Nga Mero Baze
Ilir Meta nuk është shantazhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e vërteta është se ai po shantazhohet nga të vetët, duke përdorur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka dy elementë të qartë në ditën e sotme, që provon se Ilir Meta gjendet nën shantazh, nga të vetët, për ta përfshirë në betejën politike, nën “terrorin” se SHBA ka kërkuar dikur arrestimin e tij.
E para është “zbulimi” i letrës së Adriatik Llallës drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, vitin e kaluar. Për të gjithë ata që nuk e dinë, letra ka qysh më 17 maj të vitit 2017 që gjendet në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, ku publikohen ankesat e ndryshme që i drejtohen qeverisë amerikane.
Qeveria amerikane padyshim që e ka lexuar dhe hetuar atë letër dhe gjashtë muaj më pas, ka vendosur t’i ndalojë me dekret të Sekretarit të Shtetit, hyrjen në SHBA, Adriatik Llallës nën provat e forta që kishin siguruar për korrupsionin e tij.
Pra nuk ka asgjë të re në këtë histori, përveç faktit se dikujt në PD, i duhej të rikujtonte sot atë letër, meqë ishte një ditë e keqe për Ilir Metën.
E vërteta në fakt është ndryshe nga sa Adriatik Llalla është përpjekur të shfajësohet para Departamentit të Shtetit. Qeveria amerikane e ka zbardhur dhe e ka të qartë se çfarë ka ndodhur në zyrën e Adriatik Llallës. Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu i ka kërkuar atij në kohën e debatit të madh politik mbi CEZ/DIA, një kopje të dosjes hetimore, për të cilën PD po bënte zhurmë kundër Ilir Metës, pasi aty implikoheshin disa qytetarë amerikanë. Prokurori i Përgjithshëm ka refuzuar t’ia japë, edhe pas disa kohësh, kur kërkesa zyrtare ka ardhur nga Departamenti Drejtësisë, dhe ambasadori ka përsëritur kërkesën që dosja t’u dërgohet autoriteteve amerikane. Është ky momenti që Adriatik Llalla i ka referuar diplomatit amerikan faktin se dosja është sensitive dhe se rrezikon stabilitetin e Shqipërisë ngaqë aty është dhe emri i Ilir Metës. Në këtë kontekst, diplomati amerikan i ka shpjeguar, se ai nuk ka interes destabilizimin e Shqipërisë, por bashkëpunimin e drejtësisë shqiptare me atë amerikane për rastin në fjalë. Adriatik Llalla ka refuzuar t’i japë SHBA dosjen në fjalë dhe këtu është ndërprerë praktikisht raporti institucional i tij me qeverinë amerikane.
Më pas përfshi dhe letrën e tij, është hetuar gjithçka dhe zoti Llalla ka rezultuar një zyrtar i korruptuar shqiptar, të cilit qeveria amerikane i ka ndaluar dhe hyrjen në SHBA.
Problemi i Adriatik Llallës është se nuk ka guxuar as t’i thotë Ilir Metës që SHBA ka kërkuar dosjen e DIA-s, dhe kur ka pasur nevojë për Ilir Metën, i ka thënë se kanë kërkuar dosjen tënde se duan të të arrestojnë. Ndaj në këtë pikë e gjithë rihapja e kësaj zhurme sot, është një gënjeshtër, e cila është hetuar dhe verifikuar në çdo detaj. Ajo bëhet vetëm për t’i përforcuar paranojën Ilir Metës se armiku i tij është në Uashington dhe për ta lidhur atë atë fort me PD-në në këto momente që ajo ndjen se po shkërmoqet.
Detaji i dytë është vetë Raporti i “Freedom House” i cili vlerëson zgjedhjen e Ilir Metës, si një hap prapa në luftën kundër korrupsionit, dhe i referohet në fakt oportunizmit politik të Edi Ramës, dhe kundërthënieve të tij për Ilir Metën.
Të dyja këto fakte janë të vjetra, dhe të njohura dhe nuk kanë asgjë të re në tërësinë e tyre.
Ajo që bie në sy është se raporti i “Freedom House” është i fokusuar kundër personalitetit të Ilir Metës nga LSI dhe kundër Saimir Tahirit nga PS dhe nuk ka asgjë për PD. Por nëse Saimir Tahiri është nën hetim dhe nuk ka ndonjë gjë të re, fokusimi tek Ilir Meta po përpiqet të përdoret për të shtuar paranojat e tij. Duke qenë se Partia Demokratike vetë nuk është e prekur nga raporti, ajo po e përdor këtë për t’i rritur paranojën Ilir Metës, se pas raportit qëndrojnë politika të caktuara amerikane kundër tij, sponsorizuar nga Edi Rama, edhe pse autori i raportit në fakt është një profesionist serioz, por i lidhur me PD dhe Bashën që në vitin 2005.
Pra është e dukshme që sot, në këtë ditë të keqe për Ilir Metën, dikush nga PD është kujtuar ta frustrojë atë më shumë, për shumicën e gjërave që kanë bërë vetë kundër Ilir Metës, siç është dosja CEZ/DIA, ashtu dhe vlerësimi për të në raportin “Freedom Huose”. Deklaratat e Lulzim Bashës pas zgjedhjes së Ilir Metës President, janë njësoj si ato të raportit të “Freedom House”, ashtu si qëndrimet e tij për çështjen CEZ/DIA, janë ato që ekzistojnë në atë dosje qysh kur PD e ngriti këtë betejë kundër Metës në vitin 2015, dhe që Adriatik Llalla nuk e hetoi.
Asgjë të re nuk ka për Ilir Metën, përveç nevojës së PD për t’i shtuar atij paranojën dhe për ta përdorur në histerinë e tyre kundër SHBA, reformës në drejtësi dhe natyrisht në përpjekjen për të prodhuar një trazirë të re në Shqipëri, meqë Lulzim Basha po humbet partinë dhe ndoshta lirinë pak më vonë. Dhe nuk do të jetë i vetëm, si dikujt që e keqja po i vjen nga Uashingtoni për shkak të parave ruse. I duhet dhe Ilir Meta.
MERO!
Te paska paguar shuma marramendese Likja per ta mbrojtur ne “dite te veshtira”! Me kete paloshkrim ke humbur nje simpatizant!
Shpresoj te mos kesh lajthitje te dyte, perndryshe do te te dilte boja perfundimisht.
Po i shkruaj me shume keqardhje, por edhe me zhgenjim, keto rreshta.
O Besnik
Nuk e paske kuptuar artikullin. Nuk po mbron Imir Meten, pir ka zbuluar prapaskenat e PD qe te zhvendose vemendjen nga PD dhe Basha, tek LSI dhe Meta.
Kujt i duhet kjo? Besoj kete e kupton.
Je shume i nxituar ne perfundim o Beso se Mero nuk mbron Liken por “kupolen”qe prodhoi Liket !Ndaj te keshilloj ta lexosh edhe nje here e do te bindesh se per ke e ka kete shkrim!
Se paske kuptuar fare…
Mero dhe te tjere…Mos harroni te shkruani KURRE se aderiatik llalla eshte i VETMI dhe i PARI kryeprokuror ne historine e amerikes qe i ndalohet hyrja FAMILJARISHT.
Duke shkruajtur vetem” i ndalohet hyrja”…nuk informoni sakte dhe nuk percillni kete ” vendim” ashtu sic duhet.
Eshte vendimi me i rrepte qe eshte marre ne tere egzistencen e shtetit amerikan.
Kjo eshte nje analize perfekte nga nje njeri qe duket se njeh mire dhe Ilir Meten dhe SHBA dhe Adriatik Llallen. Eshte pikerisht trajtimi qe ai i ben Ilir Metes si pacient dhe si nejri i dorzuar nga histoirite e tij me SHBA dhe korrupsionin. Jo vetem mbrojtje qe nuk eshte, por posherim i holl dhe bindes.
Mero turp te te vije te mbrosh nje hajdut 24 karatsh si Ilir Meta. Edhe une jam nje lexus i rregullt I Temas por jargavitjen tende ndaj maskarajt ma te madh te shqiperise e neveris. Shpejt e harrove videon me bdhok ne dore per 7%. Turp turp Mero.
Bdhok .. besoj se dhe niveli kritik i juaji duhet të jetë yllësor
Si shojegohet ajo qe shkruan editoriali Meros ne oren 8 del ne oren 9 ne deklarten e Lu. Keq puna Lalleeeee
Zgjedhja e ilir metes si president tregoi qarte se rama dhe meta kishin te njejtat interesa e te njejtat halle
Prandaj mos qortoni meren se po mbron meten ai nuk po e ben ate
Ai mbron njeriun qe beri meten president pra ramen
Ndersa raporti flet qarte se zgjedhja e metes president nga rama ishte sulm frontal ndaj vetingut nga ana e rames kjo eshte fraza qe mere kerkon te fshehe por ce do qe na del si mbreti lakuriq
Eshte fakt qe sa here qe rama ekspozohet mere sillet si ai bastexhiu qe skuadren e zemres e vendos po fitore
PSE e fshite shkrimin :”SHBA KA KERKUAR ARRESTIMIN E ILIR METES” ??????????!!!!!!!!!!.
Edhe Minxhozi edhe BAZE e faktuan qe kane ngrene nga corba e Metes.Aferim ju qofte. Edhe ju media kazani jeni!
Ilir Mborja për Gazeta TemA
01.05.2017 ·
PADREJTËSIA VRET MË SHUMË SE VARFËRIA
(Hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga e sigurtë drejt një reforme për Drejtësi…)
Më 28 prill Ilir Meta jo vetëm u bë me pa-hir president i Shqipërisë, por korri edhe një “fitore të pastër” morale 87 me 0.
E gjithë historia e tij e rrugëtimit drejt presidecës filloi me nenin e famshëm 449. Neni i një amnistie të pamoralshme, që u votua në seancën e 30 marsit në Parlament, u bë vetëm për ta marrë me të mirë Ilir Metën që të dilte prej Çadre dhe të futej në zgjedhje në 18 qershor. U kuptua ashiqare se duhej shpëtuar nga rigjykimi i asaj që fitoi “pesë me zero”, atëherë pas publikimit të videos së Dritan Priftit, që e paraqititi atë me zë e me figurë duke vjedhur me bllok në dorë shqiptarët… Shkurt, me nenin 449, duke iu hedhur hi syve shqiptarëve shpëtohej nga ndjekja penale e dilte pa lagur nga ajo histori Ilir Meta. Gjithsesi, besohej se hajdutllëqet e tij të pafilmuara kanë qenë aq të shumta, sa do të ishte e vështirë t’i shpëtohej Vetting-ut… Por, më 27 prill, pamë Gramoz Ruçin të interpretonte nga foltorja e Parlamentit një skenar të habitshëm… U duk qartë se bënte kinse se po “kërcënonte” hajdutin të bëhej president dhe mori kurajon t’u printe të gjithë deputetëve në këtë turp. Gramozi dhe ai që ia kish shkruar tekstin “kërcënues” që i lexoi Ilir Metës më 27 prill, i fyeu rëndë shqiptarët nga foltorja e parlamentit. Një ditë më pas, duke e votuar atë për president, të 87 deputetët, rezultatit “pesë me zero” i bënë kurban 87 background-et e tyre në favor të “ndershmërisë” së tij… Të gjithë e mbajmë mend si na e përplaste para fytyrës sonë pëllëmbën e djathtë Ilir Meta pas vendimit të pesë gjykatësve të Berishës. Nejse. Ai nuk ka më mundësi fizike të ngrejë aq gishta sa vota mori, se edhe këmbë e duar po të ngrejnë përpjetë ai, Edi Rama dhe Gramozi bashkë, nuk i bëjnë dot aq… Sidoqoftë, duke shkelur mbi moralin e çdo shqiptari të ndershëm, të 87 ata që votuan hajdutin për president, ia arritën ta nxjerrin nga Çadra dhe mërzitën shumë atë që mbeti besëprerë aty brenda. Por nuk duhet harruar se, në çfarëdo rrethane, hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga më e sigurtë drejt një reforme për Drejtësi… Fjala “hise” (pjesë që i përket me të drejtë dikujt) ka për rrënjë fjalën e vjetër “hi” që shpjegohet me fjalën “e perëndishme”(kishë), prej nga kanë ardhur dhe fjalët “i hirshëm”, “hirësi” apo shprehja “me-hir apo pa-hir”. Prandaj padrejtësia vret më shumë se varfëria. Këtë harroi autori i skenarit që bëri me pa-hir Ilir Metën president… Sidoqoftë, një sms e një miku që nuk e përfill shumë moralin sepse nuk e di kuptimin etimologjik të fjalës “hise” dhe që duket se “gabimisht”, Ilir për Ilir, më “ngatërroi” me Ilir Metën, pas urimit që më bënte “për detyrën e lartë si kreu i shtetit”, më paralajmëronte që të mos gëzohesha shumë se: “ata që të propozuan në atë post, të frynë artificialisht për të të bërë “peshk të madh” në “tavën” e drejtësisë, siç e kanë vënë kusht në “menynë” e tyre BE. Vetting-u të ruajtë!” Sipas sms së mikut tim, për amerikanët, Presidenca e Shqipërisë, kësaj here, as më pak e as më shumë, qenka “Paradhoma e SPAK-ut”?! A thua të jetë tamam kështu? Miku im shquhet për njeri serioz, por këtë herë shakanë e ka të hidhur… Mesazhin e tij ai e mbyll (gjithnjë duke “më marrë” për Ilir Metën) duke më kujtuar se: “President të bëri Çadra që ngrite me Sali Berishën. Ndërsa ajo që u ngrit përpara Parlamentit të Maqedonisë të vuri vulën… Zoti të ruajtë nga Vetting-u o Presidenti i Çadrës!”
Me vjen keq qe nuk e kini kuptuar fare Meron sot.
Hajde maskara me brire qe je more xha Mero. Kur u zgjodh Meta president, prisja qe turmat e 21 Janarit ti bllokonin hyrjen, e mos ta lejonin te hynte ne presidence. Kur kjo nuk ndodhi, thash vetem dy fjale: POPULL LESHI.
Ndersa une e arsyetoj ndryshe zgjedhjen e presidentit.Mos te harrojme:1) momenti qe u zgjodh Meta president ishte çadra e Bashes perballe kryeministrise2) nese nuk zgjidhej presidenti shtoheshin akoma me shume veshtiresite per te shkuar ne zgjedhje 3) mos te harrojme ajo qe ishte me kryesorja,si do te zgjidhej presidenti nga Rama me te tijet kur nuk kishin shumicen pa Meten!Pra te gjithat keto te marra se bashku çuan ne zgjedhjen e Metes .Gjerat nuk duhe analizuar si nje tifoz por me gjakftohtesi Ne kete rast edhe pse personi nuk do te meritonte futjen ne liste ,por momenti ishte i tille qe derrin duhet ta therrisnim DAJE.
Per disa komentues me siper -po te lexoni me pak me shume vemendje shkrimin do e kuptoni qe kjo analize as qe ka per qellim te mbroje ilir meten dhe as nuk tenton hic fare ta beje kete. Ilir meta dihet ca kryheajduti eshte por ne kete analize te bere nga Merua tentohet te analizohet situata e momentit dhe ti jepet pergjigje pyetjes: pse genjen llalla dhe kush eshte arsyeja qe kjo genjeshter po parakalon neper media momentalisht . = FELLIQSIA E VERTETE DHE ORIGJINA E GJIHE INTRIGAVE ESHTE PD, ( META DIHET )
Sakte.
Ajde Mero qerataj ajde,te doli ne shteg likia dhe e bere legen fare!!! Shkrim i holle dhe pyke e trashe.
Ky raport i “Freedom House” eshte bere me porosi te PD, ne mos eshte shkruar nga vete Berisha ose dikush tjeter tek PD. Ne raport flitet egzakt cfare thote Berisha e Basha. Kjo tregon se kjo gazete eshte nje garbage, a peace of sheet. Po ashtu njerezit e Berishes tek VOA si Biberaj e ndonje tjeter kane filluar atakun e tyre kunder PS. Aty futet edhe Ilir Meta per te fshehur synimin e vertete te Biberajt me shoke. Ky artikull eshte nje kunderpeshe i artikullit te pare ne gazeten tjeter amerikane ku akuzohej Basha per parate e lobimit dhe financimet e bera nga compani ruse.
Ne artikull hidhet ideja se korrupsioni ne Shqiperi behet nga PS e cila ben cfare i do qejfi deri sa arrin edhe te vendosin si president nje njeri te korruptuar. Pra faji me i madh eshte i PS qe e instalon korrupsionin deri ne majen me te larte te shtetit, ndersa Likja permendet se nuk mund te lihet pa emer presidenti per te cilin flitet. Ne artikull thuhet per Tahirin egzakt cfare thote PD, sikur drejtesia italiane e kerkoka dhe parlamenti shqiptar nuk i paska hequr Imunitetin. Te dyja keto jane fallco mbasi italianet nuk e kane akuzuar dhe kerkuar dhe nga ana tjeter cdo deputeti i eshte hequr imuniteti nga vet parlamenti, keshtu qe Tahiri nuk ka imunitet per tu hetuar dhe realisht eshte ne hetim. Realisht, jam plotesisht dakort me kritiken ndaj Rames qe eshte autokrat dhe nuk pyet per ndonje nga PS, ndersa te tjeret ai i degjon bile dhe i lejon ta ofendojne e ta godisin me cizme. Ne rastin e zgjedhjes se presidentit ai beri nje krim kombetar dhe per kete ai duhet te ndeshkohet, mbasi te vendosesh nje hajdut me cizme president tregon shume ose me e pakta tregon se je i papergjegjshem. Pra ne artikull trajtohen disa kritika qe e vlejne, por cudia me e madhe eshte se nuk flitet per kriminelet dhe hajdutet me damke te PD, sidomos per Berishen dhe Bashen. Keta hajduter dhe armiq te Shqiperise qe shesin det e toke e kane bere e c’nuk kane bere kunder ketij vendi e ketij populli kjo sheet gazete nuk i permend. Mos u kushtoni rendesi ketyre gazetave te felliqura se ato punojne per ata qe paguajne me shume. Si shume i perdorni fjalet gazeta prestigjioze e tjere. Besomeni mua ato jane vetem copa letrash qe asnje nuk i lexon ketej nga ne. Edhe here tjeter une u kam treguar se nuk ka gazetar te mire sot ne te gjithe boten me perjashtim te dy ose tre qe jane vetem ne Shqiperi. Nuk ka shtyp te drejte ne bote, sepse ai drejtohet jo nga gazetaret por nga pronaret e gazetave. Gazetari eshte kone qe leh per te zotin sic e do ai. Problemet i keni aty dhe i dini vet me mire dhe mos u jepni rendesi ketyre fletushkave ketej qe s’ja u hedh syte njeri.
Hidh Meroja e prit Alfred Peza.., Bedri Islami.., Artur Ajazi.., Anri Bala.. e te tjere..
Mero ka punesuar ca klone, njelloj si Rama me pionieret e tij te qeverise dhe partise..
Jo se Basha (ne fakt Berisha), apo Mona i kane me te mire ato te tyret,
por kesaj radhe timonin e ka ne dore Rama .. dhe Shqiperia po vazhdon rrokullisjen..
Nje opozite,totalisht jo kredibel ne syrin dhe vleresimin publik,e terrorizuar nga frika e shuarjes perfundimtare ,po e mban shpresen ke lidhja e pazgjidhshme shqup+lsi.Ne kete hulli shqup-i perllogarit t’a mbaje lidhur lesh-e-line vetem me shantazhimi permanent te like-floririt.Kete po thote Mero djali ,ne editorialin me siper.Kreu i fronit presidencial e ka hak te mbetet rob i kurvlliqeve te tij antishqiptare,thurur ne cadren gabele te krimit e turpit pa limit.Keqardhje qe nuk duan t’a kuptojne nje takem komentesh.
Per shqiptaret ne shumice eshte lajm i mire,,,per te besuar edhe me fort tek fuqia e votes se tyre,tek fuqia shoqerore shqiptare e percaktimit te ardhmerise europeiste ne Atdheun tone.
Tung.
Fiks! Me Ilir katundarin luan Qofte-largu Salikari
undefined
Vendosja e Likes president,kerkon zgjuardi per te kuptuar e deshifruar RAMEN
undefined
Po te besh nje pyetje ne Shqipërinë, kush eshte politikani me i papelqyer ne vend, Pa dallim feje, krahine dhe ideje, do pergjigjen Ilir Meta
Nje analize e sakte e z.Baze. Me kete shkrim nuk po mbron askend sic shprehen disa komentues, por po sqaron lexuesit per klimen e krijuar pas lemshit te krijuar nga z.Llalla, i cili per hir te se vertetes ka qene prokuror i pergjithshem per 5 vjet dhe deri ne keto momente nuk e ka sqaruar popullin shqiptar se cfar pati ne te vertete me ambasadorin e SHBA Z.LU. Ku i ka faktet se ky ka kerkuar arrestimin e Z.Meta dhe mbylljen e ceshtjen e kompanise amerikane te naftes ne ballsh, nje prokuror shteti flet me fakte jo me llafe, le ti nxjerre, te ballafaqohet e te na mbushe mendjen se ka te drejte, eshte ne interesin kombetar. Ish Drejtori i FBI Komi per te mbrojtur veten dhe shtetin American mbajti shenime gjate takimit me presidentin Tramp, ku ekzistojne shenime operative mbi kerkesa te jashtligjshem,qe nuk shpallen ne kohe.