qiririt dhe kandilit, baltes dhe karroces me kuaj, shtepive me balte e me qerpic, dhe fatkeqesisht edhe sot ne kohen ajfonit, smart tv, makines elektrike dhe intelgijences artificiale tingellojne goxha reale.

      2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

        Eshte fatkeqesi qe sot pothuaj 100 pas vdekjes se Migjenit Shqiptaret jetojne ne te njejten situate pabarazie sociale, varferie ekonomike, analfabetizmi dhe shterpesie intelektuale,. Migjeni i shkroi ato vargje ne kohen e qiririt dhe kandilit, baltes dhe karroces me kuaj, shtepive me balte e me qerpic, dhe fatkeqesisht edhe sot ne kohen ajfonit, smart tv, makines elektrike dhe intelgijences artificiale tingellojne goxha reale per shqiptaret e shqiperise digitale.

      3. Izraeliti says:

        Kush (koncesionar apo idiot) ta ben investimin pa marre asnje lek? Ç’eshte kjo logjike qe keni o majmune? Nqs. tarifa nuk vihet, ose mirembajtja nuk do behete rruga nuk do mbaroje, ose do e beje shteti me leket tona (te te gjitheve ne, jo vetem perdoruesve)

        1. Sit back and relaks says:

          Ca planeti jeto ti daku? A me kupto mu ti kur flas ti apo sme kupto mu ti. Izraeliti ktij timit. Koncesionari nuk ka pune te menaxhoje nje rruge te ndertuar me para publike per mirembajtjen e se ciles qeveria i takson shqiptaret me taksen e qarkullimit dhe taksen e ministrit shetites Majko, kjo i ve kapakun cdo diskutimi te metejshem. Nqs Cet Kastrati do te ndertoje autostrade te cilen ta marri dhe me koncension per 99 vjet bujrum le ta ndertoje por jo ta marri llokum dhe vetem ta mjeli, bile edhe kur nuk do kete fitimin e deshiruar do jete qeveria qe do ia kompensoje fitimin e munguar duke e kompensuar koncesionarin nga arka e shtetit dmth nga parate e taksapaguesve shqiptare, qe te ta permbledh shkurt, kalon apo nuk kalon ti shoku izraelit asaj rruge koncesionari do i marri parate e tij pra ti do e paguash koncesionarin edhe nqs rri ne kolltuk tu pa televizor.

          1. Izraeliti says:

            Mos u relakso shume daku, se te kap gjumi. Nqs. je dakord qe rruga te mbarohet e te mirembahet, atehere je dakord qe duhet paguar per keto. Leket nuk dalin nga toka, ndaj o do i marresh nga buxheti (dmth nga taksat qe te ka mbledh ty dhe mu), ose do ua marresh vetem perdoruesve qe jane jo vetem shqiptaret (ti dhe une) por dhe te huajt. Sa per kompensimin, ajo eshte nje pjese fare e vogel e te gjithes dhe mbi te gjitha mund ta konsiderosh si pjese e kostos se pergjithahme te investimit. Dmth, praktikisht kompensimi do te thote qe nje pjese (90%) e paguajne perdoruesit, pjesen tjeter buxheti, pra perseri te gjithe ne….

        2. Sit back and relaks says:

          Ca planeti jeto ti daku? A me kupto mu ti kur flas ti apo sme kupto mu ti. Izraeliti ktij timit. Koncesionari nuk ka pune te menaxhoje nje rruge te ndertuar me para publike per mirembajtjen e se ciles qeveria i takson shqiptaret me taksen e qarkullimit dhe taksen e ministrit shetites Majko, kjo i ve kapakun cdo diskutimi te metejshem. Nqs Cet Kastrati do te ndertoje autostrade te cilen ta marri dhe me koncension per 99 vjet bujrum le ta ndertoje por jo ta marri llokum dhe vetem ta mjeli, bile edhe kur nuk do kete fitimin e deshiruar do jete qeveria qe do ia kompensoje fitimin e munguar duke e kompensuar koncesionarin nga arka e shtetit dmth nga parate e taksapaguesve shqiptare, qe te ta permbledh shkurt, kalon apo nuk kalon ti shoku izraelit asaj rruge koncesionari do i marri parate e tij pra ti do e paguash koncesionarin edhe nqs rri ne kolltuk tu pa televizor..

    2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Eshte fatkeqesi qe sot pothuaj 100 pas vdekjes se Migjenit Shqiptaret jetojne ne te njejten situate pabarazie sociale, varferie ekonomike, analfabetizmi dhe shterpesie intelektuale,. Migjeni i shkroi ato vargje ne kohen e qiririt dhe kandilit, baltes dhe karroces me kuaj, shtepive me balte e me qerpic, dhe fatkeqesisht edhe sot ne kohen ajfonit, smart tv, makines elektrike dhe intelgijences artificiale tingellojne goxha reale per shqiptaret e shqiperise digitale..

  4. Lumi A says:

    S`ke cfare te shtosh, Nje bravo te MADHE.

  5. mul nokovic udb says:

    Mungese totale e shtetit ligjor. Te dhjefsha reformen ne drejtesi. Vrasesit,hajdutet, te kapur ne video dhe me dokumenta vazhdojne te jene ne krye te PD dhe LSI. Pandeshkueshmeria e krimineleve me kollare po i merr frymen nje kombi te tere.

  6. Independent says:

    What Rama’s ass tests like, Mero?

    1. mul nokovic udb says:

      It is taste not test you idiot. But ask your mom. She knows how Rama’s ass tastes like.

      1. F u c t says:

        I pavaruri di anglisht . Shet dhe pordhë me testet e tij, se kaq di maloku i Saleshit. Katundi në festë. Tani këta dënojnë të gjithë vendin që në 91n

      2. Ahah says:

        Ahajahaajah e ke myt fare ahaha. Fighting over Rama’s hairy ass ahajahaajah priceless

  7. Rrema says:

    Italiani thotë komodita si paga keshtu qe i rregulloni rrugën e vjetër dhe kjo është pa pagesë nuk ka rehat dhe pa pagesë.

  8. Epo kjo pune! says:

    shteti nuk eshte keq per ca kolibe dhe ta zgjidhe vete kete pune, nuk ka pse shkon leku tek privati por tek publiku, sa per Kukesin po duan te shkojne ne Tirane, duhet ta paguajne te plote tarifen, sa per vajtje ardhje lokale, te mirembahen rruget lokale dhe nuk ka fare tarifa. Autostrada duhet te mirembahet dhe te mos futet zetori per 10 minuta rruge, dhe boll me koncesione per cdo gje, jepni dhe qeverine me koncesion atehere, parate ti mbledhe qeveria dhe sa me shpejt dosjen per vjedhjen e kombit se po lajne duart plehrat e PD dhe ata kuksianet qe i bejne fresk qe e bene tym buxhetin dhe sot bejne llazoren.

  9. Lili says:

    Ma bytheldpires se ketu ralle here e kemi pare Mero.
    Jo mero ti idhe me PDne ne jo as dje as sot.
    Rrugen e kemi paguat kur kemi dhane token kur kemi dhane shtepite se te behet,rrugen e paguajme me taxen majko edhe e paguajme me kreditin se ne po paguam. Koncesionari pra le ta marre edhe koston e huas..
    Rama po fo me pasur hisen e tij edhe me nda me kastratin.
    Jo.
    Dile ne krah te Rames sa te duash nuk do paguqjne Kuksianet qe paguajne me kromin pa ia pa hajtin qe paguajne per rrymen se va glaberoj yokat qe ju te keni drite e kuksi terr.
    Enough is enough ,mero edhe kuksianet jane te dishem sa ju per me pa se kjo eshte vjedhje ashiqare qe askkund ne bote mjk lejohet-po mero kuksi ka dhime femije nrper bote qe sjohin e kuptojne,safo te menfish ti se jemi barbare e ignorante.
    Veç vazhdoni se keshilltar keni serbin maliqi ju.
    Ti edhe tema nuk peshoni asgje ayje.

  10. katarakti says:

    Per mua gjithe kjo « gjurulldi » behet per shkak te te Gjatit. Eshte ai qe me fodullekun e tij karakteristik, me arrogance e padurueshme nuk spjegon dhe as ben transparence per vendimet qe merr. Vetem kur I vjen veza te bytha apo kur ia bejne 8 me 2 zbythet menjehere. Mero ka te drejte kur thote se shqiptaret nuk u ndjene kur nga xhepi I tyre dolen 1.3 miliarde euro per kete rruge qe nuk po mbaron kurre. Por Sali Berisha eshte sa I poshter aq edhe i zgjuar. Ai doli para shqiptareve dhe deklaroi se kjo sacrifice po behej ne emer te “kombit”. Dhe te gjithe e mbyllen gojen. Edhe kur u perfol se PD-ja dhe Lulzim Basha futen 230 milione euro ne xhep nga ky projekt ! Ndersa ky Zdapi qe eshte sot kryeminister nuk merr mundimin tua spjegoje njerezve se perse eshte i detyruar ta jape kete rruge me koncesion ?! Perse nuk po vazhdon ta ndertoje kete rruge ashtu siç ishte filluar, pra nga buxheti i shtetit. Dhe pastaj te spjegoje se taksa tani merret jo me per ndertimin e rruges, por per mirembajtjen e saj. Ai duhet te spjegonte me llogjike ekonomike se perse duhej paguar ky 5 euroshi etj etj. Por a nuk paguajne zoteruesit e automjeteve nje takse te qarkullimit rrugor ?! Perse duhet te paguajne tani edhe 5 euro te tjera ?! Kosovaret dhe te tjeret qe nuk kane kontribuar per kete rruge duhet qe te paguajne. Po shqiptaret e Shqiperise jo, ne rast se kane paguar nje here taksen e qarkullimit rrugor. Shume probleme dhe shume e koklavitur si çeshtje. Pikerisht per kete arsye i Gjati duhet te kishte bere nje transparence te plote. Ata qe e vodhen rrugen e kombit tani po ferkojne duart. Ndersa Zdapit po ia tregojne vendin. Keshtu e peson kur je njekohesisht teveqel, arrogant, fodull dhe i pazoti.Ne keto kushte kur disa nuk duan te paguajne, apo kur kane paguar nje here dhe kur ke parasysh qe arka e shtetit eshte bosh a nuk eshte mire qe ta lesh fare ate Rrugen e Kombit ?! Dhe te kerkosh se ku kane shkuar 1.3 miliardet qe jane shpenzuar deri me sot per ate rruge qe nuk po mbaron kurre?!

  11. Nora says:

    BURG PËR BERISHËN ,BASHËN DHE METËN .
    E KATANDISËN RRUGÊN NË KËTË DEREXHE.
    DUAM S’DUAM, RRUGA DO MIRËMBAJTUR DHE TARIFA
    DUHET PAGUAR ! NË BURG PËRGJEGJËSIT DHE DHUNUESIT E PRONËS !????

  12. Alban Dega says:

    SI GJITHNJE REALIST I PAANSHEM DHE
    PENDE E MENDJEMPREHTE !

    Plotesisht dakord me analizen tende Made in Mero Baze.
    Cdo koment eshte i tepert !
    Me vjen mire qe do mbetesh gjithnje pa vile 500 + mijeshe + ne Euro ne Farke, Gjirin e Lalezit, Shengjin, Velipoje…. Jale, Velipoje
    Pse? Do jetish me gjate.
    Nuk do kesh ankthin as stresin e sekuestrimit, burgut, te haramit as te marries peng nga krimi politik as Mafia e dale jashte kontrollit !
    E mira eshte shume me e madhe!
    Ligji dhe drejtesia, liria dhe pavaresia jane lumituri, jetegjatesi, perparim !

  13. nord.al says:

    E degjoni si pellet gomari Basha : mosbindje civile. Ketij kori i bashkohen edhe idiotet Ngjela dhe Lubonja. Dirigjenti Berisha rrin ne hije me shpresen e ndonje rrumuje per te perserite dy prillin. Kujtoni se i dhimsen kuksianet ketyre monstrave?

  14. Emi says:

    N’a mbyten keta lloj njerezish qe vetem zaptojne prona, nuk paguajn energji dhe uje e per me teper bejne dhune. Cfare dreqin jane keta?! Ne tjeret te paguajme per keta fare race te qelbur e keta te vazhdojn me vandalizmat e tyre?! Nuk shkon me… jemi

    1. Lili says:

      Po kur ne na zaptoni pronat per te pasur drite kur ne na zaptoni pronat per te pasur rruge kur ne na zaptoni pronat qe ju te keni krome e minerale me shit-se rruga eshte ba per keto minerale,jo bash per ne,e mero e di fort mire se atehere ishte me pjestarin e tortes se minierave..
      Sicila krahine pasurine e vete per veti.paguani edhe ju ashtu si duhet e si na konvenkn neve per driten qe po ju furnizojme se tokat tona u permbyten

  15. rozi says:

    Të lumtë pena! Ke thënë gjërat saktë e drejtë. Vetëm një gjë: Ata që dëmtuan duhen ndëshkuar, ashtu si dhe nxitësit e dhunës.

  16. mirfa says:

    Mero TI je per kryeminister je i nderuar dhe guximtar nuk je pajtuar me as nje lloj parrtie qe ka gabuar flm Mero Baze

  17. Anarko-Sindikalisti says:

    Qe regjimi “antipopullor” komunist i kishte “inat” keta “skocezet” e dy Drinave, hajt se po e pranojme. Por qe pas 30 vjet medemek demokraci tribaliste berishiste keta vazhdojne te jene kaq “te varfer”, i bie te jene pertace e qe s’marrin vesh si te perfitojne nga te mirat e sistemit, apo naive e injorante qe vazhdojne besojne kapoklanin S(t)ali(n) B(er)isha se u ka sjelle “parajsen”, ose te dyja bashke.

  18. emer says:

    rruga le te lihet sic eshte, s’ka nevoje as te perfundohet as te mirembahet, le te rrenohet.
    Ne kontabilitet keto quhen write-offs, kosto te parikuperueshme te cilave s’ke cfare u ben, jane thjesht humbje!
    Nuk kemi pse futemi ne varr si komb prej konfliktit dhe sakrifices qe shkakton rruga.

  19. Boston says:

    Bravo mero, per artikullin me nivel intelektual qe ke shkruar. Do ishte mire sikur ne ate ven te kishte me shime gazetare si ty. Kuksianet, pote ishin ne USA tani do ishin te gjithe ne burg, pa diskutim. Pa le sikur te kishte qene gjalle GJIGANDI, Enver Hoxha…o zot o zot o zot ..do kishin hyre vete ne burg dhe do kishin pushaktuar njeri tjetrin duke spiunuar kush ishte organizatori. Seriozish e kam tani, rruga e kombit duhet te paguhet, se hajdutet e LSI, Luli dhe UDBja Berishjane e vodhen aaq shume sa tani Edi Rama s’ka rruge dalje tjeter, po ti imponoje atij populli se rregullat e shtetit duhet te zbatohen. Pse nuk protestojne keto kuksianet kur kalojne ne Greqi dhe pauajne tarrifat e larta per rruget atje…..ahhhh harrova Greaku ka shtet….dhe Greku ua thuan kerbishten dhe turinje e qelbur po prishen ligjin dhe po vodhen…po voshen derrat ne Greqi Greku i denon me 18 vjet burg…hallal ja ben..dhe pastaj thone se Greku eshte racist…mabase dhe eshte…po ama kur te tjeter te mendojne te vjedhin ne Greqi prape, kur te kapen e dine vete c’fare i pret….18 vjecari ne burg….hallall ne kete pike Grekut se na ka bere nder dhe neve indirekt duke na shpetuar nga hajdutet per 18 vjet….te dalim prape tek rruga e kombit…rruga duhet paguar se zben….hajdutet e rruges duhet te futen ne burg..duke fillaur nga Luli qe shpetoj me procedure dhe shoket e tij te UDB +Ruse…Te gjithe ata qe shakaterruan pronen e shteti duhet te arestohen menjehere dhe te jepen denime te ashpra…kujtoni GJIGANDIN Enver Hoxha…per denimet qe jepte ne keto raste..shteti eshte shtet…s’behet fjale me shtetin….S’ka vend ne bote qe proteston per taksat rrugore….keto grupe njerezisht qe shtyhen nga UDB +Rusi duhet te eliminohen ndryshe do te krijojne me shume probleme me vone per vendon tone te bukur…A eshte perfekt Edi Rama…Jo nuk eshte..a eshte me i sakti i budallenjve…PA DYSHIM QE ESHTE….SHTETI ESHTE SHTET DHE DUHET RESPEKTUAR. Koha e banditeve dhe rrugaceve ose e Qeverise Ganstere” sic e quaqnin Anglezet qeverine e berishUDB ne 97 ishall ka kaluar…..po mbase ai vend ka nje nevoje urgjen te behet dhe njehere lesh dhe te zhduke sic beri GJIGANDI Enver Hoxha ne 44, qe i kate tredhetaret e vendit dhe i pushkatonte pa gjya..dhe ja u merte dhe parate qe i kishin vjedhur popullit…..kjo sma do mendja te ndoshi…po takaast a rruges duhen paguar…Kuksianet dhe te Shqipetaret duhet te ngulin ne mendje qe me dhune nuk luftohet Shteti….qe bie ndesh me parimin e UDB+Rusi per protesta pa leje…le te shkoje njeher ne Hollande LulUDB dhe te beje nje proteste pa leje….do t’a shtroje menderen ne burg per dhjete minuta…Futni ne burg hajdutet e rruges se kombit..vini nje taske me te favorshme per Shqipetaret dhe per Kusianet e varfer..5 Euro i kane te gjithe…po FUTNI NE BURG HAJDUTET NE FILLIM DHE MERRUNI LEKET. GJEMOJINI DERI TEJ FEMIJET QE TALLIN BYTHEN ME LEKET E POLPULLIT NEPER PUSHIME PERRALLORE…Po supeshkaqeni babit c’fare mendon per taksen ?????oh me fal se mbase eshte duke bere ndonje pale pushime me parate qe mori nga rruga e kombit…
    P.S. KA nje thashesheme, nuk e di a eshte e vertete apo jo, po thone se se do ngihet prare Gjigandi i madh dhe flitete se populli vete do vere rregull sa t’s shohin prape….Mero se di sa e vertete eshte kjo….po Blessings if if happens again in that country..Dhe PAPA vete do jape bekimin e Tij. Mero faleminderit per artikullin qe kishe shkruar….e kishe qare si gjithmone…

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Ne USA kur federalet shkojne t’i marrin pronat redneck-ve apo t’ju vene taksa federale e di ti se ca i pret? I pret ai lopcari Amerikan me pushke ne dore dhe federalet ikin si te dhjere ose detyrohen te bejne deal. Mos e perdor Ameriken per krahasim se Amerika nuk eshte shtet homogjen por federate e formuar nga bashkimi i shume shteteve bashke te cilat formalisht kane te drejten te shkeputen nga Unioni, pamvaresisht se nuk e kane ushtruar asnjehere kete te drejte. Amerika ka taksa per rruget por jo per te gjitha dhe ka rruge alternative nqs do ti biesh me gjate. Amerikani, Greku, Europiani ka tjeter standart ekonomik me shqiptarin brekegrisur dhe bytherrjepur. Pasi ti kesh bere rrogat si ne Europe apo Amerike ath hajde diskutojme. E famshmja Route 66 ne Amerike mund te behet nga fillimi ne fund pa asnje toll, besoj e ke parasysh per cfare e kam fjalen meqe qenke “Amerikan”

    2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Ne USA kur federalet shkojne t’i marrin pronat redneck-ve apo t’ju vene taksa federale e di ti se ca i pret? I pret ai lopcari Amerikan me pushke ne dore dhe federalet ikin si te dhjere ose detyrohen te bejne deal. Mos e perdor Ameriken per krahasim se Amerika nuk eshte shtet homogjen por federate e formuar nga bashkimi i shume shteteve bashke te cilat formalisht kane te drejten te shkeputen nga Unioni, pamvaresisht se nuk e kane ushtruar asnjehere kete te drejte. Amerika ka taksa per rruget por jo per te gjitha dhe ka rruge alternative nqs do ti biesh me gjate. Amerikani, Greku, Europiani ka tjeter standart ekonomik me shqiptarin brekegrisur dhe bytherrjepur. Pasi ti kesh bere rrogat si ne Europe apo Amerike ath hajde diskutojme. E famshmja Route 66 ne Amerike mund te behet nga fillimi ne fund pa asnje toll, besoj e ke parasysh per cfare e kam fjalen meqe qenke “Amerikan”.

  20. Coli says:

    Mero, ajo rruge nuk eshte bere per kuksianet po per kosovaret dhe mbetet shpetim per ta. Eshte bere qe Kosova e rrethuar nga serbet e maqedonsit te hapet drejte jugut. Po i gjati kerkon ti beje te gjitha rruget me pagese. I bie qe shqiptaret t’i paguajne rruget disa here; kur I ndertojne, kur blejne karburant dhe kur paguajne koncensionarin qe nuk investon po vetem fiton. Komentuesit I kane dhene arsyet, njerezit kane shume halle. Kryeministri te ulet ne zyre e ti rishikoje argumentat se mbeti duke bere shaka ne parlament, televizione e Facebook.

    1. Alban Dega says:

      PER 250 000 LEKE TE VJETRA EKZEKUTOI NIPIN E NJE KANDIDATI TE KQ PPSH DHE KOMANDANT FLOTE

      Jo vetem ate por edhe nje muzikant te talentuar shkodran si Curcia.
      Aresyeja ishte vjedhje ne grup te organizuar me falsifikimin e biletave te trenit jo vlera!
      Kush nuk nderhyri per ti shpetuar dhe nuk ia arriti.
      E njeri prej viktimave ishte jo vetem nga familje mish e thua me Partine por edhe shok i ngushte i djalit te tij
      Sokolit

  21. Fatmiri says:

    Mero – do te doja te ishe me real ne gjykimin tuaj. Keshtu si e trajton temen e takses rrugore te ben te jesh komplet ne taborrin e Rames. Askush nuk eshte kunder takses por cmimi eshte jashte logjikes. Dhe mos ke dert – kosovaret i ke jashte debatit, ata nuk i pyet kush, ata jane te mire vetem kur paguajne.

  22. Kaurri realist says:

    Turqit kuksjane kujtojne se jane ne kohe te “babes” e sheriatit, kur taksa pagushin veç te krishtenet, kurse myslimanet bajshin palle ne kurriz te krishteneve. Tesh ka ardhe drejtesija e vertete, ajo e krishtena e çifutit me emnin Jezus: Kush don sherbim, te paguaje paret, si kudo. Asht hera e pare qi jam me Beduin Haramin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje