Kripto-antieuropianët tanë!

26 Prill 2018, 19:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse ka një vlerë vizita e Edi Ramës në Gjermani, nuk është as vota pro nga kancelarja Merkel dhe as përfshirja e tij në debate të drejtëpërdrejta me disa deputetë që kundërshtojnë negociatat nën ndikimin e Partisë Demokratike në Tiranë, por fakti që vizita bëri publik, qëndrimin real të opozitës shqiptare për negociatat, duke shprehur më në fund hapur dëshirën që ato të mos hapen.

Ka një “masturbim” opozitar për faktin që një fraksion deputetësh gjermanë, po i rezistojnë qëndrimit të kancelares Merkel për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe gëzimi është aq i madh, sa duket për një moment, ky ka qenë qëllimi final i opozitës në Tiranë për gjithë këto kohë. Edhe pse vota gjermane është thuajse e sigurtë, gëzimi që ka shpërthyer mes opozitarëve shqiptarë për heroizmin e deputetit Krichbaum, është aq i madh, sa që duket sikur opozita jeton ëndrrën e saj më të madhe, që u lidhka me mos çeljen e negociatave.

Në fakt ky nuk është ndonjë mëkat. Opozita ka të drejtën e saj të jetë kundër çeljes së negociatave me Bashkimin Europian për 1000 arsye të saj. Biles po të gërmojë mund të gjejë dhe arsye për “të mirën e Shqipërisë”, siç gjen ndonjë deputet i saj.

Problemi është pse bënte sikur ishte dakord me çeljen e negociatave një javë më parë, kur Komisioni Europian, i cili është i vetmi institucion profesional që vlerëson standardet, dha mbështetje për çeljen e negociatave.

Opozita në Shqipëri mund ta bëjë vetë betejën e sforcuar që bën deputeti Krichbaum. Ajo nuk ka nevojë t’i shkruajnë në dy- tre gjuhë ankesat e veta. Mund t’i thotë shqip këtu dhe në Bruksel, dhe ato do të marrin një vlerësim.

Problemi që ka opozita jonë, është se ajo ka një elektorat pro-Perëndimor dhe lidershipi i saj, nuk ka kurajo të jetë haptazi anti-Perëndimor, ndërkohë që mendon se mos hapja e negociatave është biznes politik. D.m.th Partia Demokratike nuk ka këllqe as të jetë parti anti-europiane, por do në të njëjtën kohë të mos hapen negociatat me Bashkimin Europian, pasi kjo i duket si sukses politik.

Ky është problem i liderëve pa identitet, që nuk kanë një axhendë të tyre bindëse për publikun, por përpiqen të kapen pas betejave të të tjerëve, njësoj siç kapen në Shqipëri pas kauzës së çdokujt, që nga vrasjet kriminale, aksidentet rrugore, e deri tek halle njerëzish që nuk kanë lidhje me idetë e tyre politike.

Betejat e deputetëve europianë kundër Shqipërisë, nuk kanë lidhje me Shqipërinë, por me problemet e tyre politike, dhe ata janë duke bërë punën e tyre. Ky gëzim kaq i madh pse dy- tre deputetë në Gjermani janë kundër Shqipërisë, dhe një thashethemnajë idiote që shpiket në Tiranë për Gjermaninë, nuk është pritur në asnjë vend të botës me kaq shumë gëzim sa në selinë e opozitës shqiptare.

Por kur janë kaq të gëzuar nga një qëndrim i tillë, pse nuk e mbajnë vetë atë qëndrim, dhe të bëjnë betejën e tyre, por duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e Krichbaumit.

Parti anti-europiane ka në gjithë Europën, përfshi dhe në parlamentin gjerman, francez, italian e gjetkë. Vetëm këtu tek ne janë të gjithë pro europianë me fjalë, por një pjesë janë shumë të gëzuar, nëse nuk na pranon Europa. Këta kripto-antieuropianistët tanë, ndryshe nga anti-europianët e tjerë në Perëndim, thjesht nuk kanë guxim të jenë anti-europianë të hapur, se kanë frikë edhe nga elektorati i tyre. Dhe gëzohen si kalamaj të sinqertë, kur dikush nga Europa i përfaqëson ata kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Europën.

23 komente në “Kripto-antieuropianët tanë!”

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Radiografi e PD-së
    Brravo Mero Djali.

    1. Ezopi says:

      Mero besoj qe Merkel ta ka thene ty qe eshte pro hapjes se negociatave se botes i tha gje tjeter. Po meqe ti e di me mire kete pune urime dhe gezuar hapjen e negociatave.

    2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      kriptoshqiptaret ose me sakt turkoshaket tane mund te thoshte dikush…………….

  2. Kombi says:

    GÜNTER KIRSCHBAUM (pemeqershia ) DHE JO KIRCHBAUM
    Eshte vetem nje kundershtar i madh i Qeverise aktuale , duket se Basha, ja ka shperblyer mire ,kudershtimet qe ai ben ,te cilat jane si pema e qershise pa kokrra .
    Shqiperise do ti hapet rruga per ne BE ,por me pare duhet td futet ne burg Berisha me Bashen dhe kompani .

  3. Aleksander says:

    Te lumte Mero, ke nje qartesi mendimi te admirueshme .Do te lutesha te ndihmosh edhe erjon bracen te clirohet nga pasionet ne betejat e e tij kunder “armiqve” te Partizanit .

    1. mirel says:

      Po po, bravo, te lumte…
      Keto jane arritjet e Shqiperise qe eo na cojne ne Evrope.
      Artikujt e Meros qe akuzon Krischbaum.
      Thelbi i perparimit..
      Late nam si injorantet e paevolueshem te Evropes.
      Te thote Mero pak si i hengri shpullat Ramuti dhe nga deputetet e Merkel.
      Sipas tyre qeveria shqiptare ne vend te reflektimit per problemet qe ka u mor me akyza personale kunder deputeteve gjermane.
      Ramutit ju mor goja duke thene qe nuk ka kontroll mbi shtypin..
      Vetem kaq ta gjykosh e kupton qarte kysh i ben me shume dem ceshtjes shqiptare.
      Basha, apo sulmet e shtypit qeveritar kunder deputetit gjerman, sulme te cilat kane marre dhene dhe po kritikohen nga i gjithe grupi i komisionit EU.

  4. Skerdi says:

    Titull per anti-evropianet qesharak shqiptar. Fjalia e pare, koment se si deputetet gjerman bliheshkan kollaj nga opozita shqiptare.

    Gjenialiteti i Mero Bazes, ladies and gentleman.

  5. Ai says:

    Z.Mero
    Me duket se me shume klleqe ka opozita sesa kryeministri.
    Shkurt,qarte dhe sakte..
    Le tu tregonte vendin kryeministri yne perpare se te arrinin ne kete dite.Tani del e thote opozita e keqe…para nje viti beri ” ujdi” me bashen,pavarshisht se europa dhe amerika i tha vazhdo pa bashen.
    Beri meten president…pavarsisht se amerika i tha jo.
    “Loja” eshte e shitur.

  6. Timi says:

    PD nuk është antieuropiane si partitë në Europe. Thjesht për inat të qeverisë Rama e dëmton Shqipërinë. Dhe kjo është tradhti kombëtare.

  7. Ylli says:

    Kripto anti-evropiane ???? Hej bela ….cmu kujtua fjala “kripto-komuniste” qe perdorte Berisha ne fillimet e viteve ’90.
    Ka ca kohe qe Mero eshte perfshire ne ca shkrime qesharake pro Rames qe te duket sikur i shkruan Taulant Balla.
    Kur themi Mero nenkuptojme Taulantin dhe kur themi Taulanti nenkuptojme Meron ! C’fare gallate !!
    E bete telef Krichbaumin duke e share o Mero te “TemA”por Rama tha qe jeni KAZAN ???
    Vertet je KAZAN o Mero Baze ??? Jo per gje por perdite shkruan qe Edi eshte gjeni i pagabueshem.
    Kriptoantievropianet….hahahahahaha !!!

  8. Azio says:

    Lideret e PD,nuk mund te perfaqeaojne mendimet e demokrateve te thjeshte,te cilet qe ditet e para te demokracise me shpirt kane brohoritur E duam Shqiperine si gjithe Europa.Prandaj ata besojne si gjithe shqiptaret se thirjet e tyre Po behet realitet.
    Prandaj ata I gezohen happens se negociatave dhe jane kunder cdo njeriu apo lideri ne opozite qe gezohen deri ne ekstrem me shpresen qe keto negociata te mos happen.
    Kete pike teper te rendesishme,Ju z.Mero e keni kapur ashtu sic mendoj ne demokratet e thjeshte.Kjo eshte shume e vertete.
    Thankyou so much z. Mero

  9. ? says:

    PD-ja,ka degraduar në ide dhe aksion antishqipëtar.
    Duket sheshit.
    Për fatkeqësinë ,por edhe të mirën tonë, po diskretitohet edhe në syt e perëndimorëve.
    Herët a vonë , me apo pa Ramēn, do të na bëjnë pjesê të Europës,sepse s’mund të lenë joeuropianët të zenë vend, në këtë vend europian, europdashës,por fat keq , me një opozitë të çmendur.
    VETASGJESIMI I OPOZITËS, është shërbimi më i madh ,që po i bëhet vendit .
    BRAVO OPOZITA DHE OPOZITARËT .
    VAZHDONI KËSHTU, DHE ME SHPEJTËSI DO TË HARROHENI !??????????????????????

  10. shqip says:

    Para dy javeve thuajse , Basha deklaroi se po lobonte me deputete gjermane te ppe , per te hapur negociatat . Po keshtu ne nje shkrim tjeter , Mona e Ilirit deklaronte se ky sukses i atribohej punes se lsi-se . Te vetmit qe e besuan kete , ishin Luli dhe Mona . Asnje shqiptar qe e kupton , flet , dhe e shkruan shqipen , nuk e besonte kete . Jo per faktin qe opozita aktuale ka arsyet e veta per kalkolime elektorale . Por sepse Pd ne , Lindi si Force antieuropeiste . Askush perveç te pa shkolleve , nuk beson qe partia e Sali Berishes eshte pro perendimore . Ka disa koçidenca te frikshme qe e vertetojne kete . Qe ne vitin e larget 91 e me pas , Pd provoi , zbatoi me perpikmeri te kunderten e asaj qe Europa i kerkon qeverise shqiptare . Po e filloj nga momenti kur qeveria e Berisha 1 , ne kundershtim me thirrjet ;” E duam Shqiperine si gjithe Europa ” , aderoi ne lidhjen islamike . Po e vazhdoj me nje nga rekonandimet kryesore te KE , kapitulli i prones . Me nje strategji te qarte e afatgjate , Pd e Berishes zbatoi masakren e pa pare mbi pronat . Gje qe edhe shteti komunist i Enverit nuk e beri ne gjysem shek . Perkundrazi , i gjithe dokumentacioni u konservua me seriozitetin e nje shteti funksional . Problemi i prones ka dhe do lere pasoja edhe per disa dekada . Liria e medias . Nuk ka ndodhur ne asnje shtet qe ka aderuar ne BE , qe te digjen redaksi gazetash . Te rrihen gazetare , e deri ne tentim per ti vrare . Keto Jane pare vetem nen pushtetin e Sali Berishes . Gjyqsori . Kjo eshte hallka me e rendesishme e strategjise anti kombetare e anti shtet , qe qeveria Berisha 1 , Berisha 2 , aplikuan jo pa sukses ne Shqiperi. Pa kete leve te fuqishme ne duart e klanit te Viçidolit , e gjithe shtrengata e barbarive do ishte nul . Ate qe Kane bere njerezit e Berishes ne gjykata e prokurori , zor se mund te kete tjeter te ngjashem . Edhe Al Capone ne vitet e depresionit , nuk arriti dot ta kompromentoje krejt drejtesine e Çikagos . Ka qene nje kusht nga ana e Shba-ve . Nuk Marr persiper njohjen me hollesi e ne detaje . Po ne fillim vitet 90te , Shba i jepte statusin e vendit favorizues per trgetine , shteteve qe aplikonin levizjen e lire te njerezve . Kjo jo vetem qe u keqinterpretua , u keqmenaxhua , Por kjo ishte drama me e medhe qe kaloi dhe do kaloje ne breza vendi yne . Levizja e lire nenkupton qe individe mund te levizin nga nje vend ne tjetrin Duke respektuar ligjet ne fuqi . Kur leviz per Pune dhe punen e ke . Kur zhvendosesh me banim , dhe banesen e ke . Kur çrregjistrohesh nga nje njesi , dhe atje ku shkon registrohesh . E te tjera proçedura qe i njeh e gjithe bota . Ndersa ketu jo . Turmat u shkulen e Zune troje e hapesira urbane . Barbari e vertete . Sikur te ishte invazion me tribù qe luftojne per territore . Kete Saliu e beri ; se pari per ti shkaktuar deme te pa riparueshme ne lidhje me pronaret legjitime . Se dyti per te siguruar nje peshtjelle elektorale qe ti siguronte atij qytetet kryesore . Pa ndeshkushmeria . Kjo plage qe duket se nuk do shuhet kurre . Nje nder kryeveprat e skenaristit SB . Kjo pike e nxehte , parakusht per çeljen e negociatave , ka nje histori te lashte sa vete Pd-ja . Arkitekti i plepave ngriti nje sistem ku e gjithe kasta politike fitonte imunitet ndaj ligjit . Ketu nuk behet fjale per korrupsion pasiv/ aktiv . I tille ekziston ne gjithe boten . Ketu flasim per krime shteterore . Me sakte , genocid ndaj njeriut dhe natyres . Ajo qe eshte konsumuar ne Shqiperi, vetem ne kushte lufte mund te gjeje diçka te perafert . Thene dhe sterthene , opozita shqiptare sot ka tiparet e nje opozite kuislinge . Qe behet islamike per dna . Qe behet fillo Ruse per hegjemoni , qe lobon me euroskeptiket jo per parime , Po per te zgjatur agonine e vete . Nje gje mund te thuhet . Ne jemi popull relativisht i paket ne numer . Behemi edhe me Pak Po te llogarisesh sa Kane ikur e sa Kane mbetur . Me nje popullsi edhe me te madhe se Shqiperia, kryetaret e bashkive te metropoleve , qeverisin miliona banore . Keta miliona Kane Pune , uje , ngrohje , arsim , etj etj . Nuk duket habi qe nje grusht njerezish nuk arrine dot te kene nje shtet funksional ? Per mua personalishte nuk ka dilema . Pengesa e ketij vendi quhet Shqupi buze lanes . Te gjitha sa rreshtova me siper , marrin pergjigje nga zjarrvenesit e prones publike . Kudo ku shteti do te vere kontrollin , atje do gjeje Strazimirin , Noken , bashke me falangat qe Saliu i nis per rremuje e dhune . U bene barrikade me vjedhesit e energjise . Nje kulture kjo e inkurajuar nga vete Pd . U bene mburoje e nje sistemi kryekeput te kalbur administrativ . Vetem e vetem qe te mbanin strukturat qe do ti siguronin vota perjetesishte . Dolen zbuluar me reformen ne drejtesi . Aq sa ne nje moment krijuan dyshime se ” anglezet ” , draftin e kishin perkthyer gabim ne anglisht . Une nuk e di si e qysh Europa ka apo s’ka interesa per Shqiperine. Por qe keta shpellaret e bejne edhe derrin te plase , shume na Kane ndihmuar . Ne nje gjuhe flasim dhe s’arrijme dot ti perceptojme veprimet primitive te opozites . Nuk e di si ja bejne ata komisioneret e parlamentit Europian . Del fondo pizza, njeriu qe qesh . Po Po thote , e te nesermen ndryshon me dege e me rrenje . Nuk fola per Lsi-ne , pasi ata jane argument tjeter . Nuk hapet debat per zyrat e punes . Sot flasim per integrimin .

  11. Jak Boston says:

    Bravo Ai!
    Jo vetem loja po dhe Mero eshte pjese e lojes dhe per pasoje i shitur me deshire.

    1. Ai says:

      Jak Boston,faleminderit.
      Merua nuk eshte i shitur.E lexoj dhe e ndjek faqen e tij me shume krenari.Nuk ka perse te jete i shitur…
      Puna eshte se nuk po ecen me ky i gjati…i mbaruan idete,kaq di?! Nuk po e kuptoj me!
      Po degradon e perditshmja keq…aty matet dhe politikani dhe mireqenia e nje populli.
      I kane ngelur ca ide si psh: rruga tirane- durres duhet ribere e re,nga fillimi…nja 700 mil€ vetem.
      Na duhet nje tunel ne llogara…se na lodhen syte kur shohim perlen natyrore te llogarase…betoni dhe erresita na ben mire per shpirtin tone.
      Na duhen paguar tollet me ” euro”… se shqiperia nuk ka monedhe te sajen.
      Per te zgjidhur nje problem…na duhet ti drejtohemi vetem nje portali…se po t’ ua thuash drejt per drejt,ndryshon!!!
      Ka dhe nje ide te papare ne tere koherat e njerzimit…fillon aksione pastrimi te lumejeve ne dimer( mos harro se aksion i marrim vesh-informohemipasi te kene mbaruar,se po te informojne pe pare kane frike se mos mblidhemi shume).Ne pranvere e vere na del ne tv e na thote se do beje te paparen per pasyrimin e shqiperise…
      Se perse na e thote e nuk e ben ketu e gjashte vjet…nje zot e di.
      Nejse…kalofsh mire,dite te mbare.

  12. theo says:

    te lumte Mero djali, radiografi ne nanomolecula. Poshte anti-evropianet dmth pro-ruset-serbet dhe greket.

  13. ┼╨◘╨┼sit back and relaks┼╨◘╨┼ says:

    Nqs perendimi do e beje nje sy qor e nje vesh shurdh ne lidhje me plotesimin e kritereve nga Shqiperia e do hapi negociatat per integrim nje merite te madhe per kete ka edhe Rusia dhe rritja e fuqise dhe ndikimit te saj ne bote por sidomos tentativat e Rusise per ndikim ne ballkan. Deri dje askush ne Europe nuk e cante trapin per Shqiperine apo Ballkanin perendimor dhe nuk eshte se ishte nje ceshtje qe linte pa gjume diplomacine perendimore, por pas nderhyrjes ruse ne krime dhe ukrahine, pas angazhmit ne Siri, dhe sidomos pas nderhyrjeve ne zgjedhjet presidenciale ne amerike u pa qarte qe Rusia ishte ne sulm si nga ana diplomatike ashtu edhe ushtarake apo ajo e inteligjences. Askush nuk e di se cila eshte strategjia e Rusise per Ballkanin por tashme perendimi eshte i sigurte qe ekziston nje e tille dhe i duhet ti paraprije qe mos te kapet ne situata surprize. Tashme po behet e qarte qe per perendimin nuk kane me shume rendesi kriteret (edhe te plotesuara pjeserisht sot ato vlejne ndersa ne nje situate tjeter do ishin te papranueshme), rendesi ka gjeopolitika dhe se si ti mbajne vendet e ballkanit te lidhura pas enderres per bashkim me BE-ne por pa i futur ne BE, ti mbajne aty pas deres ne rradhe pritje duke ju thene, ja mos u merzisni se dhe pak do ju vije rradha, tashme jeni tek dera. Sic e beri te qarte presidenti francez Europa nuk eshte gati per tu zgjeruar duke pare problemet e medha qe ka mes vetes por nga ana tjeter kemi Merkel dhe politikane te tjere qe e shikojne ceshtjen e Ballkanit si emergjente pasi nje shtyrje pas shtyrje do sillte rritjen e zhgenjimit dhe rreshkitjen drejt alternativave te tjera. Rama dhe ata qe ai ka angazhuar si lobiste ne kete pune e kane kuptuar kete bile edhe e kane ushqyer ne kancelarite europiane nje ide te tille dhe nderkohe qe lobistet e Rames e propagandojne nje ide te tile nga brenda BE-se Rama vete ua thote si shkarazi, si padashje haptasi. Ne nje fare menyre duam t’ua vjedhim hapjen e negociatave me shume sesa t’ua marrim me merite. Ngelet te shohim se sa do e mbyllin nje sy e nje vesh Merkeli me shoke. Ne fund te fundit si ne ekonomi ashtu edhe ne politike ekziston kosto oportune…….

  14. shushica says:

    PD eshte hapur antieuropiane .Nje pjese e elektoratit te saj ,ata qe mblidhen rreth gazetes ..55..jane pasaredhesit ose me ide ose biologjike te bashkpuntoreve te pushtuesve .Ata jane mbeturinat e feudalizmit tribal me papion .Perendimi per ta eshte i huaj ,eshte i demshem eshte kunder ..tradites..Kurse pjesa tjeter eshte antieuropiane ,antiliberale sepse nuk ka asne ide ,perveç vjedhjes dhe xhvatjes se shoqerise .Te pasuruarit ne menyre te paligjeshme nuk duan rregullat e forta te BE ,Tipa si Berisha ,Basha ,Manjani ,Mona ,Mediu,e dine shume mire se politikanet ne perendim jane te kontrolluar ne cdo hap .Per nje kopjim teksti ,per nje kupon restoranti ,per nje telefonate te pakujdeseshme merresh nen hetim .Kurse te lartpermendurit jane pjesmarres ne krime direkte me humbje jete njerezish,jane hajdute te deklaruar te qindra milionave ,jane shkaterrues te shtetit ne 97,duke nxitur deri ndarjen e vendit dhe luften civile .Ndersa pjesa proeuropiane e PD e ka braktisur ate me kohe .Ata ,shumica nuk votojne ,jane ne pritje te nje partie te qendres se djathte e cila per fat te keq po vonon .

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Ne qoftese do te shohesh pasqyre me te mire se si kan ish qeverrisur keta derdimene, ato dalin bukur ne opozite. Pa busull. Ku shkojne e lobojne nga frika se pushteti aktual do I marri te gjitha meritat dhe ku hidhen e thone qe shiko kete qeverri qe s’na fut dot ne negociata.. Keta debila kujtojn se popullin e kane nje dele si ti teket interesave te castit. Fishing expedition. Gelbaza thote erdhi me kepuce te kuqe, ai thuthuqi I vuri kapak. Po sikur te hapen negociatat c’fare do dali e te thone. Opozite me pa stabilitet nuk ka.. Qesharak si “Qesharaku”.

  16. Neutrino says:

    PD-ja nuk ka elektorat Mero. Ka vetem militante qe nuk ju intereson as Perendimi, as Lindja, as Jugu e as Veriu. Ju intereson vetem pushteti qe te mund te fusin duart ne parate e popullit.

  17. Kellira says:

    S’jane “kripto”. Jane te “hapur” fare dhe kjo ka nisur qe me futjen ne Konferencen Islamike nga lideri i dhjere por historik Sali Bisha i cili bertiste si histerik “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.

  18. mirel says:

    Ja si ngushellohen kafshet primitive shqiptare, duke pergezuar Meron dhe duke share PDene.
    O fosile te njerezimit, gjermanet nuk jane qorra qe te presin udhezimet e Lulit dhe te PDse.
    Nuk kane nevoje per laro nga Shqiperia qe ti mesojne si te mendojne e si te vendosin.
    Po ta kushin bere kete nuk do kishin shtet Gjermanine, por nje hale si Shqiperia.
    Dhe Mero legeni qe vazhdon akoma me lojen e ka kush e ka, si femije kopeshti.
    Po kur doni tju pranoje Evropa ju legena hajdute mos ngelte me kriminel pa u bere kryeminister

  19. katarakti says:

    Hapjen e negociatave PD-ja dhe LSI-ja e konsiderojne si sukses personal te Edi Rames.Prandaj jane terbuar. Ata do te kishin dashur qe keto negociata te mos ishin hapur. Dhe atehere ata do te ulerinin se “Europa i tha jo Norieges se Ballkanit!”, se “Europa nuk e pranon ne gjirin e saj narkoshtetin e Edi Rames” “se “vetem ardhja ne pushtet e opozites i hap rrugen per ne BE-se Shqiperise” etj etj. Kjo ishte tragjedia dhe taktika e deshtuar e tyre njekohesisht. Qe u plasi ne dore. Tani bejne ham ham si qente. Kjo eshte opozita me shkaterruese, kriminele, regresive dhe antishqiptare qe ka pare ky vend qe nga krijimi i tij. Eshte fat per Shqiperine qe ka Edi Ramen per kryeminister. Nje njeri qe e duan dhe e pranojne si brenda ashtu edhe jashte vendit. Nje njeri qe po perpiqet ta ribeje Shqiperine shtet. Jo shtet barinjsh dhe malokesh, por nje shtet qytetar, qe qeveriset me rregulla dhe ligje. Ku njerezit detyrohen te paguaajne taksa, te paguajne energjine elektrike dhe ujin. Siç behet ne çdo vend te qyteteruar. Nuk jemi me ne kohen e Rrumpalles, ne kohen e Lazaratit, (republikes se hashashit) etj etj. Rama ka gabime sa te duash. Por tash per tash mbetet me i miri dhe shume para ketyre monstrave te opozites, qe as nuk llogariten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje