Erdogani dhe zemërimi i shqiptarëve!

8 Prill 2018, 20:31Editorial TEMA

Nga Stavros Tzimas 

Reagime të fuqishme zemërimi shkaktoi te popullsitë shqiptare të Ballkanit operacioni i rrëmbimit prej shërbimeve sekrete të Ankarasë të gjashtë arsimtarëve turq në Kosovë, të cilët punonin në shkolla të varura prej imamit Gulen, si edhe kërcënimi direkt i Tahip Erdoganit kundër kryeministrit Ramush Haradinaj se “do ta paguajë shtrenjtë” faktin se shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e policisë sekrete si përgjegjës për rrëmbimin.

Personalitete të politikës, njerëz të artit dhe të kulturës, mediat dhe Shtypi në Kosovë, Shqipëri, FYROM, Boshnjë – vende me popullsi masive shqiptare – shprehën në tone të larta dëshpërimin dhe revoltën e tyre për arrogancën e udhëheqësit turk, duke refuzuar të konsiderojnë veten e tyre dhe në përgjithësi kombin e tyre si “vasalë të imazheve neootomane” të sulltanit Erdogan. Aq më tepër që, akti diskriminues i Ankarasë preku “simbolin e shenjtë të shqiptarëve”, Kosovën.

Kryeministri Alternativ i Kosovës dhe ndër luftëtarëve më të shquar të UÇK-së, Fatmir Limaj, duke iu drejtuar presidentit turk, vuri në dukje se “duhet ta kuptojë qartë se nuk jemi vasalë të askujt. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk ka të drejtën që ta kërcënojë” dhe shtoi me nënkuptim: “Kosova është shtet perëndimor dhe kush do ta vëjë në dyshim këtë realitet të padiskutueshëm, do të marrë përgjigjen e duhur”.

Kritikë të ashpër ushtroi edhe gazeta që mbështet kryeministrin Rama, “TEMA” e Mero Bazes, duke vënë në dukje, midis të tjerash: “… Fakti se presidenti i Turqisë ndjen se është sulltan në Kosovë dhe kujton se mundet që të emërojë dhe të shkarkojë kryeministra, duhet të na bëjë që të mendojmë seriozisht. Këto deklarata përbëjnë një shkak më tepër që të mendojmë se një vend i rrezikshëm dhe pa standarte demokratike, siç është Turqia, mundet të vëjë në rrezik perspektivën e integrimit europian të shqiptarëve, në rast se influenca e saj mbi klasën politike shqiptare është e madhe”.

Në të njejtat tone iu përgjigj sfidave turke edhe gazeta tjetër shqiptare (gjithashtu) filoqeveritare DITA, e cila akuzon Erdoganin për plane të fshehta radikalizimi islamik të popullsive shqiptare dhe për sjellje prej “sulltani të vogël”, duke theksuar se po thurr aleancë me Rusinë, ndërsa njëkohësisht, shkel të drejtat e njeriut në Turqi, duke mbushur burgjet me kundërshtarë të tij politikë. E vërteta është se Erdogani preku sedrën dhe krenarinë e shqiptarëve dhe, sipas analistëve, plagosi prestigjin e Turqisë në Ballkan.

Nuk është e sigurt se lideri turk, i zhytur në botën e tij megalomane, arrin të kuptojë se mundet që Kosova të funksionojë si shtet myslyman i pavarur, brenda “kufijve të zemrës së tij”, pa i bërë temena atij dhe politikës së tij. Por nga ana tjetër, është përgjegjës për sfidat kundrejt nacionalizmit shqiptar, të cilin orvatet që ta patronojë në Ballkan nëpërmjet Islamit, në kuadrin më të përgjithshëm të lojës së influencave që po luhet në Ballkan. Me sa duket, aleanca e Turqisë me Rusinë nuk shihet me sy të mirë prej shqiptarëve.

Më 2013, gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke folur në Prizren, presidenti turk kishte deklaruar se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, duke shkaktuar furtunë reagimesh prej popullsive shqiptare në Ballkan. Ndërkaq, shkrimtari i famshëm shqiptar, Ismail Kadare, në lidhje me çështjen, deklaroi se kanë vlerë edhe sot të gjitha ato që kishte shkruar në veprën e tij “Ndeshja”, ku akuzon pushtimin otoman si shkaktarin kryesor të gjendjes në të cilën ndodhet sot kombi shqiptar. Nuk është e rastit se shkrimtari Ismail Kadare, për shkak të frymës anti-otomane të veprave të tij, konsiderohet pothuajse “persona non grata” në Turqi.

“Çfarë kam shkruar është tepër aktuale. Me sa duket, megalomania osmane nuk ndryshon”, kishte theksuar në mënyrë karakteristike në intervistën e tij. Por karakterizime akoma më të rënda kishte shprehur atëhere edhe peshkopi i romeokatolikëve të Kosovës, Dode Gjerg… “ Dolën në sipërfaqe nostalgjia dhe shpresat e disa neootomanëve dhe dëshira e presidentit turk që të jetë prijësi i shqiptarëve. Fjala e Erdoganit kishte përmbajtje problematike dhe ishte në kundërshtim me të vërtetën historike…”, kishte theksuar peshkopi.

Vizita e atëhershme e Erdoganit ishte bërë objekt kritike të ashpër edhe prej Shtypit shqiptar dhe prej shumë politikanëve dhe intelektualëve, kur në mënyrë publike pretendoi prej kryeministrit Edi Rama që të mbyllë shkollat e “gulenistëve”. Nën presionin e opinionit publik të tyre, autoritetet shqiptare të Tiranës nuk mbyllën shkollat, ashtu si edhe në Shkup, në Kosovë dhe në Boshnjë – thjesht, ndërruan tabelat dhe i lejuan Erdoganit që të hapë të tjera, me financimin e Ankarasë. Ndërkaq, Erdogani në asnjë rast nuk ndaloi që të ushtrojë presione të gjithanshme ndaj qeverive të mësipërme për këtë çështje.

Tashmë, duke parë se kërcënimet nuk sjellin rezultate, presidenti turk po përdor metoda “më të avancuara”, siç janë inkursionet dhe rrëmbimet diversioniste. Nga ana tjetër, ushtron presion ndaj qeverisë shqiptare, duke pretenduar dëbimin e kreut të minoritetit myslyman në Shqipëri, me qëllim që të inagurojë vetë ai (Erdogani) xhaminë më të madhe në Europë, e cila u ndërtua në Tiranë me financimin e Ankarasë. Arsyeja që do “kokën” e myftiut në Shqipëri është se turqit e kanë përfshirë te ithtarët e Gulenit dhe, rrjedhimisht, në kategorinë e armiqve dhe të “terroristëve”./KATHIMERINI

 

 

 

 

13 komente në “Erdogani dhe zemërimi i shqiptarëve!”

  1. mul nokovic udb says:

    Turq,grek,sllave po ti keni duart e lara hajt na e kapnı kete perpara. Ju kemi luftuar dhe do tu luftojme gjithmone kur mendoni se mund te na nenshtroni megjithese jemi etnia me e vogel ne ballkan.

  2. osman nikmartaj says:

    Kur ka qene puna per t’u shtypur koken shqiptareve, turqit e greket gjithmone kane qene byth’ e breke!

    1. Vasil Hajadaraj says:

      Do shtoja:
      Kur kane qene puna per t’u shtypur koken shqiptareve, turqit , greket e serbet kane qene byth’ e breke, apo jo?

      Mos harrojme kurre, qe shqipfolsat kurre sdo ta hedhin poshte memen shpierterore Turqine.Babai i tyre ishte , eshte sulltani, sulltanet Erdogan.

      Po kur thone, Turqia ndhmoi ????? Kosoven kur Slobodani po i masakronte! Kjo eshte propogande dhe nje genjeshter njelloj sikur te thuash Sali Berisha cliroi Kosoven.

  3. Eno says:

    Mendojeni pak, Stavros Tzimas shqetesohet per fatin e shqiptareve dhe sidomos atyre te Kosoves. Turp per gazeten tuaj qe kalon cakun duke i lene hapesire nje “gazetari” nga nje vend qe jo vetem nuk e njeh Kosoven,por vazhdon ta quaj Serbi.A i dini ju opinionet e z.Tzimas per UCK dhe Camerine ?Edhe njehere turp!

    1. Trump I says:

      E vertete, Tzimas eshte nje nga zerat kryesore kunder cameve. Ai u do “te miren” shqiptareve.

  4. D O K L E A T I says:

    Barem me dicka te jemi te paret ne Europe.
    Emri i xhamise shqiptare duhet te ishte ” Gjergj Gjon Kastrioti- Skenderbeu dhe jo te ndonje pushtuesi otoman

  5. Q says:

    Stavro Cimo tregohet injorant, me gjykimet e tij bizantino-anadollake te aleances shekullore te Patrikut Ortodoks te Stambollit me Sulltanin kunder Shqiptareve dhe Shqiperise duke patur orientim fetar mesjetar anti Rilindjes Europiane dhe anti kuptimit shkencor te botes; kunder diturise se shqiptareve qe qendron permbi dasite fetare, sich i komenton Stavro Cimoja.

  6. Lala says:

    mul nukovic udb
    Nuk jemi etnia me e vogel ne ballkan, thjeshte gjysma e grekerve qe jane shqipetar therrasin me forte se greket ,se jane greke (ne se ka greke te paster) per te tjerat jam dakort .

  7. opinion. says:

    se pari ne shqiptaret officiel nuk kemi berë kure nje Trakte pajtimi me turqin.
    2.kushtet tona jane ta njofin terrorin,e barbarin 523 vjete ne shqipertar.
    3.te pranojë turqia se deshe ta shafaros nje etni shqiptare, me vrasje dhe asimilime gjenarale te femijve jetima shqiptar, me imponim emrash feje te huajë turko-arabe dhe bere femijet synet ne force.
    4.te behet padi ne kshillin e evropes dhe geneve srasburg e nnu jork per genocidin 523 vjeqar turk,se berem populli armen.
    5.shqiptaret pro demokracis ta denojn ashper barbarin turke ne popullin kurde.
    6.ti ndalohet turqis qdo indmfluence ne shqiperi e kosove.
    7.gjuha dhe fjalet turke si avash,dynja,gjemat,bajrake e qindra fjale te armikut te denohen me ligje aje qe i fletë.
    9.te gjitha objektete turke te demolohen te ne.
    10.kerkuar nga bruxeli se turqia me programin e sajë te islamit sekret rrezikon evropen,si po rrezikohet nga atentate islamike.
    11.shqiptaret mos te ngjesin emra femijve turko-arabe,por vetem kuptim shqip.
    12.kurrë kemba e turkut mos ti manovroj manipuloj tradhtojē Shqiptaret.

  8. ali vlora says:

    Opinion . Je teper I zgjuar sje njohes I mire I sitiates por I shkelqyer. Dhelpra nuk ha rrushin.Tung

  9. Prezenca e pushtuesit turk ne shqiperi e kosove eshte Fatale pet kombin e shtetin tonë.
    ne duhet te bejme politika e diplimaci si greqia,mali i zi e serbia kunder turkut.psh vetem kure serbia shfrytzon tutkun nepermes Rudis,si tani ne 18 vitet e fundit qe turku shkatrron ne themelle shtetin e shqiperia dhe kosoves,ku shkaktar influenca turke te ne nuk pranohet shqioeria ne unionin evropian dhe kosova nuk njifet nga afro 90 shtete te botes.
    Isrseli i fuqishum ne shkence diplomaci e ushtri nuk eshte ne harten e evropes,por ne ktye te venitē te madhe ne parlamentin evropian,kshillin e sigurimit,bruxel nato ,orgonizaten mondiale te medicines,dhe okb.
    a israeli dhe euro-usa kane gati relacione te ngrira,ku vetem ne tamime kritike per turqin qe takohen me veshtetsi,dhe i denojn per barbari ne popullin e okupuar kurde ne turqi,dhe kritika brutale per furnizom me arme te blera turqia nga rusia,te furnizom te gjihadit ne siri.
    po çka leshin na bashkon neve me mongolet turq me origjine ruso konize te shortuar ne tutq.
    perveqse Fatalitetit.

  10. shikoni video.
    genocide armenien.
    dhe keni shume video dhe perlamentin e evropes e okb qe denonë brutalisht genocidin armenien nga ottomanet ne vitin 1915-1916,vetem 3 vite pasi barbaret turq iken nga trojet shqiptare ne vitin 1912.
    pra keta chiene souvage sanglant si i quan nje historian francez,ne shqip.qenet e eger te gjakosure,523 vite kane bere masarra e tortura te ngjajshme ne populline shqiptare.
    a sot te asimiluarit shqiptar ne gjysem turqe shikojn seriale dashurie per turkun ne tv te kosoves dhe shqiperis.
    a gjithe evropa usa e bota demokratike jane anti turqis dhe kuktura e fe tradita te tyre.

  11. Ela, Canada says:

    Turqia do jete gjithmone problem pasi historikisht politikanet shqiptare kane qene te korruptuar e per pare kane shitur e shesin b.. e tyre bashke me Shqiperine. C’pune ka xhamia me e madhe e Evropes ne Shqiperi? Feja myslimane eshte fe e induktuar nga turqit e nje pakice shume e vogel jane praktikante te kesaj feje, ndaj statistikat qe etiketojne 70% te shqiptareve si myslimane jane jo te sakta. Eshte padrejtesi, madje qesharake si numerohen si myslimane familjet shqiptare qe kane pasur stergjysher te konvertuar ne kohen e sundimit otoman por prej 2-3 brezash ska shkelur njeri kembe ne ndonje xhami. Eshte kriminale te lejohet akoma Turqia te kete influenca mbi ne kur dihet qe na ka lene 5 shekuj ne terr e jane shkaku kryesor pse jemi prapa gjithe vendeve te Evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje