Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama do të takohet të mërkurën me kancelaren gjermane Angela Merkel në përpjekje për të siguruar ratifikimin e shpejtë të rekomandimit për hapjen e negociatave nga Gjermania, ndërkohë që konflikti i tij me deputetin gjerman të CSU, Gunther Krichbaum, është duke u thelluar. Deputeti i cili njihet si aleat i fortë i PD në Shqipëri dhe personalisht Bashës dhe Pollos, po përdoret si bllokues i negociatave nga opozita shqiptare, me shpresë se pesha e tij në vendimarrjen e CDU/CSU do të jetë vendimtare.
Kryeministri Edi Rama duhet ta tejkalojë këtë problem të lobimit politik kundër Shqipërisë nga opozita shqiptare, ose duke ç’militarizuar gjuhën e debatit publik me të, ose duke u përballur personalisht me të, për të ndarë deri ku ai ka argumentat e PD dhe sa ka argumente të tij kundër Shqipërisë.
Por rasti i Gunther Krichbaum duhet të shërbejë për ta qartësuar debatin kundër negociatave, si në rrafshin ndërkombëtar, dhe në atë kombëtar, si një betejë e Partisë Demokratike.
Në rrafshin ndërkombëtar fushata po shkon mirë dhe shumica e parlamenteve mund ta ratifikojnë rekomandimin brenda qershorit. Nëse lobisti i PD në Parlamentin gjerman ja del ta bllokojë votimin para qershorit për shkak të PD, atëhere PD-së i duhet njohur “merita” që arriti t’i bllokojë negociatat, edhe pse përpiqet ta fshehë si objektiv politik. Por e vërteta është se Gunther Krichbaum ka në tavolinë dosjen e PD, dhe jo atë të Gjermanisë.
Ideja se lobistët e PD-së mund të pengojnë në Gjermani, mos ratifikimin e hapjes së negociatave, është aksioni më konkret i PD kundër negociatave. Rezulatati do të jetë i qartë nëse Shqipëria bllokohet vetëm nga lobistët e PD dhe nga forca të tjera të afërta me ta, që mund të formojnë një aleancë kundër Shqipërisë.
Ideja që pas përpjekjeve për bllokim qëndron PD në opozitë, kuptohet lehtë brenda vendit, kur opinionistët e opozitës flasin në shtyp kundër hapjes së negociatave. Sulmet të lënë të kuptosh se opozita i shikon negociatat si favor politik për qeverinë. Pra, në qendër të gjithë sulmeve kundër negociatave janë tezat politike të opozitës, që reflektohen ose te lobistët e saj ndërkombëtarë, ose tek opinionistët e saj brenda vendit, disa prej të cilëve si Lubonja për shembull, janë më të sinqertë dhe shprehin shqetësim nga hapja e negociatave.
Ajo që ka zgjedhur të bëjë deri tani Edi Rama kundër lobistëve ndërkombëtarë të PD, është që t’i sulmojë ata përmes shtypit, me një gjuhë që i afrohet gjuhës së PD dhe traditës së saj kundër ndërkombëtarëve që mendon se i ka kundër, për ta zhvlerësuar pozicionin e tyre dhe për t’i konsideruar lobistë të nxitur nga PD. Deri tek njehsimi më PD është e drejta e tyre, por fakti që duhen paraqitur dhe të këqinj se janë me PD, nuk është logjike dhe duhet shmangur. Fjala vjen, Gunther Krichbaum zhvlerësohet më lehtë para Merkelit, kur i thua është burrë i mire, por i ka borxhe Bashës, se kur i thua që ka dhe vese, është pijanec, kurvar apo mik i Putinit, se këto nuk kanë lidhje me Shqipërinë.
Ai është njësoj si opinionistët brenda vendit, që vlejnë vetëm për të kuptuar çfarë mendon PD, por jo se shqetësojnë njeri.
Dhe ajo që po bëjnë lobistët ndërkombëtarë të PD, është që që po luftojnë Shqipërinë me dosjen e opozitës shqiptare, dhe jo me dosjet e vendeve të tyre.
Komenti qendron plotesisht, megjithate une them qe Merkel e njeh me kohe Gunther Krichbahum. Rama me shume te mendoje cdo I thote Gunther Krichbahum se sa cdo ti thote Merkelit per te. Une mendoj qe qasja me e mire do jete qe Rama ta pyesi Gunther Krichbahum se sa e ka paguar Basha per te lobuar kunder Shqiperise dhe fill pas kesaj “me mjeshteri” ti sugjeroje nje shume me te majme nqs ai do loboje per Shqiperine. E kuptoj qe kjo mund te kompromentoje Ramen njelloj si Bashen qe korruptojne politikanet e jashtem por kjo eshte e vetmja gjuhe qe Gunther kupton. Ne populli I thjeshte jemi gati te paguajme taxs per Gunther qe ai mos te flase keq. ose Rama ne fund mund edhe ti thote Guntherit”…po kjo ishte loja… Gunther jo vetem qe nuk pyet per Shqiperine por ai nuk pyet as per Merkelin. Ai pyet per parane dhe Basha eshte mjeshter per te kuptuar dobesite e njerzve. Do sdo Rama Gunther eshte spiun i Bashes ne Gjermani. E vetme e cuditshme eshte se si Basha ka arritur te kompromentoje nje gjerman, kur dihet se ata jane shume te shtrenjte. Kjo te le te mendosh se sa I pasur eshte Basha qe nuk pyet per para kur eshte interesi kunder vendit tone. Njelloj si dhe Srbi e Rusi qe derdhin miljona….
Guri i fundit i mundesise te riardhjes ne pushtet i PD eshte arritja e qellimit te sabotimit te hapjes se negociatave per hyrjen ne Europe.
Por nese nuk harriet ndoshta do te jete edhe fundi i saj.
Te lumte Mero,,,,
Si gjithnje I sakte
Nese vertet opozita shqiptare eshte me kaq ndikim ne europe sa te bllokoje per arsye politike hapjen e negociatave atehere qeveria rilindase duhet te japi dorheqjen dhe dalin 3 perfundime te pakundershtueshme.
1) Kauza e pd eshte e drejte, europiane dhe me ndikim ne europe.
2) Qeveria shqiptare e rilindjes shihet ne europe si e koruptuar e kriminalizuar dhe zgjatim i islamit erdoganist ne ballkan.
3) populli shqiptar eshte populli me leshko ne europe sa deshtimet spektakolare te qeverise qe nuk ben dot 1 km ruge i shofin deri ne berlin por nuk i shef njerzia qe e ka ne kuriz.
Mos “ben” se na mbushe mendjen si mbushet bytha me pordhe kur ha fasule. Po pse jeni gatuar keshtu o njerez, kaq idiote e kunder shqiptareve! Mund te shprehesh si te duash, por ama duhet te keshe nje fare pergjegjesie per ato qe thua se je njeri dhe jo lahudi. Ja, une psh thashe ca fjale banale, por i irrituar se si nje i quajtur shqiptar, nuk e di, flet kunder Shqiperise dhe shqiptareve ashtu si banda kriminale e Sali Berishes, kete radhe me perfaqesues LUlezim Bashen. Nuk e di çfare dreqin ju ka gatuar keshtu, kaq shpirtezinj e urrejtes per te tjeret. Po ama, duhet shpaguar dhe kjo urrejtja juaj sado del ne drite apo eshte e fshehur. Rruge e mundesi ka plot se kjo jete ketu i shlyen dhe zullumet.
Perfundimisht PD iu gris Maska.Uzurpatoret e PD jane antishqiptare.Ngjajne me ate :Qe Per inat te sime Vjehre do te Flej me Millonane(Jo Me Melanine).Persa i perket Anulistit Lubonja :Dhe Ai ben pjese ne Grupin Antishqiptar si Coban Llacifac.Hapja e Negociatave i ben mire Shqiperise dhe SHQIPTAREVE DHE THELLON LUFTEN KUNDER kORRUPSIONIT
Z. Baze,
i nderuar, por ne kemi kundershtare kombetare per anetaresimin e Shqiperise si vend kandidat ne BE. Na doli hapur edhe Fatos Lubonja, ky kelysh i Sali Berishes ?! Po me keta si i behet ?! E pabesueshme !
ju i keni dal vet o turpi i katundaris ballkano shqiptare . Ju po helmoni rinin europeane me drog e ju doni tju vem në ball të oxhakut për të mirat se po na vrisni . A keni turp ju kur thoni na pranoni në shtepin tuaj se po vim tju vjedhim e tju vrasim femijet me drog ; iKNI O DELENXHILER JU NUK DONI VETEN E DONI TJU DOJ EUROPA
Logjika tipike shqiptare e Meros, se “konflikti i Rames me Kriechbaum eshte duke u thelluar” nuk besoj se do kete vlere ne Gjermani. Nga ana tjeter, pse duhet te kete konflikt midis nje kryeministri shqiptar dhe nje politikani gjerman? Gjermania apo Franca nuk do influencohen nga “grindjet” personale dhe thashethemet per Shqiperine, por nga raportet serioze dhe vezhgimet e nderkombetareve qe ndjekin nga afer zhvillimet dhe ecurine e reformave. Me zemer, shqiptaret e duan integrimin europian, por me mendje (ata qe kane mendje) e kuptojne shume mire (pavaresisht deklaratave vendase apo te huaja) se ne jemi shume larg standarteve te komunitetit europian.
Mos pirdhni kot, PD eshte ne te drejten e saj ashtu si ishte PS qe mbante te njejtin qendrim kur ngulte kembe si mushka per tre a kater ligjet, qarkun e Fierit, manipulimin e zgjedhjeve etj. probleme te brendshme qe i nxirrte ne tregun e BE.
@Ben
Valle a ka rendesi nese kauza e pd eshte e drejte qe Shqiperise ti refuzohet kerkesa? Cfitojme ne Shqipraret nga kjo? Aq me teper qe edhe pd eshte pro futjes sone ne Evrope. Me ke je ti qe iqesh kaqe
I zgjuar? Ti i perket atyre burrave qe ankohen per gruan se e ka kurve…
Besoj se kancelarja i di mire problemet e shqiperise.Mendoj per nje vlersim pozitiv per zbatimin e reformave nga ana e qeverise shqiptare.
Opozita eshte shum larg arritjes tek pushteti.