Takimi me Merkelin dhe fati europian i negociatave

25 Prill 2018, 20:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel duket se kanë tejkaluar problemin gjerman të votimit të rekomandimit për hapjen e negociatave, përkundër problemeve që vetë partia e kancelares Merkel ka brenda saj, apo lobimeve të opozitës shqiptare tek ndonjë deputet i veçantë. Takimi në tërësi ka krijuar siguri për votën gjermane, dhe mbi të gjitha i ka dhënë fund spekulimeve se çështja e integrimit mund të bllokohet përmes lobimit.

Por nga ana tjetër, ky proces po tregon se Shqipëria do të vazhdojë të përballet me euroskepticizmin, si fenomen që vjen prej lodhjes nga zgjerimi i Europës dhe që nuk është një problem që vjen nga standardet e Shqipërisë.

Në këtë pike, konsumimi i betejave politike kundër hapjes së negociatave janë të pavlera, pasi janë të pakonsiderueshme në Perëndim. Tanimë i vetmi vend skeptik mbetet Franca, jo për shkak të Shqipërisë, as se ka Basha ndonjë mik francez, por për shkak të vizionit të Macron, i cili e shikon zgjerimin me dyshim.

Pra edhe nëse Shqipëria ja del t’i marrë të gjitha votat e vendeve anëtare dhe nëse dështon në Qershor për një votë, kjo nuk është as meritë e qeverisë nëse ndodh, dhe as fitore e opzitës nëse një vend e shtyn votimin për dhjetor. E gjitha tani është më shumë problem europian, se sa shqiptar. Gjermania ishte vendi me më shumë luhatje brenda shumicës në pushtet në këtë pikë, duke shtuar dhe lobimin e PD, por ky problem duket që nuk ka ndikuar fare në vendimin e kancelares.

Si problem shqipar ajo u miratua nga Komisioni Europian, i cili bën vlerësimin profesional të situates, dhe këtu mbarojnë debatet për arritjen e standardeve apo meritat e Shqipërisë.

Ngrefosja se negociatat do të bllokohen me lobistë është po ashtu naivitet dhe takimi Merkel- Rama e tregoi këtë.

Ndaj është mirë që beteja kundër negociatave të pushojë dhe opozita, edhe pse nuk e dëshiron këtë, të bëjë sikur do, që të paktën të mos i quhet humbje kur të çelen negociatat. Topi nuk është më në fushën tonë, por në secilin Parlament të Europës. Mos të bëjmë kot si tifozë, në një stadium ku nuk kemi akoma biletë për të hyrë.

23 komente në “Takimi me Merkelin dhe fati europian i negociatave”

  1. Aqif says:

    Te qifte Merkeli I Mero!

    1. Infoanalitike says:

      Dakoord Mero me sa shkruan. Po ne fund te fundit nese Europa per arsyet e saj nuk e ka mendjen tek ne, cili eshte per Shqiperine versioni B? Apo dashuri e perjeteshme platonike per BE?

  2. shaba says:

    Amerikanet thone :”Too good to be true”. Eh, sa mire do ishte qe Shqiptaret te merreshin vesh me njeri tjetrin! Problemi eshte se ne momentin qe kriminelet apo hajdutet, spiunet, apo dallkauket hipin ne pushtet ata pushojne te qene Shqiptare dhe mendja e tyre punon sic punon mendja e dallkaukut. Megjithese duket e pabesushme qe korrupsioni te bashkeveproje per te miren e Shqipetrise, eshte gje e bukur sikur te ndodhe. nuk ka asgje te keqe qe ne keto momente te besojme dhe te jemi romantike. Sidoqofte mendoj se Perendimi kete rradhe e ka seriozisht me ne. Pavaresisht se mrekullia e dashurise vellazerore do ndodhi ose jo midis nesh, Shqiperia do behet!

  3. bobo says:

    Mero kushtoi me shume vemendje ketyre anti-shqiptareve te PD-LSI.Mother Jones ka bere nje pune mjaft te mire investigative por eshte detyra e medias shqiptare te beje presion dhe mbi te gjitha e prokurorise te denoje keta tradhetare. Lidhjet e Metes me Ruset,serbet dhe greket jane me te thella se ato qe ka arritur te jeje MJ. Kush i ka paguar $50,000 per nje foto Trump- Meta? Deripaska oligarku i Putin?

    McKeon Group had earned under its previous deal with the LSI: $50,000 a month, plus expenses.

    The source said the primary goal of the Dorelita contract was to get Meta “access to” President Trump, in the form of a meeting or a photo op. That effort failed.

    In total, the company reported earning at least $65,000 for its work for Dorelita. It was paid $15,000 by the LSI.

    https://www.motherjones.com/politics/2018/04/how-a-mysterious-overseas-shell-company-used-a-former-gop-congressman-to-lobby-trump-and-congress/

  4. Cuku says:

    Fantastik Mero si gjithnje,,,,

  5. Zigur Qarri says:

    Jo vetem Franca eshte kunder,edhe fraksioni i Merkelit eshte ne medyshje.
    Gjuha kocke sesht,por kocke thyen.
    Shkurt.Hedh nje gur ne pus nje budalla,40 te mençur se nxjerrin dot.
    Rama i lutet Bashes te heshti nja 6 muaj,ne rregull.Po kush ishte ai
    budalla,apo ata budallenj qe do te sulmonin dhe denigronin (duke
    genjyer ne fakt,jo te verteta) Gunther Krichbaum ne kete situate?
    Nuk mund ta mbyllnin per disa Jave sqepin?Pasojat:Gunther Krichbaum,
    eshte kundra ne CDU-n e lekundur per fillimin e bisedimeve me Shqiperine.
    Per sulmet ndaj tij,ku akuzohet media afer Rames,fraksioni CDU-s anullon
    viziten ne fillim te Mait ne Shqiperi,si dhe nuk pranon ftesen per darke
    ne Ambasaden shqiptare ne Berlin.

    1. Kruja says:

      o Zigo… korrespondent digital i sales je

      1. Zigur Qarri says:

        Perse,ai qe kritikon Qeveriun,duhet te jete patjeter korrespondent i Berishes?!!!

  6. Azio says:

    Keta te PD a I lexojne mire lajmet,apo ashtu sic ja do bytha atyreve.
    Eshte nje rezultat objektiv pozitiv I Edi Ramed ne takimin me Merkel.
    Gjermania ka qene dhe eshte shume optimiste per Shqiperine ne rrugen drejte BE.Prandaj Merkel e falenderoi Ramen per suksesin e reformave te medha e te veshtira ne vendin tone
    Prandaj Qeveria dhe posacerisht Rama,te mos e caje taravilen e te mos e rruaj per langaraqet,kriminelet,hajdute e PD.
    Qente le te lehin,karvani shkon perpara.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Situata eshte me duart e Parlamenteve te Europes ke te drejt Mero.. Agjenda e tyre do ta tregoj.. Po sdeshen, sdeshen. Te mos ngrysemi kot edhe me pergjigje negative.. Shqiperia eshte ne rrugen e saj per demokraci te vertet.. Prodhojm produkte me kualitet qe I intereson vendeve te Europes.. Potencjali eshte aty.. Rendesi ka qe shteti shqiptar fuqizon institucjonet dhe barazine ekonomike.. Te tjerat rregullohen..

  8. BERLINI says:

    I Nderuar Mero Baze:Ne Gjermani nuk ka Politikane te Rrangut te dyte apo Trete, dhe le Pastaj nje ish-Minister i Rendit
    qe eshte “Perfolur” per Afera-Korruptive..TE QENDROJ AKOMA ME IMUNITET DEPUTETI..
    1-Rames Fatekeqsisht ju bene Pyetje Direkte PER IMUNITETIN E Saimir Tahirit,pra Bytha e Saimir Tahirit po MBANE PENGE Hapjen e Negocjatave???Ja themi Jo..PO HAJDE DHE MBUSHI MENDJEN GJERMANEVE????Ne Gjermani…Gazeta e sotme BILD(13-Miljon Lexues)…Shkruante per nje Deputete qe Perfaqesonte Partine e Merkelit CDU( Per problemet e Kaukazit)..dhe Konkretisht AZEBAXHANIN, ajo u Zbulua se kishe marre PARA nga AZERBAXHANI, per te Lobuar ne Qeverine Merkel SE GJOJA AZERBAXHANI ka nje Qeveri te mire jo Korruptive ect…PAMVARSISHT SE DEPUTETJA MOHOJ TE “DIJE” SE KISHTE MARRE PARA NGA AZERBAXHANI..DHA DORHEQJEN PER 24-er ORE…DHE ASKUSH NGA ISH-Shoket apo Shoqete e CDU-se NUK I DHA DOREN….
    NUK MUNDE TE QENDROSH NE GJEMANI ME IMUNITET kur behet Fjale se je nje “POLITIKANE I PERLYER”..akoma edhe nese ke te DREJTE DUHET TE JAPESH DOREHEQJE DERI SA TE QARTESOHET Problemi…
    Ish-Bundespresidenti Wulff DHA DOREHEQJE, se KISHTE SHMANGUR TE PAGUANTE TVSH-ne per nje Vile qe Bleu(Shtepi) 400-mije Euro..PRA SEPSE NUK I KISHTE PAGUAR PARATE NE RRUGE BANKARE por ne Rruge PRIVATE…
    LERE ME PASTAJ:LULEZIM BASHA..NA VRETE NA VJEDHE DHE THOTE :KAPENI HAJDUTIN ::KAPENI TE INKRIMINUARIN..akoma edhe te Arrestohet Tahiri..KAME “FRIKE” se do na Hapin Driten Jeshile Gjermanet..LULI-SERBI..me MBESHTETJEN E KIRCHBAUM…jua “Futi” Miletit Shqipetare…JO ME KOTE KERKON TE PERJETESOJ KRYETARIN E HUMBUR TE PD-se:::AI KA FITUAR DUKE JUA FUTUR SHqipetareve..DHE PERDERI SA TE KETE :SALI BERISHA-LULEZIM BASHA—sHQIPERIA KA PER TE QENE “Arabi”..lol

  9. saliu says:

    Mero. Prej teje pritem sonte nje prononclm per skandalin me te ri ku eshte perfshire Leshelia Like floririt dhe Monashaqes.

  10. LORA says:

    Une Mero vellai jam e bindur se topi eshte pikerisht tek ne ,ne Shqiperi.
    Kur Reforma ne Drejtesi te nise e te jape frytet e para te ndeshkueshmerise ekzigjente per krethemelsit cerek-shekullore te shtetit te shqiptareve dhe kjo te reflektohet ne rritjen e besueshmerise se shumices se shqiptareve tek drejtesia e vertete,,,,atehere do te bindim veten dhe te tjeret,,,qofte edhe me skeptiket,se udhetimi yne tek standartet europiane eshte i besueshem;pa asnje te share.
    Tung.

  11. Ajaxiu says:

    Po ata qe shajne kapucin se duan tia vene vete kapuchin shqiptareve, kur shqiptaret s’ka sesi te mos e flakin ate kapuch te lerosur qe bie era gjak i infektuar.

  12. Xinxifuqe xinxifile says:

    Dakort z. Mero. Por në arësyetimin tuaj thoni që gjermania u tejkalua ndërsa problemi qëndron tek Franca dhe Francën e argumentoni jo se është kundër Shqipërisë por se është problem europian që Franca është kundër zgjerimit. Nëse është kështu kam një pyetje : Po nëse Franca e pranon Maqedoninë dhe neve jo, si do justifikohet qendrimi i saj ?. Së fundi nuk jam kundër mendimeve që ju parashtroni përkundrazi mund të jem njeriu i parë që e dua pozitiven e kësaj arritje . Por më shqetëson Franca dhe Gjermania për faktin se mesa kuptoj unë hezitimi i tyre vjen nga ish ministri i brendshëm. Z. Mero nuk do dëshiroja kurre qënjë pozicion i tillë shtetëror të ketë lidhje me krimin. Por nëse ka dhe nesër i vërtetohet atëhere z. Rama do të ngarkohet me një përgjegjësi të madhe, jo pse nuk e dënon, mbasi atë vendim e marrin gjykatat, por pse nuk lejon të zhvillohen të gjitha hallkat procedurale. Je i lutur z. Mero me penën dhe llogjikën tuaj ndihmo që problemi i ish ministrit të marrë rrugën e duhur të mos pengohemi për këtë shkak.
    Ju drejtohem ju si gazetar dhe se gazeta juaj lexohet shumë. Unë kam shkruar dhe dërgoj shkrime serioze për botim por jo gjithmonë botohen. Kjo nuk është ankesë se publikimi ose jo është e drejta e portaleve, por juve ju lexojnë z. Mero dhe vërtet ju drejtohem me kënaqësi. Respekte
    Xinxifuqe xixnxifile

    1. Po,Po says:

      Franca , historikisht ka qene pro sllaveve , sepse
      i nevojitej mbeshtetja e tyre , ne rivalitetin e pa
      prere me Gjermanine . Duket sikur rivaliteti
      franko-gjerman ka zene kore , por ne te
      vertete nuk ka ndryshuar gje . Francezet jetojne
      me enderen e hereshme perandorake dhe i terbon
      epersia gjermane dhe engleze .

  13. Koli says:

    O Mero me termend mendon qe ke peshe me budallalleqet qe shkrua? Nuk e pengon lobimi i PD por lodhja e europes…
    Do hash drru prape vetem per faktin qe je nje bythlepires qe je gati te shesesh gruan paguesit me te pare…
    Gjermanet duan Tahirin.

  14. kashi says:

    fjalia e fundit i thote te gjitha bravo mero

  15. Gjergji says:

    Po shkruaj ketu ate qe doja te shkruaja per vrasjes e nje njeriut qe po punonte bashke me gruan e tij per te nxjerre buken e gojes ose per te jetuar ashtu sic donte.
    ( te me falin komentuesit e lexuesit,por e di qe po te shkruaja tek ” aktualiteti perkates”, ky komentim do hiqej per nja dy ore,aq sa do ishte ne dispozicion artikulli perkates)
    Eshte alarmante sesi kush te doje e kur te doje,mban me vete cdo lloj arme ne makinen e tij dhe nuk kontrollohet kurre.
    Kater hurje dalje ka Tirana,dy Durrsi,tre Fieri…asnje kontroll per armembajtje,POR VETEM KONTROLLE ME BLLOK NE DORE per gjoba.
    Po kthehemi prap ne vite te mbrapeshta pa asnje siguri.Eshte per te vene duart ne koke se sa shume polica merren me gjobat e asnje kontroll fizik nuk behet.Po e kthejne policine patrullore ne polici rrugore.
    Kalon me te kuq diku…te sfaqen perpara dhe mbrapa makine tre- kater makina policie.Te bllokojne makinen,te marrin patenten e te shoqerojne ne komisarjat…thua ti se kane kapur terrorristin e shekullit.
    Vret ne mes te dites…asnje ” patrulle” nuk shfaqet.
    Je i nderuar,si nga policia por dhe shoqeria.Edhe kur i kapin,i shoqerojne sikur jane persona me imunitet e jo si vrases ordiner.
    Nuk kam pare apo degjuar ne asnje vend qe te mos kete kontrolle fizike dite per dite ne pika te caktuara…ketu shikoj nje here ne tre muaj ndonje kontroll,edhe ky kontroll vetem pasi ndodhin vrasjet.
    Kjo eshte policia qe duam?
    Jemi aq vend i vogel sa eshte komplet e mundeshme kontrolli i qyteteve.Lushnja,saranda qytete qe i ben me makine per 10 minuta,S’ ka vit qe ne sarande mos te ndodhi nje vrasje dhe vrarsi nuk kapet( vrasje ne dimer kur dihet se ka apo nuk ka 1000 veta saranda).Saranda nje dalje ka…kontrolle s’ka.Ne lushnje vriten ne mes te qytetit…dy dalje ka…kontrolle vetem nqs ke ndonje gjobe te papaguar.
    Cfare po behet? Ku po katandisemi?

    Shpresoj te kete reagim nga mediat,se nga qytetaret nuk pres gje.

    1. Zigur Qarri says:

      Gjergji,megjithese nuk eshte ky problemi ne parathenien e Tema-s,shqetesimi yt eshte shqetesimi i çdo qytetari normal,
      me i rendesishem se shkrimi i mesiperm.Kur nuk ke kandil ne Shtepi,s’ke pse e don ne Xhami.Politika jone nuk i
      ka bere detyrat e Shtepise.Krimi!Politika dhe shoqeria jone eshte e inkriminuar.Jurgen Kurti eshte kriminel,Jurgen
      Kurti menaxher i VIP-ave!!!Vete Kryeministri yne ka afeksion per gangasterat!Per nje vrasje shumkush eshte denuar
      me burgim te perjetshem,Kostandin Xhuvani,vrau dhe u denua 2 vjet,plagosi doli pa lag fare,qelloi ne drejtim te
      Policise ne Lazarat(e shpetoi Kryeministri)doli pa lag,vrau kater veta(e shpetoi perseri Kryeministri)nuk u denua
      me burg te perjetshem!!!Mosndeshkimi politikaneve,baze per degradimin total te shoqerise,moszgjidhja e te drejtes
      se prones,baze per krime pafund,jogadishmeria e policise per te garantuar pacenushmerine e individit,baze per
      vetegjygjesi,inavazioni i pakontrolluar drejt Qyteteve,eksplozion social dhe baze per kriminalitetin,katrahura urbanistike,
      me pasoje getozimin e Qyteteve,degradim horrorr i shijeve estetike,baze per konflikte dhe krime pafund,ndertimi i rrugeve
      pa parametrat e duhura,plage sociale dhe vdekje pa fund me shume se ne vende ku ka lufte…..etj,etj.Drejtorat e burgjeve,
      nuk jan ngopur duke i grabitur te burgosurit per favore lejesh,por kan nxjerre me dhjetra ne prite te hasmit kundrejt pageses.
      Ne Bote protokollohet menjehere çdo denocim dhe merr drejtim te shpejte zgjidhja problemit,tek ne me te shumten e rasteve
      nuk protokollohet,shkaktare per shume vetegjygjesi.Ata qe kan ndertuar pa leje marrin tapi nga “bamiresit” pushtetare,ndersa
      atyre qe kan tapi qindra vjeçare,i nxjerrin qindra telashe!!!Pra Shteti eshte stimulues i se keqes,i te padrejtes.Sa per patenten.
      Marrja e patentes eshte nje praktike idjote,per te vjedhur,per te detyruar qe te paguash.Ne rastet kur ke shkelur,ose pretendohet
      se ke shkelur rregullat e qarkullimit,ne Bote marrin te dhenat e Patentes dhe Pashaportes.Rreagimin e mediave a mos e ço ne
      mendje,te gjith kan frike nga gangsterat,prandaj ka edhe kaq pak gazetar investigativ ne vendin me me shume krime ne
      Europe.Gazetaret merren vetem me kokat e politikes,sepse nuk i gjen gje.Nje Burre i mbytur ne borxhe,i qan hallin nje shoku
      te tij!Vishu polic e keshillon shoku,se nuk ti kerkojn borxhet.Dhe per çudi ashtu ndodhi,te gjith ja falen borxhet.Kjo ndodhi ne fillim
      te”Demokracise”,sepse kerkesat evoluan me kohen.Me vone,Policia filloi te behej streh per shume gangstera(ne fakt kryegangsteri
      ishte Agron Musaraj),ku me se shumti ishin Shefa policie.Keta i venin gjoba tregtareve,skafisteve dhe xhoka ndahej me Agron Musarajn.
      Arrestoheshin pa shkak tregtare,dhe liroheshin kundrejt pageses.U vra nje Shef Policie ne Pogradec,vetem me nje plumb pertej xhamit!
      Ne kasaforten e tij u gjenden 800 mije Dollare(kete ma ka treguar nje Deputet i PD),por Berisha e beri Hero.Me ardhjen e Rames ne
      pusht-shtet,pretendimet e gangsterave nuk evoluan,por pesuan mutacion.Mbasi kishin blere Dipllomat u futen ne politike,u bene
      Deputete dhe Kryetare Bashkie!Kjo ngjalli zili per Saimir Tahirin,qe Rama e mbron akoma,sa nga nje politikan,u shnderrua ne nje
      gangster.Kjo eshte faza ku Shteti ka degraduar fare.Rama i shpreses per ndryshim,Rama qe mundi Berishen,eshte zhgenjimi me
      i madh per shqiptaret,qe e kan humbur komplet besimin tek politika,duke pare si zgjidhje te vetme emigrimin.Kjo eshte tragjedi
      kombetare,sepse shumica e atyre qe po ikin,jan me puntoret,me te zgjuarit,me te ndershmit dhe me intelektualet.

      1. Gjergji says:

        Faleminderit Zigur!

  16. @autori says:

    Justifikimi me “euroskepticizmin” nuk cfajeson gjynahet e politikes ne Shqiperi.
    Populli e do BE-ne, por Politika nuk ben perpjekje per tu integruar me Europen.
    Me vjedhje, krime dhe korrupsion nuk mund te fitojme “betejen me euroskeptiket”.

  17. Teo says:

    Varet komplet nga ne politikanet tane duan te futen ne europe pa rregull nuk po bojn asgje per te plotsuar kushtet qe i ka vene Europa sepse nuk duan se Jan ato te korruptuarit e pare edi saliu iliri e gjithe te korruptuarit e tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje