Në vend të një “autokritike”, për Ambasadën ruse në Tiranë!

10 Prill 2018, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ambasada e Federatës Ruse ka pasur një reagim të pazakontë ndaj gazetës “TemA”, duke vlerësuar se disa analiza të botuara në faqet e saj, nga shtypi ndërkombëtar, janë sulm i qëllimshëm, fyes dhe degradues ndaj presidentit Vladimir Putin. Analizat janë në tërësi përkthime të cituara nga “New York Times”, “The Economist”, “Uashington Post” dhe gazeta të tjera prestigjioze, që kanë qëndrime kritike me presidentin Putin. Për shkak të mungesave tona në burime njerëzore, ne nuk kemi ndonjë korrespondent special apo analist të çështjeve të Rusisë në gazetë, që të kishim motiv të debatonim për raportimet tona rreth Rusisë. Kemi refuzuar po ashtu të botojmë opinionet e ofruara rregullisht nga Ambasada ruse në Tiranë për çështje të tilla si Ukraina apo lufta speciale me Perëndimin, qoftë dhe për faktin se ne e konsiderojmë qeverinë e sotme ruse, një qeveri që nuk ka respekt për lirinë e shtypit, por vetëm për propagandën, dhe në emër të saj ka vrarë, zhdukur dhe persekutuar dhjetra gazetarë, për të cilat është dhe e listuar si vend me liri të cunguar shtypi.

Për shkrimet e gazetave autoritare Perëndimore që kemi botuar dhe që do të vazhdojmë të botojmë, nuk debatojmë, pasi do të ishte fyerje për shtypin Perëndimor, t’i mbronim ne nga Rusia.

Por ndërkohë, besojmë realisht se Ambasada ruse nuk është e shqetësuar prej tyre. Ato botohen në tirazhe qindra herë më të mëdha se sa lexuesit e gazetës “TemA” në print dhe online, dhe do të ishte pa llogjikë, përpjekja për të censuruar në Tiranë një editorial të “New York Times” apo “The Economist”, që botohet në gjithë botën dhe shkon tek qindra miliona lexues.

Ajo që besoj se ka shqetësuar diplomatët rusë në Tiranë, është ajo që nuk citojnë në reagimet e tyre, dhe që ka të bëjë me punën e tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të ndikuar në shtypin dhe politikën e Tiranës. Këtu ka vend për “autokritikë”.

Prej Rusisë kemi disa vite, që kemi “peshqesh” disa teza në luftën politike dhe shtypin në Tiranë, që janë qartazi të sponsorizuara prej tyre. Është fillimisht përpjekja për të krijuar disa liderë autokratë të korruptuar, të cilët pak nga pak, fillojnë e flasin për padobinë e raporteve me Perëndimin, që përpiqen të relativizojnë rolin e SHBA dhe BE në rajon, dhe që këtë e kanë nisur duke u përpjekur fillimisht të distancojnë “ambasadorët” e Perëndimit nga vendet Perëndimore që përfaqësojnë. Kjo betejë ka së paku tre vite që zhvillohet në Shqipëri, ku politikanë të caktuar të opozitës së sotme, por disa dhe të pushtetit të djeshëm me Edi Ramën, e kanë kthyer në moto politike, luftën kundër diplomatëve Perëndimorë në Tiranë.

Për ta po bëhet gjithnjë e më relative, ideja nëse duhet besuar tek demokracia dhe shteti ligjor, apo tek forca ekonomike, dhe ndjehet në ajër bezdia nga “futja e hundëve” e diplomatëve Perëndimorë në çështje të tilla si, reforma në drejtësi, Vettingu, apo gjyqësori në tërësi.

E vërteta është se gazeta “TemA” ka qenë e qartë kundër tyre dhe këtu diplomatët rusë në Tiranë, mund të kenë të drejtë të shqetësohen.

Ka qenë po ashtu një sponsorizim i fortë rus, teza banale e shpikjes së një rendi botëror armik, që drejtohet sipas teorive konspirative nga miliardieri Xhorxh Soros. Dhe kjo ka gjetur shtrat tek të njëjtët politikanë dhe gazetarë shqiptarë që mbështesin kauzat që citova më lart. Një racë e tillë është e njëjtë në Shqipëri, në Maqedoni kur ishte Gruevski, apo në Hungarinë e Orbanit etj. Po e kanë për këtë, kanë të drejtë dhe e pranojmë “gabimin”, pasi jemi përpjekur ta çmitizojmë sa më shumë këtë shpikje idiote, dhe këtë “konspiracion të madh kundër Rusisë” nga Xhorxh Sorosi.

Por mbi të gjitha, besojmë se mund ta kemi tepruar ngaqë qysh në muajin nëntor – dhjetor të vitit të shkuar i mëshuam fort tezës së financimeve të Partisë Demokratike përmes një kompanie off-shore, detajuam lidhje private të Lulzim Bashës me njerëz që qëndrojnë mes Turqisë dhe Rusisë, dhe së fundmi, faktin që kompania e dy biznesmenëve rusë ka financuar lobistin e Lulzim Bashës në SHBA. Është interesante se si Ambasada ruse në Tiranë reagoi qysh të nesërmen e shkrimeve, duke përjashtuar mundësinë që lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, të ketë marrë para prej rusëve për llogari të PD, a thua se diplomatët rusë në Tiranë, e kanë në bordero atë, dhe e dinë se kur ka marrë dhe kur nuk ka marrë para, prej disa rusëve. Ne nuk u bëmë paranojakë, kur vitin që shkoi, në kulmin e protestës bllokuese të opozitës në çadër, takimi më i rëndësishëm i Lulzim Bashës, kur nuk e qortoi askush, por e mbështeti për atë që po bënte, ishte ai me ambasadorin rus, dhe as faktin që media ruse të mëdha si “Rusia Today” apo “Sputnik”, merreshin me entuziasëm me çadrën dhe e llogarisnin si betejë kundër Perëndimit. Nuk e morëm seriozisht, jo se shtypi rus nuk e kishte seriozisht, por se e dimë që votuesit e thjeshtë të opozitës shqiptare dhe pjesa tjetër e shoqërisë, e kanë të ndarë në mendje, që e kanë kokën drejt Perëndimit, pavarësisht flirteve të papërgjegjshme për pushtet, të disa politikanëve të kapur shqiptarë, që i kanë dhe në stafet e tyre njerëz që jetojnë duke përcjellë në shtyp teza ruse.

Tani që laku po shtrëngohet dhe Lulzim Basha duhet të zgjedhë të gjykohet me ligjet shqiptare dhe amerikane, apo të kërkojë azil në Rusi, mendoj se këmbëngulja jonë në këtë drejtim, është shqetësuse për diplomatët rusë në Tiranë dhe mund ta “pranojmë” përgjegjësinë tonë për këtë.

Pra në tërësi, mund të pranojmë që nuk kemi mbrojtur tezat ruse për futje hundësh të Perëndimit në Tiranë, për teoritë konspirative rreth Sorosit, për marrëzinë e politikave të Erdoganit në rajon, që në fakt mes të tjerash është dhe i preferuari i Rusisë, si dhe financimet ruse të PD. Për këto e meritojmë të na sulmojnë. Por ju lutem mos na sulmoni për shkrimet e “New York Times”, “The Economist”, “Uashington Post” etj, pasi kështu na fyeni inteligjencën, ngase e kuptojmë shqetësimin tuaj të vërtetë. Thuajeni atë dhe pastaj debatojmë!

44 komente në “Në vend të një “autokritike”, për Ambasadën ruse në Tiranë!”

  1. Bastardet rus says:

    Ti ua qin nenen ruseve dhe kones te tyre Bashes. Po habitem se pse kruhen me ty kur e dine se cfare je i zoti te shkruash. Perfundimisht je me i miri dhe i vetmi gazetar qe mund ti lexohen shkrimet.

      1. Beni ecen vet says:

        Mos ja ke rruajtur gje ti mer vicitol?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Rusia, shtet i madh
      i rri USAs karshi!
      miliona janë rusët në Amerikë
      a ka ndonjë emigrant USA në Rusi?

      P.S.
      O Vladimir Putin
      hej tungjatjeta!
      O Pordhë e Madhe
      që gris brekët e Veta!

  2. mul nokovic udb says:

    Robt Putinit dhe gjithe kelysheve te tij ne Shqiperi,Ballkan,Evrope e kudo qe te jene. Nje komb skllav qe kurre nuk e ka ditur se cfare eshte liria. Nga Czaret,tek komunizmi,tek Putini dhe mafiozet e tij. Nje komb qe gjithmone ka qene anti-shqiptar.

    1. beni says:

      Ti rruash bythen!!ju qifsha racën e Erdoganit!!

      1. mul nokovic udb says:

        Ti,Putini,Erdogani e te gjithe ju anti-shqiptare te na hani k.rin. Jemi te rrethuar nga nje oqean sllavesh dhe aleatet e tyre grek.Ju kemi luftuar dhe do tu luftojme te gjitheve sllave,greke,turq.

      2. Beni ecen vet says:

        Rraca e erdoganit eshte e njejte me rracen e vicitolit ose vicidolit ku bejne pjese specje si puna jote.

    2. adi says:

      katunaro
      po te lexosh pak me shume do shkruash me pak idiotesi.
      rusia ka qene i vetmi vend ne 1946 qe ndihmoi shqiperine qe te behej antare e OKB sepse amerika dhe anglia ishin kunder.
      ndersa sa per komb liridashes ruset jane nga te paktet kombe te tille ne bote.
      luftrat me epike dhe me te medha te 200 vjeteve te fundit i kane bere dhe fituar ruset , te paren kunder peradorise se Napolonit dhe te dyten ne luften e dyte boterore kunder gjermaneve.
      vec kesaj ruse ka kaq shume shkrimtare , poete,kompozitore, shkencetare sa jane te pakte kombet e botes qe krahasohen me ta.
      mos ngatero politiken e dites dhe servilizmin e saj me vlerat e nje kombi te madh.
      dhe mqs jemi te politika sa vjet ka ne pushtet merkeli ne gjermani??????
      sa vjet ka ne pushtet orban ne hungari???
      apo edhe keta jane kombe te prapambetur????

      1. Aleance PD leheli says:

        Ti di nga historia vetem ato qe te ka mesuar xhaxhi saliu. Stalini mer tyc u kujtu per shqiperine mbasi ja drodhi Tito. Po te mos ishte prishur Tito me te jo vetem qe s’do ta ndihmonte Shqiperine me OKB-ne po do ta kishte bere pjese te Jugosllavise me gjith Vicitol e tocun bach o historian i leshit.

      2. mul nokovic udb says:

        O palle ben mire qe keshillat qe u drejton te tjereve ti praktikosh tek vetja. Rusia nuk ndihmoi Shqiperine te hynte ne OKB se na donte shume por se ishte strategjia e saj qe ne OKB te kishte sa me shume vende te bllokut komunist. Pasi i prishem maredheniet me Rusine te njejten gje beri Shqiperia kur i propozuam OKB-se me 1971 te njihte Republiken Popullore te Kines si anetare dhe jo Taiwanin. Cfare lidhje kane betejat e fituara te ruseve kunder kombeve te tjera kur ata jane skllever te vetvetes? Nuk pranojne tu nenshtohen francezeve e gjermaneve por u shtyp koken Czari,Stalini e Putini. Eshte nje komb qe nuk e ka idene e demokracise dhe lirise se fjales e mendimit. Nje komb skllav.

        Krahasimi i vetem qe qendron eshte ai me Orban qe deshiron te behet po aq despot sa Putini.

        Eshte e turpshme te krahasosh Putinin me Merkel. Sa kundershtare politike ka vrare Merkel? Sa gazetare anti-Merkel jane vrare apo dhunuar?Sa te lira jane zgjedhjet ne Gjermani dhe ato ne Rusi?Cfare ligji ka ndryshuar Merkel per te qene perjetesisht ne pushtet ashtu si beri Putini? Cfare arritje ekonomike ka sjelle Merkel per popullin gjerman dhe cfare ka sjelle Putini per popullin Rus?

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ke te drejte perderisa ke nje linje te caktuar editoriale dhe nqs ambasada ruse shqetesohet pse mban anen e njerit apo tjetrit ben gabim pasi edhe ne perendim ka gazeta qe jane friendly ne drejtim te rusise ka gazeta qe jane me agresive. Nuk mund te detyrosh x apo y botues te ndjeki nje linje te caktuar editoriale, botuesi e di vete interesin e tij dhe ku e shikon ai fitimin me te madh. Gjithsesi ky artikull nuk ishte domosdoshmerisht i domosdoshem pasi eshte mese e qarte per kedo se kush eshte linja e gazetes Tema dhe besoj edhe ambasada e ka te qarte dhe nuk eshte e nevojshme te bejme sikur jemi gjembi ne kemben e elefantit. Nuk eshte se Putinin nuk e ze gjumi naten nga meraku se cfare do thote gazeta tema per te te nesermen ne mengjes, thjesht mesa duket ambasadori Rus po perpiqet te behet pak me kompetitiv perkunder ambasadorit Amerikan, i duhet te justifikoje edhe ai rrogen qe merr nga Moska perndryshe cfare nevoje do kishte te paguante Putini per te mbajtur nje ambasade te panevojshme ne nje vend qe i ben keq vetes me shume se sa i bejne armiqte e tij.

    1. Aleance lesh-pd says:

      Po na kthehen tycat e vicidolit ne rusopone. Mbasi nuk lane shtet perndimor pa ju lepire tani qe nuk u pine me uje genjeshtrat i kane kthy syte nga Putini….
      Jashteqitje kombetare…

  4. Ismail Sokoli says:

    Mero Baze je i vetmi gazetar shqiptar i talentuar dhe realist. Kur lexoj shkrimet e tua ndjej kenaqesi dhe nje ze i brendshem me thote gjithenje : Gazetaria e gjymtuar dhe servile shqipetare me Bazen eshte akoma ne jete. Analiza per nderhyrjen e Rusise ne Shqiperi eshte perfekte. Bravo. Guzimtar. Trim. I drejte. Perendimore. Te uroj suksese.

    1. beni says:

      Rrofte Putin e miqësia mes popullit shqiptar e atij russ!!!

      1. Aleanca pd-lesheli says:

        ha nje derr muti ha. Ti je thjesht fake digital i Sales. Lepihu sa te mundesh Putinit ti. Mbasi te mbaroj pune me ty Putini do fshij bythen me surrated e vicitolit.
        Kujton ti se Putini i ka qef cibanet e vicidolit?

  5. Shqiptari says:

    Bukur Mero!

  6. faikonica says:

    S’na e ka fajin rusi qe Ramizi e Nexhi na lane peshqesh Saliun e Sheqeres…Jemi milet qe nkj e duam Perendimin..Shih Enverin,Saliun…ADN ja jone eshte Anadollake

  7. Alpin says:

    Nero Baze eshte kalores I fjales se lire.Fakti qe mil u be pis nga llumi I perhapur pa limit nga Kremlini qe bleu si ne pazar te gjese se gjalle politikan dhe televizione bashke me kuc e mac e bin spiunesh eshte nee fat per SHqiperine.Spasiba gospodin Baze.

  8. nord.al says:

    Baze, mendoj se ne artikujt e tu gjindet e verteta. Falemnderit!

  9. Artan says:

    Urime Z.Mero per komentin ,gjithmone i sakte ne shkrimet e tua

  10. Gregori.uk says:

    Mero perfundimisht je gazetari me i mire ne shqiperi me diference nga i dyti nqse ka nje te tille. Ti i ke ardhur hakut Berishes kur te tjeret vetem duke e pare benin shurren ne breke. Bashes po ashtu por nuk quhet se eshte peshe e lehte, kopjo e lire e Berishes. Edhe Ed Rames kur ndonje here merr kot. Po ashtu grekut e serbit. Por mbi te gjitha politikes ruse me ciraket e tyre ne tirane qe perpiqet ti veje flaken ballkanit me ne krye “Carin” e ri Putin dhe kelyshin me te vogel te tij “sulltan” Erdoganin qe mendon se e ka placke tregu shqiperine dhe mund ta shese ne pazar sic bene te paret e tij. Pergezime per kurajon. Te pakten ka ngelur nje njeri ne shqiperi qe mund ta quash shqiptar ne kuptimin e plote te fjales.

  11. LORA says:

    Faleminderit Mero djali;je interpreti me i drejtperdrejte dhe i hazerte i vullnetit dhe aspiratave perspektive te shqiptareve ne shumice,,,,qysh prej 15 marsit 2008.

  12. alfred says:

    Zoteria Mero Baze eshte nje nga zerat me te fuqishem properendimore shqiptar. Dhuron nje ushqim intelektual dhe shpirteror te klasit te pare per shqiptaret kudo ku jane. Mirenjohje dhe falenderime te perzemerta.

  13. Intelektuali says:

    Po ik ore Mero se po te humbin dhite nga Mali. Ik ore do u besh karshillek atyre ti.e ben si haxhi qamili me anglezet. Ik ore torollak futi noi pace plenci se aq di ti

  14. mos na ha mutin hipokrit says:

    E zeme se per rusin ke te drejte
    por kunder krimeve te amerikes neper bote
    dhe ato te izraelit perse nuk shkruar o “gazetar i lire”

  15. mos na ha mutin hipokrit says:

    E zeme se per rusin ke te drejte
    por kunder krimeve te amerikes neper bote
    dhe ato te izraelit perse nuk shkruar o “gazetar i lire” “”

  16. Ramy says:

    E paska zbuluar kta si duket qe Mero financier nga Soros qe u ka mbet hatri

  17. mos na ha mutin hipokrit says:

    E zeme se per rusin ke te drejte
    por kunder krimeve te amerikes neper bote
    dhe ato te izraelit perse nuk shkruar o “gazetar i lire” “””””

  18. drini says:

    me siguri do kesh qen ne pasha liman Mero

  19. NjeQytetarOptimist says:

    You go boy..

  20. Dash says:

    Perfekt Z.Baze ,je i vetmi gazetar i qarte dhe teper i vemendshem ndaj aktualitetit…ne kete menyre je edhe me patrioti dhe atdhedashesi ,perballe plerave qe na rrethojne…(vini re kujt nuk do i pelqeje ky shkrim, veme bast?? )

  21. Qytetari i thjeshte says:

    Nje mendim si e shof une!!!
    Populli rus eshte nje popull i jashtezakonshem, kete besoj nuk e ve ne dyshim askush.
    Ajo qe vlen te theksohet eshte se qe nga viti 1917, me fillimin e Revolucionit te Tetorit, ai eshte qeverisur keq e me keq.
    Pra komunizmi vetem deme i ka sjell ne afatin e gjate nje populli kaq fisnik si ai rus.
    Ky eshte thelbi per mua.

  22. eli-tiv says:

    ..Rusia sot eshte nje vend shume larg i te qenurit demokratik..dhe nje pjese e mire e popullsise jeton nen nivelin e varferise..shikoni lajmet ne kanalin e tyre qendror per te pare varferi te tejskajshme dhe shtrijen e saj.Ne te gjitha filmat, spektaklet e humorit e te ndryshme nuk atakohet pushteti ne menyre absalute..Korrupsioni eshte ne sistem dhe i perhapur, jo me kot ka miliardere qe kane krijuar pasuri ne nje kohe te shkurter.Provoni te shikoni filma rus per te kuptuar jeten e drejtimin e tyre..njerezit nuk i drejtohen policise…nuk kane besim…Sundon nje propagande shteterore e forte ne funksion te nje rusie superfuqi…kjo eshte arsyeja qe njerezit vazhdojne te votojne njesoj (nostalgjia e krenaria e tyre)
    Shkurt ka demokraci per te vjedhur pa merak..Avantazh i tyre eshte se mesatarja e popullsise ka nivel intelektual te larte..vazhdojne traditen e sistemit komunist..

    1. dhe bishtin perpjete... says:

      eli-tiv

      lereni Rusine dhe Ameriken ti zgjidhin problemet e tyre.Superfuqite keshtu e kane nje here afrohen nje here largohen por jane te denuar te mos luftojne midis tyre se po nisi lufta NUK DO KETE FITUES…do jene te gjithe te humbur.

      Hedhja e bombave atomike ne 1945 ne Japoni sinjalizoi njerzimin se LUFTA E KATERT BOTERORE DO BEHET ME HUNJ (SHKOPINJ) ..
      .
      Asnje shqiptar-shqipkar-shqup-tar nuk mund te “shaje” Rusine PER KORRUPSION se ne jemi 1000 here me te ndyre….Nese hajdutet milionere ruse
      nuk dihet si i kane fituar miljonat…te ne jo vetem dihen por dhe shesin pordhe qe nga Lulbasha xen berisha dhe art fullani ku per kete te fundit edhe pse beri dem (vjedhje) mbi 50 miljon dollare mori shperblim dhe ca miljona te tjera:


      U akuzua për “shpërdorim detyre”/ Fullani dëmshpërblehet me 56 paga

      March 9, 2017 …
      Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të marrë 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh. Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

      Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

      Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte. Referuar deklarimeve të pasurisë të bërë në vitin 2013 nga Ardian Fullani, ai pritet të marrë si dëmshpërblim një shumë prej 42 210 504 lekë. Fullani mësohet se ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit.
      .
      Lereni Rusin o brekdhjere eli-tiva ti zgjidhe problemet me superfuqine tjeter…mos na i neverisni emrin shqiptar…

      dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete !!

  23. Socialist jo ripjells says:

    Popull qe nxjerr shkencetare, muzikant, shkrimtare,filozof, sportiste te famshem.
    Media ? Nje ish Coban dhish. Qe e shet bythen per cdo gje.e name patriotizmin e meros qe u shit aturpesisht te korrupsioni I kesaj qeverrie

  24. timo says:

    Mero, je shumë i natyrshëm dhe i vërtetë. Te lumtë.

    1. Colimbo says:

      Bravo MERO QENET LE TE LEHIN JU ECNI PERPARA le

  25. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mero me duket se ka qejf te iki Putini e te vije Zhirinovski, pastaj hajde flasim bashke. Amerikes do ti pelqente shume te kishte nje zar te vetin si president te rusise por ne mungese te tij duhet te pranoje putinin si zgjidhjen me konveniente duke marre parasysh qe ne krye te rusise mund te vije nje idiot me kode berthamore ne xhep. Ky eshte deal mes Amerikes dhe Putinit, as long as you take care of your end, i’ll take care of mine and the world is ours. that’s it. Pjesa tjeter eshte per debilat.

  26. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mero me duket se ka qejf te iki Putini e te vije Zhirinovski, pastaj hajde flasim bashke. Amerikes do ti pelqente shume te kishte nje zar te vetin si president te rusise por ne mungese te tij duhet te pranoje putinin si zgjidhjen me konveniente duke marre parasysh qe ne krye te rusise mund te vije nje idiot me kode berthamore ne xhep. Ky eshte deal mes Amerikes dhe Putinit, as long as you take care of your end, i’ll take care of mine and the world is ours. that’s it. Pjesa tjeter eshte per debilat..

  27. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Vetingu duhet te kane dhe gazetaret . Mero duhet te shpjegoj si I ka ftuar pirate miljona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール 通販

    ラブドール 男 あなたが本当にセックス人形であってはならない6つのこと:3番目が最も重要です

    Përgjigjjuni
    1. ダッチワイフ 高級

      YourDoll JP 男はダッチワイフを購入することについて恥ずかしいはずですか?11ヒントあなたのダッチワイフに本当に集中するための最良の方法あなたのすべての性的固定を愛情人形で満たしてくださいなぜあなたはhotsexydolls.comからダッチワイフを購入する必要がありますか?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje