Fërshëllimat që grisin statutin e ri të PD!

29 Prill 2018, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndodhi diçka interesante në Kuvendin e Partisë Demokratike, që ilustron gjithë fallcitetin e Lulzim Bashës. Dhe kjo ishte fillimisht, mënyra se si duartrokisnin Bashën, kur thoshte kam gabuar dhe mënyra se si fërshëllenin Eduard Selamin, kur thoshte të njëjtën gjë, pra që Basha ka gabuar.

Kur Basha përpiqej të arsyetonte ndryshimet në statut, foli dhe për “gabimet” e tij, për zgjedhjet që kishte bërë dhe vendimet e gabuara që kishte marrë dhe në sallë kishte duartokitje.

Kur Eduard Selami e kryqëzoi për të njëjtat gabime, u fërshëllye dhe u kërkua të zbohet nga salla.

Ky është një detaj i thjeshtë që tregon së pari se Lulzim Bashës, edhe të vetët, ja pranojnë gënjeshtrën si normalitet dhe e lejojnë ta thotë atë, pa u bërë përshtypje. Në një farë mënyre ja pranojnë atij fallcitetin, dhe lehtësinë me të cilën detyrohet të gënjejë në çdo rast, pasi ja quajnë pjesë të karakterit të tij.

Ndryshe nuk ka kuptim përse duhet të gëzoheshin kur ai thoshte “kam gabuar”, përveç rastit kur e dinë që e thotë kot.

Kur të njëjtën gjë e përsëriti Eduard Selami ju turrën, pasi ata realisht mendojnë që Basha ka bërë mirë dhe se nuk ka bërë gabim që ka vepruar ashtu. Ata punëtorët e Kunatit në sallë, kanë pranuar si gjest normal aktet politike të Bashës dhe nuk pranojnë që askush t’ia thotë atë publikisht si gabim, përveç Bashës, të cilin e konsiderojnë si njeri që e thotë për të gënjyer të tjerët, jo ata.

Nga ana tjetër agresiviteti maksimal ndaj Eduard Selamit zbulon dhe fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës ndaj kritikëve të vet dhe tallja me statutin e ri të PD.

Eduard Selami nuk ngjan me kritikët e tjerë të Bashës. Ai ka qenë shumë institucional në kritikat e tij, ka pranuar të hyjë në një garë fallco dhe të manipuluar edhe në sytë e tij, nga fillimi në fund. Ai është përjashtuar nga lista pa bërë asnjë koment personal dhe po ashtu ia kanë vjedhur votat e filmuara me orë të tëra dhe ka pranuar rezultatin për “hir të partisë”. Në një farë mënyre Eduard Selami edhe për shkak të stilit të tij amerikan, është nga ata kundërshtarë që duhet ta kërkosh me qiri ta kesh, pasi sidomos në raport me Bashën, ai nuk është sjellur si kundërshtar, por si ilustrues i kundërshtarit.

Në fjalimin e sotëm ai ishte dinjitoz dhe i qartë për të treguar gjithë çfarë ka ndodhur dhe atij ju vërsulën si në vitin 1995, kur nuk e lanë të hynte as brenda në sallë.

Sjellja ndaj tij në sallë gris çdo lloj statuti dhe çdo lloj maske të Lulzim Bashës, pasi është prova se sa i pranon kundërshtarët dhe kritikët ajo parti.

Përfytro të ishte në sallë Topalli dhe t’iu kishte thënë që ky është Kuvend i mbushur me punonjës të Kunatit, apo Patozi e Bregu që kanë rezerva shumë më të mëdha për të. Me siguri do t’i kishin zbuar jashtë me karrige.

Janë pikërisht ato fërshëllima që bënë të skuqej dhe kryeregjisori i tyre Sali Berisha, i cili u largua nga salla, duke mos dashur të ngjallte kujtime të hidhura nga ngjarje të ngjashme në PD, në kohën e tij. Janë ato fërshëllima që e bëjnë pa kuptim për PD statutin, Kuvendin dhe gjithë teatrin e Lulzim Bashës. Ato janë “shpata që u rri tek koka gjithë armiqve” të Kryetarit. Ata kanë kuptuar përse i duhet statuti kryetarit dhe thjesht i vërsulen çdo armiku të tij. Ato fërshëllima janë himni i vërtetë i PD dhe statuti me të cilën Lulzim Basha po kërkon të mbrohet nga kundërshtarët e vet. Dhe kur mendon se armiku më i madh i Lulzim Bashës nuk janë kritikët e tij, por humbjet e tij, këto fërshëllima ngjajnë si marshi funebër i PD.

17 komente në “Fërshëllimat që grisin statutin e ri të PD!”

  1. sumqina says:

    Rroft kryekurva e PD Grigja Qina Suma.

  2. zef says:

    Me te gjitha kritikat e njeanshme qe behen kundrejt Pd dhe Lulzim Bashes,
    mund te themi qe Basha u trgua me demokratik se sa Rama sepse
    beri nje kongres te hapur ku lejoi edhe kanalet televizive te pasqyronin
    cdo gje qofte edhe kritiket. RAMA NUK I LEJONTE TELEVIZIONET te degjonin
    se cfar thonte Blushi. pyetja qe lind eshte kush eshte diktator Rama Apo
    Basha??
    Popull po iken perdite dhe ky thote kemi rritje ekonomike, populli thote
    skemi buke kurse Rama perdor foto ne FB per bukurite e shqiperise
    kesaj i thone ti japesh popullit ushqim virtual.
    RAMA E KA TIMONIN POR NUK DIN TI JAPI MAKINES.

  3. zef says:

    Po pse o Mero Rama dha dorheqje kur humbi ne 2009.
    Nuk dha dorheqje se tha me vodhen voten, pastaj ju
    lut te ndjerit Dritan Prifti te nxirrte videon e korrupsionit
    me Meten ku ndodhi edhe 21 janari qe u vrane 5 qytetare
    te pafajshem dhe Rama i ben homazhe te pervitshme
    ne vendin e ngjarjes me familjaret e viktimave dhe i thote
    tani njeriu qe i quajti qafe-palare viktimat e protestes se
    bllokut un do ta bej PRESIDEN TE REPUBLIKES!!!!!!!!!!
    JA KY ESHTE MORALI I DYFISHTE.

  4. USA says:

    Parti e vdekur. Kafshon bishtin e vet dhe perserit pa pushim deshtimet dhe te njejtat skena injorance te nje partie fshatarake, haxhiqamiliste dhe te korruptuar deri ne gen.
    Pastaj merhumi i Berishes qe ka perfunduar ne pupac te nje karabushi si Basha, katunare pa tru qe fershellejne dhe lehin kunder atyre pak njerezve qe mendojne, dhe duan te drejtojne Shqiperine. Kulmi!
    Injorance, orjentalizem, kafsheri, korrupsion, mumje bolshevike, shtaze qe shqyejne, peshtyjne dhe vjedhin njeri tjetrin

  5. tomsojeri says:

    Idashur Mero ! Perse lodh mendje ,harxhon koh e boj per kte turm se ciles nuk ka me emer ta pagezosh sepse ka kaluar cdo kufi morali e intelekti njerezor ! Me ke ti krahasosh ????? Specie e vecant qe mbajn ne ball vulen e nje PDje te krijuar nga “gjeniu” Sali Berisha ,esht kopeja me e dal boje ,esht turpi i ter Kombit qe shum dyshoj se kta jemi ! Nuk ka vend te shaj, se sgjej ma ate prcaktim te sakt, por shiko se cfar ndodh brenda mureve te saj ,filozofis se saj e le ti shtojm fjalorit ton te pasur ,pasojash historike ,tradhtaresh ,hajdutesh ,vrasesish, intrigantesh , servilesh ,mashtrusish te pabeses,hipokritesh, imoralesh pervers, e ti permbledhim te gjitha kto vese te ndyra ne nje fjal te vetme e te mbetet si kujtim i dal nga kjo Parti
    E pra ,sdi ku e ka kufin paturpesia e turpi qe ndjej me vret shpirtin ! SA TURP ME QEN …………………..

  6. tomsojeri says:

    Idashur Mero ! Perse lodh mendje ,harxhon koh e boj per kte turm se ciles nuk ka me emer ta pagezosh sepse ka kaluar cdo kufi morali e intelekti njerezor ! Me ke ti krahasosh ????? Specie e vecant qe mbajn ne ball vulen e nje PDje te krijuar nga “gjeniu” Sali Berisha ,esht kopeja me e dal boje ,esht turpi i ter Kombit qe shum dyshoj se kta jemi ! Nuk ka vend te shaj, se sgjej ma ate prcaktim te sakt, por shiko se cfar ndodh brenda mureve te saj ,filozofis se saj e le ti shtojm fjalorit ton te pasur ,pasojash historike ,tradhtaresh ,hajdutesh ,vrasesish, intrigantesh , servilesh ,shum ftyres,te paftyre ,mashtrusish te pabeses,hipokritesh, imoralesh pervers, e ti permbledhim te gjitha kto vese te ndyra ne nje fjal te vetme e te mbetet si kujtim i dal nga kjo Parti
    E pra ,sdi ku e ka kufin paturpesia e turpi qe ndjej me vret shpirtin ! SA TURP ME QEN …………………..

  7. stop serbiberishizmit !! says:

    I nderuar Mero..e ke lene rrugen e zotit.
    .
    Keto qe po ndodhin sot jane kriminale por te pa perfilleshme me koleren e vitit 1991-1992

    .

    ..
    Per cfare thote me poshte Izet Haxhia Ka nje shprehje popullore nga katundi elez serbiberit:

    “Cfare ban i ligu,habitet i forti”
    .
    Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
    .
    Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
    “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
    Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
    .
    Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
    Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
    Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
    .
    Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
    Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
    .
    Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.

    Konluzion:
    .
    Nuk i ka ardhur e keqja e atij vendi se ngatarruan nje formule Berishi .Bashi apo ky Selami qe po trajtohet si lecke sekrecionesh..
    .
    Nese ne janar 1990 zgjidhet nje Ulkonje Monster me pistoleta ne mbledhje
    .
    Nese ne 1 prill i jep urdher bandes tropojes nje fare Elez Biberi mos njihni votimet..nese Rajesoni i Beogradit thote para dy vitesh se organizuam 2 prillin 1991 se ndryshe nuk binte gjasme ai komunizem i vdekur
    .
    Nese para nje muaji Sali Satanai deklaron me krenari se do vrisja Edi Ramen ne 21 janar 2011 sic vrava 4 ushtare te tij kokpalare dhe komiku Donald Lu vazhdon zgerdhijet e tij me Vetingun e Leshit…..pra ketu nuk eshte pune Selami ..Patozi apo kodra pas majlinda bregu…

    Ka ardhur koha te pyesim;

    Pse berishiste te Washingtonit dhe Lulbashiste te Brukselit mbrojne hapur dhe me cdo kusht banden kriminale 2 B + 2M

    ..

    E vetmja zgjidhje sot ne Shqiperi eshte se duhet te filloje denimi i Biberishizmit si faza e pare
    e dekriminalizimit te komikut Don Lu ? pra te fillohet me Sypeshkaqenet jo me sardelet e Xhafes…

    Aksiome:
    Pa denimin e kesaj bande kriminale berishiste dhe lulbashiste jashte deshires tone miqte perendimore te perndjekurit politke..mazhoranca ..intelektuafet dhe shtypi shqiptar po cojne uje te mulliri i Enver Hoxhes qe ai te pakten kur te vriste pasi te dilte borxhit nuk shurronte viktimat e tij si Berisha qe tani po i perrmjerr viktimat dhe jetimet e tyre me bolet e Lu Donaldit dhe te palloshit 2 metrosh Edi Rama po harruar dhe ate Muniken whore-n e president Nevruzit ..

    .

  8. zgalem says:

    Argumentim i sakte , per ate , qe ndodh me militantet e verber . Ne stadiumet e futbollit , tifozet jane me te kulturuar dhe me te sjellshem , sepse nuk vershellejne si rrugacer . PD nuk e meriton Eduard Selamin , njeri i kulturuar , qe emigroi , per buken e gojes , kur bashkeshoket e tij u bene milionere . Nje teme e shtjelluar bukur , nga Mero . Zgalem

  9. arben says:

    Habitem sesi mund ti thuash ketyre gomereve,,pd,,,keta mund te quhen me plote goje partia e gomereve, ,,me krye gomar saline….

  10. Bureto says:

    Një ngjarje e jetuar. Në një analizë të PD së Tiranës të vitit 1994, kur kryetar ishte Petrit Kalakula, ky gjatë fjalimit citoi dhe shprehjen e e Havelit se, ‘nuk mund të jesh njëherazi, komunist, antikomunist dhe demokrat’, shprehje që i adresohej direkt Berishës, aso kohe i plotfuqishëm. Ky që si gjithmonë vigjëlon, me t’iu transmetuar kjo jep urdhër dhe në sallë hynë menjëherë bodygardët dhe e nxorrën jashtë plakun e mençur dhe patriot, demokrat idealist Kalakulë, asokohe ministër, deputet dhe anëtar i kryesisë së PD. Ky eshtë Saliu, kjo ka qenë dhe është ende PD.

  11. vete mero baze eshte ne kurthen dhe shantazhin qe ja beri vetit,dhe u fute ne organizaten,krime droga te ps,dhe tani smund te dali,se ka bere kontraten me edi ramen per tja mbukuar dbe maskuar trafik krimet me portalun e tije si gazete.
    por harron se evropa eshte me e fuqishme se maro maze.
    edhe sadam hyseini,gadafi,millosheviçi kishin gazetat e tyre te pro mashtrimeve me publikun,por si perfunduan keta maca gazetar.me mjauuu kishtiiii

  12. Kazani. says:

    pse mero patrioti nuk flete per 40 grupe trafiku e krimi qe vete xhafaj i deklaroj se jane ne shqiperi,por askush i denoncuar,arrestuar dhe dale para drejtesis,se jane te lidhura me ramen dhe ps,dhe vete gjykatat pro maskimi i edi sulltanit.
    Mero mero qdogje e ka fundin edhe ju….me nje qeveri e prokurori te re………

  13. MERO BAZE BYTHLEPIRES says:

    MERO TE KEQEN PSE NUK SHKOVE EDHE TI NE TUBIMIN E PD-Se SE E KISHIN PERDOR GOJEN TENDE ME E BERE MUTIN DHE SHURREN TE GJITHE DEMOKRATET BILES KUR TA KISH BERE MUTIN ZENI JA KISH VLE EDHE DR BERISHA TA KISH LESHUE NJE COPE MUTI NE GOJE SE MOS JE BERE MONOTON VETEM ME MUTIN E SOCIALISTEVE POR MUTI MUT MBETET APO JO O MOTERQIR

  14. z.MERO: PERSE MA KENI BLLOKUAR GAZETEN ”TEMA” PO BEHET GATI NJE MUAJ QE NUK MUND TA LEXO.JU LUTEM ME NDIHMONI.VANGJELICA GJERGJI.

  15. Lul - Tullumi, says:

    Ceta-PD tashme nje Grup-Verioresh qe zbrien duke shkaterruar dhe basarduar Partin tone te pare Demokratike …

    – Shqiperia ka nevoje urgjente per nje parti pa injorante si keta qe 4 vjet vijne verdalle neper rruge dhe hypin shkallet e SHQUP-it gjoja per mbledhje dhe cfare thone ? … asgje per vete vec perserisin fjlale krimi, droga, korrupsionin qe “vete” e mbajten ne kembe per 25 vjet rrjesht.

    – E pate “konges” koti pa thene asgje per vete dhe partin qe ka 5 vjet qe nuk ngre koke, qe eshte kthyer ne nje Cete-Verioresh injorante …
    salla me plot mungesa figurash politike, me tavoline dhe karrike te sajuara, sepse nuk kane me “leke droge” si me pare) …. ha,ha,ha,ha

  16. Agim says:

    O Kazan, na rrofsh trapin dëgjove!

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vazhdon seriali “turk” !
    E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte maska e Berishes.
    Kuvend i organizuar nga Berisha, per ti “treguar vendin” nderkombetarve dhe kundershtarve brenda PD !
    Cdo gje ishte organizuar per mos “carjen” e PD nga nderhyrjet nderkombetare,si rasti Bregu.
    Basha dihet se kush eshte ,zedhenes i Berishes,prandaj nuk fishkellehet.Ne kete pozicion,ai pranohet te vjedh,te vras,te perjashtoj,te mbaj neper goje dhe te trasmentoj cdo “akuze” partiake,per te arestuar dhe akuzuar.
    PD vazhdon te bej hapa mbrapa,kopje maninkinash duartrokasin,fishkellejne,mbajne fjalime te qelbura nga servilizmi.
    Selami ka zgjedhur vendin e gabuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje