Shantazhi i fundit ndaj Vettingut!

27 Prill 2018, 19:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që po përpiqet të krijohet një klimë shantazhuese mbi procesin e Vettingut, duke kërcënuar me dorëheqje masive gjyqtarësh apo prokurorësh, dhe po ashtu ka një valë të vërtetë dorëheqjesh nga radhët e policisë. Biles dhe një rast tragjik të një vetëvrasje polici, e ngjyrosën me fajin e Vettingut.

Kur procesi i Vettingut për drejtësinë ishte ende në letër dhe dispozitat parashikonin amnisti për ata që jepnin dorëheqje para se të niste procesi, disa diplomatë të rëndësishëm të Perëndimit, besonin në bisedat private me gazetarë, se do të kishte dorëheqje masive gjyqtarësh dhe prokurorësh. Shumë nga ne të tjerët ishim skeptikë se kjo do të ndodhte.

Në fillim duket se patëm ne të drejtë. Duke jetuar në të njëjtën shoqëri me gjyqtarët dhe prokurorët, kishim ndjesinë se procesi nuk do të funksiononte dhe se të gjithë besonin se do të gjenin një zgjidhje.

Dhe me të vërtetë shifrat ishin aspak optimiste. Pati afërësisht dhjetë dorëheqje gjyqtarësh para se të niste procesi i Vettingut, çka tregonte atë që dhe ne besonim, se shumë nga aktorët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nuk e kishin marrë seriozisht procesin.

Mes tyre duket që nuk e kishte marrë seriozisht, as Adriatik Llalla, ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, që në kulmin e reformës në drejtësi, duket se ka lënë gjurmë duke u sjellë si agjent imobilar, duke shitur e blerë toka.

Tani që procesi filloi dhe tre aktorë të drejtësisë janë rrëzuar dhe një është shtyrë për rigjykim, duket se paniku ka prekur gjithë sistemin, dhe në vend të reflektojnë për papërgjegjshmërinë e tyre, që nuk dhanë dorëheqje në kohë, kërcënojnë se do kalojnë sistemin në kolaps, duke dhënë dorëheqje kolektive në shenjë refuzimi.

E vërteta është se procesi është i thellë dhe me vrima shumë të ngushta për të shpëtuar nga rrjeta, por për hir të së vërtetës, nuk kam parë asnjë shenjë në opinionin publik, që të jenë ndjerë të keqardhur për ata që janë rrëzuar. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Vettingun e pasurive, por do të ishte dhe më keq përshembull, që prokurorja e Shkodrës të kalonte Komisionin e Kualifikimit. Ajo mund të shkarkohej nga prokurore, vetëm nga fakti që thotë se formularin “ma plotësoi vjehrra” dhe se “nuk e dija që duheshin deklaruar dhe gjërat e tjera, veç rrogës”.

Por shantazhi i fundit që po bëhet ndaj procesit të Vettingut dhe sidomos kërcënimi me dorëheqje kolektive, tregon se sa jo seriozisht e kanë marrë reformën në drejtësi, vetë njerëzit  e drejtësisë.

Dhe kjo nuk është aq shumë çështje e integritetit personal, se sa e një kulture kolektive të mos ndëshkueshmërisë dhe të arsyetimit final, se mund të gjendet një rrugëzgjidhje me miq apo lekë.

Natyrisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vettingun e policisë. Policia shqiptare ka problemet e saj me korrupsionin, por korrupsioni i policëve shqiptarë është banal dhe i pakrahasueshëm me atë të drejtësisë, përjashto disa drejtorë policie që janë bërë ‘sheikë’ nga ushtrimi i detyrës.

Shumica e policëve shqiptarë vijnë nga varfëria dhe bota informale, dhe mund të kenë plot mospërputhje formale në pasuritë  e tyre, të cilat dukshëm janë afër nivelit real të popullsisë, dhe jo afër ‘sheikëve’ të drejtësisë.

Ideja se duke dhënë dorëheqje kolektive, ata mund të stopojnë procesin, është banale. Ata mund të krijojnë një ngërç kohor në funksionimin e sistemit për pak kohë, por dhe kështu ky sistem është më mire të mos funksionojë, se sa të funksionojë keq. Fakti që ndërkombëtarët e prisnin këtë valë dorëheqjesh pa filluar Vettingu dhe ne po përballemi me të tani që filloi Vettingu, tregon qartë, se kush e kishte marrë seriozisht reformën në drejtësi dhe kush e kishte marrë si “lojë”.

23 komente në “Shantazhi i fundit ndaj Vettingut!”

  1. h says:

    Sa pushon pula me honger mut,
    aq pushojne gjykatesit me vjedh.

    1. Lloji says:

      O zot vdiqa tu qesh….?

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Une them eshte i parafundit, ose ndoshta i paraparaparapraparafundit. T’ja vije Shantazhi i Rradhes me mire titullin se askush nuk eshte profet te parashikoje ne eshte i fundit apo i parafundit. Eshte semundje ngjitese megallomania.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Une them eshte i parafundit, ose ndoshta i paraparaparapraparafundit. T’ja vije Shantazhi i Rradhes me mire titullin se askush nuk eshte profet te parashikoje ne eshte i fundit apo i parafundit. Eshte semundje ngjitese megallomania..

  4. Piratet gati te vetsakrifikohen says:

    Vesi nuk del as me shpirtin dmth keta qeneria qe zhbenin Drejtesine thane epo do kete nje rrugedalje se ska si te ndodhe ndryshe se te tere ne nje kazan mblidhemi kur eshte fjala per te luajtur parane
    Tani eshte vone dhe shume vone per keta pirate qe ta nxjerrin anijen ne breg me zhvatjet e fundit

  5. Astrit says:

    Duhet te shkojne ne burge te gji ata qe kan vjedhur

  6. Gregor Gissi says:

    A ke gjo tjeter me Thane per Krichbaun Aman se Berlini dhe Bruxelit mezi Po presin.

  7. shaba says:

    Ky lloj shantazhi eshte si furtuna ne goten e ujit. Asnje nuk do tja dije per te korruptuarit. Le te japin te gjithe dorheqje dhe ta kuptojne se sa u vlen lekura. Dikush ne kete sajt ka thene :”Me mire djepi bosh se djalli ne te”. Eshte shprehje shume e goditur per kete rast. Ne hale te gomerve vafshin te gjithe! Per veten tone do mendojme vete. Me mire pa ta se me ta. Uroj qe vetingu te kethehet ne ciklon dhe te zhduki na faqja e dheut djallin dhe shejtanin qe mundohen te te kamuflohen me petkun e shantazhit. Bejeni dhe kete prove, ne as e cajme b…per ju.

  8. Termal says:

    Eshte me mire te ikin,sa me pare madje.Por kete do ta bejne vetem te koruptuarit dhe te paaftet ,dmth ata qe e dine mire se nuk e kalojne dot testin e vetingut.Te tjeret nuk kane pse ti ndjekin pas deri ne lume.Po iken te tere tregon se te tere jane per te ikur dhe askujt nuk ka per ti ardhur keq dhe per ti mbeshtetur.

  9. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 25, 2016 at 1:54:39 PM EDT

    Opinione

    MOS E BENI ATE GABIM….!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mos arrestoni asnje prej Kapove te Mafias politiko- familjare te Berishes para Reformes ne Drejtesi!
    A mundet qe kryprokuhora si Adriatik Palla dhe ai i krimeve te renda Besim Hajdarmataj te nenshkruajne urdher- arreste per Sali Berishen, kryebosin e bosit te tyre Bujar Perishani!?
    Kurrsesi.
    A mundet qe Gjin Gjonet e KLD-se dhe Fatmira Hajdarajt e Plepave, Arjana Fullanet e Tom Ndrecajt, Aliajt e Zagarnjoret … e Luigjit te 14-te te ndeshkojne Padrinon e Mafias vrastare e kusare te Shqiperise!?
    Asesi .
    Vetem pasi te pastrohen halet e antidrejtesine shqiptare duhet te filloje spastrimi dhe ndeshkimi I kryehaleve te politikes shqiptare, I Kryekrimineleve te Shqiperise Berisha, Basha, Mediu, Bode, Imami, …. Gjingjonet Llalla, Zagarnjori, Nishani, Hajdarmataj e co…
    Nuk kane pse te paguajne gjoba kusaresh juridike per kusaret politike qe i nxjerrin te pafajshem sepse kryprokuhorat Llalla dhe Hajdarmataj “harrojme te apelojne” vendimet e tyre, sic ndodhi me Agim Shehun, me Ndrea Prendin, me Ardian Fullanin e co.
    Enough it’s enough, thone vellezerit tane amerikane!
    … Boll me!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Skane ku te shkojne. Katundi gjyqesor te behet gati per dush te ftohte. Jane marre masat.. Ta marrin dhe cekicin e mekateve me vete per survenir dhe ta varin tek muri I qelise se tyre. Ka magjistrate dhe prokurore te rinj sa te duash qe te japin kontributin e tyre per femijet e tyre dhe nje te ardhme me te mire..

  11. Poli says:

    A ka gjo per Krichbaun eeeeej,aty je interesant.

  12. shushica says:

    O Mero ,te gjithe ne shpresojme qe te japin doreheqjen .Jane me qindra e mijra juriste te rinj ,te cilet nepermjet nje konkursi te forte te drejtuar nga nderkombetaret mund te emerohen ne organet e drejtesise .Natyrisht duhet nje ligj i vecante ,por kjo nuk eshte problem .Ne se edhe ata pjestare te organeve te drejtesise qe e ndjejne vehten te paster behen bashke me ata qe duan te fshehin pasurine e vjedhur ,keq per ta .Ne kete menyre vetingu behet me shpejt ,te rinjte qe do te behen gjykates dhe prokurore ,me asistencen e BE dhe SHBA sigurisht do te punojne shume here me mire se kalbesirat e sistemit te korruptuar .Nderkohe te gjithe ata qe japin doreheqjen duhet te merren nen hetim per shkelje te kushtetutes dhe ligjeve te miratuar nga parlamenti .

  13. vetingu says:

    Kjo kopeja kot frkesohet sepse ne kete menyre si ka filluar vetingu, ai eshte teresisht i deshtuar. Nje gjykates apo prokuror ne jave, per 800 te tille, duhen 16 vjet, pa llogaritur politikanet.

  14. shqip says:

    Nuk me pelqen ai paragrafi qe flete per amnisti . Me nje fjale vidh , shkele ligjin me duar e me kembe , dhe Po dhe dorheqjen shpeton . A a a ! Keshtu jemi ne piken zero . Pastaj ka apo s’ka dispozita ligjore per braktisje te funksionit nga gjyqsori ? Nuk eshte e njejta gje , sikur 20, punetore japin dorhrqjen e pa revokueshme per shkaqe nga me te ndryshmet . Sh.mire , edhe Nese duan te bllokojne sistemin , te hapet proçes penal per orvajtje te qellimshme Duke sabotiar shtetin.. Ne s’kemi gje ne dore.po Nese ky veting nuk u konfiskon edhe” luge e pirune “, te vena me korrupsion , kot humbasim kohe . Mbylleni kete kapitull . Lereni siç ka thene Bismarku :” Shprehje gjeografike ” , se nuk behet Shqiperia me shqiptare .

  15. petro kanada says:

    Sa mire do te jete per shqiperine po te japin dorheqjen,nje levizje shume e trashe e atyre qe do japin dor heqjen se duke vepruar keshtu perfundon me sukses e ne nje koje te shkurter puna e komisionit te vetingut e zgjidhen gjyqtaret e rije.deri sa te behet ndryshimi punen e gjykatave ta bejne gjykatat ushtarake.keta ndyresira qe nxitin percarje te tilla nuk kane nga ja mbajne,cfar do lloj gjeje qe te bejne do te bjene vet brenda.reforma do te behet dhe ata do japin llogari.skane nga levizin..mero mos ki fare merak te lumte mbete besnik deri ne fu nd te pershendes nga kanadaja.

  16. Iliri nga Gjermania says:

    Ke te drejte Z. Baze, se Gjygjtaret, Prokuroret dhe Opozita e ben si puna asaj ( Ajo ishte loja ) dhe tani e e shohin qe e hengren me lojen qe ben.

  17. Kola says:

    Eshte plotesisht keshtu Mero. Sistemi i drejtesise u mbush me bandit e mercenare qe do i sherbenin vetes, duke u mbeshtetur Njeshi. Kurse sistemi i Policise per mendimin tim eshte edhe me i rende, sepse eshte i mbushur me analfabete qe s’dine as te lexojne, pa le me te shkruajne. Ata mund te mos jene te korruptuar, por jane shume here me injorante edhe se ata te kohes se Zogut. Dhe per kete eshte plotesisht pergjegjesia e Rames.

  18. @autori says:

    Gjarperi duhet mberthyer nga koka, o Merooo!
    Gjykatesit, prokuroret, policet dhe gjithe hajdutet e tregut te shumices, jane te lidhur me kupolen e shtetit.
    Pa bere Vetting tek Berisha, Rama, Meta, Basha e disa te tjere, nuk shpeton Shqiperia..
    E njejta gje vlen edhe per Kosoven..

  19. @autori says:

    Gjarperi duhet mberthyer nga koka, o Merooo!
    Gjykatesit, prokuroret, policet dhe gjithe hajdutet e tregut te shumices, jane te lidhur me kupolen e shtetit.
    Pa bere Vetting tek Berisha, Rama, Meta, Basha e disa te tjere, nuk shpeton Shqiperia…
    E njejta gje vlen edhe per Kosoven…

  20. Lisi says:

    I nderuar z.Baze!Problemi qe ju ngrini eshte me te vertete nje nyje qe zgjidhet fale lehte me pak investim:Te shkarkohen e tu hiqet e drejta per ushtrim profesioni Juris te gjithe plehrave qe mbaruan “Universitetin e Plepave ” e keta te zevendesohen me te rrinj qe kane mbaruar studimet ne Universitetin e Tiranes ,fak. e Juridikut.

  21. shoku xhemal says:

    e e, po ajo xhoxhaj e gjykates kushtetuse shpetoj. sa besim kemi te vetingu??????????

  22. Arber Iliri says:

    Uroj qe te kemi nje terheqje masive gjyqtaresh e prokuroresh.Gjeja me e mire qe mund te ndodhe per pastrimin e drejtesise nga gjithe minjte qe e kane kalbur sistemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje