Nga Mero Baze
Sali Berisha ka dalë sot publikisht për të shuar çdo dyshim se është në dispozicion qoftë dhe si truprojë për Lulzim Bashën, një ditë para një Kuvendi të pazakontë të PD, ku do miratohen ndryshime në statut, që mbrojnë Bashën nga kundërshtarët në parti.
Meqë shumica e kritikëve të Bashës kanë mbështetur shpresën tek Berisha, ai doli që sot për t’u treguar se mes tyre dhe Bashës, ai është me Bashën.
Deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të re.
Por Berisha shkoi dhe më tej, duke kërkuar që kritikët e Bashës duhet t’i nënshtrohen një standardi poshtërues nga ai dhe kur janë në të drejtën e tyre. Rasti i Majlinda Bregut është shumë ilustrues.
Zonja Bregu ka fituar me konkurrim një post të rëndësishëm europian, duke konkurruar me ish- kryeministra dhe ministra rajonalë, dhe PD ka bërë një gjest primitiv, duke e sulmuar që në fillim dhe duke mos e uruar, as kur fitoi.
Sali Berisha i vuri vulën këtij procesi denigrues, duke e quajtur legjitim, pasi sipas tij, Bregu nuk i ka marrë leje Lulzim Bashës për këtë kandidim.
Sikur Lulzim Basha të kishte përgjegjshmërinë e një lideri, Majlinda Bregu nuk do të kandidonte në atë post, pasi do ishte deputete. Basha e përjashtoi atë pa paralajmërim nga partia, pa pasur ndonjë konflikt publik me të, përveç pikëpamjeve të ndryshme që kishin rreth qëndrimit të Bashës ndaj kërkesave të BE, për hyrjen në zgjedhje.
Si e tillë, Majlinda Bregu nuk ka kandiduar si një rebele e opozitës, por si një e përjashtuar nga partia prej kryetarit të opozitës. Dhe sikur të donte Bregu të merrte leje, nuk kishte kush t’ia hapte telefonin.
Së dyti, ideja që dikush duhet të lidhë jetën dhe personalitetin e tij me tekat e një karabushi si Lulzim Basha, është shumë denigruese si mentalitet. D.m.th një njeri që të ka ndërprerë karrierën në mënyrë brutale, që të ka poshtëruar publikisht dhe të ka konsideruar armike, duhet të ketë në dorë dhe mbijetesën tënde. Vetëm një komunisti si Sali Berisha mund t’i shkojë mendja, se njeriu duhet ta lidhë gjithë jetën me fatin e partisë, dhe kur ajo të vret, sipas sindromës së Kadri Hazbiut, që “edhe po më vrau, partia ime më vret”.
Por ajo që është më kryesorja në këtë histori, është se Berisha shpiku një gënjeshtër për të justifikuar Bashën dhe sjelljen e ndyrë të PD ndaj Bregut. Ai thotë që emërimi i Bregut është vepër e qeverisë, ndërkohë që në fakt konkurrimi dhe emërimi saj është dështimi i opozitës. Lulzim Basha nuk la gjë pa thënë kundër saj në Bruksel apo tek komisioneri Hahn, por ata bënë të kundërtën e asaj që kërkoi ai. Mbi të gjitha, emërimi është meritë e Bregut, pasi ajo ka konkurruar në atë post me ish- kryeministra dhe ministra të tjerë të rajonit, ndërsa qeveria ka dhënë rekomandim pozitiv, pasi ishte kandidatura shqiptare, ndryshe nga vreri që volli opozita. Duke qenë vetë një njeri zemërzi, që nuk do ta kishte dhënë kurrë pëlqimin për dikë që nuk është ushtar i tij, Berisha me këtë rast, po përpiqet të mbulojë dhe të vërtetën e baltës që vetë PD hodhi kundër Bregut në këtë konkurrim.
Por e gjitha kjo tani është një histori e qartë. Të gjithë kanë zgjedhur njerëzit e vet në PD. Europa ka zgjedhur Bregun, ndërsa Berisha ka zgjedhur Bashën. Dhe këto dy zgjedhje ndryshojnë nga fakti se Europa e ka zgjedhur Bregun si vlerë, ndërsa Berisha e ka zgjedhur Bashën, si qeni të zotin, për t’i qëndruar besnik. Dhe sot është shndërruar në një zagar besnik të tij, që leh kundër çdokujt që i kalon afër, se mos ja prek.
Analize e sakte ,si gjithmon,bravo Mero!
Aman se na hapet barkun me majlinda bregun:
1. Nje mediolre profesionale
2. Nje hajdute djetash e fondesh te BE kur ishte ministre
3. Njeriu qe mori ne mbrojtje publike vrasesin e kater vetave ne bulevard ne 21 janar
4. 8 vjet si ministre nje deshtake spektakolare
I vetmi fat i majlinda bregut ishte edi rama qe e promovoi nga dita e pare si kryeminister dhe e mori ne patronazh personal deri momentin kur u zgjodh aty ku eshte sot!!!!
Majlinda bregu eshte rasti me demotivues i cdo profesionisti te ndershem qe nuk ka akses politik ndaj na e kurseni kete emer!!!’n
Ti je zagar besnik i qenit berishe!
Berisha si nje qen besnik i karabushit Basha.Titull mjaft i goditur i shkrimit!.
I madh Mero
Te lumte pena.dhe mendja,,,,
Bukur.
Mero ,jane te lidhur si siamezet,Berisha-Basha,jo biologjikisht ,por moralisht ,si kriminele ,si hajdute ,si antishqiptare te terbuar ,te hapur .Parate e vjedhura i kane ndare ,krimet i kane bere se bashku ,padronet i kane te perbashket .Keshtu ndonje idealist naiv ne PD qe mendon se Berisha eshte ndryshe,eshte komplet jashte realitetit .Ne asnje shtet te botes se lire ,personazhe per te cilet dyshohet besnikeria ndaj shtetit nuk mumd te bejne kariere.Ne Shqiperi ,e gjithe kasta e PD ,sidomos kjo e pas 97 ..s nuk eshte e dyshuar si antishqiptare ,eshte e hapur si antishqiptare .E thjeshte .Per fat te keq ,edhe nje pjese jo e vogel e atyre qe i votojne nuk mendojne kurre Shqiperine ,mendojne thjesht per te xhvetur ndonje kocke .Te tille ka kudo ,nuk eshte cudi ,edhe ne vendet e zhvilluara dhe te pasura .
perfekt
Shume e qarte dhe krejt e vertete. Por keta horra te PD-se, me ne krye sali komunistin dhe lul arlekinin – jane mesuar qe te genjejne; vecanerisht njerzit ne nevoje dhe te carturit nga ment dhe shpresojne perseri, qe kete taborr mendjeshkulurish ta cfrytezojne per mbijetesen e tyre ne jete te jeteve mundesisht…
europa per shqiperine , me sakte per qeverine shqiptare vendos ne qershor dhe atehere do marim vesh saktesisht ne jane me qeverine apo jane me opoziten po me ca duken bathet do degjojme histori lufte me gjermanet e keqinj nga rilindja ne sa do kenaqemi.
ndersa keto lloj karagjozllqesh me ca vende pune qe nuk kane as celsat e kashtes ne dore dhe nuk i hyjne ne pune asnje shqiptari jane karagjozlleqe te tipit rilindas.
dhe e fundit mero
ndae mendien
ose eshte berisha zari i bashes
ose eshte basha zari i berishes
sepse nuk mund qe 1 jave te jete njeri dhe javes tjeter te jete tjetri.
Tycat vicitokiste ose qente qenit te Bashes falen dite e nate qe te mos hapen negociatat.
Sipas teorise tende prej peshku i bie qe Anglia po e le Europen prej Bashes…
Të jem i sinqertë, Bregu nuk më ka lënë ndonjë simpati të veçantë si ministre e Berishës. Më dukej i njëjti standart model arrogant dhe pompoz i ministrave të Berishës dhe Ramës sot edhe pse jo niveli më denigrues dhe poshtërues i ministrave apo zëvendësave të tipit Strazimiri, Jolldashi apo Noka.
Gjithësesi Bregu me distancimi që bëri me politikat destabilizuese, gjobvënëse dhe idiote të çadrës dhe gjuhën antiperëndimore të PDsë zyrtare, përfshirë Berishën, duke mos pranuar politikat e çastit në kurriz të integrimit, indikoi për aleatët perëndimorë një element politik serioz dhe të besueshëm, ndryshe nga Basha që u diskretitua si një politikan jo serioz, inefiçent, irritues, orjental dhe tekanjoz.
Europa e ka zhvendosur në mënyrë indirekte shigjetën e lidershipit të ardhshëm tek Bregu dhe kjo hedh në erë planet e Berishës dhe Bashës por dhe përçan akoma dhe më tepër PDnë, pasi pjesa më pro perëndimore vazhdon të denigrohet dhe përjashtohet nga partia, duke u promovuar injoranca ulëritëse me politikanë të tipit Strazimiri, Murrizi, Duma, Noka, Salinaj, Bumçi, etj, etj.
Mendoj se përgjatë kësaj kohe kritike dhe tragjike për të ardhmen e PDsë, ndërsa lidershipi aktual vazhdon të vetshkatërrohet dhe vetëdiskretitohet, Bregu forcon profilin e saj politik në institucionet e Europës. Europa duket se po kërkon ti ofrojë PDsë një barkë shpëtimi me një lidership të ri të formuar në rradhët e saj.
E bete Majlinden si me qene fanari ndricues i botes. Bo bo sa te vegjel e kot qe jemi. Po sic futen ne PD bashke me Pangon ( pa asnje kontribut per ate parti) ashtu edhe e shqelmuan ate dhe Pangon kur mbreti nuk e do me. Ketu tek ne partite jane si mbreterit dhe kryetaret e partive jane mbreter. Kusuri dihet se cfare eshte, mish per top.
Pyetje per te gjithe ( vecanerisht per demokratet):
Ke do te zgjidhnit deputet po tju jej mundedia:
1. MAJLINDA BREGUN
2. TRITAN SHEHUN
Mero. Teper i sakte dhe i thelle. Llogjike e hekurt. I ndihmojne shume njerezit keto konkluzione
Bravo Mero si gjithmon I madh dhe I sakt.
Po Vali pse po digjet?! Po i merr flake nga poshte e larte.
undefined
Me mire prishet.
Bravo Mero!
VELLEZERIT SIAMEZE BB !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Te lumte penda dhe mendja e ndritur Mero Baze !
Por cfare mund te presish tjeter nga cifligari de facto e de facto i PD-se!?
Basha eshte vetem qehajai i tij ne krye te PD-se!
Cfare thote Berisha ben Basha!?
Cfare don e urdheron Berisha ben Basha!?
Cfare i nevojitet e don Basha ben e thote Berisha !
Jane si Vellezrit Siameze !
Vellezerit Siameze BB !
Cfare ndodhe me njerin ndodhe ne tjetrin.
Jeta e njerit eshte jeta tjetrit !
Vdekja e njerit eshte vdekja e tjetrit !
Me vjen keq per viktimat e tyre naive ne gjirin e PD qe nuk kane kuptuar akoma kete lidhje e poshtersite e krimet e tyre, atdherreninim e atdheshitjen e tyre !?
Nje Rekord Boteror suis BB
E kam shkruar e thene kete gje qysh ne Autostraden e Kusarise se Kombit ala Sali Lul Gita Xen…. e “ BANDA E GANGSTEREVE” e “ MAFIA KREJT JASHTE KONTROLLIT”, dy titujt me te larte te turpit shqiptar e boteror qe nuk jane perdorur as kunder Qoftelargut Enver Hoxha e kupoles se tij, as kunder bishes Augusto Pinocet, as kunder perbindeshit Papa Dokut alias Dyvalje te Haitit, as kunder kanibalit Adì Amin Dada te Ugandes…. as kunder askujt tjeter ne Bote deri sot !
Nje Rekord Boteror suis generis, suis BB, qe do ti shoqeroje edhe ne varr e pas tij !
Nuk kane faj ne simbiozen, bashkejetesen e tyre ala siameze !
Lufta e tyre kunder ligjit dhe drejtesise, kunder Reformes ne Drejtesi e Vetingut, kunder SHBA-se dhe Integrimit ne BE ne bashkepunim me pjellen e bastardeve ala Krischbaum te Bismarkut qe e pat quajtur Shqiperine “ Nje shprehje gjeografike “, ala Stalin Putin qe shpalli “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi” qe Sali Lul Mona Cizmja e perkthyen ne “ mosbindje civile “ brenda 8 oreve, ala Pashic- Rankovic- Milloshevic …. eshte lufte per te mbrojtur jo vetem cifligun e tyre gjigand te kusarise, plackitjes, pandeshkueshmerise e paprekshmerise ligjore!
Mbi te gjitha ajo eshte nje lufte per jete a vdekje per te shpetuar koken e vet e te bandes se tyre politike e biologjike nga fuqia e shtetit ligjor qe, sic e thote acik vete emri e ka zemren prej Ligji e jo prej Luigji te 14- te “ Ligji jam une “ dhe prej Saliqi i 1 “ Une jam mbi ligjin “
Sidoqofte te dy ata dhe krejt banda e tyre kane nje favor dhe lehtesi te madhe pasi Kushtetuta dhe Kodi Penal shqiptar nuk ka as gijotinen qe i preu koken Luigjit te 14-te as denimin me vdekje…
Por si njera edhe tjetri kane konfiskimin e cdo pasurie dhe cdo qindarke te vjedhur popullit te vet dhe denimin me burgim te perjetshem per vjedhje ne permasa te medha dhe krime te renda e kunder njerezimit ala Gerdec, ala 21 janar 2011, qe i kane me bollek ne kurrizin e tyre si Sali Berisha, si Lulezim Basha ashtu edhe banda e tyre!
Ligj e Drejtesi !
Te lutem ju nuk w kuptoni
Eshte nje teori qe qeni eshte me i zgjuar se i zoti. Qeni nuk ka asnje obligim, leh apo nuk leh per te zotin, siguron jeten nen kujdesin e te zotit. Mund te jete qen trim por edhe frikacak. Mund te hidhet ne sulm per te zotin por mund edhe te iki me bisht ne shal nga frika. Per qenin ska asnje detyrim sic ka I zoti te siguroje kockat per qenin. I zoti mendon qe qeni do ta mbroje ne dite te zeza te zotin por a mendon keshtu qeni? Sipas teorise me te fundit i vetmi prekupim per qenin eshte kocka, prandaj dhe e konsiderojne ate me te zgjuar se te zotin. Qeni dhe I zoti nuk merren vesh me llafe se qeni vetem leh. Ne rastin tone ata merren vesh se flasin shqip. Se cfare llafosin ata nje dreq e di, por ndersa teoria me e fundit ka vertetuar qe qeni eshte me i zgjuar se i zoti, ne akoma nuk e kemi me te qarte se kush eshte me i zgjuar S apo B. Qeni mendon per te arthmen ndersa keta tanet me shume per zullumet qe kane bere. Keshtu qe sado te ngjashem qe jane ata ndryshojne ne kohe. Qeni njihet per fisnikerine ndaj te zotit gje qe eshte me pikepyetje ne rastin tone. Nganjehere qeni kafshon te zotin dhe i zoti e vret qenin e shume e shume te tjera qe kerkon nje nate te gjate dimri per te spjeguar teorine e qenit dhe te zotit. Interesante eshte te dime ne se psh qeni eshte shoku me i mire i te zotit. Nuk besoj se ka njeri qe ta shpjegoje kete. Une personalisht mendoj se secili sheh bythen e vet dhe per te ruajtur te veten bejne gjithcka. Qeni tranformohet ne kafshen me te urryer ndersa i zoti ne kafshen me te percudnuar.
Faleminderit.
TY nuk sheh vehten qe ke qene qen i Berishes dhe tashi i Rames qe leh tere diten per ca para qe te jepe Rama nga ata te droges se nga te shtetit si ka ngel gje me i mori Beqja Ametaj e gjiknuri. PO nuk je vetem ty ka plot si ty se si gazetare nuk vleni nje leke po me lehjen tuaje fitoni miljona Euro si ai i Pezes.
Z. Baze,
Me siguri ju krahasimin e beni me qen shqiptar ose te pakten ballkanas… se sa per ata europiane, ai u mert te keqen (!)
TY nuk sheh vehten qe ke qene qen i Berishes dhe tashi i Rames qe leh tere diten per ca para qe te jepe Rama nga ata te droges se nga te shtetit si ka ngel gje me i mori Beqja Ametaj e gjiknuri. PO nuk je vetem ty ka plot si ty se si gazetare nuk vleni nje leke po me lehjen tuaje fitoni miljona Euro si ai i Pezes.
Jo nuk i kame thene me pare po ke frike nga Rama ta publikojsh se nuk te jep parate
Pasi kishte trilluar gjthcka deri ne vitet 2007 -2008 sali berisha ishte ne dijenine time hero i demokracise ne Shqiperi dhe pata rastin ta mirpres bashke me lulin e tij shpirteror badhkepuntore ne vjedhje vrasje etj,,,, ne Qttawa Canada
Pasi sherguam duart dhe shkembyem disa minuta bisede une sebashku me lulin dhe nje shokun tim po pinim nga nje birre nderkohe salihi mori podiumin dhe fliste per veshtiresite dhe perplasjet me krimin e organizuar sic di ai dhe sorollopi qe I shkojne pas akoma e thene ndryshe qeneria besnikeria. Pra kuptohet qe isha nje admirues i demokracise deri ne momentin kur ne mes te Tiranes po vriteshin protestuesit e pafajshem nga dora e salihit dhe lulit
Nderkohe nxorra fotot qe kisha bere me ta dhe I bera copa copa njelloj sikur ti kisha bere ne realitet sikur ta dija se ishin te tille ,, Sidoqofte qe nga ajo dite qe pashe trupat e te vrareve ne masakren e 21 janarit ndjej nje peshtiresi jo vetem per saliun dhe lulin Por per cdo perkrahes te tyre Hakmarria nje ore e me pare per keta terroriste Ndeshkim dhe per ata qe i qendrojne dhe mbrojne keta bandite te felliqur ,,
I pat sot ne kuvënd?
I tërë llum i Shqiperise!
Quaj llum për këtë vend
Cilindo prapa salis…
Qofsh fshatar a qytetar
Qofsh ëngjell a vet shejtani
More qofsh edhe shkenctar
More qofsh vet Anjshtanji…
S’jeni veçse m…stër m…
o Lulash, kerko nje vrime
Se ke faqe gjithe botes
jo pak po katër krime
Qindra krime ka salehi
Dhe këta u venë pas.
Ndaj t’a di i tere ky plehu
Lulka Do haj dhe nje pras…
Z. Baze,
ky eshte triumf i berishizmit, si filozofi shkaterruese 27 vjecare, me baze udhezimet e UDB-se serbe. Dyshe e perkryer, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, e financuar nga serbet, ruset, etj. eshte me rrezikshmeri te larte per Shqiperine dhe shqiptaret, kudo ku jane. PD tashme eshte totalisht nen sundimin e UDB-se serbe, ruse, etj. dhe financimet e tyre per te, do te jene vetem dhe vetem ne dem te Shqiperise. Turp me te madh per Shqiperine nuk mund te kete, po ashtu dhe per shqiptaret, kudo ku jane. Dy kriminele te vertetuar katerciperisht (21 Janari, shitja e detit Jon (Korfuzi), vjedhja e fondeve te rruges se Kombit, etj, etj …. nuk kane fund krimet dhe veprat korruptive te tyre), sot na trumbetohen si “clirimtaret” e ardhshem te Shqiperise “europiane”. Nuk ka tallje dhe fyerje me te rende dhe me te rrezikshme per shqiptaret se kjo dyshe agjenturore serbe.
NE “Pshataret” e Jugut te Shqiperise, akoma dhe Veriut dhe Lindje Themi:SALIU-LULIC BASHOVICI JANE MOTER QIRA..keta JANE PER NE LITARE NE MESE TE TIRANES , keta JANE KUNDER SHQIPERISE DHE SHQIPETAREVE…
Lulezim Basha nuk na ka thene nje Fjale te Vetme per Reformat..per Vetingun per Integrimin..pra PD-ja e Lulezim Bashaes nuk ka Agende Europjane per Shqiperine por ka Agende Berishjane..SHQIPERIA PJESE E SERBISE…ky eshte Vizjoni i Ciftit:BASHA-BERISHA..per kete kane Sejmenet dhe Sahanelepiresit si Flamur Noka qe Merre para edhe nga Borderote e UDB-se SERBE…PD-ja eshte KLANI I UDBse ne Shqiperi..lol
BERISHA MPRON BASHEN? SEPSE VET E KA PROPOZUAR E MBESHTETUR TANI SE KESHTU JA DO PUNA.NUK KA BESIM SE NJE TJETER MUND TA NDIHMOJE ME MIRE SE BASHA;PO PER TE DY SA VJENE E LAKU NGUSHTESOHET DHE FUNDI DO TE JETE I SHPEJT DHE DRAMAIKE;BERISHA BENE SIKUR NUK I KUPTON VEPRIMET E BASHES DHE I DUHET QE KESHTU TA SHTYJE E TE NGRYSE JETEN:Ne pleqeri DHE DUKE MARRE PERDORE EDHE SHKELZENIN;Do te shikohet ne vijim ne se do te bejne destab ilizime ne sistemin e drejtesise, per cka po veprojne nen rrogoze bashke me EDIN? METEN E TE TJERE;
undefined
Ah more Mero, kur flet dhe ti per qen dhe besneikeri. Por ti e ke provuar ne kurriz…. per vite me rradhe ke qene qen besnik i Berishes, e pasi prishe pazaret me ate, thjesht nderrove te zot. Tani yt zot eshte Rama dhe ti si qen besnik i tij i bie qemanes nga mengjesi deri ne darke duke share Lulin e Berishen, s’ke pune tjeter. Po nuk te ve faj, se edhe ti do te nxjerresh “buken e gojes” dhe kete zanat ke zgjedhur qe me pare, shume veshtire te nderrosh ne kete moshe. Por dhe Rama ta ka shperblyer punen tende te vyer, madje dhe djali yt per “meritat e t’et”, ministrja Nikolla i ka akorduar bursen e ekselences. Dhe ti Mero do vazhdosh akoma ti biesh kesaj qemane. Po perdor pak kripe dhe piper se si shume bajate te eshte bere gjella…
Shume e sakte analiza e Z.Mero.Desha te shtoj se Sali Krimineli i ka duart e lidhura nga sherbimi sekret i Serbise.Ai eshte ne nje celule me Lul-hajdutin dhe Nul Noken.Ata nuk kane si te ndahen .Ata i sherbejne Destabilizimit te Shqiperise.Po une habitem nga veprimet ne boshllek te mazhorances.Keta Kriminele po veprojne hapur .Cfare pret Mazhoranca per ti nxjerre para Gjyqit te Popullit????