Meritat e opozitës për rekomandimin e negociatave!

17 Prill 2018, 19:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rekomandimi për hapjen e negociatave, është një rast për të kuptuar, si e kanë pritur gjithë palët këtë ditë. Qeveria duket që e ka pritur me frikë në zemër dhe ka shpërthyer në lot gëzimi. Opozita ka shpresuar deri në fund që nuk do merrej rekomandimi dhe tani që ka ndodhur ka tezën se nuk e meritonim, por Evropa na e ka dhënë politikisht. Mos të shkoj deri tek teza e Petrit Vasilit, që qeveria ja ka futur Evropës, duke e mashtruar.

Po ti qëndrojmë tezës kryesore të opozitës, asaj që ne na e kanë dhënë Rekomandimin si një shpërblim politik, atëhere duhet të biem dakord, se e vetmja arsye përse na është dhënë rekomandimi është opozita.

Një vit më parë, kur ishim nën monitorim për pesë kushtet e vendosura për çeljen e negociatave, Partia Demokratike në opozitë, hyri në çadër me shpresë se do hidhte në erë zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të çonte vendin drejt destabilizimit. Për herë të parë Bashkimi Evropian pa një opozitë e cila nuk përfilli kërkesat e BE, për t’u kthyer në zgjedhje dhe një nga figurat kryesore të Bashkimit Evropian dhe politikës gjermane, McAllister, u kthye duarbosh nga Shqipëria, ndërkohë që ambasadori rus dilte më i kënaqur nga takimet me Lulzim Bashën.

Në muajt në vijim, siç ka dalë tani dhe nga dokumentet amerikane kemi dhe një financim rus prej rreth 700 mijë dollarësh për Partinë Demokratike.

Kjo është një arsye bindëse për Brukselin që Shqipëria duhej shpëtuar, duke u shpërblyer politikisht.

Më pas vijuan shumë episode që kanë frikësuar Brukselin. Nga çadra e opozitës Mogherini u quajt një “kurvë komuniste” dhe që një mbesë e saj pinte drogë si Edi Rama, dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye që Brukseli ka vendosur të na edukojë dhe të na marrë nën mbikqyrje, përmes dhënies së Rekomandimit.

Pas zgjedhjeve, ndërsa opozita u zvogëlua me 240 mijë vota, Brukseli po ashtu është ndjerë i frikësuar se demokracia është në rrezik dhe se vendi duhet futur nën sqetullat e BE për të pasur garanci demokracia e brishtë shqiptare.

Fillimi i procesit të Vettingut ka qenë po ashtu një moment reflektimi. Bashkimi Evropian dhe SHBA u angazhuan zyrtarisht në zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa opozita jo vetëm u doli kundër por i denoncoi si puçistë kushtetues të Shqipërisë. Shpresoj që dhe kjo të jetë mbajtur shënim dhe të ketë ndikuar në vendimin për të marrë Rekomandimin.

Më pas vendi u bë me Prokuror të ri të Përgjithshëm të Përkohshëm, nën mbështetjen e BE dhe SHBA, por opozita vendosi t’i vërë flakën Kuvendit. Çizmja që fluturori mbi kokën e Edi Ramës mund t’i ketë mbushur mendjen Evropës që opozita është gati të niset dhe zbathur drejt Evropës.

Ndërkohë që data e negociatave afrohej, opozita vendosi të shpallë aksionin e madh kombëtar të mosbindjes civile, i cili në fakt ishte thjeshtë një përpjekje për të trembur negociatat pas dy javësh.

Pas flakës së Kalimashit dhe gomave të djegur në disa postblloqe, mosbindja civile përfundoi me miell serb në Kuvend, ku Edi Paloka ‘këputi’ mish duke shkulur televizorin e Parlamentit për të qëlluar Edi Ramën. Evropa me siguri e ka parë dhe këtë skenë dhe ka vendosur që të japë Rekomandimin, pasi ky vend po rrëshqiste larg duarve të Perëndimit.

Dhe një festë që pati opozita në Tiranë dhe ajo do ta ketë trembur Evropën. Dy javë më parë në Tiranë opozita shpërtheu në festë për fitoren e Viktor Orban në Hungari, ndërkohë që në Bruksel ishte ditë zie. Edhe pse Evropa e di që demokratët shqiptarë nuk kanë këllqe si Orban ideja që pëlqejnë një antievropian i ka trembur dhe ka vendosur të japë Rekomandimin.

Dhe nëse Brukseli ndonjë ditë nuk e ka pasur mendjen tek ne, do t’i ketë mjaftuar ndonjë deklaratë e Petrit Vasilit që të kujtohet se ky vend duhet sjellë në binarë.

Në këto kushte mund të themi me plot gojën se nëse Brukseli e ka dhënë Rekomandimin për negociatat si shpërblim politik, merita kryesore i takon opozitës që e ka trembur Brukselin me prirjet e saj anti-Perëndimore, adhurimi për autokratët anti-Perëndimorë, rrëshqitja drejt lobimeve ruse dhe përpjekjet e dështuara për destabilizim dhe bllokim të reformës në drejtësi. Ndonjëherë idiotët janë të dobishëm!

 

47 komente në “Meritat e opozitës për rekomandimin e negociatave!”

  1. Matua says:

    Mero, TI je KOLLOS !

    1. AMY says:

      I AGREE WITH MERO, I PAPERSERITSHEM,

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Mero një vërejtje e kam
      ndaj dhe dua që ta dish
      bëri paloqja ca gam gam
      por, pathtaj, këputhi mith.
      *
      Lum si ne për Europën
      që kaq shumë ne e pritëm
      vari [email protected]ët për Ed Palokën
      mjerë ne për opozitën!
      *
      vijon …

    3. Tony uk says:

      Hahahaaa e madhe paragrafi fundit,
      Ndonjehere idiotet jane te dobishem!!
      Hahahaaaaa

    4. Shaqo says:

      O Mato e shikon qe Enver Hoxha ka patur te drejte me kete rrace antishqiptare?
      Kush idiot mund te kundershtoje jete fakt?

  2. Kujtimi says:

    Bravo Mero
    Te pakten mos I Quan OPOZIT MERO
    QUAJI GRUP RUGACESH
    ME E MIRA

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Fut edhe Edroganin me citime te papergjeshme.. 1+1=2 . Opozita e papergjeshme ka qene shkaku kryesor qe Shqiperia mori statusin.. I bej thirrje opozites te behet e pergjegjshme pasi kur behesh anetar, nuk ben me sic te thote rradakja.. Statusi I shqiptareve ndryshon ne evropjan dhe sben me sic do ti.. KA RREGULLA… Piquni dhe pranoni ligjin ashtu sic do tju vij = gjeni jo nje, por disa avoketer per zullumet e bera se gjithshka eshte ne rekord. Kjo vlen per anen e majte gjithashtu.. Sa me shume te rezistoni, aq me fajtor do tregoheni ne syte e popullit.. Skeni ku te shkoni qe kur Ambasadori ju vuri Kushtetuten e Re ne tavolinen e Parlamentit.. Der atehere ishit Sulltaner te Shqiperise dhe skishte burre nene as tju thoshte dicka e jo e jo te mendonit thyerje te ligjit.. Ishit ligji vet.. Harruat qe ligjin e ben Vllai Madh..

    1. Luani says:

      Nje fjale e urte thote è ke inat por jepi hakun dhe Mero Bazes duhet ti japim hakun je i madh Mero !

      1. Bad boy says:

        Jepja vellain tende ta ja fut MERO KARIN NE BYTH SE E MERITON VALLA MERO SE ESHTE CUN I MIRE KY MERO GELBAZA-BAZE

        1. Tony uk says:

          Bad boy
          O idiot kush ta ka dhene kete edukate,nena apo motra??
          Duket nga komenti qe vjen nga familje vari hajdarin!!

  4. LORA says:

    Ekselente Mero vellai.

  5. Shaba says:

    Cdo gje ne kete shkrim qendron. Per anallogji merr shembullin e Serbise. Srbia luan me dy porta duke ditur qe evropa trembet afrimit te saj me Rusine…Problemi yne eshte se nje konglomerati hajdutesh dhe spiunesh ne i veme emrin opozite.
    Evropa ka me shume informacion se kush eshte kushi dhe luan me kete rrumpalle qe ta dobesoje.
    Problemi yne eshte se ne vet duhet tu tregojme vendin hajduteve dhe spiuneve te shitur per 5 aspra dhe jo te mahnitemi nga fjalet e tyre te bukura….Ruga qe kemi perpara eshte e gjate. Detyra jone eshte te dime se per ke te votojme. Per politikanin nuk ka moment dobesie. Nqs une si individ kam qene i detyruar te kem dhene rrushfet kjo nuk do te thote qe une te votoj per te korrptuarin.
    Kur te kuptojme qe pavaresisht se si je vet,voten do ja jap me te mirit do filloje qe Shqiperia te behet….le ta gezojme kete lajm te mbrekullueshem…

  6. TIRANA says:

    Bravo, Urime Rrofte Shqiperia!
    Le te kepuse mish PALOKA!!

  7. Trimi says:

    Z .Baze si gjithmonë keni bërë një analize BRILANTE!
    URIME SHQIPËRISË TONË TË DASHUR PËR KËTË DITË TË SHËNUAR!

  8. 01 vlora says:

    Bravo Mero je i pa pare

  9. Luan Saliko says:

    Bravo Mero,je shqiptar dhe bir shqiptari,e bere pacaure kete opozite,qe ka ikur nga fiqiri.

  10. Cuku says:

    « Ndonjehere idiotet jane te dobishem»
    Te lumte Mero ,me kete shprehje I ke thene te gjitha,,,
    Je fantastik Mero,,,

  11. zi says:

    Panvaresisht ironise therese qe perdor,
    mendoj se opozita,turqia,rusia,per Europen jane nje hic
    dhe s’mund dikush te ndikohet nga Hici.
    Europa eshte nje liman i qete,nje ender, nje kopsh i edhenit,nje porte drejt parajses,
    ne mes te kausit.
    Qofte ender,qofte e vertete ruga drejt vlerave me te mira te saj
    eshte Titanike.

    1. Luani says:

      @gojore boy jame i sigurte qe Mero preferon femrat è fisit tend qe tja fusi ku te doje para apo mbrapa injorant i qelbur!

  12. Anton says:

    Nje bravo! Ne nuk kemi opozite.

  13. Lloji says:

    Mero faleminderit!!!
    Urime Shqiperise qofte sa me e afert dita e bashkimit me BE, por urimin me te vecante ne kete histori e kane ambasadori Donald Lu dhe ambasadorja Vlahutin…. Pa keto dy, nuk do ishin shkulur nga kariget Llalla&Co. Faleminderit PERENDIMIT qe na hapi mundesine tani gjithcka behet me serioze dhe e pergjegjshme.
    Ps
    Mos na e nxirni ate Vasilin neper ekrane se eshte komplet idiot caktojini nji psikolog me ndihmen e shtetit o aman!!

  14. artan says:

    Mero je I madh. Mezi i presim editorialet tuaja per t’i lexuar.

  15. Life is game says:

    Flm M.Baze per fjalin tejet elegante per servilin somb ol Tit Vasili.
    FLM OPOZITE E 2B + IMqe me anti reformen, anti europeanozmin dhe pro sllavizmin detyruan qe Europa te gjej rrenjet e humbira prej mese 2 mij vjetesh, shqiptaret si pas ardhes te pellazgeve dhe ilireve, qe ka e nje gjuhe 36. Shkronja themel dhe shpjegus per cdo gjuhe enigm.
    Papa tha se s’ka ferre! Le te bejme nje ferre per tradhetaret, vrasesit dhe te korruptuarit!
    Le te ecim perlara me atletet e ER. Ato nuk pemgojne Shqiperine! Zoti e bekofte Shqiperine sic po bene!
    Europa eshte enderr dhe projekt i veshtire! Ne duhet te perballemi! Me te ardhemen tone dhe te femìjeve tane! Pertej opozites rinia shqiptare e ka filluar kete perballje!

  16. Dimeri says:

    Priten Opozitken ,por u lodhen me ne fund,u binden se berishjanet e duan integrimin si decorate te dhuruar nga Nishani.

  17. Soni says:

    BRAVO OPOZITA !
    KËSHTU VAZHDO ,SE E MERRITON VET-ASGJESIMIN .!
    MUNA-ÇIZMJA , NJË INJORANCË EKSELENTE, DHE NUL-BASHA, NJË DËSHTIM I VËRTETË, DO TË NA ÇLIROJNË NGA KJO PALO-OPOZITË !!
    POSHTË KJO RRACË E NDYRË !!????

  18. taraboshi says:

    Bravo Mero , Ashtu si brenda vendit qe kan merzitur efhe kalamajt me retorikat e droges ne çdo minut cilido njeri i P .D se qe dilte ne televizor ne studjo te ndryshme te medjave tona pamvarsisht nga temat e bisedave qe kishte moderatori ato vazhdonin droga Tahiri Rama (pergjegjsi i droges kryetar i bandave etj etj qe nuk po me kujtohet fjalori tyre) Ose deputetet e famshem qe ne çdo mbledhje parlamenti po per keto flisnin pamvarsisht rendit dites . Vetem Bledi Fevziut Ylli Rakipit Artur Zhejt Çim Pekes Andi Bushatit ju shndrisnin syte kur kishin te ftuar ne studjot e tyre kallepet Lulzim Basha Edi Paloqa Enkelejd Alibeaj e te gjithe me radhe .Duke pare qe po e bejne mire punen e partise tyre ne ate menyre jo vetem ne merziten ne qe nuk jemi ne partine e tyre por merziten edhe anetaret e partise tyre dhe si rezultat i saj elektorati tyre rrudhej perdite dhe do arfijne deri ne shperberje dhe keshtu ju rrit elektorati Edi Rames . Po keshtu edhe Europa ja dha hapjen e negocjatave pa asnje kusht se e pau çfare opozite eshte .

  19. kenga qe me mungon says:

    Mero, degjoni tani dhe ate qe ha plendesa e kthen ndonje gote se sa i trishtuar eshte ne emisionin e report tv. More, po kaq antishqiptare jane keta opozitaret. Kujt i sherbejne, pse kerkojne te prishin dasmen; nuk kane mundesine te ndihmojne per te vene nje tulle? !

  20. JE NJESH MERO. SALI QEN KRIMINELI ESHTE NE ZI BASHKE ME MONA BAXHELLEN. AMAN SE MOS U NDODH NDONJE GJE MERO.

  21. Iliri nga Gjermania says:

    Zoti Baze je i pa arritshem per momentin si Gazetar.
    Urime Bravo. Nganjehere budallenjt jane te dobishem?

  22. Koba says:

    O Gopist ke Noten Dhjete
    Gjithe sa thua i ke Drejte
    Opozita te Shkoje per LESH
    Vec jepu nga nji pershesh
    Se pa pushtet mbeten Zorethare
    Nuk ka ma LLove si ma pare
    Mero te lumte u ke dhene hakun
    Gjthe Legeneve qe Sali Kriminelit
    Dhe Like Floririt-U mbajne Oturakun

  23. Po,Po says:

    Mero , meriton fjalët më të mira , si gazetar i talentuar dhe
    si shqiptar i vërtetë ! Je shëmbull i shkëlqyer për gazetarët .

  24. theo says:

    o Mero Mos shkruaj me, me kete shkrim i ke shkruajtur te gjitha, por ne fakt “na ke vjedhur idene” kete qe po thua ti ne kete shkrim ekzatesisht, nje mikui im profesor gjerman me tha( duke biseduar per Shqiperine qe ai vdes per vendin tone ne fillim te Prillit dhe i perket partise se djathte ne Gjermani) ju do tu hapet drita jeshile per dy jave per te hyre ne Evrope dhe e di pse, sepse ruset po merren shume me opoziten si me para dhe pa para, por do ju vej mundi dem sepse merren me ca idiota te lyer me gjak dhe para te vjedhura te Evropes dhe popullit shqiptar. Dmth ajo qe thua Ti tani ” qe idiotat nga njehere jane te dobishem”do shkruhet me germa te arta dikur dhe diku ne Shqiperi qe brezat qe vijne ti kujtojne flliqesirat (post) komuniste Berishet, Metet, Bashet, Vasilet, Lubonjet dhe Zhejet.

  25. Korçari says:

    Upozita Fashiste e Sali KRIMINELIT dhe Like FLORIRIT.

  26. bobo says:

    Shume mire. Shpresojme qe ne Qershor te na jepet statusi i vendit kandidat. Po ashtu edhe ideja e Olta Xhackes per nje baze amerikane ne Shqiperi eshte e pranueshme.

    http://www.lefigaro.fr/flash-actu/2018/04/17/97001-20180417FILWWW00369-l-albanie-souhaite-une-base-americaine-sur-son-sol.php

  27. Shute Ferecka says:

    Brilant Mero.

  28. Mona floriri says:

    Bravo Mero kete shkrim e ke qare
    Lum si me lum Shqiperia
    Per opozite qe kemi
    Te gjithve u ka ren zia
    Mosbindja ne deri ju ngeli

    Ske cju thua jane aktore
    Dine te luajne mir teater
    Me cizme e miell me dore
    Nuk mbajne asnje me hater

    O mjerane dordolece
    Qe nuk beni asnje pune
    Mos kerkoni o fatzes
    Te pengoni drejt nje rruge
    Nuk ju felen keto qe thoni
    Jeni fare te lejthitur
    Ju shkoni me ke te doni
    Ne EVROPE kemi skalotur

  29. Niko Shpiragu says:

    MIre e ka Mero per opoziten, por mos e merrni si te vertete ate qe thote ai qe negociatat qenkan hapur per arsyen se opozita nuk eshte ne rregull. Negociatat erdhen si rezultat i reformave mjafte te rendesishme te rekomanduara dhe nga perendimi si dhe nga perpjekjet e drejta te qeverise per te forcuar shtetin ligjor e tjera. Fakti qe perendimi e njohu shume mire opoziten shqiptare qe luftonte kunder integrimit te vendit ne BE e ndihmoi ate te vendoste perfundimisht per hapjen e negociaztave. Ky eshte sukses i qeverise dhe kryeministrit dhe per kete duhet t’i falenderojme. Nga ana e saj opozita duhet ta kuptoje se eshte cvlehtesuar deri ne ate pike sa nuk e beson njeri me as brenda vendit dhe as jashte. Per kete arsye ajo duhet te ndryshoje te menduarit dhe te vepruarit e saj ne se do te rihabilitohet. Menyra se si vepron ajo duke thjesht u kundervene per cdo gje qeverise se shumices, tregon se ajo nuk njeh as vullnetin e popullit dhe lufton vetem per pushtet. Ajo harron se me veprimet agresive kunder kryeministrit tregon urrejtjen jo vetem per te por edhe per ata qe ai perfaqeson. Nga dita ne dite opozita shqiptare po diskreditohet dhe nje dite ajo do te vetasgjesohet. Pare nga pikpamja dialektike nuk ka zhvillim pa mendim te kundert, prandaj vendit i duhet nje opozite konstruktive reale. Nuk ka demokraci pa opozite, prandaj edhe ne kerkojme qe ajo te thellohet dhe te beje opozite te vertete se deri tani nuk eshte bere opozite per punet e vendit por per hesapet e Sales e Likes. Me rastin e hapjes se negociatave i uroj nga larg gjithe atdhetaret e mi si dhe i uroj suksese te metejeshme qeverise dhe kryeministrit Rama per te miren e te gjithe qytetareve pa perjashtim.

  30. kashi says:

    artikulli shume i goditur bravo mero

  31. Monitor says:

    Thjeshte analize e mrekullueshme! Flm, z
    Baze! Ishte kenaqesi dhe previlegj qe lexova kete editorial.

  32. shoku says:

    Mua me vjen keq per Lulin ( kam lajme se nuk e ka zene gjumi naten).
    Ai shqetesohet per argumentin tjeter se qeveria ( Edi) ja ka futur Evropes ( mashturar si nje magjistar), e cila nuk e ndjeu ( e hengri), i pelqeu dhe ia pranoi.
    Lajme thone se Luli mund te jape doreheqjen dhe te largohet nga Shqiperia, pasi kur Edi ka genjyer evropianet ( te zgjuar, largepames dhe te kulturuar) imagjino popullin shqiptar ( kete e vertetoi 23 qershori 2017).
    Fahriu junior po e bind te qendroj me argumentin se evropianet jane injorante si populli yne ( aq dine, aq bejne) dhe genjehen shpejt. Ai e keshilloj qe Luli duhet qe bej nje kurs, ku te mesoje metodat se si mund te mashtrosh, te genjesh dhe te bindesh evropianet dhe si rrjedhoje shqiptaret.

  33. niku says:

    Mero je i paperseritshem. Ku te shkon mendja. Brilant dhe therres.

  34. Mirela says:

    Te lumte Mero! Qarte e sakte!Faleminderit

  35. sul korriku says:

    “NDONJEHERE IDIOTET JANE TE DOBISHEM” per mua eshte thenja e vitit.
    Basha, Paloka, Muli, Strazo, Balliu, Murizi, Kryemadhi, Vasili etj jane te lutur te na ndimojne edhe per fazen ne vijim.

  36. Ajaxi says:

    Opozite do te thote domosdodhmeri e dialogut per te zbatuar drejt kushtetuten nepermjet ligjesh qe dalin te arsyetuara nga te dy palet. Lufta symbyllurazi e tipit saliberishist per marrjen dhe mbajtjen e pushtetit per sundim arbitrar u vetedemaskua ne popull dhe ne syte euro-amerikane: anesia berishiste e qelbur nga vetvetia nuk mund te durohej prej eres kuterbuese, ndaj EuroStlllantiku gjeti udhen e duhur per t’ia nxjerre qelben ne surrat. E detyroi te zhduket nga skena e demokracise si parti fallco.
    Ju lumte Mero, me entusiazmove shume qe argumentimin e prrmblodhet me formulen qe do mbetet e famshme dhe une shtoj: ate qe te bene budallai s’ta bene kur i ligu, por nganjehere, nga qe s’di ch’bene, i ben demin vetes.

  37. Skeptiku says:

    Shkrim I goditur dhe shprehja per idiotet ideale.

  38. Vezhguesi says:

    Nje artikull ekselent.
    Kjo eshte tamam gazetari.
    Shpresoj udheheqja e Opozites ta lexoje, te shikoje veten ne pasqyre e te thote: “KU ME SHPIE MUSHKA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje